Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 90
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Libra te rinj

    Libra te rinj
    Ajo qe i ben te shoqerueshem njerezit, eshte paaftesia e tyre per te duruar vetmine dhe vetveten. Kush ndihet i plote, njeri par exellence dhe paraqitet si nje unitet i pandashem, zoteron ne vetvete gjithe c'eshte e nevojshme. Idete mbi artin e te jetuarit filozofi gjerman Artur Shopenhauer i shtjellon ne esene me te njejtin titull. "Arti i te jetuarit" eshte perkthyer nga Erion Kristo, botuar nga Ideart". Kushton 300 leke.

    Ndersa degradonte diktatura dhe po frynte era e ndryshimeve ne Shqiperine socialiste. Ky eshte rrugetimi i kujtimeve te nje diplomati shqiptar ne vitet 1986-1991, tek sheh nga Parisi kataklizmen histoike te vendit te tij. Arqile Semini rrefen ne "Misionin e fundit" se si po perthyhej drita e vendit te tij tek dilte nga izolimi, dhe jehona deri ne ne metropolin evropian. Kushton 300 leke.

    S'ka dashuri pa marrezira. Jeta e te dashuruarve, te cilen e enderrojme, nuk eshte vec nje takim i organizuar, i shpeshte, i perditshem, meqe secili shkon gjithnje drejt tjetrit, pa ndonje arsye. Heroi i romanit "Do te dashurohemi neser" i Andre Stil, kthehet nga rruga e dashurise, duke mbajtur ne duar vetem kujtimin. Nje histori dashurie e viteve '50. Eshte perkthyer nga Hamit Kokalari, botuar nga "Pegi". Kushton 400 leke.

    "CIA kunder KGB, arti i spiunimit" shkruar nga ish drejtori i CIA-s Allen Dulles per 10 vjet, eshte nje studim qe ai ia kushton demaskimit te veprimtarise sekrete te KGB-se. Nje liber qe rrefen perballjes globale mes institucioneve me te medha te spinazhit te sy superfuqive. Nje veshtrim mbi te i njeriut nga ana tjeter e ish "perdes komuniste". Perkthyer nga Nikolla Sudar, botuar nga "Onufri". Kushton 700 leke.

    C'ndodhi me trashegimtaret e familjes me te fuqishme arberore. Karlo Padilione, autori i librit "Skenderbeu dhe pasardhesit e tij" i shkruar nje shekull me pare, nderton ne menyre shkencore rrjedhat e breznive te Kastrioteve deri ne fund te shekullit te 19-te. Burimet per Kastriotin nuk jane ezauruar ende. Vepra eshte perkthyer nga Reshat Konci, botuar nga "Ideart". Kushton 500 leke.

    "Skllever apo zoter te gjeneve tona, revolicioni biomjekesor" i Ethem Rukes, i ofron publikut shanset, por edhe rrisqet e guximit njerezor per t'i drejtuar gjenet tona, duke mos mbetur rob i llotarise se tyre. Deshifrimi i gjenomit te njeriut, eshte prologu i nje ndryshimi, pikenisja e kthimit te endrrave dhe miteve ne realitete njerezore. Botuar nga "Morava". Kushton 800 leke.






    --------------------------------------------------------------------------------
    02/02/2003 Korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga gazeta shqiptare


    -------------

    E Diela Letrare
    Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi

    Kthimi i astronautit


    --------------------------------------------------------------------------------

    William BURROUGHS

    Ky ėshtė libri i parė i botuar nė Shqipėri i kėtij autori tė madh amerikan. Libri ėshtė njė antologji ku janė pėrfshirė pjesėt mė kryesore nga krijimtaria e tij, duke zgjedhur proza fillimisht me narracion mė tė rregullt e mė klasik e deri tek eksperimentet tipike tė autorit Burroughs, pėr tė cilat ai ėshtė dhe mė i njohur. Metoda e tij e kolazhit, e pėrzierjes sė teksteve tė ndryshme, i ka origjinat qė nga kubizmi nė pikturė e mė pas nė pėrdorimin e titujve tė gazetave si elemente tė fiksionit tė pėrdorura nga John Dos Passos nė trilogjinė e tij tė famshme "U.S.A". Libri i Burroughs "Drejt trupit pa organe" qė sapo ka dalė nė libraritė e Shqipėrisė ėshtė i shoqėruar me njė parathėnie nga pėrkthyesi. Libri pėrmban kryesisht pėrkthime nga libri "Dreka Lakuriqe" qė ėshtė konsideruar si kryevepra e kėtij shkrimtari amerikan. Burroughs ėshtė quajtur njė pasues i drejtpėrdrejtė i James Joyce nė letėrsi.

    Duke ecur shpenguar nėpėr rrugėn Landue i shoqėruar nga i ati banesa tė bardha prej druri kopshtet zaptuar nga barėrat e kėqija manaferrat dhe dredhklat Piteri u ēua dhe 30 kėmbė sipėr me shpresėn qė tė habiste familjen pėr t'i treguar qė ai dinte dhe mund tė fluturonte dhe i ati kishte pamje tė trishtė ishte i sigurt qė Piteri po nisej sepse ishte zhvendosur pamja e sepse asfalti kthehej prapė pas pa zhurmė dhe Piteri u gjend para shkollės B.J. qė ishte shumė mė e vogėl nga sa e kishte pėrfytyruar ai kaloriferėt pėrkundėr mureve tė ndėrtesės aromė braktisjeje klasa tė zbrazura zėra fantazmė duke u ngjitur drejt kodrės drejt shtėpisė nė rrugėn Price qė s'ishte aspak siē e mendonte ai oh i kujtohej fare mirė shkallarja e pasme ajo qė ēonte nė dhomėn e tij dritarja hapur me pamje nga tremeja ai dallonte ndryshkun dhe barėrat e kėqija nėpėr tė ndarat mes gurėve mbi parvazet e dritareve tė dhomės sė tij qė ėshtė e ndarė me ēatme drita e thyer grila jashtė pėrdorimit kishte njė mbulesė tė rrumbullakėt mbi tavolinė e mund t'i ndizje e t'i shuaje qirinjtė e shpėrndarė nėpėr dhomė dhe drita e tyre krijonte rripa tė trishtė e tė hollė nėpėr dhomėn e errėt aromė lagėshtie dhe mospėrdorimi dhe kjo ēatme formonte njė dhomė tjetėr dritarja me pamje nga livadhi i mbuluar prej reve sikur e shihje nėpėrmjet njė perde lotėsh dhe ai vuri re se i kishte tė plasaritura duart vragat nė tė harkoheshin pas lodrimet dhe lėndimet e ferrat prandaj dhe plagėt e tij nė vegjėli dhe i ati me pambukun me jod ishte i ndjeshėm ndaj dhimbjes dhe ngjante shumė nė shprehje me tė atin qė ishte i trishtuar dhe kjo pamundėsi pėr tė luajtur "hopa hop" hidhte nė mes tyre fjalinė ndarje pėrfundimtare. Piteri mendoi duhet tė rruhem eh mirė e bėj nesėr do t'i kujtohen mbrėmjet festat njerėzit qė njihte dhe qė kujtonte s'ia vlente t'i takoje prapė asgjė tjetėr veē disa zėra tė dridhur gėrvimė dhe ai drejtohej nga dritarja vėshtronte jashtė duke ndjerė sėrish trishtimin e tė atit pas vetes dhe zbrazėtia e ftohtė e formuar nga hapėsira qė ekzistonte mes tyre pastaj shpėrtheu njė yll. Ku ishte xhami? Duket ishte shkrirė. Do bėnte mirė ta rruante mjekrėn treditore ai kthehej nga larg nė kėtė shtėpi tė trishtė e boshe e shtypi nė nevojtore ēamēakizin e pėrtypur dhe hodhi shkujdesur njė vėshtrim pėrreth duke kėrkuar sapunin dhe briskun.
    Sipas njė legjende tepėr tė lashtė raca e bardhė duhet tė jetė shfaqur rreth 300 000 vjet mė parė nė shkretėtirėn e Gobit pas njė shpėrthimi bėrthamor. Qytetėrimi dhe teknologjia qė patėn provokuar kėtė kataklizmė janė asgjesuar. Tė mbijetuarit e vetėm mund tė kenė qenė skllevėr tė gjallė nė kėtė rajon krejt tė panjohur me shkencėn dhe teknikat. Ata u transformuan nė ēubardha dhe u shpėrhapėn nėpėr gjithė azimutet, nė Persi, nė Indinė e Veriut, nė Greqi e Turqi, disa shkuan edhe mė larg drejt perėndimit dhe u vendosėn nė shpellat e Europės. Pasardhėsit e ēubardhave trogloditė janė banorėt aktualė tė Amerikės dhe tė Europės perėndimore. Pikėrisht nė kėto shpella balashėt morėn njė virus qė zhvilloi brez pas brezi njė herė e pėrgjithmonė tė pėrēudnuarit nė kėtė mėnyrė ata u transformuan nė atė ēka janė sot e kėsaj dite njė rrezik i tmerrshėm pėr jetėn e kėtij planeti. Ky virus ky parazit i lashtė ėshtė ajo qė Freud-i e qauajti pandėrgjegja ky virus u shpėrhap nėpėr shpellat e Europės duke ndikuar mbi mishin tashmė tė helmatisur nga radioaktiviteti. Kush rrjedh drejtpėrdrejt nga kjo linjė ėshtė thelbėsisht i ndyshėm nga ai qė s'e ka kaluar kurrė pėrvojėn e shpellės dhe nga ai qė nuk e ka kaluar kurrė kėtė sėmundje vdekjeprurėse qė ekzisotn nė gjakun tuaj nė kockat e nervat tuaja dhe qė ka mbijetuar si virulent ku keni jetuar nė kohėn para se parardhėsit tuaj tė kishin depėrtuar nė ato shpella tė neveritshme. Ndėrsa largoheshin drejt shpellave ata nuk ditėn ta trajtonin atė qė po u ndodhte. Ishin tė paaftė pikėrisht ngase nuk e kishin mė veten nė dorė. Tashmė ata i pėrkisnin virusit. Iu desh tė vrisnin tė torturonin tė pushtonin tė shfrytėzonin tė ndrynin e tė degradonin gjithēka jetonte pėrreth pikėrisht siē iu duhet qenve tė tėrbuar tė kafshojnė. E gjitha kjo pėrfundoi nė Hiroshima. Sėmundja metalike ne prehje prej 300 000 vjetėsh veproi nė mishin kockat dhe gjakun e zbardhur. Gjatė rrojtjes ai u pre dhe kėrkoi njė tubet stiptik dhe meqė s'e gjeti e pasroi fytyrėn me njė pecetė letre duke u kujtuar pėr aromėn dhe shijen e metalit qė digjen mbi njė xham shkėlqyes njė fytyrė adoleshenti qarkuar nga blaga sy tė nxehtė e gri qė duken tė fiksuara mbi diēka tė largėt dhe nė kohėn e bardhė tė bardhė tė bardhė ka humbur sysh duke u vdirur pėrballė ndriēimit tė bardhė e verbues kapsula duke i qelbur yjet e helmatisur tė pėrzhitur gėnjeshtra tė vockla dhe mohimi i ri i Krishtit nė Hiroshima zėra tė bardhė qė pretendonin se kanė patur arsye tė drejta tė shprehura nėpėr gazetat e bardha lidhur me hedhjen e bombės atomike mbi Hiroshimė ata tė kolonizuarit qė kanė pėrfituar nga mbretėrimi ynė dhe nga pėrvojat tona epo mirė mjafton t'u hedhėsh njė sy shkollave dhe spitaleve tona tė zaptuara nga dredhklat barėrat e kėqija dhe telat me gjemba dritaret janė plasaritur njė dorė e vdekur blaga fije-fije ngjitur nė njė rrugė tė fshirė nga era zėra tė bardhė dhe gėnjeshtra nga Kongoja nė Njuark gėnjeshtra e vjetėr minerale mishi i zbardhur zėrat e rremė njerėzorė helmi i ngadaltė i metalit tė kalbur gėnjeshtra mohime gazeta tė bardha Raporti Ėarren atėherė ai veshi njė kėmishė tė bardhė ndėrresa ta bardha fluronte nėpėr ftohmėn e pranverės Oppenheimer-i duke fshirė lotin qė i varej nėpėr gisht.
    "Kjo anulon rreziqet e luftės dhe pėrfundimi ėshtė se shpėtojnė jetėt e tė bardhėve ..." (Vendim i vėshtirė pėr t'u marrė nė Pentagon.)
    Njė shtrat gjeologjik gėnjeshtrash tė kalbura dhe afirmimi vulgar e ējerrės "Ē'presim? Tė bombardojmė Kinėn tani!"
    Njė sherif vrasės zezakėsh duke pėrkėdhelur ēallatat e rėnda mbi qytėn e pistoletės. Sherifi plak i verbėr i ulur nė zhezlong.
    "Bir, sillma ca kėlcasėsen se dua ta pėrkėdhel pak."
    "Po baba."
    Ky ishte rituali mes tyre. Me respekt djali kthehet me pushkėn Colt 44 dhe vuri nė duart rakitike e tė deformuara nga artriti gishtrinjtė e shtrembėr duke pėrkėdhelur Braille-in ēallatet dhe i vjen ndėrmend ... More vesh pėr Kongon? Gati 15 milonė zezakė u masakruan sistematikisht nga gjuetarėt e njerėzve dhe tė neveritshmit. Nė fillim i paguanin nėse ktheheshin me ndonjė palė vathė. Megjithatė mes atyre vrasėsve tė ndjeshmit e ndanin dhimbejn me viktimat dhe iu prisnin veshėt me radhė njėri pas tjetrit, me sa duket ata njerėzit nuk ua respektonin zanatin.
    "Mė merr vesh, zezak, s'kam gjė kundėr teje, ēėshtje pune, ca mė tepėr kam njė grua e kalamaj nė Angli, s'jam tip i keq. Kėshtu qė mė ler tė tė pres veshėt dhe do jetosh normalisht mua mė paguajnė pėr tė keqen qė po tė bėj. Nuk ėshtė punė shumė e kėndshme. Tė duket mė mirė kėshtu?" ... Je tip i mirė zotėri. Je tamam njeri i bardhė" ... ndėrkohė ky mashtrim u zbulua dhe pas kėsaj gjahtarėt e njerėzve duhje tė kthenin prapė palėt gjinore. Tė themi qė disa zezakė tė mirė nga familje me prioritet mbetėn eunukė dhe se mirėnjohja e tyre ėshtė e pakufijshme.
    Brigadieri rri ulur para njė tryeze tė gjatė gjahtarėt e njerėzve firmosin dhe depozitojnė planin e ditės.
    "E dini unė do ta ruaj kėtė thes e do ta mbush me zėra zogjsh."
    Njė lampė me vjaguri ia ndriēon buzėqeshjen pėrtej tymit tė cigares dhe brigadieri numėron palėt gjinore dhe i vendos nė njė ktti veshur me lin. Ai zhyt dorėn brenda ne arkė dhe numėron paratė.
    "Na Skoti, stėrlinė e vėrtetė britanike."
    "Ne sjemi tė gjithė mercenarė jemi misionarė. Parulla ime ėshtė Ta ēojmė nga njė Qfir pėrditė nė parajsė."
    "Janė veē ca majmunė tė zinj asgjė tjetėr."
    "Tund njė stuhi papunėsie nga skaji i lumit dhe tė gjitha ashklat dalin mbi ujė."
    "Djalosh mė pihet cigare mė hidh ndonjė Redman", thotė sherifi.
    Oficeri thotė:
    "Me kėtė rrogė mė vjen t'ia mbush zorrėt ndonjė zezaku."
    "Qė prej sa kohėsh zotėri?"
    Viktimat quheshin Odrej Polard 19 vjeē, Karl Kuper dhe Fred Tempėll pėrkatėisht 17 e 18 vjeē.
    "T'i vihemi punės me Kastron herėn tjetėr dhe tė armatosemi deri nė dhėmbė pėr vite e dekada e mijėvjeēarė."
    Policia Detroitit konfirmoi se ata ishin vetėm nė kėrkim tė tre tė rinjve tė gjetur nė motelin Algiers. Ėshtė organizuar njė komitet kundra-lėvizje. Asistencė socialė bėjnė pyetje zėra gėrvitės dhe hundorė. Njė plak ēifut del nė pension nė Miami Beach me paketėn e sigurimit kundra zjarrit.
    Ngėrdhjeshje e frikshme pas rrenave tė vockla dhe arsyeve tė drejta. Shiheni njė fytyrė tė bardhė e tė sėmurė. Shihni vendin me tym. Vdekja duke rėnė shi mbi kafka kristali.
    VDEKJE VDEKJE VDEKJE
    Dilni ikni kėrkoni retė. Merrini tė gjitha imazhet e VDEKJES.
    VDEKJE VDEKJE
    I gjori Qytetari Kane qė nuk e duronte dot ta shqiptonin fjalėn VDEKJE nė parini tė tij
    VDEKJE VDEKJE VDEKJE

    Ka tė tillė sa s'i kujtohet djali qė fishkėllente?
    Ai aksidenti me veturė kur gjatė kohės sė luftės?
    Cila luftė?

    Dhoma e djalit ėshtė krejt bosh tashmė. S'e keni vėnė re qė nuk ka fytyrė nė pasqyrėn e fashitur?


    Pėrktheu: Idlir Azizi

    -------

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Libra te rinj
    Ky eshte i katerti botim ne radhen e veprave te plota te Migjenit, pergatitur me rastin e 90 vjetorit te lindjes se poetit, nje individualitet me vete ne letersine shqiptare te viteve '30. Vepra eshte pergatitur nga Skender Luarasi, ai qe i pari e solli te plote ne vitet '60. Eshte botuar nga Cetis Tirana. Kushton 800 leke.

    Ja ku vjen per here te pare nje novelez madhore ne karrieren letrare te Andre Zhidit. Me "Imoralistin" dhe dramen e tij, qe per lexuesin mund te merret si njeri i semure, Zhidi i hap probleme komunitetit te mbyllur te kohes, 100 vjet me pare. Perkthyer nga Lorena Dedja, botuar nga "Mesonjetorja e pare". Kushton 420 leke.

    "Parfumi, historia e nje vrasesi" i Patrik Suskind eshte mburrja e vertete e letersise bashkekohore evropiane, pergjigja e sa drejtuar realizmit magjik latino-amerikan, ku ngjarjet zhvillohen ne intrigat dhe prapaskenat e jetes mondane te shek.XVIII ne France. Eshte perkthyer nga Agron Kaiku, botuar nga Dudaj. Kushton 600 leke.

    "Gjarpri i shtepise" eshte pika ku pritej te mberrinte nje dite poeti dhe prozatori Arian Leka. Romani i gjate i pare i tij i rrefyer me realizem, dhe i ndjekur nga simbolet qe Leka ka treguar se di t'i perdore mire ne sprovat tregimtare. Eshte botuar nga Ideart dhe kushton 500 leke.

    "Antologji e poezise shqipe-gjysmeshekulli i arte" pergatitur nga kritiku Ali Aliu. Te zgjedhurit e poezise bashkekohore prej Vorea Ujkos e Zef Zobes tek Mimoza Ahmeti e Arian Leka. Nje hark kohor mnga mesi i viteve '50 deri ne mbarim te shekullit qe lame pas. Eshte botuar nga Albin dhe kushton 800 leke.

    "Breznite Libohova ne shekuj" eshte nje nga ato pak monografi per familjet e medha shqiptare ne kohe. Kjo skice e pemes se familjes Libohova u shkrua nga trashgimtari Ajet Libohova gjysem shekulli me pare. Behet fjale per origjinen e shtepise se Asllan Pashallinjve. Libri eshte botim i "Lumo Skendos". Kushton 400 leke.






    --------------------------------------------------------------------------------
    23/02/2003
    Marre nga Korrieri
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Skenderbeu, botohet pas 50 viteve
    I jane dashur pak me shume se 50 vjet historianit Kristo Frasheri, per te bere nje nga punet me te medha te historise shqiptare. Vepra, me e plote kushtuar heroit kombetar Skenderbeut, prej pak ditesh, eshte ne duart e publikut shqiptar. E cila per here te pare na tregon sesi ka qene heroi yne i vertete. Duke hequr llustren e shekujve dhe duke dhene deri ne imtesi, pamjen dhe karakterin njerezor te heroit, shqiptaret kane mundesi qe per here te pare te gjykojne realisht per nje Skenderbe ndryshe

    Ben Andoni

    Gjeja me e zakonshme, qe mund te degjosh nga goja e shqiptareve, eshte nje histori per Skenderbeun. Ndoshta, kjo ka qene ajo qe e ka mbajtur aq te stakuar per vite me rradhe, historiografine shqiptare, per te mos 'u marre' realisht me figuren me te madhe perfaqesuese te vendit. Nderkohe, kjo nuk e pengoi historianin e njohur Kristo Frasherin, qe t'i kushtonte nje nga veprat e jetes se tij, kryeheroit te shqiptareve Skenderbeut. Botuar se fundi nga Akademia e Shkencave te Shqipqerise dhe "TOENA", publiku ka ne dore nje nga veprat me te kompletuar, te kohes drejtuar heroit kombetar. Dhe detyra e tij ishte titanike. Plot 50 vjet me pare, ai filloi te mendonte per vepren e jetes se tij, qe do te ishte studimi mbi jeten dhe vepren e Skenderbeut. "Ne ate kohe, ai nuk anoi,- flet autori ne veten e trete- as ne entuziasmin e tepruar te Budes per Barletin, as nga gjykimi i pameshirshem i Fr.Babinger per Biemmin". Dhe, autori ashtu si do te pranoje edhe vete shtrihet mes dy autoreve te njohur. Fillimisht per autorin ka qene e pamundur qe te punohej, pa pasur Barletin ne nje krah dhe Biemmin ne anen tjeter. "Por, me vone per ta shpetuar Heroin dhe luften epike te shek XV nga kritikat, qe u beheshin Barletit si panegjirik dhe Biemmi-t falsifikat, me lindi pyetja, nese mund te trajtohej nje histori e Skenderbeut dhe e epopese se shek XV, duke u mbeshtetur vetem ne burimet dokumentare bashkekohore, pa shfrytezuar dy biografet e diskutueshem".

    Autori ndryshe nga te gjithe paraardhesit u nis qe ne periudhen para Skenderbeut dhe vazhdoi me grumbullimin live te dokumentave pergjate te gjithe shekullit te 15-te. Per 50 vjet me rradhe, ai nuk nguron qe te shfletoje gjithshka, qe ka eren e vjetersise te shekullit te 15. Sepse sfida e autorit ishte ndryshe. Kete rruge pak a shume kishte bere Fan Noli dhe kishte mundur, qe me dokumentacionin e mbledhur te shqyrtonte tre rrethimet e Krujes. Qe mjaftonin per te ngritur ne piedestal heroin. Ndersa per profesor Frasherin perballja me Skenderbeun kishte te bente edhe me perpjekjet per te perballur skeptiket e ndryshem, qe lidheshin me historine dhe figuren e heroit tone. Dhe autori arriti te mblidhte nje pjese te madhe te dokumentacionit, per te ngritur nje ngrehine te shekullit te heroit, shekullit te XV. Materiali voluminoz u referohej akteve shqiptare dhe te huaja, perendimore dhe lindore te vjelura nga historine te ndryshem ne arkivat e Venedikut, Raguzes, Romes, Napolit, Milanos, Barcelones, Parisit, Ankarase dhe Stambollit. Ky material, per te plotesuar vertetesine eshte plotesuar edhe nga kronistet osmane, bizantine dhe italiane te shek XV. Ai permban edhe shume shkrime memoralistike dhe leterkembimi te Skenderbeut. Ishte Skenderbeu i lavderuar por edhe i share. Deshira e autorit eshte qe te botoje edhe nente vellimet me materialet dokumentare, qe do ndihmojne per sqarimin e figures se tij. Keshtuqe, Skenderbeu i Frasherit mbetet nje Skenderbe natyral, me te mirat dhe te keqiat e tij. Kjo, ndryshe nga paraardhesit, i pare ne te gjitha rrafshet: si burre shteti, si ligjvenes, si administrator, deri fizikisht. Historia e Frasherit fillon perpara vete Skenderbeut dhe mbyllet me te sotmen. Simbolikisht, kushdo ka gjetur tashme nje trase gati per te ardhmen.

    Merita e Profesor Frasherit eshte se per here te pare u mbeshtetet ne vepren e tij nga burime thjesht dokumentare. Kaq do te mjaftoje, qe Skenderbeu i Akademise se Shkencave te jete per te sqaruar dhe per te pastruar figuren e vertete te heroit kombetar.

    Cfare permban Vepra

    Shqiperia ne pragun e pushtimit osman; Pushtimi turk i Shqiperise; Nga ishin Kastriotet;Gjon Kastrioti dhe rinia e Skenderbeut; Nga statusi i vasalitetit ne rregjimin e timarit; Skenderbeu ne pragun e kryengritjes clirimtare; Kryengritja e pergjithshme; Kuvendi i Lezhes dhe Beteja e Torviollit; Skenderbeu ne lufte me turqit dhe me venedikasit; Rrethmi i pare, i dyte, i trete i Krujes; Formimi i shtetit shqiptar te pavarur; Flamuri i Skenderbeut; Kanunet e Skenderbeut; Kruja, kryeqyteti i shtetit te Skenderbeut; Skenderbeu si njeri; Portreti autentik i Skenderbeut; Marredhenie Nderkombetare te Skenderbeut; Sulltan Fatihu kunder Skenderbeut;Disfata e Beratit; Beteja e Ujebardhes; Armepushimi; Ekspedita ne Itali; Gjendja kulturore ne Shqiperi ne shekullin e XV; Marreveshje shqiptaro-venedikase; apogjeu i rezistences; Skenderbeu ne Rome dhe Napoli, Vdekja e Skenderbeut, Varri i Skenderbeut dhe vepra historike eSkenderbeut




    --------------------------------------------------------------------------------
    23/02/2003 Korrieri
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Libra te rinj

    Nje mije e nje nete dimri ne boten magjike te romeve

    nga Virgjil Muci

    "Ne ujin tim lan trupin princesha Sara. O zot, sa e bukur eshte! Syte i ka te zinj si kokrra e ullirit; gjoksin si dy yje te zjarrte, ku njeri eshte ylli i Mengjesit e tjetri ylli i Mbremjes. Ne mes te tyre shtrihet lugina e Henes. Ne floket e saj ben folene bilbili aq te dendur jane. Princesha nuk ecen mbi guret e zallit, por fluturon si puhize pranvere mbi majat e gishtave te kembeve, qe i ka aq te drejte sa do te turperohej edhe selvia me e gjate e pyllit. Valet zmbrapsen kur ajo lahet ne uje nga frika mos ia demtojne lekuren e trupit, qe e ka te holle e te brishte si floku i debores. E qeshura e princeshes Sara ben te ngrije nga marazi edhe ujevaren qe zbret nga Shkembi i Dallendysheve. Kur kendon Sara i ndalin ligjerimet zogjte e nates. Zoti i madh vetem nje bukuri te tille ka krijuar mbi dhe¼"

    Gjithsekush qe kish per t'i lexuar keto radhe, fare mire mund te lajthiste e te pandehte se jane shkeputur prej perrallave arabe te "Njemije e nje neteve", por ja qe e verteta eshte krejt ndryshe. Kete here dhe per te paren here ne shqip, na ofrohet mundesia te hyjme ne universin e fantazise se perrallave rome, nje bote sa e afert aq e larget, sa e njohur aq edhe e panjohur, per te gjithe ne. Dhe c'eshte me e rendesishmja, pare nga nje kend qe, pertej retorikes, ndricon nje bote ku gjejme te shpalosur shpirtin krijues te nje populli, i cili per vete stilin bohem te te jetuarit ka ngjallur kureshtjen e ngashnjyer artistet e te te gjithe koherave e vendeve. Gjuha poetike e fragmentit te pakmesiperm, e ngjeshur me metafora dhe krahasime, te ndermend petkat shumengjyreshe te grave rome ("qe shembellejne si zogj tropikale" eshte shprehur nje shkrimtare angleze) te ildisura e te qendisura, ku gjen shprehje e shpaloset temperamenti artistik i ketij populli te jashtezakonshem. Edhe vete perralla prej se ciles eshte shkeputur ky fragment, e titulluar "Princi qyqar", ngerthen ne vetvete natyren pasionante, ndjeshmerine e prirjen ndaj se bukures, duke na zbuluar ne te njejten kohe me mire se cdo rrefenje tjeter e ketij vellimi, shpirtin tragjik te dashurise rome. Ma do mendja se, pa e tepruar aspak mund te themi se kjo perralle do t'i kish hije cdo antologjie te perralles boterore.

    Duke i hedhur nje veshtrim krahasues ketij vellimi, duke e perqasur me se shumti me perrallen shqiptare (edhe pse karakteri kombetar i perralles perben nje nga temat me te nxehta te debatit shkencor ne kete leme), veme re se perrallat rome kane nje karakter te spikatur origjinal, cka u jep atyre nje ngjyrese dhe arome specifike. Doemos, me nje veshtrim te kujdesshem nuk eshte e veshtire te hasesh aty-ketu elemente apo motive qe hasen dendur edhe ne perrallen shqipe apo edhe me gjere, por, dhe kjo eshte per t'u pahtesuar, pershtatur me mjeshteri sipas atyre tipareve qe i japin koloritin dhe aromen e vecante te mjedisit rom. Kesodore te "Kur shikoj lekuren e gomarit", vertet hasim nje Nastradin dinak e ngaterrestar, ashtu sic jemi mesuar ta hasim edhe gjetiu, por kesohere Nastradin beu shkon e behet viktime e djallezise se vet.

    Shpesh pertej tisit magjik te perralles qe i jep krahe fantazise te fluturoje shpengueshem, shkojme e zbulojme ca rrefenja te dhimbshme qe pershkruajne me realizem therres jeten e perditshme te romeve te skamur. Ndaj ky liber i gjan nje udhetimi plot te papritura, here te kendshme e here brengosese, gjate te cilit, cdo lexues, qofte i madh qofte i vogel, ka cfare te zbuloje, mjaft qe te ndjeke shtegun qe ia ka me fort enda.

    Fale punes se perkushtuar te studiuesit te jetes e dokeve te popullit rom, Mina T. Qirici, bibliotekes se librit shqip i eshte shtuar se fundi jo thjesht nje titull i ri, por nje veper me vlera te shumanshme nga thesari i vyer i kultures se nje populli, njohja jone per te cilin, per fat te keq, shpesh nuk arrin te kaptoje skemat mediatike dhe paragjykimet bestyte.

    Mina T. Qirici

    "Princi qyqar"

    Perralla rome

    235 faqe

    Tirane, 2002


    Eshte mire qe te shpejtoni per te blere botimin e ri te "Ushtarit te mire Shvejk" sepse kopjet e hedhura ne treg jane perpire brenda pak ditesh. Aq sa i kane detyruar drejtuesit e shtepise botuese "Extra" qe t'i drejtohen serish shtypshkronjes ende pa u thare mire boja e botimit te pare. Bemat e Shvejkut vijne kete here ne nje vellim qe permbledh romanin e pare dhe te dyte te personazhit te Jaroslav Hashek, por njekohesisht edhe ne nje version me te plote nga ai i vitit 1984 ne gjuhen shqipe.

    Jaroslav Hashek

    "Ushtari i mire Shvejk"

    Botimet Extra

    615 faqe

    900 leke


    Historia e Rajhut te Trete, qe nga kongresi i Nurembergut i vitit 1935 e deri ne ditet e fundit te nazizmit, vijne te plota ne botimin e fundit te shtepise botuese "Bargjini". Nepermjet deshmive te dokumentuara ne arkivat e kohes, zbulohet per here te pare njera prej periudhave me te erreta te historise boterore. Qe nga prapaskenat qe sollen ne pushtet Hitlerin, interesat dhe indiferenca e vendeve evropiane qe e lejuan te fuqizohej dhe te mbillte vdekjen dhe shkaterrimin ne pjesen me te madhe te botes e deri oret e fundit te jetes se tij.


    "Historia e eseseve dhe fundi i Rajhut te Trete"

    Botimet Bargjini

    100 faqe


    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Me pelqeu.
    Do te shkruaj me vone.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Gratė e Hitlerit dhe Marlena
    Titulli “Gratė e Hitlerit dhe Marlena”

    Autori Guido Knopp
    Pėrkthyer nga Sabina Dhrimo
    Faqe 381
    Ēmimi 700 l.

    Ato, gratė e Hitlerit, kanė rrėfyer copėzat e jetės sė tyre, tė bashkėjetesės sė tyre tė dashurisė sė tyre me Hitlerin. Kanė lėnė dhe tė tjerėt tė flasin, duke shtjelluar gjithēka rreth tyre. Tė gjitha kėto histori-kujtime, janė renditur ndėr faqet e njė libri, nga pena e njė gazetari gjerman ( ish- redaktorit tė Frankfurter Allgemeine Zeitung), i cili aktualisht ėshtė drejtues i redaksisė sė historisė bashkėkohore nė kanalin ZDF. Ajo qė Guido Knopp shkroi pėr gratė e Hitlerit, ėshtė sjellė edhe nė shqip nga Sabina Dhrimo. Historitė-kujtime “Gratė e Hitlerit dhe Marlena” janė hedhur edhe nė tregun shqiptar nėn siglėn e shtėpisė botuese “Dudaj”.
    * * *
    Nuk ėshtė ky i pari rrėfim qė zbulon gratė e Hitlerit. Shumė informacione janė dhėnė, nė kohė tė ndryshme nga pena tė ndryshme. E megjithatė kurioziteti pėr tė ditur dhe diēka mė shumė rreth kėsaj figure, nuk shuhet. Kurioziteti mbetet po ai, ndėrsa pena tė reja nxjerrin fakte tė reja. I ngacmuar nga njė kuriozitet i tillė, Guido Knopp, gazetar i njohur nė Gjermani, nisi tė kėrkonte dhe tė zbulonte rreth Hitlerit. I tėrhequr prej historisė, ai do tė zgjidhte luftėn e tij, fėmijėt e tij dhe shumė e shumė argumente tė tjera, pėr t’ia dhėnė mė pas nė duar lexuesve. E pak kohė mė pas do tė “ngrinte nė kėmbė” librin e tij “Gratė e Hitlerit dhe Marlena”. Guido Knopp nuk mund ta linte pas dore njė temė tė tillė, jo vetėm pėr ngacmimin qė pėrbėn por edhe pėr tė zbuluar njė pjesė tė rėndėsishme tė ekzistencės sė diktatorit.
    * * *
    Rrėfimi i Guido Knopp nis me Eva Braunin. Pas kėsaj dashnoreje, radha i vjen nė rrėfim bashkėpunėtoreve tė Hitlerit…regjisores sė famshme Leni Rifenshtal. Pas saj edhe Magdės, gruas sė ministrit tė Propagandės Gėbels…Autori nuk do tė linte jashtė kėtij rrėfimi Marlene Ditrih, artisten e famshme, e cila ishte e deklaruar antihitlerjane, madje antigjermane. Ditrih qė u bė me amerikanėt, do t’u kėndonte atyre gjatė Luftė sė Dytė Botėrore.
    Libri ėshtė ndėrtuar nė njė mėnyrė tė veēantė. Rrėfimi ėshtė organizuar me fraza tė shkėputura nga ditaret e grave, nga letrat e tyre dhe nga deklarimet e protagonisteve. Njė vend shumė tė rėndėsishėm nė kėtė libėr zėnė edhe deklarata tė tė tjerėve, qė i kanė njohur kėto gra. Paragrafi i secilės grua ėshtė mbyllur me njė histori kronologjike, tė ngjeshur dhe tė plotė.
    * * *
    Gratė janė paraqitur me detaje tė hollėsishme nė kėtė libėr- “Ajo ka pasur njė figurėz shumė moderne elegante e shumė e mbajtur. Ka pasur edhe kohėn edhe paratė pėr kėtė. Njė garderobė e mrekullueshme, ndėrrohej disa herė nė ditė, pėr drekė, pėr darkė. Nė njė farė mėnyre tė hynte nė zemėr”- Kėshtu do tė shprehej rreth Eva Braunit, kujdestari i shtėpisė sė Hitlerit, nė vilėn malore. Dhe s’mund tė ishte ndryshe pėrderisa ishte e zgjedhura e Hitlerit. Nė tė vėrtetė nuk ishte mė shumė se kaq. Nuk ishte njė bashkėpunėtore e mirėfilltė. Dhe veē kėsaj, e trembur dhe gjithnjė e mė shumė e pakėnaqur nga lidhja e saj qė po i shndėrrohej nė makth: “Atij unė i duhem vetėm pėr qėllime tė caktuara”, -kishte filluar tė dyshonte teksa pyeste veten “Pse mė torturon kėshtu dhe nuk i jep fund menjėherė?”-ėshtė rrėfyer vetė Braun, pa mundur tė gjejė dot tė vėrtetėn. Ndėrsa Leni Rifenshtal rrėfehet- “Hitleri mė ka vlerėsuar shumė. Partia prandaj mė ka urryer. Nganjėherė Adolf Hitleri mė vinte para njerėzve tė tij si model prej tė cilit ata mund tė mėsonin”. Por, teksa zonja Gėbels do tė helmonte pa ngurrim, kur do tė ndjente fundin, veten dhe tė gjithė fėmijėt e saj, si njė shprehje tė fundit e pėrkrahjes ndaj Hitlerit, artistja konformiste qė do tė jetonte gjatė, do tė deklaronte: “Unė nuk kam pasur kurrė interes pėr politikė dhe pėr Hitlerin…”. Marlene Ditrih do tė deklaronte dhimbjen por dhe urrejtjen njėkohėsisht duke pohuar - “Sikur tė mos ishte Hitleri do tė kisha tėrė ata fėmijė dhe njė shtėpi nė atdheun tim”. Tė tilla rrėfime, tė zbuluara nga gazetari gjerman, kanė mbushur faqet e kėtij libri, i cili tashmė vjen dhe nė shqip…pėr tė shpėrndarė ndėr lexues tė tjera histori tė Hitlerit dhe grave tė tij.

    Mare nga Shekulli

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Tė reja nga letėrsia

    Skėnder Sherifi, poeti kosovar, mes 7 mijė autorėve

    Letėrsia shqipe nė enciklopedinė franceze Larus
    ------------------------------------------------
    Letėrsia shqipe tashmė pėrfshihet edhe nė njė nga enciklopeditė e vitit 2003 nė Francė. Enciklopedia ėshtė pjesė e botimeve Larus, qė konsiderohet si njė Fjalor i Letėrsisė Botėrore. Nė kėtė fjalor Shqipėria bėhet prezente me letėrsinė e saj tė kahershme qė nga "Meshari" i Gjon Buzukut e deri tek Letėrsia e Realizmit Socialist.

    LAJMI

    TIRANĖ 22 Prill, 2003 - Nė Fjalorin e Letėrsisė Botėrore Larus (Larousse-Botimet mė prestigjoze nė Francė) nuk mungon edhe Shqipėria me letėrsinė dhe disa nga pėrfaqėsuesit e saj mė tė mirė. Botimi i ri i kėtij fjalori, pėrfunduar nė fund tė vitit 2002, i ka kushtuar pothuajse dy faqe letėrsisė shqipe brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Kėshtu mes 100 sintezave pėr letėrsinė e disa kombeve, pėrfshihet dhe ajo shqiptare, e ndarė nė Letėrsinė, konsideruar si zgjimi kultural; Fillimet e letėrsisė sociale; Realizmi Socialist; Letėrsia e Shqiptarėve tė Italisė; Letėrsia e Shqiptarėve tė Kosovės dhe sė fundi, Letėrsia e Shqiptarėve nė Diasporė. Pėr tė pėrfaqėsuar kėtė tė fundit ėshtė zgjedhur poeti Skėnder Sherifi.
    "Me rėnien e ish-Jugosllavisė, thuhet nė fjalor pėr poetin Sherifi, disa shkrimtarė shqiptarė si disa kolegė tė tjerė zgjodhėn botėn e jashtme. Njė nga shkrimtarėt mė premtues tė gjeneratės sė re ėshtė Skėnder Sherifi, lindur nė Kosovė, mė 1954, qė e ka botuar veprėn e tij nė Paris dhe Tiranė, e qė pėrkufizohet si shkrimtar shqiptar frankofon". Nė kėtė fjalor enciklopedik ai cilėsohet si njė poet "me lirizėm tė shkėlqyeshėm, qė hedh fjalėt e tij sikur rrezet nė detin e shkumėzuar…". Disa nga veprat e tij mė tė njohura, pėrmendur dhe nė fjalorin nė fjalė, janė "Dikur, dikush" (1980), "Lojė, kundėrlojė" (1980), "Oksigjeni" (1989) apo "Ora e meteorėve" (1996).
    Fjalori nė total pėrmban rreth 7 mijė autorė, ku secili shoqėrohet me nga njė shėnim personal dhe ka rreth 200 dosje pėr shkrimtarėt me reputacion nė botė, krahas 100 sintezave tė pėrmbledhura nė 1400 faqe. Ky fjalor botohet njė herė nė 20 vjet.

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mbyllet Panairi i 15-tė i Librit nė Shkup tė Maqedonisė

    Kadare, Qosja e Koelho 5 ditė bashkė nė Shkup
    ------------------------------------------------
    Panairi i Librit nė Shkup ka realizuar ciklin e vet nga data 15 deri mė 20 prill. Nga Shqipėria kanė marrė pjesė tre shtėpi botuese, "Onufri", "Toena" dhe "Akademia e Shkencave". Kėto shtėpi botuese preznatuan nė kėtė panair botimet mė tė mira dhe mė tė fundit tė tyre, tė autorėve si Kadare, Qosja, Koelho etj.

    LAJMI

    TIRANĖ 22 Prill, 2003 - Ėshtė mbyllur ditėn e diel panairi ndėrkombėtar i librit "Shkup 2003". Nė kėtė panair, i cili mbushi pesėmbėdhjetė vjet qė nga edicioni i parė i tij, morėn pjesė pothuajse tė gjitha vendet e Ballaknit, pasi dhe karakteri i tij ėshtė rajonal. Shqipėria u pėrfaqėsua nga tri shtėpi botuese, tė njohura tashmė pėr botimet e tyre prestigjoze. Ato ishin "Toena", "Onufri" dhe "Akademia e Shkencave". Por pėrfaqėsimi i libri shqip nuk u kufizua vetėm brenda Shqipėrisė. Nė panairin e Shkupit morėn pjesė edhe disa shtėpi botuese nga Maqedonia si "Vatra", "Jehona" apo "Flaka e Karadakut". Kėto shtėpi botuese kanė prezantuar botimet e tyre pėr gati pesė ditė me radhė, pasi panairi qėndroi i hapur nga data 15 deri mė 20 prill. Si gjithnjė, botuesit shqiptarė ēuan nė panair botimet e tyre mė tė fundit dhe ndėr mė tė mirat. Kėshtu shtėpia botuese "Onufri", krahas tė tjerėve, dėrgoi dhe librat e fundit tė Ismail Kadaresė "Hija" dhe "Lul Mazreku", ndėrsa shtėpia botuese "Toena" dėrgoi, veē tė tjerash, Fjalorin e Shqipes sė Sotme, botim i vitit 2002, apo librin historik "Historia e Skėnderbeut" tė Frashėrit, libra tė akademikut Rexhep Qosja, nobelistit Paolo Koelho, etj.
    Eshtė pėr t'u theksuar se vendi ynė ka nisur tė marrė pjesė nė Paniarin Ndėrkombėtar tė Librit tė Shkup qė prej dhjetė vjetėsh.
    Pritet qė nė datėn 24 prill deri nė fund tė kėtij muaji tė hapet njė tjetėr panair libri, po nė Shkup, por kėtė herė vetėm me botues shqiptarė nga Maqedonia dhe shqiptarėt rreth saj.

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Libri, tre dite bujtes ne Korce

    Pėr herė tė parė “Netėt korēare tė poezisė” dhe Panairi i Librit nė Korēė do tė zhvillohen njėkohėsisht nga 8-10 maj.

    Libri do tė jetė bujtės pėr dy ditė nė Korēė. Nga data 8 - 10 maj nė kėtė qytet do tė zhvillohen dy veprimtari tė rėndėsishme tė librit shqip: edicioni i dytė i Panairit tė Librit, si dhe Takimi tradicional i poezise: "Netėt Korēare tė Poezisė - 2003". Nėn organizimin e Lidhjes sė Botuesve Shqiptarė dhe Klubit tė Shkrimtarėve Korēarė "Bota e Re", si dhe me mbėshtetjen e Bashkisė sė Qytetit, kėto dy veprimtari zhvillohen tashmė tradicionalisht ēdo vit, por ėshtė hera e parė qė ato organizohen nė tė njėjtėn periudhė, duke bashkuar pėr tre ditė me radhė krijuesit, botuesit e lexuesit rreth librit.
    Sipas kryetarit tė Lidhjes sė botuesve shqiptarė, Fatmir Toēi, i cili ėshtė njė ndėr organizatorėt kryesorė, “kjo mund tė sjellė njė pėrvojė tė re nė organizimet e kėtyre veprimtarive edhe nė qytete tė tjera, si dhe njė interesim mė tė madh tė publikut pėr tė vizituar stendat me libra qė do t'u ofrojnė botuesit”.
    Nė Panairin e Dytė tė Librit nė Korēė, i cili do tė organizohet nė mjediset e Bibliotekės sė Korēės, parashikohet tė marrin pjesė rreth 50 nga botuesit mė tė njohur nga Shqipėria, Kosova e Maqedonia, tė cilėt do tė ekspozojnė mbi 5000 tituj, nga tė cilėt rreth 500 tituj tė rinj. Veprimtaritė me librin dhe kulturore do tė jenė tė shumta gjatė ditėve tė Panairit. Shumė botues do tė organizojnė paraqitjen e botimeve tė tyre mė tė fundit, por do tė organizohen edhe debate pėr librin nga Klubi i Shkrimtarėve "Bota e re", si ai me teme: "Poezia dhe pėrkthimi - arritje dhe probleme aktuale", do tė jepet njė koncert nga Shoqata "Serenata Korēare" nė ditėn e ēeljes sė Panairit, do tė organizohet mbjellja e pemės simbolike nga fituesi i "Kurorės sė Poezisė 2003", do tė ketė mbrėmje tė recitimit tė poezive nga vetė poetėt, ndarje ēmimesh, shitje tė librave me autograf tė autorėve etj. Nga organizatorėt do tė hartohet dhe do tė shpėrndahet programi i veēantė i veprimtarive pėr tė tre ditėt e panairit. Janė rreth 50 poetė tė ftuar pėr tė marrė pjesė nė kėto dy veprimtari, jo vetėm nga Shqiperia, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Greqia, Turqia etj. Disa prej shkrimtarėve dhe poetėve tė ftuar janė: Nga Shqipėria, Dritero Agolli, Natasha Lako, Moikom Zeqo, Pano Taēi, Agron Tufa, Flutura Aēka, Visar Zhiti, Ilirjana Sulkuqi, Vojsava Nelo, Skėnder Demolli, Dhimitėr Pojanaku, Skėnder Rusi, Milianov Kallupi, Xhelal Tosku, Irhan Jubica, Koēi Petriti, Lirim Deda, Skėnder Hasko, Bardhosh Gaēe, Kujtim Dashi, etj. Nga Kosova: Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Nazmi Rrahmani etj. Nga Maqedonia: Ali Aliu, Resul Shabani, Shuaip Emerllahu, Ahmet Selmani, Kalosh Celiku, Haxhi Shabani etj. Nga Greqia: Valentina Patamionu, Jorgo Samarxidhis. Nga Turqia: Shaqir Iliozogllu, Jahja Akemgin, Esat Bajram. Nė ditėt e para tė muajit maj, nė prag tė ēeljes sė Panairit, do tė riinformojmė pėr tė rejat nė lidhje me organizimin, interesimin dhe konfirmimet pėrfundimtare tė shkrimtarėve dhe botuesve pjesėmarrės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 08-05-2003 mė 11:06
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Libri shqip nė Gjenevė

    Njė stendė kolektive e Lidhjes sė Botuesve shqiptarė merr pjesė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Librit nė Gjenevė, i cili po zhvillohet kėto ditė. Kėshtu ka bėrė tė ditur kryetari i Lidhjes sė Botuesve Shqiptarė, Fatmir Toēi, duke pėrmendur disa shtėpi botuese si “Onufri” “Toena” “Uegen”, “Ombra” GVG, etj. Njė ndėr panairet mė tė mėdhenj nė botė, panairi i Librit nė Gjeneve shėnon edicionin e 20-tė tė tij. Nė kėtė panair libri shqip merr pjesė prej 10 vjetėsh. Siē pohon vetė Toēi, nė kėtė shtet jetojnė rreth 300 mijė shqiptarė, ku njė pjesė e madhe janė studentė. Madje nė Gjenevė gjendet edhe njė Universitet Popullor shqiptar, i cili prej vitesh ėshtė kthyer nė njė qendėr tė grumbullimit tė shqiptarėve dhe tė librit shqip. Nė kėtė panair shtėpitė botuese shqiptare kanė paraqitur botimet e tyre mė tė fundit, si botimet e fundit tė Kadaresė, Fjalorin e gjuhės shqipe, botuar sė fundmi nga shtėpia botuese “Toena” “Ilirėt”, “Historia e Skėnderbeut, etj.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  12. #12
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    “Krasnogruda” revista polake qė flet shqip

    Pėr herė tė parė polakėt kanė mundėsi tė lexojnė pėrallat shqiptare

    TIRANĖ, 6 MAJ (“KORRIERI”)- Sapo ka dalė nė shitje nė Poloni numri i 15-tė i revistės “KRASNOGRUDA” kushtuar Shqipėrisė, Kosovės e Maqedonisė. “Krasnogruda” ėshtė revista kulturore, ku qė nga viti 1993 prezentohen vendet e ndryshme tė Evropės Lindore e Qendrore. Botuesi i saj ėshtė Fondacioni Pogranicze (Borderland), i cili mban edhe shtėpinė botuese “Pogranicze”, ku nė vitin 2002 u botua libri i Ylljet Aliēkes “Kompromisi”. Kryeredaktori i revistės, si edhe drejtori i Fondacionit ėshtė Krzysztof Czyreeski. Tė gjithė numrat e saj i bashkon ideja e multikulturalizmit. Nė numrin e fundit, pėrveē shkrimeve tė shkėncėtarėve e opinionistėve polakė kushtuar problemeve tė ndryshme nė kėtė trekėndėsh ballkanik, janė botuar edhe dy shkrime tė Fatos Lubonjės: “Feja dhe shqiptarėt” dhe “Ne shqiptarėt dhe kosovarėt - ne kosovarėt dhe shqiptarėt”. Ky numėr ėshtė i pasur si me letėrsinė shqiptare moderne, ashtu edhe me folklorin. Prezentohen vjershat e Ali Podrimes, Flora Brovinės, Mimoza Ahmetit, tregimet e Stefan Capalikut “Njohja ime me Anėn ishte krejt e rastėsishme”. Pėr herė tė parė polakėt kanė mundėsi tė lexojnė pėrallat shqiptare. Dhe tjetėr e veēantė, janė fragmente nga “Kanuni i Lekė Dukagjinit. Nė pėrgatitjen e kėtij numri kontribut tė madh kanė pėrkthyesit: Dorota Horodyska, Mazllum Saneja, Rigels Halili. Promovimi i numrit u bė nė selinė e Krasnogrudes nė Sejny, kurse Radio polake ka dhėnė dy emsione mjaft interesante, ku ishin lexuar fragmente nga shkrimet e Fatos Lubonjės

    marrė nga revista koha

  13. #13
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Organizohet Panairi i pestė i librit “Prishtina 2003”

    Nga 16 deri mė 21 maj nė Prishtinė

    Nga data 16-21 maj nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė organizohet Panairi i pestė i librit. Bashkorganizatorė tė “Prishtina 2003” ėshtė Shoqata e Botuesve tė Kosovės sė bashku me Ministrinė e Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Ēėshtjeve Jorezidente. Nė kėtė panair do tė marrin pjesė rreth 100 botues nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, diaspora si dhe disa nga shtetet qė kanė zyrat e ndėrlidhjes nė Prishtinė, kėshtu qė panairi do tė paraqesė rast tė veēantė pėr tė parė dhe blerė botime nga mė tė llojllojshmet, qė sipas organizatorėve do tė jenė mbi 12.000 tituj, nga tė cilėt mė se 1.300 tė rinj. Nė kėtė panair do tė organizohen promovime, debate, kontakte me lexuesit dhe krijuesit, por e veēanta e kėtij panairi ėshtė se brenda dy panaireve janė botuar numėr rekord botimesh deri mė sot, tė periudhės sė transicionit, madje vepra kapitale si komplete veprash, vepra fushash tė ndryshme shkencore, Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe, ripunuar nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė,. Panairi i Prishtinės konsiderohet nga mė tė mėdhenjtė dhe mė tė suksesshmit nga e gjithė hapėsira shqiptare, duke pėrfshirė kėtu Panairin e Tiranės (nėntor), tė Shkupit (prill), tė Tetovės (tetor) dhe tė Ulqinit (gusht). Panairi hapet nė orėn 18:00

    marrė nga gazeta koha

  14. #14
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Binjakėzohen Biblioteka e qytetit tė Korēės dhe ajo e Gjilanit

    Nė kuadėr tė panairit tė dytė gjithėkombėtar tė librit nė Korēė

    Nexhat Buzuku
    KORĒĖ, 10 MAJ - Nė organizim tė botuesve shqiptarė, klubit tė shkrimtarėve “Bota e Re” dhe Bashkia e Qytetit Korēė, tė enjten mbrėma, u ēel panairi i dytė gjithkombėtar i librit “Korēa-2003”. Hapjen e panairit e bėri drejtori i bibliotekės, Skėnder Rusi, ndėrsa ishin tė pranishėm edhe poetėt Dritėro Agolli, Moikom Zeēo, ishpresidenti i Shqipėrisė, Rexhep Meidani, e shumė krijues tė tjerė nga Korēa dhe rrethe tė Shqipėrisė. Nė kuadėr tė ditėve tė panairit tė librit ishin tė pranishėm edhe drejtorėt e bibliotekave rajonale nga Gjilani dhe Mitrovica, Shefki Osmani dhe Hajrullah Mustafa, si edhe pėrfaqėsuesi nga Ministria e Kulturės pėr sektorin e bibliotekave tė Kosovės, Ramadan Beshiri. Nė ditėn e dytė tė panairit, pėrfaqėsusit e bibliotekarisė kosovare dhe drejtori i Bibliotekės publike tė Korēės nėnshkruan marrėveshjen pėr bashėpunim ndėrmjet bibliotekarisė sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.

    Binjakėzimi i bibliotekave

    Gjithashtu u firmos edhe binjakėzimi i bibliotekės rajonale “Fan S. Noli” tė Gjilanit me bibliotekėn publike “Thimi Mitko” tė Korēės, qėllimi i sė cilės ėshtė kėmbimi i vlerave librare, i pėrvojave dhe eksperiencave bibliotekare, i trashėgimisė kulturore e historike. Drejtori i bibliotekės publike tė Korēės, Skender Rusi, tha se afrimi shpirtėror i popullit dhe njohja e ndėrsjellė e njėri-tjetrit mund tė bėhet nė mėnyrėn mė tė mirė edhe pėrmes librit. Ne do tė dėshironim qė tė kishim libra tė botuesve dhe autorėve nga Kosova, dhe besoj se kėtė do ta bėjmė tash e tutje, pasi qė marrėveshja e bashkėpunimit ndėrmjet bibliotekave tė Korēės dhe tė Gjianit ka sė pari kėtė qėllim, tha ai. Ndėrkaq, drejtori i bibliotekės rajonale tė Gjilanit, Shefki Osmani, shprehu falėnderimin e tij pėr binjakėzimin mes kėtyre dy bibliotekave dhe tha qė Biblioteka e Gjilanit ka nevojė pėr pasurimin e fondit librar nga Biblioteka e Korēės, e cila ėshtė ndėr mė tė vjetrat e Shqipėrisė. Kėto dy biblioteka do tė bashkėpunojnė edhe nė organizimin e panirit tė librit, i cili ėshtė i pėrvitshėm nė kėto dy qytete. Nevojėn e bashkėpunimit nė mes tė bibliotekave tė Shqipėrisė dhe Kosovės e kanė shprehur edhe pėrfaqėsuesit e bibliotekės sė Pogradecit dhe tė Elbasanit, ndėrsa delegacioni i bibliotekarisė sė Kosovės u ka prezentuar gatishmėrinė e bibliotekave tė Prizrenit dhe tė Vushtrrisė pėr binjakėzim me bibliotekat e qyteteve me traditė tė librit dhe tė kulturės, siē ėshtė Elbasani dhe Pogradeci.

    Festa e poezisė “Netėt e poezisė korēare”

    Bashkė me librat dhe botuesit, gjatė ditėve tė panairit u mbajt edhe manifestimi i poezisė “Netėt e poezizė korēare”, nė tė cilin ishin tė pranishėm Dritėro Agolli, Moikom Zeēo, poetė tė tjerė nga rrethet e Shqipėrisė dhe nga Maqedonia. Agolli pasi lexoi poezinė e titulluar “Pleqtė”, e cila i kushtohej brezit tė tij dhe gjithė atyre qė do tė kalojnė njė ditė nėpėr skaj tė jetės, tha se “ėshtė shumė bukur qė burokratėt e ambasadave tė jenė afėr poetėve”. “Korēa ėshtė djepi i artit, i teatrit, i emrave tė njohur tė kulturės, tė kėngės, tė aktrimit”, tha ai pėr tė propozuar qė ky manifestim i poezisė tė bėhet i pėrhershėm dhe kėtu tė vijnė poetė nga tėrė Ballkani. Moikom Zeēo pohoi se Korēa ėshtė vendi i poezisė, i shkollės sė parė shqipe dhe ka njė petk artistik. Manifestimi “Netėt e poezisė korēare” ka dimension ballkanik dhe nė tė ardhmem do tė bėhet i njohur nė gjithė rajonin, vlerėsoi poeti Moikom Zeēo. Poetėt qė lexuan nė kėtė mbrėmje poezie pasqyruan edhe pėr pozitėn e vėshtirė tė krijuesve dhe tė poetėve dhe kėrkuan qė tė kenė njė pėrkujdesje mė tė mirė nga ana e pushtetit.

    marrė nga gazeta koha

  15. #15
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Shaip Emėrllahu fitoi ēmimin letrar "Naxhi Naaman" nė Bejrut

    Bejrut, 28 maj - Kėto ditė qendra kulturore "Naxhi Naaman" e Bejrutit shpalli fituesit e konkursit pėr letėrsi. Poeti shqiptar nga Maqedonia Shaip Emėrllahu ėshtė shpallur fitues i ēmimit letrar pėr krijimtari "Naji Nanman" nė mesin 155 poetėve konkurentė nga e gjithė bota me ciklin e poezive "Mollėt e Tetovės". Kjo qendėr ka ndarė edhe dy ēmime tė tjera letrare atė tė meritės (fitues ėshtė poeti Nadine Devoille nga Franca) dhe atė tė inkurajimit (Abdur Rahman Ismail et Malak Mikhail Chnuda nga Egjipti).
    Nė njė cikėl poezish tė pėrkthyera nė frengjisht nga Andre Varfi janė pėrfshirė shtatė poezi. Poeti Shaip Emėrllahu njėherit ėshtė shpallur edhe anėtar nderi i qendrės sė njohur kulturore "Naxhi Naaman" tė Bejrutit sė bashku me fituesit e tjerė. Cikli fitues i poezive tė poetit Shaip Emėrllahu "Mollėt e Tetovės" sė bashku me njė biografi tė shkurtėr tė tij dhe njė fotografi artistike kėtė javė i botohet nė njė botim special tė kėsaj shtėpie botuese tė Bejrutit.

    (marrė nga QIK)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te reja kulturore


    nga gaz Tema:

    --------

    Nė intervistėn pėr "TemA" tregimtari dhe skenaristi Ylljet Aliēkaj

    Fati qė kapėrcen kufijtė e Ylljet Aliēkaj

    Me tregimtarin shqiptar Ylljet Aliēka ka ndodhur njė fat i ēuditshėm qė me librin e tij tė parė tė pritet pozitivisht. Dhe jo vetėm kaq, por libri i parė i tij botohet nė Francė, Itali, ndėrkohė qė bėhet edhe film dhe filmi pėrzgjidhet nė konkurrimin zyrtar tė festivalit tė Kanės, nė maj 2001, dhe fati nuk e ka kursyer as kur nderohet me ēmime tė tjera speciale. Shkrimtari Ylljet Aliēka pothuajse pėr ēdo krjimtari tė bėrė rishtas, ka marrė ēmime. Tri ēmime ndėrkombėtare pėr letėrsinė nė Francė e nė Itali. Librin "Parrulla me gurė" nė Francė e ka pėrkthyer ish ambasadori francez nė Tiranė, Patrick CHRISMANT. Kėshtu Aliēka nisi njėkohėsisht tė jetė sa shkrimtar shqiptar, po aq edhe pėrfaqėsues i shkrimtarėve tė zgjedhur europianė. Dikur nė njė tė pėrditshme u shkrua se "nė listėn e 62 shkrimtarėve nga bota tė detyruar pėr t'u studiuar nga studentėt e letėrsisė, filozofisė e sociologjisė sė njė prej universiteteve mė tė vjetėr nė Europė, Jagiellonski tė Krakovit (viti 1367) bėjnė pjesė dhe dy shkrimtarė shqiptarė: Ismail Kadare dhe Ylljet Aliēka. Sipas vlerėsimit tė studiuesve tė kėtij Universiteti, Kadare me librat "Pėrbindėshi" dhe "Dosja H" i jep studentit 10 pikė nga ky total, kurse Aliēka me librin e tij "Kompromisi", 5 pikė". Por Ylljet Aliēka pohon se erdhi nė rrugėn e letėrsisė me thjeshtėsi e spontanitet. Edhe tregimet e tij shquhen nga njė dukje e tillė por kanė gjithashtu prurje origjinale. Komunikon thjesht ku duket njė mirėkuptim njerėzor. Vetė Aliēka dėshmon se rruga e krijimtarisė sė tij pėrshkohet duke gjykuar rrethanat, jetėn dhe problemet e epokės ku ne jetojmė.

    Patrick CHRISMANT Ambasador i Francės shkruan pėr tė "Tė mos harrojmė megjithatė se Ylljet Aliēka shkruan nė njė kohė kur ėndrrat janė shembur: ėndrra e njė shoqėrie tė drejtė dhe pa klasa, ėndrra e ēuarjes marramendasi drejt njė sistemi ekonomik tė urryer pėr njė gjysėm-shekulli, ėndrra e integrimit tė pėrshpejtuar nė gjirin e bashkėsisė politike dhe ushtarake euro-atlantike." Dhe kėshtu duke krijuar me kurajon qė e karakerizon fiton njė hapėsirė edhe nė kinematografi me skenare filamash, ku merr kurajo nga "Slogan" qė fitoi nė Kanė. Filmi e ka zanafilėn nė librin e tij tė parė. Nė librin e dytė pėrsėri gjen njė skenar tjetėr dhe kėto ditė nxjerr nė dritė librin e ri "Parrullat me gurė".



    Zoti Ylljet, ndjeheni mė i vlerėsuar me tre ēmimet ndėrkombėtare nė fushėn e letėrsisė, apo me ato qė keni patur nė Shqipėri?

    Nuk dua tė pėrdor klishe pėr mėnyrėn e vlerėsimit. Unė kam fituar ēmime nė Shqipėri, si ēmimi pėr prozėn mė tė mirė dhe kjo shkon paralelisht, nėse tė gjithė shkrimtarėt do tė rendin pas njė suksesi jashtė nė arenėn ndėrkombėtare kėtė e bėjnė tė gjithė shkrimtarėt, kjo ka rėndėsi, por unė nuk e veēoj nga sukseset kėtė tė fundit. Vlera e kujtdo artisti nis brenda vendit dhe pastaj tejēohet jashtė vendit. Si rrjedhojė e mungesės sė tė dhėnave pėr hierarkinė kulturore jashtė vendit nė Shqipėri abuzohet, nėse nė ēdo provincė organizohet njė konkurs letrar, kjo s'do tė thotė se ėshtė njė vlerėsim i madh nė shkallė ndėrkombėtare, kėtu duhet pasur kujdes.



    Iu kthyet zanatit tė shkrimtarit nė njė moshė tė madhe, kur ju kishit njė profesion tjetėr, si nisi?

    Ka nisur pak si rastėsisht, do tė mendoja se kush vazhdon tė shkruajė letėrsi nė moshė tė madhe, ose ėshtė i marrė, ose diēka do tė bėjė, besoj se nuk e nisa si i marrė, dikur shokėt mė pėlqenin mėnyrėn se si i rrėfeja gjėrat. Kėshtu nisi.



    Vazhduat pas kėsaj tė shfaqeni njėkohshėm i suksesshėm nė gjininė e tregimit edhe nė kinematografi...

    Ashtu siē nisa tė provoj tė shkruaj me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė si shkrimtar dhe u bėra shkrimtar, e provova veten dhe kėshtu bėra edhe nė fushėn e skenarėve.

    Ėshtė e vėrtetė qė unė po e vazhdoj fushėn e skenarėve pak mė me vrull dhe ėshtė bėrė fakt lidhja ime me botėn e filmit. Madje kam edhe njė skenar tjetėr qė ėshtė mbaruar, i cili pothuajse po miratohet nga tė huajt, po me sa shoh unė po e vazhdoj nga pėrvoja qė kam para se tė shkruash njė skenar duhet tė kesh parasysh qė duhet njė industri e madhe realizuese e filmit. Skenari i tretė do tė vihet paralelisht nė proces.



    Ndėrkohė qė kinematografia shqiptare hesht dhe pėr vite tė tėra nė monizėm u "prodhuan" skenaristė, vjen koha qė fitojnė skenare me bazė nga vepra e Kadaresė dhe nė rastin tuaj njė skenar nga krjimtaria juaj. Do tė ishte kjo kthesė njė sfidė ndaj produksioneve tė vjetra?

    Unė kam mendimin se Shqipėria ka kaq shumė ngjarje dhe nė botė ka po kaq shumė ngjarje qė pėrbėjnė njė subjekt interesant pėr filmin. Por mendimi im specifik ėshtė se njė gjetje e mirė ėshtė njė gjetje e mirė si pėr njė libėr tė mirė dhe pėr njė film tė mirė. Pra, po flas pėr skenarin pastaj tė tjerat kuptohet dhe letėrsia e Kadaresė ėshtė e spikatur pėr gjetjet e mira dhe pėr kėtė vepra e tij ėshtė njė gjetje e mirė edhe pėr kėndvėshtrimin. Potenciali i njė vepre ka tė gjitha gjasat edhe pėr sukses nė kinematografi. Kėshtu ndodh edhe me filmat e suksesshėm botėrorė, filmat mė tė mirė qė kanė fituar, kanė bazė njė vepėr tė mirė letrare.



    Ēfarė sheh nė horizont pėr xhirimet e skenarit tė aprovuar nga QKK, kėtė vit?

    I pari qė duket nė kėtė horizont ėshtė regjisori Artan Minarolli dhe pas vjen ekipi francez qė do tė asistojė. Nuk avancoj dot nė parashikime, sepse shumė shpejt do tė kemi surpriza. Xhirimet do tė bėhen nė qytetetin e Gjirokastrės, Tiranės, Beratit ku do tė shėrbejnė si sfond edhe objektet e kultit.



    Po skenari i tretė si do tė jetė, si titullohet ai?

    Skenari i tretė pėrsėri do tė ketė njė ngjarje tė ditės, lėnda e tij vjen pikėrisht nga ndėrtimi i paradokseve nė kohėt qė jetojmė. Mua mė nxiti njėherė njė artikull nė gazetė pėr shitjen e kėtyre ēmimeve tė fisnikėrisė. U thellova pak mė tepėr pėr kėtė fenomen dhe m'u duk se kjo temė ngėrthehet edhe me paradokset e realitetit shqiptar, edhe tragjedinė e realitetit tė sotėm, qoftė edhe njė ēikė mė tej dhe deri diku dhe universale, pėr tė ashtuquajturin frustim qė i bėhet ēdo njeriu pėr vlerat qė ka nė tė vėrtetė dhe nuk ia kanė ditur, ēdo njeri qoftė ky, qoftė njė marangoz qoftė njė shkencėtar qė lidhet me dėshirėn pėr tė qenė dikushi duke blerė dhe shitur titujt. Kjo ėshtė njė gjė jo e mirė qė ndodhi nė Shqipėri, ku u bė njė manipulim i madh me tė huajt ku u shitėn ēmime tė tilla si "Njeriu mė i shquar i shekullit" etj., dhe ku thelbi ėshtė se tė gjitha kėto ēmime u shitėn. Pra nėse njė institucion tė jep ēmimin material e shpirtėror pėr veprėn tėnde, ėshtė e natyrshme, por jo tė kėrkojė, nė atė kohė u kėrkonin 5 dollarė. Fatkeqėsisht u gėnjyen shumė shqiptarėt, ranė nė grackėn e saj dhe ai ėshtė njė manipulim i kulluar dhe u bė nga Oksfordi, nga Kembrixhi nėpėrmjet shoqatave me ato biografitė e botės. Vendet e manipuluar me shumicė janė Afganistani, Kazakistani dhe kėto janė vendet ku ndodhėn mė shumė kėto, meqė nė kėtė manipulim u pėrfshinė shumė shqiptarė, shitja e titujve tė fisnikėrisė ėshtė edhe tema e skenarit tė tretė.



    Po ju vetė mbėshteteni tek mendimi se jeni nė njė vend nderi nė raport me krijimtarinė tuaj dhe komunikimin e saj me botėn?

    Jo se jam fare indiferent, por sė pari do tė thosha nuk merrem tėrė ditėn me letėrsi, unė kam njė punė timen, punė tė mirė qė paguhem mirė, Pėrgjegjės pėr Informacionin dhe komunikimin pranė delegacionit tė Bashkimit Europian, me njė kontratė tė pafund. Ėshtė njė punė e pėr mua, e pandikuar nga ndryshimet politike tė vendit. Qė mė garanton qetėsi. E thashė kėtė sepse pjesa e letėrsisė ose artistikja ėshtė shndėrruar nė njė hobi ose kėnaqėsi qė unė e ndjek. Sa tė ma japė kėnaqėsi kjo punė, unė do tė vazhdoj. Unė nuk jam partizan i klisheve se mund tė shkruash pėr kėnaqėsinė tėnde. Nė thelb ēdo shkrimtar e ka kėtė kėrkesė tė shkruajė qė ta pėlqejnė tė tjerėt. Nėse kujtoj qė ėshtė hapur njė shkallė hierarkike letrare tek gazeta "Albania" qė do thoshte 20 tregimtarėt mė tė mirė, unė futem tek kėta 20 tregimtarė. Librat e mi kanė dalė nga shtėpitė botuese mė elitare, austriake, gjermane. Pra pėr mua vetėm ky fakt i vjel vetė pastaj pasojat positive. Nė Rusi po botohet libri im nė njė shtėpi botuese tė mirė, po ashtu edhe nė Itali del libri im tani nė nėntor qė ėshtė pranė shtėpisė botuese Guaraldi, njė shtėpi botuese elitare. Nganjėherė kjo mė bėn edhe shpeshherė domosdo edhe indiferent ndaj lavdeve dhe kritikave.



    Kur keni qenė nė udhėkryq gjatė jetės suaj ka qenė njė motiv shpirtėror pėr tė dalė nga kjo gjendje deri nė zgjidhjen e duhur?

    Ka qenė vetėm fati.



    Cilėt janė pėrkthyesit e librave tuaj?

    Nė Gjermani kam pėrkthyes shumė seriozė, nė Itali gjithashtu ėshtė Amik Kasoruho. Nė Poloni gjithashtu, nė Francė kam pėrkthyes ambasadorin qė ėshtė njė pėrkthyes i shkėlqyer dhe librin e dytė qė unė tani e botoj nė Francė e ka vėrtetė njė pėrkthim tė kulluar. Por nė Francė jam botuar para se ambasadori francez tė mė pėrkthente mua. Kėtė e ka bėrė njė botues francez.



    Sa miq jeni me shkrimtarin e madh Ismail Kadare?

    Me tė nuk jam shumė mik, por e ndej si tė tillė, se e vlerėsoj shumė. Pėrveē letėrsisė, unė e vlerėsoj shumė nė impenjimin e tij nė atė qė do ta quaja fjalė e madhe pėr ēėshtjen shqiptare, qoftė brenda vendit. Duke lėnė mėnjanė atė qė ėshtė krenaria e letėrsisė shqipe, ai po jep njė kontribut tė madh ndaj njė pjese tė shqiptarėve qė po e denigrojnė Shqipėrinė me psikologjinė e nėnshtrimit. Ndaj njė opinioni tė huaj. Nė kėtė kuptim Kadereja ėshtė njė nga shembujt mė tė shkėlqyer.



    Ēfarė planesh tė tjera keni nė rrugėn e krijimtarisė artistike?

    Libri im tani del sė shpejti nė Itali dhe Rusi. Ndėrkohė Altin Basha dhe Gazmend Gjoka do tė marrin njė pjesė timen pėr njė dramė dhe do ta realizojnė nga shtatori dramė. Kur dy librat e parė u shitėn, mendova tė bėja diēka mė tė mirė duke ndjekur vlerat nė librat qė kam bėrė, fakti qė librat u shitėn, vijnė nga kjo logjikė shtytėse, qė tė botoj librin "Parrulla me gurė". Ėshtė po i njėjti libėr ku u mbėshtet filmi "Parullat" me regji tė Xhuvanit dhe skenarin tim tė ri po e mbėshtes mbi njė nga tregimet e mia pėrsėri, ky skenar po ndjek fatin financiar tė filmit "Slogan". Ėshtė aplikuar nė komisionin e qendrės sė kinemasė franceze. Ka fituar aty, u publikua nė qendrėn e kinemasė shqiptare dhe tani ka filluar faza pregatitore.



    GKA, ekspozitė

    70 vjet pikturė italiane nė letėr

    Nė bashkėpunim me Institutin Italian tė Kulturės nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, ėshtė e pranishme qė nga dita e martė, njė ekspozitė antologjike e pikturės bashkėkohore italiane. Kjo ekspozitė shtrihet me pėrmasa tė mėdha vlerash dhe ardhja e saj kėtu evidenton Tiranėn si njė skenė kulturore artistike europiane. Emenegildo Frioni i prezantoi publikut koleksionin e tij tė ēmuar, tė cilin e ka kultivuar si njė dokumentar qė paraqet rrugėn artistike tė piktorėve kryesorė italianė tė viteve '900. Nė kėtė ekspozitė janė 75 vepra qė variojnė nga piktura metafizike deri tek piktura me tema klasike. Me kėtė ekspozitė vjen njė seri eksperiencash qė janė ngėrthyer me eksperienca tė njohura edhe mė parė nga piktorė shqiptarė, nė ekspozitė janė vizatime nga De Chiricio, Vespignani, Greco, Gutusso, Maccari, Vespignani, Nespolo, etj.. Ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri mė 28 qershor.

  17. #17
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    "Gjuha e zjarrtė", e para antologji pėr gjuhėn shqipe
    TIRANE Qershor 21, 2003

    "Gjuha e zjarrtė", ashtu siē poeti lirik Lasgush Poradeci e quante gjuhėn shqipe, titullohet e para antologji poetike kushtuar tėrėsisht gjuhės shqipe, qė nga zanafilla e saj deri nė ditėt e sotme, qė do tė publikohet sė shpejti nga Shtėpia botuese "Mėsonjėtorja e parė" nė Tiranė. Autori i kėsaj antologjie Kujtim Dashi u shpreh tė premten pėr ATSH-nė se nė kėtė pėrmbledhje poetike janė pėrfshirė rreth 160 autorė me mbi 270 poezi. Nė antologji do tė pėrmblidhen poetė nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipėria dhe diaspora qė nga Buzuku, Budi, Jeronim De Rada e deri tek Kadare, Agolli, Visar Zhiti, Ali Podrimja, etj. "Ata dhanė ndihmesėn kryesore nė pėrpunimin e vargut shqiptar, tė gjuhės dhe stileve poetike, si dhe tė formave mė tė ndryshme tė krijimit duke u nisur qė nga vjersha e thjeshtė deri te format e tjera tė vjershėrimit tė kultivuar", tha autori. "Nė kėtė pėrmbledhje", sqaroi ai, "poezitė renditen sipas njė rendi kronologjik kohor, duke filluar me perfaqėsuesit e letėrsisė sė vjetėr shqipe, rilindasit e deri me pėrfaqėsuesit e poezisė sė ditėve tė sotme".

    (marrė nga gazeta Balkanweb)
    ---------------------------------------------
    Tė kisha mundėsi ta gjeja ktė libėr, ē'e do qė jam nė anėn tjetėr tė botės ndaj Shqipėrisė

  18. #18
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Njė libėr qė prezenton diversitetin e jashtėzakonshėm tė botės shqiptare

    Promovohet libri “Shqipėria dhe Kosova”

    BURIMQELA
    PRISHTINĖ, 24 QERSHOR - “Nė librin ‘Kosova dhe Shqipėria’, bota shqiptare, paraqitet si tėrėsore ku pjesėt e saja tė ndara, nė tė qėndrojnė natyrshėm dhe pėr bukuri pranė njėratjetrės”, vlerėsuan referuesit, librin e autorit James Pettifer, gjatė promovimit qė u mbajt tė hėnėn nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Fillimisht pėr librin, nė promovimin e tė cilit kishin ardhur personalitete tė njohura publike, si Hashim Thaēi, Ramush Haradinaj, Adem Demaēi, etj., foli Bajram Kosumi, i cili theksoi se ky libėr ėshtė mė shumė se njė akt i rėndėsishėm kulturor. Kosumi vlerėsoi se pėrveē njė udhėzimi pėr vizitorėt e huaj, botimi dhe promovimi i kėtij libri konoton me shumė sfera tė tjera tė shoqėrisė si politike, kombėtare, historike mbi tė gjitha konoton me bashkohėsinė shqiptare. Ai shtoi se konotacione qė dalin nga teksti i kėtij libri janė edhe mesazhe tė dėrguara nga Kosova pėr pjesėn tjetėr tė botės. “Nė kėtė libėr bota shqiptare paraqitet si tėrėsore ku pjesėt e saja tė ndara e tė copėtuara tė helmuara nga politika, kėtu qėndrojnė natyrshėm dhe pėr bukuri pranė njėra-tjetrės”, ėshtė shprehur Kosumi. Ndėrkaq analisti Shkėlzen Maliqi vlerėsoi se nė kėtė libėr kushtuar Shqipėrisė dhe Kosovės, autori ka bėrė njė pėrmbledhje tė studimeve dhe njohurive tė tij nė mėnyrė qė ato tė shėrbejnė si burim dhe informata tė shumėllojshme prej atyre historike gjeografike deri tek ato aktuale politike. Maliqi pohoi se botimin e kėtij libri ne gjuhėn shiqpe nuk e sheh vetėm si njė gjest kulturor qė vlerėson kontributin e njė autori tė huaj nė prezentimin e suksesshėm tė vlerave tona, por sipas tij, edhe si njė libėr i cili pėrmbushė funksionet e tij primare tė udhėrrėfyesi pėr tė gjithė ata qė respektojnė dhe duan ta njohin diversitetetin e jashtėzakonshėm tė botės shqiptare. “Konsideroj se ky diversitet ėshtė pasuria mė e madhe qė kemi”, shtoi ai. Promovimin e ka pėrshendetur edhe botuesi Piro Misha, i cili theksoi se ky ėshtė njė libėr qė shėrben si udhėrrėfyes pėr tė ē’muar trashėgimin e madhe ndėrkulturore, pėr tu ndėrgjegjėsuar pėr vlerat e saj nė fund tė fundit pėr tė zhvilluar turizmin shqiptar. Gjatė promovimit ishte prezent edhe autori i librit James Pettifer, i cili gjatė fjalimit tė tij ka pohuar se ka njerėz nė botė qė nuk duan ta shohin Kosovėn, ta ketė njė komb me objektivitet dhe qartėsi, duke potencuar: “Shpresoj qė libri im do tė japė njė ndihmesė nė tė kuptuarit e Kosovės”. “Shqiptarėt nė trojet e tyre kanė njė traditė tė mrekullueshme nė ndėrtim e kishave, xhamive, urave pėr tė cilat nevojitet mbrojtja dhe ruajtja. Shpresoj se libri im tė bėjė tė mundur investimin nė mbrojtjen dhe ruajtjen e kėtyre monumenteve”, ėshtė shprehur Pettifer. Ai po ashtu ka bėrė tė ditur se ėshtė duke punuar nė botimin e edicionit tė katėrt pėr tė cilin theksoi se “shpreson qė tė botohet nė njė Kosovė tė pavarur”.

    (marrė nga gazeta Koha)

  19. #19
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mbėrrin sot nė Shqipėri filozofi, humanisti dhe poeti i njohur francez Jacques Lacarriere. E para vizitė nė vendin tonė e njeriut, krijimtaria e tė cilit, gjatė njė gjysmė shekulli, ėshtė lidhur aq shumė me Ballkanin. I ftuar nga Shtėpia e Librit dhe e Komunikimit, nė bashkėpunim me Ambasadėn Franceze nė Tiranė dhe Misionin shqiptar nė Unesco, intelektuali i shquar francez do tė zhvillojė njė takim me intelektualėt shqiptarė mė 3 korrik nė Shtėpinė e Librit dhe tė Komunikimit

    "Ne tė gjithė jemi bij tė Afėrditės"

    Njeriu qė dikur shkruante nė kartė-vizitėn e tij "Homo Sapiens"

    Emri: Jacques. Mbiemri: Lacarriere. Vendlindja: Limoges e Frances, mė 1925. Filozof, romancier, poet , pėrkthyes, mitolog…Nė njeri i lindur nė njė familje modeste tė Bourgogne-s, me njė baba llogaritar dhe nėnė rrobaqepėse, dhe ku nė shtėpinė e tyre nuk gjendej asnjė libėr. Ai ėshtė njė nga tė rrallėt shkrimtarė tė sotėm qė ka guxuar tė ecė me kėmbė mijėra kilometra, nėpėr Francė, Vosges, Corbičres…"Nėse nuk i do njerėzit, ėshtė e kotė tė ecėsh, - thotė ai, duke e pėrmbledhur me dy fjalė humanizmin e tij.

    Shkrimtari udhėtar
    "Sė pari jam shkrimtar dhe pastaj udhėtar", - tė thotė ai. "Eshtė interesant tė shohėsh se cilėt janė udhėtarėt qė kanė shkruar, dhe cilėt janė ata shkrimtarė qė kanė udhėtuar, pasi veprat e tyre nuk janė njėlloj. Ka njė diferencė tė madhe mes librave "Voyage dans les Cévenes" tė Stevenson, "En Pentagonie" e Chatevin apo "Le Colosse de Maroussi" e Henry Miller, nga ato libra me kujtime tė shkruara nga Bali apo njė ditar oriental i dikujt qė e shkroi sepse u ndodh atje. Pier Loti ėshtė njė shkrimtar, kurse Magelani, i cili ėshtė po aq i rėndėsishėm, ėshtė njė udhėtar, njė lundėrtar qė na ka lėnė kujtimet e tij. Nė "Universitetet e mia », Maksim Gorki thoshte : "Tė jesh njeri, s'do tė thotė vetėm tė dish, por para sė gjithash, tė dish tė jetosh me tė tjerėt". E pra udhėtimet, pikėrisht kėsaj i shėrbejnė". Madje Lacarriere nuk harron dhe njė detaj tjetėr nga vitet e adoleshencės sė tij: "Atėhere i thoja nėnės sime: Dashuri, udhėtime, poezi, ja jeta! Dhe ajo mė pėrgjigjej: Poezi ti mund tė bėsh, dashuritė shpresoj tė jenė tė lumtura pėr ty, por pėr udhėtimet, do tė tė duhen para". Ja qė unė kurrė s'kam patur para, megjithėse kam udhėtuar. Kam patur fat tė kem qėnė i varfėr. Kjo gjė nė Greqi mė detyroi tė punoja, tė takoja njerėz, tė jetoja me ta. Po tė kisha shumė para do tė kisha shkuar nė hotel dhe asgjė nuk do tė kisha mėsuar". Udhėtimet i dhanė shumēka kėtij shkrimtari filozof. Udhėtimet e pasuruan dhe u bėnė pėr tė buronja frymėzimi. Ēdo udhėtim do tė ishte njė ngasje krijimtarie, njė nxitje pėr tė shkruar njė libėr. Ashtu ishte nisur ai njė ditė tė vitit 1950, nė kėmbė, me autostop. Doli nė "Porte d'Italie" nė periferi tė Parisit dhe u nis drejt jugut tė Francės. Udhėtimi i tij i fundit ka qėnė nė Anadoll, disa vjet mė parė. Pas atij udhėtimi ai botoi librin "Pluhuri i botės" (Poussičre du Monde") pėr dervishin e famshėm Jonuz Emre, poet mistik. "Bashkė me gruan time bėmė itinerarin e tij. Ndoqėm hapat e kėtij dervishi, qė kishte jetuar nė shekullin e XIII. Atėhere tė gjithė njerėzit ecnin nė kėmbė dhe kjo ishte e natyrshme.
    I ēuditshėm itinerari i kėtij shkrimtari-filozof. Udhė, shumė udhė…Itinerari i njeriut tė dashuruar me njerėzit, qiellin, lumenjtė, pyjet, me kozmosin. Dhe kėshtu kujtesa e tij mbushej me emra, histori, portrete…udhėtimi pėr tė ishte gjithnjė njė zbulim. Kėshtu lindi dhe libri "Duke ecur", njė libėr qė shpejt nė Francė do tė bėhej mjaft popullor.

    Takim me orakujt e kohės antike
    Ai ishte mjaft i ri kur u nis pėr herė tė parė nė Greqi. Ishte viti 1947. Nė Sorbonne kishte studiuar letėrsinė, mitologjine, por ndryshe ishte tė prekte djepin e vjetėr tė qytetėrimit tė Evropės. Donte tė njihte buronjat e miteve. Fantazia e djaloshit gėlonte nga historitė mitike, personazhet mitologjikė, figurat e Edipit, Jocaste-s, Zeusit, Orestit, Akilit…Atė vit nė Greqi ishte luftė civile. Nė Delf ishin ende partizanėt e gjeneralit Markos. Por edhe pse luftė, ai do tė guxonte tė shkonte nė Delf, nėn ehot e krismave, nė tempullin e madh tė historisė. Ai nuk e kuptonte atė luftė. Pėr tė rėndėsi kishin mitet. Dukej se Jacques Lacarriere kishte takim me orakujt. Kėshtu ai do tė udhėtonte shpesh nė Greqi gjer nė vitin 1966. Nga kėto udhėtime lindi libri "Vera greke" (L'éte grecque"), njė libėr-udhėtimi ku pėrshkruan me njė humanizėm tė thellė njerėzit dhe takimin me mitet e botės antike. Por pas vitit 1966 ai nuk mund tė shkonte mė atje. Ishte "koha e Kolonelėve", koha e juntės ushtarake.

    Nė gjurmėt e Herodotit
    Dėshira e Lacarričre ka qėnė gjithnjė zbulimi i qytetėrimeve dhe i botėrave tė reja. Orienti e ka tėrhequr gjithnjė pa masė. Po kėshtu dhe lindja e Mesdhe, India. "Pas Greqisė, unė u nisa nė Indi. Mėsova gjuhėn hundistane nė Institutin e Qytetėrimeve dhe tė Gjuhėve Orientale, nė Paris. Pastaj mėsova arkeologjinė dhe rastėsisht u gjenda nė Bejrut. Dy vjet qėndrova mes Libanit dhe Sirisė, fill pas luftės, ku mėsova shumėēka mes njerėzve nėpėr fshatra. Pastaj u nisa nė Egjipt, ē'ka mė shtyu tė shkruaj librin "Njerėzit e harruar tė Zotit". Udhėtoja me njė ēantė nė shpinė, nėpėr shkretėtirė,me egjiptianė dhe arkeologė. Orė tė tėra rrija nėpėr xhami, bisedoja me njerėz. Udhėtimi pėr mua do tė thoshte tė bėhesha disi dikush tjetėr…" Lacarričre i ngjante kėshtu Herodotit tė famshėm grek, duke u kthyer njėkohėsisht dhe nė njė dishepull i tij. "Herodoti ka qėnė ndėr tė parėt njerėz tė shquar qė u nis pėr udhėtim qė tė mėsonte mbi botėn. Ai nuk u nis nė udhėtim pėr t’i shėrbyer luftės, pėr tė bėrė luftė apo tregti. Lundėrtarėt nuk niseshin pėr tė parė yjet nė qiell por pėr tė pėrcaktuar rrugėt nėpėr detra pėr ushtrinė dhe tregtinė. Ndėrsa ai ishte i pari qė u nis tė njihte popujt qė rrethonin vendin e tij. Pėrse persėt dhe grekėt luftuan kundėr njeri tjetrit: sepse nuk njiheshin siē duhej. Herodoti ngado qė shkonte pyeste njerėzit, mbante shėnime…ai ishte, si tė thuash, ati i gazetarisė…"

    Takimi me "Njeriu me karafil"
    Miqėsia e Lacarričre me Janis Ricos, poetin e "Njeriut me karafil" tė pėrkthyer dhe nė shqip, ėshtė nga mė tė bukurit dhe mė prekėsit. Silvia, gruaja e Lacarričre njihej me Ricosin, ajo do tė bėhej ndėrmjetėsja mes tij dhe Ricosit, do t’i jepte Ricosit poezitė e pėrkthyera nga Lacarričre dhe do t’i jepte francezit poezitė e reja tė Ricosit. Nė Perėndim atė kohė Ricosi nuk njihej. Intelektualėt e evropianė nuk e njihnin fatin tragjik tė poetit. Do tė ishte Lacarričre ai qė do tė botonte njė artikull nė "Le monde" me titullin "Janis Ricos, poeti i burgosur", shkrim qė do tė trondiste Francėn dhe Perėndimin. Lajmi i burgosjes sė poetit u pėrcoll njėherėsh nė tė gjithė botėn. Shpejt, poezitė e Ricosit do tė recitoheshin nga tė rinjtė nė rrethet studenteske, nė amfiteatrot dhe teatrot e Francės. "Gjatė kohės sė diktaturės, atėhere kur dhe unė ndihesha azilant, sepse e kisha tė ndaluar tė shkoja nė Greqi, gazeta "Le monde" nė Greqi u cenzurua. Por azilantėt greke nė Francė mundėn t’ua ēonin atė tė afėrmėve tė tyre. Mė 1976 kur mė sė fundi munda tė kthehesha pėrsėri nė Greqi, sė pari shkova tė pėqafoja Janis Ricosin. Ai mė tha se prej shumė kohėsh e priste kėtė takim dhe se kishte dashur tė mė tregonte diēka. Kėshtu ai nxorri tri paketa duhani, ku sejcila prej tyre kishte brenda njė copė tė prerė tė artikullit qė kisha shkruar atėhere nė "Le monde", fshehur kėshtu nga rojet e tij. Mė tregoi se ishte lumturuar e trimėruar kur kishte ndier se nuk ishte harruar dhe se jashtė Greqisė interesoheshin pėr fatin e tij.

    Pėrkthyesi
    Me siguri qė dashuria pėr tragjedianėt e mėdhenj grekė, Eskilin dhe Sofokliun, e ka shtyrė Lacarriere tė mėsojė dhe greqishten e vjetėr, krahas greqishtes moderne. Njė ushtrim i vėshtirė por qė pėr inteligjencėn dhe vullnetin qė e karakterizonte kėtė njeri, dhe kjo u bė e mundur. Sidoqoftė vetėm kėshtu ai mundi tė hyjė nė botėn magjepsėse tė tragjedianėve grekė. Ishte pikėrisht regjisori i madh i teatrit francez Jean Vilar qė nė krye tė Teatrit Kombetar tė Parisit do tė vinte nė skenė tragjedine "Antigonea", tė pėrkthyer nga Lacarriere. Kjo pjesė do tė shfaqej dhe nė skenėn mė tė famshme tė teatrit francez, nė Pallatin e Papėve tė Avignon, atje ku Lacarriere kishte njohur nga afėr dhe Gerard Philippe. Pėrkthimet e Lacarričre janė tė shumta: nga Esopi apo Agamemnoni tek Seferis, nga pjesėt teatrale tė Sofokliut dhe "Hymnes" tė Homerit tek Vasilikos, autori i romanit "Z", nga Herodoti tek Ricos, Elitis dhe poetė tė tjerė tė kohės sė sotme. 35 poetė grekė dhe antologji poetike greke, nuk janė pak nė jetėn e njė pėrkthyesi. Poeti Lacarričre qė shkruante vetė poezi, pėrkthente me ėndje poezitė e miqve tė tij grekė. "Poezia nuk ėshtė njė recital qė e harrojmė sapo themi fjalėn e fundit, por ajo ėshtė njė mėnyrė tė jetuari, - thotė Lacarričre.

    Ballkani, djepi i vjetėr i Evropės
    Ēdo udhėtim i Lacarriere ėshtė pra njė libėr mė vete. Kėsaj radhe udhėtimi i tij nga Parisi, do tė kalojė pėrmes Shqipėrisė, do tė pėrvijojė nė Shkup e Prespė (ai ka shkruar dhe njė histori tė mrekullueshme pėr Aleksandrin e Madh) pėr tė vazhduar mė pas nė Greqi. Njė udhėtim ballkanik ku filozofi-poet ka dėshirė tė vizitojė kishat e Beratit, tė pikėtakohet me Onufrin e Shpatarakun, tė kuvendojė me bektashinjtė dhe sufitė shqiptarė. Udhėtim ballkanik nė njė fillim mijėvjeēari, nė njė kohė kur nė Ballkan diktaturat nuk ekzistojnė mė, as luftrat, dhe ku popujt e lashtė pikėtakohen nė njė dritė tė re, ku njerėzit kėrkojnė tė hapin portat e shtėpive, kufijtė. Ja pra njė "galua" i frankėve tė vjetėr qė pikėtakon ballkanikėt e sotėm, pasardhėsit e ilirėve, grekėve dhe dakėve tė vjetėr, nėn ehon e largėt tė miteve. Ballkani zė pothuaj pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė sė kėtij autori: nga "Duke udhėtuar me Herodotin", "Aleksandri i Madh", "Fluturimi i Ikarit", etj, e gjer tek "Jokasta", Antigonea", Pluhuri i botės", me vallen maramendėse tė dervishėve tė Konja-s. Pėrmes antikitetit qytetėrues dhe mitologjisė ballkanike, ai e ka parė gjithnjė Ballkanin si djepin e Evropės, ku lindėn sistemet e demokracisė dhe tė humanizmit. Pas Shqipėrisė e Maqedonisė ai do tė shkojė nė Greqi. Kohė mė parė kishte shkuar nė Qipro, ku kėrkonte tė ndihmonte qė vendlindja e Afėrditės tė regjistrohej nė listėn e Trashėgimisė Botėrore tė Unesco-s. "Kjo do tė jetė e vetmja mėnyrė qė tė mundim qė ai vend tė ruhet nga synimet e sipėrmarrėsve. Kjo do tė jetė dhe beteja ime e fundit. Aq mė tepėr qė ėshtė puna e njė poeti qė tė mbrojė vendlindjen e Afėrditės. Ne tė gjithė jemi bij tė Afėrditės". Njė sentencė shumė e bukur padyshim e asaj ē'ka duhet tė jemi tė gjithė…Afėrdita afėr dhe larg…
    Luan Rama, Unesco, Paris

    (marrė nga Gazeta Shekulli)
    --------------------------------

    Shpresoj qė Lacarriere t'i kushtoj shkrime tė vyera trojeve Shqiptare, gjithashtu edhe nė lidhje me trashigiminė e "Zotėrve Grek" qė nė fakt janė me origjinė Pellazgjo-Ilire.

    Drini.

  20. #20
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    25.07.2003
    Libri mbi themeluesin e Kanunit mė tė njohur shqiptar

    Doli nė shitje libri “Princi i pėrfolur Lekė Dukagjini” i studiuesit Tonin Ēobanit

    Kėto ditė ėshtė publikuar libri “Princi i pėrforlur Lekė Dukagjini” i Tonin Ēobanit. Libri ėshtė njė biografi, e munguar deri sot, pėr njė nga princat mė tė shquar tė shek.XV, me emrin e tė cilit ėshtė lidhur edhe Kanuni i shqiptarėve. Lekė Dukagjini (1410-1481), princi shqiptar, bashkėkohės i Skėnderbeut dhe pasues i veprės sė tij, ėshtė cilėsuar “njė personalitet imponues” (Durham) dhe “Hero kombėtar” (Hahn) i popullit tė vet. Kanuni i Lekė Dukagjinit ėshtė njė vepėr unikale me frymė humaniste e periudhės sė Rilindjes evropiane nė gjuhėn shqipe, e cila, megjithėse u pėrfol sė bashku me autorin e saj (dhe vazhdon tė pėrflitet edhe sot e kėsaj dite), ėshtė vlerėsuar nga studiues seriozė, vendas dhe tė huaj, si njė “vepėr monumentale” (A.Buda) dhe “kontribut nė thesarin e kulturės botėrore” (Schwerin). Pėr tė realizuar kėtė monografi, e para e llojit tė vet pėr Lekė Dukagjinin, autorit i ėshtė dashur njė punė mė se 10-vjeēare nė kėrkim tė burimeve tė verifikuara (mbi 170 referenca) si dhe pėr t’i dhėnė pėrgjigje disa prej ēėshtjeve tė anashkaluara deri nė ditėt e sotme nga historiagrafia shqiptare ose edhe tė keqinterpretuara prej saj, pėr shkak tė tė cilave princi i fundit i derės sė Dukagjinėve ka qenė i pėrfolur, si: vendlindja e tij; kufijtė e principatės qė trashėgoi; konflikti me Lekė Zakarinė, venecianėt dhe e kėtyre tė fundit me Skėndėrbeun; koha e ngjizjes sė Kanunit dhe autorėsia e tij; shkaqet qė e bėnė tė mundur ruajtjen e normave kanunore pėr 6 shekuj dhe disa alternativa tė interpretimit tė pikave mė tė nxehta tė tij etj. Libri ėshtė pajisur me ilustrime, indeks dhe njė pėrmbledhje nė gjuhėn angleze, ndėrsa ėshtė botim i pėrbashkėt i shtėpive botuese “Lisitan” dhe “Toena”. Libri kushton 1000 lekė ose 10 euro.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Letersia dhe pavaresia nga regjimi politik
    Nga Albo nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 21:18
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •