Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Po ca aeroporti do bejne keta? Vetem llafe kane. 4 vjet iu desh per nje cope lungomare betoni ne Vlore. Beson ky popull beson.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Me CEZ-in e kane fut te gjithe doren ne thes. Sigurisht kur vjen puna per vjedhje Naltgjatesia mban vendin e pare, eshte i pakonkurueshem...

    Kurseji keto fragmentet e gjata Biblike, se po diskutojme per te tjera gjera..



    Une te shpjegova ideokigjine ne te cilen besoj, nuk eshte Biblike o mik, por shoqerore.

    Jam antiteist (kundra besimit ne zot apo fe, ēdo lloj krijesash perrallore).

    Nuk jam tifoz partish apo i politikes Shqiptare, dhe kjo qe ngjita ne koment nuk eshte diēka predikuese per t'ju konvertuar.

    Ne disa fraza te marra nga ai shkrim, po te lexosh midis linjave, do te kuptosh fare mire politiken e sotme Shqiptare dhe si te mesojme prej saj, prej gabimeve tona.



    Rama paskesh vjedhur me shume se paraardhesit e tij?!


    Une nuk kam aspak besim ne politiken Shqiptare, qofte kjo si e majte, qender apo e djathte.

    Kush eshte hajduti me i madh, apo vjedhja vjedhje mbetet?!

    Ciki eshte krimi me serioz apo ēfare quhet krim?



    Une perkrah projektet infrastrukturore ne Shqiperi, por jo sesi "shiten" apo "blehen" keto projekte.

    Jam une ai qe e hapi kete teme, duke pasur dyshime tek boshlleku i transparences nga shteti.

    Shume projekte dhe kontrata qe jane bere qe ne 90tat deri me sot, nuk duken projekte qe po i sherbejne Shqiptareve.

    Eshte populli ai qe po paguan dhe do paguaje per kontratat e shitura (edhe para Naltgjatit, pamvaresisht se nuk mund te bindesh ti).

    Pushtetet Shqiptare e trajtojne popullin si nje kope budallenjsh, sklleverish.

    Ne Shqiperi mendojne se Stoli pushtetar eshte Fron, dhe jo zyre sherbimi per popullin siē duhet te jete.

    Nga punetori me.i thjeshte shteteror e deri te Presidenti sillen si Pronare Biznesesh.


    Kjo eshte ajo ē'ka po flisja une, ti ēfare lexove?

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    As koncesion as tender, Gjiknuri dhe Ahmetaj do tė negociojnė aeroportin me turqit

    Qeveria dėrgoi nė Kuvendin e Shqipėrisė njė projektligj qė i jep tė drejtė tė negociojė me njė konsorcium kompanish turke ndėrtimin e Aeroportit tė Vlorės me njė kontratė qė pritet tė jetė as koncesion dhe as tender, por qė, sipas Gjiknurit, "do tė mbartė rrezik fiskal minimal" pėr buxhetin e shtetit.

    Emri:  Gjiknuri-aeroporti.jpg

Shikime: 150

Madhėsia:  41.5 KB
    Ministri i Infrastrukturės dhe Energjisė, Damian Gjiknuri duke folur gjatė njė mbledhjeje tė Komisionit Parlamentar pėr Veprimtarinė Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin, pėr koncesionin e Aeroportit tė Vlorės mė 29 janar 2018. Foto: Malton Dibra/LSA


    Qeveritė e ndryshme shqiptare kanė ndjekur rrugė tė ndryshme pėr tė porositur punime publike. Tender, nė rast se puna publike paguhet nga paratė e taksapaguesve, ku kandidatėt e mundshėm konkurrojnė pėr tė ofruar ēmimin mė tė ulėt, ose koncesion, nė rastet kur qeveria synon t’i paguajė kostot gjatė viteve apo dekadave tė ardhshme duke lėnė borxh tė paregjistruar te pasardhėsit. Por pėr ndėrtimin e Aeroportit tė Vlorės, qeveria ka zgjedhur njė rrugė tė tretė: njė ligj i posaēėm parlamentar qė ngarkon dy ministra pėr tė negociuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe pa garė me konsorciumin e kompanive turke qė kanė shprehur interes pėr ndėrtimin e aeroportit. Projektligji qė u publikua nė faqen nė internet nė Kuvendit tė Shqipėrisė mban titullin: “Pėr Pėrcaktimin e Procedurės sė Veēantė pėr Negociimin dhe Lidhjen e Kontratės ndėrmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqėrive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndėrtimin, operimin, mirėmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit tė qytetit tė Vlorės”. Projektligji nuk thotė ndonjė gjė mė shumė se sa faktin qė ministrat Gjiknuri i Transporteve dhe Ahmetaj i Ekonomisė e Financave, do tė kenė 90 ditė kohė pėr tė hartuar dhe negociuar kontratėn, e cila do tė duhet tė miratohet nė Kėshillin e Ministrave dhe nė Kuvendin e Shqipėrisė para se tė hyjė nė fuqi. Se ēfarė kontrate do tė jetė kjo, se kush do t’i paguajė paratė dhe me ēfarė kushtesh, kjo, sipas Ministrit tė Infrastrukturės dhe Energjisė, “pėrbėn sekret tregtar” dhe nuk mund tė bėhet publik.

    “Oferta ka karakter konfidencial tregtar dhe deri sa tė pėrfundojė negocimi me autoritetin shqiptar, ato nuk mund tė bėhen publike sepse dėmtojnė mėnyrėn dhe seriozitetin e negocimit”, deklaroi Gjiknuri nė komisionin parlamentar tė veprimtarive prodhuese. Por pavarėsisht se nė projektligj nuk pėrmendet asgjėkundi fjala “koncesion”, Gjiknuri nuk e fshehu dot se kemi tė bėjmė sėrish me njė koncesion, i cili nuk po miratohet me procedurat e rregullta koncesionare tė imponuara nga ligji Pėr Partneritetin Publik – Privat. Dhėnia e koncesionit me kėtė ligj natyrisht qė kėrkon sė paku njė farė gare, njė procedurė konkurruese qė nė themel synon tė sigurojė ofertėn mė tė leverdisshme pėr tatimpaguesit. Dhe sa i pėrket tatimpaguesve, pavarėsisht se sipas Gjiknurit, “kushtet janė sekret”, ai vetė pranoi se tatimpaguesit do tė marrin pėrsipėr kosto, apo, siē e quajti ai, “rrezik”.

    “Ne nė kėtė projekt do tė marrim pėrsipėr njė risk minimal fiskal si ēdo projekt tjetėr koncesionar”, tha Gjiknuri.
    Kėtu krijohen dy probleme tė tjera. E para, pėrdorimi i kėtyre ligjeve speciale pėr kontrata koncesionare bien ndesh me parimet e Bashkimit Europian mbi menaxhimin e partneriteteve publike dhe private, tė cilat janė kritikuar edhe nė raportet e fundit tė progresit tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė. Kur qeveria aktuale miratoi njė projektligj tė ngjashėm pėr tė dhėnė me koncesion ndėrtimin e rrugės sė Arbrit nė vitin 2015, nisma u kritikua nga Komisioni Europian. Nė raportin e progresit tė vitit 2016, (i fundit i publikuar deri tani) shkruhet: “Pėrjashtimi i infrastrukturės rrugore me rėndėsi kombėtare nga mbikėqyrja e ligjit mbetet pėr t’u pėrafruar me Acquis“.

    Problemi i dytė, ai qė Gjiknuri e quajti “risk minimal fiskal”, lidhet si me vėrejtjet e Komisionit Europian ashtu edhe me vėrejtjet e Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Raporti i Progresit thekson nevojėn qė qeveria shqiptare “tė vlerėsojė dhe kuantifikojė rreziqet fiskale qė rrjedhin nga tė gjitha partneritetet publike dhe private aktive si dhe nga kontratat koncesionare”.
    Fondi Monetar Ndėrkombėtar nė raportin e vet vjetor pėr Shqipėrinė, ndėrsa thekson nevojėn pėr tė pėrforcuar mbikėqyrjen publike, pėrfshirė transparencėn mbi kontratat e partneritetit publik-privat. Duke e vlerėsuar Mbikėqyrjen e Projekteve tė Partneritetit Publik Privat me notėn “i pamjaftueshėm”, FMN kėrkoi njėkohėsisht transparencė dhe vlerėsim tė pavarur tė rreziqeve fiskale qė rrjedhin nga kontrata tė tilla si dhe kėrkoi gjithashtu qė Instituti i Statistikave tė llogarisė vlerėn e kėtyre kontratave si borxh publik. Por pėr momentin, qeveria thotė se ky rrezik fiskal qė shqetėson FMN-nė, ėshtė njėkohėsisht “minimal” dhe “sekret tregtar”.

    Gjergj Erebara
    BIRN

  4. #24
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Kurre nuk ja pame hajrin asaj nafte. Nuk perfiton as punetori,as zonat perreth,as buxheti i shtetit.Perkundrazi po ndotet ambjenti nga papergjegjshmeria e kompanive te hauja.Ketu nuk ka shtet.Populli eshte ne meshire te spekulanteve e trafikanteve te te gjitha ngjyrave.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Citim Postuar mė parė nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    A keni degjuar lajmi qe ka nje planifikim per ndertimin e nje Aeroporti ne Vlore?
    Eshte shume i domosdoshem nje aeroport ne ju dhe nje ne veri te shqiperise. kjo eshte gje e mire.
    nuk e di nese me mire do ishte saranda apo vlora por gjithesesi nese behet ashtu sic duhet kjo eshte gje e mire.

    shume nga arsyetimet e tua jane te verteta, por duhet te kuptosh vetem nje gje pse ndodhin gjithe keto.
    nuk ka biznesmene serioze qe te marrin rriskon te investojne ketu. italianet greket turqet, nuk kane standartin e gjermaneve
    jane disa here me lart se ne por nuk jane gjermane apo amerika. me ata nuk ka terci verci.
    ballkanisit ne nje kazan ziejme. pse ca kujtin ti pak investitore kane ikur me gisht ne goje ketu. iu kane vjedhur parate
    dhe iu kane dhene ndonje shqelm ne prapanic. sic ishte ai rasti i fund i rrahjes se atij arabi, apo ai muhabeti i i vjeter i atij francezi
    qe hapi kanalin sportiv. ai te vijne kete marrin rrisko shume te madhe, prandaj meritojme keta qe meritojne kinez turq etj.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Investigimi/ Si e kaloi Rama aeroportin e Vlorės nė duart e Pacollit dhe miqve tė Erdogan

    Mė shumė se njė shekull mė parė, qyteti i Vlorės nė brigjet e Adriatikut ngriti flamurin e Shqipėrisė pėr herė tė parė dhe deklaroi pavarėsinė e tij nga Perandoria Osmane. Kryeministri Edi Rama duket se e shijon ironinė qė nė tė njėjtėn datė tė vitit 2021 ai do tė hapte themelet e njė aeroporti qė do tė ndėrtohet nga njė kompani Turke jashtė qytetit nė fjalė.

    Emri:  edirama-behgjetpacolli.jpg

Shikime: 29

Madhėsia:  31.0 KB

    Marrėveshja qe njė puē politik pėr Ramėn qė mė sė pari kishte premtuar ndėrtimin e aeroportit nė brigjet e jugut ndėrsa bėnte fushatė gjashtė vjet mė parė. Mes shkėlqimit tė dritave ai pa nėnshkrimin e njė kontrate ndėrtimi me vlerė 104 mln euro pėr tė ndėrtuar dhe operuar aeroportin e Vlorės, aeroporti qe shpallur bashkė me fituesin pak ditė pėrpara se forca e tij politike tė shkonte nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė Prillit tė vitit tė shkuar, njė lėvizje kjo qė opozita e konsideroi nė kundėrshtim me ligjin elektoral.

    Nė ceremoninė e ēeljes, mbajtur nė 28 Nėntor nė njė zonė ku do tė nisė ndėrtimi, Rama pėrgėzoi bashkėpunimin ndėrkombėtar qė do tė niste punėn sa mė shpejt.

    “Aeroportet janė nė njė farė mėnyre si klanet familjare” u shpreh ai “Nuk mjafton vetėm tė ndėrtosh njė infrastrukturė tė bukur apo njė….rrugė….duhet tė kesh gjithashtu dhe aleancat dhe sinergjitė me aeroportet e tjera.”

    Vlora International Airport me shumė mundėsi do tė ēimentojė aleancėn ndėrkombėtare pėr Ramėn.

    Ndėrtimi i konsorciumit qė pėrfshin njė konglomerat Turk si “YDA Construction Industry and Trade”, drejtuesi i tė cilit ka lidhje tė afėrta me partinė e presidentit Erdogan, AKP, dhe gjithashtu kontraktori tjetėr Mabetex Group qė zotėrohet nga njė prej miqve tė Ramės, biznesmeni pasanik kosovar Behgjet Pacolli. Kompania e tretė e pėrfshirė 2A Group sh.p.k, ėshtė nė pronėsi tė Valon Ademit, i cili deri nė Korrik 2019 ka qenė Konsull Nderi i Shqipėrisė nė Kosovė.

    Vlora International Airport do tė jetė gjithashtu dhe baza pėr njė linjė ajrore kombėtare si ajo e Air Albanias e cila ėshtė pjesėrisht e zotėruar nga kompania ajrore e Turkish Airlines. Rama pohon qė aeroporti do tė rrisė punėsimin me 27 mijė vende tė reja pune, ndėrsa resorte tė mėdha turistike po ndėrtohet aty pranė duke sjellė mė shumė investime pėr zonėn.

    Por jo tė gjithė janė duke festuar kėtė projekt. Ambientalistėt paralajmėrojnė se zhvillimi do tė sjellė nėj dėm tė pariparueshėm nė njė nga lagunat mė tė mėdha nė Mesdhe dhe qė ėshtė shtėpia e qindra specieve tė shpendėve. Nė Dhjetor 2019 dy muaj pėrpara se tė shpallej tenderi pėr aeroportin, autoritetet e lėvizėn zonėn e mbrojtur me ligj pikėrisht nė copėn e tokės ku do tė ndėrtohej aeroporti, njė vendim qė Komisioni Europian e konsideroi joligjor.

    Tani njė investigim nga OCCRP ka ngritur mė shumė pikėpyetje se si njė konsorcium me lidhje politike ka fituar njė tender pėr tė ndėrtuar dhe operuar aeroportin ndėrkombėtar tė Vlorės pėr 35 vite.

    Njė padi civile e dorėzuar nė gjykatė nga njė ofertues tjetėr me bazė nė Mbretėrinė e Bashkuar pretendon se qeveria shqiptare ka manipuluar njė tender nė favor tė njė konsorciumi Turko-Kosovar, duke futur nė garė njė kompani tjetėr qė madje as nuk ka bėrė ofertė pėr tė dhėnė idenė e njė gare. Ofertuesi nė fjalė ka dėrguar gjithashtu njė kallėzim penal nė SPAK duke akuzuar qeverinė se ka fabrikuar dokumente qė nuk janė dorėzuar nė garė.

    Ėshtė e paqartė nėse aeroporti ėshtė edhe i zbatueshėm; Dokumentet e vetė qeverisė paralajmėrojnė se mund tė mos tėrheqė mjaftueshėm vizitorė pėr tė sjellė njė fitim sė shpejti. Megjithatė, kushtet e marrėveshjes nėnkuptojnė se nėse projekti nuk arrin objektivat e tij financiare, shtetit shqiptar do t’i duhet t’i paguajė konsorciumit deri nė 138.2 milionė euro (145.4 milionė dollarė), rreth njė e treta mė shumė se kostoja e ndėrtimit.

    Zef Preēi, drejtor ekzekutiv i Qendrės Shqiptare pėr Kėrkime Ekonomike, tha se marrėveshja i jep konsorciumit “njė pjesė tė buxhetit shqiptar pėr dekadėn e ardhshme”.

    “Ata do tė kenė paratė e taksapaguesve shqiptarė si njė burim parash tė lehta… tė siguruara nėpėrmjet lobimit politik” tha ai.

    Valon Lluka, njė pėrfaqėsues i konsorciumit fitues, i hodhi poshtė gjetjet e OCCRP si “thashetheme dhe spekulime”. “Ju nuk zotėroni informacione dhe fakte tė vėrteta pėr projektin e Aeroportit tė Vlorės”, shkroi ai nė pėrgjigje tė pyetjeve tė dėrguara me email.

    Pacolli gjithashtu mohoi qė konsorciumi tė ketė pasur ndonjė trajtim preferencial. “Investimi im nė Vlorė ėshtė bėrė nga njė dėshirė e madhe pėr tė kontribuar pėr kombin dhe pėr tė zbatuar njė nga kėrkesat e shumta tė njerėzve dhe institucioneve qė duan mė tė mirėn pėr Shqipėrinė”, tha ai.

    As zyra e Ramės dhe as zyra e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan nuk iu pėrgjigjėn kėrkesave pėr koment.

    I vetėm nė luftė!

    Nė njė ditė tė nxehtė korriku, profesori i biologjisė Niko Dumani po djersinte nėn njė tendė tė sajuar nė pyllin e Nartės, nė juglindje tė Shqipėrisė. Dumani kishte ardhur pėr t’i shpjeguar vendalinjve se pėrse ambientalistėt dhe ruajtėsit e ambientit po kundėrshtonin Aeroportin Ndėrkombėtar tė Vlorės, por sapo ai u ngrit pėr tė folur turma nisi ta fyente.

    “Ēfarė kėrkon kėtu? Ne jetojmė kėtu dhe ėshtė zgjedhja jonė kjo” klithte administratori i njėsisė administrative “Ti kėrkon qė tė merremi me zogjtė ne? Shporru nga Vlora!”

    Duke folur pėr OCCRP pasi e larguan me forcė nga takimi, Dumani tha se ndėrsa aeroporti dhe rezortet turistike janė “nė shkelje flagrante tė ligjit” ai priste qė kėto tė fundit tė ndėrtoheshin.

    Aeroporti do tė ndėrtohet disa kilometra tutje lagunės Vjosė-Narta, pjesė e njė delte bregdetare qė ėshtė goja e njė prej lumenjve mė tė egėr tė Europės. Ligatinat janė shtėpia e 200 lloje shpendėsh, pėrfshirė dhe flamengot dhe specien e rrezikuar tė Pelikanit Kaēurrel dhe janė pjesė kyēe e korridorit migrues pėr shumė nga shpendėt qė kanė rrugėtimin e tyre vjetor nga Europa Qendrore nė Afrikėn e Veriut.

    Laguna, qė ėshtė gjithashtu e mbrojtur nga disa konventa ndėrkombėtare, ėshtė zgjedhur pėr t’u bashkuar nė Rrjetin e Artė tė Zonave tė Ruajtura nga Kėshilli Europės. Komisioni Europian nė Tiranė u shpreh se aprovimi i ndėrtimit tė Aeroportit tė Vlorės bie ndesh me ligjet kombėtare dhe konventat ndėrkombėtare.

    Zhvillimi i saj “ėshtė nė kundėrshti me ligjet vendase pėr zonat e mbrojtura dhe gjithashtu edhe me konventat ndėrkombėtare qė mbrojnė biodiversitetin qė Shqipėria i ka ratifikuar” u shpreh nė njė deklaratė delegacioni i BE nė Shqipėri.

    Ambientalistėt thonė se aeroporti do tė ketė njė ndikim “shkatėrrues” nė biodiversitetin lokal, me humbjen e habitatit, sė bashku me ndotjen e ajrit, ujit dhe zhurmės, duke shkaktuar dėme tė pakthyeshme pėr zogjtė e shumtė qė jetojnė atje. Afėrsia e aeroportit me lagunėn do tė thotė qė avionėt kanė mė shumė gjasa tė pėrplasen me zogjtė ndėrsa ulen dhe ngrihen, veēanėrisht gjatė sezoneve tė ngarkuara tė migrimit.

    Por pėrtej kėsaj, OCCRP ka zbuluar se qeveria shqiptare ka lėvizur deri dhe malet qė tė mundėsojė ndėrtimin e kėtij aeroporti aty.

    Kur Rama propozoi pėr herė tė parė ndėrtimin e aeroportit tė Vlorės, pas bisedimeve me Erdoganin, qeveria e Shqipėrisė filloi tė diskutonte pėr ndryshimet nė rezervatet natyrore tė vendit.

    Pak muaj pasi u shpallėn fituesit e tenderit pėr ndėrtimin e saj, njė kėshill i kryesuar nga Rama miratoi rivizatimin e kufijve tė mė shumė se njė tė katėrtės sė ekosistemeve bregdetare tė vendit – pėrfshirė zonėn pranė lagunės Vjosa-Nartė ku do tė ndėrtohet aeroporti.

    Avokate Irena Dule u shpreh se ndryshimet e bėra duke lėnė jashtė zonat e mbrojtura ishin ilegale. “Nisja e punimeve pėr kėtė aeroport ėshtė kundėrshtuar duke u bazuar nė ligj” u shpreh ajo duke shtuar se nisja e kėsaj pune ėshtė shpallur pa pasur njė leje mjedisore dhe atė tė punimeve.

    Njė grup tjetėr kanė kundėrshtuar vlerėsimin e ndikimit mjedisor tė aeroportit, pasi sipas tyre ai ėshtė porositur nga pronarėt e tokės nė atė zonė, duke pėrfshirė edhe anėtarė tė konsorciumit YDA Group dhe Mabetex Group. Akademikėt qė janė marrė me studimin e kėsaj zone kanė ngritur disa shqetėsime nė lidhje me impaktin e aeroportit duke propozuar dhe plane pėr tė devijuar aeroplanėt qė tė mos pėrplasen me zogjtė.

    Njezetė grupe ambientalistėsh kanė denoncuar studimin si “jo profesional dhe jo shkencor” dhe “qartėsisht njė analizė klienteliste”

    Ministria e Turizmit nė Shqipėri u shpreh se kufijtė e rezervave natyrore kanė ndryshuar si pjesė e njė rishikimi kombėtar tė zonave tė mbrojtura “pėr tė reflektuar gabimet dhe pėr tė propozuar zona tė reja, bazuar nė tė dhėnat e studimeve dhe kėrkimeve tė fundit” dhe gjithashtu si pasojė e njė kornize tė re ligjore tė ideuar nga qeveria.

    Nė njė deklaratė, ministria u shpreh se planifikon qė tė studiojė impaktin e aeroportit duke pėrdorur njė plan menaxhimi, pėrfshirė edhe monitorimin shkencor dhe ruajtjen e habitatit qė do tė mundėsohet nga konsorciumi. Ajo gjithashtu rekomandon mjete tė tjera, si ndalimi i punimeve afėr zonave sensitive apo gjatė sezonit tė ēiftimit apo dhe ri pėrcaktimin e udhėtimeve gjatė sezoneve tė migrimit.

    Lluka u shpreh se konsorciumi ka “mundėsuar” njė studim se ēfarė impakti mund tė ketė nė mjedis dhe nė shoqėri ndėrtimi i aeroportit dhe ka arritur nė konkluzionin se nuk do tė ketė ndonjė efekt tė madh negativ.

    “Jemi tejet tė lumtur pėr tė konfirmuar se rezultati i studimit na ka nxjerrė nė dritė, pa asnjė dyshim se ndėrtimi dhe operimi i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Vlorės nuk do tė prodhojė degradimin mjedisor apo ndonjė impakt tjetėr tė dėmshėm,” u shpreh ai.

    Miq me benefite

    Nė 11 Janar 2021, drejtori i YDA Group, Hüseyin Arslan, zbriti nė tokėn shqiptare. Ndonėse i panjohur nė kėtė vend, ai menjėherė bėri bujė nė media kur deklaroi se kompania e tij do tė ndėrtojė njė spital jo shumė larg Vlorės.

    “Ne….jemi urdhėruar nga presidenti ynė z. Rexhep Tajip Erdogan, qė javėn e shkuar ka takuar kryeministrin e nderuar tė Shqipėrisė nė njė vizitė tė tij nė Turqi,” Arslan u shpreh nė njė video tė postuar nė faqen e Ramės nė Facebook. “Ne jemi instruktuar se duhet tė finalizojmė, pėrmbushim ndėrtimin e kėtij spitali nė tre muaj. Ky ėshtė basti i madh pėr ne.”

    Menjėherė nisi puna pėr ndėrtimin e spitalit, ndėrsa Rama postonte nė mėnyrė tė vazhdueshme zhvillimin e punimeve tė spitalit nė faqen e tij nė Facebook. Ndėrkohė qė zyra e tij e pėrshkruante punėn e YDA si njė “bamirėsi” qė shteti Turk po bėnte pėr Shqipėrinė, duke mos dhėnė asnjė indicie pėr synimin fundor tė konglomeratit Turk.

    Ndėrkohė qė nė Turqi, YDA Group ėshtė shumė i mirėnjohur pėr lidhjen e tij tė ngushtė me qeverinė e Erdogan. Arslan ka njė lidhje tė gjatė dhe tė fortė me partinė AKP pėrmes motrės sė tij, e cila ėshtė martuar me xhaxhain e njeriut qė bashkė themeloi kėtė parti me Erdogan nė vitin 2001.

    Arslan publikisht lėvdoi Erdogan pas njė grusht shteti tė dėshtuar nė 2016 qė nuk e largoi nga zyra, ai e pėrshkroi atė qė asokohe ishte kryeministėr i Turqisė si “mbarėvajtėsin e demokracisė sonė, tė ardhmes sonė dhe vullnetit tonė kombėtar”. Nga ana tjetėr Erdogan i dhuroi Arslan njė pllakė falėnderuese dy vjet mė vonė.

    Vetėm pasi spitali qe inauguruar me praninė virtuale tė Erdogan, qė Rama deklaroi se konsorciumi i drejtuar prej Arslan dhe Pacollit do tė ndėrtonin dhe Aeroportin Ndėrkombėtar tė Vlorės

    Pronari i Mabetex Group, Pacolli, ishte njė fytyrė mė shumė familjare nė Shqipėrisė se sa Arslan. Manjati i ndėrtimit ishte njė nga njerėzit mė tė pasur nė Kosovė, me njė pasuri tė pėrafėrt prej 800 mln eurosh. Gjatė viteve ai ka qenė zėvendėskryeministėr i Kosovės, ministėr i Jashtėm dhe, pėr njė periudhė tė shkurtėr nė vitin 2011, president i saj.

    Mabetex u kthye nė qendėr tė vėmendjes kur u zbulua pėrfshirja e kėsaj kompanie nė njė skandal tė madh korrupsioni nė fund tė viteve 1990 ndėrsa u akuzua nga prokuroria nė Rusi se drejtuesit e saj janė pėrfshirė nė korrupsion pasi kanė dhėnė pagesa nė kėmbėim tė marrjes sė kontratave tė shtrenjta pėr tė kryer punime nė Kremlin. Hetimi u rrėzua pak mė vonė pasi hetuesi kryesor u pushua nga puna mbi njė video tė ēuditshme dhe tejet tė dyshimtė pėr seks skandal. Njė investigim i mėtejshėm pėr pastrim parash dhe korrupsion u rrėzua gjithashtu nė Zvicėr ku Pacolli ėshtė tanimė rezident.

    Ai ėshtė gjithashtu i njohur pėr lidhjet e tij me figura tė krimit tė organizuar pėrfshirė dhe Milan Radoiēiē, njė figurė me peshė nė partinė mė tė madhe tė etnisė serbe nė Kosovė dhe me Jose Enrique Rais i akuzuar pėr mashtrim dhe trafik kokainė nga El Salvador.

    Ka dyshime tė forta se Raeis ėshtė nė listėn e “mė tė kėrkuarve” nė vendin e tij, sikundėr raportohet qė ėshtė nė listėn e kuqe tė Interpol dhe gjithashtu njė nga “objektivat prioritar” tė Departamentit tė luftės kundėr Drogės nė SHBA. Kompanitė e tij, Rais Group International NC, LLC, jam cituar nė vendimet e gjykatė sė SHBA si “subjekt i hetimit ndėrkombėtar pėr lidhjet me krimin e organizuar, kompani fantazmė, kartele dhe politikanė tė korruptuar.”

    Tė dhėnat nga korporata tregojnė se Pacolli ka qenė menaxher i Rais Group deri nė 2011 ndėrsa kompanie ka qenė e investiguar nga prokuroria.

    Pacolli pranoi se e njihte Raisin, por mohoi tė ketė qenė menaxher i Rais Group. “Unė e njoh Jose Enrique Rais si njė biznesmen qė ka operuar nė botėn e aviacionit dhe si njė qytetar zviceran,” tha ai. “Kam marrė me qira njė aeroplan nga kompania qė ai zotėronte pėr disa muaj, por nuk dija qė ai ishte trafikant droge”.

    Pavarėsisht shoqatave tė turbullta tė Pacollit, Rama e konsideron atė si mik tė ngushtė. Kryeministri ka folur publikisht pėr “dashurinė dhe respektin” e tij pėr Pacollin, tė cilit i referohet si “Baca” Behgjet, njė term i dashur qė pėrdoret shpesh pėr anėtarėt e moshuar meshkuj tė familjes nė veri tė Shqipėrisė.

    Njė vit pas tėrmetit tė madh qė goditi Shqipėrinė, nėntor 2019, e qė shkaktoi 51 humbje jete dhe rrėnimin e qindra banesave, Fondacioni Behgjet Pacolli qė ka nėnshkruar njė ēek pėr tė rindėrtuar njė zonė tė tėrė nė qytetin e Fushė-Krujės pėr njė shumė me vlerė 1 mln euro. Disa muaj mė vonė nė Janar 2021 qeveria hapi tenderin pėr Aeroportin e Vlorės.

    Pėrfaqėsuesi i konsorciumit fitues, Lluka, ėshtė gjithashtu njė ortak i Pacollit. Ndėrkohė qė Prokuroria e Krimeve tė Rėnda tė Kosovės ka investiguar Llukėn dy herė pėr abuzim me detyrėn dhe mashtrim, tė dyja lidhen me rolin e tij si ekzekutiv i Bankės Ekonomike nė Prishtinė, e cila ėshtė nė pronėsi tė familjes Pacolli.

    Rasti i parė i abuzimit me postin e tij u rrėzua nė 2019 pasi gjykata vendosi se ēėshtja qe parashikuar. Lluka u shpall i pafajshėm pėr herė tė dytė pėr shkak tė mungesės sė provave.

    Lluka u shpreh se ai kurrė nuk ka qenė i dėnuar pėr krime “Nė jetėn time nuk kam qenė kurrė i dėnuar nga asnjė gjykatė. Nuk kam madje as ndonjė vendim gjykate pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit, madje as nuk jam pėrmendur nė ndonjė kallėzim penal” iu pėrgjigj ai OCCRP pėrmes njė deklarate.

    Dhe fituesi ėshtė….

    Sot e kėsaj dite probleme ligjore vijnė vėrdallė Konsorciumit dhe Aeroportit tė Vlorės.

    Vendimi pėr t’ia dhėnė atė koncesion YDA-Mabetex-2A consortium po sfidohet nga njė kompani ofertuese rivale me qendėr nė Britaninė e Bashkuar, AL-DE Cooperation LTD, e cila u skualifikua nga tenderi pėr mos sjelljen e letrave sipas kėrkesės. AL-DE po padit minitren e Ministrisė sė Infrastrukturės dhe Energjisė pėr shpifje duke u shprehur se pretendimi se nuk kemi dėrguar letrat qe thjesht njė ndjesė pėr tė favorizuar konsorciumin rival.

    AL-DE ka dėrguar gjithashtu dhe njė Kallėzim Penal nė SPAK duke akuzuar APP pėr vendime tė padrejta dhe pėr fabrikim dokumentesh. Zyra e SPAK e konfirmoi se ka hapur njė hetim nė lidhje me kėtė ēėshtje, por ka refuzuar tė bėjė komente tė mėtejshme.

    Dokumentet e tenderit qė ka parė OCCRP tregojnė se Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė njė vit pas publikimit tė kritereve, befas ndryshoi kriteret pėr kėrkesėn e saj vetėm katėr ditė pėrpara afatit pėrfundimtar tė pranimit tė kėrkesave, pra dhjetorit 2020. Ndryshimet reduktuan pėrvojėn e kėrkuar dhe ekspertizėn teknike tė nevojshme duke i mundėsuar konsorciumit Turko-Kosovar qė tė kualifikohet dhe fitojė.

    Fillimisht kompanitė kanė nevojė qė tė tregojnė se kanė dizajnuar, ndėrtuar dhe operuar aeroporte qė kanė kapacitetet mė shumė se sa 10 mln pasagjerė dhe qė pėrfshijnė dy kulla kontrolli, dhe kjo brenda dekadės sė shkuar. Atyre u kėrkohet qė tė provojnė se kanė dizajnuar, ndėrtuar dhe menaxhuar aeroporte tė tjera me kapacitet mė shumė se sa 5 milionė pasagjerė nė pesė vitet e fundit.

    Ndėrkohė qė kriteret e amenduara pak pėrpara pėrfundimit e ulėn kufirin e ofertuesit qė tė provojė se ka eksperiencė nė ndėrtim dhe menaxhim tė njė aeroporti prej 2 mln pasagjerėsh dhe me njė kullė kontrolli.

    Nė vend tė kėrkesės pėr certifikim si nga Agjencia Europiane e Sigurisė Ajrore dhe Organizatės Ndėrkombėtare tė Aviacionit Civil, rregullat e reja kėrkonin qė ofertuesi tė kishte njė certifikatė nga Autoriteti Civil Kombėtar.

    Sipas drejtuesit tė Qendrės Shqiptare pėr Kėrkimin Ekonomi, Zef Preēi, kėto ndryshime tregojnė se qeveria “ka pėrcaktuar termat e referencės me porosi” pėr tė lejuar dhe favorizuar kompanitė qė “duke paracaktuar kompaninė fituese pėrpara se tė ndodhte gara.”

    “Publikimi i ofertave tė marra ka qenė thjesht njė formalitet” u shpreh ai pasi pa ndryshimet e kėrkesave tė tenderit.

    Zyra e Ramės dhe Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė nuk iu pėrgjigj kėrkesės pėr koment. Lluka, pėrfaqėsuesi i konsorciumit, mohoi se ka fituar njė kontratė tė paracaktuar apo dhe pėrmes manipulimeve tė procesit tė tenderit.

    “Kompania jonė nuk ka asnjė lidhje me kushtet e tenderit dhe i ka pranuar ato qė nė fillim” u shpreh ai “Ne kemi respektuar tė gjitha kushtet e vendosura pa kryer asnjė ndėrhyrje pėr ndryshimin e tyre.”

    Pacolli gjithashtu hodhi poshtė akuzat, duke pretenduar se nuk kishte “asnjė dėshmi pėr ndonjė devijim, ndryshim tė kushteve tė tenderit apo aspekte tė tjera [tė procesit] qė do ta vinte nė njė pozicion tė favorshėm konsorciumin e kompanive fituese tė udhėhequr nga Mabco Construction SA”.

    Njėmbėdhjetė ditė pas vendosjes sė kritereve tė reja dhe publikimit tė tyre, njė tjetėr ofertues, kompania shqiptare Global Technical Mechancs, kėrkoi sqarime pėr detajet e reja. Qeveria i pranoi ato, duke shtyrė edhe mė shumė afatin pėrfundimtar pėr tė sjellė ofertat e duke e dėrguar deri nė shkurt 2021. Konsorciumi turko-kosovar hyri nė garė dhe kompania AL-DE u s’kualifikua.

    Nė kallėzimin e dėrguar nė SPAK, kompania AL-DE, shkruan se Global Technical Mechanics ishte thjesht kali i Trojės i pėrdorur pėr tė manipuluar procesin e tenderit, duke treguar se nė fakt kompania kurrė nuk kishe aplikuar me ofertė pėr kėtė aeroport.

    “Komisioni Prokurimeve Publike duhet ta kishte refuzuar rishikimin e termave nga “kėrkesa pėr sqarim” qė iu bė” shkruan nė kallėzimin e saj AL-DE ndėrsa lidh mė tej dokumentet qė provojnė manipulimin tė depozituar nė SPAK.

    Tė dhėnat e qeverisė tregojnė se konsorciumi Turko-Kosovar ka dėrguar ofertėn e saj nė 1 Mars 2021. Ndėrkohė qė u shpallėn si fitues 4 ditė mė vonė nga dėrgimi i ofertės sė tyre, Rama qe i pranishėm nė ceremoninė e nėnshkrimit tė kontratės me konsorciumit muajin tjetėr.

    Pėrtej faktit se njė vendim gjykate u shpreh se kontrata e nėnshkruar duhet tė bėhej publike, qeveria refuzoi qė ta bėnte atė publike, duke u shprehur se ajo qe njė sekret tregtar. OCCRP e ka dėrguar edhe kėtė deklaratė tė qeverisė nė gjykatė.

    Njė investim me “risk tė lartė”

    Qė nga muaji ceremonisė sė hapjes, duket se ka pasur shumė pak progres nė ndėrtimin e Aeroportit tė Vlorės. Kur OCCRP vizitoi vendin nė maj 2022, reporterja jonė vėrejti shumė pak aktivitete.

    Ndėrtimi ėshtė projektuar se do tė marrė disa vite, pas dy viteve tė operimit, aeroporti pritet qė tė ketė njė kapacitet prej 600 mijė pasagjerėsh. Me sa duket qeveria pret qė ta marrė nė dorėzim kur ajo tė ketė afro 1.2 mln udhėtarė nė vit.

    Por sėrishmi qeveria pranon qė shifrat e saj janė tė fryra dhe tė pabesueshme. Dokumentet e prokurimit tregojnė se projekti ėshtė me “risk tė lartė”, duke vėnė nė dukje se do tė ndėrtohet nė njė “zonė tė gjelbėr” me shumė pak tė dhėna qė tregojnė se sa pasagjerė pritet qė tė vijnė. Aty shprehet qartė se “ėshtė e pamundur qė tė parashikojmė trafikun”.

    Pėrtej paqartėsisė, qeveria shqiptare ka garantuar se konsorciumi do tė ketė tė ardhura. Nėse nė vitin e katėrt tė operimit tė tij ky konsorcium nuk do tė sigurojė 9.6 mln euro nga trafiku si e ardhur, atėherė qeveria do tė paguajė diferencė. Kjo do tė rritet nė vitin e 13 nė shumėn e 18.7 mln euro, sipas tė dhėnave tė kontratės duket se qeveria do tė sigurojė deri nė 138.2 mln euro, pra thuajse mė shumė se 1/3 e kostos sė ndėrtimit.

    Sinan Idrizi, qė ėshtė biznesmeni shqiptar pjesė e negociatave fillestare pėr ndėrtimin e Aeroprotit tė Vlorės nė 2017, u shpreh se konsorciumi i parė turk qė fitoi kėtė kontratė u step duke parė se ishte tejet e kushtueshme pasi pėrfshinte edhe ndėrtimin e rrugės.

    “Tė dhėnat e tyre treguan se zona ishte kėnetore, kjo do tė krijonte probleme teknike pėr ndėrtimin e aeroportit” i tha ai OCCRP “Numrat e pasagjerėve duhet tė arrijnė nė njė milion, pėrndryshe aeroporti do ta ketė jetėn e vėshtirė.”

    Njė studim nga OJF ambientaliste Green Group arriti nė tė njėjtin pėrfundimt duke u shprehur se kostoja e ambientit nga Aeroporti i Vlorės ishte mė e lartė se sa pėrfitimi ekonomik. “Ky aeroport do tė sjellė dėme sociale dhe mjedisore mė shumė se sa tė ardhura,” shkruhet nė raport.

    Taulant Bino, kryetari i Shoqėrisė Orntilogjike tė Shqipėrisė, u shpreh se kundėrshtarėt e aeroportit do ta vijojnė luftėn kundėr ndėrtimit tė kėtij aeroporti, madje edhe pėrmes gjykatave nėse ėshtė e nevojshme.

    “Ne besojmė se drejtėsia funksionon ende nė kėtė vend dhe do tė vazhdojmė betejėn tonė ligjore deri nė fund,” u shpreh ai.

    Besnik Poletini dhe Aidan Iusubova kontribuan nė kėtė shkrim.

    Konsorciumi tjetėr turk

    Konsorciumi YDA-Mabtex-2A nuk ėshtė grupi i parė turk i pėrzgjedhur pėr tė ndėrtuar aeroportin nė Vlorė.

    Qeveria shqiptare ka shpallur fillimisht njė tender pėr ndėrtimin e aeroportit nė vitin 2017. Atė shkurt, Rama postoi takimin qė ai kishte pasur me njė presidentin Turk Erdogan dhe ku kishte diskutuar “Projektin pėr aeroportin e Vlorės dhe njė linjė ajrore totalisht Shqiptare dhe gjithashtu investime tė tjera strategjike.”

    Njė vit mė vonė, Rama u shpreh se qeveria ka marrė njė propozim nga konsorciumi pėr tre kompani tė mėdha Turke; Cengiz Holding, Kalyon Holding, dhe Kolin Construction. Ata janė pjesė e konglomeratit qė opozita Turke i ka vendosur nofkėn “pesė hajdutėt” duke i akuzuar ato si kompani qė favorizohen nga qeveria e Erdogan.

    Nė 2013, tė pesta kompanitė po hetoheshin pėr korrupsion dhe pėr pagesa tė haraēeve korruptive qė tė fitonin projekte nga qeveria. Por hetimin e pushoi Erdogan qė ndėrhyri nė organet e hetimit sikundėr dhe raportojnė mediat turke.

    Qeveria shqiptare, pėr tė pėrshpejtuar negocimet shkroi njė ligj nė vitin 2018 dhe ra dakord qė t’i jepet konsorciumit njė kontratė operimi pėr 60 vite. Lėvizja nė fakt ngriti flamurin e kuq nė Bruksel dhe asokohe komisioneri i Zgjerimit tė BE, Johannes Hahn u shpreh se Komisioni do ta hetonte kėtė ēėshtje.

    Nė fundin e vitit 2019, qeveria shqiptare u tėrhoq nga marrėveshja me konsorciumin turk. Ajo nuk dha asnjė shpjegim pėr arsyet e tėrheqjes. Jo shumė kohė mė pas, qeveria ēeli njė tender tė ri pėr tė ndėrtuar Aeroportin Ndėrkombėtar tė Vlorės. Pas muajve tė tėrė qė OCCRP u pėrpoq tė merrte dokumentet e tenderit bazuar nė tė drejtėn e informimit, ajo nuk ia arriti dhe ndaj iu drejtua gjykatės. Nė fund tė vitit 2021 gjykata vendosi qė Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė duhet t’i dorėzonte pjesė tė dokumenteve, por sėrishmi kjo ministri refuzon pėr tė vepruar sipas vendimit tė gjykatės. Ministria sėrishmi refuzoi qė t’i pėrgjigjej pyetjeve dhe komenteve tė nisura nga ne.

    Shtėpia e Air Albania


    Idea pėr tė krijuar Air Albania morri formė nė nė Shkurt 2017. Disa muaj mė tej Rama deklaroi se ai ka pasur disa biseda me asokohe drejtuesin e linjės ajrore turke, Mehmet İlker Ayci.

    “Ne kemi diskutuar me Z. Ayci projektin….pėr tė krijuar njė linjė ajrore shqiptare, qė ka nisur tė ndėrtohet falė suportit special tė presidentit Erdogan dhe asistencės teknike tė ekipit tė Turkish Airlines,” u shpreh Rama pas takimit tė tij.

    Mė shumė se njė vit mė pas kėsaj deklarate, e pas disa takimeve mes Ayci dhe qeverisė shqiptare u krijua Air Albania.

    Kompania e re ajrore ėshtė nė pronėsi tė Turkish Airlines dhe Albcontrol sha si dhe nga MDN Investment shpk qė ėshtė njė kompani private e themeluar thuajse 9 ditė pėrpara se qeveria tė bėnte publike shpalljen. MDN u krijua nga Sinan Idrizi, njė biznesmen shqiptar qė ka punuar pėr shumė vite nė Turqi pėrpara se tė rikthehej nė 2014 dhe tė shndėrrohej nė bashkė-ortak i klubit tė Futbollit Flamurtari, ekipi i qytetit ku Rama ishte deputet.

    Idrizi, qė pretendon se ka “njohje e miqėsi me Erdogan prej 25 vitesh por edhe me disa politikanė tė tjerė turq, i tha OCCRP se e krijoi MDN me kėrkesėn e qeverisė shqiptare nė vend tė kompanisė Turke Atlas Global qė kishte probleme asokohe dhe qė nė 2020 falimentoi.

    “Atlas Global mund t’i ndėrpriste udhėtimet dhe ne si Air Albania nuk mund ta merrnim kėtė rrezik. Unė doja qė tė nisja njė kompani familjare me emrin tim” u shpreh Idrizi.

    Por javė pas krijimit tė Air Albania, Idrizi nisi qė tė kalonte aksione e kompanisė sė tij tek e shoqja dhe e bija. Idrizi u shpreh se vendosi tė bėnte kalimin e aksioneve tek ato pasi mori kritika tė forta nė shtypin shqiptar. “Ata nisėn tė thonė se nuk jam qytetar shqiptar, erdhėn tė mė pyesin se sa pasaporta kisha” u shpreh ai duke e pėrshkruar transferimin e aksioneve tek gruaja dhe e bija si njė “marrėveshje brenda familjes.”

    Zyra a Ramės nuk u shpreh pėr asnjė kėrkesė pėr koment.

    Lapsi.al

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Intersim per aeroport
    Nga Nardi89 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2019, 10:19
  2. Eshte OK te sjellesh armen ne aeroport,ne Atlanta,Georgia-USA-.
    Nga benseven11 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-06-2015, 19:33
  3. Taksat ne aeroport
    Nga Meriamun nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2013, 00:12
  4. Vetėvritet nė aeroport ambasadori i Serbisė nė NATO
    Nga EuroStar1 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2012, 10:52
  5. EULEX kontrollon valixhet e Thaēit e Limajt nė aeroport
    Nga L-7 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 28-05-2010, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •