Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt

    Edhe në daljen e tij të fundit publike në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj u mundua t’i bishtnonte premtimit spektakolar se ai nuk do të jepte leje ndërtimi në një Tiranë tashmë të mbingarkuar dhe me plot 8 mijë apartamente të pashituara.

    Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë videos së këtij premtimi dhe e ka krahasuar atë me dredhitë që Veliaj ka përdorur më pas.

    Ai filloi të japë leje ndërtimi dhe tha se apartamentet që kishin mbetur bosh u shitën, prandaj ai u detyrua të japë leje për kulla në qendër.

    Por ashtu sikurse shihet në videon e fushatës se 2015 ai e kishte parashikuar edhe këtë.

    Ai thoshte atherë se Tirana ishte aq e mbingarkuar, sa edhe nëse do duhej të zgjerohej, kjo duhej bërë drejt periferisë dhe jo më në qendër. Por, tsni ai po i jep lejet për kullat pikërisht në qendër aty ku dhe pazari është më i madh.

    Dhe për këtë ka gjetur justifikimin e dytë qesharak. Duhet të ndërtojmë lart, sepse ajër kemi me shumicë ndërsa truall me pakicë. Mos e humbni këtë videomontazh që nxjerr bllof njeriun që kërkoi të mbahet mend si mbjellësh pemësh, por që përfundoi si batakçi betoni…

    ©Lapsi.al


    https://m.youtube.com/watch?v=DiHPuZ6OPQc
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt

    Tani,qe Tirana "ka truall me pakice" duhet,mbase,te vihet ne dyshim ! Un per vete kam pare Veliajn ne tv,qe bente vetem lulishte ne Tirane !

    Ku e gjente Veliaj gjithe kete truall,qe çdo dite bente ndonje lulishte te re ? Nuk kishte dite qe Veliaj nuk dilte ne televizor duke bere lulishte !





    Megjithate ky Veliaj eshte i modh,eshte fantastik. Eshte i vetmi ne bote qe ka dale 400 ore ne televizion per te bere,ne gjithe Tiranen,vetem 400 metra katrore lulishte.

    Edhe keto 400 metra nuk jane te sigurta. Se,lulishtja me e madhe qe eshte bere nga Veliaj eshte 2 m per 1 m,(ne mes te pallateve aq eshte hapsira)dhe shum nga keto lulishte ishin po ato, qe dilnin ne televizor dy -tre here si te reja.

    Tani qe e boni telef rezervuarin e Farkes duke mbjell pem,do ta gjej belaja, se duhet me gjet nai fush mbas Dajtit...Edhe anej nuk eshte e sigurte se ka mo fusha.


    Sa per kullat ajo dihej. Nuk vihej ne dyshim qe do fillonte me ndertimet,qe do t'ja fuste me top...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 27-02-2018 më 20:08

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt

    Une qe nuk jam kundra kullave,
    mendoj se ndertesa ti tilla duhen,
    por sipas mendimit tim duhet te ishte ne nje zone larg qendres
    e cila mund te kthehej ne zone administrative pa ndikuar ne qendren e qytetit
    sic e ka Parisi https://en.wikipedia.org/wiki/La_D%C3%A9fense

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •