Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,108
    Faleminderit
    136
    102 falenderime nė 90 postime

    Ramalog iii: Town halls

    Komunikimi politik i E. Ramės ėshtė njė objekt interesant studimi pėr tė kuptuar sesi metodat amerikane tė marrėdhėnieve me publikun zbatohen nė Shqipėri dhe i pėrshtaten personalitetit tė udhėheqėsit. Nga analizat e mėparshme (Rama 1 & 2), Rama rezultonte mė i suksesshėm se Sali Berisha dhe Lulzim Basha, pasi prezantimi i tij nė Facebook tėrhiqte njė numėr tė madh reagimesh. Televizioni ER-TV dhe kuvendimet me popullin, town halls, janė dy tė tjera momente interesante pėr tu analizuar.

    Pėr tė siguruar pavarėsinė nga mediat dhe ruajtur konsistencėn nė pėrcjelljen e imazhit, ai krijoi njė kanal televiziv digjital, ERTV (me paratė e shqiptarėve!). Por, suksesi i kanalit nė Youtube ka qenė i vakėt, sikurse edhe prezantimi i tij nė Facebook. Numri i tė abonuarve nė kanalin nė Youtube ERTV ėshtė 269, numri i videove ėshtė 44 (pėrfshirė edhe ato me transmetim direkt disa orėsh), numri i shikimeve ka qenė rreth 1150 pėr tė gjitha videot. (Pėr krahasim me TV Klan: krijuar nė 2011, rreth 300 mijė abonime, 34 mijė video e 450 milion shikime nė total). Nė Facebook ERTV ka tėrhequr mė shumė vėmendje, por kjo ka ardhur nė zbritje qė prej zgjedhjeve tė korrikut 2017 (shih grafikun). Luhatjet e mėdha nė reagime (pėrjashto mobilizimin e militantėve dhe administratės publike gjatė zgjedhjeve) dėshmojnė se popullariteti i Ramės ka rėnė.

    ER-TV dhe Facebook i Edi Rames, 2017- Shkurt 2018

    Imazhi i Ramės ndryshon hera-herės, sikurse edhe strategjitė e tij. Kjo tregon se, ai ka guxim tė eksperimentojė me instrumente tė ndryshme marketingu. P.sh. imazhi nė tentativė si “mėsues i popullit”, qė ushqente publikun me kulturė (Amarcord), nuk rezultoi i suksesshėm. Tanimė roli i tij ka ndryshuar. Ai ka veshur kostumin e pushtetarit tė fuqishėm e tė gjithėdijshėm. Edhe prirja pėr tė goditur kundėrshtarėt me batuta, ėshtė nė funksion tė imazhit si i gjithėdijshėm. Kėtė imazh ai e pėrcjell nė kuvendimet me popullin, duke e pėrdorur konceptin e town halls thjesht si mjet marketingu.

    Town halls janė mbledhje tė politikanėve me elektoratin pėr tė dėgjuar apo diskutuar ēėshtje tė ndryshme politike. Tė kryera edhe online, kėto janė ndėr format mė moderne tė angazhimit qytetar dhe demokracisė pjesėmarrėse. Sipas studiuesve (shih Neblo et al., 2017), kėto forume debatesh (deliberative) premtojnė tė zgjidhin disa prej problematikave qė dėshmon demokracia perėndimore sot (besimi i ulėt te politikanėt, polarizimi, pabarazia etj.). Forume tė tilla pėrbėhen nga individė tė ndryshėm (nė opinione e interesa) dhe ato duhet tė krijojnė mundėsi pėr tė ndikuar mbi vendimmarrjen. Nga njė studim i Minozzi et al. (2015) i mbi 20 town halls tė kryera online, me disa anėtarė tė Kongresit amerikan, rezultoi se kėto forume ndikojnė mbi perceptimin e zgjedhėsve ndaj kandidatėve. Autorėt gjetėn se, kėto takime ndikonin pozitivisht nė tė tre dimensionet e bindjes (nė qėndrimin ndaj njė ēėshtjeje, nė qėndrimin ndaj kandidatit dhe nė sjellje, si p.sh. nė pjesėmarrjen politike). Gjithashtu, pjesėmarrėsit e kėtyre forumeve priren tė ndėrrojnė mendim, nėse pėrballen me argumente bindėse.

    Formatet e organizimit tė town halls janė pak a shumė standard: njoftimi paraprak (apo shpėrndarja e njė broshure) mbi ēėshtjet qė do tė diskutohen; nisja e bisedės nga moderatori duke parashtruar qėllimin dhe prezantuar tė pranishmit apo panelistėt; vijimi i diskutimit me pyetje e pėrgjigje. Shkurtimisht, nė kėto lloj forumesh pritet qė udhėheqėsit tė dėgjojnė mė shumė e tė flasin mė pak.

    Por pėr Edi Ramėn, organizime tė tilla bėhen me synimin qė ai tė dėgjojė veten. Edi Rama ka vendosur pėrdorimin e online town halls qė ai tė flasė dhe tė paraqitet mė shumė nė media. Nėse Berisha dilte nė ēdo pėrurim e ēelje takimesh pa rėndėsi dhe dehej nga turmat gjigande, Veliaj del disa herė nė ditė nė media duke mbjellur nga njė pemė, Rama e kėrkon pėrditė audiencėn e pranishme fizikisht. Takimi i tij i fundit me Senatin Akademik tė Universitetit tė Tiranės dėshmoi epshin e tij pėr tė tilla takime, ku ai ka mundėsi tė dėgjojė jehonėn e zėrit tė vet. As miratimet servile tė ish-administratorėve nuk ja lėngėzuan dot veshin aq sa kumbimi i romuzeve e batutave tė veta.

    Mbledhja, qė u transmetua direkt nga ER-TV, nuk ishte e qartė se pse ishte thirrur. Nuk kishte njė agjendė, e as moderator. Nga dy orė takim, kryeministri foli vetė plot njė orė, ndėrsa ministrja e arsimit, znj. L. Nikolla foli 20 minuta. Pjesa tjetėr e bisedės u nda kryesisht ndėrmjet dekanėve tė dy fakulteteve, ish-administratorė (ish-rektor, Dhori Kule, Fakulteti i Ekonomisė, dhe ish-drejtor juridik, Artan Hoxha, i Drejtėsisė), tė cilėt mė sė shumti u dhanė zė letrave tė dėrguara mė parė me ankesa ndaj rektorit tė UT, si dhe brohoritėn e pėrgėzuan kryeministrin. Nė mes tė ndėrprerjeve tė shpeshta, folėn vetėm dy pedagogė, rreth gjashtė minuta gjithsej.

    Shperndarja e kohes gjate takimit te Edi Rames me Senatin Akademik te Universitetit te Tiranes, Shkurt 2018

    Sipas prof. Dh. Doka (Gazeta Shqip, 20 Shkurt 2018), takimi ishte thirrur nė mėnyrė tė beftė dhe pėr njė diskutim tė njė organizimi (Forumi i Pedagogėve pėr Liri Akademike) qė nuk kishte lidhje me Senatin Akademik. “Me arrogancėn qė e karakterizon, ai [Edi Rama] nuk u ndal jo vetėm me retorikėn dhe delirin e tij, por edhe me fyerje, tallje e pėrēmime. E kishim dėgjuar kėshtu nė takimet “gju mė gju” me popullin, ku pyet si janė me hashashin, gruan se si shkon me burrin etj., por qė do sillej edhe me profesorėt e senatit akademik kėshtu[!]” – habitet prof. Doka.

    Nė town hall me senatin akademik tė UT, Rama qartazi kishte ngatėrruar audiencėn, ose audienca e tij parėsore ishte ajo e ER-TV. Gjatė takimit, Rama ndoqi tė njėjtėn strategji retorike. Ai lėshoi sound bites tė gatshme pėr mediat, llokma gjysėm tė gatuara pėr “mediat e kazanit”, siē i quan ai. Kėto sound bites shėrbejnė kryesisht pėr tė ankoruar vėmendjen publike (e tė medias budallaqe) nė disa aspekte tė pėrzgjedhura, duke lėnė mėnjanė ligjėrimin mbi thelbin e ēėshtjes nė diskutim. Nė rastin e mbledhjes me senatin akademik tė UT, thelbi ishte pakėnaqėsia e profesoratit me qeverisjen e arsimit tė lartė nė vend, nė nivel institucioni dhe nė atė tė politikave kombėtare. Sound bite kryesor i Ramės ishte me fjalė tė tjera se, autonomia e universitetit pėrbėnte problem administrativ, pasi pedagogėt e administratorėt nuk ishin mėsuar me tė nė kėtė formė kaq tė zgjeruar. D.m.th., fėmija rrėzohet kur nis tė ecė. Ndėrsa sound bites tė tjerė ishin: tundja e flamurit dhe pavarėsia e UT, ligji nuk ndryshon, UT ėshtė bishti i fundit i kavallit, pedagogėt po vdesin pėr bukėn e gojės, tė keqen gjejeni mes vedi etj.



    Njė prijės i menēur mundohet tė kuptojė ngjarjet duke reduktuar kompleksitetin nė disa variable dhe duke u fokusuar tek ata faktorė qė ai mund t’i ndryshojė, qoftė edhe simbolikisht. Por, edhe pse kjo metodė mund tė shėrbejė nė fushatat elektorale kur parashtrohen alternativat politike, ky lloj diskursi reduktues nuk vlen kur audienca konsiston nė profesorė universitetesh (qė sipas Ramės janė “mbi nivelin mesatar tė inteligjencės”). Pėr kėtė arsye, sound bites nuk kishin vend nė atė takim, dhe as nė town halls, synimi i tė cilave ėshtė diskutimi i ēėshtjeve dhe njohja e perspektivave alternative.

    Mund tė spekulohet kėtu mbi motivet dhe predispozitat e E. Ramės pėr tu sjellė nė kėtė mėnyrė (shih p.sh. pėrsiatjet F. Lubonjės mbi narcisizmin malinj), por kjo formė komunikimi nuk ėshtė aspak e denjė pėr njė kryeministėr. Ndėrsa dimė se, qoftė nga mėnyra e organizmit tė town halls, e qoftė nga qėllimi i tyre, vetėm si mjete marketingu nga Edi Rama, pak shpresė ka qė kryeministri tė ndihmojė pėr zhvillimin e demokracisė deliberative nė Shqipėri. Ky ėshtė i dyti kryeministėr qė refuzon organizimin e referendumit (ai i importit tė mbetjeve), i cili ėshtė njė mjeti i rėndėsishėm i angazhimit qytetar nė vendimmarrje.

    (c) 2018, autori.
    Silence is golden.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    64
    Faleminderit
    11
    8 falenderime nė 6 postime

    Pėr: Ramalog iii: Town halls

    Mua njė gjė mė ka mbetur e pashlyer nga kėto takimet gju mė gju me popullin tė udhėheqėsit tonė tė lavdishėm. Ka qenė mos gaboj para nja dy vjetėsh njė takim nė Mirditė. Aty po tallesh, njėrin e ngacmonte nga mustaqet, ne nė shqip kėsaj i themi tė dhjefsha mu nė mustaqe, njė tjetri i thoshte ta ka mbledhur gruaja dhe tė tėrė qeshnin si idiotė. Nė ato momente mė erdhi ndėrmend njė nga pėrshkrimet mė fantastike qė mund ti jetė bėrė ndonjėherė shqiptarėve, Henry Brailsford nė Macedonia: Its Races and Their Future (1906), pikėrisht kur i quan Mirditorėt si supernjeriun e Niēes. Mu kujtua se si Mirdita ishte rajoni i fundit nė Europė qė ju nėnshtruar autoritetet tė shtetit, komunistėve ju deshėn 10 vjetė qė ta shtypnin Mirditėn. Dhe ky individ vanitoz kėnaqte gustot e tij perverse duke u tallur me pasardhėsit e atyre tigrave qė nuk i nėnshtroi asnjė perandori. Kėtu nuk ėshtė ēėshtja te stili i Ramės, kėtu ėshtė ēėshtja se si ka mundėsi qė njė popull qė ka bėrė gati valixhet pėr tė emigruar nė mėnyrė masive, voton pėr herė tė dytė rresht njė person qė pa pikė turpi e thotė copė, ma jepni atė dreq timoni(tepsie) mua.
    Ma shpjegon dot njeri kėtė gjė?

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •