Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 90
  1. #81
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    "Mozart, me vonesė"

    Mozart, me vonesė





    Sapo ėshtė hedhur nė qarkullim romani mė i ri i shkrimtarit Bashkim Shehu, "Mozart, me vonesė", i cili vė nė sfondin historiko-shoqėror ngjarjet nė Shqipėrinė e viteve tė regjimit totalitar, kur kishte ndodhur ēarja e madhe midis regjimit komunist nė Shqipėri dhe Kampit Socialist tė Lindjes me nė krye Bashkimin Sovjetik. Nė kėtė roman rrėfehet vėnia nė skenė e njė opere tė Mozartit, "Cosa* fan tutte", nė Shqipėrinė e viteve ‘60, dhe se si veprimi skenik, ashtu dhe pasojat e shfaqjes i kapėrcejnė kufijtė e skenės, duke u ndėrthurur nė fatet e personazheve tė ndryshėm. Nėpėrmjet fokusimit nė mjediset artistike dhe pushtetore, paraqiten xhelatė dhe viktima, fajtorė dhe bashkėfajtorė, shpirtra tė pėrēudnuar, qė pėrpiqen tė ruajnė njė dritėz vėrtetėsie, nė farsėn e teatrit tė madh tė jetės nėn totalitarizėm.

    25/08/2009

    g standart
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mozarti i Bashkim Shehut Intrigė, dashuri, tradhėti...

    balkanweb

    08/09/2009 - 14:38



    Nga Irena Toēi

    Nė tė gjitha ato qindra faqe tė botuara deri sot, qė pėrbėjnė ve prėn letrare tė shkrimtarit Bashkim Shehu, do tė jenė gati gjithmonė tė pranishme e tė dukshme, notat autobiografike, pjesė tė realitetit qė kemi jetuar nė njė kohė tjetėr, personazhe qė nuk ėshtė e vėshtirė t’i identifikosh me emrat e tyre tė vėrtetė. Por, nga ana tjetėr, vėrtetėsia e qenies sė tyre qė vjen nė pėrgjithėsi nga pozicioni i tyre shoqėror dhe fati i tyre i njohur nga shumėkush i japin dorė autorit tė ndėrtojė me mjeshtėri stilistike, me fantazi krijuese dhe analizė tė thellė psiko-filozofike gjithė sfondin e kohės por edhe karakterin e kėtyre personazheve.
    Nė romanin e tij mė tė fundit “Mozart, me vonesė” si edhe nė shumicėn e veprave tė mėparshme, vetė autori ėshtė njė nga personazhet rrėfyes tė ngjarjeve duke u bėrė nė kėtė mėnyrė njė aktor por edhe regjisor i tyre.
    Ngjarjet nė kėtė roman nisin e zhvillohen diku rreth fundit tė viteve 50-tė, kohė kur qeveria e atėhershme prish marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, dhe shtrihen dora-dorės deri nė ditėt tona.
    Boshti qendror i romanit lidhet me pėrpjekjet pėr vėnien nė skenė tė njė prej veprave tė njohura tė Mozartit, pikėrisht atė me titull “Cosi fan tutte” nga Teatri i Operės dhe Baletit nė Tiranė.
    Duket tėrė kohės se nisma pėr tė realizuar kėtė vepėr artistike nė kontekstin politik tė totalitarizmit do tė ketė pasoja tė rėnda pėr disa prej protagonistėve tė kėsaj vepre operistike. Disa prej tyre, drejtues nė pozicione kyēe tė qeverisjes sė atėhershme dhe tė tjerė aktorė, kėngėtarė, piktorė, drejtues tė Institucionit tė Operės dhe tė organizatės sė Partisė sė Punės tė kėtij kolektivi. Loja nė skenė dhe rolet e personazheve nė “Cosi fan tutte” ndėrthuren si pa kuptuar me rolet nė skenėn e madhe tė jetės. Fatalitet apo mbrapshtėsi e frymėzuar nga ideologjia e kohės?! Intrigat fillojnė e thuren, a thua tė gjithė janė tė prirur drejt tyre, defekt i natyrės njerėzore apo i njeriut tė ri tė vėnė nė shėrbim tė ideologjisė sė Partisė nė pushtet?! Ka vend pėr pak dashuri, shpresė apo fati i ēdo qenieje nė kėtė sistem ėshtė i parashkruar nga tjetėr dorė?!
    Shkrimtari aludon mes rreshtave se aq sa i ishin fajtorė aktorėt e vėrtetė, njerėzit e veshur me pushtet, qė shpesh edhe nė faqet e kėtij romani i shohim edhe nė rolin e viktimave, po aq fajtore mbi tė gjithė e tė gjitha ėshtė vetė skena ku luhet loja e jetės sė tyre.
    Shpėrfaqen nė kėtė roman ngritja por edhe fundi i hidhur i njė familjeje me pushtet tė kohės, ngritja qė vjen natyrshėm falė aktivitetit mbėshtetės tė ideologjisė sė Partisė dhe strategjive tė saj dhe fundi qė vjen pėr shkak tė ēmendurisė dhe frikės sė tė githėpushtetshmėve nga cilido individ, reputacioni i tė cilit forcohej me kalimin e viteve.
    Dhe, vazhdojnė goditjet e ulėta, duket se asgjė nuk ndryshon nga kohėt e burgjeve naziste. Po aq i egėr ndėshkimi ndaj tė pabindurve. Hetime absurde, kurthe tė paramenduara, akuza tė fabrikuara falė presioneve tė ushtruara.
    Fryma tė ngel pezull kur lexon sesi falė presonit psikologjik, sistematik tė personave tė institucioneve pėrkatėse njeriu mund tė ēmendej, ose tė mbyllej nė ēmendinė pa qenė i tillė, tė internohej dhe trajtohej si njė armik, pa qenė nė tė vėrtetė i tillė. Shkatėrrim i pamėshirshėm i jetėve tė njerėzve, individė tė pėrbindshėm qė deri nė fund tė jetės jo vetėm nuk e njohin pendimin dhe aq mė pak mundohen tė pastrojnė ndėrgjegjen, por qė vazhdojnė tė pėrbaltin ish tė dėnuarit politikė tė dikurshėm e pėr mė tepėr nxitin urrejtjen mes viktimave reale dhe njerėzve tė rekrutuar me njė mijė e njė marifete nė shėrbim tė organeve tė sigurimit.
    Por a mundet njė qenie njerėzore normale t’i bėj ballė kėsaj loje tė paskrupull duke bėrė thjesht detyrėn?! Dhe a mund tė gjendet justifikim pėr ata qė shkatėrruan jetėn e mjaft njerėzve shumė herė thjesht edhe vetėm duke eksperimentuar me gjendjen psikike tė tyre?! Ē’ndryshim ka, nė fund tė fundit, midis torturave fizike tė njė oficeri SS nga presioni psikik ēnjerėzor i njė hetuesi-vegėl e verbėr nė shėrbim tė partisė nė pushtet?!
    Unė nuk di ta them me siguri. Nga faqet e kėtij romani shoh qė pasojat e sjelljes sė tė dytit janė po aq tė rėnda sa edhe tė tė parit. Tė dy vrasin jetėn nė mėnyrė tė pamėshirshme, duke injoruar faktin qė jeta e ēdo qenieje njerėzore ėshtė e shenjtė.
    Nė faqet e kėtij romani do tė gjeni njė drejtor teatri me emrin Farudin qė jep shpirt pa u qetėsuar kurrė e pa kuptuar kurrė se ēfarė fajesh ka bėrė dhe kundėr kujt?! Njė piktor tė talentuar, tė mbiquajtur Robert, qė do tė prekė fundin e ekzistencės pa arritur tė kuptojė pėrse edhe pasi ridel nė sipėrfaqe. Njė grua, Margaritėn, sa tė brishtė aq edhe tė fuqishme por tė pazonjėn pėr t’i rezistuar tundimit tė fundit tė kėrkuar.
    Dhe njė autor qė e ka ngritur nė art fjalėn, mendimin filozofik, analizėn psikologjike. Njė autor me emrin Bashkim Shehu qė shumėkush do ta kujtojė paskėtaj si shkrimtarin qė i ka bėrė sistemit totalitar njė autopsi gati nė tė gjitha planet, duke ngritur pėr ēdo rast, qoftė edhe nė mėnyrė tė tėrthortė, kultin e lirisė individuale dhe respektin ndaj jetės.
    Nga ana tjetėr nuk mund tė mos tė tė bėj pėrshtypje duke lexuar kėtė roman kompozicioni i tij, ndėrthurja e kohėve dhe ngjarjeve ndonjėherė edhe brenda tė njėjtės fjali, kalimi nga njė kohė nė tjetrėn pa tė krijuar shpėrqendrim duke dhėnė tėrthorazi kontrastin dhe ngjashmėrinė e kohėve qė kemi jetuar dhe qė jetojmė, duke e lexuar tė shkuarėn si tė tashme dhe tė tashmen duke e parė me sytė e tė ardhmes.
    Dhe nga ana tjetėr tė bėjnė pėrshtypje paralelet imagjinare qė herė pėrvijohen haptazi e herė nėnkuptohen nga nėnteksti mes operės sė shkruar dhe vėnė nė skenė qė prej shekullit tė 18-tė dhe skenės sė jetės kur kjo opera do tė vihet nė skenėn shqiptare, kohė kur realiteti ėshtė ku e ku mė tragjik se dy shekuj mė parė, nė mėnyrė absurde.
    I vetmi sugjerim qė do tė doja tė ma merrnit parasysh, nė mbyllje tė kėtij shkrimi, ėshtė ta lexoni kėtė roman, pėr tė mos humbur kujtesėn, pėr tė vlerėsuar tė sotmen e pėr tė qartėsuar atė qė ne shqiptarėt kėrkojmė nga e ardhmja jonė kolektive, e sė fundi pėr tė qenė disa orė nė shoqėrinė e njė vepre letrare, pėr mua, tė pėrkryer.

  3. #83

    “Buzėqeshje e vrarė”, trilogji, Xhemail Bajrami

    Kėto dytė doli nga shtypi libri - trilogji me i ri i autorit Xhemail Bajramit, me titull “Buzėqeshje e vrarė”.
    Kėtė herė po sjell vetėm vlerėsimin pėr kėtė vepėr, nga bashkėpunėtori ynė Izet Ibdyli, ndėrsa herėpashere do tė sjellim edhe fragmente nga libri, mbase nėse na krijohen kushte do ta keni edhe librin e tėrė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  4. #84
    TRILOGJI PĖR HUMANITETIN, SAKRIFICĖN DHE MBIJETESĖN

    ,,Buzėqeshje e vrarė” nga Xhemajl Bajrami, botoi KOHA, Prishtinė 2010

    Autori i librave monografikė ,,Xhemajl Abria” dhe ,,Adem Mula” kėsaj radhe na vjen me njė libėr krejtėsisht tė veēantė ku shpėrfaq dimensionin e luftės me terė pėrmasat e saj, duke qenė vetė dėshmitarė i kėsaj katrahure njėherit edhe njė nga protoganistet kryesor tė aktiviteteve humanitare nė kėtė rajon. Libri nė fakt ėshtė njė trilogji qė ka pėr emblemė humanitetin, sakrificėn dhe mbijetesėn. Dhe si i tillė ai ėshtė ndarė nė tri pjesė si:Pjesa e parė ,,Nėnė, dua bukė” ku pėrfshihet aktiviteti i Shoqatės humanitare bamirėse ,Nėnė Tereza” dega nė Gllogoc, Pjesa e Dytė ,,Buzėqeshje e vrarė-masakrimi i Deliajve” ku autori paraqet njėrėn prej tablove me rrėqethėse tė luftės, ngjarje kjo qė tronditi opinionin vendės dhe ndėrkombėtar, ngjarje qė lėvizi diplomacinė ndėrkombėtare dhe intervenimin ushtarak pėr ndaljen e gjenocidit nė Kosovė. Pjesa e tretė ,,Nė frontet e humanitetit dhe luftės nė Drenicė-ditar lufte” autori nė cilėsinė e kronistit tė kohės rrėfen nė pėrpikėri ngjarjet e pėrjetuara nė ato kohė tė rėnda ku jeta dhe vdekja ishin fare pranė njėra tjetrės. Akėcila pjesė e kėtij libri ka mundur tė jetė si libėr i veēantė, por meqenėse temat e trajtuara nė libėr ndėrlidhen me njėra tjetrėn plotėsisht arsyetohet edhe botimi i saj si njė trilogji. Vetė zbėrthimi i lėndės sė librit nga autori jep mundėsi pėr pėrkufizime tė ndryshme, varet vetėm nga qasja dhe kėndvėshtrimi i lexuesit qė mėton tė analizojė kėtė materie. Nė sfond tė kėsaj materie sikundėr e thamė mė lart qėndrojnė tri virtyte, tri cilėsi, tri ndjesi, tri vlera sublime qė karakterizojnė popullin tonė si: humaniteti, sakrifica dhe mbijetesa..

    Humaniteti

    Vitet nėntėdhjeta u karakterizuan me thyerje tė mėdha tė sistemeve totalitare, vlime kėto qė pėrshkuan edhe Kosovėn, dhe realiteti ri qiti nė sipėrfaqe pėrveē anės politike, mosbindjen qytetare ndaj sistemit komunist jugosllavė dhe organizimin e rezistencės paqėsore pėrmes Lidhjes Demokratike tė Kosovės, edhe organizimin e solidaritetit me ata qė u gjenden buzė ekzistencės, pėrmes Shoqatės Humanitare bamirėse ,,Nėnė Tereza”. Autori i librit duke qenė njė nga themeluesit e degės sė kėsaj shoqate nė Gllogoc, me pedanteri ka ruajtur shėnime qoftė tė shkruara apo nga memoria e tij duke na dhėnė dėshmi e fakte me tė cilat brezat e ardhshėm do tė kenė mundėsi tė shohin kalvarin e vuajtjeve tė kėtij populli pėrballė njė pushtuesi qė ishte nė gjendje tė ndali edhe bukėn e gojės, ndėrsa nė anėn tjetėr tė shoh solidaritetin dhe vendosmėrinė e shqiptarėve duke u organizuar pėr tė sfiduar skamjen dhe urinė. Rreziqet me tė cilat u pėrballen veprimtarėt e kėsaj shoqate nuk kanė emėr tjetėr vetėm se heronjtė tė humanitetit. I tillė ishte edhe Dr. Hafir Shala i cili i gjendur nė ballė tė pėrpjekjeve pėr sigurimin e shėndetit tė kėsaj popullate pėrmes shoqatės ,,Nėnė Tereza” i cili u kidnapua nga forca serbe duke humbur gjurmėt e tij sot e kėsaj dite. Pėrballja me kėto rreziqe vetėm sa i sforcoi dhe i bėri mė tė vendosur veprimtarėt e shoqatės nė rrugėtimin e tyre drejt sfidave tė reja. Shumė nga ta ranė nė altarin e lirisė pėr tu bėrė burim frymėzimi pėr kolegėt e tyre qė vazhduan rrugėn e humanitetit duke u gjendur pėrherė pranė nevojtarėve, tė strehuarve nėpėr male etj.





    Sakrifica

    Pjesa e dytė e librit ku pėrshkruhet Masakra ndaj familjareve te familjes Deliu tė Abrisė sė Epėrme, shėnon njė nga episodet me tronditėse tė kėtij libri duke e dėshmuar me fakte nga dėshmitarėt e gjallė, si ėshtė rasti i rrėfimit autentik tė kryefamiljarit Imer Deliu i cili kishte humbur 10 anėtar tė familjes dhe njėherėsh ėshtė dėshmitari i parė i cili pa me sytė e tij ato skena makabre tė masakrimit tė fėmijėve, grave e pleqve. Vėshtirė ėshtė tė lexohet rrėfimi tij dhe tė mos rrjedhin ēurkat e lotėve. Ngjarje tė tilla nuk mund tė imagjinohen as nė filma, skenar tė tillė kishte mundur tė bėj vetėm regjimi fashist i Millosheviqit. Kėtė ngjarje me rrėfimet e veta e plotėsojnė edhe dėshmitarė tė tjerė si: Rahime Hajdaraj, Afrim Hysenaj, Zojė dhe Florije Deliu etj. Pėr tė plotėsuar dėshmitė lidhur me kėtė ngjarje autori shfrytėzon si burime edhe informacionet nga mediat e shkruara dhe elektronike tė kohės si: New York Times, Guardian, Times, Koha Ditore, Televizionet si : CNN e BBC. Se kjo ngjarje lėvizi edhe diplomacinė ndėrkombėtare, tregojnė edhe deklaratat e cituara nė libėr nga personalitete tė rėndėsishme si ai i diplomatit anglez Robert Cook, i cili shprehte se: ,,Jam i tmerruar nga raportet pėr masakrat e civilėve ku ka gra e fėmijė”

    Mbijetesa

    Ndėrlidhja tematike e ngjarjeve pėrplotėson kėtė trilogji me pjesėn e tretė ku autori si protoganist i ngjarjeve ka mbajtur shėnimet ditore nga 28 shkurti 1998 e deri mė 29 maj 1999 tė cilat i ka pagėzuar me emrin ,,Nė frontet e humanitetit dhe luftės nė Drenicė-ditar lufte”. Nė kėtė ditar pėrveē angazhimeve nė aktivitetit humanitar tė autorit qė lidhen me ndihmat humanitare pėr popullsinė e zhvendosur, libri pėrmban mjaft fakte e dėshmi pėr ngjarje tė rėndėsishme tė kėsaj periudhe nė lokalitetin e Drenicės. Nė kėtė libėr shihet edhe ana organizative e shoqatės dhe bashkėpunimi i saj me organizata tė rėndėsishme humanitare ndėrkombėtare, por edhe koordinimi me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės pėrkatėsisht logjistikėn e saj duke u dalė nė ndihmė me furnizime tė nevojshme. Nuk mungojnė nė kėtė libėr edhe paraqitjet dhe reagimet e shqetėsimeve tė autorit lidhur me dukuri e fenomene tė dėmshme me tė cilat u ballafaqua nė teren nė kohėn kur mė shumė se ēdo gjė ishte i rėndėsishėm unitetit i tė gjitha strukturave dhe faktorėve relevantė shqiptar. Herė me dozė nervoze e herė me njė dozė maturie ai nuk ka mundur tė anashkaloi kėto ngjarje tė dhimbshme pėr kohėn. Po ashtu me shumė admirim ka dhėnė takimet me personalitete tė shquara tė UĒK-sė duke ruajtur edhe sot e kėsaj dite miqėsinė dhe respektin e ndėrsjellė. Nė pėrsiatjet e tij ai nuk ka harruar as faktorin ndėrkombėtar si njė forcė vendimtare qė kontribuoi dhe ndihmoi lirinė e Kosovės. Ja si pėrshkruan natėn e 24 marsit me rastin e bombardimeve tė NATO-sė ,, Gjatė natės qielli u skuq nė shumė anė tė Kosovės. Nuk kam dilemė, NATO-ja ka filluar sulmet kundėr forcave policore dhe ushtarake tė Serbisė. A ėshtė lindja, apo vdekja jonė” pyet autori, dhe vazhdon ,, Gjithsesi lindja jonė, sepse vdekja tanimė ėshtė bėrė pėrditshmėri”.



    Pėrfundim

    Nga krejt kjo qė u tha mė lart, e qė jam i bindur qė kam thėnė shumė pak, ngase brumi i kėtij libri tė jep mundėsi tė shumta tė analizave apo interpretimit, madje materia e kėtij libri mund tė shėrbej edhe pėr regjisoret pėr pėrgatitjen e ndonjė dokumentari apo filmi artistik i cili do tė ishte edhe njė kontribut pėr trajtimin e ngjarjeve tė dhimbshme por krenare tė luftės sė fundit nė Kosovė. Ky libėr mund tė shėrbej edhe pėr ata qė merren me historiografinė e luftės sė fundit ngase pėrveē pėrshkrimeve tė ngjarjeve kemi data tė sakta dhe vendin e ngjarjes. Nė pėrgjithėsi lexuesi dhe publicistika shqiptare ka para veti njė libėr me rėndėsi tė veēantė

    Nga, Izet Abdyli
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  5. #85

    Botohet publicistika e Sali Nivicės

    Shtėpia botuese “Argeta LMG” sapo ka hedhur nė qarkullim librin “Sali Nivica- publicistikė” tė autorit Eqber Skėndaj. Autori i librit nė faqet hyrėse tė librit thotė se “jam nisur nga dėshira e mirė e si njė detyrim pėr tė realizuar kėtė punim, si pjesė e rrėnjės sė trungut tim familjar. Kjo figurė poliedrike kėrkon njė penė tė fuqishme pėr tė trajtuar e realizuar larminė e problemeve qė ai shtroi pėr zgjidhje; indipedencėn e plotė tė Shqipėrisė, tėrėsinė tokėsore, format e shtetit, diplomacinė, kryengritjet e mėdha, arsimin, gjuhėn, historinė, publicistikėn, etj… Kjo histori jete e vendit tonė qė Sali Nivica trajton ėshtė njė roman qė jetohet. Materiali ėshtė shumė i shpėrndarė e pėr vetė periudhėn historike qė ai militoi (1909-1920), ėshtė edhe pjesėrisht i humbur. Prndaj disa prej krijieve tė tij nuk gjenden nė kėtė vėllim. Materiali ėshtė trajtuar nė mėnyrė problemore, por brenda tematikės kronologjike. Jam munduar tė ruaj origjinalitetin e shkrimeve tė tij”.

    Libri ndahet nė disa pjesė.

    Nė pjesėn e parė bėjnė pjesė kapitujt:

    Vendlindja

    Fėmijėria

    Nė Manastir e nė Janinė

    Nė vendlindje.

    Pjesa e dytė pėrmban:

    Nė vend tė studimit

    Aktivist i shquar pėr ēėshtjen kombėtare

    Kryengritjet e mėdha 1910-1912

    Komiteti “Mbrojtja Kombėtare Shqiptare”

    Drejtor i gazetės “Populli”

    Qendrimi pėr tėrėsinė tokėsore

    Problemet pėr gjuhėn dhe shkollat shqipe

    Pėrrallat

    Kryengritja e fshtarėsisė nė Shqipėrinė e Mesme

    Vlerat dhe karakteri

    Pjesa e tretė ka rreth 120 publicistika tė shkruara nė kohė dhe pėr ēėshtje tė ndryshme.



    Kanė thėnė pėr Sali Nivicėn

    Kadri Prishtina: Ai yll qė perėndoi ishte personifikim i cquem i delikatesės dhe i pastėrtisė sė gjuhės sonė kombėtare. Kėtė humbje nuk do ta verė nė vend as njė e katėrta e shekullit.

    Hamit Gjylbegu: Sali, shqiptarėt nė lamė tė lirisė i prinė.

    Jonuz Tafilaj: Sali- si Ēezar nė Romė zotnoi (mbretėroi).

    At Gjergj Fishta: Saliu ishte portė e shtyllė, a thua nji shkamb nė tė cilin tash 10 vjet i turren tallaze tėe mėdha pa mujtė me e bremum kėrkund.

    Djalėria e Lezhės: Sali, na ndrite pėr me na ēue nė rrugė tė pėrparimit.

    Intelektualėt e Kosovės: Saliu deri sa tė rrojė atdheu ynė bashkė mė dėshirėn kombėtare, do tė rrojė nė zemrat tona. Kėtė humbje nga mezi i jonė e quajmė njė mėnxyrė kombėtare dhe e qajmė me lot plo gjak.

    Prof. Skėnder Luarasi: Saliu kur fliste pėr ēėshtje kombėtare dridhej i tėri si purtekė.

    Luigj Gurakuqi: Saliu ishte intelektuali mė i aftė dhe mė konseguent i kohės.

    Fatime Hoxha Prishtina: Qiriri nuk u shua kurrė nė zyrėn ku punonte Saliu.

    Veli Hodaj: Sali Nivica ishte Migjeni i publicistikės shqiptare nė vitet 1909 – 1920.


    Kush ėshtė autori i monografisė

    Eqber Muharrem Skėndaj ka lindur nė Rexhin tė Kurveleshit mė 1938. Ka kryer studimet e larta ushtarake dhe fakultetin e Drejtėsisė. Ka shkruar nė shtypin e pėrditshėm pėr figura historike kombėtare. Mė 1976 ka botuar monografinė e Shuko Dalipit, nė 1980 ka botuar monografinė e Sali Nivicės, ndėrsa nė 1992 ka botuar monografinė pėr Kadri Prishtinėn.

    / vecuam nga redaksia e Projekt 21, Danimarkė. Autorėsia ėshtė e Cerciz Lolocit /
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  6. #86

    Libra tė rinj: "Nė sytė e nėnave", nga Teutat Shqiptare nė Botė

    Teutat Shqiptare nė Botė

    NĖ SYTĖ E NĖNAVE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #87
    BOTIME TĖ REJA

    Teutat Shqiptare nė Botė

    NĖ SYTĖ E NĖNAVE


    Pėr dashamirėt e artit krijues, njė lajm i gėzuar.

    Kėto dite doli nga shtypi libri i pėrbashkėt i teutave shqiptare nėpėr botė, me titullin "NĖ SYTĖ E NĖNAVE"!

    Kopėrtina tregon gruan shqiptare pa armėn nė dorė dhe forcėn qė ajo e ka brenda jetės dhe faqeve tė kėtij prezantimi. Lexuesi, duke shfletuar dhe lexuar faqet e kėtij libri, do ta njohė mė mirė shpirtin e motrave, grave dhe nėnave shqiptare, tė cilat pėr 20 vite me radhė u pėrballen me shumė katrahura nepėr rruget e njė bote tjetėr qė quhet MERGIM!

    Ideja pėr daljen e kėtij libri te pėrbashkėt, ku kėto teuta kanė edhe forumin e tyre nė internet "teutatshqiptarenebote", ishte nga poetja dhe shkrimtarja, e veēanėrisht atdhetarja z. Vitore Stefa - Leka.

    Kėto tregime do te vihen nė antologjitė e shkollave tetėvjeēare ne Shqipėri.

    Nė emėr tė autorėve tė shkrimeve falėnderojmė poeten dhe shkrimtaren z. Fatime Kullin dhe redaktuesin - publikuesin z. Albert Zholi dhe zonjushėn Arta Mezinin pėr bashkėpunimin e tyre, qė ky libėr tė dalė sa mė mirė.


    Makfire Maqedonci - Canolli
    New York
    Sh.B.A
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 03-11-2010 mė 11:10
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Botime tė reja: "Buzėqeshje miqsh"

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė


    Botime tė reja: “Buzėqeshje miqsh”


    Libėr i ri nga Ibrahim Kadriu

    Kėto ditė doli nė dritė libri ”Buzėqeshje Miqsh” i autorit Ibrahim Kadriu.
    Ibrahim Kadriu, poet, shkrimtar, kėsaj here para lexuesit doli me njė libėr tė veēantė nga publicistika, siē e karakterizon vetė autori, reflekse biografish, e qė titullohet "Buzėqeshje miqsh".
    Nė kėtė vėllim kanė gjetur vend autoritetet e njohura tė realitetit kulturor e artistik shqiptar, siē janė: Esad Mekuli, Anton Pashku, Bekim Fehmiu, Nikė Prela, Hivzi Sulejmani, Azem Shkreli, Dritėro Agolli, Mirko Gashi, Tefta Tashko, Rexho Mulliqi, Adem Kastrati, Agim Deva, Agim Ēavdarbasha, Muslim Mulliqi, Ymer Elshani, Agim Ramadani etj.
    Shkrimet e librit sa janė biografi ose njė anė e panjohur e biografisė sė shkrimtarėve dhe e artistėve tė tjerė (ashtu siē i ka njohur Kadriu) po aq janė portrete karakteristike (ku spikasin karakteret dhe ana shpirtėrore), sa janė tregime jo konvencionale pėr bėma e pėrjetime tė secilit personazh me historitė e tyre vetjake po aq mund tė lexohen e tė pėrjetohen si ese pėr ēėshtje jete e arti.
    E veēanta e kėtij libri ėshtė se prej tė gjithė tė portretuarve nė libėr vetėm dy prej tyre janė tė gjallė. Andaj ėshtė e rėndėsishme si pėr ata qė i kanė njohur, por shumė mė me rėndėsi pėr ata qė nuk kanė pasur fatin t’i njohin ata, ta kenė njė profil tė tyre.
    Libri paraprihet nga hyrja e autorit, “Udhėzime pėr hyrje nė njė tekst”, ndėrsa pėrmbyllet me pasthėnien e redaktorit tė kėtij botimi, Xhevat Syla, “Buzėqeshje miqsh tė veēantė”.
    Ndėrmjet kėtyre dy tekste qėndrojnė njėzetedy portrete a biografi shkrimtarėsh dhe krijuesish tė fushave tė tjera tė artit.
    “Nė kėto reflekse, si pjesė pėrbėrėse tė portreteve tė emrave tė pėrfaqėsuar, zėnė vend tė pathėnat, pėrmes tė cilave ofrohet mundėsia tė njihen karakteret, pėrkushtimet e tyre deri nė fanatizėm ndaj krijimtarisė, mbase edhe raportet shoqėrore tė cilat nė kohėn e thyerjeve tė mėdha politike - kushtėzonin heshtjen, apo edhe improvizimin e ndjenjės pėr internacionalizėm etj.”, thuhet nė parathėnien e librit.
    Shkrimet e kėtij libri, sipas redaktorit tė librit, flasin edhe pėr rrethanat shoqėrore, ekonomike e kulturore tė jetės sonė, pėr kushtet nė tė cilat kanė krijuar disa nga artistėt tanė mė eminentė.
    Duke iu referuar pasthėnies sė Xhevat Sylės, nė librin "Buzėqeshje miqsh" mund tė lexojmė shpalimin e tė pathėnės sė bardit tė poezisė sonė Esad Mekulit, mungesėn e kujdesit ndaj trashėgimisė kulturore (Odhise Paskali), lidhjen e krijuesit pėr veprėn e tij (Adem Kastrati), prirjen pėr humor si ikje nga realiteti apo tendencė pėr kuptimėsimin e jetės (Agim Deva), artin dhe jetėn artistike (Rexho Mulliqi), fatin tragjik tė krijuesit (Ymer Elshani), krenarinė me vetveten dhe mposhtjen e tė gjitha joshjeve qė do tė mund ta cenonin atė (Bekim Fehmiu), artistin e lindur prandaj edhe lindjen e natyrshme e mjeshtėrore tė krijimtarisė (Anton Pashku), shembullin e trimit tė mirė me shokė shumė (Azem Shkreli), jehonėn dhe pranimin e artit tė mirėfilltė (Tefta Tashko), jehonėn dhe pranimin e mesazhit tė qėlluar (Anton Ēetta), konsekuencėn dhe mbrojtjen e asaj qė ta dikton shpirti dhe mendja (Mirko Gashi) etj.
    Librin "Buzėqeshje miqsh" e botoi “Libri shkollor”, Prishtinė, 2011 dhe ka 218 faqe.


    Kush ėshtė Ibrahim Kadriu?


    Ibrahim Kadriu lindi mė 8 Janar 1945 nė Zhegėr tė Gjilanit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje nė vitin 1959, kurse atė tė mesmen e mėsuesisė nė Gjilan, mė 1964.
    Studimet universitare i kreu nė Prishtinė, ai ka njė opus tė gjerė tė krijimtarisė letrare, ka shkruar mbi 40 vepra. Pas dy viteve tė punės si pedagog, mė 1968 ka filluar punėn e rregullt tė gazetarit nė tė pėrditshmen "Rilindja", gazetar e redaktor i kulturės dhe reporter i lirė.
    Nė "Rilindje" ka vazhduar puna gjer nė dhjetor tė vitit 1999 kur (nė detyrėn e redaktorit) kalon nė tė pėrditshmen "Zėri" ku edhe sot punon. Qė nga fillimi i viteve tė gjashtėdhjeta aktivisht merret me letėrsi.
    Ibrahim Kadriu ėshtė i pėrkthyer nė gjuhė tjera: Pjesė nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janė botuar nė frėngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht, anglisht.
    "Koprena vremena" , serbokroatisht,
    "Lekovit izvor" roman (1982), botimi serbokroatisht (1987),
    "Na ramas timp pentru sarbatori" (S'mbet kohė pėr kremte),vėllim poetik nė gjuhėn rumune, Bukuresht, 2005.
    "Dreni dhe Drenusha", novelė, ilustracion shqip-norvegjisht, 2005;

    Ēmimet letrare

    Pėr veprimtari letrare ka marrė mirėnjohje tė ndryshme, si:

    Ēmimin "Shtjefėn Gjeēovi," pėr poezi,
    Ēmimin e Nėntorit (tė Prishtinės) pėr skenarin e serisė televizive
    ‘I ikuri"), 1980 RTP, "Fidani", realizuar sipas romanit "Pas kthimit",
    Ēmimin e vendlindjes,
    Ēmimin "Agim Ramadani",
    Ēmimin vjetor “Ymer Elshani”,
    Ēmimin vjetor tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės
    Dramatizimet dhe ekranizimi i romanit "Pas kthimit" Radio Tirana e ka realizuar edhe si radiodramatizim tė cilin (nė disa vazhdime) e ka emituar gjatė viteve tė tetėdhjeta.

    Veprat e botuara

    "Netėt e Karadakut", poezi (1969);
    "Qyteti i luleve", tregime (1970),
    "Pranvera shikon nga bregu", vjersha (1972),
    "Diēka po ndodh", poezi (1972)
    "E lumi rridhte", novelė dhe tregime (1973),
    "Armendi", poemė (1974),
    "Pas kthimit", roman (1975), ribotoi "Naim Frashėri",(1985),
    “ Hapėsirė” bot. Rilindja, Prishtinė, 1977
    "Shpėtimtarėt", novelė dhe tregime (1978),
    "Kohė e tė korrave", roman (1979),
    "Troku" , poezi, (1980),
    "Kroi i ilaēit", Tregime (1980),
    ”Ethet e njė dimri” bot. Rilindja, Prishtinė, 1983
    “Poezi (Veli i kohės)” - (1984),
    "Zogjtė fluturojnė vetė", roman (1986),
    "Fjalori i mbrapsht", poezi, (1986),
    "Epoka nė figura", roman (1987),
    "Nėna", novela, (1988),
    “Tregime”, pėrzgjedhje lektyre (1988),
    “ Pastaj harrohet” bot. Rilindja, Prishtinė, 1989
    "Mė shumė se lojė", roman (1990),
    "Qerrja e dritės", roman (1990),
    "Loja e fundit", roman (1993),
    "Pėrrallorja", novelė dhe tregime (1996),
    "Vite me plagė", roman (1998),
    "Spirale muzgu", roman (2002),
    "Shqiptarja e gjithė botės", roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranė, 2003,
    "Qerrja e dritės"; "Shtėpia e fantazmave",Ribotim i romaneve, 2004;
    “Qeni me tenxhere", poemė, 2005,
    “Ēuni i kohės sė Lekės”, roman, (2006),
    “Frymėmarrje nė shtjellė”, vėllim poetik (2007),
    “Kalorėsi i Karadakut”, roman, (2007),
    “Nė Vajhall” (dy vėllime), roman (2008),
    “Dy plus Dy”, dy drama dhe dy novela (2008).

    Ibrahim Kadriu jeton e vepron nė Prishtinė.

    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

  9. #89
    Uēi promovon librin pėr Petro Nini Luarasin

    Tė panjohurat rreth mendimtarit martir tė Rilindjes sonė Kombėtare, Petro Nini Luarasi, janė pėrmbledhur nė njė libėr nga akademiku i njohur, Prof. Alfred Uēi.
    Autori i kėtij libri, me rastin e 100 vjetorit tė vdekjes sė gjyshit tė tij, Petro Nini Luarasit, promovoi librin jetėshkrimor kushtuar atij, nė njė aktivitet pėrkujtimor qė u zhvillua sot nė sallėn e Shtėpisė sė Ushtrisė me praninė e studiuesve dhe akademikėve tė tjerė.
    “Kam nderin e veēantė tė pėrshėndes botimin e kėtij libri, kushtuar njėrės prej ikonave mė tė shquara tė arsimit kombėtar", u shpreh zv/ministri i Arsimit tė Shqipėrisė, Halit Shamata, duke e cilėsuar aktivitetin pėrkujtimor, si "njė pararendės edhe pėr fillimin e veprimtarive nė kuadėr tė 100 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė dhe jetėsimit tė shtetit shqiptar".
    Sipas Shamatės, duke promovuar librin jetėshkrimor tė Petro Nini Luarasit, "i bėjmė homazh njėrit prej pionierėve tė shkollės dhe lėvizjes kombėtare, jo vetėm nė trojet shqiptare, siē e ka vlerėsuar njėri prej miqve tė tij, Fan S. Noli, por edhe nė Amerikė, ku Petro Nini Luarasi punoi pėr katėr vite, duke qenė njė mėrgimtar politik".
    Studiuesit e pranishėm, pėrmes fjalėve tė mbajtura nė kėtė aktivitet pėrkujtimor, nderuan veprėn e Petro Nini Luarasit, njėrit prej themeluesve tė mendimtarisė shqiptare si dhe njėrit prej martirėve tė pėrhapjes sė shkronjave shqipe, librit dhe mėsimit shqip.
    Duke qenė veprimtar i shquar nė dobi tė ēėshtjes kombėtare, aktivist dhe polemist nė emėr tė saj, Petro Nini Luarasi, ėshtė lėvrues i vjershėrimit shqip dhe autor i disa shkrimeve me karakter politik, filozofik, publicistik dhe pedagogjik.
    Nė veprėn e tij mė tė rėndėsishme me karakter politiko-patriotik "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ē’pėrfolja e shqiptarit", botuar nė Manastir mė 1911, ai bėhet mbrojtės i tė drejtės natyrore tė gjuhės dhe identitetit kombėtar tė popullit tė tij.
    Emrin e Petro Nini Luarasit e mbajnė njė sėrė institucionesh arsimore dhe kulturore nė Shqipėri dhe Kosovė, por edhe mė tej.
    Nė librin e prof. Uēit, krahas simbolit tė dėshmorit tė shkollės shqipe, lexuesi gjen Petro Nini Luarasin si modelin e gjallė tė njė pune tė paepur qė lidhet me ngritjen e shkollave me programe mėsimore, me punėn e qėmtuesit, pastronjėsit tė gjuhės shqipe.
    Mes fakteve dhe tė dhėnave tė reja, Prof. Alfred Uēin sjell qėndrimet e panjohura deri mė sot tė mendimtarėve tė viteve ’30-tė, tė cilėt reaguan ashpėr ndaj njė gjesti tė mbretit Zog. Nė festimet e 25-vjetorit tė Pavarėsisė Ahmet Zogu nuk e kishte pėrfshirė emrin e Petro Ninit nė listėn e veteranėve tė nderuar, qė dekreti mbretėror i quajti "tė shkallės sė parė". Mendimet e Zavalanit, Branko Merxhanit, Faik Konicės dhe Fan Nolit, krijojnė njė portret tė ndritur tė kėtij mendimtari. Libri pėrfshin edhe njė varg shkrimesh nga Eqrem Ēabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, S.Pollo, Z. Xholi, A.Varfi, Siri Shapllo, etj.
    Libri jetėshkrimor i Prof. A. Uēit, i cili e ka titullin "Petro Nini Luarasi, mendimtari martir i Rilindjes Kombėtare, 1865-1911" ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese e Librit Universitar, me kryetare tė Kėshillit Botues Liri Ēoēolin dhe me pėrkujdesjen grafike tė Enkelejda Mishės.
    Ndėrsa botimi i tij ėshtė mbėshtetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės e Republikės sė Shqipėrisė. Publikimi i kėtij libri pėrbėn njė ngjarje tė veēantė pėr historikun e arsimit shqiptar dhe tė njohjes sė figurave tė tij tė ndritura.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41
    Gjendet tek "E Pėr7shme", rruga e Elbasanit, Tiranė, ose kėtu:
    http://www.lulu.com/product/ebook/zero-3d/18705109

    Emri:  320.jpg

Shikime: 406

Madhėsia:  39.1 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga delira : 11-01-2012 mė 21:18

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Letersia dhe pavaresia nga regjimi politik
    Nga Albo nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 21:18
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •