Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Marsejë, ndërron jetë 23-vjeçari shkodran që u masakrua në burg

    Emri:  marsje111.jpg

Shikime: 207

Madhësia:  17.6 KB

    Florenc Beqiraj, i riu shkodran i masakruar në një burg të Marsejës, është ndarë nga jeta pasi luftoi për disa ditë me vdekjen në shtratin e spitalit.


    23-vjeçari mbahej gjallë vetëm përmes aparaturave. Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.

    Ai u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja. Të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, ose nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë. E motra e tij që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumentave dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm.

    Sipas të motrës, askush nuk i ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se i riu është vetëvarur me litar.

    Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Marsejë, ndërron jetë 23-vjeçari shkodran që u masakrua në burg

    Ngushellime familjes ju prehte shpirti ne paqe !

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Rrëfimi rrëqethës i motrës së Shqiptarit të masakruar Në Francë (VIDEO)

    Emri:  4-10.jpg

Shikime: 133

Madhësia:  19.5 KB

    ë një intervistë ekskluzive për Express, motra e Florenc Beqirajt, tregon në një rrëfim rrëqethës se si familja e saj mori lajmin e kobshëm se 23-vjeçari shkodran është ndarë nga jeta ndërsa ndodhej në Francë, duke ndjekur ëndrrën e shumë shqiptarëve për të përfituar azilin ekonomik atje.


    25-vjeçarja Beqiraj e cila prej 7 vitesh jeton në Mal të Zi me familjen e saj, tregon se Florenci ishte nisur prej 2 vitesh në Francë, ku qëndronte në një banesë në Marsejë me një tjetër shqiptarë. Per me shume ndiqeni videon me poshte:

    https://www.facebook.com/pg/GazetaExpress/videos/

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Marsejë, ndërron jetë 23-vjeçari shkodran që u masakrua në burg

    Nje popull i kalbur nje qeveri e ndyre qe nuk mer as mundimin te kerkoje shpjegime mbi rastin e Florencit, po e vetmja gje qe kerkojne eshte pushtesi dhe interesat e tyre..

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Me flamur mbi arkivol, mbërrin sot në Shkodër trupi i Florencit, djalit që i vranë ëndrrat...

    Emri:  trupi-i-pajete-i-florenc-beqirajt-1514383117-2-696x348.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  28.5 KB

    Trupi i pajetë i shkodranit 23-vjeçar, Florenc Beqiraj, pritet të vijë sot në Shkodër, ku do të prehet përgjithmonë në vendlindjen e tij.

    I riu, i mbeshtjelle me flamurin kuqezi ne arkivol, doli dje nga morgu i spitalit te Marsejës, i shoqëruar nga tëa aferm, familjare, mes të cilëve edhe i ati i cili qëndronte prej ditësh në Francë.

    Kortezhi u nis të mërkurën tranzit drejt Gjermanisë në rrugë tokësore dhe prej anej do të mbërrijë në Rinas me avion.

    Burimet thonë se trupi i pajetë pritet ti nënshtrohet edhe një ekspertize mjekoligjore në Shqipëri në funksion të zbardhjes së shkaqeve të vdekjes.

    Të gjitha shpenzimet janë marrë përsipër nga qeveria shqiptare, që sic bëri të ditur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë vizitës në familjen Beqiraj po bashkëpunon ngushtë me autoritetet franceze për të zbardhur të vertetën e ngjarjes./shqiperia24

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anëtarësuar
    29-09-2012
    Postime
    1,424

    Për: Marsejë, ndërron jetë 23-vjeçari shkodran që u masakrua në burg

    Cfare tmerri
    E ne shqiptaret nuk lam vend pa vene flamurin e Frances ne shenje solidarizimi gjate terrorit qe ndodhi ne France.
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Shkenca për postimin:

    Duke_Of_Arberia (28-12-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •