Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet nė Bllog
    7

    A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Raphaėl Hadas-Lebel

    PARIS – Si mund ta luftojnė shoqėritė prurjen e informacionit tė rremė, shpesh herė tė fabrikuar, qė vėrshon nėpėr internet dhe pėrmes mediave sociale, duke ndotur debatet politike pothuaj kudo?

    Kjo pyetje ka munduar mbrojtėsit e demokracisė, tė paktėn qė nga zgjedhjet presidenciale tė vitit 2016 nė SHBA. Dhe nė njė konferencė shtypi jashtė Pallatit presidencial kėtė muaj, presidenti i Francės Emmanuel Macron, ofroi pėrgjigjen e tij.

    Qėllimi i Macronit, me sa duket, ėshtė qė tė “frenojė” me ligj lajmet e rreme. Ai po premton qė, deri nė fund tė vitit, do tė prezantojė njė projekt-ligj pėr tė ndėshkuar ata qė pėrhapin disinformim gjatė periudhave zgjedhore.

    Por Franca e ka tashmė njė ligj represiv, i cili ndalon botimin dhe transmetimin e disinformimit, me qėllime tė kėqia. Sipas Nenit 27 tė tė famshmit Ligj tė Shtypit tė vitit 1881, pėrhapja e informacioneve false “me cilindo mjet”, ėshtė e ndėshkueshme me njė gjobė deri 45000 Euro, me monedhėn e sotme.

    Megjithatė, Ligji i Shtypit gjen zbatim vetėm pėr informacione qė kanė “prishur paqen publike”, gjė qė ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrcaktohet, jo mė tė provohet. Njė tjetėr ligj, pjesė e kodit elektoral, parashikon ndėshkimin me njė vit burg dhe njė gjobė prej 15 mijė Euro, pėr cilindo qė pėrdor informacion tė rremė “apo manovra tė tjera mashtruese”, pėr tė vjedhur vota. Por kjo masė vlen kryesisht pėr rastet e mashtrimeve elektorale.

    Kėshtu qė, sfida e Macronit ėshtė tė pėrgatisė legjislacion pėr epokėn digjitale. Ndonėse nuk tha ekzaktėsisht kėtė gjė nė fjalimin e tij tė fundit, Macroni po vė nė shėnjestėr llojin e ndėrhyrjeve tė rusėve, qė luajtėn njė rol tė njohur tashmė nė zgjedhjet presidenciale tė 2016 nė SHBA, por edhe qė kėrcėnuan fushatėn e tij presidenciale pranverėn e vitit qė kaloi.

    Por Macroni po sheh edhe pėrtej Rusisė. Objektivi i tij mė i gjerė ėshtė qė tė mbrojė institucionet demokratike, kundėr cilitdo regjim qė mbron atė qė ai e quan “joliberalizmi politik”, si pėrshembull qeveritė e udhėhequra nga Presidenti Erdogan nė Turqi, Kryeministri Viktor Orban nė Hungari, apo partia Ligj dhe Drejtėsi nė Poloni.

    Shtegu i parė qė po eksploron Macroni ka tė bėjė me transparencėn. Platformat digjitale me siguri do u nėnshtrohen standarteve mė tė larta tė transparencės pėr tė gjithė “pėrmbajtjen e sponsorizuar”, jo thjesht tė zbulojnė identitetin e atyre qė reklamojnė, por edhe tė kufizojnė sasinė e parave tė shpenzuar pėr mesazhet e tyre. Sė dyti, Macron do tė pėrpiqet tė vendosė procedura pėrmbledhėse nė tė cilat gjykatėsit mund tė urdhėrojnė qė pėrmbajtje tė caktuara tė fshihen, apo qė faqe interneti tė eleminohen nga motorrėt e kėrkimit, ose edhe tė bllokohen krejt.

    Franca nuk ėshtė vendi i parė qė pėrpiqet tė ndėrtojė legjislacion kundėr lajmeve tė rreme. Nė prag tė zgjedhjeve federale nė Gjermani shtatorin e kaluar, parlamenti gjerman miratoi njė ligj tė njohur si “NetzDG”, i cili hyri nė fuqi nė 1 janar 2018. Ligji u kėrkon rrjeteve sociale si Facebook, Twitter dhe Youtube qė tė fshijnė tė gjithė pėrmbajtjen e paligjshme tė pėrdoruesve – qė pėrfshin gjuhėn e urrejtjes, pėrveē disinformimit – brenda 24-orėve, ose tė pėrballen me njė gjobė prej 50 milion Euro. Qeveria italiane, pėrpara zgjedhjeve tė pėrgjithshme qė mbahen nė mars, ka propozuar gjithashtu njė ligj kundėr lajmeve tė rreme.

    Nuk ėshtė ēudi qė legjislacioni i propozuar prej Macronit ka provokuar kritika, jo vetėm nga Marine Le Pen dhe partia e saj e Frontit Nacional, por edhe nga ekstremi i majtė. Kritikėt e Macronit kanė kėrkuar ndihmėn e ekspertėve ligjorė, tė cilėt argumentojnė se ligjet ekzistues janė tė mjaftueshėm pėr tė frenuar lajmet e rreme.

    Megjithatė, kėta ekspertė nuk kanė arritur tė rrokin masėn nė tė cilėn teknologjitė e reja, sidomos mediat sociale, mundėsojnė keqbėrjen. Ata qė kėrkojnė tė pėrhapin disinformim dhe teori konspirative, tanė kanė mė shumė mundėsi se kurrė pėr ta bėrė kėtė. Nevoja pėr masa tė reja, pėr tė garantuar pėrmbajtje transparente dhe tė saktė online, duhet tė jetė e qartė.

    Sėrish, procedura e re gjyqėsore qė parashikon Maconi do tė duhet tė ekzaminohet me kujdes. A duhet qė njė gjykatės tė ketė kompetencėn tė vendosė menjėherė, se ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe ēfarė ėshtė e rremė, dhe mė pas tė vendosė gjoba? Nė fund tė fundit, “lajmi i rremė” mund tė marrė shumė forma, dhe ndonjėherė ai pėrhapet pa ndonjė qėllim tė keq, pėr tė manipuluar vota apo shtrembėruar rezultate zgjedhjesh.

    Njė ndėrlikim i dytė ėshtė ēėshtja e shumėdebatuar e neutralitetit tė rrjetit. Supozohet qė ligji do tė duhet tė kontrollojė disinformimin e nė tė njėjtėn kohė tė garantojė se ofruesit e internetit (ISP), tė trajtojnė njėsoj tė gjithė pėrmbajtjen online.

    Veē kėsaj, mbetet pėr t’u parė se si Macroni do tė adresojė rrjetet sociale dhe aktorėt online qė ndodhen jashtė vendit, dhe mbi tė cilėt autoritetet franceze nuk kanė juridiksion.

    Asnjė person i arsyeshėm nuk dyshon qė Macroni dėshiron tė fusė censurėn. Por ligji qė ai propozon duhet tė pėrfshijė masa mbrojtėse. Pėr momentin, ėshtė premtues fakti qė ligji do tė zbatohet vetėm pėr periudha parazgjedhore – njė moment delikat ky, nė jetėn publike tė njė demokracie.

    Nė ēdo rast, legjislacioni i propozuar prej Macronit do tė jetė thjesht njė prej mjeteve nė luftėn kundėr disinformimit. Fuqizimi i publikut pėr tė pėrmirėsuar edukimin mediatik, dhe klasifikime tė reja pėr platformat e mediave sociale si botues me pėrgjegjėsi editoriale, mundet gjithashtu tė dėmtojė fushatat e disinformimit.

    Nė fund tė fundit, vėrshimi i lajmeve tė rreme ėshtė njė sfidė globale, qė do tė kėrkojė njė zgjidhje globale. Nė kėtė drejtim, vendimi i Komisionit Europian pėr tė mbledhur njė grup ekspertėsh, qė tė udhėheqin njė konsultim publik nė lidhje me kėtė problem, duhet mirėpritur. Shpresojmė qė procesi tė rezultojė nė njė seri rekomandimesh pėr rrugėn mė tė mirė pėr tė ecur pėrpara.

    Por deri atėherė, propozimet e debatueshėm tė Macronit – qė tė themi tė drejtėn 79% e francezėve i mbėshtesin, sipas sondazheve – tė paktėn do tė shtyjnė qytetarėt qė tė fillojnė tė mendojnė seriozisht nė lidhje me njė problem, i cili prek vetė themelet e njė demokracie perėndimore. Siē e kemi parė nė shumė shtete, njė votues i disinformuar ėshtė armiku i njė demokrati.

    Bota.al – Marrė me autorizim nga Project Syndicate, 2018. Ripublikimi mund tė bėhet vetėm me lejen e Project Syndicate – Can Fake News Be Outlawed?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2017
    Postime
    6

    Pėr: A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Mendoj se eshte gjeja me e mire qe duhet bere duke filluar nga lart e deri posht.
    I've decided my 2018 will start on February 1st,January is a free trial month.

  3. #3
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anėtarėsuar
    07-10-2004
    Postime
    638

    Pėr: A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Idiotesi. Seshte nevoja te jesh largepames te dallosh pasojat e te tilla nismave. Ligj i tille abuzohet nga ata ne pushtet. CNN ka plot lajme te “rreme” (keqinterpretim flagrant i njeanshem i fakteve) por kurrsesi nuk do doja te heshteshin nga shteti. Ne asnje menyre nuk dua te kontrolloje Babi Qeveria ate qe lexoj. Keqinformimi i disa leshkove te plogesht qe besojne gjithcka nga nje burim eshte cmim qe e paguaj me gjithe qejf per liri te fjales e shtypit.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Eshte praktikisht e pamundur qe media te filtroj me imtesi vertetesine e lajmit. Ndaj media ka nevoje per lirine e informimit, aludimit, analizes, pasqyrimit, duke respektuar kodin deontologjik.

    Fake News-in me mire se kushdo tjeter e denon lexuesi, i cili nese nevojitet ka lirine dhe mundesine te informohet nga blogjet e rrjetet sociale duke refuzuar mediat tradicionale si CNN, Le Monde, Washington Post etj..
    Lexuesi eshte gjykuesi kryesor i Fake News-it!!!
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Lajmet e rreme vetem me ligj mund te luftohen. Po ti detyrosh qeverite me ligj per trasparenc dhe mos mbajte sekreti lajmet e rreme shkojne drejt minimizimit.
    Eshte mos trasparenca dhe sekreti qe e krijojne dhe e mbajne ne kembe lajmin e rreme,pa keto lajmi i rreme behet "gossip".

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Media ne rradhe te pare duhet te ruaj etiken, te jete objektive, te mos krijoje marredhenie okulte me politiken, etj etj.. Nese s’i permbahet ketyre parimeve, atehere shteti ka mekanizma qe e parandalon ate.

    Por ka te drejten te ngreje aludime, te cilat jo gjithmone dalin te verteta. Mirepo nese kjo frenohet me ligj si Fake News, atehere shume zbulime mediatike s’do kishin ndodhur kurre!
    Eshte shume e holle fija ndarese midis aludimit dhe Fake News-it, ndaj eshte e veshtire ta sanksionosh me ligj..

    Ne fund te fundit, nen epoken e internetit ku po lulezojne mediat alternative (blogjet e rrjetet sociale), lexuesi ka mundesine ta sanksionoje me mire se kushdo median qe nuk qemton te verteten...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Edhe per mediat eshte e thjeshte,trasparenc se nga kush dhe si financohen.

    Eshte budallik te mendosh se lajmet e rreme mundet te luftohen duke mbyllur bllogjet a sitet e internetit. Mungesa e informacionit sjell disiformacionin,jo e kunderta. Sa me shume kanale informimi te kete aq me e veshtire eshte qe lajmi i rreme te meret seriozisht ose te meret si i vertete,dhe ka gjithmone me shume mundesi qe dikush ta kontrolloje a te demaskoje si lajm te rreme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 12-11-2018 mė 20:23

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Po pikerisht se ekziston mundesia qe lexuesi ta filtroj lajmin, media automatikisht vete-korrigjohet. Sepse nje media pa lexues kritik eshte e falimentuar..
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: A mund tė luftohen me ligj lajmet e rreme?

    Besueshmeria eshte e para dhe per mediat dhe propaganden ne pergjithsi,po humbe besimin ke humbur pothuajse legjimitetin e lajmit.

    Po lexoja nje liber per Hebollahun dhe ne kohen e atentatit te kullave binjake televizioni i tyre nxori lajmin sikur atentatin e kullave e kishin organizuar cia dhe ebrenjte,sepse sipas tv te Hezbollahut ebrenjte ishin lajmeruar perpara se te ndodhte atentati dhe per kete nuk kishte asnje te vdekur nga ebrenjte,gje qe nuk ishte e vertete. Lajmi mori dhene,u perhap ne gjithe boten dhe TV Hezbollahut u be media e rendesishme per kohen dhe sidomos per boten arabe. Por kur shkuan edhe i pyeten,mbas shume insistimesh; nga e keni gjetur kete lajm,thane qe e kemi mare nga nje gazete Jordaneze. Pyeten gazeten Jordaneze dhe gazeta e mohoj te kishte dhene nje lajm te tille. U duk si fitore e Hebollahut a fitore e momentin por kur doli si genjeshter u ""penduan" qe kishin dhene nje lajm te tille. I doli propagand e gabuar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •