Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Krahasimi/ Qeveria në 2018 shpenzon më shumë për ‘qejfe’ se sa ndihmën ekonomike

    Qeveria Rama duket se është e lidhur fort me pjesën e imazhit. Këtë gjë e tregon edhe shpenzimet e parashikuara në buxhetin e vitit 2018, ku kjo qeveri ka parashikuar që të shpenzojë rreth 4.8 miliardë lekë për ndihmën ekonomike, ndërsa për rikonstruksionin e godinave të ministrive, blerje makinash dhe pajisje për zyra, parashikohen mbi 1 miliardë lekë. Kështu buxheti i miratuar në Kuvend me diskutime, që kap shifrën prej 497 miliardë lekësh, parashikon sërish shpenzime shumë të larta për për rikonstruksionin e godinave të ministrive dhe pajisje për zyra.

    Në buxhetin për vitin 2018 kryeministria ka fondin më të lartë prej 224 milionë lekësh, i cili parashikohet për blerje të pajisjeve elektronike dhe rikonstruksion të godinës. Më pas renditet ministria e Ekonomisë dhe financave për të cilën parashikohet një fond prej 218 milion lekësh vetëm për blerje të pajisjeve elektronike dhe sistemeve elektronike. Ndërkohë për Ministrinë e Drejtësisë është parashikuar që të shpenzohen 125.5 milion lekë ku pjesa më e madhe parashikohet për rikonstruksion të godinës dhe krijimin e një sistemi elektronik për arkivin gjyqësor. Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka parashikuar në projektbuxhet edhe një fond për rikonstruksionin e ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.

    Nga ana tjetër, në buxhetin e vitit 2018 parashikohet që shpenzimet për argëtim, kulturën dhe çështjen fetare pritet të shkojë diku tek 3.4 miliardë lekë. Këto shpenzime janë rritur me 10 % krahasuar me 2014 dhe 35 % krahasuar me 2012. Këto shpenzime për vitin 2018 janë një ripërsëritje e shpenzimeve të viti 2016, ku qeveria sërish shpenzoi rreth 1 milion dollarë në rikonstruksionin e fasadave të institucioneve, ambienteve të brendshme apo mobilimin e zyrave. Ndërkohë, shpenzimet për shëndetësinë kanë pësuar rënie me 3.6 % në raport me vitin e shkuar dhe ato për arsimin po ashtu pësuan rënie me 1 %. Sikur të mos mjaftojnë këto, qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë taksën e banesës, tarifën ujit të pijshëm në Tiranë dhe gazin.

    Kështu, qeveria ka menduar që në total të shpenzojë më shumë në fasada, rimobilime zyrash dhe argëtim, se sa në ndihmë ekonomike, skemë nga e cila janë përjashtuar rreth 19700 persona. Rama është mundur t’ia vërë fajin njerëzve që nuk duan të punojnë apo edhe sistemit për skualifikimin e personave nga ndihma ekonomike, sistem ku që bazohet në pikësim, por që kurrë nuk është bërë publik konkretiksht ky sistem pikësimi. Po ashtu ai ka pranuar se ky sistem ka gabime marzhi, që mund të ketë rezultuar në përjashtime të padrejta.

    “Ka një pjesë minimale, që është marzhi i gabimit të sistemit, që ne po e verifikojmë dhe të gjithë ata që pas verifikimit do të rezultojnë të përjashuar jo për shkak të abuzimit, por të sistemit, do të riintegrohen”, – u shpreh Rama.

    Kështu qeveria Rama mund të jetë dorështrënguar në rritje pagash, pensionesh, shpërblime, apo për familjet në nevojë, por kurrë nuk tregohet dorështrënguar në shpenzime për rikonstruksionin e fasadave të institucioneve, mobilim e zyrash apo argëtim. Kjo pasi shkëlqimi i fasadave mund ta largojë vëmendjen për disa çaste nga gjendja reale ekonomisë, mirëqenia e qytetareve, taksat dhe shpenzimi i parave publike në luks qeveritar./ ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Krahasimi/ Qeveria në 2018 shpenzon më shumë për ‘qejfe’ se sa ndihmën ekonomike

    ore jeni ne terezi ju apo ...
    po qejfi paguhet mo, ca ka qe nuk kuptoni ketu
    prandaj eshte me i shtrenjte, se o qejf...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •