Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Shpërthen gazetarja/ Mbyllën njërin sy për kanabisin, i hapën të dy për integrimin

    Pas përgjigjes negative që i dha sot Brukseli vendit tonë, duk i thënë ‘Jo’ hapjes së negociatave për anëtarësim, ka reaguar edhe gazetarja Sonila Meço.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meço shkruan se Shqipëria mbeti peng i europianëve që mbyllën njërin sy kur vendi u kanalizua.

    Ja çfarë shkruan Meço:

    D.m.th mbyllja e njërit sy të eurokratëve, që toleruan bash mirë situatën e krijuar në Shqipëri me mbjellje e korrje kanabisi, nuk arriti të shoqërohet me mbylljen e tjetrit, por me hapjen e të dyve kur bëhet fjalë për zgjerimin dhe hapjen e negociatave.

    1. Eurokratët pranojnë se duhet të bindin qytetarët e vendeve të tyre për çdo vendim mbi zgjerimin. Qytetarë që informohen nga shumë burime në vend, as nga kazanë e as nga përfaqësuesit e tyre në Shqipërinë e kazanëve dhe që kanë shqetësim krimin e organizuar, gjendjen e demokracisë, kapjen e shtetit dhe korrupsionin në vend. Se paguajnë taksa ata. Edhe votojnë.

    2. Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet për parlamentin europian. Me gjithë dëshirën e eurokratëve të Brukselit për të avancuar edhe pa meritë zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor (për të shenjuar një sukses në karrierën personale), do qe një kosto elektorale përballë votuesve europianë nëse do të mbyllnin të dy sytë për vendime të pamerituara (që do t’u kërcënonte karrierën personale).

    Pra nuk bëhet kjo punë as me militantizëm, as me inat, aq më pak me PR, apo me konçensione për të shmangur veton e vendeve të veçanta.

    Bëhet vetëm me plotësim kushtesh, kur të luftohet seriozisht krimi i organizuar, kur reformat të prodhojnë demokraci, kur pushteti nuk kap shtetin, kur korrupsioni mos lubrifikojë më hallkat e çdo pushteti.

    Ra edhe kjo alibi, tani punës seriozisht. Nuk ballkanizohet Europa, as me PR e as me shantazhe ‘m’jep t’jap’.

    Ndonjë europian edhe mundet...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shpërthen gazetarja/ Mbyllën njërin sy për kanabisin, i hapën të dy për integrimin

    Ne vetem me Rripin e Gazes krahasohemi per ekonomi,politike,korrupsion,ndertime pa leje.Ne te tjerat eshte me mire Rripi I Gazes.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthen gazetarja/ Mbyllën njërin sy për kanabisin, i hapën të dy për integrimin

    Duke_Of_Arberia,

    Me te vertete kujton se Edi Rama dhe 100 hajdutet e kriminelet qe i shkojne nga pas u intereson anetaresimi ne BE? Interesi i tyre kryesor eshte qe te mbajne larg amerikanet, gjermanet, evropianet nga Shqiperia, ne menyre qe Shqiperia te kthehet ne cifligun e tyre e ne parajsen e krimit e krimineleve. Gjithe kriminelet shqiptare ne bote qe jane ne kerkim i gjen ne Shqiperi. Dhe jo vetem ata shqiptare, ke edhe plot kriminele te huaj. Shteti ligjor dhe parajsa e krimit nuk mund te bashkejetojne dot. Shqiperia sot eshte parajse e krimit, suksesi i madh i Edi Rames e shokeve te tij. Per kete do ta mbajne mend shqiptaret e brezave me pas e historia. Shteti ligjor ne Shqiperi ka vdekur, po jep shpirt. Dhe pa shtet ligjor, nuk ka anetaresim ne BE se BE nuk ka asnje fare interesi te pranoje ne mesin e saj Hashash Republika.

    Mos t'iu genjeje mendja se Rama lufton per pranimin e Shqiperise ne BE. Ato qe thote ne publik jane vetem lojra fjalesh.

    Albo

    P.S Zgjedhjet qe do te mbahen ne Itali muajin tjeter kane per te tronditur themelet e vete BE.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •