Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dha një intervistë për kryeredaktoren e EURACTIV, Daniela Vincenti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

    Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014 dhe jo shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Përse, kush e ka fajin?

    Shumë kanë ndodhur, pasi ne kemi bërë një mal me gjëra, së pari e mbi të gjitha, reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, legjislacionin tërësisht të ri të drejtësisë dhe tani po ndërtojmë institucione tërësisht të reja të drejtësisë. Kështu, shprehur në terma të asaj se çfarë ka ndodhur, ky është një revolucion. Tani, në fund presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe shpresoj se do të jetë koha e duhur dhe viti i duhur.

    Mund të tregoni disa ndryshime që janë të rëndësishme?

    Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe kemi bërë progres të madh në pesë prioritetet kryesore, që nuk ka qenë e lehtë. Ajo që kemi bërë në fushën e drejtësisë është praktikisht detyra që u është caktuar të gjitha vendeve që tashmë kanë çelur negociatat dhe që kanë të bëjnë me kapitujt 23-24, që janë më të vështirët. Tani kemi filluar procesin e vetingut, procedurës së vlerësimit me një pastrim të madh dhe njerëzit, të cilët s’do të mund të përligjin pasurinë e tyre, ose s’do të jenë në gjendje të justifikojnë vendime të caktuara në të kaluarën, do të largohen. Kjo është shumë e rëndësishme.

    Ne më në fund gjithashtu kemi pastruar vendin nga dukuria 25-vjeçare e kultivimit të kanabisit. Ne zhvilluam një luftë të madhe me shumë fitore, disa humbje dhe disa dështime, por në fund ia dolëm mbanë. Tashmë ne do të jemi jashtë hartës së vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë kanabis dhe kjo është e rëndësishme. E njëjta vlen edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku po bëjmë progres të mirë. Natyrisht, mbetet ende shumë për të bërë. Ende nuk kemi mbërritur ku duhet dhe kjo është arsyeja përse kemi nevojë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, si një proces që do të thellojë reformat tona.

    A do të fillojnë këtë vit bisedimet e anëtarësimit?

    Shpresoj kështu. Ne kemi bërë gjithçka që të marrim rekomandime të drejta dhe të sigurojmë votën e Këshillit Evropian.

    Çfarë e pengon nisjen e bisedimeve?

    Kemi nevojë për një rekomandim dhe Këshillin Evropian që ta aprovojë.

    Gjatë presidencës bullgare?

    Mendoj se është koha e duhur, mendoj që ky Komision duhet të përfundojë këtë punë, pasi nuk ka arsye që të pritet për një Komision të ri dhe të kalohet nëpër të gjithë ferrin e zgjedhjeve të reja dhe të gjithë ferrin e dinamikës së politikës së brendshme të shteteve të ndryshme.

    Nëse do të ketë një shtyrje të re, me siguri do të ketë edhe një periudhë tjetër pasigurie…

    Nuk dua as ta mendoj një shtyrje tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo që presim nuk është tjetër veçse një rekomandim i ndershëm nga Komisioni dhe aprovimi i tij nga Këshilli Evropian.

    Nëse do të ndodhë një shtyrje tjetër, sa e dëmshme do të ishte për Shqipërinë?

    Mua kurrë nuk më pëlqen të flas me “nëse”, por nëse ndodh një shtyrje, kjo nuk do të dëmtojë Shqipërinë, por do të jetë e dëmshme për rajonin, sepse do të legjitimojë krisjen për shkak të vendeve që tashmë po negociojnë, Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendeve që ende nuk i kanë nisur negociatat, ndonëse e meritojnë plotësisht fillimin e negociatave. Dhe ato kanë plotësisht të drejtë të shprehen se praktikisht nuk ekziston asgjë që e diferencon Serbinë dhe Malin e Zi me Shqipërinë me Maqedoninë dhe ne jemi të gëzuar që miqtë dhe fqinjët tanë po negociojnë, por mendojmë që është një tablo shumë e pandershme e Ballkanit që të jetë kjo ndarje mes vendeve që i kanë hapur negociatat dhe atyre që nuk i kanë hapur, ndonëse e meritojnë t’i hapin.

    A mendoni që tre vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për zhbllokimin e integrimit të ri të rajonit? E them këtë, sepse gjatë kësaj periudhe do të kemi disa presidenca që janë shumë të prirura të zgjidhin çështjen e Ballkanit Perëndimor, të përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor.

    Praktikisht, Ballkani Perëndimor është zhbllokuar që kur Angela Merkeli ndërmori iniciativën e Procesit të Berlinit dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ajo që kemi nevojë është që të mos humbasim asnjë hap.

    A mendoni se Shqipëria mund tw luaj njw rol konstruktiv në pjesën me shumicë Serbe të Kosovës?

    Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë te luaje njw rol konstruktiv, ne jemi plotësisht te angazhuar te bëjmë gjithçka që eshte e mundur per të lehtesuar proçesin. Jam plotësisht i bindur se ka ardhur koha te dalim nga ky moçal historik duke ua dhënë Kosovën Kosovarëve. Kosova meriton të njihet dhe sigurisht qe ky proces është i dhimbshëm për Serbinë. Kam shumë respekt për Aleksandar Vuçiç, i cili e ka njohur problemin, dhe ka ndryshuar kursin duke refuzuar te jetojë me mohimin, por duke treguar kurajo të përballet me problemin. Shpresoj shumë se do te ketë këtë guxim dhe vendosmëri deri në fund dhe sigurisht qe kjo duhet të ndodhë pavarësisht marrëveshjes midis dy vendeve dhe do të mbështetet plotësisht.

    Por a mendoni se Serbia do të njohë Kosovën përpara se të integrohet ne BE apo do të arrihet një kompromis?

    Serbia nuk mund të futet ne BE nëse nuk njeh Kosovën, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme dhe pse është në interesin e të dy palëve të arrijnë në një zgjidhje. Sigurisht, gjetja e një zgjidhjeje nuk do të jetë e lehte, do të jetë e dhimbshme por duhet të gjendet.

    Ju dëgjova të shpreheni se dritarja e mundësisë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor po mbyllet nëse nuk ka një vrull për t’i futur ato brenda.

    Unë kurre nuk kam thënë se dritarja e mundësisë po mbyllet, sepse unë kurre nuk e kam parë të mbyllet. Dritarja a mundësisë nuk është e hapur mjaftueshëm dhe duhet të jetë e hapur. Midis kërcënimeve për ta mbyllur dhe nevojës për t’u hapur, ne duhet të marrim përgjegjësinë, pikërisht kjo është ajo qe thashë. Është shumë e qartë pasi BE është p aq I rëndësishëm për ne, sa jemi ne për ta në siguri dhe kontrollin e plotë mbi tokën dhe hapësirën evropiane. Ne nuk duhet të lejojmë aktorë të tretë të futen në lojë, dhe të çojnë nëpër mend dhe krijojnë një zonë grin ë mes të Evropës.

    Për shkak të përbërjes etnike në Ballkanin Perëndimor, disa Evropianë hezitojnë të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit, si mund t’i bindni ata?

    Është çështje e edukimit të tyre, është çështje e informimit të tyre me durim, sepse kjo ndodh për shkak të mungesës së njohurive, është çështje e mungesës se mendimit strategjik që ata kanë bazuar në një njohje sipërfaqësore të Ballkanit dhe Evropës në lidhje me Ballkanin. Si rrjedhim, nënvlerësimi i Ballkanit është një gabim i madh dhe mendimi se BE mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i madh.

    http://www.gazetadita.al/rama-presim...e-be-kete-vit/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin

    Nuk futet Shqiperia ne KE, dhe po u fut, do te jete vendi i fundit qe futet dhe kushedi sa vite.
    Çeshtja eshte me komplekse sesa e ben Rama. Europa na ka hale ne sy (pa faj ketu).
    Gjendja politike qe sot e 28 vite ka qene e mjerueshme, emigracioni i larte dhe lidhja me krimin eshte diçka qe i shqeteson gjithashtu, si dhe problemet me ligjin (zbatimi i tij, tokat etj).

    KEja nuk jane idiote dhe as qorre, ata e kane pare se çdo gje ne Shqiperi eshte bere ne menyre siperfaqesore.

    Kjo gjendje e tille eshte e volitshme vetem per parazitet e politikes Shqiptare.
    Ndoshta prandaj dhe ka nje sabotazh si majtas dhe djathtas vazhdimisht kundrejt kritereve te KEse.

    KEja e beri nje gabim me Bullgarine dhe Rumanine, keto dy vende vuajne nga kortupsioni, papunsia dhe krimi.
    Kjo e shqeteson KEne.
    Pastaj eshte, Serbia, Mali i Zi fhe Maqedonia.
    Eshte me se e dukshme se vendet Ballkanike qe jane jashte KEse (por dhe Bullgatria,Rumania dhe Greqia) jane nje Migrene per KEne.

    Fatkeqesisht ne nuk kemi shanse per tu futur se shpejti, si te jete e majta ne pushtet api e djathta.
    Me kete lloj politike nuk kemi te ardhme.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2018
    Vendndodhja
    Ne shqipri
    Postime
    1

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Duhen njerez per me u fut ne be jo kafshe

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Koha do e tregoje, analiza e teori konspirative mund te bejme gjithe diten..

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Hapja e bisedimeve do ishte lajmi me fantastik i viteve te fundit!
    Edhe pse nuk e meritojme hapja e nje dere nga BE te detyron te permiresosh standartet dhe rregullat e lojes.
    Uroj qe kjo gje te ndodhi..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Fati i futjes se Shqiperise ne BE varet nga "Kosova" Po njohti Serbia Kosoven atehere mbasi te futet Serbija do futet dhe Shqiperia. Dhe Serbija paka a shume bllokon dhe Malin e Zi me Maqedonine se o futen ne bllok ose nuk futet asnjera.

    Eshte si puna e vizave,mbasi ju dhane vizat gjithe vendeve te fundit te Ballkanit atehere ju dha dhe Shqiperise.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    O plako i ben lemsh keto ngjarjet. A mban kalendar ne shpi apo jo? : ))

    Anetaresimi eshte ne rradhe te pare tek standartet. Sa per vizat duhet te te informoj se Serbia, Maqedonia dhe Mal i Zi i moren mbrapa nesh..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Sa per dijeni " meqe siç duket nuk e kupton sepse sherben kalendari" Maqedonia vizat i ka mare ne 19 dhjetor 2009. Shqiperia ne mos gaboj eshte aprovuar ne nentor dhe i ka mare ne dhjetor te vitit 2010.

    Si te duket kalendari ? E kupton diferencen e dymbedhjete muajve dhe kjo vlen edhe per Serbin dhe Malin e Zi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 30-01-2018 më 09:07

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Ngre paralele qe nuk qendrojne. Sa per kulture informacioni vizat kishin tjeter problematik.
    Nga eksperienca e Bullgarise dhe Rumanise BE i druhej nje vrulli emigracioni nga vendet e Ballkanit sikurse edhe ndodhi. Mbas liberalizimit te vizave, te paret qe emigruan ne Serbi dhe Maqedoni ishin shqiptaret qe jetonin ne keto vise.
    Vizat i jane liberalizuar Bosnjes te fundit. Eshte akoma ne pritje Kosova...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ngre paralele qe nuk qendrojne. Sa per kulture informacioni vizat kishin tjeter problematik.
    Nga eksperienca e Bullgarise dhe Rumanise BE i druhej nje vrulli emigracioni nga vendet e Ballkanit sikurse edhe ndodhi. Mbas liberalizimit te vizave, te paret qe emigruan ne Serbi dhe Maqedoni ishin shqiptaret qe jetonin ne keto vise.
    Vizat i jane liberalizuar Bosnjes te fundit. Eshte akoma ne pritje Kosova...
    Mir,mir por kush i mori para Shqiperi apo Maqedonia ? Se me informove gabim.

    Shqiperia qe ne pakete me Bosnjen,ndersa Mali i Zi,Serbia dhe Maqedonia ishin bashke dhe i moren vizat plot nje vit me perpara se Shqiperia. Pra dhe shtetet e reja si Maqedonia dhe Mali i Zi ishin perpara nesh.

    Pra praktikish vizat na u dhane se i mori Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia.

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mir,mir por kush i mori para Shqiperi apo Maqedonia ? Se me informove gabim.

    Shqiperia qe ne pakete me Bosnjen,ndersa Mali i Zi,Serbia dhe Maqedonia ishin bashke dhe i moren vizat plot nje vit me perpara se Shqiperia. Pra dhe shtetet e reja si Maqedonia dhe Mali i Zi ishin perpara nesh.

    Pra praktikish vizat na u dhane se i mori Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia.
    E ngaterron kot muhabetin me Serbine. Nese Kosova sot nuk do kishte tendenca te forta emigracioni do t’i kishte marre me kohe vizat. Kesaj i druhen europianet. Nqs çdo proçes integrues ne Ballkan duhet te filloj nga Serbia, dy armiket ne thonjeza te serbve Kroacia me Shqiperine, jane ne Nato prej gati 1 dekade. Se fundmi u be dhe Mali i Zi pjese e kesaj aleance.
    Pra BE sot ndikuar edhe nga faktori rus, anetaresimin e Ballkanit e mat me standarte. Dhe ndryshe nga Shqiperia, Serbia me Maqedonine kane nje stabilitet ekonomik, social, politik etj..
    Ne nuk e kemi ndaj vazhdojme te presim ne paradhome!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    E ngaterron kot muhabetin me Serbine. Nese Kosova sot nuk do kishte tendenca te forta emigracioni do t’i kishte marre me kohe vizat. Kesaj i druhen europianet. Nqs çdo proçes integrues ne Ballkan duhet te filloj nga Serbia, dy armiket ne thonjeza te serbve Kroacia me Shqiperine, jane ne Nato prej gati 1 dekade. Se fundmi u be dhe Mali i Zi pjese e kesaj aleance.
    Pra BE sot ndikuar edhe nga faktori rus, anetaresimin e Ballkanit e mat me standarte. Dhe ndryshe nga Shqiperia, Serbia me Maqedonine kane nje stabilitet ekonomik, social, politik etj..
    Ne nuk e kemi ndaj vazhdojme te presim ne paradhome!

    Serbia me Maqedonine nuk kane stabikitet ekonomik, social apo politik.

    Serbia ka probleme me Kosoven (problem politik ky) po ashtu diskriminimi ndaj Shqiptareve, Boshnjakeve dhe Kroateve eshte problem social.
    Po ashtu vrasja e politikaneve dhe atentatet e zbuluara kundrejt Vucic jane probleme politike.

    Cili eshte stabiliteti ekonomik i Serbise?!
    .Sa rritje ka ekonomia Serbe?

    Marrim Maqedonine, deputetet Shqiptare rrihen ne parlament nga persona (agjente) sikur te ishte arene luftimi.
    Po ashtu, mohimi i te drejtave te pakices Shqiptare (gati 40%) e Maqedonise problem.social dhe politik..

    Vendet Ballkanike ne pergjithesi jane ne te njejtin nivel te mjerueshem (Bashke me Rumanine dhe Bullgarine) si politikisht shoqeror apo politik.
    Vrasjet e bujshme politike ne Bullgari si dhe protestat ne Rumanie jane evidenca te mjaftueshme.

    Ne jemi fundi i kavallit , pasi, Serbia mbeshtetet nga Rusia, Maqedonia nga Bullgaria dhe Shqiperia nga......zoti?

    Ne kemi fatin e Shqipes, te pershkojme boten vetem, pa shoqeri.

    Ne kemi dhe nje problem identiteti, pasi, nje perqindje eshte pro Turke, nje tjeter pro Greke, nje tjeter Pro Amerikane, nje tjeter pro Italiane ...............

    Nuk ka unitet kombetar, vetem interesa vetjake.

    KEja po meson me.gabimet qe bene me Rumanine dhe Bullgarine, keshtuqe shtete e mbetura jashte nuk futen ne KE (te pakten per nje kohe te gjate).

    Projektet e KEse si ne Serbi, Maqedoni, Mal te Zi dhe Shqiperi nuk po behen si nje kusht per te hyre ne KE, por per te ndertuar nje konvente Ballaknike (jashte KEse).

    KEja e njeh mire ballkanin, po ashtu e din mire se vende si Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi , Kosova dhe Shqiperia jane vende me komplekse te perjetshme, vende qe nuk mund te bashkjetojne ne harmoni

    Keshtuqe, plani eshte sesi te menaxhohen me "premtime anetaresimi" keto vende.
    Duke na mbajtur shpresa, blejne dhe kohe.

    Nuk ka si te futet as Serbia dhe as Maqedonia pa Shqiperine dhe Kosoven.
    Si rrjedhoje, nuk futet askush, por behet nje plan Ballkanik i perbashket per levizje te lire dhe me.taksa te lira, nje tip mini KEje por me vendet e lartpermendura.

  13. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Stabiliteti ekonomik matet me buxhetin, me vendet e reja te punes, me thithjen e fondeve te rendesishme te huaja, me planet ekonomike afatgjata, te cilat fatkeqsisht per kombin tone, Serbia i ka mbrenda parametrave.
    Keto gjykon Be-ja. Po te analizonte te kaluaren, perse Napoleoni pushtoi Europen apo Hitleri Francen, nuk do e kishin krijuar BE-ne.
    Fundja ky union lindi si bashkepunim i frytshem ekonomik!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Stabiliteti ekonomik matet me buxhetin, me vendet e reja te punes, me thithjen e fondeve te rendesishme te huaja, me planet ekonomike afatgjata, te cilat fatkeqsisht per kombin tone, Serbia i ka mbrenda parametrave.
    Keto gjykon Be-ja. Po te analizonte te kaluaren, perse Napoleoni pushtoi Europen apo Hitleri Francen, nuk do e kishin krijuar BE-ne.
    Fundja ky union lindi si bashkepunim i frytshem ekonomik!

    Çfare investimesh (perveç se te KEse, ashti si Shqiperia) paskesh thithur Serbia?!

    Çfare industrie, bujqesie, pasuri natyrore apo sherbime paska Serbia permbi Shqiperine?!

    Perse po hapen HECe dhe hidocentrale te reja ne Shqiperi per Shqiptaret?!

    Autostrada Beograd-Durres, apo Ruga e Arbrit per Shqiptaret po ndertohen?!

    Serbia e as Maqedonia nuk kane porte.
    I bie me.shkurt dhe me lire transporti nga Shqiperia sesa, Italia, Spanja, Britania etj etj.

    Keto jane projekte te mbeshtetura nga KEja, por jo per te qene pjese e KEse, por nje konvente Ballkanike.

    Nuk.futet Serbia ne KE pa Shqiperine!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    E ngaterron kot muhabetin me Serbine. Nese Kosova sot nuk do kishte tendenca te forta emigracioni do t’i kishte marre me kohe vizat. Kesaj i druhen europianet. Nqs çdo proçes integrues ne Ballkan duhet te filloj nga Serbia, dy armiket ne thonjeza te serbve Kroacia me Shqiperine, jane ne Nato prej gati 1 dekade. Se fundmi u be dhe Mali i Zi pjese e kesaj aleance.
    Pra BE sot ndikuar edhe nga faktori rus, anetaresimin e Ballkanit e mat me standarte. Dhe ndryshe nga Shqiperia, Serbia me Maqedonine kane nje stabilitet ekonomik, social, politik etj..
    Ne nuk e kemi ndaj vazhdojme te presim ne paradhome!
    Por si e ngaterroj mer çun. Serbija eshte vendi kyç i Ballkanit,pa u futur Serbija ne BE nuk futet asnje vend tjeter i Ballkanit. Vendet e Ballkanit ose futen ne bllok ose nuk futet me asnje. Dhe futja e Serbise varet vetem nga nje faktor qe eshte njohja e Kosoves. Kete e ka te qarte dhe vet Serbija.
    Futja ne bllok jo vetem qe eshte nje llogjike e thjeshte stabiliteti ne Ballkan por eshte dhe e vetmja menyre per te hequr vetot e shteteve te Ballkanit (Greqi,Kroaci,Bullgari e ...) qe kane kundrejt ketyre shteteve qe kerkojne te futen.

    Kosova do ti kishte marre vizat po te mos kishte ne pushtet Hashim Thaçin i cili te gjitha marrveshjet qe bente nuk i jane aprovuar ose i jane kontestuar. Kosova nuk ka mare vizat sepse ska ditur te beje asnje marrveshje te sakte. Nuk ka ditur te beje elementaren ne politiken e jashtme.

    Po ta perseris prap: Shqiperise vizat ja dhane se i mori Serbija dhe Maqedonia. Po te ishte per qeverite shqiptare ne sot do ishim ne te njejten gjendje si Kosova.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 31-01-2018 më 11:38

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Por si e ngaterroj mer çun. Serbija eshte vendi kyç i Ballkanit,pa u futur Serbija ne BE nuk futet asnje vend tjeter i Ballkanit. Vendet e Ballkanit ose futen ne bllok ose nuk futet me asnje. Dhe futja e Serbise varet vetem nga nje faktor qe eshte njohja e Kosoves. Kete e ka te qarte dhe vet Serbija.
    Futja ne bllok jo vetem qe eshte nje llogjike e thjeshte stabiliteti ne Ballkan por eshte dhe e vetmja menyre per te hequr vetot e shteteve te Ballkanit (Greqi,Kroaci,Bullgari e ...) qe kane kundrejt ketyre shteteve qe kerkojne te futen.

    Kosova do ti kishte marre vizat po te mos kishte ne pushtet Hashim Thaçin i cili te gjitha marrveshjet qe bente nuk i jane aprovuar ose i jane kontestuar. Kosova nuk ka mare vizat sepse ska ditur te beje asnje marrveshje te sakte. Nuk ka ditur te beje elementaren ne politiken e jashtme.

    Po ta perseris prap: Shqiperise vizat ja dhane se i mori Serbija dhe Maqedonia. Po te ishte per qeverite shqiptare ne sot do ishim ne te njejten gjendje si Kosova.
    Perpiqu te kuptosh thelbin e diskutimin se te kthjellon arsyetimin. Serbia vertete eshte faktorizuar sot, fale gjeo-politikes, fal saj apo edhe fal keqqeverisjes sone. Mirepo kur Shqiperia pranohej ne proçeset integruese euro-atlantike, Serbia perpelitej akoma midis Millosheviçit dhe fantazmave te tij! I duhet njohur merita per arritjen e disa standartave te cilat jane kusht edhe per anetaresimin.

    Ndaj edhe Kosova problemin e mosmarrjes se vizave e ka ne rradhe te pare me veten. Po te ishte nje republike me institucione pak me te qendrueshme sot do ia kishin liberalizu vizat. Kjo eshte edhe droja e vete vendeve te Be-se, si Hungaria, Austria apo Franca.. Emigracioni eshte sot nje nder faktoret kryesor te lindjes se euro-skeptikeve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 31-01-2018 më 19:05
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Prap me nje vrim i bie fyellit. Serbija sot eshte shume perpara Shqiperise dhe pa problemin e Kosoves sot do ti ishte caktuar data. Pa zgjidhur problemin e Kosoves eshte e pamundur te futet ne Europe se do te thote te futesh destabilizimin brenda Europes.
    Mali i Zi,Serbija jane perpara Shqiperise ne te gjitha fushat...qe do te thote imagjino se nga çfare hajvanesh dhe injorantesh jemi udhehequr gjate ketyre 25 vitete.

    Nuk eshte pune institucionesh as per Kosoven problemi i Kosoves si dhe i Shqiperise jane hajvanet qe nuk kuptojne se çfare eshte shembulli i dorheqjes.

    Ja ke Haradinajn qe ngren rogen e vet,shkon me pushime ne hotele pasanikesh,nuk i japin vizen amerikanet dhe ky sillet sikur nuk ka ndodhur asgje....Kur duhet te jepte dorheqjen nga politika e jo me si kryeminister.

  18. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Prap me nje vrim i bie fyellit. Serbija sot eshte shume perpara Shqiperise dhe pa problemin e Kosoves sot do ti ishte caktuar data. Pa zgjidhur problemin e Kosoves eshte e pamundur te futet ne Europe se do te thote te futesh destabilizimin brenda Europes.
    Mali i Zi,Serbija jane perpara Shqiperise ne te gjitha fushat...qe do te thote imagjino se nga çfare hajvanesh dhe injorantesh jemi udhehequr gjate ketyre 25 vitete.

    Nuk eshte pune institucionesh as per Kosoven problemi i Kosoves si dhe i Shqiperise jane hajvanet qe nuk kuptojne se çfare eshte shembulli i dorheqjes.

    Ja ke Haradinajn qe ngren rogen e vet,shkon me pushime ne hotele pasanikesh,nuk i japin vizen amerikanet dhe ky sillet sikur nuk ka ndodhur asgje....Kur duhet te jepte dorheqjen nga politika e jo me si kryeminister.
    Une i bie me nje vrim kurse t’i i bie te vrima tjeter. E duke i rene fyellit te tingullon vetja sikur po luan simpfonine e peste te Bethovenit! Te mirekuptoj s’ka asgje te keqe te kesh auto stime.

    Çeshtja qendron ketu o i uruar. Vendimmarrja per integrimin e Ballkanit nuk lindi me Aleksander Vuçiç dhe nuk diktohet po prape nga tekat e Vuçiç. Vendimmarrja fillon me rregulla te barabarta per te gjithe. Kush eshte i zoti integrohet me shpejte.
    Po, serbia ka per momentin ngerç Kosoven. Sikunder kishte edhe Maqedonia ngerç çeshtjen e emrit.
    Njehere qe kapercehen keto ngerçe vazhdon lirshem faza e integrimit.
    Kosova çeshtjen e vizave per momentin e ka te bllokuar nga fluksi i madh i refugjateve ne BE. E kane shprehur me ze edhe figure, Austria, Franca, Hungaria kete shqetesim.
    Kaq eshte e gjitha...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #19
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Marja e statusit eshte mashtrimi i rradhes. Turqia ka 30 vjet qe e ka mare statusin por akoma nuk eshte anetare. Edhe nese meret statusi,realiteti eshte koplet tjeter.Shqiperia realisht nuk ploteson asnje kusht per te qene anetare e BE.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508

    Për: Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Marja e statusit eshte mashtrimi i rradhes. Turqia ka 30 vjet qe e ka mare statusin por akoma nuk eshte anetare. Edhe nese meret statusi,realiteti eshte koplet tjeter.Shqiperia realisht nuk ploteson asnje kusht per te qene anetare e BE.

    Problemi per Shqiperine nuk jane kushtet eshte ekonomia. Ne jemi nje shtet qe nuk kemi nje minimum te asaj qe mundet te quhet ekonomi.

    Jemi vend qe keto 25 vjet kemi pasur si ekonomi vetem ndihmat e huaja dhe trafiqet. Po ti heqesh nje nga keto dy element ne si shtet praktikisht falimentojm.

    Kemi nje ekonomi qe edhe naften e kemi nxjerre me humbje per shtetin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •