Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Policia shqiptare sekuestron sasi rekord kokaine kolumbiane në Durrës

    Hetimet operative goditën rrjetin kriminal duke sekuestruar 613 kilogramë kokainë me vlerë tregtare deri në 180 milionë euro në magazinat e kompanisë Arbri Garden.

    Një konteiner me banane të nisura nga Kolumbia dhe që pati kaluar tranzit në Maltë dhe Itali, mbërriti në Shqipëri më 19 shkurt dhe u mbajt nën vrojtim nga policia shqiptare deri sa porositësi, kompania shqiptare Arbri Garden, e mori atë në dorëzim.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi në një konferencë për shtyp sot se konteineri kishte një dysheme të dyfishtë ku në pjesën e poshtme ishte fshehur një sasi e stërmadhe kokaine me peshë 613 kilogramë, e cila u sekuestrua nga policia.

    Sipas vlerësimeve të policisë, kjo sasi droge, nëse do të shitej në tregun Europian, do të sillte të ardhura për grupet kriminale me vlerë deri në 180 milionë euro.

    Çmimet e kokainës në Europë ndryshojnë nga vendi në vend por raporti i fundit i BE-së mbi tregun e drogës [link] tregon se çmimi i shitjes me pakicë varion nga 46 në 91 euro për gram, (46 mijë deri në 91 mijë euro për kilogram) ku çmimi ndikohet shumë edhe nga niveli i pastërtisë. Në bazë të këtij çmimi, sasia prej 613 kg mund t’u sillte trafikantëve nga 28 deri në 56 milionë euro. Vlerësimi prej 180 milionë eurosh nënkupton që policia shqiptare e ka llogaritur çmimin mesatar të shitjes në masën 294 euro për gram.

    “Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018,” deklaroi Veliu.

    “Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç,” shtoi ai.

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Arbri Garden është një kompani e themeluar në vitin 2012 nën pronësinë e Arbër Çekajt. Kompania me kapital prej 20 milionë lekësh, ka aktivitet në tregtinë e fruta-perimeve ndërsa objekti i deklaruar i saj përfshin edhe aktivitet në “Investime në fushën e medias, informacionit, reklamës dhe marketingut”. Nuk ka të dhëna nëse ky është aktivitet i synuar apo real i kësaj kompanie.

    Policia njoftoi se emri në kod i këtij operacioni ishte “Last Snoë”, (Dëbora e Fundit).

    Dy 25 vjeçarë Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, u arrestuan në flagrancë ndërsa pronari i kompanisë porositëse, të cilit policia iu referua me inicialet A.Ç., u shpall në kërkim.

    Operacioni u krye në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda dhe me hetimin doganor.

    Kjo është një nga sasitë më të mëdha dhe më të çmueshme të drogave të forta të kapura ndonjëherë nga autoritetet shqiptare.

    Shqipëria konsiderohet si një vend origjine për eksportin e kanabisit në tregun Europian por gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit është vënë re rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare në tregtinë e drogave të forta në vende të ndryshme Europiane.

    Policia shqiptare shpalli shtatorin e kaluar nisjen e një operacioni të quajtur “Forca e Ligjit”, me synimin për të luftuar aktivitetet kriminale dhe korrupsionin.

    Sekuestrimi i kësaj sasie të stërmadhe droge përbën një risi për policinë shqiptare, imazhi i të cilës u dëmtua rëndë vitin e kaluar nga zbulimi i një numri oficerësh të lartë me lidhje kriminale.

    BIRN
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-02-2018 më 18:55

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Maminas/Ja magazina e firmës që porositi 613 kg kokainë VIDEO



    DURRES- "Arbri-Garden" është kompania me bazë në Maminas të Durrësit, që ka porositur 613 kg kokainë nga Kolumbia, sasi rekord kjo e cila u gjet sot e fshehur në dyshemenë e një kontenieri të ngarkuar me banane.

    Gazetari Arsen Rusta ka qenë i pari që ka mbërritur pranë magazinave të kompanisë në Maminas të Durrësit. Në pamjet duken ambientet e kompanisë të rrethuara nga policia, si dhe kamioni me targa DR 3819 E, i cili ka kryer transportimin e ngarkesës nga porti i Durrësit për në ambientet e kompanisë. Kontenieri është nisur nga Kolumbia, ka udhëtuar tranzit në Itali dhe Maltë, ndërsa në datën 19 shkurt ka mbërritur në Portin e Durrësit.

    “Arbri-Garden” rezulton e regjistruar në QKR në vitin 2012 me kapital fillestar 20 milionë lekë. Pronari i kompanisë është Arbër Çekaj, 38-vjeç, i cili është shpallur në kërkim si porositës i sasisë rekord të drogës, e cila më pas do shpërndahej në tregun evropian, ndërsa janë arrestuar tashmë administratori i kompanisë Rolando Lushaj si dhe shoferi, Armando Pezaku.

    Kapanoni i kompanisë nuk ka asnjë emër indentifikues nga jashtë, ndërsa aty pranë ndodhen edhe dy ndërmarrje të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me "Arbri-Garden".

    Shqiptarja

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    SHBA e thotë hapur/ Kokaina e kapur, shenjë që trafiku është rritur

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në lidhje me kapjen e një sasie kokaine, e cila vlerësohet në 180 milionë euro me ccmimin e tregut.

    Ambasada thekson se është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

    “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.

    Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

    Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës,”*- thuhet në deklaratë.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Sasia rekord/ Kush janë eksponentët e PS të lidhur me porositësin e 613 kg kokainë?

    Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka deklaruar nga studio “Opinion” në News 24 se disa grupe kriminale janë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të drogës së kapur sot në Maminas. Lala tha se ka dyshime se dy nga këta grupe kriminale janë edhe dy nga 41 grupet e përmendura nga ministri Xhafa.

    Po ashtu Lala theksoi se ka dyshime të forta se Biznesmeni Çekaj i shpallur në kërkim ka lidhje me eksponentë të Partisë Socialiste.

    “Kishte kohë që prokuroria dhe Policia nuk kishin besueshmëri tek njëra tjetra. Sot kanë treguar se po bashkëpunojnë shumë mirë. Është mbajtur nën vëzhgim Maunia dhe është future brenda rrethimit. Më ardhjen e Xhafaj ka pasur një ndryshim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

    Çekaj është një biznesmen i njohur në vend, ai operon në disa fusha në atë të reklamave dhe në tregtinë e bananeve.

    Kapja e kësaj sasie dëshmon në fakt, që Shqipëria është kthyer në një tranzit për drogërat e forta. Nga informacionet bëhet fjalë për bashkëpunimin e disa grupeve kriminale. Në sasinë e drogës janë vendosur disa numra të cilët identifikonin personat që do të merrnin në dorëzim drogën, pra ka pasur një kartelë.

    Ndërsa në banesën e tij në Manzë nuk janë gjetur sende komprometuese. Shumicën e kohës ai qëndronte në Gjermani. Në Gjermani ka pasur dyshime edhe më herët se ishte i përfshirë në trafik droge. Po ashtu ka dyshime që ka lidhje me eksponentë të lartë të mazhorancës së sotme,” tha Lala.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kokaina në Durrës, Artan Hoxha paralajmëron vrasje si ajo e bankierit Artan Santo

    Gazetari Artan Hoxha ka folur për operacionin policor në Durrës, ku u zbuluan 614 kg kokainë. Sipas tij kjo sasi e madhe ishte destinuar për tregun gjerman. I ftuar në studion e lajmeve të RTSH-së, Hoxha u shpreh se sasia e drogës ishte 90% e pastër, por me mbërritjen në Shqipëri, ajo do të përzihej përpara se të dilte në treg dhe vlera e saj gati do të trefishohej duke shkuar në rreth 1.8 ton. Hoxha theksoi faktin se kjo ngarkesë nuk mund të mbërrinte në vend pa një garanci shumë të madhe. Tani që garantët dështuan, sipas tij, dikush do duhet të paguajë dëmin. Grupet kriminale tha ai, do të eleminojnë ata që dolën garant.

    “Duhet të kemi parasysh se kur lëviz një sasi e tillë nga burimi fillestar drejt tergut final që është BE, tregu më i pasur në botë, ka patur një garanci shumë të madhe. Garantët kur kapet një sasi kaq e madhe kanë pasojat sepse dikush do ta paguajë dëmin që është shkaktuar. Në pamundësi për tu kthyer paratë si granci në këto raste grupet kriminale eleminojnë personat që kanë dalë garantë. Në rastin e vitit 2014 menjëherë pas kapjes së kokainës në Malin e Zi, në Tiranë ndodhën tre dhe mes ture u vra nje bankier i nivelit të dytë. Uroj që autoritetet tona të kenë mundësi që parandalojnë goditje të nivelit të lartë. Një ngarkesë e tillë nuk lëviz pa një garanci shumë të fortë. Deri ku shkon garancia kjo është pjesë që duhet ta zbulojnë autoritetet dhe nuk dua të spekuloj”, tha Hoxha.

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Basha: Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri. Të besojmë Ramën apo Xhafajn?

    Emri:  WhatsApp-Image-2018-02-12-at-14.41.16.jpg

Shikime: 272

Madhësia:  41.9 KB

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas sekuestrimit të një sasie prej të paktën 613 kg lëndësh narkotike e dyshuar si kokainë.

    Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Xhafaj kanë dalë në dy deklarata të ndryshme lidhur me operacionin për sekuestrimin e drogës, dhe sipas tij janë krejt të pabesueshëm.

    Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

    Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

    Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

    Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

    Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.

    Siç demonstron dokumenti më poshtë:

    https://panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645

    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kapja e kokainës me vlerë 180 mln euro, ky është biznesmeni i bananeve

    Emri:  banane..jpg

Shikime: 190

Madhësia:  29.4 KB

    Sasia rekord e kokainës prej 613 kilogramë me vlerë 180 milionë euro hyri në vendin tonë për llogari të një kompanie shqiptare.

    Bëhet fjalë për një kompani që merret me importin e frutave nga Amerika Latine dhe është në pronësi të shtetasit Arbër Çekaj.

    Ky i fundit mësohet se është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit “Last Snow”.

    Përpos kontejnerit me banane, Çekaj dyshohet të ketë porositur gjithashtu edhe 613 kg kokainë nga Kolumbia. Ai është aksionari i vetëm i kompanisë, siç rezulton nga kërkimi në QKR.

    Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri-Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut përmes agjencisë doganore Panjiva, kryesisht eksporte nga Kolumbia.

    Sakaq, njëri nga të arrestuarit nga policia, Donaldo Lushaj, figuron personi i autorizuar nga Arbër Çekaj si ai që mund të kryejë të gjithë veprimet pranë QKR.

    Në kuadër të operacionit të koduar “Last Snow” në pranga ra edhe shoferi i firmës 25-vjeçari Armando Pezaku.

    Kokaina e sekuestruar ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Ndërkohë Policia e Shtetit bëri me dije se vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro.

    Hetimet për kapjen e ngarkesës rekord, kanë nisur para afro një muaji, kur kamionit i është vendosur fshehurazi një pajisje GPS, për të ndjekur lëvizjet e mjetit.

    Shekulli

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Agron Duka: Sa palë zgjedhje blihen me 180 mln euro?

    Ish-deputeti i Durrësit Agron Duka ka ironizuar kapjen e sasisë rekord të kokainës mbrëmjen e djeshme, duke ngritur hipoteza se pas saj mund të jenë të përfshirë edhe politikanë, të cilët, me paratë që do të buronin nga shitja e saj, do t’i përdornin për qëllime elektorale.
    Duka pyet përmes një statusi të shkurtër në “Facebook” se “sa palë zgjedhje blihen me 180 milionë euro?”
    Duke bërë ironi edhe me zbardhjen e qytetit nga reshjet e dëborës që bien që prej natës së djeshme, Agron Duka thotë që është porti i Durrësit ai që është zbardhur më shumë se qyteti sot, për shkak të kokainës së madhe.

    Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, përmes një operacioni arritën të godasin këtë trafik droge, duke sekuestruar 613 kg kokainë të ardhur nga Kolumbia, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë më parë në Shqipëri.

    Koha Jone

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Me kujtohet para disa kohesh, kur Rama mbajti nje fjalim inkurajues perpara drejtuesve te policise se shtetit.
    Ne nje fjalim te gjate maratone Rama nuk kurseu levdata per policine e « rilindur », e madje nuk nguroj t’i jepte dhe nja 2-3 medalje ministrit kampion Tahiri per luften e pashembullt kundra droges.
    Ne fund fare si per ironi te fatit, shoku Edvin i futi dhe nje te share, siç i ka denje nje kryeministri, polic Zaganit qe luftonte cilindo person qe merrej me droge.
    Nga te pranishmit ne ate salle, 100 e ca nga ata drejtues policie jane sot te akuzuar per lidhje me trafiqet e droges apo ne kerkim. Ministri kampion Tahiri na doli se qarkullonte kokaine me audin e zi sebashku me kushurinjte e 10-te!!! Dhe qershia mbi torte qinezi me pashaporte amerikane Donald Lu duartrokiste si i çmendur arritjet imagjinare te policise se rilindjes.

    E mbylla pikerisht me Lu-ne (qe shume veta ketu i eksiton « paanshmeria » e tij), per te treguar se vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta! Nese nuk kemi vullnetin per te punuar sado pak per te miren e vendit, le te duartrokasim arritjet imagjinare te Tahirit&Rames sebashku me gjermanet dhe amerikanet qe i kemi verdalle neper Tirane!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 28-02-2018 më 19:50
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    murik (28-02-2018)

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kapja e 613 kg kokainë, Sokolaj: Firma kreu veprime në QKR

    Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, ka zbuluar itinerarin e kontenjerit me banane nga Kolumbia, brenda të cilës kishte 613 kg kokainë, sasia rekord e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

    Sokolaj: Kontenjeri është nisur në muajin janar nga Kolumbia dhe trajektora që ka ndjekur është pak e çuditshme. Nga Kolumbia ka shkuar në Itali, nga Italia është kthyer në Maltë dhe nga Malta është kthyer në portin e Durrësit. Ky itinerar ka qenë një nga ata elementët që ka përfshirë alarmin e kuq në portin e Durrësit.

    Disa ditë përpara se të kapej droga, subjekti ka bërë disa veprime në QKR. Është tentuar të bëhej mbyllja e aktivitetit. Pronari i shpallur në kërkim kishte autorizuar një prej punonjësve që të bënte këto veprime. Ditën e sotme, kompania ka qenë aktive.

    Policia e Shtetit ka pasur një informacion paraprak në lidhje me ngarkesën. Hetimet janë në fazat e para. Mua më rezulton që dy personat e arrestuar kanë qenë në mbikëqyrje që personat kanë mbërritur në portin e Durrësit. Më 18 shkurt, konjenjeri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe vetëm 30 minuta pas ka biseda mes dy të arrestuarve dhe personin në kërkim ka biseda që kishin kaluar procedurat.

    Policia dhe prokuroria kanë qenë në dijeni dhe në koordinim. Ky është një nga ato rastet e bashkëpunimit të suksesshëm.

    Prokuroria nuk ka qenë vetëm në momentet e peshimit, por ka koordinuar dhe certifikuar veprimet e policisë.

    Koha Jone

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kush fshihet pas 613 kg kokainë? Gazetarja bën deklaratën ‘bombë’: Ja grupet që janë në konflikt…

    Kush fshihet pas 180 milionë eurove drogë? Në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, është debatuar në lidhje me operacionin e policisë dhe agjensive ligjzbatuese që çuan në sekuestrimin e 613 kg kokainë.

    Gazetaja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje rreth drogës së kapur ditën e sotme në Maminas.

    Lala tha se droga është identifikuar ende pa ardhur në Itali e ndërsa për biznesmenin Arbër Çekaj Lala tha se ka ndryshuar mbiemrin pas ardhjes nga Tropoja në Tiranë.

    “Droga është identifikuar para se të vinte në Itali. Itinerari ka qenë Kolumbi-Itali- Maltë – Durrës. Është porositur nga kompania Arbi Garden me administrator të vetëm Arbër Çekaj i cili pjesën më të madhe e kalon në Gjermani.

    Arbër Çekaj është me origjinë nga Tropoja dhe mbiemrin e tij të origjinës e ka Kuliçi në vitin 1990 familja ka lëvizur nga Tropoja dhe ka ardhur në Manzë, xhaxhai i Arbër Çekajt një ish-gjykatës shumë i njohur bashkë me babain dhe xhaxhain tjetër kanë vendosur të ndryshojnë mbiemrin”, tha Lala.

    Më tej gazetarja ka thënë se një vit më parë kanë tentuar të ekzekutonin kreun e grupit.

    “Policia e shtetit ka identifikuar të paktën dy grupe kriminale njëri prej të cilëve vepron në zonën e Manzës dhe një tjetër në Shijak për të cilën policia është duke i monitoruar. Burime dhe informacione thonë se kanë shumë mbështetje të fortë në politikë. Grupi që vepron në zonën e Manzës është në një përplasje të fortë me një grup nga Shijaku dhe ka pasur tentativa për të eliminuar.

    17 grupe kriminale janë me rrezikshmëri të lartë. Grupi që vepron në zonën e Manzës një vit më parë në afërsi të stadiumit Dinamo që është duke u verifikuar, është tentuar që kreu i grupit të ekzekutohet një vit më parë,” tha Lala.

    Koha Jone

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kokaina nga Kolumbia, Lamallari: Po hetohen disa persona, edhe jashtë Shqipërisë

    Intervista e zv Ministrit te Brendshem



    Ora News

  14. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Ish-shefi i Antikrimit: Kokaina u kap nga DEA. Labratorët e drogës janë në Shqipëri

    Emri:  kokainaekapurnedurres3.jpg

Shikime: 220

Madhësia:  42.4 KB

    Ish-shefi i Antikrimit Ekonomik, Arjan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur jashtë Portit të Durrësit. Në studion e Report Tv, ish-zyrtari Hoxha deklaroi se 613 kg kokainë u kap nga DEA Amerikane dhe jo nuk nga Policia Shqiptare.

    Sipas tij, DEA kishte vendosur GPS brenda lëndës narkotike dhe më pas ka njoftuar policitë dhe institucionet për kapjen e saj, ndërsa ka ndjekur gjithë operacionin. “DEA ka teknologji shumë të përpara, i vendos GPS. Kjo lloj pajisje vendoset brenda lëndës ose afër saj, dhe e shoqëron gjatë gjithë udhëtimit. Pastaj bën njoftimin herë pas here të policive dhe institucioneve të tjera dhe bën dorëzimin e kontrolluar”, tha Hoxha.

    Ai thotë se kokaina e mbërritur në portin e Durrësit do dërgohej në laboratorët e posaçëm të cilët sipas Arjan Hoxhës, ndodhen në Shqipër?
Kjo ishte sasia më e madhe e kapur …
Sa i përket aksionit, me vlerë qindra milionë euro, pjesa që e quaj alarmante do të thotë se derisa grupet kriminale kanë arritur të depërtojnë, kanë marrë aq shumë garanci sa të transportojnë në një ngarkesë të vetme aq shumë, kjo do të thotë se Shqipëria është kthyer në një vend magazinimi të drogërave të forta. Marijuana tani nuk përbën lajm, kjo është alarmante. Kapja e kokainës nuk është rezultat i Policisë së Shtetit, rezultat do ishte nëse do kishim ngjarjen të faktuar, kokat e grupeve kriminale të arrestuara dhe jo një shofer.
    Xhafaj e kundërshtoi ..?
Është procedim i nisur dhe zbuluar nga DEA. Në këtë procedim ka marrë pjesë dhe Drejtoria e Hetimit Doganor, si dh policia e shtetit, që bënë ekzekutimin e vendimit.

    Çfarë na bën të besojmë se ka instanca tjera? 
Po të kishim, si e propagandojnë se e kemi bërë ne këtë procedim, ne sot do kishim të dokumentuar personat që janë përfshirë në trafik. Deri tani askund nuk thuhet se ky procedim është bërë në filan datë. Nuk kemi deri tani person ndaj të cilit është ngarkuar ky procedim penal. Ne kemi qenë vend që thjesht ka ardhur ngarkesa dhe është bërë ekzekutimi dhe sekuestrimi i kokainës. Shqipëria është kthyer në vend të sigurt të transportit të heroinës dhe kokainës, bazë e sigurt për grupet kriminale, që vetëm aty ku kanë siguri të plotë mund të sjellin një sasi kaq të madhe. Ata kanë investuar miliona euro, pasi kanë qenë të sigurt.

    Nëse janë instancat e huaja, DEA, si e ndjek ajo drogën deri këtu, me çfarë metodash?
DEA ka teknologji shumë të përpara, i vendos GPS. Kjo lloj pajisje vendoset brenda lëndës ose afër saj, dhe e shoqëron gjatë gjithë udhëtimit. Pastaj bën njoftimin herë pas here të policive dhe institucioneve të tjera dhe bën dorëzimin e kontrolluar. Mban nën vëzhgim në distancë institucionet deri në finalizimin e operacionit. Ky nuk është sukses, por dështim i policisë shqiptare, pasi përderisa është kapur një ngarkesë kaq e madhe me dhjetëra raste të tjera kalojnë tonelata droge.

    Kjo sasi rekord kokaine që ka hyrë, do të thotë se grupet kriminale këtu kanë garanci. Ajo që është më alarmante se lënda narkotike ka ardhur e pastër dhe do të përpunohej, tregon se kanë garanci më të tepër se vendet e tjera të rajonit dhe do bëhej në laboratorët në vend. Laboratorët në Shqipëri bëjnë përzierjen dhe droga shpërndahet sipas destinacioneve ku do shpërndahet.

    Gjurmët e gishtave janë një nga llojet e provave që mund të na çojnë në zbulimin e autorëve, duke i lidhur me provat e tjera. Dy të arrestuarit do jenë të dyshuar gjatë fazës hetimore dhe më pas gjyqësore.

    Koha Jone

  15. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kush e dekonspiroi operacionin e 613 kg kokainë? Zbardhen detaje nga lëvizjet e të dyshuarve


    Emri:  auto_donaldo_lushaj1519915003.jpg

Shikime: 217

Madhësia:  49.7 KB

    Porositësi kryesor i bananeve ku u gjetën edhe 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.

    Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë “Arbri Garden” udhëtonte shpesh.

    Sipas dosjes që ndodhet në prokurorinë e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për tu zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.

    Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qëndruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet.

    Drejtuesit e operacionit të Prokurorisë dhe Policisë së shtetit kanë vendosur gjatë kësaj kohe që ta mbajnë nën vëzhgim mjetin për të parë se ku do të dorëzohej ngarkesa e kokainës. Ajo çfarë është parë nga skanimi tregojnë pjesëtarë të grupit të hetimit është shtresa e dyfishtë e salduar mes ngarkesës së bananeve dhe drogës.

    Me vëzhgim automjeti i kompanisë “Pelikan Transport” është ndjekur deri sa ka hyrë në magazinat e “Arbri Garden” në Maminas. “Pritëm”, shpjegoi në anonimat një burim, “derisa nisi shkarkimi i pak pakove me banane dhe u ndërhy menjëherë”.

    Por të vetmit të arrestuar janë ata që e shoqëruan ngarkesën të cilet do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge sipas korridorit të ndjekur nga kontenieri, Kolumbi duke kaluar tranzit në Itali, në Maltë e mandej në Durrës.

    Arbër Çekaj ndodhet në arrati për të njëjtën vepër, ndërkohë që nën hetim përveç kompanisë së tij është edhe kompania e transportit “Pelikan Transport”.

    Por prokurorët dhe policia duhet të zbulojnë më tej nëse është apo jo Arbër Çekaj porositësi kryesor i 613 kilogramëve kokainë. Ajo që dihet është se një sasi kaq e madhe nuk mund të jetë për tregun e brendshëm.

    Top Channel / Syri

  16. #15
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Kokaina në Durrës, SHBA- DEA: Përgëzojmë policinë shqiptare, sasi rekord!

    Ambasadori Donald Lu ka përgëzuar sot shtetin shqiptar për kapjen e kokainës në Durrës. Sipas amerikaneve, kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. “Është një tregues pozitiviv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje”, thuhet ne njoftim.

    Mesazhi i SHBA

    “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara(DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiviv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës” – shkruhet në njoftim.

  17. #16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Ja hodhe edhe kesaj radhe mo Edvin, mire qe e kape se do te ishin hedhur qente sic e kane zakon...

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Ja hodhe edhe kesaj radhe mo Edvin, mire qe e kape se do te ishin hedhur qente sic e kane zakon...

    Do ishte me mire per Ramen qe kjo sasi e madhe droge te mos ishte kapur. Se nje sasi kaq e madhe kerkon "emra te medhenj" nga mbrapa.
    Dhe shume emra,mbase nuk mjafton as vetem nje emer i madh.

    Deri tani kan kapur vetem drogen dhe bananet,por Bota do grupet,do emrat, i intereson pak sasia e kapur e droges.


    Kjo, sikur pjese te qeverise mos jene brenda kesaj droge,se po te jen brenda...saltojn nja dy kulla apo duhen shpikur tre-kater tenderime te reja.

  19. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Pyetja me e rendesishme ne kete kapje nuk eshte "Kush e porositi dhe kontrollonte sasine e droges se kapur?" por "Perse kokaina nuk u shkarkua ne asnje prej ndalesave te meparshme ne Mesdhe, por u shkarkuar ne Shqiperi?" Pergjigjia llogjike eshte e thjeshte: pasi Shqiperia sherben si laborator i perpunimit te kokaines dhe paketimit te saj, perpara se te shkoje ne destinacionin final, tregun evropian te shitjes.

    Hetimet e prokurorise shqiptare do te jene te suksesshme vetem kur te mesojme se "u zbulua laboratori i perpunimit te kokaines" sic bene me laboratorin e nipit te Enver Hoxhes ne Xibrake disa vite me pare.

    Arritje e madhe kjo shoku Rama! E ktheve Shqiperine jo vetem ne plantacion hashashi por edhe ne laborator kokaine e heroine! Mire hashashin qe ia faturove Tahirit, po kokainen cilit ministri te Qeverise do t'ia faturosh?

    Albo

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Duke_Of_Arberia (01-03-2018)

  21. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Armata Kolumbiane përgënjeshtron palën shqiptare: Aksioni ishte i përbashkët

    Emri:  armada-368x280-1-350x266.jpg

Shikime: 157

Madhësia:  22.3 KB

    Armata Kolumbiane ka hedhur poshtë pretendimet e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, se operacioni për kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Durrës, ishte i palës shqiptare.

    Mediat shkruajnë se në faqen zyrtare të ushtrisë kolumbiane thuhet se operacioni që u zhvillua në Maminas të Durrësit është i përbashkët.

    Gjithashtu, Armata Kolumbiane, tregon se kontenjeri ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia.

    “Droga ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia dhe i përkiste një grupi të trafikut të drogës ‘Clan del Golfo’. Clan del Golfo’ ka kontakte me disa porte në Evropë. Vlera e drogës së kapur shkon në 37 milionë dollarë. Do vijojmë operacionet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Armatës.

    Ndërkohë, media meksikane “Sipse” tha se kokaina e sekuestruar nga policia shqiptare i përket një nga strukturave më të rrezikshmet në Kolumbi, që ka kontakte me disa porte në Europë, ku dërgon drogën.

    “Rreh 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare,” e nis artikullin media meksikane.

    Koha Jone

  22. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kokaina, flet nga Gjermania njeriu i bananeve, Arbër Çekaj: Jam nisur për në Shqipëri

    Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve, në kontejnerin e të cilës u gjetën 613 kg kokainë ka folur ekskluzivisht në një lidhje telefonike për News24. Ai mohoi akuzat dhe tha se është nisur për në Shqipëri dhe do të japë versionin e tij në Prokurori. Sipas Çekaj, kompania e tij është një biznes modës që furnizohet në shumë vende. Ai tha se nuk ka lidhje me kokainën.

    “Jam në një situatë të pafavorshme që nuk ka lidhje me familjen time e as me personalitetin tim. Jam biznesmen modest. Ka shumë spekulime në media. Desha të jap versionin tim. Do vij në Shqipëri shumë shpejt. Jam nisur për në Shqipëri do shkoj në prokurori. Që nga viti 2012 jam regjistruar pranë QKR Tiranë, kompania ime shumë modeste që sot u bë shumë e njohur. Kompania merr mallra kudo. Arbër Çekaj nuk ka lidhje me drogën e gjetur apo gjëra të tjera”, deklaroi Çekaj.

    INTERVISTA

    Jam në një situatë të pafavorshme. Skam lidhje me ngjarjen. Jam biznesmen modest në Shqipëri. Kam një kontratë për 4 kontinente. Kam kontratë me një nga firmat më serioze. Kontejnerët s’kanë lidhje me kompaninë ‘Arbi Garden’. Asnjë person nuk është kapur në flagrancë. Ata kanë shkarkuar kontejnerin e parë, punonjësit ishin duke pritur. Nuk ka asgjë të paligjshme. Do shkarkoheshin 20 paleta. Unë jam pro kapjes së drogave, pasi s’merrem me to. Jam kundër tyre dhe as cigare nuk pi. Kontejneri rri aty gati 20 minuta, dhe më pas kthehet në port. Ai kontejner nuk është i ‘Arbi-Garden’. Më pas ai largohet. Pronë e imja janë vetëm bananet.

    A prisni më kontejner ?
    Në javë porosis 4-5 kontejner me banane.

    Ju e dini kush e ka ngarkuar drogën?
    Nëse do e dija do isha njeriu më i zgjuar.

    Po si është ngarkuar?
    Dihet që në Kolumbi ka probleme me drogën. Unë di të them vetëm një gjë, se kontejneri nuk është ngarkuar për tek unë. Frutat janë ngarkuar për ‘Arbi-Garden’ s’kanë lidhje me drogën.

    Ju thatë se jeni nisur drejt Shqipërisë? Kur u larguat?
    Më thanë se jam arratisur. Nuk arratisem me gruan time. Kam ikur nga Shqipëria dhe jo nga Rinasi. Jetoj në Shqipëri. Arsyeja ime është familjare dhe do kthehem. Jam larguar për në Gjermani nga dita e shtunë. Dhe jo nga Rinasi. Ju kërkoj publikisht juve dhe kolegëve tuaj, mos përhapi lajme për një familje të ndershme.

    Kur mendoni të ktheheni, pse pritët kaq gjatë për të reaguar?
    Në momentin që kam dëgjuar lajmin, kam prerë biletën. Kam dëgjuar politikanët shqiptarë që thonë; ky është i PD, i këtij, i atij. Jam tropojan por as armën s’di ta përdor, s’kam lidhje politike. Do zbardhet e vërteta. Skam pasur kurrë probleme me autoritete gjermane, e as me ato shqiptare. Unë lëviz nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Unë kam udhëtuar në Dyseldorf. Do kthehem nga Kosova për në Shqipëri. Po thuhen shumë të pavërteta. Bravo u qoftë atyre që kapën drogën, jam shumë i lumtur që u kap droga. Por s’duhen të bëhen gjëra pa pasur fakte. S’mbaj dot të pavërteta.

    Jeni i gatshëm të shkoni në prokurori?
    Jam i gatshëm që të shkojë kudo. Kam kapur një avokat në Gjermani për të drejtat civile. Nuk jam as i krahut të majtë e as të djathtë, jemi një familje e thjesht. Skam vila e as saraje. Jetoj me babain në Sauk. Jam një qytetar i thjesht që nuk jam dënuar as me një gjobë dhe asgjë në Gjermani.

    Kur do ktheheni?
    Do isha shumë shpejt në Tiranë po të mos bëhej gjithë kjo. Do vij shumë shpejt këto ditë, sapo të më thotë avokati në Gjermani. Do arrestohem patjetër. Po bëhet show politik. policia fare mirë mund ta bënte një gjë, që ta linte të shkarkoheshin paletat dhe të shihte se ku do shkonte droga. Do e shihte nëse ishte për Shqipërinë apo jo. Aty do t’i gjente trafikantët. Por ajo e dinte se s’do i gjente aty trafikantët, dhe për fat të keq kjo është Shqipëria jone. E vërteta do dalin pasi janë BE dhe gjermanët, avokatët dhe jo vetëm shteti shqiptar. Ju falënderoj shumë. Falënderoj gjithë shqiptarët dhe i kërkoj ndjesë familjes time.

    vijon…

    Koha Jone

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •