Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Basha: Protestojmë më 27 janar që të çojmë në burg të korruptuarit

    Emri:  basha-2-768x504.jpg

Shikime: 293

Madhësia:  34.3 KB

    Basha: Protestojmë më 27 janar që të çojmë në burg të korruptuarit

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri apel shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të dhënë mesazhin se janë kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama. Në takimin me qytetarët e Kurbinit, Basha tha se drejtësia e vërtetë është motiv kryesor i protestës, por për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, ai do të mbrojë pushtetin e tij kriminal dhe të korruptuar duke penguar reformën e vërtetë në drejtësi dhe integrimin europian të vendit.

    “Nuk ka Shqipëri në Europë dhe nuk mund të ketë një Shqipëri në Europë, pa një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze Edi Ramën dhe shpurën e tij të ministrave të korruptuar. Pa arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit nuk ka Europë. Dhe se kjo parti ka lindur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.”– u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

    Basha tha se emërimi i një prokurori politik në kundërshtim me kushtetutën dhe pa veting është projekt i Edi Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, me të cilin e bashkon pakti mafioz I heshtjes për ruajtjen e pushtetit.

    “I tmerruar nga drejtësia e pakapur politike, Edi Rama po bën gjithçka ta abortojë projektin e drejtësisë për shqiptarët. Kjo është një arsye kryesore dhe një nga arsyet më të mëdha përse do të mblidhemi më 27 janar në orën 12.00 të shtunën, për t’i thënë Edi Ramës, se Partia Demokratike, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë.”-tha Basha.

    Kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të sqarojnë derë më derë shqiptarët se për shkak të Aleancës së Edi Ramës me krimin shqiptarët sot nuk zgjedhin dot një qeveri në shërbim të tyre, ata janë më të varfër, paguajnë më shumë taksa, po u përkeqësohet shërbimi shëndetësor dhe po bëhen eksperimente me arsimin e fëmijëve të tyre.

    “Ndaj objektivi politik i opozitës është i shprehur fare qartë. Largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës, objektiv kryesor i aksionit tonë opozitar, dhe i protestës së 27 janarit dhe i çdo aksioni tjetër qytetar që do të pasojë. Nuk ka qeveri të korruptuar në botë, në Europë dhe as në Shqipëri, t’i rezistojë pjesëmarrjes masive qytetare”, – tha Basha.

    (gazeta-Shqip.com)

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Basha: Protestojmë më 27 janar që të çojmë në burg të korruptuarit

    Normalisht kur media ben publike
    fakte skandaloze qe nje minister
    eshte perfshire ne aktivitet droge
    prokuroria me policine duhet te nisin hetimet
    Eshte me e rendesishme te luftohet krimi si aktivitet sepse ka
    efekt me shtrirje te madhe territoriale
    dhe gjeografike dhe pasoja shume te renda ne aspektin
    politik
    social
    moral
    dhe ekonomik
    Nuk eshte thjesht problemi te arrestosh Tahirin por te mbash vendin e paster nga aktivitete kriminale qe jane kancer per shoqerine dhe moralin,
    Prokuroria ne Shqiperi ,ose eshte
    e bllokuar te nderhyje sepse ka lidhje interesash me te korruptuarit
    ,ose nuk do te beje punen sepse e konsideron me shume rrisk,
    Basha e ka si gjithmone te lehte
    te flase kritikoje dhe point the finger left and right
    Nga ato cfare thote ne mitingje
    nuk shof ndonje gje gabim,
    Pyetja eshte
    Pse Basha e ben kete?
    Cilat jane motivet/arsyet qe ai
    mban kete fjalim?

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Basha: Protestojmë më 27 janar që të çojmë në burg të korruptuarit

    Nese me te vertete do behej vetingu te gjithe keta si majtas si djathtas e kane vendin ne burg. Nuk besoj se do ndodhi gje.Mund te denojne ndonje sa per te thene. 27 vjet vetem nje Spiro Ksera u denua e u harrua shpejt.Nje Nano qe u denua dikur doli si i bugosur politik fale vellait te vet Salushit

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Basha: Protestojmë më 27 janar që të çojmë në burg të korruptuarit

    Ka dy lloj njerezish qe mund te dalin ne keto lloj demostratash qe udhehehiqen nga ajo lloj Elite politike:
    Injorantet dhe Militantet (njerezit e paguar).

    Sa i paditur apo i shkeputur nga rrealiteti duhet te jesh kur degjon Bashen te flase per Korrupsion dhe Krim?!

    Ore, nuk ka nje politikan ne Shqiperi qe ka qene apo eshte ne pozite qe mos te kete ndyre duart.

    Politika eshte kthyer ne biznes, dhe eshte i vetmi biznes qe te jep:
    Pushtet te padiskutueshem (imunitet), Para dhe Amnesti ndaj ligjit.

    Shqiptaret e kane kuptuar kete jo nga Edi Rama, por qe me pushtetin e pare te Sali Berishes, ku ndodhen fajdet, ku iu shiten armet Shqiptare Lindjes se mesme e gjer ne Afganistan (Safet Zhulali, Minister Mbrojtje).
    Ky biznes armesh do te vazhdohej dhe me tej kur Sala perseri ishte ne pushtetin qe na dhuroi Gerdecin.

    Jane zhvatur me miliona euro ne Rrugen e kombit, atehere kur Basha ishte minister Transporti.
    Tani, ose eshte i paafte ose Hajdut, sidoqofte tregon se ai nuk duhet te jete pjese e politikes.


    Kohet romantike per nje politike qe shqetesohet per kombi dhe te ardhmen e tij kane marre fund qe nga 1911-1912ta.

    Perse Basha po ben keto demostata, a mos nuk e ze gjumi naten per gjendjen e Shqiptareve?!

    Mos i ka hyre lepuri ne bark nga Dosjet?!

    Majtas dhe Djathtas pasqyrojne njera tjetren.
    Te dyja anet jane te rrenjosura ne krim.

    E vetmja menyre qe te paguajne per krimet eshte nje gjykate nderkombetare, e huaj.

    Nese shtetet e huaja gjejne ndonje evidence se kane kryer akte kriminale ne vendet e tyre atehere te ekstradohen.

    Ne Shqiperi nuk u ndodh asgje, te na (e) rroje vettingu, se te ben te enderrosh me sy hapur!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ilir-Arber për postimin:

    Neteorm (18-01-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •