Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut?

    Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut?

    Nė kuadrin e 550 vjetorit tė vdekjes sė Heroit kombėtar, shumėkush qė ka lexuar librin e Marin Barletit ``Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu``, e di se pasi osmanet pushtuan Lezhėn me 1479. Sipas Marin Barletit: ``Gjergj Kastrioti u varros nė qytetin e Lezhės, nė kishėn e madhe tė Shėn Kollit. Ceremonia e varrimit tė tij, sipas zakonit tė tė parėve, u bė me njė madhėshti tė paparė. Trupi i tij u pėrcoll me vaj nga tė gjithė ushtarėt dhe me gjėmė, sipas zakoneve tė vendit, nga tė gjithė princat dhe kapedanėt…..” .
    ``Kur dėgjoi qė po e qanin tė vdekur, Lek Dukagjini, princ epirot, doli me vrap nė mes tė pazarit dhe me fytyrė tė pikėlluar e me zė tė mbytur tha, duke ēkulur mjekrrėn dhe flokėt; “mblidhuni, mblidhuni me vrap tė gjithė o princėr e sundimtarė arbėror. Sot u bėnė cop dyert e Epirit dhe tė Maqedonisė, sot u rrėzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tėrė forca dhe fuqia jonė, sot u pėrmbysėn fronet dhe pushtetet tanė; sot u shua krejt sė bashku me kėtė njeri ēdo shpresė e jonė”( Marin Barletit ``Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu).
    Eshtrat e Skėnderbeut u zhvarrosėn nga turqit pas rėnies sė Krujės, mė 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, qė ndodhej nė Kishėn e Shėn Nikolla nė Lezhė, u dhunua dhe eshtrat u morėn si hajmali nga ushtarėt turq.
    Sipas Barletit, “Turqit dhe Barbarėt duke u bėrė zotėr tė qytetit tė Lisos, gjetėn dhe nxorėn nga varri me dėshirė shumė tė madhe trupin e Skėnderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhėn qė tė gjithė kush e kush mė parė, sepse kujtonin se do tė ishe fatbardhė, shumė i lumtur ai qė do tė siguronte pėr vete njė copėz prej tyre, tė cilėn e qepnin dhe e zbukuronin njė palė me argjend, njė palė me ar dhe e varnin nė qafė, si ndonjė gjė hyjnore, tė shenjtė dhe vendimtare pėr fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumė tė madh, duke kujtuar se tė gjithė ata qė i mbanin me vete ato thėrrmija do tė kishin nė jetė po atė fat e mbarėsi qė pat edhe gėzoi sa qe gjallė vetė Skėnderbeu”. Kur osmanet gjetne varrin e Skenderbeut ne Kishen e Shen Nikolles ata e hapen dhe i moren kockat si hajmali duke besuar qe nga ato do te beheshin trima. http://www.eupedia.com/forum/threads...milarity/page2).
    T. Spanduēi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij"Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….
    E vetmja e dhene per varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut.
    Por sot ka te dhėna se eshtrat janė ēvendosur disa kohė mė vonė nga Kisha e Shėn Kollit atėhere Kishė katolike por meqėnėse kishte qėnė dhe Kishė orthodokse para venedikasve kishte sipas Spanduēit edhe varrezė orthodokse.
    Po kėshtu, edhe abati francez duke cituar Barletin thoė: ``Kockat e tij tė futura nėn dhe u prehėn nė paqe gjer ditėn kur nė Epir erdhi Mehmeti iI, katėr vite mė pas turqit tė cilėt pushtuan qytetin e Lezhės, kėrkuan tė etur trupin e Skėnderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu qė dikur me ti dėgjuar emrin merrnin arratinė, tani i rrėmbenin si diēka tė shenjtė. Ata vėrsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai qė i prekte e akoma mė shumė, ai qė i varte ato si hajmali, pra si diēka pėrrallore…….”.
    (abati francez Zhak de Lavardin. Nė vitin 1573 ky autor e botoi veprėn e tij nė Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”)
    Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit. Kisha e Shėn Nikolles (Shen Kollit) u shndėrrua nė xhami nė vitin 1580.
    Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.

    Shkaqet se pėrse Gjergj Kastrioti u varros nė Lezhė dhe jo nė Krujė janė tė paqarta, por ka shumė mundėsi qė ato duhet tė kenė shkuar nė Krujė dhe mė vonė nė Hilandar nė vėndin ku preheshin eshtrat e tė jatit Gjon Kastriotit varrosur aty mė 2 maj 1437- apo Gjon Dibranit, eshtrat e tė vėllait Reposh varrosur mė 25 korrik 1431 i cili ka lėnė njė dorėshkrim tė shkruar me gėrma greqishte por me fjalė shqip. Nuk ėshtė gjėndur akoma dorėshkrimi por mendohet se ruhet nė njė nga bibliotekat e Hilandarit apo tė Manastirit tė afėrt me tė.
    Mbi varrin e Reposh Kastriotit shkruhej : `Reposh Castriotum-Dux illyricum 6939 ` (Prestavi se rab' božii Repoš', douks' ilirskii, 6939).
    Dihet se Gjon Kastrioti bleu token ne Hilandar duke i dhuruar dy fshatra te Pollogut: Radostusha dhe Trebinjen. Per here te pare emri i Gjergj Kastriotit permendet ne dy dokumenta akt shitjeje: e vitit 1426 dhe 1430, kur ai dhe familja e tij bene Kullen e Shen Gjergjit dhe pronen pereth afer Manastirit Orthodoks serb –Hilandar ne Malin Athos; ne shkembim Gjon Kastrioti dhuroi dy fshtara pronė e familjes: Radostush dhe Trebisht. Neneshkrimi eshte i Gjon Kastriotit dhe igumenit Anastas.(https://en.ėikipedia.org/ėiki/Talk%3...rbeg/Archive_4).
    Murgjit e manastirit Hilandar te Malit te Shenjte, zoterojne nje te dhene te vitit 1421-1422, ku ivan (Gjon) Kastrioti me kater bijte e tij i dhurojne fshatrat Radostine edhe Trebishtė- Manastirit Hilandar. Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, permenden ne nje perkujtimore serbe-ortodokse.
    Sipas tradites te shek.16 "Reposhi, i vellai i Skenderbeut, conte nje jete te shenjte", edhe shkoi ne Malin Sinai? (sinonim pėr Malin Athos qė nė fakt ėshtė nė shqip- At-os e prapashtese byzantine-greke) –pra Mali i Shenjte Athos) ku edhe vdiq si murg…
    Firmat jane te tre vellezerve: Gjerg, Reposh dhe Kostandin. Emri i Stanishės nuk eshte sepse ai ishte konvertuar ne islam dhe ishte martuar me nje turkeshe sipas te dhėnave.
    Kockat e tij tė futura nėn dhe u prehėn nė paqe gjer ditėn kur nė Epir erdhi Mehmeti iI, katėr vite mė pas turqit tė cilėt pushtuan qytetin e Lezhės, kėrkuan tė etur trupin e Skėnderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu qė dikur me ti dėgjuar emrin merrnin arratinė, tani i rrėmbenin si diēka tė shenjtė. Ata vėrsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai qė i prekte e akoma mė shumė, ai qė i varte ato si hajmali, pra si diēka pėrrallore…….”.
    (abati francez Zhak de Lavardin. Nė vitin 1573 ky autor e botoi veprėn e tij nė Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”)
    Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.
    Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit. Kisha e Shėn Nikolles (Shen Kollit) u shndėrrua nė xhami nė vitin 1580. Or SulltanSulejmani krahas ngritjes sė xhamisė Selimije lejoi tė ndėrtohet edhe Kisha e re e Shėn Kollit
    Pėrse lindėn dyshimet se eshtrat e Skėnderbeut nuk ishin atyNė varrezat e Katedrales sė Shėn Kollit?
    Dihet qė Lezha u pushtua nė vitin 1478 sipas tė dhėnave tė historinaėve europianė por dhe atyre osmane si kėta mė poshtė:
    1)-“Tursun Beu;Tarih-i ebu’l-feth(Historia e atit te pushtimeve)”;…
    2)-“Kevami;Fetih-name-i Sultan Mehmed(Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit)”;…
    3)-“Idriz Bitlisi(14?!-1520);Hest Bihist(Tete Parajsat)”;….
    4)-“Kemal Pashazade/Ibn Kemali(1468-1534);Tevarih-i al-i osman(Historia e Dinastise Osmane)-Defteri/Vellimi i VII-te”;…..
    5)-“Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed isfahani(1536-1599);Tac-ut-tevarih(Kurora e Historive)”;…..
    6)-“Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi(1541-1600);Kunh-ul-ahbar(Berthama e lajmeve)”;…
    7)-“Sollakzade/Mehmet Hemdemi(?!..-1657);Fihrist-i Sahan(Pasqyra e mbreterve)ose Tarih-i Solakzade(Historia e Sollakzadese)”…
    8)-“Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);…
    (https://blogg1444.ėordpress.com/2017...ne-vitin-1478/)
    Asnjėri nga kėta nuk pėrmėnd hapjen e varrit tė Gjergj Kastriotit. Megjithse disa historianė thonė se varri u hap pas dy vitesh nga osmanėt mė 1480.
    Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit.
    Kisha e Shėn Nikolles (Shen Kollit) u shndėrrua nė xhami nė vitin 1580. Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi. Po tė shihet me kujdes duket se Mauzoleumi ėshtė jashtė Kalasė?!
    Dyshimet lindin sepse:
    - Kisha e Shėn Kollit Lezhė duhet tė ketė qėnė brėnda Kalasė sė Lezhės dhe jo jashtė.
    - Varrezat e Kalasė sė Lisus janė jashtė kishės sė Shėn Kollit pra jashtė Kalasė e pėr pasojė familjarėt e Heroit Kombėtar nuk duhet ta kenė lėnė varrin jashtė Kalasė
    - studiuesit Dhosi Liperi ne Konferencen e 2 te studimeve Albanologjike, 1968–turqit nuk e kane cvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje document Osman apo venecian qe e pohon kete. 47 vjet pas vdekjes se Autorit u botua libri i tij ``Mitologjia Skenderiane``.
    - Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq ibn Kemali, Hoxha Sadedini, idris Bitlisi, Tursuni, te cilet pershkruajne hollesisht pushtimin e Lezhes me 1478, nuk e permendin cvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit. Deshmite e tyre ne librin ``lufta shqiptaro-turke ne shek XV``, Tirane 1968.
    - Familja Kastrioti duke qėnė njė famlije princėrore e cila kishte varrezėn e saj ka shumė mundėsi qė ta ketė dėrguar eshtrat e Heroit Kombėtar nė Hilandar ose tė paktėn diku nė Krujė nė fillim dhe pastaj nė Hilandar.
    - Egziston njė Gravurė e vitit 1908 e cila gjėndet nė Bibliotekėn e Neė Yorkut e cila tregon disa shqiptarė qė falen tek varri i Heroit tonė Kombėtar i cili gjėndet nė njė Teqe (shih foton). Ka ngjashmėri midis asaj Teqeje e cila nuk dihet ku gjėndet kėtu nė Shqipėri, me Teqenė Dollma tė Krujės.
    - Dihet se Familja Kastrioti nuk mund tė linte eshtrat e Gjergj Kastriotit nė njė varr jashtė Kalasėsė Lezhės, duke e ditur gjėndjen e rėndė tė mizorive osmanenė trevat e Arbėrisė dhe Epirit por edhe se nga ana etike dhe morale, nuk mund tė linte eshtrat e Heroit kombatar nė vėnde tė pasigurta.
    Duke patur kėto dyshime mendoj se dėshmia e Barletit se eshtrat e Heroit Kombėtar ka shumė mundėsi tė jenė dėrguar nė dy vėnde: ose janė dėrguar nė Hilandar aty ku st gjėndet Pirgu Arbanas (Arbanski Pirg), nėn nartekstin (portikun), nė murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtė-Mikrokozmosi i Botės Bizantine. Tempulli. Korēė 2001. Fq 157);
    Variant tjetėr mund tė jetė mė pak i besueshėm por ka tė ngjarė qė eshtrat mund tė jenė fshehur nė zonat e Krujės dhe Matit dhe mund tė jenė vendosur definitivsht nė njė varr pranė ndonjė Teqeje.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar pirro10 pėr postimin:

    SERAFIM DILO (17-01-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •