Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Jep dorëheqje kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

    Emri:  23A2ED02-FB50-4D29-8CA2-F42D9AFE823F_w640_h360_s.jpg

Shikime: 239

Madhësia:  17.8 KB

    Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha të martën se jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti politike.

    Në një konferencë me media në të cilën nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve ai tha përmendi përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe "pamundësinë për të ndikuar në ndaljen e tyre".

    “Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh... ", tha mes tjerash zoti Ymeri.

    Muajin e kaluar lëvizja Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar të ardhshëm të kësaj lëvizjeje, pas përplasjeve që shpërthyen brenda kësaj lëvizjeje e cila po përballet me krizën më të rëndë që nga formimi i saj. Përplasjet pasuan publikimin e bisedave private të disa deputetëve të Vetëvendosjes në të të cilat ishte përvijuar edhe një shprehje fyese për themeluesin e lëvizjes, Albin Kurti.

    Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004 nga Albin Kurti. Deri në vitin 2010 kur u përfshi për herë të parë në zgjedhje për pushtetin qendror, kjo lëvizje nëpërmjet protestave dhe aksioneve ka kundërshtuar misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe qeverinë e vendit.

    Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të këtij viti Vetëvendosje arriti të fitojë 32 vende në parlamentin e Kosovës duke u bërë subjekti i parë në Kosovë ndërsa në zgjedhjet për pushtetin komunal fitoi tri komuna përfshirë dy kryesoret Prishtinën dhe Prizrenin. Kjo lëvizje tashmë ndodhet në krizën më të thellë që nga themelimi i saj dhe sipas vëzhguesve një ndarje brenda saj do të zbehte edhe forcën e saj në të ardhmen./zeriamerikes

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Jep dorëheqje kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

    Mire ka be Bruti, mire eshte te largohet komplet nga LVV dhe te behet nje politikan profesional (qe punon vetem per rroge dhe jo per ceshtje dhe as ideale).
    Perderisa themeluesi i LVV gjindej ne burg ky Visari me ca bashkemendimtar fillimisht provuan t'ia mohojne rikandidimin Albin Kurtit .Nuk ka gje me te keqe se mohimi ,dhe kur te mohojne ata qe ti i solle aty ku jane sot e keqja s'ka fund...Jane vogelsi qe na shkojne me gjenin.
    Visari ishte nje kryetar ordiner dhe si i tille do te mbesi si me veprimet perderisa "shokun " e kishte ne burg, ashtu edhe tash me dorheqjen pasi e di se nuk mund ai ta fitoje Albin Kurtin.
    Albin Kurti nuk eshte i perkryer por ai nuk eshte diktatori mbrenda LVV,jane keta qe bene klanin dhe qe provuan mohimin dhe ndalesen ndaj tij . Eshte po ky Albini i pakorruptueshmi deri me sot, keta te klanit qe u perpoqen ta rrexojne , i shijuan privilegjet personale te pozites ( shohin se mund te jetojne mire, mund edhe te kene fuqi, edhe te vjedhin ,te shetisin boten falas, te pushojne me jahta etj....) ...Nuk duan ta kene mbi koke nje te pakorruptueshem qe le qe nuk do ti lejoje te sillen ashtu por nese s'mund ti kontrolloje do t'ia thote elektoratit boterisht se cka bejne... I sinqerti dhe i ligu jane si uji dhe vaji ...edhe ne qendrofshin ne nje shishe ,rrine ndamas...
    Bashkveprimtar dhe shok mund te quhet ai i cili kur je ne rrezik ,o ne burg , te vjen ne ndihme dhe ben maksimumin e mundshem dhe te pamundshem qe te te shpetoje, jo si keta ordinere qe deshen ta shkelin frymen,shpirtin dhe zemren e LVV ne ditet me te veshtira per te...Vetem i ligu te shkel kur je pertoke!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 04-01-2018 më 11:02 Arsyeja: fjala
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •