Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    BE: Shqipëria vatër e krimit të organizuar në Evropë

    Juncker: Në Shqipëri ka krim të organizuar

    Emri:  dbc290d5-dbdc-4557-9f8d-9218f0c11c0a.jpg

Shikime: 225

Madhësia:  28.6 KB

    Në intervistë për DW në kuadrin e turit të vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryetari i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, thekson nevojën e një perspektive të sigurtë europiane për këto vende.


    Nga Deutsche Welle

    Lidhur me një kalendar të mundshëm negociatash dhe antarësimi të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker thekson: ”Gjatë të gjitha stacioneve të turit në Ballkan unë nuk premtova data antarësimi dhe as nuk do ta bëj këtë në ditët e ardhshme, madje as për vendet që ndërkohë janë duke negociuar për antarësimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga përfytyrimet kalendarike. Mua më interesojnë afatet, por jo që prej tyre të harrohet thelbësorja. Këtë e kuptuan në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri disi më pak, sepse Shqipëria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me këtë ne do të japim rekomandimet tona në prill. Por unë nuk mund ta parashikoj nga këndvështrimi i sotëm se si do të jenë këto rekomandime, sepse duhen bërë përparime thelbësore. Ne do të na duhet të verifikojmë që tani deri në prill, nëse do të ketë përparime të mjaftueshme substanciale”.

    Sa u përket kushteve të antarësimit, Juncker nënvizon problemin e konflikteve të pazgjidhura kufitare në disa vende të Ballkanit Perëndimor: „Ndër këto kushte bën pjesë edhe zgjidhja e të gjitha konflikteve kufitare në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk mund t’i importojmë brenda BE-së konfliktet kufitare. Ne duam të sjellim stabilitet në këtë hapësirë, por nuk duam që kjo të na shpërblehet me destabilizim”.

    Sa i përket emigracionit nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të BE-së Juncker thekson:” Unë e di që shumë këtu po e humbasin durimin, kryesisht të rinjtë po e humbasin durimin këtu. Ka shumë shqiptarë, shumë maqedonas, shumë serbë që shkojnë drejt pjesës tjetër të Europës, sepse këtu nuk shohin më perspektivë. Ky emigracion i inteligjencës rajonale nuk është as në interesin e vendeve dhe as në interesin e BE-së. Balkani ka nevojë për një perspektivë të sigurtë europiane. Por e theksoj, se së pari duhet substanca e pastaj kalendari”.

    Ku konsiston dallimi mes vendeve më të avancuara dhe atyre ende në pritje të dritës së gjelbër për hapjen e negociataveë. Serbët negociojnë prej disa kohësh, ndaj edhe kanë më shumë përparime për të komunikuar në krahasim p.sh. me shqiptarët, që ende nuk kanë hyrë në procesin e negociatave. Lidhur me çështjen e shtetit ligjor, lirinë e shtypit, reformat në gjyqësor, lufta kundër pastrimit të parasë së kriminalitetit të organizuar, në të gjitha këto drejtime duhet të bëhen përparime thelbësore. Këto probleme i diskutuam edhe në Shqipëri. Atje duhet të arrijmë shumë përparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si një artikull eksporti jashtë vendit. Pra e kam të qartë që gjatë këtij turi nuk do të jem i dëshiruar, sepse nuk premtoj asnjë datë”.

    Koha Jone

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: BE: Shqipëria vatër e krimit të organizuar në Evropë

    Si do ti veje halli ketij katundit tone? Nuk duken mire bathet.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: BE: Shqipëria vatër e krimit të organizuar në Evropë

    Jemi popull me cilesine A+!
    Ai muhabet dihet, burgjet flasin shqip, ne angli gjermani, zvicer, itali greqi.
    Do ishte me interes sikur te regjistroheshin te gjitha krimet tona ne bote
    kam frike se me perqindje mund te zeme vend te pare ne bote si puna e lokaleve.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: BE: Shqipëria vatër e krimit të organizuar në Evropë

    Nuk ka BE/KE per Shqiptaret, te pakten jo deri sa ta pastrojme poltiken qe nga themelet (por kjo s'do te ndodhe kurre).

    E kam thene nja 1000 here tash sa vite, se ne nuk na fusin ne BE, dhe ka shume mundesi as Serbia, As Maqedonia dhe as Mali i Zi dhe as Kosova nuk kane shanse qe te integrohen ne Europe.
    Europa po meson nga gabimi qe beri me Rumanine dhe Bullgarine, ndaj, vende si puna jone nuk kane asnje fije shprese qe te integrohen.


    Mafia bullgare eshte 100 here me e demshme se ajo Shqiptare, ne mes te Sofjes po vriten politikane dhe banda rivale çdo jave.
    Rumenet kane biznesin e fallsifikimit te kartave te bankave ne te gjithe Europen, qe bejne deme me te medha se bandat kriminale Shqiptare.

    Por, Europes nje justifikim i duhet, qe per Shqiperine ka plot.

    Krimi eshte i bashkangjitur me politiken, keshtuqe pyetja: A do futemi ne Europe? eshte retorike tani, dihet se jo!

    Per mendimin tim, bojkotoni zgjedhjet ne Shqiperi, mos votoninper asnje parti, shkaterrojeni voten, sepse kushdo qe te vije ne FRON do te jete njesoj si ata te 90tes dhe ata qe drejtojne sot!

    Ndryshimi mund te vije vetem nga ne, populli, asnjehere nga politika!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: BE: Shqipëria vatër e krimit të organizuar në Evropë

    ....vijim



    Ne Sllovaki sot eshte arrestuar nje Biznesmen Italian per lidhje me Mafian Italiane dhe zyrtare Sllovake dhe vrasjenne nje Gazetari Sllovak qe po hetonte keto lidhje.

    Problemi i "Mafies" Shqiptare eshte se jane Ushtare te mafieve Europiane, atyre Italiane kryesisht.

    Shqiptaret perdoren per fajin, kur ne te vertete jane te huajt qe drejtojne Krimin.

    Perse vetem Shqiptaret dalin neper lajme?!

    Gazetarja e Maltes qe u vra ne makine me eksploziv po hetonte lidhjet mafioze Italiane me zyrtaret (Ish Kryeministrin) Maltez.


    Europianet nuk jane budallenj te shpalosin problemet e brendshme qe kane me krimim, keshtuqe shembulli Shqiptar eshte gjithmone i gatshem.


    Londra eshte vendi me i korruptuar ne Europe, por dhe ne bote!

    Por Londra leviz lekun, ndersa Shqiperia e harxhon!


    Krimi eshte problem ne Shqiperi sepse nuk ka ekonomi, nese ekonomia do te ishte me lart dhe me nje industri te fuqishme atehere krimi nuk do vihej re.


    Bota eshte Hipokrite, por jemi ne ata qe jemi nevoje jo ata.

    Atehere, ngelet qe ne te ndihmojme veten, rrit ekonomine, nderto industrine dhe terhiq biznese te huaja dhe atehere eshte Europa ajo qe te kerkon.

    Turqia ka marrveshje me Europen per taksat e Importit dhe Eksportit, i ka te njejta me ato te vendeve te BEse, perse nuk i kemi dhe ne te tilla?!
    Sepse nuk kemi i indutsri apo nje ekonomi rivale prandaj dhe po e shnderrojme Shqiperine ne Bateri per rajonin, duke ndertuar, Hidrocentrake, Tece dhe Hece duke sakeifikuar ekologjine tone!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •