Diteve te fundit qenka hapur nje teme e re ne Kosove. Pas dekorimit te Prishtines per 10 vjetorin e pavaresise, zv. Kryeministrit Behxhet Pacolli i paska dale pune me flamurin kombetar ne hyrje te Prishtines. Pas vendosjes se dhjetra mijra flamujve te kalter neper qytet, ai e paska pare qe ne 2-3 vende ende valon flamuri kuq e zi, edhe sot paska marre vendim per t'a larguar flamurin kombetar nga "Rrethi".

Ne anen tjeter, nje grup ka vendosur te dale te rrethi ne mengjes dhe t'a mbroje flamurin nga qeveria.

Shtrohet pyetja, pse gjithe kjo zhurme? Nuk ka asnje ligj qe specifikon qe flamuri shteteror duhet te qendroje "te Rrethi". Ajo eshte hapesire publike, ku qendron flamuri kombetar nga viti 2013. A eshte kjo zhurme rezultat i ndonje agjende per shperlarje te trurit dhe themelim te nje "kombi" te ri, apo thjesht servilitet i tepruar i stilit "hiqe ate flamur se turp te na e sheh ndonje vizitor"? Pse duhet te turperohet shqiptari nga flamuri shqiptar ne shekullin 21?