Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    E Drejta e Vetos ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se dhe si eshte perdorur ajo ne vite

    Qė nga viti 1945 kur u formuan Kombet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe mė vonė Rusia, e kanė pėrdorur veton 120 herė, Shtetet e Bashkuara 76 herė, Britania 32 herė, Franca 18 herė, kurse Kina, vetėm pesė herė.

    Fjala "veto", nė fakt, as qė pėrmendet nė kartėn e Kombeve tė Bashkuara.

    Por qė njė rezolutė tė miratohet, duhen nėntė vota pro saj nga 15 anėtarėt e kėshillit. 5 prej tyre janė tė pėrhershėm dhe dhjetė jo. Kėto nėntė vota pro rezolutės, duhet tė pėrfshijnė "votat e anėtarėve tė pėrhershėm," shkruan karta.

    Fuqia pėr tė vėnė veton e anėtarėve tė pėrhershėm, ėshtė kritikuar vazhdimisht.

    Pėrdorimi i shpeshtė i vetos nga Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanė kontribuar shumė qė sistemi i vetos tė diskretitohet.

    Gjatė Luftės sė Ftohtė, Bashkimi Sovjetik e pėrdori veton e tij pėr rezolutat e OKB-sė, pothuajse rėndom.

    Kohėt e fundit, Shtetet e Bashkuara e kanė pėrdorur veton shpesh pėr tė mbrojtur qeverinė izraelite nga kritikat apo nga pėrpjekjet pėr tė patur nėn kontroll veprimtarinė e ushtrisė sė tij.

    Veto dhe kritikėt e saj
    Kritikėt e sistemit tė vetos thonė se edhe mes atyre rezolutave qė arrijnė tė miratohen, jo tė gjitha vihen nė jetė.

    kritika ngjallen dhe nga fakti se pesė anėtarėt e pėrhershėm, qė janė nė fakt fituesit e Luftės sė Dytė Botėrore, nuk pasqyrojnė realitetin gjeopolitik tė ditės. Veēanėrisht, Britania e Madhe dhe Franca, nuk janė mė ndėr fuqitė kryesore ekonomike dhe ushtarake nė botė.

    Nėse sistemi i vetos do tė hiqej, nė Kėshillin e Sigurimit do tė fitonte mendimi i shumicės dhe ndoshta do tė arrinin qė tė miratoheshin mė shumė rezoluta, mė shumė situata nė botė do tė arrinin tė identifikoheshin si kėrcėnim pėr sigurinė nė botė dhe ndoshta do tė kritikoheshin mė shumė vende apo do tė vendoseshin mė shumė sanksione.

    Por kjo do tė thoshte se nė njė kėshill tė ri dhe tė reformuar tė Sigurimit, do tė kishte njė ndarje mė tė drejtė pushteti dhe Kėshilli do tė kishte fonde qė tė arrinte t'i zbatonte vendimet e veta. Nė kėshillin aktual, pesė anėtarėt e pėrhershėm kontribuojnė me puthuaj gjysmėn e buxhetit tė OKB-sė.

    Megjithatė, asnjė nga anėtarėt e pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit nuk ka dhėnė ndonjė shenjė se do tė heqė dorė nga vetoja. Dhe qė ndryshimet e kartės sė re tė OKB-sė tė miratohen, duhet qė vetė ata, tė pestė, tė votojnė pro.

    Rusia
    Pėrdorimi i vetos sovjetike nė vitet e para tė OKB-sė ishte gjė kaq e zakontė, sa Andrei Gromiko, ministri i jashtėm sovjetik nė vitet 1957-deri nė 1985, njihej ndryshe dhe si "zoti Jo".

    Bashkimi Sovjetik e pėrdori veton 79 herė gjatė 10 vjetėve tė para tė jetės sė OKB-sė. Gjatė tė njėjtės periudhė kohore, Kina e pėrdori veton vetėm njė herė, Franca dy, kurse tė tjerėt asnjė herė.

    Gjithsesi, me kalimin e kohės, Bashkimi Sovjetik e pėrdori veton gjithmonė e mė rrallė. Qė nga rėnia e Bashkimit Sovjetik nė vitin 1991, Rusia e ka pėrdorur votėn vetėm dy herė, njėherė pėr njė rezolutė qė kritikonte forcat e serbėve tė Bosnjės se kishin penguar UNHCR-nė pėr tė hyrė nė Bihaē, nė Bosnjė, dhe herėn e dytė, pėr tė bllokuar njė rezolutė pėr financimin e operacioneve tė OKB-sė nė Qipro.

    Shtetet e Bashkuara
    SHBA-ja ka vėnė veton shtatė herė nga nėntė herėt e fundit qė kjo ka ndodhur nė Kėshillin e Sigurimit. Dhe nė gjashtė raste, Amerika e ka vėnė veton pėr projektrezoluta qė nė ndonjė lloj mėnyre, kanė kritikuar qeverinė izraelite.

    Nė total, SHBA ka bllokuar 35 projektrezoluta tė OKB-sė rreth Izraelit.

    Uashingtoni e ka pėrdorur veton pėr herė tė parė nė vitin 1970, kur bashkė mė Britaninė e Madhe, bllokoi njė projektrezolutė rreth Rodezisė Jugore, vendit qė do tė bėhej mė vonė Zimbabve.

    Mbretėria e Bashkuar
    Britania e Madhe e ka vėnė veton 32 herė. Kėtė e ka bėrė 23 herė pėr tė njėjtat projektrezoluta qė ka bllokuar dhe Amerika.

    Pėr herė tė fundit, veto britanike u vu nė vitin 1989, kur Amerika, Franca dhe Britania kundėrshtuan njė rezolutė qė dėnonte ndėrhyrjen ushtarake amerikane nė Panama.

    Britania ėshtė i vetmi anėtar i Kėshillit tė Sigurimit, qė ka bllokur shtatė herė rresht vetėm me votėn e saj kundėr, tė njėjtė projektrezolutė tė OKB-sė.

    Franca
    Franca, bashkė me Amerikėn dhe Britaninė, ka bllokuar 13 projektrezoluta

    Vetėm dy projekterzoluta janė bllokuar vetėm nga vetoja franceze, nė vitet 1947 dhe 1976

    Kina
    Gjatė viteve 1946 dhe 1971, karrigia e Kinės nė Kėshillin e Sigurimit ishte zėnė nga Republika e Kinės apo Tajvani e cila e pėrdori veton vetėm njė herė pėr tė bllokuar aplikimin e Mongolisė pėr anėtarėsi nė Kombet e Bashkuara.

    Kina ka vėnė veton pėr dy rezoluta brenda vitit 1972: e para pėr tė bllokuar anėtarėsinė e Bangladeshit dhe herėn e dytė, kur tok me Rusinė, bllokoi njė projektrezolutė pėr situatėn nė Lindjen e Mesme.

    Po ashtu nė vitin 1999 Kina ka vėnė veton pėr tė bllokuar zgjatjen e mandatit tė forcės sė OKB-sė nė maqedoni dhe njė herė tjetėr bllokoi dėrgimin e 155 vėzhguesve tė OKB-sė nė Guatemala.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Presidenti Bush sot leshoi nje sinjal qe nese rezoluta e fundit mbi Irakun qe eshte ne diskutim e siper, do te marri shumicen e votave te keshillit, por do te hidhet poshte nga vetoja e ndonje shteti me fuqine e vetos, kjo do te demtoje ndjeshem maredheniet diplomatike midis ketyre vendeve dhe USA.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Roli i OKB-se ne Irakun e pasluftes.

    Njė gazetė franceze debaton rreth rolit tė Kombeve tė Bashkuara nė rindėrtimin e Irakut ndėrsa njė editorial nė njė tė pėrditshme hungareze akuzon evropianėt pėrendimorė se po harrojnė tė kaluarėn e diktatorit.

    Roli i OKB-sė nė Irak

    E pėrditshmja franceze LIBERATION u bėn thirrje kampit kundėr luftės , tė udhėhequr nga Franca dhe Rusia tė pranojnė faktin se pushtimi i Irakut po ndodhė dhe tė kalojnė njė rezolutė nė OKB sa mė shpejtė tė jetė e mundur pėr tė filluar opercaionin mė tė madh humanitar nė historinė bashkohore.

    Gazeta thotė se Rusia duket e gatshme qė tė refuzojė njė hap tė tillė ndėra presidenti Shirak ka thln se Franca do rė kundėrshtojė ēdo rezolutė qė legjitimon luftėn.

    LIBERATION vazhdon se do tė ishte gabim nga Franca dhe tė tjerėt qė tė bllokonin pėrfshirjen e OKB-sė nė Irak , por gjithashtu thotė se do tė ishte gabim i madh edhe nga Amerika qė tė pėrpiqet pėr tė lėnė jashtė Kombet e Bahskuara nė Irakun e post-Sadamit.

    Konflikt kulturash

    E pėrditshmja hungareze, MAGAR HIRLAP e sheh si konflikt mentalitetesh mes andej Atlantikut dhe Evropės Lindore dhe Pėrendimore rreth krizės nė Irak.

    Siē e shohin evropianėt, sipas gazetės, dashuria e tyre pėr paqėn sfidon sjelljen agresive amerikane.

    Por amerikanėt e shohin ndjenjėn e tyre pėr realitetin pėrballė pafuqisė Evropiane.

    Prandaj nuk ėshtė rastėsi , thotė gazeta, qė vendet e Evropės LIndore dhe Qėndrore janė mė tė gatshme qė tė pėrqafojnė pozicionin amerikan.

    Fokusi mbi Shirakun

    Nė tė njejtėn ditė kur njė sondazh e vendos presidentin Shirak nė vend tė parė si presidenti mė popullor i Francės, duke mundur edhe Sharll De Golin, e pėrditshmja franceze LE MONDE thotė se zoti Shirak i ka shkelur premtimet bėrė francezėve gjatė fushjatės sė tij zgjedhore.

    Gazeta thotė se politika e zvogėlimit tė taksave dhe shpenzimeve sociale ka qenė shtylla e manifestos sė zotit Shirak, por, ajo shton, se ndonėse zoti Shirak nuk e ka thėnė drejtėpėrdrejtė se nuk do ta bėjė kėtė ai ka thėnė se taksat do tė zvogėlohen vetm nė kufijtė e mundėsive.

    Por gazeta gjermane SUEDDEUTSCHE ZEITUNG ėshtė e impresionuar me qėndrimet e fundit tė presidentit francez.

    Ndėrsa shtatė vitit e tij tė para si president kanė qenė nėn hijen e skandaleve dhe bashkėjetesės jo tė lumtur me socialistėt , qė nga Maji i fundit "Shiraku ka pėrgatitur vednin e tijnė librat e historisė."

    Gazeta thekson se shumica dėrmuese e frnacezėve mbėshtet pozicionin e tij rreth Irakut, duke vėrejtur se "madje pėr herė tė parė edhe tė rinjtė me origjinė arabe nga afrika veriore ppėr herė tė parė pajtohen me qėndrimet e zotit Shirak ".
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    interesant ajo e vetos enri
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  5. #5
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Hans Bliks,akuzon

    Bliks akuzon SHBA-nė




    Bliks do t'i kėrkojė Kėshillit tė Sigurimit qė inspektorėt tė kthehen nė Irak


    Kryeinspektori i armėve i Kombeve tė Bashkuara, Hans Bliks ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se u pėrpoqėn tė pengonin punėn e ekipit tė tij nė Irak para fillimit tė luftės atje.

    Z. Bliks i tha BBC-sė se zyrtarėt amerikanė pėrhapėn fjalė se inspektorėt po fshihnin me dashje informacionet pėr shkallėn e aftėsisė ushtarake tė Irakut.

    Ai tha se aiq e shqetėsuar nga ai qė e quajti dezinformim flagrant pėr programet ilegale irakjane tė armėve, i pėrhapur nga shėrbimet amerikane tė zbulimit.

    Z. Bliks tė martėn do tė dalė para Kėshillit tė Sigurimit pėr ta bindur atė qė tė lejojė ekipin e tij tė inspektorėve tė rikthehet nė Irak.

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e kundėrshtojnė kėtė ide, por anėtarė tė tjerė tė Kėshillit tė Sigurimit e mbėshtesin idenė e rikthimit tė inpektorėve tė armėve.
    Liridona

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    OKBja po e humb kredibilitetin cdo dite e me teper.
    Sapo rizgjodhen Kuben e Kastros, dy jave pas pushkatimit te disidenteve ne komisionin e te drejtave te njeriut.
    Te kish qene Hitleri e Stalini me Enverin gjalle, dhe Shqiperia, BS e Gjermania do ishin ne komisionin e te drejtave te njeriut.
    Ne Kuba te drejtat e tua jane te kufizuara me zgjedhjen e cilit temth do te te qellojne kur te pushkatojne.
    Dava OKBje!
    Anetar tjeter i komisionit per te drejtat e njeriut?
    Libia e Kadafit, qe sapo pranoi pergjegjesine per hedhjen ne ere te PANAM ne Lockerby ku vdiqen nja 200 veta.

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Rusia zbutet, mbėshtet rezolutėn e re pėr Irakun

    Projektrezoluta e re mbi Irakun mund tė miratohet kėtė javė

    Rusia thotė se Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara mund tė miratojė kėtė javė njė projektrezolutė pėr heqjen e sanksioneve tė vendosura ndaj Irakut. Ministri i Jashtėm rus, Igor Ivanov, tha dje nė Kiev se ai nuk pėrjashtoi mundėsinė e arritjes sė marrėveshjes, por theksoi se ēdo rezolutė e re, duhet tė pėrfshijė njė dispozitė pėr disklokimin e paqeruajtėsve tė Kombeve tė Bashkuara. Tė hėnėn, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja paraqitėn nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė njė version tė ri tė projektrezolutės pėr heqjen e sanksioneve tė vendosura ndaj Irakut. Versioni i ri jep shpjegime tė mėtejshme pėr rolin e Kombeve tė Bashkuara nė Irakun e pasluftės, njė ēėshtje kjo me rėndėsi pėr shumė vende anėtare tė kėshillit, pėrfshirė Francėn, Rusinė dhe Gjermaninė. Administrata e presidentit Bush thotė se kėrkon qė vota mbi projektrezolutėn e re tė mbahet brenda kėsaj jave. Rezoluta e re do tė zgjerojė kuadrin kohor tė programit tė OKB-sė “Naftė pėr ushqim” qė siguron furnizimet thelbėsore pėr popullin irakian. Megjithatė, ajo nuk parashikon qė inspektorėt e OKB-sė tė kthehen pėr tė kėrkuar pėr armėt e shkatėrrimit nė masė. Shtetet e Bashkuara thonė se inspektorėt e OKB-sė pėr armėt bėrthamore nuk kanė as burimet, as aftėsinė pėr tė rifilluar kėrkimet pėr armė bėrthamore nė Irak. Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Richard Boucher, tha se pasiguria ushtarake nė Irak donte tė thoshte se forcat e koalicionit ishin alternativa mė e mirė pėr tė kryer kėtė punė. Kėto komente pasojnė shqetėsimet nga Agjencia Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike qė ėshtė shumė e shqetėsuar lidhur me sigurinė e materialeve riadioaktive nė Irak. Zėdhėnėsja e agjencisė, Melissa Fleming, i tha BBC-sė se agjencia kishte marrė informata pėr vjedhjen e materialeve bėrthamore nga objektet irakiane, dhe ato mund tė pėrdoren nė njė bombė radioaktive.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Shume te dashur forumist!
    Mese u pa qarte fare nga veprimet e fundit ne irak qe roli i UN eshte roli i nje organizate pa asnje privilegj, dhe pasqe autonomi nga Us.
    E gjithe politika luhet fare mire nga indivite te vecante te UN sipas interesave te tyre.Shtetet pa fuqi ekonomike, qe do te thote pa fuqi politike nuk mund te bejne gje.
    veto po u hoq do te thote manipulim te votave nqs behet me majorance, dh ete gjithe ne e dime sa lehte eshte qe te behet manipulimi i votave apo jo. Qe keshtu eshte nje rreth vicioz qe nuk ka dalje: Un nuk ka asnje funksion persa i perket mirembatjes se politikes nderkombetare.
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  9. #9
    Albanian princess
    Anėtarėsuar
    04-06-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    35
    OKB-ja eshte si mbreteresha e Anglise, ka titullin por nuk ka fuqine. Sado qe te ndryshojne menyren e votimit, "veto" apo jo, te njejta vendime do behen. U.S.A. dhe anetaret e tjere permanent do te mbizotesojne gati c'do gje qe ndodh ne bote, deri sa ata kane kete fuqi te madhe ekonomike, politike, dhe ushtarake. Shume shtete do votojne sic i tregon Amerika, Anglia, ose anetaret e tjere permanent te OKB-se sepse vendet qe jane ne dore te ketyre superfuqive nuk mund ti ti kundershtojnekur ata kane nevoje per ndihmen e tyre ekonomike dhe shume here ndihmen ushtarake.
    OKB-ja nuk pati ndonje rol te rendesishem ne gjendjen e IraK-ut pervec atij te protestimit, dhe nuk e besoj se do kete shume rol mbas luftes.
    I love, I play, I hurt, I blame, but when you are with me you'll never be the same.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Arsyeja perse dielli i OKB ka perenduar eshte nje dhe i thjeshte: pushteti qe u dhuroi veton ish-vendeve fitimtare te luftes se dyte boterore ka perenduar. Nuk kemi me nje Bashkim Sovjetik, nje lufte ideologjike, nje kercenim ushtarak, pasi balanca e pushtetit ka levizur ne menyre te pakthyeshme ne anen e superfuqise se vetme te botes, SHBA.

    Te kerkosh ti japesh pushtet OKB, apo te presesh qe ajo te fitoje autoritetin e humbur ne familjen nderkombetare, eshte njesoj si te presesh nga nje plak qe ti riperterihen forcat. E verteta eshte qe edhe ne pikun e autoritetit te saj gjate perplasjes ideologjike te luftes se ftohte, autoriteti i OKB asnjehere nuk eshte njohur e pranuar ne menyre te sinqerte nga superfuqite, perkundrazi, ky autoritet eshte neperkembur per te kenaqur etjen per pushtet te paleve.

    Vete OKB eshte ngritur mbi parimin e VETO qe e gezojne shtetet e medha dhe kjo nuk le vend per ekuivoke.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Pėrgjegjėsitė e pėrhershme tė OKB-sė

    Nė dhjetor 2002, ēdo gjė dukej e thjeshtė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės : boys –at (djemtė) do tė shkonin tė luftonin nė Irak me miratimin e OKB-sė nė xhep. Nė shkurt 2003, ēdo gjė dukej po aq e thjeshtė nė Shtetet e Bashkuara : boys-at (djemtė) do tė shkonin pėrsėri tė luftonin nė Irak, por kėtė radhė pa miratimin e OKB-sė. Sot skenari ėshtė ndėrlikuar sė tepėrmi dhe rolet janė pėrmbysur. Shtetet e Bashkuara janė kėrkuesit. Ata kanė nevojė pėr OKB-nė pėr tė shpėrndarė barrėn e rėndė politike, ushtarake dhe financiare qė pėrbėn pushtimi i Irakut. Sa mė shumė afrohen zgjedhjet presidenciale tė nėntorit 2004, aq mė shumė Iraku do tė bėhet nė Shtetet e Bashkuara njė temė e politikės sė brendshme. Partia demokrate, e verbėr dhe shurdh-memece tre muaj mė parė, po e gjen gjuhėn. Nė shėnjestėr tė saj ėshtė kandidatura e dytė e Xhorxh W. Bush-it. Mbajtja dhe trajtimi i 148 000 ushtarėve amerikanė nė Irak kushton tepėr shtrenjtė. T’i bėsh ballė shqetėsimit tė familjeve, ėshtė po aq delikate, duke ditur qė ka ēdo ditė njė deri nė dy vdekje pėr tė njoftuar. Zemėrimi i GI-save rritet njėkohėsisht me shqetėsimin e tyre. Ata ishin nisur pėr lavdi nė njė luftė rrufe dhe jo pėr t’u vrarė duke ruajtur njė kazermė nė Bagdad. Por OKB-ja, e djegur tashmė njėherė, ka nevojė tė dijė mė shumė para se tė angazhohet. India, nga e cila Shtėpia e Bardhė po priste dėrgimin e menjėhershėm tė 17 000 njerėzve, po tėrhiqet zvarrė duke hezituar. Nju Delhi e ka varur qėndrimin e tij nga njė rezolutė e re e OKB-sė. Franca, Gjermania dhe Rusia po veprojnė nė tė njėjtėn mėnyrė.
    Cilado qoftė forma e zgjedhur, OKB nuk mundet, megjithatė, ta shtyjė pafundėsisht vendimin e saj: stabiliteti nė Lindjen e Mesme ėshtė njė prioritet qė u imponohet tė gjithėve. Madje ėshtė shumė urgjent. Edhe pse janė tė kėnaqur qė u ēliruan nga Sadam Huseini, shumica e irakianėve refuzojnė ta lidhin fatin e tyre me atė tė njė force perėndimore pushtimi. Dhe njė pakicė po kėnaqet me njė rezistencė tė armatosur. Do tė ishte e dėmshme tė gėzoheshe pėr kėtė me pretekstin se ėshtė njė mėsim i mirė qė iu dha amerikanėve. Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė nuk ėshtė pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet ndėrmjet anėtarėve tė pėrhershėm. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk na bindėn duke folur pėr armė tė shkatėrrimit nė masė. Ky manipulim nuk duhet harruar, por ai nuk duhet pėrdorur as pėr tė hequr pėrgjegjėsitė e sotme. Guerilja ėshtė njė armė shkatėrrimi e ngadaltė, qė nė njė afat tė mesėm, ėshtė mė e rrezikshme se arsenali bėrthamor i paraqitur si shkak nga Shtėpia e Bardhė. Stabilizimi i Irakut ėshtė njė prioritet. Pėrpjekjet e bashkėpunimit Bush-Bler po kėrkojnė qė tė mos lihen terroristėt ose fanatikėt islamistė tė zėnė vendin e lėnė bosh nga rėnia e Sadamit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  2. Veteranėt shqiptarė kremtojnė Ditėn e Ēlirimit tė vendit
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-11-2004, 02:59
  3. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37
  4. Ligji Grek i luftės dhe Shqiperia
    Nga shoku_sar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2003, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •