Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Kryemadhi: Edi Rama ka punësuar 1200 veta në Kryeministri, 10 herë më shumë se Berisha

    Shifra tronditëse e të punësuarve në Kryeministri

    Emri:  parlamenti13.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  41.3 KB

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi një fakt tronditës lidhur me adminitratën e tejfryrë në kryeministri. Duke folur në Ora News, Kryemadhi deklaroi në kryeministri janë të punësuar 1200 veta, dhe të gjithë këta punojnë për të manipuluar opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Kryemadhi: Berisha e ka lënë kryeministrinë me 128 punonjës, është dokumentuar. Ndërkohë aktualisht kryeministri Rama ka 1200 punonjës të cilët shërbejnë për të manipuluar informacionet dhe të vërtetën ndaj qytetarëve dhe ndërkombëtarve.

    Kryemadhi tha se për numrin e punonjësve, ka dokumenta të vëna në dispozicion edhe nga Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri Ëngjëll Agaçi.

    Kryemadhi: Vetëm 244 persona janë në kabinetin e kryeministrit Rama. Për çfarë i duhen kaq punonjës një kryeministri?

    Kryetarja e LSI, shkoi edhe më tej duke thënë se në kryeministri ka punonjës të cilët kanë përdorur influencën për të fituar padrejtësisht qindra mijëra euro.

    Kryemadhi: Ka disa punonjës në kryeministri që nëpërmjet influencës kanë arritur të shtojnë në llogaritë e tyre bankare mbi 120 mijë euro për 3 muaj.

    TPZ.AL
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryemadhi: Edi Rama ka punësuar 1200 veta në Kryeministri, 10 herë më shumë se Berisha

    E bukura e ketij lajmi eshte se socialistat shqiptare, qe jane te gjithe zorraxhinj, do ta lexojne e degjojne e do te thone: "Oh sa mire! Ka hapur 1200 vende pune!"

    Kryemadhi e tha pasi do te thote: "Rama e ka kthyer Kryeministrine ne Agjitacion & Propagande ku korrupsioni behet sheshit".

    Sikur keto dy skandalet me lart te mos mjaftonin, skandali i vertete ne fakt eshte qe nje vend me 3.5 milion banore, paguan rrogat e 1200 nenpunesve te Rames ne kryeministri cdo muaj.

    Ne kete pike socialisti reagon: Pse ne i paguajme rrogat e tyre e jo Rama nga xhepi i tij?

    Kurse LSI-tat e Kryemadhit reagojne me: "Na e moren kafshaten nga goja keta socialistat".

    Republika e zorraxhinjve ben lart e me lart...

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •