Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Socialistët zgjedhin Arta Markun kryeprokurore, opozita braktis parlamentin në protestë

    Arta Marku ka bërë në Kuvend betimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

    Pas leximit të formulës së betimit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Marku u shpreh “Betohem!”, mes tensionesh në sallë me deputetët e opozitës.

    Mazhoranca votoi me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim Arta Markun kryeprokurore të përkohshme.

    Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të mazhorancës, që hodhën në seancë edhe tymuese.

    Menjëherë pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.

    Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, e cila pritet të rifillojë me kryeprokuroren e re që duhet të kryejë betimin.

    Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve.

    Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë



    Pas fjalës së deputetëve të opozitës para protestuesve, situata para Kuvendit është tensionuar.


    Protestuesit tentojnë të hyjnë brenda oborrit të Kuvendit, duke u përplasur me policinë.

    Ata kanë hedhur tymuese në oborrin e Parlamentit dhe në një moment është çarë kordonin e parë të Policisë.

    Menjëherë kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë rivendosur kordonin.

    Situata mbetet ende e tensionuar.

    Top Channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-12-2017 më 00:45

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Basha: Jo pasardhës të krimit. Berisha: Do të përmbysim narko-shtetin

    Emri:  basha-80nXfKGHemm1mv6hqDUGbTdpkxIfGUslbXNPUg3u.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  44.0 KB

    Në oborrin e parlamentit kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti i PD-së Sali Berisha kanë akuzuar mazhorancën për kapje të drejtësisë në vend.

    “Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet Kushtetuta. Sot parlamenti ka konsumuar një puç Kushtetues. Opozita ka mbajtur qëndrimin bashkë me qytetarët. Sot i kemi treguar se ne nuk bëhemi pasardhës të krimit” – tha Basha.

    Emri:  BErisha-sot.jpg

Shikime: 209

Madhësia:  36.5 KB

    “Sot Edi Rama organizoi një pritë në parlament ndaj meje, kërkova fjalën për procedurë dhe u nisa drejtë platformës për të thënë dy fjalë. Por Edi Rama me mercenarët e tij më bëri një pritë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që rojet të pengojnë fjalën e një deputeti nga kryeministri. Kjo opozitë me këtë parlament e dhunuar në këtë shkallë ekstreme, opozitës i lindë e drejta me këtë që bëri Edi Rama të marrë çdo vendim për të përmbysur regjimin e narko – shteti” – tha Berisha./gazeta-shqip

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Le t’i shprehim urimet me te perzemerta kryeprokurores se perkohshme

    Ta gezojme kryeprokuroren e perkohshme! I kerkojme gjithashtu te mbylli dosjet Bankers Petrolium te kinezit Llu sebashku me vilen lluksoze te Vllahutinkes ne menyre te perhershme...
    Keta dy miq te shtrenjte te atdheut meritojne t’iu falet çdo lloj mekati qe kane bere ne sherbim te puushtetit te pakufijshem te Naltgjatesise se Surrelit, Hashashit e Shendetesise Falas, shokut Edvin Rama!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Opozita bllokon foltoren, Basha: Po bëheni gati për grusht shteti

    Emri:  perplasja_ne_kuvend.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  33.8 KB

    Ndërkohë që protesta ka vazhduar para parlamentit, Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi ka hapur seancën plenare. Basha i cili e mori fjalën i pari nga opozita i kërkoi mazhorancës mos të votojë zgjedhjen e kryeprokurorit pasi sipas tij Kushtetuta e ndalon të zgjedhë një forcë e vetme kryeprokurorin.

    “Sot është një ndër ditët më dramatike dhe të rënda për demokracinë 27-vjeçare, një ndër ditët më të rënda për shqiptarët. Në dhunim flagrant të Kushtetutës mazhoranca po tenton të kap prokurorin, – tha Basha. – Në mënyrë tinëzare po bëheni gati për një grushtë shteti. Kushtetuta e Shqipërisë dhe reforma e drejtësisë ja ndalon një force politike emërimin e një kryeprokurori. Të hiqni duart nga pushteti i drejtësisë. Por ju jeni të vendosur për të shkelur Kushtetutën për të mbrojtur pasurit tuaja, Ju kërkojë në emër të Kushtetutës të tërhiqeni, bindeni popullit ose mbani pasojat” – tha Basha.

    Ndërkohë që Lulzim Basha ka përfunduar fjalën në Kuvend pas tij ka kërkuar fjalën edhe deputeti i PD-së Sali Berisha, por kjo gjë nuk është lejuar nga kryeparlamentari Ruçi. Në foltoren e parlamentit ka pasur edhe konfrontime dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe gardës.

    Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur para Kuvendit për të shmangur incidentet e mundshme.

    Mazhoranca ka paralajmëruar hedhjen në votim të tre emrave për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Kandidaturat janë Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani, të vetmit që sipas Komisionit të Ligjeve plotësonin kriteret nga 7 kandidatët fillestarë.


    (gazeta-Shqip.com)

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Arta Marku betohet si Kryeprokurore e përkohshme

    Emri:  rama-noka-3-1-905x450.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  13.3 KB

    Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Arta Marku betohet si Kryeprokurore e përkohshme

    O shoku Lazo me ç’te drejte i leviz keto temat sipas qejfit?
    Mos ke marr gje shkas nga kryeministri qe ben ç’te doje me fatet e vendit?
    Une do sillja artikuj e analiza qe lidheshin me temen ne fjale, kurse t’i si pa gje te keqe e mbyll..

    PS: Me karar içik kete perzgjedhjen e temave shoku Lazo!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Arta Marku betohet si Kryeprokurore e përkohshme

    Mes grushteve, tymit dhe përplasjes zgjidhet kryeprokurorja e re

    Emri:  Betimi-Arta-Marku.jpg

Shikime: 183

Madhësia:  25.7 KB

    Kuvendi sot ka qenë në tym dhe flakë. Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm ka sjellë përplasje masive mes qytetarëve dhe policisë jashtë Kuvendit. Ndërsa në sallën e Kuvendit ka pasur sherre, tymuese dhe fishekzjarrë.

    Deputetët e opozitës kanë tentuar të bllokojnë seancën, kanë hedhur tymuese dhe janë përplasur me punonjësit e gardës së republikës. Pavarësisht kësaj, Partia Socialiste ja vijuar seancën duke zgjedhur në mënyrë të njëanshme prokuroren e re të përgjithshme.

    Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mësojnë në sallën e sancave të Kuvendit. Deputetja e PD, Grida Duma tha se sot qytetarët duhet të nxjerrin jashtë sallës djajtë që po marrin jetën e shqiptarëve.

    Ajo tha se është e drejtë e qytetarëve të marrë vendime. “Salla është e juaja”,- tha Grida Duma.

    Ndërkohë edhe brenda Kuvendit situata nuk është e qetë. Deputetët e opozitës, pasi mazhoranca nuk ka ndryshuar vendim për kryeprokurorin, kanë hedhur në sallë tymuese dhe fishekëzjarre.

    Emri:  tym-dhe-falke-kuvend.jpg

Shikime: 190

Madhësia:  27.6 KB

    Parlamenti ka miratuar në një situata ekstreme kryeprokuroren e re të përgjithshme. Arta MArku mori shumicën e votave nga deputetët e PS. Ndërkohë opozita e hedhur fishekzjarrë dhe tumuese në seancë. Pavarësisht kësaj, PS ka vijuar seancën.

    Arta Marku ka bërë betimin disa minuta më pas në Kuvend, në një situatë të jashtëzakonshme.

    Kush është Arta Marku?

    41-vjeçarja Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016. Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.

    Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë.

    Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.

    Edi Rama humbet shumicën në Kuvend. Vetëm 69 vota

    Kjo seancë konsiderohej jetike për Edi Ramën për të treguar forcën e tij si mazhorancë. Por sot gjatë zgjedhjes së Kryeprokrores, mazhoranca e tij nuk bëri dot shumicën e parlamentit.

    Nga 140 mandate që ka Kuvendi, Edi Rama ka arritur vetëm 69 mandate. Mazhoranca zgjodhi kryeprokuroren e re me votat e saj.

    Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër e 2 abstenim. PDIU duket se nuk ka hyrë fare në votim, duke konfirmuar se ishte kundër zgjedhjes antikushtetuese.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-12-2017 më 00:50

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Socialistët zgjedhin Arta Markun kryeprokurore, opozita braktis parlamentin në protestë

    Gafa/ Kryeprokurorja e re nuk u betua mbi Kushtetutë

    Emri:  arta_marku_dhe_tymi-1024x536.jpg

Shikime: 197

Madhësia:  22.8 KB

    Janë parë nga të gjithë momentet e zgjedhjes dhe më pas të betimit të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku në sallën e Kuvendit këtë të hënë.

    Por një moment u ka shpëtuar të gjithëve.

    Siç duket edhe nga pamjet, prokurorja e përgjithshme nuk është betuar mbi Kushtetutë. Ndryshe nga sa kërkon ky moment ajo ka qëndruar e çliruar madje ka mbështetur duart mbi tavolinë ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexonte formulën: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

    Pas leximit të kësaj formule, Marku rrëmbeu mikrofonin, përsëriti fjalën “Betohem” dhe u largua.

    Emri:  dfgdfgffff.jpg

Shikime: 188

Madhësia:  13.6 KB

    Lapsi

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Socialistët zgjedhin Arta Markun kryeprokurore, opozita braktis parlamentin në protestë

    Votimi i djeshem..

    Emri:  aa48f71bc29505e9f29f59bfca613e2399003e0e.jpg

Shikime: 180

Madhësia:  49.4 KB

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Socialistët zgjedhin Arta Markun kryeprokurore, opozita braktis parlamentin në protestë

    Mendoja se do kishte me shume rremuje.Por siç duket eshte antipasti per peshat e lehta.
    Peshat e renda akoma nuk kane zbritur ne fushe. Atehere do te shikojme se sa kéllqe ka Lu-ja qe te perballoje destabilizimin.

    Nje gje eshte e sigurte,nga kjo reforme e drejtesise do kete vetem nje humbes ose vetem nje fitues dhe kete do ta personifikoj vetem Lu-ja.

  12. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Basha: Rama ka frikë, emëroi kryeprokuroren pa Vetting



    Për Lulzim Bashën frikë nga Reforma në Drejtësi ka kryeministri Rama. Nga Fieri kryetari i Partisë Demokratike tha se prova për këtë ishte emërimi nga socialistët i kryeprokurorit të përkohshëm pa vetting. Basha akuzon Ramën edhe për bllokimin e SPAK dhe BKH, organet që që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

    “Vettingu, e mbani mend, sa herë i kërkonim llogari Edi Ramës. Ku e ke shëndetësinë falas, thoshte vettingu. Ku i ke 300 mijë vendet e punës, thoshte vettingu. Shqipëria e mbushur me drogë dhe krim, vettingu. Akuzonte nga mëngjesi deri në darkë opozitën, se po bllokonte vettingun. Po sot? Përse e ka zgjedhur kryeprokurorin pa vetting? Përse e ka bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe BKH. Përgjigjja është e thjeshtë dhe e qartë. Sepse Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, janë në panik dhe të tmerruar. Ata e kanë jetike pengimin e drejtësisë së vërtetë, pengimin e reformës në drejtësi”
    Basha deklaroi se kthimi i pasaportës së Saimir Tahirit nga gjykata dhe lirimi i Orest Sotës janë fakte të kapjes së drejtësisë nga Rama përmes kryeprokurorit. Kjo sipas kreut të PD-së, korrupsioni, krimi, dhe vjedhja e zgjedhjeve, janë produkt i një qeverie ilegjitime.
    “Është iluzion për këdo të besojë që një qeveri dhe një kryeministër i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi, do të ketë vullnet të zbatojë reformën në drejtësi, do të ketë vullnet të bëjë reformën zgjedhore dhe të ushtrojë detyrat që qeveria ka, për të garantuar votën e qytetarëve.”
    Aksioni opozitar do të përqëndrohet tek problemet ekonomike të qytetarëve dhe largimi i qeverisë Rama.
    “A jemi gati t’i rikthejmë qytetarëve shqiptarë jo vetëm paratë e vjedhura nga kjo klikë kriminale dhe korruptive, por edhe shpresën se e nesërmja duhet dhe do të jetë demokratike, e lirë dhe europiane siç e dëshiron çdo shqiptar? Jam i bindur që po! Ju bëj thirrje ta mbledhim gjithë këtë energji pozitive dhe ta derdhim në sheshet e protestës popullore. Liri, demokraci!”, tha Basha.
    Top Channel

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Socialistët zgjedhin Arta Markun kryeprokurore, opozita braktis parlamentin në protestë

    arta marku po duket qe eshte mantenut e atij vegles se rames ulsi manajt e kuptohet do zbatoj taktikat e ps-se. pun pukjanesh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •