Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"

    Kokëdhima lëshon piskamën luftarake: Të përmbysim tiraninë e kusarëve, të shpëtojmë Shqipërinë!

    Emri:  rama-kokedhima.jpg

Shikime: 279

Madhësia:  31.2 KB

    Sot ka shpërthyer Koço Kokëdhima, biznesmen i njohur, botues, politikan, ish-deputet i PS dhe ish-mik i ngushtë i Edi Ramës. Koço bën thirrje për përmbysje të kryeministrit, bile lë të kuptohet se është gati të prijë karvanit popullor, edhe duke u sakrifikuar personalisht në emër të drejtësisë. Dhe  Koço shquhet për sakrifica njerëzore, aqsa i kujtoj edhe Avni Rustemin, kryeministrit.

    Ja se ç’shkruan Kokëdhima sot: “Unë kam përkushtimin, kurajon, dijet, forcën, urtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur që ta udhëheq popullin tonë drejt shembjes së tiranisë që na sundon”. 

    Pas kësaj thirrje luftarake e sublime, Koço Kokëdhima ka takuar miqtë, familjen dhe të afërmit, për t’ju thënë se do udhëheqë popullin shqiptar për ta çliruar nga tirania e Edi Ramës, ish-mikut të tij.

    Ja se çfarë shkruan sot Koço Kokëdhima:

    Instituti i Statistikave konfirmoi zyrtarisht që shqiptarët po ikin masivisht nga vendi. Të rinjtë dhe familjet me fëmijë të vegjël po e shohin të ardhmen e tyre shumë larg. Çdo vit janë larguar nga vendi mbi 40 mijë persona në këtë periudhën e fundit. Popullsia e Shqipërisë u tkurr me 0,2 për qind në vitin 2017. Grupmosha deri ne 19 vjeç pati rënien më të madhe me 15 mijë persona. Nëse do të vazhdohet me këto ritme, për më pak se 100 vite, Shqipëria nuk do ketë më shqiptarë. Kjo është një tragjedi. Vendi që i rezistoi Romës, Bizantit, Perandorisë Osmane, nazistëve dhe diktaturës në të shkuarën, sot rrezikon të zhduket. Këtë po e bëjnë kriminelët e politikës, maskarenjtë dhe mafiozët e partive të vjetra në pak vite. Familjet e reja nuk duan të lindin fëmijë, sepse ose nuk i kanë mundësitë ekonomike, ose nuk duan të rrisin fëmijët e tyre në një vend që nuk ofron asnjë perspektivë. Këtu nuk mund të gjesh një punë, nëse nuk je i lidhur me politikën. Nuk mund të bësh biznes po të mos korruptosh politikanët. Meritat, dijet, aftësitë nuk vlejnë për asgjë. Ja pse e ardhmja e vendit është në rrezik. Ne nuk duhet t’i lëmë të na zhdukin si komb! Është koha të marrim fatin në duart tona.
ZGJIDHJA është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka vizionin, programin, vullnetin dhe aftësinë të udhëheqë popullin tonë drejt lirisë, demokracisë dhe mirëqenies. Liri dhe më shumë punë, më shumë të ardhura, më shumë mbrojtje sociale, drejtësi dhe zero korrupsion.
Unë kam përkushtimin, kurajon, dijet, forcën, urtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur që ta udhëheq popullin tonë drejt shembjes së tiranisë që na sundon. Zgjohuni! Kush e ka dorëzuar lirinë për pak para, siguri dhe paqe nuk meriton as liri, as para, as siguri dhe as paqe. Të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe t’i përmbysim kusarët dhe kriminelët që mbajnë peng Shqipërinë prej 27 vitesh! Mos u trembni! Ne s’kemi çfarë të humbasim. Shqipëria është kthyer në parajsë për tiraninë e hajdutërisë dhe ferr për popullin e thjeshtë që shtypet e dëbohet pa mëshirë. Nga kjo luftë do të fitojmë lirinë, jetën, të ardhmen; do të fitojmë Shqipërinë që kemi humbur. Ajo as na njeh, as na do dhe as na mban më! Për këto ia vlen të sakrifikojmë gjithçka!

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"

    Mundet te komentohet vetem me obobooo,me nje numur o-sh te papercaktuar ??

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"

    kete kocon nuk e marr vesh. ci duhet politika ketij.
    shumica i futen politikes te bejne para
    ky sa per para mire eshte ska nevoje,
    do thote dikush epo e ben per te miren e popullit
    epo mire le ta beje, por kur nuk ja var njeri
    kot i futet ketij sporti, ska me se te merret

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"

    Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"


    Perkthimi i kesaj ne Shqip eshte:
    Çohuni Shqiptar per te rrezuar Ramen, se ma futi dhe me ka hyre frika, me mire une ne pushtet se ai!

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"

    Ilir, ne 2013 thurtle elozhe per Ramen me te njejten batute duke e quajtur shpetimtarin e vendit. dhe i gjithe problemi ishte Sala. Ndersa sot, jane kthyer rolet..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Ilir, ne 2013 thurtle elozhe per Ramen me te njejten batute duke e quajtur shpetimtarin e vendit. dhe i gjithe problemi ishte Sala. Ndersa sot, jane kthyer rolet..

    Problemi ishte dhe eshte Sala, sebashku partine e tij, me Meten (bashke me partine e gruas) dhe me Ramen (bashke me partine).
    Problemi eshte politika Shqiptare!

    Por, populli eshte arsyeja kryesore qe kemi nje politike te tille!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ilir-Arber për postimin:

    King Bardhyl (19-02-2018)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kokëdhima lëshon piskamën luftarake: Të përmbysim tiraninë e kusarëve, të shpëtojmë Shqipërinë!
    ore mire populli qe ka shume arsye te cohet,
    po ky kocua cfare arsye ka

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Koço Kokëdhima: "Të ngrihemi o shqiptarë të shpëtojmë vendin nga tirani Edi Rama!"

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Problemi ishte dhe eshte Sala, sebashku partine e tij, me Meten (bashke me partine e gruas) dhe me Ramen (bashke me partine).
    Problemi eshte politika Shqiptare!

    Por, populli eshte arsyeja kryesore qe kemi nje politike te tille!
    Fajin e ka Haxhi Qamili
    sepse po te mos ishte permbysur mbreti nuk do kishim patur me qindra qerveri
    nuk do na kishte pushtuar gjermani qe gjerman do kishim mbretin
    nuk do ishte enveri ne pushtet qe u be i pari i partise komuniste
    dhe po te mos kishte parti komuniste nuk do ishte riemertuar parti e punes
    dhe po te mos kishim partine e punes nuk do kishin lindur tre parti semi-komuniste pd, ps lsi
    dhe pastaj vazhdon me ate qe thua ti

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •