Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Llalla ikën nga drejtësia; informon edhe Vettingun

    Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kërkoi Presidentit që ta heqë nga listat për emërimet si gjyqtar.


    Llalla informoi Presidentin se heq dorë nga e drejta për t’u emëruar si gjyqtar Apeli.

    Top Channel ka siguruar letrën që ish-kryeprokurori i dërgon Presidentit.

    Pas largimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm ligji i jep të drejtën Llallës që të emërohej si gjyqtar në Gjykatat e Apelit.

    Prej largimit deri më tani, ish-kryeprokurori ishte në pritje të emërimit që nuk iu bë. Prej kësaj të shtune, ai nuk pret më dhe ka informuar edhe organet e vetingut se nuk është më pjesë e sistemit të drejtësisë dhe si i tillë nuk ka më arsyet që figura e tij të kalojë në vetting.

    Nga organet e vettingut nuk ka një përgjigjie nëse kjo është e mundur.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Llalla ikën nga drejtësia; informon edhe Vettingun

    Edhe nje qe kishim ne luften kunder krimit dhe korrupsionit iku.Na la vetem !

    Qe iku nga drejtesia dihet qe eshte nje humbje e madhe per historine boterore te ligjit ne pergjithsi.Por, iku pa na sqaruar nje aspekt interesant ne Shqiperi :

    Pse dipllomimi nga shkolla e mesme ne Shqiperi eshte me i veshtire se ai universitar ?

    ( Sikur te jete e vertete qe nuk ka kryer shkollen e mesme do ishte nje skandal i lezeçem historik).

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Llalla ikën nga drejtësia; informon edhe Vettingun

    Cila ishte frika e Llales?

    Nuk ma do mendja se ka nje Gjykates te ndershem ne Shqiperi.

    Tre institucionet kryesore te nje Shteti dhe Kombi (Drejtesia, Mjekesia dhe Edukimi) jane te zhytur ne koreupsion dhe paaftesi!

    Gjyjatesit jane aktoret kryesore ne krimet e renda qe vazhdojne te ndodhin ne Shqiperi, gjykimi i padrejte ka sjelkur nje frakture ne shoqeri.

    Doktorret marrin leke nen dore, dhe te vrasin me paaftesine qe neglizhence.
    Keshtu eshte kur e merr shkollen me lek dhe me seks!

    Kjo me çon te Edukimi, sa persona te diplomuar ne Shqiperi e kane fituar diplomen me djerse?

    Pedagoget jane bere me vila!


    Vetem ne Shqiperi ndodh qe popullata deshiron pune ne Shtet, kurse neper Bote kerkojne privatin.

    Perse do thuash?

    Sepse, shteti ne Shqiperi eshte Privat!



    Druri i drejte e prish gjith stiven, keshtu qe shtermberohet ashtu si te tjeret per ta mbajtur bashke!

    Kjo eshte Shqiperia, keta jane Shqiptaret!.

    Vetem nje gjykate nderkombetare do te bente pune ne Shqiperi!

    Llala ja ben mire qe dorezohet, nje hall me pak per Shqiptaret.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Adriatik Llalla i ‘përfshirë në korrupsion,’ non grata në SHBA

    Departameni i Shtetit i ndaloi të mërkurën hyrjen në SHBA ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij duke e akuzuar për korrupsion.
    Emri:  llalla-flet-per-gazetaret-768x604.jpg

Shikime: 453

Madhësia:  38.3 KB

    Në njoftimin e bërë publik nga sekretari i shtetit Rex Tillerson, nënvizohet se ky vendim merret për shkak të përfshirjes së Z. Llalla në mënyrë ‘domethënëse’ në korrupsion ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

    Ligji amerikan parshikon që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

    Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose t’i bëjë publike, sicc ishte rasti kundër z. Llalla.

    Përveç Llallës, vendimi sanksionon hyrjen në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

    Adriatik Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur ai u zëvendësua nga Arta Marku.

    Gjatë periudhës që drejtoi organin e akuzës, Llala është akuzuar se nuk ka vepruar kundër korrupsionit dhe është përplasur publikisht me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë për shkak të pozicioneve mbi reformën në drejtësi.

    Duke folur në një konferencë të shoqërisë civile në shkurt 2017, ambasadori amerikan Donald Lu, e akuzoi publikisht Llallën se po pengonte reformëën.

    “Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës”, deklaroi Lu.

    “Populli shqiptar duhet t’i tregojë këtyre njerëzve të fuqishëm që po vëzhgon. Partnerët ndërkombëtarë do mbështesin përpjekjet e tyre”, shtoi ambasadori.

    Pas akuzave të drejtpërdrejta të ambasadorit të SHBA-së, Prokuroria e Përgjithshme u përgjigj me një deklaratë për shtyp ku e akuzonte përfaqsuesin amerikan në Tiranë se po ushtronte shantazh me pikëpamje ‘sorosiane.’

    “Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë,” shkruhej në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

    “Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet,” shtohet aty./reporter.al

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Llalla ikën nga drejtësia; informon edhe Vettingun

    Shikoje ca surrat mushke ka ky mer pash Zotin.Mjere ai popull kush drejton.Ky as per bari dhishe nuk ben e jo me per prokuror.Si nuk i hyn gjemb ne kembe ketyre gjakpiresve eshte mister. Popull qe te vret per nje bostan,por qe duron pushtetet tiranike me servilizem ekstrem.Mentalitet sklleverish

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Llalla ikën nga drejtësia; informon edhe Vettingun

    serioze puna e kishte nxjerre lajmin edhe departamenti i shtetit
    https://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2018/02/278338.htm

    thua te jete fillimi i uraganit....

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Llalla ikën nga drejtësia; informon edhe Vettingun

    Po i pashe keto fytyra hienash ne burg do filloj te shkoj ne kishe ose ne xhami,ose ne te dyja,Vetem ti shoh nje here maskarenjte te paguajne per krimet ndaj popullit te tyre.

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Llalla ikën nga drejtësia; informon edhe Vettingun

    Dënohet me 2 vite burg Adriatik Llalla, i konfiskohen edhe pasuritë

    GJKKO ka vendosur sot masën e arrestit për Adriatik Llallën, ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm. GJKKO ka vendosur që Llalla të dënohet me dy vite burg dhe konfiskim i disa pasurive. Gjithashtu ai nuk duhet të ushtrojë detyrën e tij për 5 vite. Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë.

    Ish-kryeprokurori ka 15 ditë kohë për të apeluar vendimin dhe nëse, gjithçka vendoset në formë të prerë, Llalla do jetë i detyruar të vuajë dy vite burg. Kujtojmë se Llalla dhe familja e tij janë shpallur non grata nga SHBA, që në vitin 2018.

    Burimi : https://joq-albania.com/artikull/869579.html

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •