Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Ndërsa dështimi i reformës në drejtësi po bëhet për ditë e më i dukshëm, deklarimet (e shpeshta) publike të ambasadorit amerikan Donald Lu po bëhen përditë e më bajate.

    Në nëntor të vitit të shkuar, Zoti Lu u “premtoi” shqiptarëve se në janar të këtij viti ai priste arrestimin e “peshqve të mëdhenj” të politikës.

    Deklaratën e bëri gjatë një ceremonie bombastike propagandistike për rendin publik, si ato që organizon prej katër vjetësh Kryeministri Rama dhe ku nuk mungon asnjëherë Ambasadori Lu me mbështetjen, këshillat dhe udhëzimet e tij. Në ceremoni u prezantua struktura dhe operacioni i ashtuquajtur Forca e Ligjit, i cili do të zhdukte krimin nga Shqipëria. Ambasadori i dha “bekimin” kësaj strukture dhe, për t’u thënë shqiptarëve që duhet ta besojnë qeverinë, ai i njoftoi ata se pranë Ministrisë së Brendëshme ishin vendosur dy agjentë të FBI-së për ta ndihmuar atë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit—pra, shqiptarët duhet ta besonin Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën se me ta ishte edhe FBI.

    Pas disa operacionesh qesharake ku u kapën vetëm disa fshatarë me pak gram hashash, Forca e Ligjit është harruar dhe për të nuk flet më askush. Tani, gjithashtu, dihet se dy agjentët e FBI-së ishin më shumë ndihmë propagandistike e Donald Lusë për qeverinë se sa ndihmë e vërtetë kundër krimit. Madje Donald Lu keqinformoi publikisht shqiptarët me agjentët e FBI-në, pasi të paktën njëri nga ata që ai e shiti si agjent të vendosur pranë Ministrisë së Brendëshme, Zoti Jack Liao, është në fakt atasheu ligjor në zyrën e FBI-së në ambasadën amerikane në Sofie të Bullgarisë, nga ku ai koordinon marrëdhëniet e FBI-së me Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën.

    Gjithsesi, janari po ikën ngadalë dhe Donald Lu nuk ka asnjë “peshk të madh” për t’u treguar shqiptarëve. Ndoshta prandaj, dje, ai është shprehur se i lutet për ditë qeverisë të kapë “peshqit e mëdhenj”. Në një intervistë për gazetën Dita, Lu pohoi:

    Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar? Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi, por jo rezultatet e mëdha që presin.

    Pohimi duket i çuditshëm sepse “peshqit e mëdhenj” supozohet se duhet të jenë pikërisht drejtuesit e qeverisë dhe është e pakuptueshme se pse Ambasadori Lu mendon se qeveria do të arrestojë vetveten.

    Deklarata e ambasadorit është fatkeqe sepse ai i drejtohet qeverisë të bëjë drejtësi, kur reforma në drejtësi kishte për qëllim shkëputjen dhe pavarësinë e drejtësisë nga qeveria. Pyetjen për peshqit e mëdhenj Ambasadori Lu duhet t’ia drejtojjë prokurorisë së posaçme SPAK dhe Byrosë së Hetimit, të cilat u krijuan nga reforma në drejtësi dhe u sanksionuan në Kushtetutë pikërisht për të hetuar dhe arrestuar “peshqit e mëdhenj”.

    Por, në shkelje të hapur të Kushtetutës, SPAK dhe Byroja e Hetimit nuk janë krijuar akoma, pothuajse dy vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, për shkak se krijimi i tyre është zvarritur dhe vonuar nga shumica socialiste. Çuditërisht ambasadori duket krejtësisht i pa shqetësuar për këtë situatë dhe e mbush boshllëkun me batuta si ato që ka lëshuar për Ditën.

    E pakuptueshme është, gjithashtu, pse ambasadori Lu nuk i drejtohet as Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme për “peshqit e mëdhenj”. Në fund të fundit, ambasadori duhet të ketë besim të madh tek Prokurorja pasi për emërimin e saj në atë post ai u bë palë me Kryeministrin Rama në shkeljen e Kushtetutes (në fakt, Ambasadori Lu ka dëshmuar shpesh se më shumë se tek ligji dhe demokracia, beson tek parimi “qëllimi justifikon mjetin”).

    Intervista e Ambasadorit përshkohet nga heshtja edhe për çështje të tjera të rëndësishme në lidhje me reformën në drejtësi. Zoti Lu nuk ka shprehur asnjë shqetësim për faktin se shumica socialiste hodhi poshtë para pak ditësh vlerësimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)—në bordin e të cilit ambasadori është vetëzgjedhur— në lidhje me kandidaturat e shoqërisë civile për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    ONM supozohej se do të ishte garant i rëndësishëm në procesin e vetingut, por deri tani është përdorur vetëm për fasadë, por ambasadori duket i pashqetësuar për këtë gjë.

    Akoma më zhgënjyes është që Ambasadori Lu nuk ka shfaqur shqetësim për përpjekjen e shumicës socialiste për të mbrojtur deputetët nga hetimi—amendimin e Rregullores së Kuvendit për të sanksionuar me ligj se prokuroria, përfshi SPAK, duhet të paraqesë prova të plota në Kuvend, dhe do të jetë ky i fundit që do të gjykojë nëse këto prova janë të mjaftueshme për të vendosur për kontrollin e pronave apo arrestimin e deputetëve.

    Nëse ky ligj miratohet, siç pothuajse është e sigurt, praktikisht do të jetë Kuvendi që do të përcaktojë hetimin e deputetëve dhe ministrave dhe jo institucionet e drejtësisë të propaganduara aq shumë nga Ambasadori Lu.

    Së fundmi, në intervistë Ambasadori Lu ka vazhduar qasjen e tij të zakonshme që për përgjegjësitë e qeverisë përdor terma të përgjithshëm, pa iu drejtuar asnjëherë direkt Kryeministrit apo drejtuesve të tjerë të qeverisë. Ambasadori flet për “shqiptarë të lodhur” nga mungesa e drejtësisë por shpërfill dhunimet që qeveria u bën pronave dhe të drejtave të tyre; flet për “peshqit e mëdhenj” por të papërcaktuar të politikës, flet për politikanë të papërcaktuar që kanë frikë nga drejtësia.

    Në fakt edhe pse Shqipëria u mbulua me drogë duke u bërë furnizuesi kryesor i drogës në Evropë, edhe pse Kuvendi u mbush me kriminelë nga kryeministri Edi Rama, edhe pse korrupsioni i qeverisë është kthyer në epidemi, edhe pse sundimi i ligjit ka mbetur vetëm fjalë në letër, Ambasadori Lu ka zgjedhur të mos bëjë asnjëherë ndonjë kritikë direkte ndaj Kryeministrit dhe drejtuesve të tjerë të qeverisë.

    Në më shumë se vjet në Shqipëri, të vetmit persona që Lu ka kritikuar me emër janë kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ish- kryeprokurori Adriatik Llalla. Por Zotit Lu fshihet pas përgjithësimeve metaforike kur bëhet fjalë për përgjegjësitë e Kryeministrit Rama, ish-ministrit Saimir Tahiri, ministrit Fatmir Xhafaj, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi apo drejtuesve të tjerë socialistë. Përkundrazi, ai nuk ka munguar asnjëherë në krah të tyre, për të përshëndetur “arritjet” e imagjinuara të tyre.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Qe Lu-ja ka gabimet e veta nuk diskutohet por qe ta besh Lun te vetmin pergjegjes dhe armik partie me duket kot. Eshte nje gje qe nuk funksionon ne opinionin publik.

    E supozojme se sot Lu-ja ndryshoi qendim dhe thote: " Ky kryeminister dhe kjo qeveri eshte e lidhur me drogen dhe krimin . Kjo maxhoranze po kap,ka kapur drejtesine " Alternativa kush eshte mbas ketij pohimi ?

    Ose pyetja direkt qe duhet ti behet Lu-se : Jep me teper garanci ne luften kunder krimit Lulzim Basha apo Edi Rama ?

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Qe Lu-ja ka gabimet e veta nuk diskutohet por qe ta besh Lun te vetmin pergjegjes dhe armik partie me duket kot. Eshte nje gje qe nuk funksionon ne opinionin publik.

    E supozojme se sot Lu-ja ndryshoi qendim dhe thote: " Ky kryeminister dhe kjo qeveri eshte e lidhur me drogen dhe krimin . Kjo maxhoranze po kap,ka kapur drejtesine " Alternativa kush eshte mbas ketij pohimi ?

    Ose pyetja direkt qe duhet ti behet Lu-se : Jep me teper garanci ne luften kunder krimit Lulzim Basha apo Edi Rama ?
    Edhe nese ngre Bashen dhe ul Ramen se beson me njeri.
    E ka performuar aq mire rolin e kllounit sa edhe po t’i thote te bardhes te bardhe e te zezes te zeze, njerezin do e shohin me mosbesim.

    Sa per peshen e fajit do ishte budallik te mendoje se i vetmi fajtor eshte Lu-ja. Po duke hyre tek peshat e renda ne bashkefajtoresi eshte mese normale t’i lakohet emri.
    Personalisht kam patur pritshmeri te larte nga Lu, mirepo koha tregoj se amerikan eshte vetem me pashaporte. Kinezerit e tij sot jane kthyer barcaleta me ngrenie peshqish te medhenj nga peshq te vegjel..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Problemi nuk eshte Lu-ja eshte PD-ja. Lu-ja "shpalli nje program te tije" qe eshte reforma ne drejtesi (dhe deri tani nuk i eshte larguar ketij programi),dhe ne kete reforme si llogjik duhet te kishte aleatin e saj opoziten,por ndodh e kunderta qe opoziten e ka pasur kundershtarin me te madh. Dhe ky qendrim i Lu-se eshte nje qendrim i te gjithe institucioneve nderkombetare. Nuk ke sot ne bote ose Europe asnje segment politik qe te mbeshtesi PD.
    Lu-ja deri tani eshte dipllomati i huaj me i mire qe ka patur Shqiperia natyrisht me gabimet e veta por qe ka pasur dhe ka nje qellim te qarte. Nje qellim qe nuk mundet te thuhet se nuk eshte i mire.
    Me shume propabilitet do mbetet ne histori si Fan Noli. Do mbetet nje idealist qe i deshtoi programi por jo idete.
    Personalisht gjetja e armikut te huaj ka qene gjithmon nje budallallik shqiptar por ne rastin dhe justifikimet e sotme po e kalon marrezine.


    C'deshte ose çdo PD-ja me shume nga Lu-ja ! Aty e kishte kur i doli perballe Adriatik Llalles...Me teper se kaq per opoziten Lu-ja dhe kush do tjeter nuk mundet te bente.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Lu-ja baraz me Fan Nolin? Po flasim per kete Lu-ne ketu apo per ndonje Lu imagjinar?

    Me fal po nese ka nje ambasador rrugaç qe do mbahet mend gjate eshte pikerisht ky kinezi! PD-ja ishte e paafte apo pertace, quhej si te duash qe nen drejtimin e Lulit nuk loboi asnjehere me partite simotra perendimore per te treguar njeanshmerine e dyshes se ambasadoreve ne çdo prapesi qe bente Rama. I shkoi deri ne fund vetem nje kauze me lobim tek nderkombetaret, asaj te dekriminalizimit dhe formalisht i largoi kriminelet nga posti i deputeteve. Beri diçka per reformen qe nga varianti Edvin Ramo-sorosiano, ta bente pak me te pavarur fale ndihmes se komisionit te Venecias.
    Pjesa tjeter eshte pergjumje..

    Kurse Lu duartrokiste arritjet imagjinare te Tahirit me asgjesimin e droges. Duatrokiste ofendimet e Rames ndaj atyre qe denonconin lidhjet kriminale te ministrave me trafikantet e droges. Doli madje edhe nen nje mini proteste te fondacionit soros diten qe do miratohej reforma ne drejtesi. Etj etj, se i ka pafund bemat ky tipi.
    Tani t’i do me thuash qe edhe Pd-ja ka kusuret e veta, bashke me LSI-ne. Plotesisht dakort.
    Por e vetmja e keqe ne kete vend qenka Pd-ja, LSI, PDIU, Blushi, Duka, Dash Shehi, dhe mesiah qenka fondacioni sorosian qe eshte rilindja me Tahirin, Ramen, Doshin dhe Beqaj?! Ndaj vetem keta te dytet kane te drejte te bejne ç’te duan me reformen.
    Minimalisht Lu duhet te kishte luftuar per nje drejtesi qe te ishte sa me e pavarur, qe mbas miratimit te saj rregullat te ishin te njejta per te gjitha palet.
    Nderkohe ky kinezi vogel, eshte bere pale e te gjitha trukeve perverse te Rames qe reforma t’i behet atij dhurrate.
    Kete lloj drejtesie te njeanshme e kemi hequr 50vjet, keshtu qe s’ka kuptim te rikthehemi mbrapa ne kohe.
    Prandaj me vjen keq per ty, po une Haxhi Qamilin s’mund ta ve dot kurre ne nje peshore me Fan Nolin..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 21-01-2018 më 07:54
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Shiko se Ramen,Tahirin,Doshin,Beqjan duhet ti kapte Llalla dhe as Rama dhe as Lu-ja.

    Me korrekt se eshte sjellur Lu-ja me opoziten mendoj se nuk ka pasur ambasador te huaj ne Shqiperi. Si mundet te luftoje Lu-ja per nje drejtesi te pavarur kur PD thote duam Llallen ?
    Lu-ja po jo jep opozites Ramen dhe Tahirin ne pjate te argjente....Se PD i duhet "komisioni i Venecias qe ta perktheje reformen ne shqip me 2/3 dhe 3/5 qe te mbroje kushtetuten per Republiken e Re" ky eshte nje problem tjeter.

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Vazhdoni lobimet Duke se akoma e me keq jeni ne syte e popullit..

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shiko se Ramen,Tahirin,Doshin,Beqjan duhet ti kapte Llalla dhe as Rama dhe as Lu-ja.

    Me korrekt se eshte sjellur Lu-ja me opoziten mendoj se nuk ka pasur ambasador te huaj ne Shqiperi. Si mundet te luftoje Lu-ja per nje drejtesi te pavarur kur PD thote duam Llallen ?
    Lu-ja po jo jep opozites Ramen dhe Tahirin ne pjate te argjente....Se PD i duhet "komisioni i Venecias qe ta perktheje reformen ne shqip me 2/3 dhe 3/5 qe te mbroje kushtetuten per Republiken e Re" ky eshte nje problem tjeter.
    Me duket se po diskutojme per Lu dhe as per PD-ne apo Llallen! Megjithate meqenese Llalla tregoi se asnjerin s’do e çonte per perndjekje penale qofte ky dhe Tahiri, ti vertete mendon se do e denoi Arta Marku Sajen?
    E dyta, nqs ka patur nje ambasador dukshem kundra partive opozitare ky ka qene Lu. Nen kulmin e rastit Tahiri, Lu fliste per peshq te vegjel qe do arrestonin peshq te medhenj ne janar. Janari iku.
    Nje dite perpara protestes kundra importimit te plehrave, Lu i kerkoi shqiptareve te mos dilnin ne protesten e thirrur nga opozita, nderkohe qe opozita s’kishte lidhje me te.
    Eshte i vetmi eksponent i larte ne Shqiperi (mbas Rames e Vllahutin), qe s’ka thene nje fjale per drogen ne Shqiperi, nderkohe qe Greqia me Italine po kapnin tonelata te tera qe vinin nga ne. Per ça foli ky miushi, per miliardat e konçensioneve ne shendetesi, apo per voten kundra te Shqiperise ne OKB?
    Por qe t’i largohemi emrave te perveçem, Lu do ngelej i njejti ambasador pervers nese do mbeshteste çdo lloj marrezie te Bashes apo Metes..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 21-01-2018 më 18:18
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Vazhdoni lobimet Duke se akoma e me keq jeni ne syte e popullit..
    Per cilin popull flet ti Lazo? Per me pak se 40% te shqiptareve qe votuan ne zgjedhjet e fundit?
    Me perjashtim te ndonje militanti si puna jote, njerezeve iu ka ardh ne maje te hundes me keta qe na drejtojne. Pjeses opozitare siç e treguan dhe shifrat e zgjedhjeve te qershorit edhe nje çike me shume.
    Megjithate t’i vazhdo qendro tek ai 20%-shi qe votoi rilindjen..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Në fakt nuk votova edhe pse mund te duket e cuditshme, po ti ngresh moralin nje kurve qe per 8 vjet me radhe e masakroi popullin dhe i ndau njerezit sipas interesit te saj..

    Me vjen mire qe nxjerr analizat e PD per te shfajesuar humbjen po si gjithmone per ju ka rendesi pjesmarrja..

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Per mua ka rendesi vendi. E ben PS apo PD apo ndonje tjeter, bujrum..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Dakort diskutojme vetem per Lu-ne.

    E vertet nuk ka folur per drogen e PS,po ashtu siç nuk ka folur as per Lazaratin. E vertete nuk ka folur per konçesionet e PS po aq sa eshte e vertete qe nuk ka folur as per konçesionet e PD-se.

    Nuk e di se çfare vertet realisht kerkohet nga Lu-ja,ka kater vjet qe meret me reformen ne drejtesi,ka kater vjet qe thote mos i votoni te korruptuarit,ka kater vjet qe thote kriminelet nuk po kapen dhe nuk po gjykohen,arriti deri aty sa tha qe duhet te rrezoni dhe qeverine ne qofte se nuk ju jep librat e shkolles falas...Me shume se kaq as nje ambasador i huaj nuk ka se çfare te beje me per opoziten.

    Po ta perseris,me nje ambasador si Lu-ja çdo lloj opozite duhet te vinte ne pushtet brenda vitit me kete qeveri. Por nuk mund te fajsohet Lu-ja se nuk ka opozite qe ben politike !

  13. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu i lutet qeverisë për të kapur “peshk”

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Dakort diskutojme vetem per Lu-ne.

    E vertet nuk ka folur per drogen e PS,po ashtu siç nuk ka folur as per Lazaratin. E vertete nuk ka folur per konçesionet e PS po aq sa eshte e vertete qe nuk ka folur as per konçesionet e PD-se.

    Nuk e di se çfare vertet realisht kerkohet nga Lu-ja,ka kater vjet qe meret me reformen ne drejtesi,ka kater vjet qe thote mos i votoni te korruptuarit,ka kater vjet qe thote kriminelet nuk po kapen dhe nuk po gjykohen,arriti deri aty sa tha qe duhet te rrezoni dhe qeverine ne qofte se nuk ju jep librat e shkolles falas...Me shume se kaq as nje ambasador i huaj nuk ka se çfare te beje me per opoziten.

    Po ta perseris,me nje ambasador si Lu-ja çdo lloj opozite duhet te vinte ne pushtet brenda vitit me kete qeveri. Por nuk mund te fajsohet Lu-ja se nuk ka opozite qe ben politike !
    Per Lazaratin, konçensionet e PD-se, Gerdecin etj, kane folur paraardhesit e Lu-se. Pra duke ndjekur kete llogjike Lu me te marre detyren ne 2015-en, duhet te kishte fol per avionet qe rrezoheshin ne Ishem, per vjedhjet spektakolare ne mes te dites ne aeroportin e Rinasit, per laboratorin e kokaines, etj etj..
    Ne fakt Lu ka fol vetem ne menyre te pergjithshme, ne i dijme, ne i njohim, ne do t’i arrestojme, ne sjellim FBI, ne keshtu dhe ne ashtu. Nderkohe qe ujku Tahiri na kishte zene rrugen, Lu na thoshte prisni Janarin se do behet nami.
    Jo vetem kaq, por edhe kur Rama nderhynte ne çeshtjet e mbrendshme te Amerikes se cili president duhej te votohej, apo per voten kundra ne OKB, Lu kafshoi gjuhen.
    Kurse sa i perket krimineleve, i ka permendur vetem si fenomen, duke u kamufluar shume bukur. Sepse nderkohe qe na zbulonte i pari qe Shqiperia kishte kriminele, i duartrokiste dhe i mbeshteste te njejtet kriminele qe mbushen shqiperine me droge, te njejtet ministra qe u pasuruan nga droga dhe te njejtet drejtor policie qe sot kane ikur ne drejtim te paditur sepse kane ca llogari per t’i dhene drejtesise.
    Une si shqiptar shpetimin nuk e pres nga Lu edhe sikur mos te ishte asi nen menge i Rilindjes.
    Une shpetimin e pres nga drejtesuesit e ketij vendi dhe ketu besoj bihem te dy dakort se qeveria bashke me opoziten kane qene dobet. Me nje ndryshim se per 8 vjeçarin e PD-se, te mirat dhe te keqiat i takonin Pd-se. Sikunder edhe tek ky 5 vjeçarit te rilidjes, te mirat dhe te keqiat i takojne vetem rilindjes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 21-01-2018 më 21:15
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •