Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Sali Berisha dhe Ilir Meta me sa duket janë në prag të arrestit në fillim të vitit të ardhshëm. Një paralajmërim të tillë e ka bërë ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa është shprehur se në muajin e parë të vitit të ardhshëm do dalin rezultatet e para të reformës në drejtësi. Rezultate që me këtë reformë kanë formën e arresteve për “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe të drejtësisë shqiptare. I paralajmëruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë e veçanërisht përfaqësuesi i DASH dhe Presidentit Trump në Shqipëri, ambasadori i SHBA Donald Lu.

    “Në janar dalin rezultatet e para”, është shprehur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me efektivitetin e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me gazetarët, Gjonaj ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ashtu si edhe Qeveria kanë prioritet zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo ka nënvizuar se Ministria e Drejtësisë mbështet organet e reja të drejtësisë. Pra e thënë e zeza mbi të bardhë, në janar fillon dhe “krasitja” e emrave të mëdhenj të politikës shqiptare, të cilët do të “sistemohen” në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës. Një financim i Bashkimit Evropian për të “strehuar” pas dënimit “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare. Mësohet se FBI pasi ka dorëzuar në zyrën e kryeprokurores Arta Marku dosjet e rënda në ngarkim të Berishës, Metës, Bashës, ish ministrave të PD, LSI dhe PS si dhe të ministrave aktualë që kanë abuzuar me pushtetin, të njejtën gjë ka bërë dhe me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni. Duke respektuar detyrimin ligjor shqiptar që këto dosje të përkthehen nga ana e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, ndonëse i kanë të përkthyera në shqip dhe vetë FBI e ambasada amerikane, dosjet e Berishës dhe të Metës sidomos, përfshirë dhe Monikën, kanë filluar menjëherë të përkthehen. Sidomos rrëfimi i Almir Rrapit ish sekretarit të Metës kur ishte ministër i Jashtëm, ekspertiza e FBI për përgjimin e të ndjerit Dritan Prifti. Mësohet se do të përkthehet dhe dosja e dërguar nga Prifti në ambasadën amerikane dhe për pasojë dhe te FBI në lidhje me të gjitha abuzimet e Ilir Metës e Monika Kryemadhit, si dhe të Sali Berishës dhe familjes së tij. Ku dosja e 21 janarit dhe ekspertiza e FBI për këtë ngjarje pritet të jetë pjesë e dosjes për ish kryeministrin. Mësohet se është zbardhur dhe hetimi për trafikun e naftës virgin të Agron Kuliçit mikut të Berishës si dhe trafikun e drogërave të forta nga Kuliçi e Shkelzen Berisha. Njëherësh lidhur me këtë fakt do të zbardhet dhe dosja e ardhur nga FBI për imlikimin e Kuliçit dhe Shkelzen Berishës në trafikun e kokainës, kapjes së 33 kilogramëve kokainë në “Melpenza” në Milano të Italisë. Njëherësh në dosje është dhe lidhja e kapjes së kësaj droge me vrasjen e 4 agjentëve të antidrogës nga Dritan Dajti, miku i Agron Kuliçit që i çoi në pritë për të humbur gjurmën e drogës së Shkelzenit.

    Në “tavë” është dhe hetimi për Eduart Belegun, i zhdukur vite më parë, ku i ndjeri Dritan Prifti ish ministër akuzon se e kanë zhdukur Berisha dhe Meta dhe për këtë ka dërguar një dosje në SHBA me të dhënat përkatëse, që pritet të zbardhet dhe ajo.

    Njëherësh dhe abuzimi me CEZ dhe me fatura të tjera tek kompanitë off-shorë, si dhe ndjekja e parave jashtë vendit për Berishën, Metën dhe gjithë abuzuesit e tjerë me paratë e shtetit. Të gjitha këto dosje FBI ia ka dërguar zyrtarisht dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku sinjalin e dha kreu i kësaj ministrie Gjonaj teksa tha në të njejtën linjë me Donald Lu se në janar vijnë rezultatet e para të reformës në Drejtësi. Që do thotë se “peshqit e mëdhenj” Berisha dhe Meta do të jenë nëe qeli në fillim të vitit të ardhshëm./Pamfleti.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Keto jane artikuj per budallenjte te bere nga batakçinjte...per te ngritur "pak" tensionin ne popull,qe sherbejne per te krijuar krizen e rradhes.

    Meta nuk mundet te arrestohet,nuk egziston nje propabilitet i tille qe te arrestohet direkt. Meta mundet te arrestohet vetem : 1) Ne qendje lufte ose pushtimi kur ligji dhe shteti ka rene. 2) Berja e nje kushtete te re ku te lejohet arrestimi i presidentit. 3) Mbasi te shfuqisohet ose te bjere nga detyra.

    Meta mundet te shfuqizohet nuk mundet te arrestohet,shfuqizohet vetem nga parlamenti,dhe mbas kesaj gjykata kushtetuese verteton shkarkimin e tije nga detyra e presidentit... Atehere kur te jete nje qytetar i lire mundet te flitet per arrestim.

    Meta ka imunitet te plote qe do te thote qe eshte i paprekshem. ( Kujtuat se shoku Gramoz ishte budalla qe futi PD ne çader per te zgjedhur presidentin ).

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Pamfleti, Tema, Rd, Zeri Popullit etj, jane media qe ekzaltojne vetem disa militante te zjarrte dhe vetem kaq..
    Nuk e dija qe paska akoma njerez qe i lexojne keto lloj palaçolleqesh.
    Megjithese perderisa Ver Llapa arriti te behej kryeminister çdo gje mund te ndodhi..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Me kete qe po bejne me keto arrestimet me paralajmerim tip Nostradamus,do te arrestojm sot e do arrestojme neser,ne mos neser pasneser,ne mos pasneser ndonje vit tjeter.... do ta çojne ne kolaps ekonomik ate vend.
    Edhe ato pak kapitale finaciare qe mbase duhet te mbeteshin ne vend po marin dhe kane mare rruget e botes. Ne nje ekonomi informale si ajo e Shqiperise do bllokohet çdo gje.
    Dhe do ta çojne ne kolaps ekonomik pa arrestuar asnje politikan qe ja vlen,se ta çonin ne kolaps duke i arrestuar mbase ja vlen edhe si justifikim.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    O Lazo,

    Dosjet e FBI jane mbushur me dokumentat e vete SHISH dhe prokurorise shqiptare, dhe me materiale shtese te pergjimeve te tyre. Pra ideja se "dosjet do vine nga FBI ne Tirane" eshte genjeshter e naftetareve te kthyer gazetare ne Tirane. Ne Tirane nuk gjejne njerez: prokurore e gjykates qe te hetojne, arrestojne, e nxjerrin para drejtesise njerezit e implikuar ne nje dhome plot me dosje qe Prokuroria ka mbushur ne vite. Nuk mungojne faktet e dosjet, mungon vullneti per ti nxjerre para drejtesise e denuar njerezit e implikuar. Dhe ne listen e gjate te te implikuarve, Berisha e Meta jane peshq te vegjel. Sic tha raporti i sherbimit sekret francez ne 2007, dale nga ambasada franceze e publikuar ne faqet e Koha Jone: "strumbullari i mafies se ndertimit ne Shqiperi eshte Zoti 10%, Kryetari i Bashkise Tirane, Edi Rama." Nese ne 2007 ishte vetem nje strumbullar i mafies se ndertimit, ku parate e droges pastroheshin ne beton e tulla qe blinin shqiptaret, sot Edi Rama eshte "strumbullari i gjithe trafiqeve te droges ne Shqiperise".

    - E kapen Eskobarin e Metes apo s'e kane kapur akoma?
    - Po Tahirin e Edi Rames, ia hodhen hekurat apo akoma?

    Do filloje te cicerroje Tahiri kur ta fusin ne qeli apo do t'i ndodhi ndonje aksident te shkretit para se t'i presin fleten e arrestit?

    Albo

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Perkrahje dhe vendosmeri te pakushtezuar per Reformen ne Drejtesi. Kjo eshte nje rruge qe tashme nuk tjetersohet me, le te druhen ata qe kan frike nga drejtesia .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Sali Berisha dhe Ilir Meta me sa duket janë në prag të arrestit në fillim të vitit të ardhshëm. Një paralajmërim të tillë e ka bërë ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa është shprehur se në muajin e parë të vitit të ardhshëm do dalin rezultatet e para të reformës në drejtësi. Rezultate që me këtë reformë kanë formën e arresteve për “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe të drejtësisë shqiptare. I paralajmëruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë e veçanërisht përfaqësuesi i DASH dhe Presidentit Trump në Shqipëri, ambasadori i SHBA Donald Lu.

    “Në janar dalin rezultatet e para”, është shprehur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me efektivitetin e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me gazetarët, Gjonaj ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ashtu si edhe Qeveria kanë prioritet zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo ka nënvizuar se Ministria e Drejtësisë mbështet organet e reja të drejtësisë. Pra e thënë e zeza mbi të bardhë, në janar fillon dhe “krasitja” e emrave të mëdhenj të politikës shqiptare, të cilët do të “sistemohen” në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës. Një financim i Bashkimit Evropian për të “strehuar” pas dënimit “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare. Mësohet se FBI pasi ka dorëzuar në zyrën e kryeprokurores Arta Marku dosjet e rënda në ngarkim të Berishës, Metës, Bashës, ish ministrave të PD, LSI dhe PS si dhe të ministrave aktualë që kanë abuzuar me pushtetin, të njejtën gjë ka bërë dhe me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni. Duke respektuar detyrimin ligjor shqiptar që këto dosje të përkthehen nga ana e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, ndonëse i kanë të përkthyera në shqip dhe vetë FBI e ambasada amerikane, dosjet e Berishës dhe të Metës sidomos, përfshirë dhe Monikën, kanë filluar menjëherë të përkthehen. Sidomos rrëfimi i Almir Rrapit ish sekretarit të Metës kur ishte ministër i Jashtëm, ekspertiza e FBI për përgjimin e të ndjerit Dritan Prifti. Mësohet se do të përkthehet dhe dosja e dërguar nga Prifti në ambasadën amerikane dhe për pasojë dhe te FBI në lidhje me të gjitha abuzimet e Ilir Metës e Monika Kryemadhit, si dhe të Sali Berishës dhe familjes së tij. Ku dosja e 21 janarit dhe ekspertiza e FBI për këtë ngjarje pritet të jetë pjesë e dosjes për ish kryeministrin. Mësohet se është zbardhur dhe hetimi për trafikun e naftës virgin të Agron Kuliçit mikut të Berishës si dhe trafikun e drogërave të forta nga Kuliçi e Shkelzen Berisha. Njëherësh lidhur me këtë fakt do të zbardhet dhe dosja e ardhur nga FBI për imlikimin e Kuliçit dhe Shkelzen Berishës në trafikun e kokainës, kapjes së 33 kilogramëve kokainë në “Melpenza” në Milano të Italisë. Njëherësh në dosje është dhe lidhja e kapjes së kësaj droge me vrasjen e 4 agjentëve të antidrogës nga Dritan Dajti, miku i Agron Kuliçit që i çoi në pritë për të humbur gjurmën e drogës së Shkelzenit.

    Në “tavë” është dhe hetimi për Eduart Belegun, i zhdukur vite më parë, ku i ndjeri Dritan Prifti ish ministër akuzon se e kanë zhdukur Berisha dhe Meta dhe për këtë ka dërguar një dosje në SHBA me të dhënat përkatëse, që pritet të zbardhet dhe ajo.

    Njëherësh dhe abuzimi me CEZ dhe me fatura të tjera tek kompanitë off-shorë, si dhe ndjekja e parave jashtë vendit për Berishën, Metën dhe gjithë abuzuesit e tjerë me paratë e shtetit. Të gjitha këto dosje FBI ia ka dërguar zyrtarisht dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku sinjalin e dha kreu i kësaj ministrie Gjonaj teksa tha në të njejtën linjë me Donald Lu se në janar vijnë rezultatet e para të reformës në Drejtësi. Që do thotë se “peshqit e mëdhenj” Berisha dhe Meta do të jenë nëe qeli në fillim të vitit të ardhshëm./Pamfleti.com


    Perseritet edhe njehere 97ta nese keta persona dhe te tjere arrestohen.

    Nuk eshte se s'ka fakte apo se jane te ndershem, por jane fuqizuar aq shume sa, kane bere servil dhe skllav nje komb te tere.

    Keta politikane kane aq pasuri sa mund te paguajne 10000 mercenare te dalin ne shesh e te bejne siç ndodhi ne 98ten, ku u mor parlamenti peng me Tank.


    Keto lajme vetem jane vetem sa te na ledhatojne Egon tone, se praktikisht nuk do te ndodhe asgje.


    Shqiperine nuk e drejtojne Shqiptaret, kjo ndodh qe me vdekjen e Gjergj Kastriotit.


    Ne kemi vegla qe delegojne ate ç'ka deshiron Bota mbare, si perendimi dhe lindja.

    FBIja apo CIA me mire, kane prova satelitore ku shteti Shqiptar ne kohen e luftes ne Kosove theu embargon e Naftes e vendosur nga NATOja .

    Fotot satelitore tregojne qarte kontenieret duke kaluar nga Shkodra/Liqeni per nga Mali i Zi dhe pastaj ne Serbi.
    Ishte Amerika ajo qe akuzoi Salen atehere.
    Çfare u be me pas?!

    Perse nuk u denua pushteti i atehershem nga Bota?!

    Po shitja e armeve Shqiptare Afganistanit dhe Lindjes se Mesme?!

    Safet Zhulali ishte Minister i Mbrojtjes ndersa Sala president.


    Keto fakte jane dhe do perdoren per shantazh kundrejt politikes Shqiptare, per nenshtrim dhe per interesat boterore, kushdoqofshin ato.


    As ne dhe an Kosova nuk kemi shtet sovran, kemi vetem nje komb te nenshtruar.

    Keshtuqe, bejm festa Atdhetare sa te duam dhe te gezojme "Liri e dhe Demokracine" sa te duam, por fatkeqesisht s'jane gje tjeter veçse ideologji pa baza!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Perkrahje dhe vendosmeri te pakushtezuar per Reformen ne Drejtesi. Kjo eshte nje rruge qe tashme nuk tjetersohet me, le te druhen ata qe kan frike nga drejtesia .
    O Lazo, me kujtohet para disa muajsh, qe çdo gjeje qe nuk shkonte apo ngecte, ia linim me te drejte fajin Vettingut. Psh, permbytej Tirana, fajin e ka Vettingu. Zbulohej ndonje laborator kokaine, fajin e ka Vettingu. Iknin dritat ne Sukth, fajin e ka Vettingu. Emigrojne shqiptaret masivisht jashtvendit, fajin e ka Vettingu. Rriten çmimet, fajin e ka Vettingu.
    Pastaj nje dite te bukur zgjedhim nje kryeprokurore pa i bere Vetting. Madje si per koiçidence me te ardhur kjo zonja ne krye te « drejtesise » Orest Sota lirohet nga paraburgimi dhe Sajmir Tahirit i dorezohet pashaporta diplomatike qe te leviz i lire jashteshtetit.
    Mesa duket fajin edhe ne kete rast e ka patur prape Vettingu!!!

    PS: Jemi te gjithe ne mbeshtetje te plote mbi venien e padrejtesise mbi drejtesine! Kush ka frike nga drejtesia te mos fshihet mbrapa Vettingut...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Kushtetuta parashikon te behet me KLP, dhe ashtu do te behet, me KLP. Ligji shqiptar thote qe nuk ka rruge tjeter pervec kushtetues. Dhe deri sa te krijohet KLP, qe eshte bllokuar nga xhihadistet enveriste anti-perendimore te Sali Berishes, ligji shqiptar parashikon qe te vendoset nje prokuror i perkohshem deri sa te mundesohet zbatimi i kushtetutes.

    Arsyeja se pse KLP nuk eshte krijuar deri me sot, eshte sepse Vettingu eshte ankimuar nga PD dhe nga gjykatesit e korruptuar me qellim per ta vonuar sa me shume, dhe sepse shoqeria civile nuk ka anetare qe te plotesojne kriteret e pranimit. Deri sa te krijohen keto kushte te kushtetutes, ligji shqiptar kerkon qe Prokurorine ta drejtoje nje prokuror i perkohshem.

    Ngaqe militantet xhihadiste enveriste te Sales e kane per zakon te justifikojne edhe vrasjet e shqiptareve te pafajshem ne trotuar, shqiptaret kane qene te detyruar te kerkojne ndihme ligjore nga misione nderkombetare, misione perendimore, per te zgjidhur ngerce te tilla ligjore. Misione si EURALIUS nga BE dhe OPDAT nga SHBA nuk kane asnje interes te kapin prokurorine e pergjithshme, apo te mbrojne politikane te korruptuar. Ndaj misionet nderkombetare e shqyrtuan rastin, dhe thone qe deri sa te behet KLP dhe te respektohet kushtetuta, ligji shqiptar lejon qe te vendoset prokuror i perkohshem. Prokurori i perkohshem zgjidhet me gjysmen e gjysmes se parlamentit, me 36 vota. Dhe qe prokurori i perkohshem te mos jete i njeanshem, politik, si Adriatik Llalla, qe mbron te korruptuarit, perendimoret sugjerojne qe prokurori i perkohshem te zgjidhet me mirekuptim midis PD dhe PS.

    Edhe pse ligji ia lejon ta votoje vete, PS ishte gati ta beje kete leshim per hir te integrimit. Sic leshoi KQZ, policine, kater ministra dhe gjithe aparatin qe kontrollonte zgjedhjet apo blerjen e votave per hir te integrimit,. PD nuk eshte gati te beje asnje bashkepunim, por ka si synim qe te vazhdoje te bllokoje integrimin, me qellim qe as vitin qe vjen te mos hapen negociatat. Ti perderisa ke mbrojtur edhe masakrimin e shqiptareve te pafajshem ne trotuar, edhe gerdecin, sigurisht qe do te mbrosh cfaredo lloj gjeje vetem qe femijet e Sali anti-perendimorit te vazhdojne luksin me parate e shqiptareve neper Meksike. Por ja qe ekspertet perendimore e interpretojne ligjin dhe kushtetuten ndryshe nga xhihadistet.

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Duke, keta te PD-istet tuaj mqse duan nje qeveri pa kriminalitet, trasparente, pse dalin kunder negociatave per te hyre ne BE ?

  11. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dosjet e FBI për Berishën e Metën mbërrijnë tek “Drejtësia”.

    Pd-istet s’jane te mite. Duhet t’i pyesesh ata personalisht se çfare mendojne per Habilajt kushurinjte e dhjete te ministrit kampion (sipas kryeministrit). Mbase edhe ta do jene komod qe te hane shpulla e grushta ne parlement nga deputete me te shkuar kriminale qe Rama i ka perzgjedhur per te avancuar negociatat per anetaresimin ne BE.
    Pyeti njehere dhe me thuaj..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •