Qkakatre.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006. Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv, Portali Qkakatre.com, shumë shpejtë ka depërtuar në zemrat e shfrytëzuesve shqiptarë të internetit. Brenda vetëm disa muajsh të ekzistimit të tij, Portali Qkakatre.com kishte shënuar rritje rekorde të vizitueshmërisë dhe ishte radhitur në mesin e 10 ueb-faqeve më të vizituara shqiptare në internet.

Sot ndërkaq, Qkakatre.com është portal lider në gjuhën shqipe. Është ueb-faqe dominuese në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.

Portali Qkakatre.com e ka përmbushur edhe një mision tjetër të shenjtë. Pos që ka ofruar një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe – Portali Qkakatre.com ka vendosur standarde për zhvillimin e portaleve dhe ueb-faqeve të tjera në gjuhën shqipe, ka ndikuar në azhurnimin e faqeve ekzistuese shqiptare, ndërkaq suksesi i tij ka nxitur edhe shumë kompani e individ t’i rreken projekteve të ngjashme.