Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Shpërthen Pandeli Majko: Ja kush na pengon të ‘hapim’ kufirin me Kosovën

    Emri:  pandeli-majko.jpg

Shikime: 390

Madhësia:  25.2 KB

    Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ishte i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi ku ka folur për aktualitetin politik si dhe ka zbuluar arsyet që sipas tij pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    Majko tha se bizneset nuk lejojnë që të hapet kufiri me Kosovën, pasi kanë interesat e tyre.

    “Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua koncesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim.

    Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi”- tha ministri Pandeli Majko.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shpërthen Pandeli Majko: Ja kush na pengon të ‘hapim’ kufirin me Kosovën

    Deklarate e forte qe akuzon gjithe sistemin ekonomik dhe politik shqiptar.

    Kemi arritur ne nje pike qe kemi me teper nevoje se uji dhe buka vetem per gjyqe e proçese drejtesie.

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shpërthen Pandeli Majko: Ja kush na pengon të ‘hapim’ kufirin me Kosovën

    Rama flet sikur eshte ne opozite,harron se ka 5 vjet qe eshte kryeminister. Pandeliu ankohet a thu se do ti beje populli ligjet e shtetit.Po pse nuk e le fare politiken perderisa nuk je ne gjendje te rregullosh gjerat. Keta kujtojne se jane zgjedhur se jane te bukur e te mencur.E keqja eshte se kete vend e ka ngrene shejtani.uk ke nga t'ia nisesh,aq keq eshte katandisur.Vetem nje pushtim ose protektoriat mund ta sillte ne binare kete vend. Koha tregoi se nuk bejne dot shtet shqiptaret.Nuk e di se edhe sa shekuj u duhet shqiptareve,se nje shekull iku e shtet nuk po shohim. Nuk behet shtet me hajduter e kacake dhe me servile. Popull servil qe prodhon politikane monstra.Ky eshte realiteti.Keq me vjen ta them por nuk behet ky vend jo. Mjafton te degjosh kete pallen qe ka qene edhe kryeminister vete dhe kupton mjerimin tone

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    SERAFIM DILO (10-01-2018)

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shpërthen Pandeli Majko: Ja kush na pengon të ‘hapim’ kufirin me Kosovën

    Majko do mbahet mend ne politike, per menaxhimin e suksesshem te krizes se refugjateve kosovare te luftes ne Shqiperi. Administrimin e ndihmave, çadrave, ilaçeve dhe batanijeve e kreu me se miri, nen cilesine e kryeministrit.
    Vazhdimesia e tij ne politike pastaj ka qene servilizem ndaj kryetareve te ndryshem te partise ku aderon, tundje kartoni me telekomande ne parlament dhe se fundmi minister i nje ministrie absurde qe s’ben asgje dhe s’ka asnje funksion! Per ndershmeri dhe besnikeri ndaj rilindasve Edi Rama me shume perzemersi (megjithese nuk shquhet per te tilla), i dhuroi nje post honorifik ku mund te tundi gjithe diten varesen e çelsave.

    Megjithate duke lene menjane ironine dhe batutat, Majko per mua vlen me shume se treçereku i ministrave rilindist te Rames. Here pas here ka kurajon t’i thote disa gjera ashtu siç jane. Ndaj ne kete periudhe horrash e maskarenjsh nuk do isha dakort ta anatemojme Majkon sepse thote disa te verteta!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    “Trima” përballë amerikanëve, të dhjerë përballë “mullixhinjve”…!

    Nga Mero Baze

    Pandeli Majko ka artikuluar nëpër dhëmbë një të vërtetë të frikëshme. Bizneset po bllokojnë tregëtinë e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk e tha se cilët prej tyre, por historinë e kupton po të ndjekësh dështimin e radhës mes dy qeverive shqiptare.

    Marrëveshja e cila do të firmosej në takimin e përbashkët të dy qeverive në Korçë, nuk u firmos nga qeveria e Kosovës, për shkak të ndikimit në këtë vendim, të së paku dy-tre biznesmenëve të mëdhenj të Kosovës që importojnë rreth 60 për qind të mallrave të tyre nga Serbia.

    Ky është denoncimi i parë publik që një zyrtar shqiptar i bën mosfunksionimit të tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë, por dhe një e vërtetë e hidhur, se kush ndikon mbi vendimmarrjen e qeverisë në Kosovë.

    Jo se Shqipëria ka një qeveri më të mire në këtë aspekt, por me sa duket biznesmenët shqiparë janë të vetëmjaftueshëm ta komandojnë qeverinë vetëm për halle brenda Shqipërisë. Këta të Kosovës kanë më shumë interes të ruajnë tregun e tyre me Serbinë, se sa të hapin garën me tregun shqiptar.

    Nuk dua ta shikoj si “patriot” këtë çështje, pasi ashtu e di që do marrin zjarr kot shumë njerëz, por si qytetar i një vendi të lirë kam të drejtë të kërkoj qarkullim të lirë mallrash mes dy vendeve. Edhe Ahmet Zogu e ka pas arritur në kohën e vet marrëveshjen me Beogradin që të kishte tregëti të lirë në dy anët e kufirit, në fashën deri 15 km, ndërsa Ramush Haradinaj me Edi Ramën nuk ia dalin të merren dot vesh.

    Cila është arsyeja?

    Aryseja e parë është se qeveria e Beogradit ka një plan të qartë si të ruajë tregun e saj në Kosovë. Eksportuesit e mallrave ushqimorë në Kosovë subvencionohen nga qeveria në një masë të tillë, që ato të jenë konkurrues në tregun e Kosovës me mallrat e tjera. Kjo për Beogradin është politikë tregëtare, ndërsa për biznesmenët e Kosovës, që janë importuesit kryesorë, është tregëti politike. Ata nuk po fitojnë si biznesmenë, por si të dërguar të politikës së Beogradit në biznes në Kosovë.

    Por deri këtu, luajaliteti i tyre me politikën e Beogradit për të bërë tregëti po e quajmë që është çështje e tyre, por vasaliteti i qeverive të Kosovës ndaj tyre është problem serioz. Kjo tregon se ata i komandon korrupsioni edhe përballë interesit kombëtar.

    Politikanët e Kosovës që kanë guximin të fusin Kosovën në ‘geto’ të Bashkimit Evropian, duke refuzuar marrëveshjen e pranuar ndërkombëtarisht të kufirit me Malin e Zi dhe akoma më keq, duke futur Kosovën në një rrugë pa krye, drejt zhbërjes si shtet, me përpjekjen për të refuzuar Gjykatën Speciale, edhe pse po i kërcënojnë pesë shtete kryesore të Perëndimit, por nuk kanë guxim të refuzojnë kërkesat e dy tre biznesmenëve, që përfaqësojnë politikën tregëtare të Beogradit në Kosovë, për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje të tregëtisë së lirë me Shqipërinë. Kjo tregon se armiku më i madh kombëtar i shqiptarëve në Kosovë, ashtu si dhe në Shqipëri mbetet korrupsioni. Është korrupsioni, ai që po i bën politikanët në Kosovë, “trima” përballë amerikanëve, dhe të dhjerë përballë “mullixhinjve” të Serbisë, në Kosovë.

    Korrupsioni po zhbën Kosovën, po zhburrëron politikanët, po i bën ata ushtarë të bindur të një politike e cila kërkon deomos ta ruajë Kosovën politikisht si treg serb, dhe të zhbëjë gjithë atë që është bërë këto 20 vjet luftë për ngritjen e një shteti të ri.

    Sot Kosova ka një kryeministër që SHBA i refuzon vizën, një President që nuk e thotë dot qartë dhe prerë, që nuk do ta zhbëjë Gjykatën Speciale, një opozitë si “Vetëvendosja” që tani po vuan përballjen e ideologjisë izolacioniste të saj, me realitetin e Kosovës dhe një parti opozitare si LDK, e cila politikisht është korrekte, por e pafuqishme për të ngjallur besimin e njerëzve.

    Gjithë energjitë e politikës së Kosovës, sot po harxhohen se si të shpëtojnë nga izolimi I SHBA e Bashkimit Evropian nga një anë dhe si të ruajnë tregun serb përballë atij shqiptar nga ana tjetër.

    Fiks këtë hall ka pasur dhe Milosheviçi para 20 vitesh. Edhe ai kishte problem si të hiqte qafe presionin e SHBA dhe BE, që e kërcënonin për izolim dhe embargo për Kosovën, dhe si të ruante ndikimin e tij në Kosovë.

    Dhe kur mendon që këtë hall sot e kanë “komandantët”, ata që ishin betuar të vdisnin për Kosovën, e kupton se çmimi që i kishin vënë jetës së tyre, dikur për të vdekur për Kosovën, është më i vogël se çmimi që u kanë ofruar për të vdekur Kosovën.gazetatema

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shpërthen Pandeli Majko: Ja kush na pengon të ‘hapim’ kufirin me Kosovën

    E paska qendisur Mero Baze.

    Kam pasur gjithmon shprese se keta komandantet e leshit ne Kosove do benin diçka me mire se keta hajdutet ordinere te partive ne Shqiperi,sepse mendoja qe do te kishin njefare ideali me qenese kane luftuar dhe po krijonin nje shtet te ri... Perveç zhgenjimit total po filloj te vej ne dyshim se keta komandant kane luftuar apo jo ?

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    murik (11-01-2018)

  9. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shpërthen Pandeli Majko: Ja kush na pengon të ‘hapim’ kufirin me Kosovën

    Serafimo nuk behet shteti me ushtarake e oficere. Kemi shembullin shqiptar te 1946-es. Fatkeqesia kosovare eshte se na kopjovi ne.

    Sa per Meron, me shume perversitet lexojme vetem gjysmen e se vertetes. Sepse po ta thellojme pak analizen edhe shteti mëm i Kosoves qe eshte Shqiperia, ka qe ne vitin 2013 qe vetem i ka rritur eksportet me serbine e Vuçiçit. Le mos ta zbulojme arsyen..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    murik (11-01-2018)

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shpërthen Pandeli Majko: Ja kush na pengon të ‘hapim’ kufirin me Kosovën

    E vertete. Ka nje paralele te llahtarshme midis ardhjes ne pushtet te komunisteve ne Shqiperine e pasluftes me keto komandantet e Kosoves,ky perdorimi i luftes jo per te bere shtet por per te mbajtur pushtetin me çdo kusht.

    Dhe per pjesen e politikes shqiptare me Serbine qe Baze nuk ka prekur eshte e vertete...por prape mbetet nje artikull qe i ka "gozhduar ne mure" komandantet e "Kosoves".

    Ky komandanti i fundit sa erdhi ne pushtet dyfishoj rrogen,shpresoj qe kete mentalitet te mos e ket pasur dhe gjate luftes se i bije qe gjate luftes duhet te kete pare me shume qejfin se sa luften.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    murik (11-01-2018)

  13. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shpërthen Pandeli Majko: Ja kush na pengon të ‘hapim’ kufirin me Kosovën

    Komandantit te fundit mund t’i gjesh me dhjetera mekate por ndryshe nga komandant Thaqi qe luften me serbine e bente nga Hotel Rogneri ne Tirane, Haradinaj luftonte me pushke ne dore kundra « shkijeve ». Per me teper qe kreu aktin per mua historik, duke u dorehequr 10 vite me pare nga detyra e kryeministrit per t’u gjykuar ne Hage, me qellim kryesor lejimin e marrjes se pavaresise se Kosoves.

    Sa i perket artikullit reagova sepse eksporti i niveleve te larta me serbine eshte nje problem mbare-shqiptare. Ndaj edhe si i tille duhet analizuar.
    Klm
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •