Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 90
  1. #41
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėr ata qė duan tė botojnė tek Milosao, kryeredaktori i saj ka kėtė ftesė:

    Me rubrikėn romeoxhuljeta Milosao synon tė afrohet tek letėrsia qė e “njomė”, duke i dhėnė mundėsi tė gjithėve qė shkruajnė “fshehtas” a qė janė nė fillimet e tyre tė prballen me publikun; gjė qė njė ditė bėhet e paevitueshme.

    dhe adresėn:

    info@milosao.org

    pėr tė dėrguar krijimet.
    wrong verb

  2. #42
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Hapet panairi i katert i librit “Tetova 2004”:

    Sot ne Tetove hapet panairi i katert i librit “Tetova 2004”: Lexuesit mund te gjejne nje numer te madh titujsh


    Ne kete panair do te marrin pjese nje numer i madh shtepish botuese nga Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova. Shtepite botuese nga Shqiperia dhe Maqedonia do te vijne te organizuara ne nivel te asociacioneve, respektivisht nepermjet Lidhjes se Botuesve Shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves

    Sot, ne Pallatin e Kultures, ne Tetove hapet panairi i librit shqip “Tetova 2004”, i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare te Maqedonise (SHBSHM) per te katerten here me radhe.



    Ne kete panair do te marrin pjese nje numer i madh shtepish botuese nga Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova. Shtepite botuese nga Shqiperia dhe Maqedonia do te vijne te organizuara ne nivel te asociacioneve, respektivisht nepermjet Lidhjes se Botuesve Shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves. “Ardhjen e kane konfirmuar rreth 20-te shtepi botuese nga Shqiperia dhe Kosova, por numri i tyre mund te jete edhe me i madh, pasi ka shtepi botuese qe vijne vete, jo te organizuara nepermjet asociacioneve”, tha Muhamet Murtezi, kryetar i SHBSHM-se. Disa nga emrat e SHB-ve qe do te marrin pjese ne kete panair jane: “Onufri”, “Toena”, “Eugen”, “Logos-A”, “Albas”, “Vatra”, “Shkupi”, “Furkan”, “Asrdeni” etj.



    Gjate ketij panairi do te kete dhe promovime te titujve te rinj nga shtepi te ndryshme botimi.



    “Nevoja per organizimin e panaireve te ketilla vazhdon te jete e patjetersueshme per afirmimin e librit shqip ne trevat tona, ne menyre qe lexuesi shqiptar te jete ne rrjedhe te botimeve qe behen ne te gjitha viset shqiptare”, tha Murtezi.



    Me pas ai shtoi se e kane lajmeruar edhe ministrin e puneve te mbrendshme dhe shpresojne se nuk do te kete probleme ne pikat kufitare per botuesit nga Kosova dhe Shqiperia.



    Panairi do te zgjase deri me 10-te tetor.



    Nga:
    A.Disha
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #43
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Ismail Kadare, 60 poezi nė “Kristal”

    Ky vėllim del njė vit pas botimit tė pėrmbledhjes “Ca pika shiu ranė mbi qelq”

    Ismail Kadare, 60 poezi nė “Kristal”


    Alma Mile

    Nuk mund tė qėndronin mė bukur se nėn emrin “Kristal”. Ndėrsa ka kaluar njė vit, nga suksesi i menjėhershėm nė Panairin e Librit “Tirana 2003”, i pėrmbledhjes “Ca pika shiu ranė mbi qelq”, shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u ka kujtuar edhe njėherė lexuesve, se qenka po aq i mirėpritur edhe nė poezi. Kėto ditė, nė tregun shqiptar tė librit ėshtė hedhur nė qarkullim njė tjetėr vėllim me poezi i Kadaresė. Nuk bėhet fjalė pėr krijime tė reja, por pėr njė pėrzgjedhje prej 60 poezish, tė cilat datojnė prej vitit 1957 nė vitin 1989. Sipas drejtuesit tė Shtėpisė Botuese “Onufri”, Bujar Hudhri, “Kristal” vjen si vazhdim i vėllimit poetik “Ca pika shiu ranė mbi qelq”, i cili zgjoi njė interes tė jashtėzakonshėm tek lexuesi. “Ky ėshtė njė vėllim, i cili vjen nė vazhdėn e pėrmbledhjes sė parė, tė botuar njė vit mė parė, duke plotėsuar kėshtu njė ansambėl prej 100 poezish e poemash e qė pėrbėjnė krijimtarinė mė tė mirė poetike tė Ismail Kadaresė, gjatė njė periudhe gjysmėshekullore”, - thotė botuesi Hudhri, duke shtuar se nė vitin 2003 akush nuk e mendonte se pėrmbledhja me poezi do tė ngjallte aq shumė interes. Sipas tij, tek lexuesi kanė shkuar rreth 3 mijė kopje tė librit “Ca pika shiu ranė mbi qelq”. “Pėrzgjedhja e poezive e poemave, tė pėrfshira nė kėtė pėrmbledhje, ėshtė bėrė nga vetė autori, i cili mendoi tė rendiste nė kėtė vėllim tė dytė, atė pjesė tė krijimtarisė sė tij qė duhej bėrė e njohur edhe pėr brezat mė tė rinj tė lexuesve e qė mė sė shumti e njohin Kadarenė si prozator. Suksesi i librit “Ca pika shiu…”, bėri qė botimi mė i fundit tė realizohej mė me seriozitet”, - vazhdon Hudhri. Nė vėllimin “Kristal” janė pėrfshirė poezi tė tilla si “Motive studentore”, “Babai”, “Rrugėve tė Moskės”, “Kinema e vjetėr”, “Piramida e Keopsit”, “Motive me diell”, “Rekuiem pėr Majakovskin”, “Portret malėsori tė hershėm”, “Sapuni “Ledi Makbeth”, “Monologu i tė vetmuarit”, e shumė tė tjera.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  4. #44
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nje pjese e shkrimit te Anila Memes tek Panorama:

    Agron Tufa
    Arian Leka
    Mimoza Mezini
    Genta Minga
    Merita Kuēi
    Genc Ēoēoli
    Ēelo Hoxha
    Ruxhdi Golaj
    Xhevahir Spahiu
    Ervin Hatibi
    Lujeta Lleshanaku
    Sadik Bejko
    Idlir Hazizi
    Alket Ēani
    Aleksandėr Ēipa
    Agim Baēi
    Fatmir Baēi



    Surpriza dhe befasi

    Takimi i parė gjithnjė lė mbresa. Kėshtu ndodhi edhe pėr shkrimtarin dhe organizatorin e "Poetekės", Arian Lekėn. Ky aktivitet lindi nė fillim tė shtatorit, me poetėt Agron Tufa dhe Arian Leka. Madje, edhe pėr qytetarėt e Durrėsit ishte njė befasi. Njė aktivitet, qė zhvillohej nėn qiell tė hapur, e pikėrisht pranė Amfiteatrit tė Durrėsit, njė anije e improvizuar dhe poetė qė recitojnė poezi shqipe. Ndėrsa lexues e dashamirės tė poezisė do ta shtonin kurreshtjen e qytetarėve. "Pa dyshim mė i veēanti pėr mua mbetet takimi i parė, sepse ka qenė njė befasi pėr tė gjithė ata qė kalonin aty pranė. Por patėm edhe shumė mikpritje nga qyteti. Ne kishin parashikuar pesėdhjetė dėgjues, por aty pranė janė mbledhur mė tepėr njerėz, tė cilėt ndenjėn mė shumė se njė orė", tregon Leka. "Nė takimin e dytė, duke u recituar poezitė e Ervin Hatibit dhe tė Petrit Nikės, filloi befas njė shi i butė. Ndėrsa njerėzit nuk janė larguar aspak, edhe pse shiu vazhdonte tė binte pėr rreth treēerek ore", tregon mė tej ai.
    wrong verb

  5. #45
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Me romanin “Dashi i kurbanit ballkanik”: Luan Starova kandidat per cmimin nderkombetar te letersise “Ballkanika” 2004


    “Libri eshte krijuar ne fillimin te dekates se gjashte te jetes sime, nderkohe qe dekada e pare e realitetit te ri ballkanik qe ajo kur une iu rreka ta hedh ne leter pervojen time te jetes dhe fatin e Ballkanit ne gjinine e romanit.”, tha autori i librit Luan Starova

    Akademiku dhe shkrimtari Dr. Luan Starova me romanin “Dashi i kurbanit ballkanik”, eshte kandidati nga Maqedonia percmimin nderkombetare te letersise “Ballkanika” per vitin 2004, kumtoi dje ne konferencen per shtyp Juria nacionale.
    Ky vendim u mor njezeri nga anetaret e jurise ne perberje te: Svetllana Hristova Jociq, kryetare dhe Gligor Stojkovski e Risto Lazarov, anetare.
    Drejtori i shtepise botuese “Kultura”, Gligor Stojkovski, e cila botoi romanin dhe e cila eshte pergjegjese per organizimin e “Ballkanika”-s ne Maqedoni. Ai shtoi se per kete cmim, kete vit kane konkurruar 20 vepra nga te gjitha zhanret.
    “Libri “Dashi i kurbanit Ballkanik”, qe u nominua per cmimin nderkombetar “Ballkanika” 2004, praktikisht shenon nje etape te sages sime ballkanike, e cila filloi me “Kohen e dhive”. Eshte libri i tete, i cili nuk eshte ne brendi te sages, mirepo eshte ne interaksion te sages ballkanike. Sic dihet, ne kete sage behet fjale per historine e nje familjeje shqiptare gjate nje shekulli, e cila kishte perjetuar nje lloj ekzili ballkanik. Dhe, kjo histori eshte rrefyer nepermjet te metaforave globale sic eshte metafora e dhive, metafora e librave, ngjalave dhe tani ky dash kurbani, i cili eshte nje metafore qe flet per historine e fundit tragjike, nje lloj metafore, e cila do ta prezentonte kete tragjedi permes metafores, jo me nje inventar te se keqes.”, tha per gazeten “Flaka” autori i nominuar, dr. Luan Starova.
    “Fakti se sot ky liber u nominua si vepra me e mire e shkruar perkrah gjinive: proze, poezi dhe drame, do te kisha thene se libri se shpejti do te botohet edhe ne shqip dhe frengjisht dhe kjo eshte nje mirenjohje qe u bashkangjitet te tjerave. Per mua ka nje vlere te posacme, t’ju them sinqerisht, kjo saga ime ne kete rreth eshte pritur mire dhe vete fakti se une jam shqiptare dhe shkruaj edhe shqip edhe maqedonisht ishte befasi per mua qe opinioni maqedonas tregoi nje hapje ndaj kesaj sage ballkanike edhe pse shpirti i saj eshte shqiptar. Personazhet kryesore jane shqiptare, e gjitha eshte shqiptare. Eshte nje sage ballkanike qe e kerkon gjuhen e simfonise se dallimeve dhe ne fakt konfirmon ne esence identitetin e njeriut ballkanik, i cili kerkon te verteten dhe lirine.”, thote Starova.
    Nderkaq, ne konferencen per shtyp, autori i nominuar, Luan Starova, tha se libri i tij shenon periudhen dhjetevjecare te odisese se romanit – sages ballkanike, e cila ka filluar te thurret nga fillimi i viteve te nentedhjeta te shekullit te kaluar.
    “Libri eshte krijuar ne fillimin te dekates se gjashte te jetes sime, nderkohe qe dekada e pare e realitetit te ri ballkanik qe ajo kur une iu rreka ta hedh ne leter pervojen time te jetes dhe fatin e Ballkanit ne gjinine e romanit. Ato dhjete vjet jane tragjike per Ballkanin dhe u percaktova qe ate ta pasqyroj me metafora globale. Ceshtja ballkanike, ne letersine time u ngrit ne mision, ne fakt ne mision letrar. Misioni im letrar ishte, se si ne te vertete do te rrefehej kjo kohe e kunderthenieve ndermjet asaj qe eshte ballkanike dhe evropiane, kur ballkanasi eshte i pafuqishem ta arrije fazen qe i mungon per ta arritur Evropen”.
    Ai shtoi se libri eshte i veshtire dhe i nderlikuar, por me nje naracion te thjeshte si dhe eshte liber i ideve.
    Akademiku Luan Starova, eshte njeri nga autoret me te perkthyer nga Maqedonia, i cili shkruan ne gjuhen shqipe, maqedonase, dhe ne gjuhen franceze. Romani i tij “Koha e dhive” eshte perkthyer ne 12 gjuhe. Ai dje shprehu kenaqesine e vet per kete nominimin ngaqe, sic theksoi, gjate rruges se tij te veshtire ne letersi e takon Ballkanin, i cili eshte misioni i tij.

    Ceremoniali perfundimtar i shpalljes se bartesit te cmimit “Ballkanika”, per te cilen konkurrojne shkrimtare nga te gjitha vendet e Ballkanit, do te mbahet ne muajin maj te vitit te ardhshem ne Tirane. Eshte e besueshme qe ne jurine nderkombetare, e cila do te zgjedhe fituesin e “Ballkanika”-s per vitin 2004, do te gjendet edhe Anastija Gjurcinova.

    Nga:
    A. Disha
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #46
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    shekulli:

    Revista: “Les lettres albanaises”, rikthim pas 13 vitesh


    A.Mile

    Pas njė periudhe tė gjatė prej 13 vitesh, ėshtė hedhur sėrish nė qarkullim revista letrare “Letėrsia shqiptare” (“Les lettres albanaises”). Kjo revistė, e cila botohet nė disa gjuhė tė huaja, si frėngjisht, anglisht, por edhe nė gjuhė tė tjera evropiane, shėrben pėr tė bėrė tė njohur letėrsinė shqiptare, pėrtej kufijve tė saj. Nė tė janė pėrfshirė pėrfaqėsues tė tė gjitha periudhave letrare, asaj klasike, klasike moderne dhe letėrsisė bashkėkohore. Kėshtu, nė kėtė numėr tė parė lexuesi, do tė ketė mundėsi tė njihet me figura tė mėdha tė letėrsisė, duke filluar qė nga Frang Bardhi, pėr tė vijuar tek Sterjo Spasse dhe romani i tij psikologjik “Pse?!”, Visar Zhiti, Zef Pėllumbi, Diana Ēuli, Dritėro Agolli, Elvira Dones e Zija Ēela. Krahas biografisė sė seicilit, pėrfaqėsimi i ēdonjėrit prej shkrimtarėve ėshtė shoqėruar edhe me nga njė pjesė tė shkurtėr tė krijimtarisė sė tij. “Rikthimi i kėsaj reviste u mundėsua nė saj tė financimit prej 16 milionė lekėsh, nga ana e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, akorduar Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Eshtė menduar qė kjo revistė tė dalė 4 herė nė vit, megjithatė gjithēka varet prej materialeve qė do tė ofrojnė pėrkthyesit”,- shpjegon Stefan Ēapaliku, drejtor i Drejtorisė sė Librit dhe Komunikimit pranė MKRS-sė. Pėr realizimin e numrit tė parė pas 13 vitesh kanė kontribuar dhe do tė vazhdojnė ta bėjnė mė disa pėrkthyes tė huaj edhe shqiptarė. Nė kėtė numėr peshėn kryesore tė materialeve tė pėrkthyera e mban pėrkthyesi dhe studiuesi i shqipes nė anglisht Robert Elsie, pėr tė vijuar me francezen Odile Daniel, Hans Joachim Lanksch, Edmond Tupe, Stavri Pone, etj. Ashtu si para njė viti nė Shkodėr, kur pėrkthyesit e letėrsisė shqipe nė botė u takuan pėr herė tė parė nė Shqipėri, kėtė vit Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve e ka zhvendosur kėtė takim nė Tiranė, nė kuadrin e Panairit tė Librit, i cili do tė hapet nė datėn 4 nėntor. Ky aktivitet pa dyshim qė ėshtė terreni mė i mirė pėr tė krijuar kontakte tė drejtpėrdrejta me autorė dhe vepra.
    “Les lettres albanaises” ėshtė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1980 dhe pati njė jetėgjatėsi prej 10 vjetėsh. Nėpėrmjet saj janė bėrė tė njohura vepra tė shkrimtarėve tė njohur shqiptarė si Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Fatos Arapi, etj, por me trazirat e vitit 1990 dhe ndryshimet politike, ajo nuk doli mė nė qarkullim.
    wrong verb

  7. #47
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Panorama:

    Alketa Sino
    Panairi i shtatė i librit jo vetėm qė do tė prezantohen nė njė hapsirė mė tė madhe sicc ėshtė Pallati i Kongreseve, por i mbledh pėr herė tė parė tė gjithė botuesit sėbashku me botimet e tyre tė reja, pas mosmarrveshjeveve dhe ndarjeve tė tyre.

    Shqetėsues pėr botuesit ėshtė e drejta e autorit, shpėrndarja e librit, si dhe tatimi i librit nė pikat doganore njesoj si tė ishte njė mall tjeter konsumi.
    Ndėrkohė, panairit tė shtatė tė librit nė Tiranė nuk do t“i mungojė prezenca e emrave tė njohur tė letėrsisė shqipe si: Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Rexhep Qosja etj. Pėrkrah botimeve gjatė ditėve tė panairit janė programuar edhe tryeza debati, pėr probleme qė ende janė tė pazgjidhura nė lidhje me librin. Do tė diskutohet midis njerėzve tė letrave, shumė i pėrfoluri libri shkollor, shpėrndarja e tij, sistemi fiskal dhe vėshtirėsia e qarkullimit tė librave nė hapsirat shqiptare. Nė kėtė panair do tė jenė tė ftuar edhe 15 pėrkthyes tė vendeve tė huaja tė cilėt pėrkthejnė nė gjuhėn shqipe. Panairi i shtatė i librit do tė hapė dyert nga data 3 - 8 nėntor, nė Pallatin e Kongreseve, nė Tiranė. Duke e krahasuar me edicionet e kaluara, sipas organizatorėve, "pritet njė pjesėmarrje mė e gjerė pėrsa i pėrket botuesve dhe titujve tė rinj tė librave nė panairin "Tirana 2004". Njė javė para ēeljes sė panairit tė shtatė tė librit "Tirana 2004", interesimi i botuesve pėr tė marrė pjesė ėshtė mjaft i madh. Deri tani ka kaluar numri i 110 kėrkesave, numėr ky mė shumė se ēdo organizim tjetėr i kėtij lloji nė botėn shqiptare.

    Panair librash apo aktivitetesh?
    Tashmė ėshtė bėrė pjesė e traditės sė panaireve tė botimeve qė pėrkrah ekspozimit tė librave, tė ketė edhe aktivitete. Kėshtu, numri i veprimtarive pėr librin , nė kuadrin e panairit, parashikohet tė pėrfshijė rreth 100 aktivitete tė organizatorėve dhe botuesve tė veēantė. Do tė ketė konferenca pėr shtyp, paraqitje tė librave tė rinj, takime me krijues e pesonalitete tė letrave, caktim tė orėve tė veēanta tė shpėrndarjes sė librave me nėnshkrim tė autorėve, takim-debate pėr problemet dhe pozitėn, nė tė cilėn ndodhet libri shqip, pritje tė pėr nder tė tė ftuarve dhe autorėve tė veēantė etj.

    Moisiu nė takim me botuesit
    Panairi i shtatė i librit organizohet nga shoqata e botuesve shqiptarė, me mbėshtetje tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bashkisė sė Tiranės dhe tė presidentit tė Republikės Alfred Moisiu. Kėshtu, kryetari i shoqatės sė botuesve shqiptarė Fatmir Toēi dhe disa pėrfaqėsues tė tjerė janė takuar me presidentin e Republikės, Alfred Moisiu. Biseda u pėrqendrua nė rolin qė luajnė kėto institucione me punėn e tyre nė formimin dhe emancipimin e shoqėrisė nė tėrėsi dhe tė rinisė nė veēanti, nė promovimin e kulturės sonė dhe nė rritjen e imazhit tė vendit. "Mė i madh se ēdo vit tjetėr, ėshtė dhe interesimi i autorėve pėr tė qenė bashkė me librat dhe pėrballė lexuesve" u shprehėn organizatorėt e panairit tė librit.

    Libri, pesė ditė nė Pallatin e Kongreseve
    Tashmė panairi i librit nė Tiranė ėshtė kthyer nė traditė, megjithatė, sipas organizatorėve, asnjėherė nuk mungojnė tė rejat qė sjell ēdo edicion pėr lexuesit shqiptarė, si titujt, nivelin e botimeve, pėrkthimeve, etj. Ndėrkohė, botuesit vazhdojnė tė kenė probleme tė ndryshme qė i shqetėsojnė aktualisht shtėpitė botuese, si dhe nevojėn pėr krijimin e kushteve mė lehtėsuese pėr ta nga strukturat zyrtare. Panairi i shtatė i librit "Tirana 2004", do tė jetė pėr pesė ditė i hapur nė Pallatin e Kongreseve nė kryeqytet, ku do tė prezantohen botime nga 112 shtėpi botuese. Dyert e panairit do tė jenė tė hapura nga orėt e para tė mėngjesit deri nė mbrėmje, ndėrkohė hyrja pėr vizitorėt do tė jetė falas.



    Tė dhėna pėr Panairin e Librit "Tirana 2004"

    Sipėrfaqja ekspozuese: mbi 2500 metėr katror
    Pjesėmarrės ekspozues: rreth 110
    Ekspozues nga jashtė kufijve tė Shqipėrisė: rreth 20
    Organe tė medias qė ndjekin panairin: rreth 50
    Profesionistė ekspozues: mbi 300
    Vizitorė tė pritshėm: rreth 50000 vetė
    Shkrimtarė, krijues, autorė etj
    Pjesėmarrės nė Panair: rreth 300
    Veprimtari tė organizuara nė kuadrin e panairit: rreth 100
    Numri i titujve tė ekspozuara: mbi 10000
    Tituj tė rinj tė ekspozuar: mbi 1500


    Risi tė panairit tė shtatė tė librit

    Nė kėtė panair priten tė marrin pjesė 30 botues dhe subjekte mė shumė se njė vit mė parė. Ndėrkohė, hapėsira dhe sipėrfaqja e ekspozimit do tė jetė 700 metėr katror mė shumė. Pjesėmarrėsit do tė jenė botues, jo vetėm nga Shqipėria, por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Pėr herė tė parė marrin pjesė tre subjekte malazeze, njė gjerman dhe njė distributor nga Rusia. Nė fund tė panairit 1000 libra nė gjuhėn ruse do t'i dhurohen Fakultetit tė Gjuhėve tė huaja, nė kuadėr tė bashkėpunimit. Pėr tė disatėn herė pjesėmarrėse do tė jetė nė kėtė panair edhe shoqata e botuesve grekė, e cila sjell tituj nga botues tė rėndėsishėm. Ndryshe nga herėt e tjera, organizimi ėshtė menduar nė kėtė panair, si pikė kryesore dhe e rėndėsishme, ku ēdo ditė pėrveē promovimeve tė reja, do tė kėtė edhe tema debati.



    Lista e pjesėmarrėsve


    1. Adrion Ltd, Tiranė
    2. Afėrdita, Tiranė
    3. Akademia e Shkencave, Tiranė
    4. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, Prishtinė
    5. Aksion 2000, Tiranė
    6. Albas, Tiranė & Tetovė
    7. Alb-Books, Tiranė
    8. Albin, Tiranė
    9. Albnur, Tiranė
    10. Ambasada Gjermane, Tiranė
    11. AQTLASH, Tiranė
    12. Argeta LMG, Tiranė
    13. Ars, Tiranė
    14. Artini, Prishtinė - Kosovė
    15. Ba ēhus, Tiranė
    16. Baēa, Tiranė
    17. Bargjini, Tiranė
    18. Besa Editrice, Lece, Itali
    19. Bota Shqiptare, Romė
    20. Biznesi, Tiranė
    21. BUK (Biblioteka Ungjillore Kristiane), Tiranė
    22. Buzuku, Prishtinė
    23. Camaj - Pipa, Shkodėr
    24. CID, Podgoricė, Mali i Zi
    25. Ēabej MĒM, Tiranė.
    26. Ēamėria, Tiranė
    27. Ēelėsi, Tiranė
    28. Dita, Tiranė
    29. Dita 2000, Tiranė
    30. Dituria, Tiranė
    31. Doruntina, Tiranė
    32. Dritan, Tiranė
    33. Dudaj, Tiranė
    34. Dukagjini, Pejė - Kosovė
    35. EDFA, Tiranė
    36. Elena Gjika, Tiranė
    37. Elta, Tiranė
    38. Elta BS, Prishtinė, Kosovė
    39. Enciklopedike, Tiranė
    40. Enti i Teksteve Shkollore, Podgoricė, Mali i Zi
    41. Furkan, Shkup, Maqedoni
    42. Fan Noli, Tiranė
    43. Gjergj Fishta, Lezhė
    44. Gjurma, Prishtinė
    45. Globus-R., Tiranė
    46. Hellenik federation of Publishers, Athens, Greece
    47. Horizont, Tiranė
    48. Ideart, Tiranė
    49. Infobotues, Tiranė
    50. Instituti Albanologjik, Prishtinė
    51. Instituti i Historisė, Prishtinė
    52. Instituti Italian i Kulturės, Tiranė
    53. ISPS (Instituti i Studimeve Politike Sociale)
    54. Kisha Orthodhokse, Tiranė
    55. Kėshilli i Evropės
    56. Koēi, Tiranė
    57. Kokona, Tiranė
    58. Konica, Tiranė
    59. Korbi, Tiranė
    60. Kuēuku, Tiranė
    61. Kult, Tiranė
    62. Kuteli, Tiranė
    63. Kuvendi, Lezhė
    64. Labėria, Tiranė
    65. Labova, Tiranė
    66. Letrat, Tiranė
    67. Libri Shkollor, Prishtinė
    68. Libri Universitar, Tiranė
    69. Lilo, Tiranė
    70. Lisitan, Lezhė
    71. Logoreci, Tiranė
    72. Logos-A, Shkup, Maqedoni
    73. Medaur, Tiranė
    74. Mėsonjtorja I, Tiranė
    75. Milosao, Sarandė
    76. Mir Geer Alb, Tiranė
    77. Naim Frashėri, Tiranė
    78. Neraida, Tiranė
    79. OBOD, Cetinjė, Mali i Zi
    80. Ombra GVG, Tiranė
    81. Omsca-1, Tiranė 82. Onufri, Tiranė 57. Ora, Tiranė
    83. Ora, Tiranė
    84. Oxford Centre LTD, Tiranė
    85. Pegi, Tiranė
    86. Phoenix, Tiranė
    87. Plejada, Tiranė
    88. Prizmi, Tiranė
    89. Redona, Tiranė
    90. Rilindja, Prishtinė
    91. Sejko, Elbasan
    92. Shoqata e Botuesve Shqiptarė tė Maqedonisė, Shkup, Maqedoni
    93. Shekulli, Tiranė
    94. Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Prishtinė, Kosovė
    95. Shtėpia Botuese e Librit Shkollor e Re, Tiranė
    96. Shtėpia Botuese e Librit Universitar, Tiranė
    97. Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranė
    98. Shoqata Biblike
    99. Skanderbeg Books, Tiranė
    100. Spektėr, Tiranė
    101. Sporti, Shqiptar, Tiranė
    102. Toena, Tiranė
    103. Udha e shkronjave, Tiranė
    104. Uegen, Tiranė
    105. Universal Book, Moskė, Rusi
    106. Universi i Librit, Tiranė
    107. Vatra, Shkup - Maqedoni
    108. Vėllezėrit Tafa, Tiranė
    109. 55, Tiranė
    110. Asdreni, Shkup, Maqedoni
    111. Shpresa, Prishtinė, Kosovė
    112. Faik Konica, Prishtinė, Kosovė
    wrong verb

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shtepi botuese jane keta ne liste?

    Ne fakt tani ne Shqiperi gjen libra te mrekullueshem neper Librari...

    Sot a Neser do jape patjeter rezultat ky "BUM" kulturor..

  9. #49

    Rizah Sheqiri e Ferdinand Laholli prezentohen nė revistėn letrare “GROBLAD”

    Revista letrare ”Groblad” ėshtė njė revistė qė del katėr herė nė vit dhe tė cilėn e boton Klubi i Krijuesėve letrar tė Regjionit tė Blekinges nė Suedi.

    Klubi Letrar i Blekinges ėshtė klub letrar me traditė, sivjet ky klub ka kremtuar jubileun e 40-tė tė punės dhe veprimtarisė sė tij.

    Revista letrare “Groblad” nė numrin e fundit, nr. 3-2004, ka prezentuar nė faqet e saj dy poetė shqiptarė; poetin Rizah Sheqiri me poezinė ”Pa dashuri” - “Utan kärlek” dhe poetin Ferdinand Laholli me poezinė “Kundėr vetmisė”- “Mot ensamheten” tė pėrkthyer nė suedisht nga R. Sheqiri. Kėto poezi janė botuar paralelisht nė gjuhėn shqipe dhe nė atė suedeze, qė ėshtė njė nder i madh qė u bėhet autorėve, poezisė sė tyre, po edhe poezisė dhe gjuhės shqipe nė pėrgjithėsi.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #50
    Pėr herė tė parė Ēmimi "Kosovė-Rexha Bala" iu nda poetit e shkrimtarit Rizah Sheqiri, shpėrblimi i parė pėr poezi iu dha poetit e pėrkthyesit suedez Ullmar Qvickut, promovimi i librit tė tė cilit u bė mė 21 nėntor nė Trelleborg.

    Ditėn e shtunė (mė 20 nėntor 2004) nė vigjilie tė Festave tė nėntorit, nė Malmö tė Suedisė u mbajt Festivali i katėrt i Poezisė dhe Muzikės Shqiptare. Nė kėtė festival me punimet e tyre garuan dhjetėra krijues nga Suedia e nga Norvegjia. Nė mesin e tyre edhe krijues suedez.
    Pėr herė tė parė nė kėtė festival u nda Ēmimi "Kosovė-Rexha Bala". Ky ēmim i kėtij festivali sivjet iu nda Rizah Sheqirit, poetit dhe shkrimtarit tonė mė tė frytshėm nė Skandinavi dhe mė gjėrė.

    Si rėndom, juria nė pėrbėrje Atdhe Gashi, Ahmet Bella e Hajdin Abazi, i ndau tri shpėrblimet pėr poezitė mė tė mira tė mbrėmjes dhe shpėrblimi i parė me kėtė rast iu nda poetit e pėrkthyesit suedez Ullmar Qvickut. Nė kėtė manifestim e nderoi me pjesėmarrjen ee tij edhe Ambasadori i Shqipėrisė nė Suedi z. Shaban Murati.

    Njė ditė mė vonė u organizua edhe njė aktivitet tjetėr letrar e kulturor dhe pikėrisht nė qendėr tė vėmendjes ishte miku i madh i shqiptarėve -Ullmar Qvick.
    Ditėn e diel, mė 21 nėntor nė Trelleborg u bė promovimi i librit tė Ullmar Qvick-ut "Mera hjältemod än vete, Mė shumė heroizėm se sa grurė". Siē dihet ky libėr ka zgjuar vėmendje tė dukshme ndėr lexues, dhe kjo u pa edhe nga recensionet dhe shkrimet kritike tė shumė pjesėmarrėsve tė cilėt gjatė promovimit u paraqitėn me fjalėn e tyre rreth kėtij libri qė u ēmua si njė libėr i rėndėsisė sė veēantė pėr shqiptarėt./a.u.

    Me kete rast dua te uroj zotin Ullmar, qe eshte edhe anetar i ketij forumi, per ēmimin dhe punen e madhe qe ben per njohjen e kultures shqiptare ne Suedi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #51
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Balkanweb:

    Ministria e Kultures ka ndare sot cmimet "Penda e Arte", "Penda e Argjendte" ne fushen e letersise shqipe, ne proze, poezi dhe perkthim. Sipas News24, cmimin "Penda e Arte" ose sic njihet ndryshe cmimi i karrieres per gjithe krijimtarine e ka marre shkrimtari Fatos Kongoli, ndersa ne proze, cmimi "Penda e Argjendte' i eshte dhene shkrimtarit Zyhdi Morava per romanin e tij "E vecanta e nje dashurie". Cmime jane ndare dhe ne lemin e poezise ku poeti Sokol Zekaj, me librin e tij "Vera fantastike" ka marre cmimin "Penda e Argjendte". Ndersa ne fushen e perkthimit ka fituar cmimin "Penda e Argjendte" Ilir Azizi me perkthimin e librit nga anglishtja ne shqip te Xhejms Xhojsit, "Uliksi", botuar nga shtepia botuese "Zenit". "Penda e Argjendte" per perkthimin nga gjuha shqipe ne gjuhe te huaj iu dha perkthyesit dhe albanologut Robert Elsie, per veprat e autoreve te ndryshem shqiptare te perkthyer ne gjuhen angleze. Cmimi "Penda e argjendte" per letersine per femije iu dha shkrimtarit Stavri Pone per librin "Kokashta". Cmimi "Penda e Argjendte" per librin me te mire me studime iu dha studiuesit Alfred Uci per vepren "Pese te medhenjte e letersise shqipe ne optiken e nje rileximi" veper e botuar se fundmi edh ne Shkup. Fatos Kongoli eshte shkrimtari i dyte i gjalle qe e merr cmimin "Penda e Arte", pas Ismail Kadarese. Ky eshte nje cmim karriere qe iu eshte dhene zakonisht shkrimtareve qe nuk jane gjalle per kontributin e tyre ne letersine shqipe. Vlera e cmimit "Penda e argjendte" per prozen eshte 200 mije leke te reja, cmimet per poezine, studimin, perkthimin nga shqipja ne gjuhe te huaj dhe anasjelltas kane vleren nga 150 mije leke te reja, ndersa cmimi i letersise per femije 100 mije leke te reja
    wrong verb

  12. #52
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    korrieri:

    Federata Nderkombetare e liderve te rinj i ka akorduar publicistit dhe shkrimtarit Aurel Plasari, cmimin "Best Practis", per menaxhimin e mire te Bibliotekes Kombetare. Ne kete federate jane anetare 103 vende te botes dhe per kete vit, cmimi i eshte dhene shqiptarit Plasari, i cili e ka terhequr ate dje ne nje ceremoni zyrtare te mbajtur ne "American Corner". Cmimi pervec vleres morale ka dhe nje vlere materiale prej gati 1800 eurosh. Ky eshte nje vleresim i madh per drejtorin e nje Bibloteke, pavaresisht nga statusi i tij ne boten e letrave, per me teper kur cmimi merret per menaxhimin qe i ka bere nje institucioni te rendesishem, sic eshte Biblioteka Kombetare.
    wrong verb

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga D D
    korrieri:

    Federata Nderkombetare e liderve te rinj i ka akorduar publicistit dhe shkrimtarit Aurel Plasari, cmimin "Best Practis", per menaxhimin e mire te Bibliotekes Kombetare. Ne kete federate jane anetare 103 vende te botes dhe per kete vit, cmimi i eshte dhene shqiptarit Plasari, i cili e ka terhequr ate dje ne nje ceremoni zyrtare te mbajtur ne "American Corner". Cmimi pervec vleres morale ka dhe nje vlere materiale prej gati 1800 eurosh. Ky eshte nje vleresim i madh per drejtorin e nje Bibloteke, pavaresisht nga statusi i tij ne boten e letrave, per me teper kur cmimi merret per menaxhimin qe i ka bere nje institucioni te rendesishem, sic eshte Biblioteka Kombetare.
    Nuk e di si eshte gjendja e Bibliotekes Kombetare tani por para nja dy vitesh ka qene per turp.
    Une para ca kohesh vajta ne Shqiperi dhe desha te antaresohem.
    Duhet te jesh nga Tirana me tha nje nga to punojset. Shko tek biblioteka e qytetit tend. Se pse i thone biblioteke kobetare nuk e morra vesh.
    Gjithsesi uroj qe te jete permiresu.

  14. #54
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Botuesi Tafa: Festa e librit, u shkatėrrua


    Elsa Demo
    Dėshton seria e tė parės kolanė tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare, “Evropa-Atdheu i pėrbashkėt”. Iniciativa e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė e Sporteve pėr sponsorizim me bursa, tė 10 autorėve “tė rinj” deri nė moshėn 40 vjeē, pati njė fund qė nuk e meritonte. Shtėpia botuese “Ombra GVG”, e zgjedhur pėr zbatimin e projektit, botimin e 10 autorėve shqiptarė, qė mendohej tė mbyllej nė dhjetor, ėshtė tėrhequr nė mes tė procesit tė botimit tė 10 veprave, dhe ka kthyer mbrapsht tė gjitha dorėshkrimet. Presidenti i kėsaj shtėpie botuese, Gėzim Tafa, e ka bėrė kėtė akt dy ditė mė parė, pasi ėshtė akuzuar nė njė tė pėrditshme nga njė prej autorėve fitues, Virion Graēit, se nė “mėnyrė ilegale” ka nisur procesin e botimit tė dorėshkrimeve qė i “ka marrė privatisht nė arkivėn e Ministrisė sė Kulturės”. Tafa sqaron situatėn dhe arsyet qė e ēuan tė marrė kėtė vendim, heqjen dorė nga pėrmbushja e iniciativės sė parė tė Ministrisė sė Kulturės, edhe pse kjo e fundit ende nuk e kishte ēliruar fondin prej 1 milion lekėsh tė rinj pėr botimin e veprave. Mesohet se pas kėsaj ngjarjeje tė rėndė pėr letrat shqipe dhe marrėdhėniet me dikasterin e Kulturės, tė ketė dhėnė dorėheqjen (e kėrkuar) edhe drejtori i Drejtorisė sė Librit pranė MKRS-sė, Stefan Ēapaliku.
    Dje, kryesia e Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, i ka kėrkuar nė njė letėr tė hapur ministrit tė Kulturės, Blendi Klosi, qė shkrimtari Graēi, tė kthejė honorarin prej 160 mijė lekėsh qė ka marrė nga ky konkurs, si dėmshpėrblim i dėshtimit tė kolanės dhe pėr fyerjen publike qė i ėshtė bėrė botuesit Gėzim Tafa.

    Projekti
    7 qershor, shpallja e fituesve

    Fituesit
    Romani: Agron Tufa, Virion Graēi, Mimoza Hysa, Shpėtim Kelmendi
    Tregimi: Arian Leka, Eris Rusi, Luljeta Lleshanaku, Azem Qazimi
    Drama: Albri Brahusha dhe Armand Bora

    Juria
    Fatos Kongoli, Aurel Plasari, Edmond Tupja, Ylljet Aliēka, Gentjan Ēoēoli.

    Bursa
    160 mijė lekė tė reja pėr ēdo autor

    Shtator
    Dorėzimi i veprave tė pėrfunduara

    Nėntor
    Shpallja e shtėpisė botuese fituese

    Dhjetor
    Procesi i botimi dhe hedhja nė qarkullim e serisė

    Financimi
    1 milionė lekė, shumė qė MKRS, veē bursave, do tė jepte pėr botimin


    Intervista
    Mėsuam se Shtėpia e Librit OMBRA GVG, ėshtė tėrhequr nga projekti i MKRS pėr botimin e kolanės me 10 autorė tė rinj shqiptarė. Pse?
    Nėse ngjarjet lihen nė rrjedhėn e tyre normale, nuk besoj se shqetėsohet kush pėr to. Nėse kjo ngjarje do tė ishte produkt kulturor pozitiv, me siguri biseda do tė ndėrtohej ndryshe. Por a ka marrė vendimin e duhur dhe nė kohėn e duhur botuesi i kėsaj serie, nė qetėsi apostolike, them PO. Sepse etika profesionale dhe vetėdija artistike nuk e lejon tė ecė mė tej kur konstaton se ėshtė nė drejtim tė gabuar. Rrugėtimi i kėsaj serie ka nisur me shumė vėshtirėsi, me paragjykim dhe tendencė negative nga autorė qė mbajnė nė kokė kurorėn e fituesit tė kėtij konkursi e qė shijen e honorarit tė pėrfituar e kanė harruar me kohė edhe pse kanė gėnjyer nė fazėn e pėrmbyllėse tė kėtij konkursi. Kanė dorėzuar vepra tė papėrfunduara.
    Hapi i dytė i botimit tė vlerave tė tyre letrare, nuk mund tė vazhdonte mė tej, sepse pranimi i kushteve ultimative, tė njėanshme, njė pjesė e kushteve tė deklaruara edhe nė njė media ku ata marrin rrogėn, do tė pėrbėnte FAJ pėr botimet e Shtėpisė sė Librit OMBRA GVG. Shpifjet dhe abuzimi me seriozitetin qė nisi realizimi i kėsaj serie nga ne, ekstremiteti i sulmeve, abuzimi me hapėsirėn qė tė jep prona (media) jote private totalisht e ēoroditur dhe mosnjohja e asnjė etike gazetareske, kanė cėnuar me qėllim autoritetin dhe fyer publikisht personin tim.
    Shpjegimet pėr tėrheqjen pėrfundimtare nga kjo seri pėr tė mos u rikthyer me ēfarėdo zgjidhje tė propozuar, janė konkretizuar me dorėzimin e disketave pranė institucionit nga janė marrė, pra nė Drejtorinė e Librit pranė MKRS.

    Cilat janė arsyet qė u vonua botimi i autorėve tė projektit “Evropa, Atdheu ynė i pėrbashkėt”?
    Atėherė kur diēka nuk shkon, kur diēka ngec, njė njeri normal duhet tė shohė sė pari nga vetja, dhe t’i bėjė pyetjen: Pse kėshtu? Nė gjendje dualiteti, nė mė tė shumtėn e rasteve, si zgjidhja mė e pėrkryer gjendet largimi i fajit nga vetja. A mund tė jetė Shtėpia e Librit OMBRA GVG pjesė e vonesės sė kėtij projekti dhe a duhet ta ndiejė sadopak peshėn e fajit pėr njė fakt tė tillė? Absolutisht jo. Por realisht ēfarė ka ndodhur. Unė nuk mund tė tregoj nė detaje se deri ku mund tė shkojė mashtrimi, pabesia, dhe qėllimi i dy autorėve fitues.
    Pretendimit se veprat nga Shtėpia e Librit OMBRA GVG do tė dilnin nė qarkullim me difekte serioze tė korrekturės, mė duhet t’i pėrgjigjem se kjo shtėpi botuese e ka infrastrukturėn e domosdoshme dhe i njeh mirė etapat e bėrjes sė librit. Zemėrimi i tyre “i drejtė” (A.Tufės dhe V.Graēit), motivohet nga njė botim i kėsaj shtėpie botuese, e cila ka hedhur nė qarkullim, njė antologji tė prozės nė tė cilėn janė pėrfshirė edhe kėta dy shkrimtarė me shprehjen e dėshirės sė tyre. Por me vonesė jam i detyruar tė sqaroj se gabimet ortografike, janė bashkėshoqėruese e gjithė procesit tė njė botimi. Nė rastin konkret ky gabim ėshtė i bartur nga vetė materiali autentik i dorėzuar prej tyre. E njėjta skemė ėshtė pėrdorur edhe nė rastin e kėsaj serie. Kėta dy autorė kanė dorėzuar disketa me difekte tė rėnda. Pra, kjo ishte gracka. Qė ky botim tė kishte njė fund serioz, nė afatet e caktuara tė shpallura nga Ministria e Kulturės, dy miqtė duhej t’i kishin dhėnė fund me kohė qėllimit keqdashės. Sepse vetėm ju mund tė kuptoni (dhe vetėm kjo ėshtė e vėrteta) se cilin roman tė Agron Tufės duhet tė pėrcillte nė shtyp OMBRA GVG:
    Romanin (disketėn) e marrė nga Drejtoria e Librit pranė MKRS
    Romanin qė ky shkrimtar ka dėrguar nė adresėn e e mail-it tė OMBRA GVG, apo
    Romanin qė Gėzim Tafa ka marrė nė dorė nga ky shkrimtar.
    Nėse nuk mėrziteni lexojeni edhe mė poshtė:
    Cilin nga romanet e Virion Graēit duhet tė dorėzonte nė shtyp Shtėpia e Librit OMBRA GVG:
    Romanin (disketėn) e marrė nga Drejtoria e Librit pranė MKRS me titull “Zonja pa emėr”, apo
    Romanin e Virion Graēit qė ia kishtė lėnė amanet mikut tė tij Agron Tufa “Zonja pa kapele”.
    Ēdo koment i juaji mbi kėtė fakt plotėson edhe optikėn e saktė mbi kėtė ngjarje, veēse pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė pohoj se (pa i cėnuar aspak emrat e tyre) shkrimtarja Luljeta Lleshanaku ende nuk e ka dorėzuar veprėn. Shkrimtari Arjan Leka e ka dorėzuar nė dt. 27 janar 2004.
    Pėr aq kohė sa dy aktorėt kryesorė tė ngjarjes kanė pozicionet e tyre nė kėtė histori mua mė duhet tė pohoj se tė pranosh fajin nuk ėshtė turp. Por tė pranosh fajet qė nuk i ke bėrė, krijon mundėsi qė ai tė endet rrugėve i veshur me mantelin e forcės apo tė dhunojė tė tjerėt mediatikisht pa iu dridhur duart.
    Faji i vetėm i Shtėpisė sė Librit nė vonesėn e botimit tė kėsaj serie ėshtė se ka pritur gjatė duke respektuar ndjenjėn, pse jo, edhe tekat e kėtyre dy shkrimtarėve. Duke mos qenė tė bindur pėr nivelin e veprės sė tyre ėshtė shkaktuar kjo vonesė.

    Pėrse u zgjodh Shtėpia e Librit OMBRA GVG pėr botimin e kėsaj serie?
    Ashtu si shumė botues tė tjerė, edhe Shtėpia e Librit OMBRA GVG ėshtė njė emėr qė ka pėrcaktuar tipologjinė, identitetin artistik, pavarėsinė e saj letrare. Kėto elementė i kanė krijuar mundėsi qė gjatė kėsaj kohe tė vendosė raporte serioze dhe tė jetė partner i besueshėm i lexuesit. Meqenėse ėshtė shtėpi botuese me tendencė bashkėkohore, meqė nxit botimin e njė letėrsie e cila ecėn krahas letėrsisė bashkėkohore, qė nė pikėnisjen e veprimtarisė, MKRS ndieu se mund tė ishte “partner” pėr kėrkesat e kėtij konkursi.
    Kemi paraqitur njė projekt tė detajuar pranė MKRS dhe kemi ndjekur procedurat dhe rregullat ligjore pėr botimin e kėsaj kolane. Brenda projektit kishim pėrfshirė edhe performancėn pėr prezantimin e saj. Ne do tė ishim bashkėfinancues tė kėsaj serie. Tashmė koncepti ynė ėshtė tėrhequr dhe nė sipėrfaqe janė vizatuar marrėdhėnie meskine, aspak artistike, amorale, pse jo edhe tė kėqija.
    Pėr kėtė projekt kishin shprehur interesat e tyre edhe botues tė tjerė, pavarėsisht se kontaktet me titullarėt e MKRS-sė qė Shtėpia e Librit OMBRA GVG ta zbatonte, kanė nisur gjatė ditėve tė Panairit tė 7 tė Librit, nė nėntor 2004. Ne aplikuam, vendimmarrja ishte e institucionit.
    Tani, gjithēka mbetet si ide pozitive, pėr t’u realizuar nė njė projekt tė mėvonshėm privat, por jo mė nė botimin e kolanės “Europa, Atdheu ynė i pėrbashkėt”.

    Zoti Tafa, kėto ditė jeni akuzuar nė media nga njė prej autorėve fitues, shkrimtarit Virion Graēi se keni marrė pa leje dorėshkrimin e tij nė “sirtaret e MKRS-sė” dhe pėr kėtė nuk i keni dhėnė shpjegim. Si ėshtė e vėrteta?
    E vėrteta ėshtė e thjeshtė. E vėrtetė ėshtė se unė nuk jam sulmuar nė media, unė jam sulmuar jashtė ēdo etike morale e njerėzore nga gazeta “TemA”. Unė jam sulmuar paturpėsisht, poshtėrsisht, nga shkrimtari i ri i botuar rregullisht prej 12 vjetėsh nė vend tė tij, por edhe nė vendet me tradita tė mėdha kulturore si Francė, Greqi, Gjermani ku pėrfaqėsohet si romancier.
    Ky shkrimtar i ri dhe i shquar quhet Virion Graēi.
    E vėrtetė ėshtė se nuk jam sulmuar vetėm pėr dorėshkrimin e tij si thoni ju, por jam cilėsuar hajdut, dhe se kam falsifikuar deklaratat e tij. Ka edhe njė tė vėrtetė tjetėr, qė unė i kam shkruar njė mesazh tė cilin ai e ka transformuar nė atė gazetė. E pra, ai gėnjen, mashtron, sepse nuk thotė shumė, por nuk thotė vetėm tė “VĖRTETĖN”. Ai ka mashtruar ata pak lexues tė “media enter” se i kanė shpėrfillur me qėllim veprėn.
    Jam munduar tė sqaroj nė njė gazetė tė spektrit tė djathtė, dy ditė mė pas, vendndodhjen time nė kėtė histori, ku jam munduar tė pozicionohem me bindje nga kjo farsė, sepse kam bėrė tėrheqjen zyrtare dhe dorėzimin e 10 materialeve elektronike (disketa), ku nė brendėsi gjenden 10 vepra. Nuk po vazhdoj me pėrgjigjen me vjedhje dorėshkrimesh e histori tė tjera ordinere. Kjo ėshtė pėrgjigje qė e ka marrė.
    Por, pse nė mėnyrė hipokrite dhe aspak tė denjė, e tė qėllimshme, ky person shkruan e nuk thotė se:
    Dhjetė minuta pas bisedės me Agron Tufėn e kam kėrcėnuar Gėzim Tafėn dhe e kam akuzuar edhe si falsifikator tė deklaratave tė tij...
    Pse kėtė fakt e fsheh edhe nė kėrcėnimin e dytė tė botuar po nė tė njėjtėn gazetė?
    Kėtu nis TURPI. Tė thuash tė vėrtetėn duhet guxim. Kėtij shkrimtari i mungon pikėrisht kjo. Ndiej keqardhje pėr ata qė po i lexojnė kėto radhė. Tė mė ndjejnė.

    Ju i jeni drejtuar me njė letėr tė hapur edhe kreut tė PD-sė menjėherė pas kėsaj ngjarjeje. Ē’ju shtyu pėr kėtė?
    Gabimisht kur nuk kemi argument, humbasim logjikėn e biem nė prehrin e fajit. Nė raste tė tilla, nevojiten kėshilltarė. Ata kontrollojnė emocionet, por edhe pėrgjegjshmėrinė e veprimeve tė tua. Kjo histori ėshtė e turpshme, makiaveliste dhe pėrsosshmėrisht e keqe, kėshtu e kam cilėsuar. Jam i bindur qė zoti Berisha nuk ka asnjė lidhje me kėtė histori. Libri ka institucionet e tij. Pavarėsisht ngjyrimeve politike, tė gjithė duhet tė jemi pjesė e pėrgjegjshme nė zbatimin e ligjeve. Edhe shtypi e ka njė ligj.
    Unė nuk i jam drejtuar Berishės tė rregulloj marėdhėniet e mia me Ministrinė e Kulturės.
    Unė jam qytetar i kėtij vendi tė cilit i janė cėnuar qėllimshėm jo vetėm dinjiteti personal, por, mbi tė gjitha, ėshtė pėrbaltur figura e nėnės. I jam drejtuar se janė pėrdhunuar mediatikisht edhe shoqet e saj. I jam drejtuar se “TemA” spekullon me emrin e tij, se e ka atė engjėllin mbrojtės. I jam drejtuar se nėse nėna ime nuk ka asnjė lidhje me botimet e Shtėpisė sė Librit OMBRA GVG, anėtarėt e Orientimit tė Politikave qė na i paraqiti nė “Ditėt e shpresės” e qė janė prodhues tė kulturologjisė, janė shumė pranė tij. E nėse vizioni i tyre nesėr do jetė realiteti i ardhshėm kulturor, pse s’duhet tė kem kurajon e ti them:
    -Kujdes, se kėta njerėz ju gėnjejnė, kujdes se mund t’ju ndodhė edhe Ju njė ngjarje e tillė e shkrimi i lexuar prej tyre nuk do tė redaktohet. Sepse ky ėshtė kodi i etikės profesionale dhe i marrėdhėnieve me miqtė. Gjithēka qė thuhet, shkruhet dhe, gjithēka qė shkruhet, botohet.
    Fundja duhet tė parandalojmė njė rrezik tė tillė, sepse edhe nėse nuk ėshtė fenomen, por edhe nėse nuk ka agjė tė saktė, tė jemi nė pritje se mund tė ndodhė. Unė besoj te pėrgjegjshmėria e shkrimtarit anėtar i KOP-it, unė besoj edhe te vizioni i qartė i shkrimtarit qė ka shkruar pėr mua. E pra kjo ėshtė lidhja. Nėse Berisha mendon se kjo kategori shkrimtari duhet tė jetė pjesė e Orientimit tė Politikės, mė duhet t’i kujtoj se duhet tė jetė i kujdesshėm, se po rikthen edhe njė herė kohėn e shkrimtarit vegėl... Largqoftė... Nėse do kthehen nė fenomen, do ndjehemi tė gjithė tė kėrcėnuar.
    Ngjarja ime e trishtė, ngjarja ime e turpshme i ngjan njė farse qė herė pas here shfaqet e sipas kontributeve nė destruktivitet, shpėrblehen edhe postet.
    Nė rastin konkret festa e afėrt e librit, u destrukturua, u prish dhe nuk e di sa ngrohtė do ndihen shkrimtarėt kur kolana e tyre tė realizohet e akti i parafundit tė saj ėshtė kjo histori, aktorėt e sė cilės nesė do marrin bagetėn e kulturės.
    wrong verb

  15. #55
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Pėr fyerjen publike ndaj botuesit tė “OMBRA GVG”
    Zotit Blendi KLOSI
    Ministėr i Kulturės, Rinisė e Sporteve

    Pėr dijeni: Dekanatit tė Universitetit “Eqerem Ēabej”
    GJIROKASTĖR

    I nderuari zoti Ministėr,
    Shoqata e Botuesve Shqiptarė ka ndjekur me shqetėsim kėto ditė sulmet e bėra nga shkrimtari i ri Virion Graēi, nė gazetėn “TemA”, kundėr kolegut dhe anėtarit aktiv tė Shoqatės sonė Gėzim Tafa, president i Shtėpisė sė Librit OMBRA GVG. Me keqardhje vėrejmė se ėshtė tejkaluar kodi i etikės sė shtypit dhe janė shkelur nė mėnyrėn mė flagrante tė gjitha rregullat dhe kodet e etikės njerėzore.
    Prandaj:
    - Duke qenė tė bindur se sulmet ndaj kolegut tonė tejkalojnė ēdo princip moral e profesional,
    - duke qenė se kėto janė sulme qė tejkalojnė marrėdhėniet dhe detyrimet reciproke autor – botues dhe janė prekur edhe persona tė tjerė familjarė qė nuk kanė lidhje me aktivitetin e kolegut tonė,
    - duke qenė se nė mėnyrėn mė tė pashembullt dhe aspak njerėzore janė cėnuar marrėdhėniet dhe dinjiteti i nėnės sė kolegut tone nė njė shkrim tė Virion Graēit nė gazetėn “TemA”,
    - duke qenė se ėshtė prekur simboli dhe shenjtėria e ēdo qenie frymore, nėnės,
    ne denoncojmė fuqimisht dhe dėnojmė njėzėri sjelljen prej huligani dhe interesash tė vogla tė krijuesit Virion Graēi, i cili, pėr fatin e keq, ėshtė dhe mėsimdhėnės nė Universitetin “Eqerem Ēabej” tė Gjirokastrės.
    Pėr fyerjet e rėnda publike qė ky person, i quajtur shkrimtar, i ka bėrė botuesit tė njohur Gėzim Tafa dhe nėnės sė tij (e cila prej disa muajsh po lėngon nė dilemėn e dhimbshme midis jetės dhe vdekjes), Shoqata e Botuesve Shqiptarė ju drejtohet publikisht Juve me ketė letėr tė hapur dhe Ju kėrkon, si Ministėr i Kulturės Rinisė dhe Sporteve dhe si financuesi i njė vepre me vlera tė mėdha financiare ndaj veprės sė kėtij personi, qė:
    - Shkrimtari Virion Graēi tė mos pėrfshihet nė kolanėn e botimeve tė konkursit “Europa Atdheu ynė i pėrbashkėt”;
    - Pėr shpifjet e bėra dhe shpėrfilljen e qėllimtė ndaj Institucionit tuaj, por edhe ndaj vlerės financiare qė ai e ka denoncuar me pėrbuzje, tė kthejė honorarin pranė administratės tuaj.
    - Ky financim t’i jepet njė shkrimtari tjetėr serioz dhe me vlera pėr emrin e tė cilit letėrsia jonė do tė kishte seriozisht nevojė.
    Me mendimin mė tė mirė pėr Ju dhe punėn e institucionit tuaj,

    KRYESIA E SHOQATĖS SĖ BOTUESVE SHQIPTARĖ
    Tiranė mė 31 Janar 2005
    wrong verb

  16. #56
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Siamezė apo Kainė nė letėrsi


    Virion Graēi
    Pas shkrimeve tė pėrsėritura dhe dezinformimeve sistematike ndaj meje rikujtoj se kam botuar: “San Valentino” 1993, romanet “Tė ēmendur nė parajsė” 1995, “Shpata e ndryshkur” 1999, “Babai nė shi” 1999, “Bijtė e zotit majmun” 2000. Sė shpejti del romani im mė i fundit “Kėmbėt e gjarprit”. Nė moshėn 26 vjeē botohem nė Francė ku kam njė kontratė tė pėrhershme pune e botimi si dhe nė Greqi. Kam nė shqyrtim kėrkesa nga botues gjermanė, ndėrkohė libri im i quajtur paēavure nga botuesi Gėzim Tafa po pėrkthehet dhe, mė parė se nė Shqipėri, me sa duket do qarkullojė nė Francė. Pas njė ballafaqimi aspak tė kėndshėm me botuesin Tafa, me dashakeqėsi e dėshpėrim, vihet theksi te njė epitet qė unė rrėmbimthi kam pėrdorur nė adresė tė tij - epitet me shumė ngarkesa kuptimore. Epiteti ėshtė pėrdorur pas njė mesazhi qė botuesi mė dėrgoi duke denigruar nė mėnyrė satanike mua, veprėn time letrare si dhe letrarėt e brezit tim. Theksoj se ky ishte mėkati fillestar i tij qė solli dhe reagimin tim...Ky mėkat i zotit Tafa lihet nė heshtje jo rastėsisht, nga kolegėt e tij tė Shoqatės sė Botuesve duke nxjerrė qėllimisht nė plan tė parė vetėmbrojtjen time dhe njė epitet qė ka prekur e lėnduar Gėzim Tafėn dhe familjarėt e tij tė cilėve 1000 herė u kėrkoj ndjesė. 1000 herė i kėrkoj ndjesė edhe nėnės sė Gėzim Tafės, por nuk mund t’u kėrkoj ndjesė atyre qė tė parėt mė sulmuan, duke mė fyer pabesisht atė qė e kam po aq tė shenjtė - nderin tim, emrin tim, punėn time. E pėrsėris se nė jetėn time nga fėmijėria e deri sot nuk kam sharė askėnd banalshėm. Nė kėtė rast kam pėrdorur njė epitet - i sulmuar si u ndodha, nuk mė shkoi mendja te shumėsia e kuptimeve tė mundshme qė po stėrpėrdoren pėr tė siguruar epėrsi morale ndaj meje. Eshtė pėr tė ardhur keq, vėrtet, kaq argumenta paskan.
    Edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarė nė mėnyrė afektive dhe solemne solidarizohet me botuesin, duke kėrkuar madje ndihmėn e makinės shtetėrore pėr tė shtypur mua, pseudoshkrimtarin e periferisė, e pėr mė keq duke mė etiketuar... pėr tė mos ngelur mbrapa Gėzim Tafės. Ju kujtoj zotėrinjve botues se i ftuar personalisht nė takime ndėrkombėtare kam pėrfaqėsuar me dinjitet vetveten, e pėr rrjedhim edhe letėrsinė shqipe nė Paris, Athinė, Sarajevė, Bruksel, Sofje: nė dy raste kam pasur nė krah edhe kolegė tė nderuar si F.Kongoli, B.Mustafaj, B.Shehu, M.Velo. Para se tė kėrkonit ndihmėn e makinerisė shtetėrore kundėr meje zotėrinj botues, pėrse nuk e qortuat sadopak kolegun tuaj Tafa, i cili nė kontaktin e parė me njė shkrimtar prezantohet me kredon -ēdo mėngjes, para se tė shkoj nė punė, dh… mbi librat e tu dhe tė shokėve tė tu. Ky ėshtė Gėzimi qė ju mbroni nėn njė maskė sentimentale, sikur gjoja unė i kam sulmuar familjen. Jo kaq tė njėanshėm zotėrinj botues - aq mė tepėr kur nė konfidencė shprehni tė tjera parime e nė publik me dilni tjetėr soj.
    Nuk shkruaj pėr para zotėrinj botues, nuk jetoj me sponsorizime dhe pėr sponsorizime. Nuk jam si shumica juaj as sot, as kurrė. Me pjesėmarrjen nė projekt, doja qė pėr herė tė parė ta ndieja veten shkrimtar me atdhe dhe nė atdheun tim - kėnaqėsi qė ju s’ma keni dhėnė kurrė, por qė MKRS me sakrificė e bujari gati po e bėnte realitet. E kjo ėndėrr mbaroi tashmė. E gjithė situata bllokuese dhe diskretituese rreth nesh, nuk ndodhi prej Virion Graēit, as prej intrigave tė tij, as prej skemave tė tij makiavelike. Gjithė ky reaksion zinxhir keqkuptimesh dhe sulmesh - shokuese pėr mua - lindi dhe ushqehet nga kriza e komunikimit normal autor-botues. Jam vetėm me punėn time e kjo mė bėn krenar. E duam apo jo njėri-tjetrin, lidhemi me njėri-tjetrin me vullnet apo me ndėrmjetėsi duhet ta dini zotėrinj botues se pa shkrimtarė nuk ka botues, - nga ana ime i pohoj vetes ēdo ditė se pa botues nuk mund tė ketė autorė. Autorė-Botues jemi si vėllezėrit siamezė, kemi lindur dhe do vdesim njėkohėsisht sė bashku. Nėse vazhdoni tė silleni kėshtu, nė rrugėn tonė stacioni mė i afėrt do jetė ai ku Kaini vrau vėllain e tij Abelin.
    Tė nderuar botues tė vendit tim, nė rast se vazhdoni kėshtu unė do pėlqej tė jem Abeli.
    Pėr tė fundit herė qė flet me ju, Virion Graēi. E mėrkurė, 2 shkurt, Gjirokastėr
    wrong verb

  17. #57
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Njė Ēiēikov i ri...


    Agron Tufa
    Shkas pėr kėtė shkrim janė sulmet e njėpasnjėshme e denigruese qė ish-piktori, njėkohėsisht botuesi i “Ombra GVG” ka botuar nė disa gazeta tė pėrditshme. Duke zbuluar padashje se ėshtė njė adhuruesi juaj i fshehtė z.Nano, ky botues i ka drejtuar Kryetarit tė Partisė Demokratike z. Sali Berisha njė letėr tė hapur. Deri kėtu s’ka asgjė tė keqe: letra – tė hapura apo tė mbyllura, pusulla, mesazhe elektronike apo nė SMS, letra anonime apo fletėrrufe mund tė shkruajė kush nuk pėrton. Por fletėrrufetė e vazhdueshme dhe epistolaret qė mė denoncojnė mua personalisht tek z. Berisha e qė janė shkruar pikėrisht nga ky adhuruesi juaj i fshehtė i z. Nano, bėhen nga njė partner i zgjedhur nga MKRS dhe ka nė kėto fletėrrufe plot shpifje e poshtėrime ndaj meje, shkrimtarėve tė brezit tim dhe tė shoqėrisė mediatike “Media Enter”. Pikėrisht kėtė “homo sapiens” ne, 10 shkrimtarė fitues nė konkursin e MKRS-sė “Europa – Atdheu ynė i pėrbashkėt”, e kemi besuar institucionalisht si partnerin e Ministrisė sė Kulturės, si botuesin tonė.
    E ēuditshme ėshtė se nė tė gjitha fletėrrufetė dhe histerinė e tij, ky ish-piktor na sulmon politikisht dhe se ēdo fjalė e ka kryefund shpifje, denigrim, as edhe njė fjalė tė vėrtetė. Nė tė gjitha fletėrrufetė e tij tė shkruara kolektivisht me miqtė letrorė dhe Drejtorin e Drejtorisė sė Librit tė MKRS-sė, botuar respektivisht tek gazetat “55”, “Panorama”, “Shekulli”, ky partner qė pretendonte tė ishte botuesi ynė, jo vetėm nuk kėrkon aspak ndjesė, por kalon nė fyerje personale ndaj meje, lėshon anatema dhe kėrcėnime konkrete, mundohet tė dėmtojė imazhin tim publik nėpėrmjet njė demonizimi pėrplot fantazi makabre. Prandaj dhe unė, pa vonesė, po jua paraqes, tė nderuar lexues, gjithė “virgjėrinė” dhe dallaveret e kėtij tipi duke synuar tė ftillojmė lėmshin qė ka ngatėrruar sė bashku me Drejtorin e Drejtorisė sė Librit nė MKRS.
    Si njė ndėr 10 fituesit e shpallur nga juria e MKRS-sė, edhe unė kam nėnshkruar njė kontratė tė hartuar nga z. Stefan Ēapaliku (ish-Drejtor i Drejtorisė sė Librit) mbi botimin e librave tanė. Njė nga dy pikat kryesore tė kontratės qė nėnshkruam, ėshtė: a) Ministria organizon mė datėn 15 tetor 2004 tenderin ku do tė shpallet botuesi i kėtyre 10 librave dhe b) Mė datėn 5 dhjetor bėhet prezantimi i librave. Meqenėse bėhet fjalė pėr kontratė tė nėnshkruar, a kam tė drejtė tė pyes: Pse nuk u organizua tenderi i parashikuar dhe pse iu dhanė librat pa tender, pikėrisht ish-piktorit Gėzim Tafa dhe njėkohėsisht mikut tė ngushtė tė Stefan Ēapalikut? A kam tė drejtė gjithashtu tė pyes: Pse nuk iu dhanė kėto libra pėr botim Shtėpisė Botuese “Naim Frashėri”, kur dihet qė kjo shtėpi botuese varet dhe ėshtė instrument i Ministrisė sė Kulturės? Pse kjo Ministri ia jep pa tender tė drejtėn e botimit “Ombra GVG”, kur dihet se kjo shtėpi botuese ka procese tė hapura gjyqėsore pėr vjedhje tė drejtash autori dhe nga ana tjetėr, shumė tituj i ka botuar pa tė drejta autori? Pėrse nuk shqetėsohet “Shoqata e Botuesve Shqiptarė” pėr shkeljen e kėtyre tė drejtave, por merret me ēikėrrima mikroskopi qė janė jashtė lenteve tė tyre? Kjo edhe njėherė tregon se institucionet tona dhe botuesit janė mė sė pari sekte tė fshehta dhe qė solidaritetin e shfaqin pėrballė njė shkrimtari tė botuar nga “Gallimard”-i dhe njė sėrė shtėpish botuese prestigjioze nė botė. Por, kjo s’ka tė bėjė personalisht me mua dhe me fyerjet qė marr nga njė anonim i masės sė murrme.
    Dhe fyerjet e tij e prekin personin tim nė kėto drejtime: a) si shkrimtar b) si drejtues i gazetės kulturologjike “Fjala” dhe c) si intelektual i angazhuar nė Komitetin e Orientimit tė Politikave pranė Partisė Demokratike.
    Megjithatė shkrimtarit Virion Graēi, i ra pėr hise pjesa mė e hidhur e komunikimit me botuesin-partner tė zgjedhur nga MKRS-ja. Qė nga data 27 dhjetor, Graēi u mundua tė lidhet me botuesin. Unė vetė jam munduar edhe mė parė. E kisha dėrguar romanin nga mė tė parėt (pėr tė qenė mė i saktė, i dyti) nė kohėn e duhur nė MKRS. Ishte fjala pėr variantin e korrektuar dhe kam qenė pėrsėri nga tė parėt qė ia nisa me postė elektronike (jo siē gėnjen Tafa) dhe, kur pashė se si na i kishte katandisur krijimet tona nė njė botim tė tij “Antologjia e prozės bashkėkohore” nuk i zura besė kėtij njeriu tė papėrgjegjshėm. Romani im qė nė dorėzim ka patur tė njėjtin titull dhe ka patur veēse korrektimin. Ai gėnjen kur thotė se ia kemi vonuar ne dorėzimin; ne hezitonim nė fillim t’ia ēonim librat tanė, se pamė me ēfarė cilėsie boton, pa korrektuar. Dhe se ē’do tė thotė pėr njė shkrimtar ta shohė veprėn e tij tė masakruar, kėtė s’ėshtė nė gjendje ta kuptojė njė ish-piktor i dėshtuar, sikundėrse e ka tė pamundur tė kuptojė se procesi krijues ėshtė i ndėrlikuar dhe shmanget shpesh nga ideja zanafillore. Aq mė tepėr, asnjė prej kolegėve tė mi shkrimtarė nuk ėshtė i detyruar t’i japė llogari njė njeriu qė jo vetėm nuk ka haber nga kjo anė, por ka qenė i thirrur tė bėjė punėn e hamallit: tė realizojė teknikisht botimin e librit (pa folur pėr kopertinat e tij me shije tė trashė, sikundėrse i llangos Gėzim Tafa. E pra, ky ėshtė partneri qė zgjodhi MKRS-ja dhe ky partner pasi kishte dėshmuar inkorrektesėn mė parė, tani na fshihej e bėhej i pakapshėm.
    Nuk dua tė pėrsėris kėtu gjithė historinė e tejzgjatur tė komunikimit tė tij halabak me Virion Graēin, as fyerjen e ulėt nė adresė tė tė gjithėve qė i dėrgonte ky me telefon. Vazhdimisht ky ish-piktor dhe e ka nxitur, ushqyer dhe melodramatizuar poshtėrsisht problemin, sidomos me ndihmėn e miqve tė tij tė tipit Ēapaliku dhe “Shoqatėn e botuesve shqiptarė”. Prandaj, unė po i pėrgjigjem shkurtimisht kėtij botuesi qė na la nė derė si botues, pra partnerit tė MKRS-sė, ngase drejtpėrdrejt i jam pėrgjigjur njėherė, nė tavolinė dhe mė ka kėrkuar dhe falje nė prani tė shkrimtarit Arian Leka. Dhe pėrgjigja ime ėshtė kjo:
    “Pasi hyre nė lojė pėrfitimi si botues, pandershmėrisht, pa tender, duke shfrytėzuar gatishmėrinė e mikut tėnd Drejtor tė Drejtorisė sė Librit, pasi ndėrtove njė mėnyrė fyese komunikimi me autorėt qė edhe i shaje me terma tė ulėt, edhe pranoje t’u botoje librat, pasi shkaktove ti, kryefund ti, gjithė atė tension, pasi mashtrove duke lėnė takim e mos dil, “jo sille disketėn, jo e kam futur librin nė shtyp”, pasi na fyeve kolektivisht me mesazhe e pasi na kėrkove falje, e pasi prapė na shave, pasi ngrite si flamur irritimi, pa pikė etike njė fyerje qė tė kanė bėrė dhe me tė cilėn s’kam asnjė lidhje, pasi kėtė fyerje qė s’duhet zėnė nė gojė e ngre si flamur tė sulmit politik mbi mua dhe pasi e dimė tashmė mirė edhe unė, edhe ti dhe tė gjithė tė tjerėt se ky sulm ėshtė porositur nga Lart dhe nga shokėt e tu salierė, atėherė bėje dhe njė gjė tė fundit: hiqe maskėn dhe mos vuaj duke mbetur adhurues i fshehtė i konjukturės mė tė cilėn bėn dallaveret e tua.
    Ti mė thua nė fletėrrufenė tėnde te “Panorama”, se unė gjoja qenkam zėnė me gjithė shkrimtarėt: atėherė mėsoje cilėt janė kėta “gjithė shkrimtarėt”: njė tufė ēiēikovėsh dhe sė fundi ti, njėsh me ta, ēiēikovi mė i ri. Ti shkruan nė “Panorama” se nė gazetėn time i bėj lavde vetes. Them se ke patur kohė tėrė kėto ditė, nė tė gjitha gazetat shqiptare dhe telekanalet – tė bindesh se lavdet nuk ia bėj unė vetes, por tė tjerėt mua. Ti shkruan se gjoja si intelektual i pėrfshirė nė KOP – u pėrfolkam korridoresh si Ministri i ardhshėm i Kulturės. Kėtu tradhton karakterin tėnd qė informacionet i merr prej korridoreve, pėsh-pėsheve dhe se ty me miqtė e tu, ju paska kapur paniku. S’ka rėndėsi kush do tė jetė Ministėr Kulture. E rėndėsishme ėshtė se Ai qė do tė vijė, do t’i shporrė modelet e ulėta qė latė ju. Dhe e fundit, nėse tė ka mbetur njė fije dinjiteti, mos pėrdor figurėn e shumė tė nderuarės nėnė pėr tė mė sulmuar politikisht, duke e ditur pėr bukuri qė s’kam pikė lidhjeje nė ato historitė e tua tė ekzagjeruara melodramatike, pavarėsisht se sa me qejf do ta kishe kėtė. Mos e pėrdor figurėn e nėnės pėr sulme tė diktuara politike, se me kėtė, ti vetė i fyen tė gjitha nėnat tona.
    Ky pra ėshtė botuesi-partner i zgjedhur nga MKRS-ja, botuesi qė u ra daulleve prej letre. Tani mund ta merrni sėrish, ju qė i diktuat fletrrufetė kundėr meje. Tashmė, pa maskė.
    wrong verb

  18. #58
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Paradokset e shekullit nė Selanik


    Dashnor Selimi
    Selanik-“Buzėqeshja ironike e njė shekulli” i Evis Qajės ėshtė prezantuar nė 28 janar, nė ambientet e Bibiliotekės Qendrore tė Bashkisė nė qytetin e Selanikut. Ky aktivitet u organizua me mbėshtetjen tė Konsullatės Shqiptare tė Selanikut dhe degės sė Klubit Drita. Nė kėtė diskutim letrar merrnin pjesė poetė, shkrimtarė, studiues, gazetarė grekė dhe shqiptarė, emigrantė. Fjalėn e hapjes e mbajti Konsulli i Pėrgjithshėm nė Selanik, Ilirian Zhupa i cili u shpreh se kėtė herė nuk do tė flitej pėr politikė, as pėr diplomaci, por pėr poezinė qė lidh kulturat e dy popujve. “Kėtu nė Selanik ėshtė njė grup krijuesish, tė cilėt duhet tė bashkėpunojnė dhe me krijuesit vendas. Nuk dua tė flas as si poet dhe as si politikan, por duke lexuar “Buzėqeshjen ironike tė njė Shekulli” tė Evis Qajės kemi tė bėjmė me njė fenomen, i cili nuk qėndron vetėm brenda territorit shqiptar, por dhe atij grek. Nė poezitė e kėtij libri do tė gjesh jo vetėm figurėn e emigrantit, por dhe tė femrės shqiptare si dhe realitetin nė tė cilin jetojmė”,- ka thėnė Zhupa.
    Aktori i njohur korēar, Sotiraq Bratko, i cili drejtonte kėtė aktivitet ka lexuar vargje nga poezitė e librit tė Qajės, dhe mė pas ia dha fjalėn redaktores, poetes greke Melita Toka Karahaliu e cila ka shkruar parathėnien e librit. “Evis Qaja ėshtė njė poete e re nė moshė, me njė dinamizėm tė fuqishėm. Libri i saj tė habit, tė preokupon, tė ngazėllen. Poezia e saj e ndjeshme dhe inteligjente njėkohėsisht, ka njė papėrmbajtshmėri tė brendshme, e cila shprehet me njė simbolizėm tė pjekur”,- ka komentuar Karahaliu. “Ajo pėrdor metaforat mes kornizash tė fuqishme, me stilin e vet, nė mėnyrė qė tė shprehė realitetin. Evis Qaja ka njė ndėrgjegje tė thellė historike pėrsa i takon origjinės njerėzore, dashuron njeriun, kėrkon fatin e vetėdijshėm tė tij pa qenė adhuruese e kėtij tė fundit. Akumulime ndjenjash, shpėrthimesh, dėshira qė arrijnė deri nė absurd duke tejkaluar disiplinėn e vargut-pasqyrojnė mėnyrėn e funksionimit tė shprehjes sė poetes. Paradoksalja mbizotėron tė njėjtėn poezi, duke provokuar trungun e realitetit “i huaji“, pasi vetė poetja beson se vijmė tė huaj dhe ikim tė tillė, ashtu si “I huaji“ i Albert Kamysė.”
    Nė komentin e kėshilltarit dhe poetit grek Janis Tsani thuhet se “bėhet fjalė pėr njė libėr qė nuk ofrohet pėr njė lexim tė shpejtė dhe tė lehtė, “fluturimthi”, tė kėndshėm dhe se poetja pėrpiqet tė nxjerrė lėndė drejtpėrdrejt nga instikti dhe ndėrgjegjja. “Nė vargjet e saj thyhen kufizimet e logjikės dhe shprehen kryesisht me pamje tė zgjeruara, forma tė imagjinuara, lidhje tė paparashikuara mbilogjike, forma tė ėndėrruara, por qė gjithmonė kanė lidhje direkte me pėrmbajtjen e njė problematike tė fuqishme qė e mundon, me njė temė konkrete, njė vuajtje, njė mesazh qė pėrpiqet me frymė dhe me pamje tė pėrhapura, spontanisht dhe nganjėherė shpėrthyes ta sjellė nė dritė”- ka theksuar poeti Tsani. “Nė mėnyrėn e shkrimit kryeson logjika e shpėrthimit. Do tė na shfaqė njė botė ku paralogjizmi, dhuna, hipokrizia, shkelja e vlerave, janė faktorėt bazė nė njė shekull ku tronditja shpirtėrore dhe ēorientimi kryesojnė. Njeriu pėrfitoi mijėra mėnyra pėr tė komunikuar, por komunikimi nuk ekziston. Njerėzit e ndjeshėm edhe ata qė vrasin mendjen, strehohen tek ėndrrat, tek fantazia, nė shikimin e pėrqendruar ironik nga larg.”
    Gazetarin dhe drejtorin e gazetės “Ethnos”, Kristos Telidhis, e prek veēanėrisht titulli i goditur “Buzėqeshja ironike e njė shekulli”, sipas njė kėndvėshtrim personal tė Evis Qajės pėr shumė ngjarje tė shekullit tė kaluar qė kanė shėnuar fatet tona. “Me kėtė libėr m’u kujtua mbrėmja e 16 shtatorit nė Teatrin e Operas sė Selanikut, e cila ajo nderoi tė paharrueshmen Maria Kalas. Ajo qė kishte rėndėsi tė veēantė ishte qė personazhi kryesor i mbrėmjes ishte shqiptare”, tha Telidhis. Libri i “Buzėqeshja ironike e njė shekulli” ėshtė shkruar shqip dhe pėrkthyer greqisht, pasi autorja dhe pėrkthyesja Evis Qaja prej disa vitesh jeton nė qytetin e Selanikut.
    wrong verb

  19. #59
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Njė strehė pėr veprėn e Kadaresė nė Zyrih


    Enver Robelli

    Nė vjeshtėn e vitit tė kaluar, ėshtė ribotuar nė Zyrih romani “Gjenerali i ushrisė sė vdekur”. Vepra u botua pėr herė tė parė shqip nė 1962. Dhjetė vite mė vonė, ajo u pėrkthye nė disa gjuhė, fracezėt do tė xhironin dhe njė film ku nė rolet kryesore interpretojnė Marēelo Mastrojani dhe Mishel Pikoli. Pėrkthimi i parė nė gjermanisht i romanit ishte bėrė nga albanologėt Wilfried Fiedler dhe Oda Buchholz. Romani i parė i Kadaresė, me tė cilin ai ishte bėrė i njohur pėrtej bunkerit shqiptar, ishte harruar nė viset gjermanofolėse. Qė nė fillim tė vitit 2001 Kadare sėrish gjeti njė botues pėr hapėsirėn gjermanofolėse. Nga Ammann Verlag nė Zyrih kanė dalė tashmė “Prilli i thyer”, “Ura me tri harqe” dhe “Pallati i ėndrrave”. “Prilli i thyer” u botua nė tė njėjtėn kohė me xhirimin e filmit me tė njėjtin titull nga regjisori brazilian Walter Salles.
    Ballinat e tė gjitha librave tė Kadaresė, pėrfshirė edhe “Gjeneralin...”, janė ilustruar me fotografi tė famshme tė Marubit. Nė vazhdimėsinė e botimit tė veprave tė shkrimtarit shqiptar, nė vjeshtė tė vitit 2005, parashikohet dalja pėr herė tė parė e romanit “Viti i mbrapshtė”.
    Pėrveē prozės sė Kadaresė “Ammann Verlag” ka botuar edhe romanin “I humburi” (nė gjermanisht Die albanische Braut-Nusja shqiptare) i Fatos Kongolit. Botuesi Egon Ammann ka planifikuar botimin e njė romani tjetėr tė Kongolit, “Lėkura e qenit”, pėrkthyer nga Joachim Röhm.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #60
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dje ne moshen 89 vjecare nderon jete shkrimtari legjendar Arthur Miller.
    Autori i "Death of a salesman" i cili paraqiste vepren kryesore te tij,vdiq dje ne shtepine e tij ne Roxburry,Connecticut.
    Arthur Miller per dramen "Death of a salesman" fitoi edhe cmimin Pulitzer dhe njeherit kjo veper eshte nje nga me te mirat te llojit te vet.
    Shkrimet e tij do ngelen te paharuara per publikun e Broadway.Ne dramat e Miller kane luajtur artiste si Marilyn Monroe dhe te tjere.
    Kur u pyet se si deshironte te mbahej mend,Miller pa hezitim tha:"Shpresoj si shkrimtar dramash,kjo do ishte e tera."

    Per me shume mund te lexoni Ketu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StormAngel : 11-02-2005 mė 15:14
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Letersia dhe pavaresia nga regjimi politik
    Nga Albo nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 21:18
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •