Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino edhe ‘shef’ tatimesh deri më 7 Shkurt

    Që mazhoranca shqiptare do të kapë çdo institucion në vend, tashmë ky është fakt. Jo vetëm emërimi i kryeprokurores së përgjithshme, por edhe kandidimi i Bashkim Finos për kreun e FSHF-së, tregon edhe njëherë se kjo mazhorancë do të ketë nën kontroll çdo institucion.

    Pavarësisht deklaratave që vijnë nga politika se qeveria nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet në FSHF, dhe se kandidimi i Finos për kreun e këtij institucioni është një iniciativë personale, faktet tregojnë krejtësisht të kundërtën.

    FAKT- Fino do të kandidojë për kreun e FSHF-së, pa dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit.

    FAKT- Siç shihet dhe nga dokumentet e siguruara nga SYRI.net, tatimet kanë nisur aksionin dhe reprezalje në të gjitha klubet shqiptare, një shenjë e qartë presioni që drejtuesit e klubeve të votojnë për ‘kandidatin e qeverisë’ dhe jo për kundërshtarin.

    Zgjedhjet për kreun e FSHF-së do të zhvillohen në 7 shkurt, ku të do të votojnë 66 përfaqësues klubesh dhe institucionesh sportive.

    Emri:  A5186B82-BF9D-40D2-930F-2FAEAC843201.jpg

Shikime: 244

Madhësia:  27.1 KB

    Emri:  9C1CA514-70A0-4469-BE37-9CE62A11A1E1.jpg

Shikime: 161

Madhësia:  26.7 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino edhe ‘shef’ tatimesh deri më 7 Shkurt

    Mbasi shtiu ne dore Prokuroren me SHISH-in, kontrollon te gjitha televzionet bashke me gazetare e kameramane, kerkon te marri edhe Federaten e Futbollin!
    Ne fund te dites i thote vetes reformator..
    E gjeni dot se per cilin Sulltan behet fjale?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino edhe ‘shef’ tatimesh deri më 7 Shkurt

    As edhe ne nje republike bananesh nuk mundet te egzistoje qe nje parlamentar te kandidoje ne nje post pa dhene si fillim doreheqjen nga parlamenti. Pa imagjinuar emrin, se pastaj te mendosh ta kesh si kandidat Finon eshte te vesh kujén. Do mjaftonte vetem kandidatura e Finos per te treguar se ne çfare pike ka arritur ai vend.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino edhe ‘shef’ tatimesh deri më 7 Shkurt

    Problemi ne kete rast nuk qendron tek emri. Fino apo cilido tjeter qofte, nese do ishte terhequr prej vitesh nga jeta aktive politike, kishte gjithe te drejten e zotit te kandidonte per ate post (sigurisht nese i ploteson kriteret).
    Fakti qe eshte akoma aktiv ne te gjitha funksionet politike qe paguhen me parat e taksapaguesve shqiptare, e komplikon ’paksa’ çeshtjen..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino edhe ‘shef’ tatimesh deri më 7 Shkurt

    Vëzhgim/ Pse Rama po tallet me Armando Dukën?


    Në rrethet e futbollit Edi Rama po sillet si në botën e çudirave. I shfaqur sor përkrah Armando Dukës që do të konkurojë në 7 shkurt për postin e kreut të FSHF- përballë Bashkim Finos, kryeministri ka mohuar çdo implikim në garën për presidentin e futbollit. Duke marrë pjesë në inagurimin e punimeve të selisë së re të federatës Rama iu përgjigj gjysëm me ironi dhe gjysëm me indiferencë gazetarëve që e pyetën për këtë çështje: “Ju lutem mos më ngatërroni mua me zgjedhjen e presidentit”.

    Pra mesazhi që ai dha mes njerëzve të futbollit është se ai nuk do të ndikojë në këtë garë. Pak a shumë të njëtin sinjal ai i ka dërguar edhe Armando Dukës me anë të miqve të përbashkët biznesmenë: “Unë jam neutral në këtë sfidë dhe nuk kam ndërmend të ndërhyj”.

    Por ndryshe nga sa kryeministri flet me gojë, mesazhet në terren janë të tjera. Rivali i tij jo vetëm është një eksponent i lartë i PS-së, ai jo vetëm ka qenë kryeministër i kësaj partie, por ai edhe po mështetet nga strukturat socialiste për konkurimin e 7 shkurtit. Kandidatura e Bashkim Finos, u mbështet nga Bashkia socialiste e Lushnjes, për të po bën fushatë hapur edhe publikisht një tjetrë deputet i PS, Erion Braçe. Dhe sikur kjo mos majftonte janë të gjitha sinjalet se njerëzit në teren do të shfrytëzojnë fjalën dhe imazhin e Ramës për të kërkuar votën e 66 anëtarëve të asamblesë së futbollit (shumica e të cilëve për më tepër vijnë në atë asamble si pasojë e bashkive që i përkasin PS-së).

    Por nëse Rama e merr vesh se fushata po bëhet me siglën e PS, se për të kthyer votën e asambleistëve do përdoret emri i tij, a ka kuptim neutraliteti dhe mosndërhyrja e tij?

    Eshtë kjo dilemë që i shnëdrron në nul premtimet për asnjëanësi. Më shumë sesa një angazhim i thënë sot përkrah Dukës premtimi për “mos ngatërrim me zgjedhjen e presidentit” është thjeshtë një tallje që nuk e beson askush.

    Madje as vetë Armando Duka që i është premtuar kjo gjë. Pavarësisht se ai ka rrefuzuar ta implikojë Ramën për arsye pragmatike (votash) duke thënë se kandidatura e Finos sponsorizohet nga një grup miqsh, ai është i vetëdijshëm se këtë herë nuk po garon me “Partizanin” por me Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Për: Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino edhe ‘shef’ tatimesh deri më 7 Shkurt

    o zoti FAKT ( Duke_Of_Arberia ) ke hap temen vet dhe vet je pergjigjur, ke then qe eshte fakt qe Bashkim Fino nuk jep dorheqjen nga deputet dhe shof qe ke ngel akoma te lajmi vjeter dhe ste ben zemra te informosh ne teme qe Fino ka dhen dorheqjen nga deputet dhe ky quhet fakt apo jo o Duke_Of_Arberia?
    Ci hapni kto tema sikur jeni antar partie, hapni tema dhe lajmet qe sju pelqejn nuk i sillni ne teme por vazhdoni me budalliqe kur nderkoh ka ndodhur dicka qe temen tende e sfumon. Punon gje te PD ti or boss?

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino edhe ‘shef’ tatimesh deri më 7 Shkurt

    007 do ishte mire ta thellonim pak analizen. Te kuptonim pak me shume se çfare industrie fitimprurese eshte futbolli, si pastrohen parat nepermjet saj dhe perse pikerisht sot me gjithe keto miliarda nga droga eshte kaq e rendesishme per Ramen FSHF-ja!

    Sa per Finon nuk di nese e ka dorezuar apo jo mandatin e deputetit. Zyrtarisht ai vazhdon ta mbaje mandatin (linku: https://www.parlament.al/deputet/bashkim-fino/). Por edhe nese e ka dorezuar, s’ka arsye si individ i thjeshte te kete gjithe mbeshtetjen e verber te PS-se, per te marre votat edhe nga ekipe te kategorise se trete si Veleçiku apo Domosdova.
    Nese ka diçka qe i ka bere bashke shqiptaret ne gjithe keto vite ka qene futbolli, me qershine mbi torte pjesmarrjen ne kampionatin europian. Tani politika kerkon te na perçaje edhe ne kete aspekt.
    Personalisht i njoh meriten stafit te FSHF-se, per kualifikimin ne europian, pavaresisht se nuk kam ndonje respekt te veçante per Duken. Ama kur shikoj qe nje ish-kryeminister te angazhuar politikisht te perdoret nga shefi i tij per te shtire ne dore edhe FSHF-ne, me duket alarmante. Ne s’jemi as Burkina Faso dhe as ndonje republike bananesh qe ta perdhosim sportin deri ne kete pike.

    Keshtu qe 007, zbulimet se kush jam une lerja James Bondit tek filmi dhe fokusohu tek e verteta..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •