Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Veliaj na kërkon lekë për pemët

    Nga Ergys Mertiri
    Sot më kanë kërkuar para në shkollën e vajzës së madhe edhe në kopësht, tek e vogla. Arsyeja është, sepse Bashkia e Tiranës ka hapur një fushatë ku i kërkohet të gjithë prindërve të paguajnë para për të mbjellë pemë!
    Natyrisht që nuk dhashe asnjë lek, por m’u desh të bëj punë bindëse me vajzën time, e cila ndjehej në siklet që unë nuk po paguaja, si shumica e të tjerëve.
    Më duhet të them se kjo është një risi e një politike të pacipë që, përveç se na trazon stomakun çdo ditë nëpër ekrane me spektakël ordiner reklamash që fyejnë inteligjencën e publikut, por kërkon edhe t’ia paguajmë propagandën.
    Për dijeni të Lali Erit, ne paguajmë taksa (të cilat, për më tepër, vetë lali i ka rritur sa askush tjetër), me të cilat ai ka për detyrë të mbjellë pemë, të rregulljë rrugë, të ndërtojë shkolla e kopshte, të menaxhojë hapësirën e territorin, etj, gjëra këto që nuk i ka bërë. Lali Erit do t’i kërkoja t’i përdorë më mirë paratë e taksave të mija, e jo më t’i jap të tjera.
    Kjo është bashkia me buxhetin më të pasur që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri (si pasojë kjo edhe e ndarjes së re të territorit), ndaj t’iu lypësh qytetarëve para për të kryer detyrën tënde, është thjesht pafytyrësi.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Veliaj na kërkon lekë për pemët

    Nderkohe qe Lali Dhjeri na del çdo nate ne televizor si mbjelles pemesh, ne Tirane mbillet ne te kater anet vetem beton...
    Ah se harrova para ca ditesh me ra rruga tek sheshi skenderbej, qe u shit me aq buje sepse nevojiteshin 5 milion euro qe asfaltin ta zevendesojme me pllaka, binte dukshem ne sy fakti se gjysmat e ketyre pllakave kane filluar qe tani te plasariten. Po hajde s’ka problem se do paguajme prape 5 milion euro meqe i kemi bollek milionat!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •