Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,892
    Faleminderit
    118
    64 falenderime nė 60 postime

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Po ca aeroporti do bejne keta? Vetem llafe kane. 4 vjet iu desh per nje cope lungomare betoni ne Vlore. Beson ky popull beson.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2017
    Postime
    169
    Faleminderit
    0
    17 falenderime nė 14 postime

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Me CEZ-in e kane fut te gjithe doren ne thes. Sigurisht kur vjen puna per vjedhje Naltgjatesia mban vendin e pare, eshte i pakonkurueshem...

    Kurseji keto fragmentet e gjata Biblike, se po diskutojme per te tjera gjera..



    Une te shpjegova ideokigjine ne te cilen besoj, nuk eshte Biblike o mik, por shoqerore.

    Jam antiteist (kundra besimit ne zot apo fe, ēdo lloj krijesash perrallore).

    Nuk jam tifoz partish apo i politikes Shqiptare, dhe kjo qe ngjita ne koment nuk eshte diēka predikuese per t'ju konvertuar.

    Ne disa fraza te marra nga ai shkrim, po te lexosh midis linjave, do te kuptosh fare mire politiken e sotme Shqiptare dhe si te mesojme prej saj, prej gabimeve tona.



    Rama paskesh vjedhur me shume se paraardhesit e tij?!


    Une nuk kam aspak besim ne politiken Shqiptare, qofte kjo si e majte, qender apo e djathte.

    Kush eshte hajduti me i madh, apo vjedhja vjedhje mbetet?!

    Ciki eshte krimi me serioz apo ēfare quhet krim?



    Une perkrah projektet infrastrukturore ne Shqiperi, por jo sesi "shiten" apo "blehen" keto projekte.

    Jam une ai qe e hapi kete teme, duke pasur dyshime tek boshlleku i transparences nga shteti.

    Shume projekte dhe kontrata qe jane bere qe ne 90tat deri me sot, nuk duken projekte qe po i sherbejne Shqiptareve.

    Eshte populli ai qe po paguan dhe do paguaje per kontratat e shitura (edhe para Naltgjatit, pamvaresisht se nuk mund te bindesh ti).

    Pushtetet Shqiptare e trajtojne popullin si nje kope budallenjsh, sklleverish.

    Ne Shqiperi mendojne se Stoli pushtetar eshte Fron, dhe jo zyre sherbimi per popullin siē duhet te jete.

    Nga punetori me.i thjeshte shteteror e deri te Presidenti sillen si Pronare Biznesesh.


    Kjo eshte ajo ē'ka po flisja une, ti ēfare lexove?

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,086
    Faleminderit
    64
    773 falenderime nė 633 postime

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    As koncesion as tender, Gjiknuri dhe Ahmetaj do tė negociojnė aeroportin me turqit

    Qeveria dėrgoi nė Kuvendin e Shqipėrisė njė projektligj qė i jep tė drejtė tė negociojė me njė konsorcium kompanish turke ndėrtimin e Aeroportit tė Vlorės me njė kontratė qė pritet tė jetė as koncesion dhe as tender, por qė, sipas Gjiknurit, "do tė mbartė rrezik fiskal minimal" pėr buxhetin e shtetit.

    Emri:  Gjiknuri-aeroporti.jpg

Shikime: 22

Madhėsia:  41.5 KB
    Ministri i Infrastrukturės dhe Energjisė, Damian Gjiknuri duke folur gjatė njė mbledhjeje tė Komisionit Parlamentar pėr Veprimtarinė Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin, pėr koncesionin e Aeroportit tė Vlorės mė 29 janar 2018. Foto: Malton Dibra/LSA


    Qeveritė e ndryshme shqiptare kanė ndjekur rrugė tė ndryshme pėr tė porositur punime publike. Tender, nė rast se puna publike paguhet nga paratė e taksapaguesve, ku kandidatėt e mundshėm konkurrojnė pėr tė ofruar ēmimin mė tė ulėt, ose koncesion, nė rastet kur qeveria synon t’i paguajė kostot gjatė viteve apo dekadave tė ardhshme duke lėnė borxh tė paregjistruar te pasardhėsit. Por pėr ndėrtimin e Aeroportit tė Vlorės, qeveria ka zgjedhur njė rrugė tė tretė: njė ligj i posaēėm parlamentar qė ngarkon dy ministra pėr tė negociuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe pa garė me konsorciumin e kompanive turke qė kanė shprehur interes pėr ndėrtimin e aeroportit. Projektligji qė u publikua nė faqen nė internet nė Kuvendit tė Shqipėrisė mban titullin: “Pėr Pėrcaktimin e Procedurės sė Veēantė pėr Negociimin dhe Lidhjen e Kontratės ndėrmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqėrive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndėrtimin, operimin, mirėmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit tė qytetit tė Vlorės”. Projektligji nuk thotė ndonjė gjė mė shumė se sa faktin qė ministrat Gjiknuri i Transporteve dhe Ahmetaj i Ekonomisė e Financave, do tė kenė 90 ditė kohė pėr tė hartuar dhe negociuar kontratėn, e cila do tė duhet tė miratohet nė Kėshillin e Ministrave dhe nė Kuvendin e Shqipėrisė para se tė hyjė nė fuqi. Se ēfarė kontrate do tė jetė kjo, se kush do t’i paguajė paratė dhe me ēfarė kushtesh, kjo, sipas Ministrit tė Infrastrukturės dhe Energjisė, “pėrbėn sekret tregtar” dhe nuk mund tė bėhet publik.

    “Oferta ka karakter konfidencial tregtar dhe deri sa tė pėrfundojė negocimi me autoritetin shqiptar, ato nuk mund tė bėhen publike sepse dėmtojnė mėnyrėn dhe seriozitetin e negocimit”, deklaroi Gjiknuri nė komisionin parlamentar tė veprimtarive prodhuese. Por pavarėsisht se nė projektligj nuk pėrmendet asgjėkundi fjala “koncesion”, Gjiknuri nuk e fshehu dot se kemi tė bėjmė sėrish me njė koncesion, i cili nuk po miratohet me procedurat e rregullta koncesionare tė imponuara nga ligji Pėr Partneritetin Publik – Privat. Dhėnia e koncesionit me kėtė ligj natyrisht qė kėrkon sė paku njė farė gare, njė procedurė konkurruese qė nė themel synon tė sigurojė ofertėn mė tė leverdisshme pėr tatimpaguesit. Dhe sa i pėrket tatimpaguesve, pavarėsisht se sipas Gjiknurit, “kushtet janė sekret”, ai vetė pranoi se tatimpaguesit do tė marrin pėrsipėr kosto, apo, siē e quajti ai, “rrezik”.

    “Ne nė kėtė projekt do tė marrim pėrsipėr njė risk minimal fiskal si ēdo projekt tjetėr koncesionar”, tha Gjiknuri.
    Kėtu krijohen dy probleme tė tjera. E para, pėrdorimi i kėtyre ligjeve speciale pėr kontrata koncesionare bien ndesh me parimet e Bashkimit Europian mbi menaxhimin e partneriteteve publike dhe private, tė cilat janė kritikuar edhe nė raportet e fundit tė progresit tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė. Kur qeveria aktuale miratoi njė projektligj tė ngjashėm pėr tė dhėnė me koncesion ndėrtimin e rrugės sė Arbrit nė vitin 2015, nisma u kritikua nga Komisioni Europian. Nė raportin e progresit tė vitit 2016, (i fundit i publikuar deri tani) shkruhet: “Pėrjashtimi i infrastrukturės rrugore me rėndėsi kombėtare nga mbikėqyrja e ligjit mbetet pėr t’u pėrafruar me Acquis“.

    Problemi i dytė, ai qė Gjiknuri e quajti “risk minimal fiskal”, lidhet si me vėrejtjet e Komisionit Europian ashtu edhe me vėrejtjet e Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Raporti i Progresit thekson nevojėn qė qeveria shqiptare “tė vlerėsojė dhe kuantifikojė rreziqet fiskale qė rrjedhin nga tė gjitha partneritetet publike dhe private aktive si dhe nga kontratat koncesionare”.
    Fondi Monetar Ndėrkombėtar nė raportin e vet vjetor pėr Shqipėrinė, ndėrsa thekson nevojėn pėr tė pėrforcuar mbikėqyrjen publike, pėrfshirė transparencėn mbi kontratat e partneritetit publik-privat. Duke e vlerėsuar Mbikėqyrjen e Projekteve tė Partneritetit Publik Privat me notėn “i pamjaftueshėm”, FMN kėrkoi njėkohėsisht transparencė dhe vlerėsim tė pavarur tė rreziqeve fiskale qė rrjedhin nga kontrata tė tilla si dhe kėrkoi gjithashtu qė Instituti i Statistikave tė llogarisė vlerėn e kėtyre kontratave si borxh publik. Por pėr momentin, qeveria thotė se ky rrezik fiskal qė shqetėson FMN-nė, ėshtė njėkohėsisht “minimal” dhe “sekret tregtar”.

    Gjergj Erebara
    BIRN

  4. #24
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,892
    Faleminderit
    118
    64 falenderime nė 60 postime

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Kurre nuk ja pame hajrin asaj nafte. Nuk perfiton as punetori,as zonat perreth,as buxheti i shtetit.Perkundrazi po ndotet ambjenti nga papergjegjshmeria e kompanive te hauja.Ketu nuk ka shtet.Populli eshte ne meshire te spekulanteve e trafikanteve te te gjitha ngjyrave.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    261
    Faleminderit
    12
    28 falenderime nė 27 postime

    Pėr: Aeroport i Ri ne Vlore?!

    Citim Postuar mė parė nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    A keni degjuar lajmi qe ka nje planifikim per ndertimin e nje Aeroporti ne Vlore?
    Eshte shume i domosdoshem nje aeroport ne ju dhe nje ne veri te shqiperise. kjo eshte gje e mire.
    nuk e di nese me mire do ishte saranda apo vlora por gjithesesi nese behet ashtu sic duhet kjo eshte gje e mire.

    shume nga arsyetimet e tua jane te verteta, por duhet te kuptosh vetem nje gje pse ndodhin gjithe keto.
    nuk ka biznesmene serioze qe te marrin rriskon te investojne ketu. italianet greket turqet, nuk kane standartin e gjermaneve
    jane disa here me lart se ne por nuk jane gjermane apo amerika. me ata nuk ka terci verci.
    ballkanisit ne nje kazan ziejme. pse ca kujtin ti pak investitore kane ikur me gisht ne goje ketu. iu kane vjedhur parate
    dhe iu kane dhene ndonje shqelm ne prapanic. sic ishte ai rasti i fund i rrahjes se atij arabi, apo ai muhabeti i i vjeter i atij francezi
    qe hapi kanalin sportiv. ai te vijne kete marrin rrisko shume te madhe, prandaj meritojme keta qe meritojne kinez turq etj.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •