Ne vitin 1995, Kongresi Amerikan, qe perfaqeson gjithe popullin amerikan, nxorri nje rezolute ku njihte Jeruzalemin si kryeqytet te shtetit te Izraelit. Ideja jote se "ai nuk votoi kunder Amerikes por kunder Trump" eshte vetegenjim. Por edhe sikur Kongresi Amerikan te mos e kish bere kete gje 20 vjet me pare, Trump eshte president i Amerikes dhe si i tille ai flet e vepron ne emrin e gjithe popullit amerikan qe e zgjodhi president. Ashtu si Rama flet ne emrin e shqiptareve qe e zgjodhen kryeminister.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, qe eshte perfaqesuesi i shtetit shqiptar sipas Kushtetutes, i ka nisur nje leter presidences Amerikane ku i ben te qarte qe vendimi i marre nga Qeveria e Rames eshte nje vendim personal i tij dhe jo nje vendim i dale nga konsulenca me presidencen apo parlamentin e vendit, dy institucionet e tjera te shtetit shqiptar.
Amerika nuk ka nevoje per mbeshtetjen e Shqiperise. Shqiperia ka nevoje per mbeshtetjen e Amerikes. Dhe jo vetem kaq, por kur vjen fjale tek ndihma e madhe qe Amerika i ka dhene popullit shqiptar vetem ne keto 3 dekadat e fundit, ky veprim eshte krejt i papergjegjshem dhe ve ne medyshje sinqeritetin e maredhenieve shqiptaro-amerikane. 20+ vjecaret ne Tirane e Prishtine nuk kane pare asnje dite diktature, asnje dite genocid e persekutim, por vetem paqe e liri ne keto 20 vjetet e fundit fale sigurise e mbeshtetjes amerikane.
Kjo eshte krisja e pare e maredhenieve shqiptaro-amerikane ne 3 dekadat e fundit dhe eshte perpjekje e deshperuar e Edi Rames per te izoluar vendin sic beri Enver Hoxha ne 1945, si nje menyre per te shpetuar koken e tij nga drejtesia. Agjentet e FBI jane ne Tirane per te hetuar ministrat e tij te korruptuar e implikuar ne trafikun e droges. Ata ministra ato krime e korrupsion nuk e bene pa dijenine apo pjesen e Edi Rames. Dhe nese ministrat e tij e gjejne veten para akuzave te drejtesise, a mendon ti se do t'ia nxjerrin te palarat Kryeministrit te tyre?!
Albo
Krijoni Kontakt