Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Republikë Bananesh: Taulant Balla vjedh votat e deputetëve të opozitës brenda në parlament!

    EKSKLUZIVE/ Taulant Balla vodhi plot 8 karta votimi nga opozita, zgjedhja e kryeprokurores Marku e pavlefshme

    Emri:  auto_auto_taulant_balla14808003311506343660.jpg

Shikime: 223

Madhësia:  23.4 KB

    Pas zbulimit të skandalit brenda sallës së parlamentit, ku Taulant Balla është kapur duke vjedhur një kartë elektronike votimi nga radhët e opozitës, SYRI.net sjell detaje edhe më tronditëse.

    Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nuk ka vjedhur vetëm një kartë nga tavolinat e opozitës ndërkohë që deputetët e saj ishin grumbulluar pranë podiumit ku qëndron qeveria, por plot 8-të të tilla.

    Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme morri 69 vota, por vetëm nga faktet e zbuluara deri më tani, atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së.

    Pavarësisht nga kjo, akti i rëndë i deputetit Balla e bën procesin e votimit të Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm.

    Kjo pasi kartat elektronike janë si kartat 'ID' dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendjeshin pranë foltores.

    Njëkohësisht akti i vjedhjes së kartave elektronike nga ana e Taulant Balla përbën, edhe një vepër penale.

    Emri:  auto_hajduti_balla1513602689.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  50.8 KB

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republikë Bananesh: Taulant Balla vjedh votat e deputetëve të opozitës brenda në parlament!

    ‘Votoi në emër të deputetit të PD’, reagon Taulant Balla: Si qëndron e vërteta

    Emri:  balla-merr-karten.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  49.4 KB

    TIRANE- Pasi u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe nga deputetë të tjerë të opozitës se ai kishte votuar sot për kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, në vend të një deputeti të PD-së, vjen reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

    Ky i fundit në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, mohoi akuzat, ndërsa theksoi se pasi opozita ‘grabiti’ disa karta votimi të deputetëve të PS, ai ishte i detyruar që të zëvendësonte ato me katër karta të kolegëve që mungonin. Mes të tjerash Balla ka postuar edhe një video nga incidentet që ndodhën në Kuvend.

    MESAZHI I BALLES
    Lidhur me akuzen se une apo ndonje koleg i imi paskemi votuar ne vend te deputeteve te PD kam vetem nje pergjigje: pas grabitjes me dhune te kartave te votimit te deputeteve Musa Ulqini, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Alket Hyseni nga Monika Kryemadhi kemi qene te detyruar te zevendesojme kartat me kater karta deputetesh te tjere qe nuk merrnin pjese ne votim, sa kohe qe karta jek aksesin ne sistemin e votimit.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republikë Bananesh: Taulant Balla vjedh votat e deputetëve të opozitës brenda në parlament!

    Kush genjen qe socialistet vjedhin vota? Socialistet jane shume te ndershem. Ata nuk vjedhin as votat e shqiptareve ne zgjedhje, e as votat e deputeteve te opozites kur nuk jane ne salle apo kur nuk e kane mendjen. Taulant derdimen Balla per shembull ne ato fotot e ekranet e televizoreve qe e pane shqiptaret nuk eshte duke vjedhur vota. Ai eshte thjeshte duke u bere nje nder kolegeve te tij te opozites duke votuar per ta.

    Nje pyetje kam une per kete prokuroren e re: E shkeli ligjin Taulant derdimen Balla apo jo? Duhet ta fusim ne burg apo ta leme te lehi e kafshoje ne parlament sa here qe i jep urdher Kryecobani?

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •