Në përvjetorin e 10-të të pavarësisë së Kosovës, Edi Rama ka propozuar që Kosova dhe Shqipëria të përfaqësohen në politikën e jashtme me ambasada të përbashkëta, politikë kombëtare të sigurisë dhe me një president të përbashkët mbarëkombëtar.
“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, deklaroi Rama.
Kjo ide është përshëndetur nga shumica e popullsisë së Kosovës, përfshirë edhe krerët e Vetëvendosjes, por po kundërshtohet nga Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, i cili në Facebook e ka quajtur idenë e Ramës si të dëmshme për aspiratat e Kosovës për integrim në NATO dhe BE. Qesharake kjo, duke pasur parasysh faktin që Shqipëria është në NATO dhe është shtet kandidat për integrim në BE - larg para Kosovës në këto hapa. Aspiratat e Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën, në fakt janë të njejtat, dhe Shqipëria është me kilometra përpara.
Krijoni Kontakt