Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

    Nëse ka një fjalë që mund të përmblidhet e tërë protesta e opozitës, ajo është mungesa e çdo risie.

    Përpos numrit të militanteve që ishte brenda limiteve të asaj që çdo bashkim partish mund të mbledhë, aty nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë mesazh që të tërhiqte vëmendjen.

    Në tribunë u ngritën po ata krerë legjendarë të partive të vogla pa asnjë votë. Madje disa prej tyre janë bërë fjalimbajtës profesionistë mitingjesh, sepse të njëjtat gjëra i kanë thënë edhe dikur, në tribuna, përkrah Edi Ramës.

    Aty mungoi çdo prurje apo fytyrë e re (përpos spektaklit patetik të atij socialistit të zhgënjyer) që do të krijonte idenë se që nga pranvera e vitit të kaluar, kauzës së opozitës i janë bashkuar edhe grupime të reja shoqërore, si p.sh naftëtarët e Ballshit, protestusit kundër inceneratorit të Fierit, studentët e pakënaqur nga tarifat etj.

    Nga tribuna, Monika Kryemadhi, nuk surprizoi me asgjë, veçse mbështeti këmbënguljen e saj për të vazhduar gjuajtjen me çizme të Edi Ramës.

    Ndërsa homologu i saj, Lulzim Basha, konfirmoi frikën proverbiale për të përmendur oligarkët bashkë me të cillët Edi Rama po zhvat Shqipërinë. Ai arriti të citojë veçse emrin e Vilma Nushit, që me sa duket është e vetmja fituese parash publike që nuk qeras me to të dyja palët.

    Por, mbi të gjitha, ajo që i mungoi protestës, ishte mbyllja e saj pa një mesazh për të ardhmen. Organizatorët u dukën sikur shpëtuan nga një përgjegjësi që u kish mbetur në qaftë, të cilën e kryen si një detyrë të bezdisshme.

    Premtimi i vetëm për njerëzit e mbledhur në bulevard ishte se liderët do të vazhdonin të qëndronin përkrah tyre.

    Ndërkohë, mbi të parin miting që opozita organizonte që pas maskaradës së mbylljes së çadrës, rendonte si shpata e Demokleut një mallkim i madh: nga ajo kërkohej të bënte diçka që do ta tejkalonte kërcënimin me bojkokot të zgjedhjeve. Nga ajo pretendohej më shumë sesa ndonjë xham i thyer, më shumë sesa ndonjë konfrontim me policinë.

    Në lojë ishte vënja në pikpyetje e sistemit dhe bllokimi i tij.

    Kjo shpresë ishte ndezur edhe nga një propozim i ish kryeministrit Berisha pas seancës së zgjedhjes së prokurores së përkohshme, ai për djegien e mandateve të deputetëve dhe braktisjen përfundimtare të parlamentit.

    Nga këndvështrimi se si i shikon gjërat opozita, e cila vizaton një Shqipëri të kapur nga kriminelët dhe trafikantët, ku përditë vidhet pasuria publike, ku Edi Rama pasi ka futur nën sqetull çdo pushtet, në grykësinë e vet do të kullufisë edhe Federatën e Futbollit, propozimi i Berishës mendohet të jetë e vetmja rrugë. Në një terren anti- demokratik, duhet të jesh Don Kishot të pretendosh se do të fitosh me armë demokratike.

    Prandaj shpresa e vetme për politikën e faktit të kryer që po ndej kryeministri është zhytja e vendit në një krizë permanente.

    Ajo do t’i bënte edhe shqiptarët indiferentë edhe ndërkombëtarët e rrehatuar nën mbretërimin e Ramës, të shkundeshin nga pajtimi me stabilitetin e rremë.

    Historia e shkurtër e çadrës, përpara se Lulzim Basha ta tradhtonte në mënyrë të turpshme atë, tregoi se vetëm krijimi i një krize serioze dhe vënia në pikëpyetje e sistemit, së pari, mund ta afrojë opozitën me faktorë të rinj brenda vendit dhe së dyti, mund ta shpjerë problemin shqiptar nga pragu i korruptuar i diplomatëve lokalë drejt hallkave shumë më të larta të kancelarive të tyre.

    Por, në mitingun e sotëm, as Luli dhe as Monika, që i bënë njeërzve thirrje të shpërndahen paqësisht, nuk dëshmuan dot se kanë në mendje diçka që e kapërcen radikalizmin e çadrës. Të gjithë ata që shpresuan marrjen parasysh të propozimit të Berishës, apo çdo lloj zgjidhje tjetër që vë në pikëpyetje sistemin, mbetën të zhgënjyer.

    Prandaj, protesta e opozitës la shijen e një “déjà vu” je të trishtuar, ku njëlloj si gjithmonë, dëgjohen fjalimet e Nard Ndokës, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës. Basha dhe Kryemadhi u duk sikur e hoqën qafe detyrën e bezdishme të të bërit opozitë duke dëshmuar se janë të paaftë për të sakrifikuar më shumë sesa kaq.
    Lapsi.al

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

    Emri:  SDAD.jpg

Shikime: 143

Madhësia:  51.5 KB

    Vetem nese jeni te bashkuar mund ta rrezoni Ramen madje bashkimi me LSI i ben akoma dhe me te mjerushem..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

    Qe hajduti te thote kapeni hajdutin edhe mundet te pranohet por kur hajduti thote ;dilni edhe protestoni kunder hajdutit tjeter ,eshte nje budallik qe nuk mund te pranohet.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

    Dy grimca nga mitingu:

    Njeri prej atyre të rretheve qe kish ardhur në Tirane për mitingun, eshte degjuar ti thote shokut të tij: “ore, po sa të bukur e paska bere Erioni Tiranen!”

    Nje i huaj qe kish kaluar nga bulevardi, kish pyetur se kush eshte ajo zonja (për Moniken) qe duket shume e inatosur. “Eshte Zonja e parë e vendit” i ishte pergjigjur nje qytetar qe kalonte andej pari.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Dy grimca nga mitingu:

    Njeri prej atyre të rretheve qe kish ardhur në Tirane për mitingun, eshte degjuar ti thote shokut të tij: “ore, po sa të bukur e paska bere Erioni Tiranen!”

    Nje i huaj qe kish kaluar nga bulevardi, kish pyetur se kush eshte ajo zonja (për Moniken) qe duket shume e inatosur. “Eshte Zonja e parë e vendit” i ishte pergjigjur nje qytetar qe kalonte andej pari.
    Shume e bukur kjo barcaleta Lazo. Shyqyr qe mbajme pampersa ne shpi, se do e kishim qull dyshemen nga te qeshurat.
    Mesa duket ky i rretheve vetem Narten dhe Tushemishtin do kete pa, se t’i thuash ka *rlleqeve qe bo Lali Eri ne Tirane gje e bukur, duhet te jesh qorr i lindur..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

    Po kesaj c'duhet ti themi !?


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

    Ç'faj kane protestuesit?!

    Ata po protestojne ne menyre altruiste per gjendjen e dhimbshme te Elites politike, per vuajtjet per Fron te Bashes, Berishes, Kryemadhit (dhe Metes) e bashke me parazitet e tjere.

    Prandaj dhe njihemi si popull nga bujaria.

    Pastaj, nese premtohesh nje status Drejtori ne zgjedhjet e adhshme (pamvaresisht analfabetizmit), a nuk do dilje dhe ti ne protesta?

    Sala i bente police, Meta me Kryemadhi drejtore, Tahiri shefa .... ......

    Vota shitet dhe blihet ne kembim valute apo premtimi pune, kjo nuk eshte e re.
    Me e keqja eshte kur ta vjedhin ose s'ta quajne (Sala ka te drejtat e autorit ketu).

    Nuk ka politikan ne Shqiperi qe besoj apo ndjek, aq me pak qe ti ndjek neper protesta.

    Kjo provon qe nuk ka Zot!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

    Protesta te tilla ne Shqiperi sherbejne per te ndare njerezit nga maskarenjte e budallenjte. Vetem maskarenjte dhe budallenjte nuk dalin te protestojne. Maskarenjte jane ata qe jane te implikuar ne industrine e droges e korrupsionit. Budallenjte jane ata qe kujtojne se protesta eshte e opozites, dhe si e tille eshte politike. A mund te besh politike ne nje vend ku njerezve u eshte vrare shpresa e po marrin arratine sa me larg prej atij vendi?

    Keta ne foto, po ti numeroni jane te vetmit njerez qe jetojne ne Shqiperi qe nuk jane maskarenj e as budallenj por dalin e protestojne pasi nuk mund te pranojne realitetin e krimit, droges e korrupsionit qe ka pushtuar cdo qelize te jetes shqiptare.

    Emri:  protesta-kola-1068x801.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  86.3 KB

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •