Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kullat e Veliajt, krim mė i madh se hashashi i Tahirit

    Pak ditė mė parė njė kolegu im, i fiksuar pas teorive konspirative, rrekej tė mė mbushte mendjen, se ajo historia e hidocentraleve mbi kanionet e Osumit, ishte thjeshtė njė shpikje e Edi Ramės. E ke parė kėmbėngulte, alarmin e frynė ministra edhe deputetė socialistė, u pėrbetuan se ky ishte njė skandal qė nuk duhet tė ndodhte dhe pastaj doli nė skenė kryeministri qė vuri drejtėsi. Me insistimin e tė gjithė tė ngjashmėve qė e kanė mė tė lehtė t’u besojnė lidhjeve marroke qė u prodhon truri i tyre sesa fakteve konkrete, ai bėnte njė paralelizėm tė thjeshtė: vetėm krahaso zhurmėn mediatiko politike qė u bė pėr hecet e Skraparit, me heshtjen e varrit qė rrethoi dhėnien e lejeve pėr disa grataēiela nė qendėr tė Tiranės, qė u miratuan nė po tė njėjtėn ditė. Do tė dalėsh vetė nė pėrfundim- pėrsėriste- se zmadhimi i “skandalit” tė parė u bė thjeshtė pėr tė fshehur skandalin e dytė. Nė fund Rama e zgjidhi punėn e heceve, por ama kullėzimi i Tiranės kaloi pa zhurmė dhe pa bujė.

    Natyrisht as nuk i besova dhe as sot nuk mė ysht pėrqafimi i teorisė sė kolegut tim. Por fatkeqėsisht, ashtu sikurse ndodh rėndom edhe nė paranojat mė fluturake, gjendet gjithnjė diēka racionale. Unė nuk besoj se buja rreth rrezikut tė kanioneve tė Osumit u prodhua enkas nga spin doctor-sat e Ramės, pėr tė harruar dhėnien e lejeve tė ndėrtimit pėr rrokaqiejt, por ama njė gjė ėshtė e vėrtetė: eksiztenca e kėtyre tė fundit u fsheh.

    Dhe atėherė natyrshėm lindin disa pyetje: Po pse Edi Rama qė del e flet me orė pėr ēdo gjė, nuk jep asnjė lajm me pak rreshta kur miraton njė grataēielė nė Tiranė? Po pse Erion Velia qė thėrret gjithė TV-tė kombėtare dhe e bėn superlajm edhe mbjelljen e njė peme, nuk do ta afishojė imazhin e tij me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit? Pse propaganda e tyre i ka fshirė nga lista kėto “kryevepra” qė po pushtojnė qendrėn e Tiranės?

    Nėse ata e konsideronin kėtė njė punė tė mirė, ata do tė vepronin si gjithmonė, do e bashkėngjisnin atė me imazhin e tyre, do thėrrisnin pastaj specialistė tė blerė dhe gazetarė puthadorė, qė tė brohorisnin pėr revolucionin qė po fillon nė Tiranė.

    Por, asgjė e tillė nuk ndodh. Dhe kjo ka njė arsye tė thjeshtė. Edhe Rama edhe Veliaj fshihen sepse e dinė qė po konsumojnė njė krim. Ata duan t‘i mbulojnė kullat me shoshė, sepse janė tė ndėrgjegjshėm se pėrmes tyre po e vrasin kryeqytetin. Mjafton tė pėrmendėsh se kryeministri i sotėm, 20 vite mė parė, kur ishte ministėr Kulture dhe kur nuk kishte mundėsi tė fuste gjė nė xhep, e shpalli zonė tė ruajtur qendrėn e Tiranės ku po jep leje sot. Mjafton tė pėrmendėsh se Erion Veliaj, nė fushatė, kur duhet tė joshte qytetarėt pėr vota, premtonte zero ndėrtime nė Tiranė. Qė pas fitores ai ka firmosur plot 170 pallate tė reja.

    Nė kėtė kuptim, ky krim qė po tenton tė mbulohet me heshtje, i ngjan njė tjetri, atij qė Edi Rama dhe Saimir Tahiri kryen nė mandatin e parė tė Rilindjes, kur i hapėn rrugėn kanabizimit tė vendit.

    Analogjitė nuk gjenden vetėm tek fshehtėsia. Ato nuk pėrkojnė vetėm nė faktin se edhe atėhere socialistėt bėrtisnin qė alarmi pėr hashashin qe njė shpikje e opozitės dhe mediave tė kazanit. Jo, analogjia shkon pėrtej pėrpjekjes pėr fshehjen e mėkatit.

    Po ti analizosh me kujdes, tipologjia e dy krimeve edhe atij qė u bė me hashashin dje edhe atij qė po bėhet me betonizimin sot, ėshtė e njėjtė.

    Kanabizimi i vendit u fillua pas shout tė ndėrhyrjes nė Lazarat.

    Betonizimi nisi pas spektaklit tė moratoriumit dhe anullimit tė lejeve pėr dy kullat tek diga e liqenit dhe tek xhamia e re.

    Kanabizimi thithi njė pjesė tė madhe tė parave tė lira qė mund tė investoheshin me sukses tjetėrkund.

    Kjo po tentohet tė bėhet edhe me kullėzimin sot e mbrapa.

    Kanabizimi pėrkundi ėndrrėn e fitimit tė menjėhershėm, por shkatėrrues pėr tė ardhmen.

    Kjo rrezikon tė ngjasė edhe me valėn e tanishme tė betonizimit.

    Kanabizimi shėrbeu pėr fluksin e parave tė zeza qė u pėrdorėn pėr financime politike. Edhe betonizimin, Rama, pėrmes oligarkėve tė tij, po e pėrdor pėr tė njėjtėn gjė.

    Por, sado e rėndė apo cinike qoftė, duhet pohuar njė gjė. Kanabizimi ishte vėrtet njė krim i paramenduar shtetėror, efektet e tij pėr korruptimin e shtetit, pėr nėpėrkėmbjen e policisė, pėr shkatėrrimin ekonomik tė bujqėsisė dhe shtimin e pėrdoruesve tė rinj tė barit, qenė vėrtet tė tmershme. Por efekti i tij, ėshtė i ērrėnjosshėm mė lehtė dhe me pasoja mė afatshkurtėra.

    Ndėrsa politika urbanicide e betonizimit ėshtė krejt ndryshe. Ajo e shakatėrron nė mėnyrė tė pakthyeshme Tiranėn duke e bėrė atė qytetin me mbipopullimin mė tė madh nė Europė (25 mijė banorė pėr km2 sot, nga 5 mijė qė ka Brukseli) dhe me sipėrfaqen e gjelbėrimt mė tė reduktuar pėr person. Ajo i jep dėrrmėn e fundit ēpopullimit tė Shqipėrisė, duke mbledhur nė 0.2 pėrqind tė sipėrfaqes sė vendit, gati gjysmėn e banorėve (plani urbanistik i Veliajt ka parashikuar njė qytet me 1.3 milionė banorė). Ajo fundos memorien historike tė qytetit dhe rrėnon pėrfundimisht imazhin e projektuesve italianė tė gjysmės sė parė tė shekullit tė shkuar. Ajo vulos pėrfundimisht lėngimin e tij, nga njėra prej sėmundjeve mė tė pashėrueshme tė kohės sonė: komercializimi i sipėrfaqeve publike.

    Pėr tė gjitha kėto arsye, sado paradoksale qė tė duket nė pamje tė parė, krimi i rilindasve tė mandatit tė dytė Rama- Veliaj, ėshtė shumė mė monstruoz sesa ai i ēiftit tė dikurshėm Rama- Tahiri.

    Vala e re e betonizmit do tė jetė njė gjėmė e pakthyeshme historikisht dhe e papėrballueshme ekonomikisht. Prandaj arkitektėt dhe aktorėt e saj refuzojnė qė tani t’i vėnė fytyrėn. Prandaj ata janė tė gatshėm tė shfaqen nė ekrane kur mbjellin qoftė edhe njė pemė, por zhduken prej tyre kur firmosin njė kullė. Prandaj plani urbanistik i Tiranės u miratua nė natėn e vitit tė ri. Prandaj mbledhjet e KKRT, Rama i bėn gjithnjė nė fshehtėsi.

    Sepse si ai, si Veliaj, e dinė fundit. Ata e dinė se ē‘po bėjnė.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Kullat e Veliajt, krim mė i madh se hashashi i Tahirit

    Qe kur u pa se Lali Eri kishte fillu me mbjell pem nga Farka u mor vesh qe ēa pislliku po bohet.

    Nuk duket me Lali Eri mrena Tirones,nuk ka mo as lulishte edhe as kanale per tubat e ujit ne televizion,kemi vetem mbjellje pemesh me tre turne ke rezervuari i Farkes.

    Ta shikojm se sa do zgjasi ky muabet i mbjelljes te pemve ! Se jan po ato pem qe mbillen ne mengjes per te dal ne Tv Lali Eri,ne nje vend. Ne dark shkulen nga ai vend dhe Lali Eri i mjell ne vend tjeter.
    Ka peme qe deri tani jane mjell ne nja 10-20 vende te ndryshme. Shkul anej e mbill kendej. Jane po ato 20-30 peme qe levizin ne te gjith Tironen.

    Prandaj e qun pyll orbital,se xhirojn pemet nga i ven tek veni tjeter. Pem qe me shum rin ne ajer gjat trasportit.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Kullat e Veliajt, krim mė i madh se hashashi i Tahirit

    Duke me vjen mire qe informohesh nga media e kazanit, po te pakten ruaj autoresine te dime kush militant i PD i ben keto te "verteta"

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Kullat e Veliajt, krim mė i madh se hashashi i Tahirit

    Lazo i vetmi qe flet me gjuhe militanti ketu je ti!
    Lajmi eshte marre nga nje portal. Me keto termat si kjo e kazanit merru ti bashke me Ramen!
    Nejse nqs ke ndonje kundershtim per temen ne fjale, bujrum. Nqs jo vazhdo me cic-micat..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duke_Of_Arberia : 19-02-2018 mė 18:46
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Kullat e Veliajt, krim mė i madh se hashashi i Tahirit

    Po sakte,ky eshte krim monstruoz. Betonizim qe nuk po i shihet fundi megjithese premtojne e bertasin sa here ka fushata se nuk do lejojne kete babezi.Po ja del e mbjell ndonje plep a pishe dhe populli kalon ne ekstaze.Nderkohe qe mbillen monstra betoni dhjetra kateshe. hashahi edhe shkulet po pati pak vullnet politik,por keto kulla do ti kemi aty pergjithmone si shenje e babezise dhe natyres kriminale te atyre qe e qeverisen kete vend.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •