Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po ça te diskutosh ti do me diskutu kot. Lu-ja nuk ben se eshte me socialistet,Vllahutini nuk ben se eshte me socialistet,ata te huaj qe erdhen ne çader nuk bejne se jane me socialistet.... Gjeje nje ambasador te huaj,te ambasades Angleze,Franceze a Gjermane dhe lejani te bejne reformen ne drejtesi.
    Gjejeni nje te huaj a shqiptar dhe thoni ky eshte personi adapt. Mos valle ka ndonje problem qe edhe per personat e huaj dhe organizatat e huaja nuk pranohen ne ate vend ?

    Shprehu,Luja nuk ben... duhet ky person a ky shtet qe ta fusi Berishen ne burg,se si do te vi puna ai eshte i pari. Na iluminoni kujt duhet tja leme ne dore kete reforme ?
    (Flas shumes mbase gabimisht,por eshte nje teze e Kryemadhit dhe Berishes ). E atyre dihet se pse eshte,por ty nuk te kuptoj...se nuk ka llogjik per nje qe do dhe flet per drejtesi.

    Se siç thua dhe vet;kemi halle te tjera Shpresoj qe halli mos jete Lu-ja dhe Vllahutini. Se si hall eshte pak mbrapç.
    Me sqaro vetem nje gje: do ishe dakort qe Lu te mbeshteste Bashen qe te arrestonte Ramen me Kryemadhin? Po sikur Lu te mbeshteste Kryemadhin per te arrestuar Bashen me Ramen, prape dakort do ishe?
    Per çadren s’kam fol ndonjehere, prape me haluçinacione ti?
    Pastaj ne gjithe kete liste mekataresh Lu eshte njeriu me kot. Edhe pse per ty eshte mese normale qe Lu te sulmoj vetem opoziten per Lazaratin dhe te vleresoj ata qe po mbrojne Sajmir Tahirin! Optika jote e kalon absurden. Çfare do gjeje qe te thuash ilustruar me
    fakte, dokumenta, video etj etj t’i vazhdon vlereson virgjerine e Lu-s me Vllahutinken..
    Keta dy funderrina me mire te kishin kriju nje parti dhe te hynin ne koalicion Ramen. Do kishte qene pak me e ndershme..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    O duke, po flet si kodra mbas bregut..

    Po si ore do mbroje Lu-ja nje njeri qe as sot nuk dihet miliona euro qe vodhi nga rruga e kombit, 4 vrasjet e 21 janarit kur ishte minister...

    Dhe mqse ra llafi, si ishte protesta madheshtore?

  3. #23
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Sa pal syze perdor ti kerpudha pas shiut? Shef vetem ate qe do me pa.

    Si ta mbroj Lu-ja me pyet mua? A ka pyetje me idiote se kjo?
    Njesoj siç mbron kete te gjatin qe i zhduk shtetit ne 4 vjet 4 miliard euro, dhe i shnderon gjithe aktivitetet e vendit ne kriminale!

    Protesten e ndoqa nga helikopteri. Shikoja nga lart disa te hurit dhe litarit qe i kishte sjell Tom Doshi me u kacafyt me policine. Shikoja gjithashtu Erion Veliajn qe ia lynte koken me boje disa protestuesve per t’u dukur sikur i kishte gjakos policia. Shikoja shume horra e pelivane verdalle, por vetem popull te thjeshte socialist apo demokrate qofte, nuk me zune syte. Pashe edhe Naltgjatesine qe i printe protestes me celular nga hotel Dajti, i cili i dh*jere ne breke nga frika, kishte vesh nji pal pantallona bojkaf per te kamuflu menderosjen nga mbrapa!
    Ja keto pash une o Lazo! Ne ke pare t’i tjera po kaq interesante ne lidhje me proteste na i sqaro tek tema e protestes e jo ketu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 28-01-2018 më 07:24
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Me sqaro vetem nje gje: do ishe dakort qe Lu te mbeshteste Bashen qe te arrestonte Ramen me Kryemadhin? Po sikur Lu te mbeshteste Kryemadhin per te arrestuar Bashen me Ramen, prape dakort do ishe?
    Per çadren s’kam fol ndonjehere, prape me haluçinacione ti?
    Pastaj ne gjithe kete liste mekataresh Lu eshte njeriu me kot. Edhe pse per ty eshte mese normale qe Lu te sulmoj vetem opoziten per Lazaratin dhe te vleresoj ata qe po mbrojne Sajmir Tahirin! Optika jote e kalon absurden. Çfare do gjeje qe te thuash ilustruar me
    fakte, dokumenta, video etj etj t’i vazhdon vlereson virgjerine e Lu-s me Vllahutinken..
    Keta dy funderrina me mire te kishin kriju nje parti dhe te hynin ne koalicion Ramen. Do kishte qene pak me e ndershme..
    Do isha dakort 100 % qe Lu-ja te mbeshteste Bashen qe te arrestonte Ramen. Do i ngrija monument Lu-se dhe do votoja dhe Bashen.Dhe sikur te mbeshteste Meten a Kryemadhin kunder Rames prap do isha dakort sepse eshte njesoj sikur Luja te mbeshteste Habilajt per te arrestuar Balilajt. Dhe ne fakt padrejtesi mundet te kete tek keta te fundit Balilajt e Habilajt qe jane me pak kriminel se te paret qe jane politikanet.


    Lu-ja eshte dhe ka qene i pa-anshem,per te mos thene mbeshtetes i opozites,po e perseris dhe eshte problem qe ka akoma shqiptar qe se kan kuptuar ,mbeshteti opoziten ne ligjin e dekriminalilzimit 100 %. Opozita i kerkoi Byrone e hetimit Luja detyroi Ramen qe ta bente ligjin per Byrone (problem tjeter qe PD u tall me Lune)

    Luja nuk foli per drogen e PS,e vertetete po aq sa eshte e vertete qe nuk foli per Lazaratin. Dhe ketu fillon psikopatia tipike shqiptare ; qe Rama eshte me i denueshem se sa Berisha qe lejoi Lazaratin,se prodhoj me shume droge se Berisha,qe do te thote qe Rama po te kishte vetem Lazaratin nuk ka se pse te denohet,dmth Rama po te lejonte te njejten sasi droge qe lejonte Berisha ishte ne rregull. Te pakten kete lloj apsurditeti Lu-ja nuk e ka pranuar.

    Luja po te ishte aq anti PD dhe pro PS nuk kishte se pse ta mbeshteste ligjin e dekriminalizimit. Ligj i bere apostafat per ti nxjerre bojen Rames. Ne historine e Shqiperise nuk ke pasur asnje ambasador te tille qe te mbeshtesi opoziten 100 %. Dhe siç dihet historia kthesa e Lu-se filloj nga Byroja,dhe vazhdoj me 2/3 e 7/6,me perkthimet,me çadrat e me kushtetutat...

    Prandaj problemi ne Shqiperi eshte opozita dhe nuk eshte qeveria. Njerzit nuk ikin nga Shqiperia vetem se i varferoi qeveria,njerezit ikin me teper se nuke kane shprese tek opozita qe diçka do ndryshoje.

  5. #25
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Është siç ishte PD dhe më 25 qershor, kur Basha hyri në zjedhje duke zemëruar gjithë partinë, dhe duke bërë sikur ishte në aleancë me LSI. E vetmja gjë e re që është shtuar që atëhere, është ulërima e Berishës kundër tringëllimave të prangave, që sillen si fantazma rrotull familjes së tij. Por dhe kjo duket që nuk ka prekur askënd, përveç Berishëve"

  6. #26
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Do isha dakort 100 % qe Lu-ja te mbeshteste Bashen qe te arrestonte Ramen. Do i ngrija monument Lu-se dhe do votoja dhe Bashen.Dhe sikur te mbeshteste Meten a Kryemadhin kunder Rames prap do isha dakort sepse eshte njesoj sikur Luja te mbeshteste Habilajt per te arrestuar Balilajt. Dhe ne fakt padrejtesi mundet te kete tek keta te fundit Balilajt e Habilajt qe jane me pak kriminel se te paret qe jane politikanet.


    Lu-ja eshte dhe ka qene i pa-anshem,per te mos thene mbeshtetes i opozites,po e perseris dhe eshte problem qe ka akoma shqiptar qe se kan kuptuar ,mbeshteti opoziten ne ligjin e dekriminalilzimit 100 %. Opozita i kerkoi Byrone e hetimit Luja detyroi Ramen qe ta bente ligjin per Byrone (problem tjeter qe PD u tall me Lune)

    Luja nuk foli per drogen e PS,e vertetete po aq sa eshte e vertete qe nuk foli per Lazaratin. Dhe ketu fillon psikopatia tipike shqiptare ; qe Rama eshte me i denueshem se sa Berisha qe lejoi Lazaratin,se prodhoj me shume droge se Berisha,qe do te thote qe Rama po te kishte vetem Lazaratin nuk ka se pse te denohet,dmth Rama po te lejonte te njejten sasi droge qe lejonte Berisha ishte ne rregull. Te pakten kete lloj apsurditeti Lu-ja nuk e ka pranuar.

    Luja po te ishte aq anti PD dhe pro PS nuk kishte se pse ta mbeshteste ligjin e dekriminalizimit. Ligj i bere apostafat per ti nxjerre bojen Rames. Ne historine e Shqiperise nuk ke pasur asnje ambasador te tille qe te mbeshtesi opoziten 100 %. Dhe siç dihet historia kthesa e Lu-se filloj nga Byroja,dhe vazhdoj me 2/3 e 7/6,me perkthimet,me çadrat e me kushtetutat...

    Prandaj problemi ne Shqiperi eshte opozita dhe nuk eshte qeveria. Njerzit nuk ikin nga Shqiperia vetem se i varferoi qeveria,njerezit ikin me teper se nuke kane shprese tek opozita qe diçka do ndryshoje.
    Do te jap 1 detaj dhe 2-3 shembuj qe nuk qendron as ne qiell e as ne toke ajo qe thua ti.
    Kur Lu doli parvjet per te duartrokitur arritjet imagjinare te policise kundra droges permendi nen stofin e ambasadorit te amerikes raportin e guardia di finanzia’s. Dhe bazuar tek ky raport ai vleresonte Tahirin bashke me kreret e policise qe sot jane ne kerkim! Absurditeti ketu qendron tek fakti se ambasadori amerikan del dhe flet me fakte te guardia di finanza! Nderkohe qe nga ana tjeter e bregut policia italiane kapte nga 20 tone droge ne jave, dhe prokuroret e Puglias flisnin rregullisht per tonelata droge qe vinin nga Shqiperia.
    Tani si mundet qe ambasadori i nje shteti si Amerika te behet kaq qesharak duke luajtur me shifra (per ato 2-3% monitorim nga ajeri bere nga italianet) nderkohe qe si perfaqesues i Amerikes do mjaftonte t’i referohej raporteve te departamentit te shtetit qe rrezonin teorine e shpikur nga Rama « droga histori suksesi »? A eshte normale kjo? Kete lloj lapsusi nuk e ben as ambasadori i Maqedonise! Kurse Lu perfaqesuesi i nje shteti qe dikton deri edhe politikat e kryeministrave te Italise i referohet me vleresim per qeverine nje raporti italian me asnje vlere. Meqenese po flisje per risi ambasadoresh, kete debillek e ka bere vetem Lu-ja deri me sot!

    Sa per Lazaratin ka folur Arvizu, sepse u mbyll gjate mandatit te tij. Kurse gjate mandatit te Lu-se zbuluam laboratore kokaine dhe mbjelljen hashashi anembane vendit, megjithese Lu nuk guxoi te thote asnje gjys fjale per to.
    Mesa shof je pak i turbullt me kohen dhe faktet prandaj nuk te dalin mire llogarite!

    Sa per anshmerine do permend vetem rastin Doshi, Ndoka dhe Kokedhima, meqe e ka shume te gjate nje-anshmerine me Ramen kinezi.
    U prish Doshi me Ramen parvjet, menjehere Lu-ja na zbuloi faktin qe Doshi ishte me te shkuar kriminale. Tani Doshi u pajtua prape me Ramen duke qene ne aleance bashke, nderkohe qe Lu ka kafshuar gjuhen!
    Per rastin Ndoka Lu-ja duartrokiti serisht Ramen qe largoi edhe nje kriminel nga partia. Ndoka njesoj si Frroku ne Puke, ishte prezent ne te gjitha takimet e fushates elektorale ne Diber dhe Lu-ja e qepi prape gojen!
    Per rastin e Kokedhimes, e kishte kuptuar edhe budallai qe Kokedhima kontrollonte gjithe tenderat e jugut duke mbush administraten me hajdutet e vete. Nuk tha asgje per keto Kinezi, ama diten kur Koço u prish me Ramen, Lu-ja na zbuloi faktin se Kokedhima ishte hajdut!

    U bene ca si shume rastesi megjithate shkojme me tutje..

    Fole per ligjin e dekriminalizimit. Me vjen keq per ty, po te ka humb komplet busulla. Opozita kishte dy vjet qe i denonconte me emer e mbiemer deputetet me te shkuar kriminale kurse Lu bente sehir.
    Mirepo diten kur u detyrua te reagoj nga departamenti i larte i shtetit sebashku me presionin e disa qarqeve te larta ne BE qe refuzonin kriminelet ne parlement, Lu-ja njesoj si ty i hipi mushkes se Don Kishotit per te marre levdatat e dekriminalizimit.

    E njejta gje edhe me reformen. Beri presion edhe me heqje vizash tek politikanet nese nuk votonin reformen qe donte Rama, pa trasparence dhe komplet e njeanshme. Mirepo u terhoq si Zan Mali sapo u detyrua te pranoj draftin e Venecias!
    Uluriti si i çmendur per Vetting, nderkohe loboj qe kryeprokurorja te zgjidhej ne shkelje me kushtetuten e per me teper pa Vetting!!
    Ne rolin e arbitrit nderkombetar Lu s’ka lene gur pa levizur vetem e vetem qe te behet çdo gje si e do Rama me hajdutet e tij.

    Imagjino shuplaken qe do kishte marre Rama nga BE-ja po te shprehte opinionin e tij se cili president i ndonje vendi te BE-se duhej zgjedhur! Lu jo vetem qe s’reagoi ndaj fyerjeve te Rames por edhe voten kundra amerikes ne OKB kinezi e justifikoi me nje fraze te thate : vleresojme perpjekjet e qeverise shqiptare per paqen?! Rama vleresohet nga vartesi i presidentit amerikan per paqe duke votuar kundra vullnetit te Amerikes?! A mund te kete marrezi me te madhe se kjo???

    Ja pra qe i « paanshmi » Lu i ka bere te gjitha keto.

    Prandaj shume miqesisht te sugjeroj te informohesh here pas here perpara se t’i vesh kapakun absurditeteve qe thua!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Sa i perket reformes me duket se gjykon me ftohtesine e dikujt qe e shef vetem njehere ne vit Shqiperine!

    Reforma ne rradhe te pare duhet t’i sherbeje popullit dhe jo oreksit te politikaneve.
    Duhet te jesh shume siperfaqesor te thuash, une do e mbeshtesja Lu-ne edhe sikur t’ia dhuronte Bashes apo Kryemadhit per te arrestuar kundershtaret politik!
    Nuk ka absurditet me te madh se ky!
    Po mire mo i uruar dakort me ty, le te shkojne ne burg Basha me Moniken.
    Po te drejtat tona qe shkelen çdo dite kush do i mbroj?! Drejtesia e rilindjes qe shkel ligjin me dy kembe?!
    E di ti zotrote qe te gjithe punonjesit e administrates duhet te paraqesin ne fund te janarit dokumentat pageses se ujit dhe dritave perndryshe pushohen nga puna? Kurse njerezit e Rames, si Beso i tajvanit qe e deklaroi ne TV, kishte 12 milion euro borxhe shtetit per fatura energjike te papaguara. Ky tipi jo vetem qe nuk arrestohet por vazhdon merr perdite fonde nga rilindja!
    Nuk rriten rrogat, ngrihen perdite çmimet, na shpikin çdo dite taksa te reja dhe s’kemi ku te ankohemi.
    E ç’me plas mua a u burgos Rama apo jo, kur e njejta drejtesi nuk me garanton mua asgje dhe mbron ata qe e shkelin ate!
    Ne kete rreth vicioz jemi dhe do kalojne prape disa dekada e do kerkojme prape nje drejtesi te re!
    Uroj qe deri atehere te jesh bere pak me ojektiv e mos ngazellohesh vetem me arrestimin e X-it apo Ypsilonit..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Shiko se per drejtesine ke te drejte por ka keter vjet Luja qe po ta perserit. I doli goja mbrapa; Kerkoni drejtesi votoheni. E kerkuat byrone votoheni. Doni te futeni ne çader futuni por votoni vetingun. Doni drejtesi hiqni Llallen dhe zgjidhni prokuroret e tjere. Me teper se kaq asnje ambasador nuk ka per ta thene.

    Nuk kam çfare te them tjeter se eshte e kote :Se siç e thua dhe vete nuk te intereson u burgos apo nuk u burgos Rama dhe Basha dhe Kryemadhi duhet per te mbrojtur te drejtat tona. Ketu i ke rene pikes ("qe ste bie ty dhe bashke me keta te tre" qe po na mbrojne te drejtat tona keto 25 vjet")

  9. #29
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shiko se per drejtesine ke te drejte por ka keter vjet Luja qe po ta perserit. I doli goja mbrapa; Kerkoni drejtesi votoheni. E kerkuat byrone votoheni. Doni te futeni ne çader futuni por votoni vetingun. Doni drejtesi hiqni Llallen dhe zgjidhni prokuroret e tjere. Me teper se kaq asnje ambasador nuk ka per ta thene.

    Nuk kam çfare te them tjeter se eshte e kote :Se siç e thua dhe vete nuk te intereson u burgos apo nuk u burgos Rama dhe Basha dhe Kryemadhi duhet per te mbrojtur te drejtat tona. Ketu i ke rene pikes ("qe ste bie ty dhe bashke me keta te tre" qe po na mbrojne te drejtat tona keto 25 vjet")
    Ne politike qendrojne veprat e jo fjalet. Lu mund te kete broçkollisur pak si shume, vetem se ne te gjitha hallkat e drejtesise ka lobuar fuqishem qe te vej njerezit e Rames perkundrejt interesit te njerzve te zakonshem. Dhe per mua do ngelej po i njejti rrugaç nese do mbeshteste njerezit e Bashes apo Kryemadhit ne drejtesi.

    Nderkohe qe posti i ambasadorit i jepte tagrin te punonte per nje drejtesi te pavarur, ai punoi per nje drejtesi Made In mall kinez..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •