Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Manjani i mrekulluar, nga një zbulim i fundit i ambasadorit Lu: Rakia bëhet nga rrushi!

    Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, sërish ka thumbuar ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu. Nëpërmjet një postimi plot ironi dhe sarkazmë në faqen e tij në Facebook, ai tallet me mesazhin përshëndetës të ambasadorit, për pezullimin nga ana e KLD-së të tre gjyqtarëve që kanë parë qyl një ndeshje në stadium.

    Manjani pasi tejkalon ironinë, i kujton Lu-së, plot 11 çështje madhore, për të cilat ai hesht, që po shkatërrojnë Reformën në Drejtësi, kapjen e saj nga qeveria, korrupsionin, apo edhe qëndrimin antiamerikan të saj me votën në OKB.

    Postimi i plotë i Ylli Manjanit, në Facebook:

    Mbrëmë fjeta i qetë!

    Megjithë prezencën e një kolle rraskapitëse post gripale, prap fjeta i qetë sapo lexova mesazhin e zotit Lu, për “pezullimin nga KLD të 3 gjykatësve që kanë parë ndeshje në stadium”.

    Veçanërisht më “qetësoi” sentenca ...” gjyqtarët duhet të pezullohen deri sa të gjykohen”.

    Uau!

    Rakia u bëka vërtetë nga rrushi!

    Qetësuese, apo jo?

    Pas kësaj që lexova, çova në djall:

    - zgjedhjen anti-Kushtetuese të Prokurores së Përgjithshme,

    - krimin e ekstradimit anti-ligjor të Nazer Seitit,

    - amnistimin e çdo trafiku droge,

    - imunizimin nga ndjekja penale e çdo shkelësi ligji në pushtetin aktual,

    - paligjshmërinë e përditshme të shtetit e qeverisë,

    - rivendosjen e hetuesisë politike në Ministrinë e Brendshme,

    - kontrollin e drejtësisë nga qeveria,

    - shantazhet për arrestime të opozitës,

    - dëmet e pallogaritshme financiare që qeveria po i faturon buxhetit publik,

    - votën e qeverisë kundër SHBA,

    - largimin edhe të atyre pak amerikanëve dhe zëvendësimi me Rusë,

    Në djall vafshin!

    Meqë këto nuk janë problem për zotin Lu, ska pse të shqetësohemi!

    Le të merremi me tre gjyqtarë që panë një ndeshje në stadium.

    Ndërkohë e gjithë qeveria rri në stadium e nuk i thotë kush asgjë?!

    Sapo erdhi edhe gjoba tjetër nga Arbitrazhi: 57 Milionë dollarë!!!

    Ndoshta ky nuk është abuzim aq i rëndë sa kqyrja e një ndeshje futbolli...

    Dhe fjeta...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Manjani i mrekulluar, nga një zbulim i fundit i ambasadorit Lu: Rakia bëhet nga rrushi!

    Problemet e korrupsionit jane direkt pergjegjsi e kryeministrit
    Liu eshte diplomat dhe flet sipas protokolleve strikte te diplomacise, Te folurit me ironi apo sarkazam
    eshte shprehje disrespekti
    Fjala e lire nuk eshte e cliruar nga
    pasojat,perkundrazi,vjen me pergjegjsi dhe pasoja,
    Korrupsioni administrativ ka histori te gjate dhe eshte tregues
    i korruptimit moral,drejtimit te dobet ne shtet dhe neglizhences
    dhe pa aftesise se organeve
    ekzekutive,

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Manjani i mrekulluar, nga një zbulim i fundit i ambasadorit Lu: Rakia bëhet nga rrushi!

    yp xhixhi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •