Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Marrëzia e vitit 2018! Asgjë nuk ndryshon…

    Asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshojë në 2018. Marrëzia e gjelave të therrur dhe bakllavave, është tashmë shija orientale e thellë e shqiptarëve të varfër, fshatrave dhe qyteteve katunde shqiptare.
    Ca pak të pasur, ca si shumë të pasur, kanë marrë avionët me kohë dhe janë larguar nga çifligu Shqipëri, ku vjelin ditë pas dite dhe vit pas viti, paratë e nevojshme për të qenë zotërinj, në Botën e Madhe, ku në të vërtetë janë askushi.
    Ndërsa ata të paktët shqiptarë, që janë dikushi edhe nëpër botë, sjellin kokën në Dheun e të Parëve, nga edhe nisën aventurën e largimit dhe fillesën e një jete të re, jashtë fshatit shqiptar.
    Ekonomia?
    Sigurisht rroftë nisma private e individit, që rregullon oborrin e vet dhe diçka më shumë në gardhin e jashtëm, ku pasi vjedh pak tokë e trotuar, rregullon ndonjë pllakë dhe mbjell ndonjë pemë, mbasi pylli është prerë.
    Shëndeti?
    Sigurisht në dorë të Zotit, sepse çfarë është në dorë të njeriut, bëhet mbrapsht e në mënyrë grabitqare, epidemitë e sëmundjeve të pashërueshme e vërtetojnë përditë këtë…
    Politika?
    Eh, mirë tanimë e kemi Beun e madh! E kemi pra Ustain, që ka blerë herë shtrenjtë dhe herë lirë, herë me dredhi dhe herë me forcë, ka nënshtruar apo ka vendosur në skaj, shumicën e kundërshtarëve, që kanë sëpari ambicie paranë, me të cilën kanë këmbyer të ardhmen e tyre politike.
    Vettingu?
    Një stuhi në gotë deri tani dhe deri nesër… kur Horati pyet Hamletin, shkruan Shakespeare 500 vite më parë, se: “A thua si do të jetë Imzot bota e poshtë detit?”, Hamleti përgjigjet: “Nuk e di… por me siguri edhe nëndet, ashtu si edhe mbi tokë, peshku i madh e ha të voglin!”
    Pra Peshqit e Mëdhenj që flet Lu-ja ynë kombëtar, sëfundmi edhe këngëtar, do të hanë peshqit më të vegjël dhe do të bërtasin me sa zë kanë në kokë: “Drejtësia u vendos! Peshqit e mëdhenj të krimit dhe të abuzimit u kapën! Ejani të gëzojmë dhe të lodrojmë! Sot fillojmë një jetë të re, në një Shqipëri të re!”
    Ej… miq! Kush ja hodhi ja hodhi! Kush grabiti, grabiti!
    Kush i q**u rrobt, u bë baba i pjellës që vjen pas!
    Të tjerat janë përralla elektorale!
    Gëzuar 2018 dhe ju rekomandoj të shihni veç ëndra personale dhe aspak shpresa “të ndritshme kombëtare”, se rrezikoni të gdhiheni me dhimbje të forta koke!/360grade.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    murik (05-01-2018)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Marrëzia e vitit 2018! Asgjë nuk ndryshon…

    Shpirti i optimizmit je ti Duke L o L

    Gjithmone keto pseudoanalistet qe jane bere si fallxhoret e fatit dhe nuk marin asnje pergjegjesi morale se cfare shkruajne po thjesht krijojne iluzione te toka..

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Marrëzia e vitit 2018! Asgjë nuk ndryshon…

    Artikull brilant. Nuk e di se kush e ka shkruar por ka fotografuar gjendjen aktuale dhe pritshmerine ne menyre perfekte.

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëzia e vitit 2018! Asgjë nuk ndryshon…

    Ne fakt Lazo, me vjen keq qe si ti edhe shume njerez te tjere ne kor nençmojne çdo lloj analize qe i behet situates aktuale qe po perjetojme.
    I pari i shtetit e ka zakon t’i versulet me fyerje banale gjithkujt qe i evidenton te zezen mbi te bardhe. « Kazan » i quan Naltgjatesia te gjithe keta mjerane qe sipas tij kane si synim te nxijne imazhin e vendit. Sepse keta qe nxjerrin video me kaçatorr droge, me ministra qe hajne e pijne me kriminele, me drejtues policie qe kontrollojne parcela hashashi, jane anti-shqiptare. Kurse Naltgjatesia qe mbush vendin me droge, jep gjithe atdheun me konçension, falimenton mijera biznese, eshte PATRIOT!!!
    Mesa duket kjo lloj propagande duhet te kete efekte haluçinuese mbrenda, perderi sa ti Lazo edhe shume si ti i besojne! Se jo per gje por edhe realizmin tim e quan pesimizem. Nderkohe qe optimizmi yt nuk eshte gje tjeter vetem se iluzionizem..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    murik (05-01-2018)

  7. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Marrëzia e vitit 2018! Asgjë nuk ndryshon…

    Ne fakt une kritikoj e do vazhdoj te kritikoj keta pseudoanalistet qe jane te kapur deri ne gryke nga politika, e ndryshe nga ty ose kushdo tjeter nuk me pelqen ta kritikoj kombin tim.

    Te besosh te vertat e njeres pale nuk do te thote se gjithe te verteten Duke..

  8. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Marrëzia e vitit 2018! Asgjë nuk ndryshon…

    Ku e pe ti kritiken time?
    Te evidentosh fenomenet e kesaj kohe nuk ka lidhje me nje-anesine as me urrejtjen e kombit!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    murik (05-01-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •