Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 90
  1. #61
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    DIN MEHMETI DHE MEHMET KRAJA FITOJNE CMIMIN "AZEM SHKRELI"

    Prishtine - Organizuar nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, ne Bibiloteken Kombetare dhe Universitare ne Prishtine u zhvillua ceremonia e dhenies se Cmimit Letrar Azem Shkreli per veper jetesore dhe per vepren me te mire letrare brenda vitit.

    Cmimi Kombetar Azem Shkreli per veper jetesore ne vlere prej 5.OOO eurosh iu dha poetit tone te mirenjohur Din Mehmeti, nderkaq Cmimi per vepren me te mire letrare ne vlere prej 3.OOO eurosh, te botuar brenda vitit 2OO4, iu dha Mehmet Krajes per romanin "Edhe te cmendurit fluturojne".

    Keshtu ka vendosur keshilli peseanetaresh, me shumice votash, pasi kishte vleresuar disa propozime per keto dy cmime.

    Cmimi "Azem Shkreli" eshte themeluar vitin e kaluar nga Ministria e Kultures me qellim nxitjen e krijimtarise letrare ne Kosove. Nderkaq Cmimi per vepren jetesore u jepet krijuesve qe kane permbyllur krijimtarine e tyre letrare.

    Ky Cmim tash e tutje do te jete tradicional dhe do te jepet me 1O shkurt ne diten e lindjen se shkrimtarit Azem Shkreli.
    wrong verb

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz korrieri

    ---

    Monolog me fetusin

    E Diele, 13 Shkurt 2005

    "Sikur Ana...", rikthen ne vemendjen e lexuesve autoren Rudina Xhunga. Nje tjeter liber per dashurine, ku si sfond ka sherbyer viti '97, fajdet, revoltat, mbrapshtesia. Nje vajze 22 vjecare, qe ne mes te ketij mallkimi, pret nje bebe dhe flet me te perdite. Vetem ne dy dite nga dalja e romanit, shtepia botuese "Dudaj" ka shperndare 800 kopjet e para, te librit qe synon te marre targen e nje best-selleri

    Anduela NIKA

    Monologu me fetusin per Rudina Xhungen nisi ne gusht. Pasi vetem atehere mund te gjente kohe per veten dhe krijesen e saj te re letrare. Nuk ka me nje liber me mesazhe sms, por nje monolog i nje nene me fetusin e saj, i nje dashurie te ndare ne tresh. E ka shkruar per nje muaj te vetem, e ngarkuar emocionalisht, aq sa ndonjehere e vinte instiktivisht doren mbi bark, duke menduar se ishte shtatezene, ashtu sikurse personazhi i saj. "Kur ne dhome endej ndonje mushkonje, mendoja: -ah kjo do ti beje keq femijes dhe menjehere vija doren mbi bark", thote. Por ne fakt fetusi ishte vetem ne librin e ri te saj "Sikur Ana...". Nje tjeter liber per dashurine. Kete here si sfond ka sherbyer viti '97, fajdet, revoltat, mbrapshtesia. Nje vajze 22 vjecare, qe ne mes te ketij mallkimi, pret nje bebe dhe flet me te perdite. Gjithe libri eshte ditari i saj me te bijen, Anen. "Ajo e ndien qe eshte nje vajze dhe ndaj qe ne fillim e quan Ana. Eshte nje emer qe e kam dashur, qe kur kam lexuar Kadarene. Eshte nje marrje hua per librin tim", pohon autorja. Personazhi i saj jeton ne nje shtepi me te dashurin dhe gjithe ditari qe mban, ne te vertete, rrefen perpjekjet e saj, deshiren dhe pamundesine per te mbajtur te dashurin dhe Anen. Gjuha e librit, eshte e thjeshte, e perditshme, nepermjet saj autorja percjell kujtime te femijerise te personazhit, drama ne vite te familjes se saj dhe te dashurit te saj, ku nuk mungon humori dramatik. "Ky liber eshte nje monolog i gjate me fetusin me nje lumturi te pabazuar, e cila duke si e mbetur pezull brenda realitetit", shprehet Nasi Lera, redaktor i librit. Edhe pse ngjarja zhvillohet ne nje sfond historik te nje viti te rende per shqiptaret, autorja nuk ndalon gjate ne rrefimin e tij, duke e percjelle ne nje menyre naļve prej personazhit qe i flet se bijes, per gjera te cilat nuk i kupton as vete. "Qellimi im nuk eshte te zbardhe vitin '97, sesa te rrefeje per dashurine. Dashurine e nje 22 -vjecareje per Anen dhe babin e saj", pohon Xhunga.

    "Sikur Ana...", eshte libri i trete i autores dhe romani i dyte. Ne janar te vitit 1997, shtepia botuese "Onufri" hodhi ne treg librin e pare; "Te dua per sfond". Libri nuk pati publicitet dhe pak kopje u hodhen ne treg, per shkak te kohes, e cila perkoi me falimentimin e firmave piramidale. Ne shkurt 2004, shtepia botuese "Ombra GVG", solli per lexuesin romanin "Preja e nje martese te lodhur". Libri i quajt best-seller nga kritika letrare per shkak te numrit te madh te shitjeve ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. "Sikur Ana...", vjen per lexuesin nga shtepia botuese "Dudaj", vetem nje vit pas "Preja e nje martese te lodhur". Kjo shtepi botuese ka nxjerre ne qarkullim 2 mije kopje te librit dhe vetem ne dy ditet e para te daljes se tij jane shperndare 800 kopje. Nje kopertine e thjeshte dhe intriguese me nje corape, qe Ana s'mundi ta veshe kurre...

    Fragment nga romani

    1 mars, mbremje

    Beb, mire je ti? U trembe, u merzite shpirt? Jo, nuk ndodhi gje. Mami vec sa beri pak fjale me babin tend. Ah, shpirti im, ai ende nuk e kuptonsa ankth mbart une per ty, mos te lendoj, mos te prek. Ai te do, nuk e kishte me te keq, kur tha se ti ishe ca therrime mishi qe s'te gjente gje, pot e benim dashuri. Me beso, nuk e kish me te keq dhe mbase kishte te drejte. Une doja vetem qe tit a dije me pare se c'eshte te besh dashuri e te mos trembeshe si une, kur me treguan si lindnin bebet. Atehere me kapi nje ngasherime dhe me erdhen nder sy gjithe anetaret e Byrose Politike te asaj kohe, pse nuk me besohej se edhe ata benin gjera kaq te turpshme. Pastaj nisa te pergjoja cdo nate nga vrima e celesit se mos kapja dhe babin e mamin, duke bere kesi turpesh.Por, me lodheshin syte pa pare kurre asgje, derisa lindi motra ime dhe une nuk e morra vesh si erdhi, kur te mite nuk e bene ate gjene qe me kishin treguar shoqet ne shkolle. Zhemra ime, une nuk dua qe ty te t'I tregojne gjerat e ndaluara, ne ne ndonje cep klase, pese vajza koke me koke, e as te me shohesh e tmerruar ne shtepi apo te me ndjekesh me sy, kur hyj ne dhome te gjumit, as te me pergjosh mua dhe babin tend. Nuk dua qe per ty te kete gjera te ndaluara. Ti duhet t'i dish te gjitha. Te besh dashuri eshte bukur, beb, eshte te jesh shtrire te shtrati i madh i dhomes, ku jam tani, prane ketij burri te nevrikosur heperhe, por qe zakonisht i ngjitem e gjitha dhe e puth e me puth, me prek dhe e nuhas, me perkedhel dhe e gudilis, derisa nuk jemi me dy, por nje. Tani jam me e qete qe ti e di se c'do te ndodhe, kur une te kem reshtur se shkruari. Te te te them "naten e mire" dhe do t'i afrohem babit tend, tinez, do te bej sikur me ngaterrohen kembet, do t'i terheq pak carcafin dhe do t'ia mbush kurrizin me kafshime te vockla e te meketa, derisa te zgjohet, te kthehet dhe te me shtrengoje fort, foooort.





    korrieri



    ------

    ore kjo Rudja e Xhungajve a eshte martuar mo?

    ne se jo ..pse nuku martonet me ate Ad Krasten qo?

    te dy jan si tenxherja me kapakun me duket..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-02-2005 mė 09:48

  3. #63
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Tė ftuar Kadare dhe Tufa


    E. Demo

    Lajcig, panairi i librit njė vend pėr letėrsinė shqipe
    Dialogu mes atmosferės gjermane tė letrave dhe Evropės Qėndrore e Lindore ėshtė nė fokus tė vazhdueshėm tė Panarit tė Librit nė Lajpcig. Ky panair qė nis nga dita e sotme deri nė 20 mars, kėtė vit ka programuar tė ketė nė fokus katėr vende tė Evropės Qėndrore e Lindore: Shqipėria Lituania, Polonia dhe Ukraina tė cilat sipas konceptit “Autorė tė sotėm tė famshėm dhe shkrimtarė tė rinj tė ardhshėm” do tė pėrfaqėsohen me dy shkrimtarė. Shqipėria prezantohet aty me Ismail Kadarenė dhe Agron Tufėn i cili do tė lexojė nė gjuhėn shqipe njė fragment nga romani i fundit “Fabula rasa”. Tė pranishmit do t’i ndjekim leximet nė 19 mars nga pėrkthimi gjermanisht i pėrkthyesit tė shqipes nė botėn gjermanofolėse, Joachim Roehm.
    Panairi i Lajpcigut ėshtė njė nga mė tė mėdhenjtė qė mbulojnė manifestimet e librit pėr Evropės Qėndore e Lindore, me pjesėmarrjen e 2 mijė botuesve nga 30 vende tė botės dhe tė rreth 100 mijė vizitorėve.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #64
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Pėrkthyer nga Robert Elsie, botohet nga Northwestern Universsity Press nė Ēikago

    E para antologji e tregimit bashkėkohor shqiptar nė Amerikė


    E.Demo
    Nė fillim tė vitit 2006 pėrkthyesi i letėrsisė shqipe nė anglisht Robert Elsie premton se do t’i ofrojė lexuesit amerikan tė parėn antologji tė tregimit bashkėkohor shqiptar. Nė fakt ėshtė mė shumė se njė premtim, pasi botimi duket njė gjė e sigurtė tashmė, pra do tė bėhet nga Northwestern Universsity Press nė Ēikago. Ėshtė gjetur dhe titulli qė do tė pėrmbledhė nė njė tregimin modern shqiptar: “Balkan Beauty, Balkan Blood”, (Bukuria ballkanase, gjaku ballkanas). Sa pėr parathėnie deri tani kjo antologji prezantohet si vėllim qė dėshmon pėr njė letėrsi qė po krijon njė traditė duke i pasur rrėnjėt tė thella nė krijimtarinė e mėparshme, edhe pse “proza nė kėtė vend ėshtė mė sė shumti fenomen i shek. XX, qė ashtu sikur letėrsia e vjetėr nė Shqipėri u ndėrpre nga regjimi otoman dhe shtypja, shfaqjet e saj tė mėvonshme u prishėn dhe u rrėgjuan nga politika staliniste dhe propaganda”.
    “Kjo antologji parashikohet tė bohohet nė janar tė vitit tjetėr pas njė vonese tė gjatė. Dorėshkrimin e kisha dėrguar pėr shtyp nė vitin 2002! Do tė jetė antologjia e parė e tregimit bashkėkohor shqiptar me 12 tregime nga 9 autorė bashkėkohorė”,- pohon pėrkthyesi dhe studiuesi i letėrsisė shqipe Robert Elsie. “Libri do tė botohet nga Northwestern University Press ne Cikago. Pėrveē kėsaj, kam nė duar njė tjetėr histori tė letėrsisė shqiptare anglisht, me titullin “Albanian Literature: a Short History” (Letėrsia Shqiptare: njė Histori e Shkurtėr). Ky libėr do tė botohet nė Londėr nė qershor/korrik tė kėtij viti. Pas kėsaj vjen, po ashtu nė Londėr, pėrkthimi im anglisht i “Lahutės sė Malcisė”.
    “Balkan Beauty, Balkan Blood”, ky vėllim i tregimit bashkėkohor shqiptar qė pėrfaqėson tre dekadat e fundit tė letėrsisė shqipe, ka tė veēantė sidomos “vrullin e krijimtarisė nė lirinė e kohėve tė fundit tė 1990-s. Lexuesi do tė ndeshet me vepra qė pasqyrojnė paradoksin letrar tė Evropės Lindore nė fund tė shek.XX: origjinalitetin befasues, peshėn e historisė; sofistikimin dhe druajtjen e modernitetit tė vonuar ose postmodernes, martuar me thjeshtėsinė e njė letėrsie qė pėr herė tė parė po zbulonte shprehjen e saj”. Mes autorėve tė njohur shqiptarė pėrfshi Dritėro Agollin, Ismail Kadarenė, Teodor Laēon, dhe Eqrem Bashėn shfaqen nė kėtė antologji telente tė rinj si Ylljet Aliēka, Mimoza Ahmeti, Elvira Dones, Lindita Arapi, dhe Kim Mehmeti, duke i dhėnė lexuesit nė anglisht njė vėshtrim shpjegues dhe interesant pėr historinė bashkėkohore dhe tė sė ardhmes tė letėrsisė kombėtare.
    Para disa muajsh, pėrkthyesi Elsie do tė shprehte publikisht nė takimin e Tiranės tė pėrkthyesve tė letėrsisė shqipe nė botė, se sa e vėshtirė tė paktėn nė botėn anglishtfolėse tė gjesh botues pėr letėrsinė shqipe. Dy muaj pas kėsaj, ai u vlerėsua me “Penda e argjendtė” si pėrkthyesi mė i mirė i letėrsisė shqipe nė anglisht pėr vitin 2003-2004. Me botimin e antologjisė sė parė tė tregimit bashkėkohor shqiptar Elsie pret qė sė shpejti vepra “Leksiku i Kulturės Popullore Shqiptare”, njė pėrkthim shqip i librit anglisht tė botohet nga “Skanderbeg Books” nė Tiranė dhe mė pas njė pėrkthim anglisht i poezisė sė Azem Shkrelit, i cili pritet tė dalė nė Amerikė.
    wrong verb

  5. #65
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli

    Mbi rrėfimin poetik tė Dritėro Agollit


    Alketa Ylli
    Revista shijehollė italiane e letėrsisė sė huaj “In forma di parole” po gatit pėr botim librushkėn e Dritėro Agollit, “Nėna ime, e bukura Hatixhe”. Pėrmban tekste poetike, tė cilat, pėrgjatė krijimtarisė pesėdhjetėvjeēare tė poetit kanė shijuar dritėn e botimit shqip ndėr pėrmbledhje tė ndryshme. Kėsaj radhe botohen nė italisht, pėr herė tė parė e me tekstin origjinal pėrbri. Po e quajmė peng nderimi ndaj atij qė cilėsohet ndėr poetėt mė tė mėdhenj europianė tė kėtij pesėdhjetėvjeēari. Vijojmė mė poshtė me shėnimin hyrės tė kėsaj pėrmbledhjeje, punuar nga Ennio Grassi e Alketa Ylli.



    Ennio Grassi
    Dritėro Agolli ėshtė ndėr ata qė natyra i ngjizi poetė. Kur themi kėshtu, kemi parasysh gatinė e tij, aspak miturake, madje tė hollė e tė lėvruar, pėr tė udhakuar shenjėn hirplotė tė fjalės poetike, pa iu shmangur kurrnjiēast truallit tė vetvetes. Realizmi i tij ka fundemaje pėrmasat e atij qė nuk “skicon”, nuk riprodhon. Parapėlqen mė fort tė rrėfejė, e duke rrėfyer, shpėrthekon ndjesitė e ua beson atyre sendėrgjimin e formave tė jetės, pa u kėrkuar t’i japin domethėnien e pėrkryer, por thjesht ta ndihin t’i kuptojė e tė pranojė shtjellat e tyre lojcake e njerėzore.
    Rrėfimi poetik i Dritėro Agollit endet, pra, nė realizmin jashtėkohor, nė paradoksin e bukur poetik, qė i buron, sikundėr thotė, nga ndikimi qė nė moshė tė hershme prej eposit baritor shqiptar e prej rrėfenjave ballkanase (shtojmė kėtu edhe ndikimin e mėsimeve tė Vladimir Proppit, nxėnės i tė cilit qe nė Shėn Petėrburg). Gjithė kjo gjurmė sjell me vete qerthujt e pėrjetshėm tė ngjarjeve vetjake e kolektive.
    Me stil ironik ēarmatosės e thuajse proverbial, Agolli shkruan poezi duke pėrdorur ndjesi e fjalė tė sė pėrditshmes, e cila pėrshkohet butė nga lidhje e pritje, sakur dje dhe sot e gjithmonė. Ekzistenca pėshtjell tė sotmen, sikundėrherė tė djeshmen. Agolli kėtė mėton tė rrėfejė, kėtė ekzistencė pa kallėpe e sinorė, thellėsisht laike dhe e bėn gjithė pas mėnyrės sė vet e tė dallueshme, duke iu avitur ēiltėr e me menēuri qelave tė saj: jetės, vdekjes, vetmisė, xanxave tė pėrditshme, miqėsive, lidhjeve familjare, takimeve, erosit. I sėrendit ato pranė sho-shoqes, pa hierarki e pa caktuar radhė. A nuk bėnė kėshtu edhe klasikėt e mėdhenj tė letėrsisė antike, tė poezisė arabe, tė shkollės siqeliane, apo rusi Eduard Georgeviē Bagrickij, skocezi Robert Burns dhe romanjoli Tonino Guerra? Kjo librushkė vlen si ksombėl dėshmie pėr sa u tha pikėrisht se pėrzgjedhja nė tė ėshtė fare rastėsore. Mund tė bjerė nė sy se realizmi i tij priret dorajdorėn tė marrė pėrmasa natyraliste, por kemi tė bėjmė me njė natyrė tė posaēme, qė nuk rrėzohet kurrė nė prehėr tė idilit, shpirtit bukolik, ėndrrės sė zalisur. Poeti i shmanget lajkatimit estetizues tė jetės sė zamanit, madje edhe atėherė kur kujton me dashuri Devollin e fėmijėrisė, ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė i qaset poezisė, vėrtetėsisė poetike tė tij. Arti i epėrm i Agollit nuk shugurohet dhe aq nga mbikėqyrja e ndjesive dhe mbresave, sesa nga shpėrthimi i tyre sė brendmi, ku nuk bjerret gjė prej gjėje. Shkimėzat mbeten. Te kėto shkimėza, tek imminutio i zėrit poetik, zė qė mjaftohet t’i shkojė nė kor ndjenjės sė pėrbashkėt, kėsaj rrugėtareje tė pandashme tė ekzistencės, aty do kėrkuar forca autentike dhe e pamatė e poezisė sė Agollit:

    “Pa eja tek unė, o qengj i argjendtė,
    Dhe nė vesh ngadalė blegėrimė,
    Tė blegėrij edhe unė me ty sa tė luaj nga mendtė
    Se malli aq mė ka marrė pėr fėmijėrinė […]”

    (“e allora vieni a me, agnello d’argento,
    e all’orecchio, piano belami,
    Che beli anch’io con te fino ad impazzire
    Perchč tanto m’ha preso il mal d’infanzia […]”)
    Tiranė-Rimini, qershor 2005

    Pėrktheu Ledi Shamku-Shkreli
    wrong verb

  6. #66
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    korrieri

    * *
    ------------------------------------------------------------------------

    Udhetimi neper Itali i Komisarit Memo
    E Shtune, 11 Qershor 2005
    Nga Ylli POLOVINA
    Perkthyesja Mimma Aloisi, pasi lajmeroi ne telefon se do te behej diskutimi ne komunen e saj te Mineos, ne Sicili, i librit te porsabotuar ne italisht "Komisari Memo" te Dritero Agollit, me ne fund na dergoi nga ky takim letrar edhe nje zarf me dy foto. Gjendej brenda zarfit edhe nje flete e nje reviste, te titulluar "La Piazza", ku ne gjysmen e faqes 20 spikatnin ngjyre vishnje fjalet e titullit "Prezantimi i librit "Komisari Memo". Qe ne rreshtat e pare te saj thuhej se veprimtaria kishte ndodhur me 12 mars 2005.
    Pra gjer ne nisjen apo mberritjen e zarfit kishte kaluar ca kohe. Tashme edhe te shkruaje dicka per ate qe kishte ndodhur mbase ishte vone. Pastaj lajmi kishte mberritur kur Shqiperia ndodhej e perfshire nga ethet e forta elektorale. Kandidatet per deputete dhe partite neper gazeta dhe revista kerkojne vemendje, ngulmojne hapesira botuese, neper ekrane duan nevojshem minutazhe.
    Pastaj vete Dritero Agolli gjendet si kandidat per deputet ne listen proporcionale te nje partie. Ndokush nje shkrim te mundshem per ngjarjen letrare te ndodhur ne Itali mund ta interpretonte si propogande ne favor te nje formacioni te caktuar politik. Mirepo e vecanta e asaj qe kishte ngjare ne Mineo nuk mund te rrinte dot pa u bere publike. Ne zarfin e ardhur vone, mbase per ndonje shkujdesje rutinore te sherbimeve postare, kishte disa surpriza. Ne veprimtarine e organizuar ne vendlindjen e perkthyeses, pasi per librin shqiptar u kishin folur pjesemarresve Profesor Antonio Di Silvestro dhe Doktor Xhuzepe Baldaci, ne salle ishte celur dhe peruruar edhe nje ekspozite fotografike. Kjo e fundit ishte homazh per ushtaret italiane te qytezes se tyre te Mineos, te cilet kishin marre pjese neper bote ne Luften e Dyte Boterore. Per fat te keq jo si clirimtare, por si pushtues. Diktatori i tyre fashist, Benito Musolini, i kishte degdisur qe nga Etiopia e deri ne poshte Uraleve per te sunduar popujt e tjere te globit. Pikerisht keta fatkeqe, nje pjese te rene ne beteja me rezistencen vendase dhe te tjeret ende gjalle, ishin portretet e ekspozuara ne sallen ku u bisedua per romanin e Dritero Agollit.
    Ne galerine e gjate te portreteve gjendeshin edhe ata ish- ushtare pushtuese italiane, te cilet kishin qene te pranishem ne vendin tone. Madje kater prej tyre kishin te shenuar simbolikisht poshte fotove edhe emrat e viseve ku ne Shqiperi kishin kryer operacione ushtarake apo banuar ne kazerma. E vecanta ne keto kater raste ishte se organizatoret vendndodhjet ua kishin zgjedhur e shenuar ekskluzivisht nga ato qe citoheshin tek libri "Komisari Memo".
    Sic njoftonte revista "La Piazza" nuk kishin munguar ne kete ekspozite edhe disa foto nga familja e presidentit italian Karlo Axelio Campi, i cili e ka treguar publikisht se atekohe bente pjese ne nje repart qe u nis per ne Shqiperi. Organizatoret e falenderonin Presidencen italiane per dergimin e materialit fotografik.
    Ja keshtu partizani dhe komisari shqiptar Memo, krijim e veper e pavdekshme e Dritero Agollit, u gjend ne te njejten salle me ish- pushtuesit e vendit te tij. Me 1943 komisari Memo Meto dhe portretet e nderura ne fotoekspozite ishin armiq deri ne vdekje, me 2005 ishin mbledhur te rrinin bashke ne ate salle konferencash te Mineos, ne bregun lindor mesdhetar te Sicilise. As partizani shqiptar Memo nuk e kishte hequr shallin e kuq nga qafa dhe as ushtaret italiane kasketat ushtarake apo helmetat. I vetmi ndryshim ishte se partizanet shqiptare lirine reale e fituan nje gjysem shekulli me vone, kurse te dytet, edhe pse humben betejen luftarake me shqiptaret, kete liri e siguruan qe me 1945. Ne te njejten kohe te paret hyne ne nje diktature, kurse te dytet dolen e shpetuan prej saj.
    Si munden te dy palet te rrinin e "bashkebisedonin" si miq te vjeter? Merite e perkthyeses? Vlere e qyteterimit aktual te popullit fqinj? Tradite e deshire e vjeter miqesie mes dy popujve? Te gjitha nga pak, por kontributin kryesor e ka dhene romani i Dritero Agollit. "Komisari" i tij. Vete Driteroi. Sekreti? Humanizmi i madh qe deperton cdo rresht e varg te vepres se agolliane. Humanizmi si cilesi e vete personalitetit krijues dhe e njeriut Dritero Agolli. Humanizmi si virtut i shqiptareve. Njerezorja si dhunti e shqiptareve dhe si talent i Agollit per ta spikatur artistikisht.
    Udhetimi i Komisarit Memo neper Itali, pasi lapidari i tij simbolikisht e kreu udhetimin e vet edhe ne Shqiperi, eshte nje mesazh qe mund te mirekuptohet nga kjo fushate e rrepte zgjedhore. Atje, ne vendin fqinj, mbi supe librin e mban perkthyesja dhe shkrimtarja Mimma Aloisi, botuesi Renato Brukoli, fitues i cmimit "Manfredonia 1998", Profesori Antonio Di Silvestro, Doktor Xhuzepe Baldaci. Sic shkruante revista "La Piazza" nje pjese te te ardhurave nga shitja e librit, duke falur edhe shpenzimet e tij, botuesi i vuri ne dispozicion te viktimave te Tsunamit ne ishujt e Indonezise. "Komisari Memo" shkoi si kontribut per nje veper tjeter humane. Tashme edhe ne ishujt e Indonezise lapidarin e komisarit shqiptar e mbajne ne supe banore qe ne permbytjen e madhe te oqeanit kane humbur te dashurit e tyre.
    Sjellja e mbrapesht e regjimit qe u vendos ne Shqiperi pas luftes antifashiste, cnjerezorja e tij, nuk mund te beje te mohohet dhe harrohet humanizmi i luftetareve te rezistences gjashte dekada me pare. Edhe te atyre "shallekuq". I mencur eshte nje popull qe di ta flake nga govata ujin e piste, por jo femijen. Televizioni "Klan" sapo perfundoi nje nga aksionet e tij mediatike me te suksesshem artistikisht dhe nga me simboliket ne kumtin e vet social. Duke realizuar spektaklin "100 kenget e shekullit" dhe risjelle ne vitin 2005, per t'i ristartuar edhe per nje shekull tjeter, kenget me te spikatura te periudhes se diktatures, ky televizion shpetoi "femijen". Na riktheu pasurine e humbur neper labirinthe luftrash te verbera politike. Na riktheu historine. Sepse pesedhjete vitet e "djegur" nuk i takojne asnje personi te vecante, asnje partie te vetme, asnje shteti totalitar. Ajo histori u takon shqiptareve. Ne te ka faje, ka gabime, ka edhe krime, por ka edhe shume kryevepra, mjaft thesare, humanizem te mbijetuar me aq sakrifica.
    Italiania Mima Aloisi kreu, sigurisht ne permasen e mundesine e vet, ate qe beri sefundi TV "Klan". Kjo ndodhi sepse afro shtate dekada me pare Mimma, sic e ka treguar ne librin e saj "Luis, historia e nje familjeje me shtate femije", vitet e feminise dhe rinise se pare i ka kaluar ne Shqiperi. Me 7 prill 1939 Injacio, babai i saj dhe njekohesisht prindi i shtate femijeve, mori pjese ne pushtimin e Shqiperise. Ishte ne kolonen marshuese mbi Durres. Me pas reparti i tij ndoqi rrugen dhe u vendos ne Pogradec. Ne fillim te vitit 1940 te gjithe ata ushtare qe ishin te ditelindjes 1906 sipas ligjit u liruan. U cmobilizua edhe Injacio, italiani i thirrur nga shqiptaret Luis (nje shkurtim i mbiemrit Aloisi). Kur u be gati te hidhte ne shpine canten e madhe te udhetimit dhe te merrte rrugen e rikthimit per ne atdhe, ne Pogradec mberrit Vaselli, pronari i firmes se ndertimit me te njejtin emer, me te cilin kishte punuar para lufte ne Bari. Ky kishte siguruar nga qeveria italiane te drejten e rindertim- zgjerimit te rruges Pogradec- Korce dhe e mori ne pune. Injacio i beri leter te shoqes qe te vinte ne Pogradec bashke me femijet. Ketu Aloiset u ribashkuan dhe sebashku me nje vendali hapen nje bar, te cilin e quajten "Caffé Napoli- Llazi Vani". Pastaj ndodhi lufta italo-greke. Per pak kohe Aloiset u shperngulen ne Itali dhe u kthyen me t'u "stabilizuar" gjendja. Me vone nisi rezistenca per clirimin e vendit, lufta ne male, erdhi clirimi i Shqiperise dhe vetem me 9 shtator 1949 familja e madhe Aloisi la Pogradecin dhe hipi ne anijen qe do t'i sillte per ne atdheun e tyre.
    Qe atehere Mimma Aliosi e flet shqipen ne menyre te kulluar. Ky shpirt i saj shqiptar e orientoi tek "Komisari Memo" i Dritero Agollit, tek misioni per t'u rrefyer italianeve humanizmin qe kane shqiptaret, njerezit me te cilet ajo bashkejetoi ne vitet e tyre me te veshtira. Dhe e siguroj lexuesin se per kete pjese te jetes se saj, Mimma Aloisi edhe tani ndihet e lumtur.
    wrong verb

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KULTURA

    Drejtori i rekomanduar pėr Degėn e Librit nė kėtė
    institucion, Gentian Ēoēoli, tha pėr median se “ky
    konkurs mbetet evenimenti kryesor nė Shqipėri, nė tė
    cilėn konkurojnė vlerat mė pėrfaqėsuese tė letėrsisė
    bashkėkohore shqiptare” dhe theksoi se kjo ėshtė njė
    traditė qė do tė vazhdojė. Pasi ka shpallur afatin e
    fundit tė pranimit tė veprave tė botuara nga autorėt
    gjatė vitit 2004 nė tė gjitha gjinitė, afat qė skadon
    pas datės 15 tetor, 2005, Gentian Ēoēoli tha se “I
    ftojmė shkrimtarėt, studiuesit dhe botuesit qė tė
    paraqesin veprat e botuara pranė zyrės sė
    Protokoll-Arkivit tė Ministrisė sė Turizmit dhe
    Kulturės, brenda 15 tetorit me mbi dy kopje. Veprat
    konkuruese duhet tė dorėzohen edhe nė formė
    elektronike (CD)

    Ndryshe nga edicionet e tjera pėr konkursin nė fjalė
    do tė ngrihet njė juri e re. Nuk do tė jenė mė anėtarė
    jurie ata qė ishin vitin e kaluar nė jurinė e kėtij
    konkursi. Ēoēoli pohoi dje se pėr kėtė vit do tė jenė
    si anėtarė jurie emra tė njohur, tė cilėt pėr arsye tė
    zhvillimit normal tė konkursit nuk u shpallėn
    publikisht. Janė emra tė shquar tė letėrsisė dhe
    kritikės, tė cilėt do tė jenė nė kontakt me zhvillimet
    e letėrsisė dhe marrėdhėnie tė vazhdueshme me librin.
    Gjithashtu Gentian Ēoēoli tha dje se e veēanta e
    jurisė sė re do tė jetė qė nė pėrbėrjen e saj nuk do
    tė ketė emra tė pėrfaqėsuesve tė ministrisė sė
    Turizmit dhe Kulturės, gjė qė ai e motivoi me ruajtjen
    e etikės dhe profesionalizmit nė gjykimim sa mė tė
    drejtė tė veprave qė konkurojnė

    Shpallet Konkursi Kombėtar i Letėrsisė “Pena e Artė
    dhe Pena e Argjendė 2005”

    Juria do tė ndėrrohet, emrat sekret

    Dhurata Hamzai

    Dje nė Ministrinė e Turizmit dhe tė Kulturės ėshtė
    shpallur Konkursi Kombėtar i Letėrsisė “Pena e Artė
    dhe Pena e Argjendė 2005”. Drejtori i rekomanduar pėr
    Degėn e Librit nė kėtė institucion, Gentian Ēoēoli,
    tha pėr median se “ky konkurs mbetet evenimenti
    kryesor nė Shqipėri, nė tė cilėn konkurojnė vlerat mė
    pėrfaqėsuese tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare” dhe
    theksoi se kjo ėshtė njė traditė qė do tė vazhdojė.
    Pasi ka shpallur afatin e fundit tė pranimit tė
    veprave tė botuara nga autorėt gjatė vitit 2004 nė tė
    gjitha gjinitė, afat qė skadon pas datės 15 tetor,
    2005, Gentian Ēoēoli tha se “I ftojmė shkrimtarėt,
    studiuesit dhe botuesit tė paraqesin veprat e botuara
    pranė zyrės sė Protokoll Arkivit tė Ministrisė sė
    Turizmit dhe Kulturės, brenda 15 tetorit me mbi dy
    kopje. Veprat konkuruese duhet tė dorėzohen edhe nė
    formė elektronike (CD). Gjithashtu u pohua dje se pika
    mė delikate e kėtij konkursi ėshtė afati shumė i
    shkurtėr kohor, ndėrsa dėshira pėr pjesėmarrje ėshtė
    shumė e lartė. Ndryshe nga edicionet e tjera pėr
    konkursin nė fjalė do tė ngrihet njė juri e re. Nuk do
    tė jenė mė anėtarė jurie ata qė ishin vitin e kaluar
    nė jurinė e kėtij konkursi. Ēoēoli pohoi dje se pėr
    kėtė vit do tė jenė si anėtarė jurie emra tė njohur,
    tė cilėt pėr arsye tė zhvillimit normal tė konkursit
    nuk u shpallėn publikisht. Janė emra tė shquar tė
    letėrsisė dhe kritikės, tė cilėt do tė jenė nė kontakt
    me zhvillimet e letėrsisė dhe marrėdhėnie tė
    vazhdueshme me librin. Gjithashtu Gentian Ēoēoli tha
    dje se e veēanta e jurisė sė re do tė jetė qė nė
    pėrbėrjen e saj nuk do tė ketė emra tė pėrfaqėsuesve
    tė ministrisė sė Turizmit dhe Kulturės, gjė qė ai e
    motivoi me ruajtjen e etikės dhe profesionalizmit nė
    gjykimim sa mė tė drejtė tė veprave qė konkurojnė.
    Sipas tij, takimet e jurisė do tė bėhen larg
    influencave tė drejtorėve apo nėpunėsve tė kėsaj
    ministrie. Duke premtuar se kėtė vit nė shpėrndarjen e
    kėtyre ēmimeve do tė ketė njė rikonceptim tė mėnyrės
    se si do tė gjykohet, Ēoēoli njofton se pėr kėtė vit
    ėshtė paraqitur pėr konkursin edhe libri mė i fundit i
    shkrimtarit tė madh Ismail Kadare “Ēėshtje tė
    Marrėzisė”, i cili sapo ka dalė kėto ditė nė treg.

    Ēmimet qė u dhanė pėr “Penda e Artė dhe Pena e
    Argjendtė 2004”:

    Ēmimi “Penda e Artė”, iu dha njė vit mė parė Fatos
    Kongolit pėr romanin e tij “Lėkura e qenit”. Ēmimi iu
    dha shkrimtarit me motivacionin si libri qė ka shėnuar
    njė nga sukseset mė tė mėdha tė autorit edhe nė botė,
    i pėrkthyer nė gjuhė tė huaj. Romani ėshtė botuar nė
    vitin 2003, dhe ėshtė ribotuar sėrish nė vitin 2004.
    Nė motivacionin e ēmimit tė karrierės pėr shkrimtarin
    e njohur Fatos Kongoli ishte shėnuar edhe fakti qė ky
    libėr ka qenė njė nga librat mė tė shitur gjatė gjithė
    kėsaj kohe, ndėr veprat e letėrsisė shqipe. Vepra e
    Kongolit ėshtė botuar edhe nė Sllovaki e Gjermani.
    Fatos Kongoli ka qenė dy herė fitues i “Pendės sė
    argjendtė” me romanet “Dragoi i fildishtė” nė 1999 dhe
    “Endrra e Damokleut” nė 2002.
    Ndėrsa ēmimet e “Pendės sė argjendtė”, njė vit mė parė
    u ndanė pėrkatėsisht:
    1. Zyhdi Morava, me romanin “E veēanta e njė
    dashurie”. Ēmimin e MKRS pėr prozėn mė tė mirė e fitoi
    shkrimtari Zyhdi Morava, i cili u vlerėsua me
    motivacionin pėr ndjenjė dhe frymė poetike nė prozė,
    pėr pastėrti tė stilit dhe teknikė tė pasur letrare.
    2.Sokol Zeka, me vėllimin poetik “Vepra fantastike”.
    Ēmimin e MKRS pėr poezinė mė tė mirė, e fitoi njė vit
    mė parė, njė autor jo shumė i njohur nė fushėn e
    letrave shqipe. Nė vlerėsimin e veprės sė tij
    motivohej pėr figuracion tė pasur dhe pėr njė gjuhė
    lakonike dhe metaforike nė lėvrimin e poezisė.
    3.Idlir Hazizi me pėrkthimin e “Uliksit” nė shqip.
    Ēmimin pėr pėrkthimin mė tė mirė nga gjuha e huaj nė
    shqip, e fitoi pėrkthyesi Idlir Hazizi. Nė
    motivacionin e kėtij ēmimi shprehej vlerėsimi pėr
    punėn tepėr tė pėrkushtuar tė Hazizit, i cili pėr vite
    me radhė u mor me kėtė libėr, derisa e solli nė
    mėnyrėn me formėn mė tė pastėr pėrkthimore nė gjuhėn
    shqipe.
    4.Studiuesi kanadez Robert Elsie, pėr pėrkthimin e
    veprave shqipe nė gjuhė tė huaj. Njė nga ēmimet qė u
    prit me entuziazėm, ka qenė marrja e ēmimit pėr
    pėrkthim nga gjuha shqipe nė gjuhė tė huaj, nga
    studiuesi dhe miku i letrave shqipe, kanadezi, Robert
    Elsie. Robert Elsie u vlerėsua nga juria me
    motivacionin pėr pėrcjelljen e letėrsisė shqipe nė
    Europė me cilėsi tė lartė pėrkthimi pėr kryeveprėn e
    Gjergj Fishtės “Lahuta e Malsisė”, dhe pėr faktin qė
    ka bėrė tė mundur pėrkthimin pėr herė tė parė tė kėsaj
    vepre nė gjuhėn angleze. Elsie ka qenė gjithmonė i
    informuar pėr vlerat e kėsaj vepre, dhe ka njohur
    historishkrimin e saj. Robert Elsie njihet si autori i
    shumė veprave tė tjera tė pėrkthyera nė kėtė gjuhė dhe
    anglishtja nuk ėshtė e vetmja gjuhė qė ai njeh.
    Anglishtja ėshtė pėr tė gjuha amėtare.
    5.Stavri Pone, pėr letėrsinė pėr fėmijė. Ēmimin pėr
    letėrsi pėr fėmijė e ka marė njė autor jo shumė i
    pėrmendur nė letrat shqipe. Ai ėshtė vlerėsuar nga
    MKRS me motivacionin se ėshtė njė nga autorėt qė
    kupton shumė mirė botėn psikologjike tė fėmijėve dhe
    ka ndihmuar me thjeshtėsinė e shprehjes, t’i bėjė ato
    mė tė perceptueshme pėr moshat e vogla
    6.Alfred Uēi, pėr veprimtarinė studimore dhe kritikėn.
    Ēmimin pėr kritikėn, essetė dhe studimet mė tė mira,
    MKRS ia dha Alfred Uēit me motivacionin se ėshtė njė
    nga autorėt qė ka kontribuar nė studimet e letėrsisė
    shqipe, ka sjellė frymėn e debatit dhe diskutimit, dhe
    ka lidhur urat me letėrsinė shqipe jashtė kufijve.


    nga Tema

  8. #68
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Panairi i tete i Librit "Tirana 2005"

    Eshtė mbyllur dje Panairi i tetė i Librit “Tirana 2005”. Krahas prezantimit dhe shitjes sė librave, janė ndarė edhe gjashtė ēmime pėr shkrimtarėt, pėrkthyesin dhe shtėpitė botuese mė tė mira

    “Tirana 2005”, panair ēmimesh


    Alma Mile
    www.shekulli.com.al

    Mė shumė se pėr gjithēka tjetėr, Panairi i tetė i Librit “Tirana 2005” do kujtohet pėr iniciativėn e ēmimeve. Tre shtėpive botuese, “Toena”, “Ombra GVG” dhe “Albas” iu dhanė diploma cilėsie, ndėrsa Fatos Kongoli, Skėnder Hasko dhe Edit Dibra morėn diplomėn e shkrimtarit dhe kjo e fundit tė pėrkthyesit tė vitit. Panairit, kėtij aktiviteti njė javor, i cili u shqua nga njė dyndje masive njerėzish, tė interesuar, ose jo pėr librin, ku u zhvilluan aktivitete e prezantime veprash tė autorėve tė njohur e periferikė, ku nuk munguan edhe autografėt e dhėnė edhe nga politikanėt, i duhej patjetėr njė tjetėr nxitje pėrveē asaj tė prezantimit e tė shitjes. Qė para ēeljes sė panairit, organizatorėt lėshuan njė sfidė tė re, por qė ndryshe nga ē’ ndodh rėndom, nė garė nuk u vunė vetėm shkrimtarėt e pėrkthyesit, por edhe vetė botuesit, nė lidhje me cilėsinė e librave, jo vetėm pėrmbajtėsore, por edhe pėr estetikėn, prezantimin, etj. Tre juri tė pėrbėra nga lexues e profesionistė kanė ndarė gjashtė ēmime. Njė grup prej 21 fėmijėsh tė pėrzgjedhur nga Drejtoria Arsimore e Tiranės dhe Shoqata e Shkrimtarėve pėr fėmijė kanė pėrzgjedhur si librin mė tė mirė pėr fėmijė “Gjashtė muaj nga jeta e Besianit”, shkruar nga shkrimtari Skėnder Hasko. Tri ēmime qė kishin tė bėnin me cilėsinė e “produktit” dhe tė prezantimit tė tij, u ndanė nga juria e ngritur nga Shoqata e Konsumatorit. Ēmimi pėr cilėsinė mė tė mirė tė librit, iu dha Shtėpisė Botuese “Ombra GVG”. Sipas kryetarit tė Shoqatės sė Konsumatorit, Altin Goxhaj, nė kriteret e kėtij ēmimi hynte cilėsia e letrės, e faqosjes, kopertinė, libėrlidhja e elementė tė tjerė qė garantonin pamjen estetike dhe jetėgjatėsinė e librit. Njė tjetėr ēmim, ku pėrfshiheshin tė njėjtat kritere vlerėsimi, ishte edhe ai pėr librin didaktik, cilėsia e tė cilit ėshtė shumė e rėndėsishme, pėr shkak tė pėrdorimit tė pėrditshmė nga ana e nxėnėsve. Ky ēmim iu dha Shtėpisė Botuese “Albas”. Ndėrsa ēmimin pėr prezantimin mė tė mirė tė librit nė panair, duke pėrfshirė stendėn, mėnyrėn e vendosjes sė librit, promovimeve e konferencave e meritoi Shtėpia Botuese “Toena”. Krahas ēmimeve tė ndara nga konsumatorėt u ndanė edhe dy ēmime tė tjera nga njė juri e pėrbėrė nga shtatė botues, mes tė cilėve Fatmir Toēi, Petrit Ymeri, Luan Pengili, Xhevair Lleshi, etj. Bėhet fjalė pėr ēmimin e shkrimtarit mė tė mirė dhe pėrkthyesit mė tė mirė. Mes disa kandidaturave, ku ata mė tė votuarit ishin Ismail Kadare, Visar Zhiti, Mehmet Kraja, etj, ēmimin e shkrimtarit mė tė mirė e mori shkrimtari Fatos Kongoli. Si kriter pėr pėrzgjedhjen e fituesit ishin titujt e botuar, shitja e librave, pritja nga ana e lexuesve, vendi qė ka zėnė nė faqet e medias dhe kritika. Sa i pėrket ēmimit pėr pėrkthyesin e vitit, me votim unanim ai iu dha pėrkthyeses Edit Dibra, e cila bashkėpunon mė sė shumti me Shtėpinė Botuese “Dituria”. Ajo ka pėrkthyer sė fundmi 12 libra nga tre gjuhė tė ndryshme.

    Mė shumė lexues, mė shumė probleme
    Janė shitur rreth 100 mijė libra, qė do tė thotė qė interesimi pėr librin nuk ka qenė i pakėt kėtė vit. Por krahas interesit tė lexuesit kėtė herė ėshtė parė edhe njė rritje interesi nga ana e botuesve pėr tė realizuar stenda sa mė tėrheqėse pėr vizitorėt, duke iu afruar disi panaireve tė mėdha, si ai i Frankfurtit. Po kėshtu edhe cilėsia e librave vjen duke u pėrmirėsuar. Kopertina interesante, tė forta, cilėsi mė e lartė letre… Kryetari i Shoqatės sė Botuesve, Fatmir Toēi, nuk preferon tė japė shifra vizitorėsh. “Me shifrat abuzohet. Duke mos qenė njė panair me bileta e kemi tė vėshtirė tė themi njė numėr vizitorėsh, megjithatė mund tė them qė interesimi ka qenė i madh”, - thotė Toēi. Sipas tij, mendohet qė tė jenė shitur rreth 100 mijė libra dhe tė ketė qarkulluar njė shumė parash prej 40-45 milionė lekėsh tė reja. Por edhe pse interesimi i lexuesit vjen nė rritje prej panairit tė parė, tek ai i teti, vetė libri vazhdon tė ketė probleme. “Krahas problemeve tė vazhdueshme qė lidhen me taksat, apo me qarkullimin e librit nė trevat shqipfolėse, nė kėtė panair doli njė tjetėr problem, ai i piraterisė, qė pėr mendimin tim, sa vjen e merr pėrmasa mė shqetėsuese, si dhe konflikti mes shkrimtarėve dhe botuesve”, - thotė Toēi. Dhe nė tė vėrtetė nė kėtė panair nxorrėn krye dy raste tė tilla, ai i piratimit tė librit tė nobelistes Elfride Jelinek, “Pianistja”, botuar nga Shtėpia Botuese “Scanderbeg book” dhe konflikti mes shkrimtares Rudina Xhunga dhe shtėpisė botuese “Ombra GVG” pėr librin “Preja e njė martese tė lodhur”. Sipas Toēit, ky konflikt nuk do ekzistonte nėse do tė kishte “rregulla tė qarta loje” nė kuadrin fiskal, nė lidhje me librat e botuar, tė shitur, detyrimet ndaj shtetit, etj. “Kėshtu do merrnin fund dhe abuzimet pėr librat mė tė shitur”, - vazhdon ai, duke shtuar se nesėr do zhvillohet njė takim me zv/ministrin e Kulturės, pėr tė gjitha problemet qė kanė botuesit e qė panairi i ka vėnė mė nė dukje.

    Panairi i tetė
    Libra tė shitur rreth 100 mijė
    Shuma e parave tė qarkulluara 40-45 milionė lekė tė reja
    Aktivitete 100
    Tituj tė prezantuar 20 mijė
    Tituj tė rinj 1500
    Shtėpi botuese 130
    Hapėsira e panairit 2600 m2

    Ēmimet e Panairit
    Ēmimi pėr shkrimtarin mė tė mire, Fatos Kongoli
    Ēmimi pėr………………………………….. shkrimtarin mė tė mirė Edit Dibra
    Ēmimi pėr cilėsinė e librit “Ombra GVG”
    Ēmimi pėr cilėsinė e librit didaktik “Albas”
    Ēmimi pėr prezantimin mė tė mirė “Toena”
    Ēmimi pėr librin mė tė mirė pėr fėmijė Skėnder Hasko

    Fatos Kongoli, shkrimtari i vitit, jo vetėm nė shqip
    Vetėm dy muaj mė parė, “Endrra e Damokleut” u………………………….. tregua greqisht, ndėrsa “Dragoi i fildishtė” iu dhurua edhe italianėve. Dje, nė ditėn e fundit tė Panairit tė tetė tė Librit “Tirana 2005”, Shoqata e Botuesve i ka dhėnė shkrimtarit Fatos Kongoli diplomėn e shkrimtarit mė tė mirė tė vitit. I befasuar nga ky ēmim, Kongoli nuk ka mundur tė thotė asgjė tjetėr veēse “Faleminderit!”. Gjatė viteve tė fundit, emri i Kongoli dhe veprat e tij kanė qenė tepėr tė lakuara nė qarqet letrare e nė faqet e mediave. Me romanin “I humburi”, Kongoli, heq dorė nga tė gjitha angazhimet politike-intelektuale pėr tė hyrė seriozisht nė letėrsi, duke sjellė me radhė ciklin e romaneve “Burgjet e kujtesės”, “Lėkura e qenit” dhe nė fillim tė kėtij viti, romanin “Te porta e Shėn Pjetrit”. Shtėpia botuese “Rivages” me qendėr nė Paris, ka botuar nga ky autor “I humburi” (Le Paumé), 1997, “Kufoma” (L“ombre de l“autre), “Dragoi i fildishtė”, “Ėndrra e Damokleut” (Le rźve de Damoclčs), madje kėto dy tituj tė fundit janė ribotuar nė format xhepi po nga “Rivages”, tė pėrkthyera nė frėngjisht nga Edmond Tupja. Me kėtė roman ai ėshtė shpallur edhe fitues i Ēmimit “Ballkanika 2003”. Momentalisht nė gjuhėt e Evropės Lindore e Qėndrore si Polonia, Sllovakia e Gjermania, po i pėrkthehet me ritėm tė shpejtė romani “Lėkura e qenit” me tė cilin Kongoli fitoi “Pendėn e Artė”, nė vit mė parė.

    Edit Dibra, pas tre vjetėsh mė e mira
    Ka filluar tė pėrkthejė vetėm tre vjet mė parė, megjithatė ka merituar ēmimin e pėrkthyeses mė tė mirė. Edit Dibra ėshtė shpallur nga Shoqata e Botuesve si pėrkthyesja e vitit me 12 tituj tė pėrkthyera nga tre gjuhė tė ndryshme. “Kam pėrkthyer njė gamė tė gjerė shkrimtarėsh, qė nga emrat mė tė njohurit pėr publikun shqiptar si Stefan Zvajgu, Frojdi, Karl Gustav Jungu deri tek emra mė pak tė njohur, por jo mė pak tė rėndėsishėm si shkrimtari holandez Harry Mulisch, qė ka ardhur nė shqip me veprėn “Procedura”, e shkrimtarė tė tjerė”, - tregon pėrkthyesja Dibra, duke shtuar se libri i saj mė i dashur ėshtė “Agjentėt”, me tė cilin ka nisur udhėn e pėrkthimit. E ka pėrkthyer kėtė libėr nė vitin 2002 e ka vijuar mė pas dhe me njė dyzinė librash tė tjerė, tė cilėt i ka pėrkthyer nga tri gjuhė tė ndryshme. Pėrkthen kryesisht nga frėngjishtja, pėr tė cilėn ėshtė diplomuar nė vitin 2002 nė Tunizi, por edhe nga italishtja e anglishtja. Pėrkthimet e saj i gjen tė botuara nga Shtėpia Botuese “Fan Noli” e mė sė shumti “Dituria”. “Me “Diturinė” kam mė shumė njė lidhje shpirtėrore, pasi ishin ata qė mė zbuluan dhe mė dhanė besim, gjė qė ėshtė shumė e domosdoshme nė fillim, kur nuk je askush dhe ndėrkohė kur ka shumė pėrkthyes dhe shumė tė rinj qė i janė futur rrugės sė pėrkthimit”, - thotė pėrkthyesja. Mė tej Dibra ka bashkėpunuar edhe me Shtėpinė Botuese “Fan Noli”, e cila sipas saj, gjithashtu ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė formimin e saj si pėrkthyese, duke i besuar vepra tė rėndėsishme tė letėrsisė botėrore si “Novelat” e Zvajgut, apo edhe vepra tė tjera nė fushėn e mendimit dhe psikologjisė me Frojdin e me Jungun.

    07/11/2005
    KATEGORIA: Kulture

  9. #69
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    E Merkure, 02 Nentor 2005
    Koha Jone

    "SHQIPTAREVE IU MUNGON LITERATURA E NDERGJEGJES"

    Interviste me botuesin dhe studiuesin Ndricim Kulla mbi Panairin e 8-te Librit dhe gjendjen e librit shqip


    TIRANE - Panairi i 8-te i librit "Tirana 2005" u cel dje paradite, ne ambientet e Qendres Nderkombetare te Kultures, ne Tirane. Shkrimtari i njohur Dritero Agolli, i cili celi Panairin tha se "ky eshte nje nga aktivitetet kulturore me te rendesishme ne vend, jo vetem per prezantimin e librave nga shtepi te ndryshme botuese, por dhe per afrimin e lexuesit me kete thesar te cmuar, qe eshte libri".

    Ne celje te Panairit, ishin te pranishem Ministri i Arsimit i Maqedonise, Azis Pollozhani, Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve te Kosoves, Astrit Haracina, Ministri i Pakicave dhe Nacionaliteteve te Malit te Zi, Gezim Hajdanagaj dhe Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bujar Leskaj, i cili u shpreh se "kjo eshte nje dite e vecante, qe meriton te quhet Feste e Librit Shqip".

    Botimet e 130 shtepive botuese nga Shqiperia dhe jashte kufijve, me rreth 20 000 tituj librash, prej te cilave 1 500 te rinj, jane ekspozuar ne pavijonet e Panairit te 8-te te Librit "Tirana 2005".

    Nder aktivitetet me te rendesishme, qe do te organizohen gjate diteve te panairit deri ne 6 Nentor, jane promovimi i stendes me veprat e plota te Ibrahim Rugoves, perurimi i kolanes "Europa-Atdheu yne i perbashket", si dhe debati per problemet kryesore qe shqetesojne sot librin ne Shqiperi, qe organizohet nga MTKRS-ja me botuesit dhe gazetaret e kultures.

    Panairi i 8-te i Librit "Tirana 2005" organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptare, Qendra Nderkombetare e Kultures, me mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

    Edhe pse arritjet e botuesve shqiptare, te cilet te vetem kane arritur te vene shume gure te rinj ne kalane e botimeve shqiptare, edhe pse titujt duken te shumte ne vitrina, edhe kopertinat e gjithcka materiale qe perben fizikisht librin, jane bere me cilesore, po te depertosh me thelle, ne permbajtjen teresore te tyre ve re qe ka shume mangesi, pavaresisht prurjeve te konsiderueshme, te cilat ne vetvete jane jo pak te lavderueshme. Por ky cilesim nuk ploteson mungesen ende te shume veprave me rendesi themelore ne dijen njerezore. Qofte nga e shkuara e qofte nga e tashmja, sidomos ne kete te fundit gjallojne emra mjaft te suksesshem krijuesish europiane, te cilet i mungojne lexuesit shqiptare. Mjafton te permendim qe dramaturgjia e sotme europiane eshte krejtesisht e panjohur ne Shqiperi, autore gjigande si Henry Muller, problem ky qe u ngrit edhe ne Festivalin Nderkombetar te Teatrit, "Skampa", madje nga nje kritik francez, njohes i mire i Shqiperise. Edhe autoret me bashkekohore qe perkthehen ne Shqiepri pergjithesisht jane ata qe ose tashme jane shume pleq, ose kane vdekur tani vone. Por autore me te rinj, te dalluar i mjaft interesante per perdorimin e stileve me moderne ne letersi per shembull ka mjaft ne bote. E ne krahasim me vitin qe shkoi nuk duket se ky panair i ri sjell nje ndryshim te ndjeshem ne kete aspekt. Per keto probleme jep kendveshtrimin e tij botuesi dhe studiuesi Ndricim Kulla, ne nje interviste per "Koha jone", ne diten e pare te Panairit te 8-te Librit, dite qe nuk pati nje numer shume te madh

    Zoti Ndricim! Si po ju duket panairi?

    Libri eshte pjesa me e rendesishme e kultures, te gjitha jane te prejardhura nga libri. Libri ben ndryshime, ndricimin e njerezve. Te gjitha artet e tjera kane raporte me librin por libri eshte kryesori. Dua te kujtoj nje qendrim te Xhorxh Uashingtonit ku thote se ne nje projekt per librin qe Kongresi Amerikan nuk e aprovonte ai u tha: "Nese ju nuk aprovoni kete ligj ne do te kemi serish lufte, sepse nuk do te kemi arsye". Por ne lidhje me panairet eshte bere si postulat te thuhet: "Kemi ndryshime. Kemi ndryshime", Ne kendveshtrimin tim nuk eshte e vertete. Mund te kemi disa ndryshime, te natyrshme se shoqeria shqiptare u hap, por nuk ka libra thelbesore. Ne Shqiperi erdhen disa libra te mire, qe u subvencionuan nga fondacionet e huaja, por keto subvencione moren fund, e tani kemi nje ndalese. Me shume ka libra sensacionale, komerciale, erotike, qe ndryshe quhen libra konsumi, qe nuk e ndryshojne mendjen e njerezve. Mendjen e ndryshon nje literature qe quhet literature e ndergjegjes, ose filozofi, sociologji, qe bota ka qindra vjet qe i ka perkthyer. Me kujtohet nje botues kroat qe thoshte, "Ne dhurate nga austriaket kemi pasur ate qe ata na kane ndihmuar te botojme libra, te iluminohemi.

    Ketu te ne stendat jane te mbushura vertet, por ketu mungojne librat, mungojne kolanat e filozofise boterore, ato qe krijojne konceptet e demokracise. Per shembull, ne Shqiperi nga Platoni kemi vetem "Republiken", por mungojne dhjetera libra te Platonit, Aristotelit e Sokratit. Po marr thjesht nje shembull se ka dhe shume autore te tjere edhe te mevonshem.

    Lista eshte shume e madhe. Jane te gjitha shkollat filozofike qe nuk jane cikur pale me te botohen.

    Sa mendoni qe reflektohet kjo mungese ne shoqerine shqiptare?

    Une e shoh te politika, te opinionet, te media, qe eshte nje media pa standart kulturor, e shoh te arsimi, kultura, ku shkohet "O burra pas spektakleve tere femra!", qe jane gjera konsumi, qejfi, defrimi, E rendesishme per mua eshte te sjellim gjera qe na ndricojne, na mesojne si te bejme shtet, si te jemi qytetare

    Si zgjidhet kjo gjendje?

    Une nuk mund t"i them ne nje gazete. Une kam 13 vjet qe i them shtetit qe te hyj ne marredhenie me ne. Une ne koken time kam projekte, se si duhet te ndryshoje libri, por nuk ma kane hapur deren.

    Projekte qe mund te perfshihen edhe te ligji "Per librin", i cili mendoni se do ta permiresoje, apo zgjidhe situaten?

    Projekt-ligji i librit deri tani eshte nje perralle, genjeshter. Ne duhet qe se pari te vleresojme librin shqip. Dhe c"eshte libri shqip? Libri shqip ka nje vecori specifike, e kam thene disa here. Ne kemi nje popullsi te vogel me nje treg jounik, por te percare. Cfare do te bejme ne me 5 milion, apo 4 milion banore? Ku jane tirazhet tona? Dhimiter Pasko e ka then" qe perpara dhjetera dekadash qe shteti shqiptar duhet te kujdeset per librin, se ka popullsi te vogel, e duhet te kete projekte te vecanta, sic e bejne edhe kombet e tjera, sidomos per kolanat e rendesishme te filozofise boterore, mendimin e tradites shqiptare dhe kulturen e tradites shqiptare duhet t"i subvencionoje. Dhe nuk duan shume para sic thone. Eshte genjeshter.

    Nuk behet fjale vetem per traditen shqiptare, por dhe per literaturen e zgjedhur boterore. Mendoni se perballohet?

    Ta them une sa eshte fatura. E gjithe kjo qe po them nuk eshte me shume se 150 mije euro ne vit. E cdo te thote kjo per nje shtet, qe jep 200 mije euro per nje spektakel qe shfaqet dhe zhduket brenda castit.

    Ka dhe probleme te tjera; libri nuk ka infrastrukture, nuk ka dyqane, pse ne dyqane dy me dy do te sillet libri, eshte turp. Ne s"kemi nje library, nje sallon libri. Keto po qe i ben shteti. Une s"kam takat te shkoj ne Frankfurt e jo me te bej librari. Dhe kaq qe bej eshte shume. Qe ne kohe te Zogut u nis nje librari qe quhej e Lumo Skendos. Shteti duhet te jape disa zgjidhje dhe nje nga zgjidhjet eshte kjo; kryetari i Qeverise, me kryetarin e Bashkise i vene kusht nje biznesmeni ne qender, duke i hequr tatimet fiskale, nje siperfaqe prej 200 apo 300 metra katrore t"i jepet nje librarie, nje supermarket libri. Dhe ajo do te mbetet. Te gjithe te huajt do thone; Shqiptaret nuk kane gjera te tjera, por ama e duan librin, kane edhe libra, iluminohen. Kjo do te ndryshoje edhe mendjet e te tjereve. Qeveritaret jane njerez te papergjegjshem sepse jane te paditur. Jane njerez qe nuk kane as nivelin mesatar te kultures dhe nuk kane per ta kuptuar kurre problemin e librit. Ka dhe indiferentizem te pakuptimte.

    Do te jete vone. Nuk kam besim, sepse te gjitha rrahin pas reklames, nuk thote asnje thelbin e problemit. Ketu ka faj edhe shtypi. Tjeter problem eshte qe libri nuk leviz lirshem. Ne nuk cojme dot librat ne Kosove. Si ne kohen e Serbise libri shkon nga mali, se ka nje takse doganore 26%. Cili president, kryeminister, minister kulture ka marre nismen per ta ndryshuar gjendjen? Asnje.

    Mos po ankoheni me shume se c"meriton gjendja e librit shqip, dhe ndaj nje ministri te sapoemeruar? Nuk shihni pozitivitet?

    Jo, nuk shoh gjera pozitive. Me falni mos me quani skeptik une do t"i them publikisht edhe ne vend tjeter keto. Nuk shoh gjera pozitive, per sa kohe une nuk do te shoh te lancuar nje project per librin. Kur libri shqip ka probleme te renda. A e di ministri i ri i Kultures qe ne ende nuk kemi nenshkruar marreveshjen e Firences. Ata qe klikojne ne internet e dine c"eshte marreveshja e Firences. Nuk e nenshkruajne sepse nuk e njohin, e nenvleresojne.

    Per sa kohe une nuk do shoh nje projekt, por do shoh gjera spontane, do te mendoj keshtu. por une dua qe projektete e qeverise te jene trasparente. Une dua qe ministri i ri i Kultures te ma mbushe mendjen mua. Une nuk e paragjykoj, duhet te thote: "Ky eshte projekti im per librin". Ai thote do t"i ve rendesi librit, por si, ku, ne hava?

    Ne duhet te bejme te pamunduren te kapim kohen. Duhet te bejme te pamunduren te kapim te munduren. C"domethene kjo sa eshte emeruar? Qe ate dite qe erdhi ne zyre ai duhet te bente publik nje projekt per librin. Kam pershtypjen qe nuk e njh mire problemin e librit. Mund te kete deshiren e mire, por nuk e njeh mire. Por mendoj qe keto jane pengesa te kapercyeshme. Une kam menduar thelle personalisht dhe ne koken time kam shume ide per t"u dhene zgjidhje disave, se te gjithave eshte e pamundur.

    Po Shoqata e Botuesve c"ka bere e c"mund te beje sipas jush?

    Shoqata e Botuesve, nga e cila une jam larguar, mendon vetem per interesat e saj, dhe jo te librit. Une ne shenje proteste jam larguar nga kjo shoqate. Kam thene: "Eja dalim perpara Presidences, Kryeministrise, Ministrise se Kultures, Keshillit te Europes dhe t"u themi qe zoterinj qeveritare eshte turp qe ju nuk keni bere nje here objekt shqetesimi librin, i cili eshte me i rendesishmi, sepse nga libri do te ndryshoje shoqeria. Por shoqata ka rregulluar gjerat e saj individuale. Ndaj libri vajton ne kete gjendje.

    Ndonje botim edhe do kete por ku jane shkollat e mendimit filozofik. Asnje. Ku jane librat e politologjise. Asnje. E te tjera. Pese libra do botohen. Do vegjetojne shtepite botuese. Per librin cilesor duhet te falenderojme mjaft fondacionet e huaja.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    --


    SHËNIME PËR LIBRIN VËSHTRONI MEDUZËN


    Uran BUTKA


    Romani "Vështroni Meduzën" i shkrimtares Vilhelme Vranari, shënon një sukses për shkrimtaren dhe për letërsinë e sotme shqiptare.

    Vilhelma, së cilës në regjimin komunist i ishte privuar e drejta për të botuar, gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit ka shpërthyer talentin e saj të lindur në një varg veprash të gjinive të ndryshme, në poezi e prozë, që janë pritur ngohtë dhe vlerësuar nga lexuesi. "Zonja shkrimtare me krijimet e veta, - thekson Dhionis Bubani,- ka venë një gur të rëndë në themelet e letërsisë shqipe. Ajo ka lindur shkrimtare, nuk u bë sot."

    Pas botimeve "Loti nuk ka faj"( poezi, 1996), " Dhembje nëne" ( roman, 1998), "Mamaja" (novelë, 2000), "10 fabula" ( 2000), "Të pres"( poezi, 2000), " Kush e vrau Kaftanazin ( skica, tregime, novela- 2001), "Bëma e dhelprës"( fabula, 2001), "Jetë në udhëkryq" ( roman,2001), "Ne jemi lulet e jetës" ( fabula e gjë e gjëza, 2002), "Ringjallur si Krishti" (roman 2002), "Amanti i Arbërisë" ( roman fantastik, 2003), "Stinët" (fabula) etj, shkrimtarja Vranari del përpara lexuesit me romanin e ri "Vështroni Meduzën", pjesa ë dytë e trilogjisë me të njëjtin titull, që ngërthen e dhe romanet "Prologu i jetës" dhe "Dilema e së nesërmes". Një jetë në tri kohë. Një jetë dramatike, një luftë për të mbijetuar, një dilemë midis jetës e vdekjes, realitetit dhe ëndrës, dashurisë dhe urrejtjes.

    Romani "Vështroni Meduzën" është i tipoogjisë së romaneve social-psikologjikë, shkruar me realizëm, me një stil të çlirët, me sinqeritet dhe ndjenjë , që të rrëmben e të emocionon. Në sfond të romanit janë ngjarjet e motit 1944 dhe të viteve të para të pasluftës. Në qendër të tij është familja e madhe Vranaj, pasardhëse e familjes princërore të Gjergj Arianitit, nga e cila rrjedh edhe autorja.

    Nëpërmjet fatit dramatik të kësaj fmiljeje dhe të familjeve të tjera të mëdha të Vlorës si familja Sharra, Velaj, Kokoshi, Leskaj e të tjera, paraqitur në brezat e tyre, jepet edhe fati dramatik i shoqërisë shqiptare dhe i Shqipërisë në atë kapërcyell kohërash.

    Viti 1944 ishte viti i fundit i luftës për liri kundër pushtuesve gjermanë, por edhe viti vendimtar i revolucionit komunist, që përmbysi gjithçka me dhunë e terror. Familja Vranari e kishte ndihmuar luftën nacionalçlirimtare, madje edhe një djalë i saj, Skënderi, u arrestua nga gjermanët dhe u internua në kampin famëkeq të Mathauzenit, ku u dogj përsëgjalli në furrat e atij kampi nazist. Xheviti, direku i familjes, kishte marrë pjesë në luftën për pavarësi dhe në ngritjen e Flamurit në Vlorë më 1912. Ai kishte kryer studimet e larta jashtë Shqipërisë dhe fëmijët e tij po ashtu. Një familje me tradita atdhetare dhe intelektuale, një familje e pasur, me prona e pasuri, të vëna nëpërmjet punës dhe ndershmërisë. Xheviti ishte një borgjez i kulturuar, i përparuar, që punonte vetë me gjithë fëmijët dhe zhvillonte pronat e tij, vreshtat, fabrikat, tregëtinë dhe ndihmonte edhe zhvillimin e vendit, edhe njerëzit e varfër e hallexhinjtë. Ai ndihmonte edhe luftën nacionalçlirimtare, i bindur se liria do ta përtërinte Shqipërinë dhe jetën e gjithë shqiptarëve.

    Mirëpo nuk ndodhi ashtu.

    Bartësit e revolucionit "popullor", njerëzit pa prona, pa din e pa iman, në emër të revolucionit bolshevik, nisën me urrejtje e dhunë rrëmbimin e pronave, vrasjet pa gjyqe të borgjezëve të "fëlliqur", të intelektualëve që kishin studiuar në perëndim, të nacionalistëve të ndershëm, të fëmijve të tyre e të fëmijve të fëmijve. Pas mbarimit të luftës, shteti komunist i dalë nga gryka e pushkës, u vuri pushkën jo vetëm kundërshtarëve e rivalëve të tyre politikë, por edhe atyre familjeve dhe individëve që kishin ndihmuar luftën nacionalçlirimtare, që kishin shkrirë pasurinë dhe derdhur gjakun për lirinë. Ky ishte paradoksi i parë i madh, sepse paradokse të padëgjyara u shfaqën mandej për gjysmë shekulli. Edhe familja Vranari, si edhe familjet e mëdha të Vlorës, u vunë në shënjestër, u goditën, u konfiskuan, u shpronësuan, u burgosën, u internuan, u tjetërsuan e u eliminuan si klasë e si traditë. Këtë përmbysje revolucionare, këtë dhunë të verbër antinjerëzore, këtë luftë të përbindëshme të klasave, këtë tjetërsim të shqiptarit, këtë përëndim të vlerave të krijuara me shekuj, të ideve e të njerëzve të përparuar, kapitalistë e demokratë si edhe këtë triumf të antivlerave, të terrorit e dhunës, të mashrimit e të shtypjes revolucionare kundër klasave të përmbysura, autorja e romanit e përshkruan me vërtetësi të madhe, me ndjenjë e art. Personazhe të skalitur, por edhe episodikë nga të dy anët e kësaj lufte dhe katrahure, lëvizin, përballen me ide, veprime dhe konflikte sociale deri në asgjësimin e tyre fizik apo vdekjen morale. "Lumi i jetës rrjedh në mes dritë-hijeve dhe lë pa gjurmët e lëngatës së kohës, - thotë Xheviti. - Ecën, vetëm ecën drejt së nesërmes së panjohur..A kanë të drejtë njerëzit apo shtetet që të ndërtojnë jetën e tyre mbi fatkeqsitë e të tjerëve?"

    Urrejtja e hakmarrja që ka rrjedhur nga antagonizmi në luftë, godasin pa mëshirë njerëzit dhe lufta në " paqe" bëhet edhe më e egër dhe më shkatërimtare për shqiptarët. Ajo përdoret për të ushqyer dhe mbajtur pushtetin e pamerituar, pushtetin e marrë me dhunë e gjak. Shkrimtarja, që e ka provuar mbi vete, e jep këtë psikologji nëpërmjet personazheve dhe ngjarjeve gërryese. Ajo jep edhe reagimin kundër urrejtjes e hakmarrjes të njerëzve të fisëm e qytetarë, ndonëse kjo përpjekje në atë kohë nuk ndryshoi gjë, sepse sistemi i hodhi shqiptarët kundër shqiptarëve, djalin kundër babait, vëllain kundër vëllait, njëriun kundër njeriut më një urrejtje klasore të frikshme. Në këtë vend vital,- thotë autorja,- në vend të dashurisë e të vëllazërimit, u mboll urrejtja e vdekja, duke e shndërruar vendin në një varrezë të mbushur me varrë pa emër. "Bir, i thotë Xheviti, personazhi kryesor, - urrejtja është fatale, kur mbartet nga njerëzit të cilëve u mungon qytetaria. Atje ku ka qytetari dhe dashuri njerëzore, kurrë nuk hedh rrënjë urrejtja."

    Jeta përmirësohet me punë dhe dashuri, mendon ai. Ai lufton që të mos shkulen këto rrënjë, vetëm kështu ndalohet shterpësia, vdekja e një populli.

    Shkrimtarja ka meritën e madhe që jetën e paraqet në komleksitetin e vet, me të këqiat e të mirat, me dramat dhe gëzimet, me zhgënjimet dhe shpesën. Shpesa vdes e fundit. Në atë katrahurë, autorja ndërthur me mjeshtëri përpjekjen njerëzore për të mbijetuar, gëzimët e vogla të përditshme edhe kur ka mort apo fatkeqsi, gëzimet e mëdha të lindjeve, të dashurisë, të fejeave e të dasmave. Ajo përshkruan me hollësi dhe art zakonet, doket, ritet, mendësitë e moralin e asaj kohe dhe të asaj krahine. Madje përdor me masë e me vend edhe këngët popullore edhe ngjyrimin gjuhësor të krahinës. Kjo është pjesa më e ndritshme e romanit, që rezaton dritë mbi atë jetë të errët. Shkrimtarja është e prirë të qëmtojë e të japë me hijeshi të mirën, të bukurën, të moralshmen, njerëzoren, ndërsa të keqen, të shëmtuarën, të dhunshmen e përshkruan me dhimbje, sepse vuan edhe vetë shpirti i saj i qashtër. Ajo është grua dhe nënë. Humanizmi dhe dhëmbshuria e saj prej gruaje dhe nënë gëlon natyrshëm dhe njom të gjitha faqet e romanit, pa e bërë atë sentimental. Shkrimtarja i përfalet njerëzores dhe është në kërkim të përjetshëm të saj. Ndaj edhe poeti i mirënjohur, Xhevair Spahiu thotë për të: "Vilhelma ka ardhur në letërsi si Antigona për të shëruar shpirtërat njerëzorë"

    Autorja e thekson vetë në krye të librit se romani i saj është bazuar në ngjarje dhe fakte të vërteta. Por ajo nuk ka mbetur rob i tyre, përndryshe do të ishte një kronikë e një kohe të shkuar. Gjithë materialin e pasur jetësor, që ajo e ka përjetuar vetë, e ka futur në laboratorin e krijuesit, e ka përpunuar si bleta nektarin dhe e ka nxjerrë si material artistik, si letërsi e vërtetë. Kështu, e vërteta jetësore dhe ajo artistike janë shkrirë në një dhe janë harmonizuar natyrshëm.

    Gjithsesi, vërehet edhe ndonjë element që nuk ka hyrë në këtë laborator krijues dhe futet në roman jo së brëndshmi. Por kjo nuk i cënon vlerat e romanit.






    "Vilhelma ka ardhur në sofrën e shkrimtarëve si një kirurg me përvojë, që me bisturi operon plagët e vjetra dhe të reja të shoqërisë. Sot Petro Marko mungon. Ja, Petro Markon e kemi sot mes nesh."

    Odhise Grillo


    "Zonja shkrimtare me krijimet e saj ka vënë një gur të rëndë në themelet e lëtërsisë shqipe. Vilhelma ka lindur shkrimtare, nuk u bë sot"

    Dhionis Bubani


    "Pavarësisht se qielli ishte i vrenjtur për të, duheshin vite që Vilhelma të thoshte fjalën e saj. Ajo ka ardhur në letërsi si Antigona për të shëruar shpirtërat njerëzorë"

    Xhevair Spahiu


    "Jemi në Vlorë dhe para lexuesit kemi një autore vlonjate. Sot para jush kemi "Petro Markon me fustan"

    Visar Zhiti


    "Miku im, Odhise! Të gjithë librat që më dërgove e kanë një mesatare, por po veçoj ato të vlonjates Vranari. Librat e mirë shkruhen rrallë…S'ke ç'i bën."

    Rifat Kukaj (Kosov&#235


    -----------

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tirana observer


    Kritike letrare


    “Engjëjt e viteve të vështira”



    ------------------------------------

    Miho Gjini

    Ne që i kemi përjetuar ato vite teje të vështira, me leximin e romanit të Mihallaq Qillerit, rindiejmë rishtazi të njëjtën dramë tronditëse, si ajo që e hoqëm të gjithë bashkë, ku për fatin tonë të mbrapshtë, ishim dhe subjekt dhe objekt i “fantazmës së komunizmit”, siç e ka quajtur vetë Marksi, si edhe personazhet e saj kalimtarë.
    Mihllaq Qilleri, shkrimtari ynë i nderuar, poeti me stof filozofik, eseist erudit dhe inxhinieri gjeolog që si njeri tepër i zakonshëm, provoi dhe jetën e hidhur të emigrantit, rishfaqet para publikut letrar e lexuesit që e ka ndjekur prej kohësh, si një nga krijuesit e talentuar të brezit të mesëm, pas 14 vjetësh heshtjeje. Dhe “kyçi” i heshtjes është pikërisht ky roman i gjatë, një roman epope do ta quaja, që përshin thuajse gjysmën e shekullit nën diktaturë dhe “thyerjen” e shtetit, duke mbërritur deri në ditët e sotme tepër evazive. Një lëndë kolosale e akumuluar, jo vetëm nga bashkëkohësit, autorë e aktorë të dramës që hoqëm e që vazhdojmë të heqim ende, po edhe nga përvoja vetjake si shkrimtar, si inxhinier gjeolog e si njeri.
    Nga ky shkrimtar, emrin e të cilit e kisha dëgjuar qysh në vitet ‘70, pata lexuar vetëm romanin “Jeta Dashuri”, botuar në vitin 1978, i cili më la mbresën e pashlyeshme të një jete disi romantike të gjeologëve tanë, ku dashuria është pjesë përbërëse e asaj jete të vështirë që bënin këta njerëz që endeshin nëpër male dhe ngjiteshin gërxheve shkëmbore me një sqep e çekanë në brez. Mirëpo ky roman kishte shumë ndjenja brenda, kishte poezi, si dhe rrëfente për një penë të sigurt prej krijuesi jo dosido. Aty hynte jeta, natyra, si dhe mjedisi shoqëror politik, aq sa i lejohej shkrimtarit të saj kohe . Po tek ky autor seç kishte diçka që e kapërcente kohën e vet: shqetësimi i së ardhmes, që endej nëpër fletëzat e librit e nën to si mendim i mbyllur dhe i largët.
    E, ja ku e takoj, për herë të parë, këtë njeri të veçantë, këtë krijues kaq interesant, në udhët e pafundme të emigracionit, sikundër mund të piqen dy refugjatë të njohur prej kohësh. Këtë herë zbulova se ç’ bagazh të madh kishte në vetvete ky shkrimtar, ç’ horizont të gjerë dhe erudicion të gjithanshëm. Më pat folur për romanin e tij të ri, qysh prej 5-6 vjetësh dhe me të merrej vazhdimisht, edhe pse i duhet të “hynte” tërë ditën në ca skuta të rëndomta e të rropatej në tregun e lirë të shitjes së krahëve. Dhe, duke e kapërcyer fatin tonë të mallkuar prej skllavi, na ofron këtë roman dinjitoz, sintezë e gjallë e epokës sonë të hidhur.
    Duket sikur dhjetë kapitujt e romanit, në një shtrirje kohore 40-vjeçare, krijojnë një subjekt fort të shpërndarë e të copëtuar. Një kompozicion i ndarë në blloqe të mëdha, ku çdo “bllok” ishte si një digë që mban male e dete. Jeta e njeriut e njësuar me jetën e shtetit. Ngjarjet madhore të një shteti të brejtur nga brenda prej “virusit”, vdekjeprurëse të komunizmit, bëhen kësisoj edhe ngjarje të vetë heroit të romanit, Andrea Semanit, e të të gjithëve personazheve që veprojnë aty. Logjika e shembjes së shtetit të diktaturës shoqërohet, bie fjala, me një traumë njerëzore. Por qielli, si shkrimtar, realist e psikolog, di aq bukur të kapë dhe të tjerrë fillin e jetës dhe atëherë kur shenja është shkatërruar, me një asfiksi të përgjithshme. Kështu që, edhe pse shkruhet gjerë e gjatë, shpërbërja e një epoke, kur vjen puna e evidentimit të shpirtrave, hap diku një dere e diku tjetër një dritare, që të hyjë drita e së ardhmes. Është pikërisht “ajo dritare” që gjen terren tek ata heronj realë, që autori i jep si sintezë të epokës që kaloi me dhimbjen më therëse, të përmasës së gjëmave tragjike.
    Duke vënë në epiqendër të romanit dy intelektualë: një piktor, me profesion inxhinier gjeolog si Andrea Semani dhe një mjeke si Loreta Kalasa, autori konsumon njëkohësisht një nga temat më të dhimbshme të kohës: fatin e intelektualëve të vërtetë nën gurin e stërmadh të “bluarjes” së një shteti diktatorial. Është me të vërtetë një gur i rëndë që të thyen kockat e pastaj t’i bluan dalëngadalë, gjer në shfarosjen e qenies njerëzore. Andrea Semani është njeriu më i mirë, i devotshëm, i pastër shpirtërisht dhe njëkohësisht një talent, fati i të cilit plekset me atë të Loreta Kalasës, që e humb rininë e freskinë e moshës në “krye të detyrës”, midis malesh të ashpra... po gjithçka mund të ishte normale, nëse shteti nuk do të ndërhynte në jetën e tyre, në njëmijë forma e stërhollime, për “t’ua plasur buzën”. Se ndihet kurdoherë “freri i kapistallit”, i një shteti që tërheq njerëzit zvarrë, gjer në humbëtirë, ashtu qorrazi e me pavetëdije të plotë. Kështu që Andrea Semani, në vend që ta shpjerë talentin e vet në apoteozat e ngjitjes, si një shumëllojshmëri e shprehjes figurative, pikërisht atëherë kur do të gëzonte sadisfaksionin e madh, sublim, të krijimtarisë së vet tepër origjinale, bashkëkohëse, si dhe të presë mbi krye shigjetat goditëse me helmin e parimit strikt të surrealizimit partiak. Ky ideologjizëm i trurit e vret atë gradualisht, aq sa jeta e tij do të hiqet zvarrë, me fshehjen e vazhdueshme të vetvetes, si edhe një martesë rastësore, brenda kornizës së moralit socialist. Një dramë e dytë plekset në jetën e këtyre njerëzve: Lidhje e jetës bashkëshortore jo me atë që duam, po me atë që na del përpara, qoftë edhe krejt rastësisht, mjafton që të jemi “brenda” atij morali sanguin që na “zë për fyti”.
    Në këtë “vorbull jete”, që duket sikur i thith këta njerëz përbrenda e i përplas diku mbi brigjet shkëmbore, disa ngjarje të përmasave kombëtare, siç janë vetëvrasja e Mehmetit, vdekja e Enverit, Shembja e shtetit apo kryengritja e të Marrëve..., janë disa pika kyçe që krijojnë dhe “vorbullën e shpirtit” të heronjve tragjikë. Njeriu, sado indiferent që të jetë si një shenjë shoqërore, është i papërjashtuar nga tragjedia e kombit të vet. Ajo shpresë që diku shuhet, diku edhe ringjallet. Jeta vazhdon rishtazi e Qilleri do t’i ribashkojë të dy të dashuruarit e marrë, që bënë seks në rrethana rastësore diku në ambulancën e një fshati të largët malor, në perëndimin e jetës së tyre. Te këta dy pleq, që vendosën “ta ngrysin jetën së bashku”, për çudi ka aq shumë e dritë e jetë njerëzore, sa s’do mjaftonin poema të tëra për dashurinë e s’do të nxinte më as hapësira e një tragjedie. Dhe këtë di ta bëjë mirë Mihallaq Qilleri, brenda stofit të një shkrimtari me sens prej filozofi dhe analisti, që foli më në fund pas 14 vjetësh heshtjeje...
    Kompleksiteti në ngjizjen e subjektit, gërshetimit e fateve të personazheve, pleksja e rrethanave dhe e ngjarjeve të kohës me njëra-tjetrën gjejnë një terren çlodhës kur autori i afrohet erotikës, asaj ndjenje të brendshme seksuale, që i ofron dhe i lumturon njerëzit edhe kur zymtësia e brutaliteti i politikës dogmatike bën punën e vet. Qilleri i jep vende kësaj ndjenje duke përshkruar shërimin e plotë të vetëdijes, me një “lënie të lirë” të personazheve të vet, që të bëjnë seks kur të duan ata, kur u jepet rasti, të distancuar (jo pa njëfarë frike e tmerri të trashëguar) prej tabusë së dikurshme dhe rreptësisë së moralit komunist. Po ky çlirim tërësor i ndjenjës do të bjerë ndesh, në romanin e Qillerit, pikërisht në atë moral mbytës që diktatura ua hodhi njerëzve si kular në qafë. Një personazh që e risjell këtë anë të zezë të politikës shqiptare nën diktaturë, Maxhun Sevasati, që është më i madhi i Partisë së Punës në rreth, përbën anën tjetër të medaljes: imponimin e dogmës, vanitetin, falsitetin dhe sterilitetin. Kontrasti që krijohet në roman është tepër domethënës: jeta përballë vdekjes. Shpirti i lirë i njeriut karshi bëmave djallëzore të antinjeriut. Poezia në antitezë me prozën banale... ...Mesazhe të tilla janë të pranishme në çdo faqe të këtij romani të trishtuar e gëzim ndjellës (njëkohësisht).
    Përpara kësaj vlere në konceptimin tërësor të një epoke në perëndim e sipër, që i duhet pasqyrimit të saktë të historisë, jo me pak vlera ka në këtë roman konceptimi artistik e estetik...Romani, në dukje, është si një vepër prolikse, por si ndahesh prej tij të ngelet në mendje e në shpirt, tabloja e një jete, të vizatuar me penela të trasha, ku imtësia është e tretur diku brenda tablosë. Sa më shumë largohesh nga kjo tablo, aq më shumë zbulon forcën e asaj të brendshme të personazheve, si dhe atë domethënie social-filozofike e estetike. Stili i ngjeshur i të shkruarit e ai zhbirim që i bënë shkrimtarit botës së brendshme të personazheve të vetë kanë të bëjnë me përvojën e gjatë të Qillerit si shkrimtar.
    Por..., kompozicioni tepër i shtrirë, që kap një hark kohor aq të madh, do të thosha që krijon dhe njëfarë lodhje të lexuesit. Jetës në diktaturë i shtohet dhe jeta e viteve të tranzicionit, që përbëjnë dy copëzime të veçanta që mund të ishin më vete, si një tjetër roman dhe jo më pak interes. Po gjithsesi, kjo është një preferencë, që nuk mund t’i imponohet një shkrimtari, i cili duket se kërkon diçka tjetër: gjetjen e një shëmbëlltyre, qielloren, jetën e disa qenieve tokësore që i torturoi koha e mbrapshtë...Ndaj e quajti romanin e vet: “ENGJEJT E VITEVE TE VESHTIRA”.


    -------------------------------------
    Krye

  12. #72
    Mommy to a beautiful girl Maska e MijnWonder
    Anėtarėsuar
    01-05-2006
    Vendndodhja
    📍 The Netherlands
    Postime
    939
    berati e vecanta bashkjetesa e tri komuniteteve bashke
    ●•∙ яє¢ℓαιмιηg вα¢к мy ωσяℓ∂●•∙

  13. #73
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Panairi i librit ēelet sė bashku me 20 mijė tituj librash

    .
    Rreth 130 shtėpi botuese kanė filluar dje ekspozimin e librave tė tyre qė do zgjasė pėr plot tetė ditė. Edicioni i 9-tė i panairit tė librit “Tirana 2006” ėshtė ēelur mbrėmė me pjesėmarrjen e shumė botuesve dhe autorėve tė njohur. Por nuk kanė munguar as figurat politike, siē ishte kryetari i bashkisė sė Tiranės dhe kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama. Gjatė ditėve tė panairit, shtėpitė botuese do tė prezantojnė mbi 20 mijė tituj, ndėr tė cilėt 1500 tituj tė rinj. Shkrimtarėt mė tė njohur shqiptarė, si dhe kritikė akademikė si Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Rexhep Qosja, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Diana Ēuli, Ali Podrimja, Luan Starova, Nazmi Rrahmani, Eqrem Basha, Ali Aliu etj. do tė jenė tė pranishėm ēdo ditė nė takime me lexuesit apo nė stendat e botuesve qė kanė botuar librat e tyre. Gjithashtu do tė organizohen edhe prezantime librash, blerėsit mund tė marrin sė bashku me librat e tyre tė preferuar edhe autografet e autorėve pėrkatės etj. Kėtė vit panairin e librit do ta vizitojnė edhe shkrimtarė e personalitete tė huaj. Disa prej tyre janė shkrimtarėt italianė, Alberto Bevilakua e Rafaele Nigro, shkrimtarja norvegjeze Hanne Orstavik, shkrimtari grek, Sotiris Dhimtriu, botuesi i revistės letrare mė tė madhe greke, Janis Baskozos, kritiku letrar dhe analisti i njohur grek, Taqis Kabilis, shkrimtari dhe pėrkthyesi gjerman, Michael Kleeberg, botuesi zviceran i shtėpisė botuese “Ammann”, i cili ka botuar nė gjermanisht shkrimtarėt shqiptarė, Ismail Kadare e Fatos Kongoli, botuesi i revistės letrare mė tė madhe nė Austri “Lichtungen”, Markus Jaroschka, kryetari i Shoqatės sė Pėrkthyesve tė Gjermanisė, Gerlinde Schermer-Rauėolf, pėrkthesi i njohur nga shqipja nė gjermanisht, Joachim Roch etj. Gjithashtu nė panair do tė ndahen edhe ēmimet tradicionale tė panairit tė librit pėr shkrimtarin dhe pėrkthyesin mė tė mirė tė vitit.


    Tirana Observer

  14. #74
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Panairi “Tirana 2006” shėnon numėr tė lartė shitjesh dhe vizitorėsh
    (Librat janė ofruar me 20-30 pėr qind ulje tė ēmimit )



    Pjesėmarrja
    Nė panairin “Tirana 2006” marrin pjesė 123 shtėpi dhe enteve botuese nė rreth 80 stenda. Pjesa mė e madhe e botuesve janė nga Shqipėria, rreth 100 shtėpi dhe ente botuese, ndėrsa 20 shtėpi dhe ente botuese janė nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi.

    Mė shumė se 100 mijė njerėz mendohet tė kenė vizituar Panairin “Tirana 2006 ”, i ēelur tė mėrkurėn e shkuar nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės "Pjetėr Arbnori" nė Tiranė, me pjesėmarrjen e 123 shtėpive dhe enteve botuese nė rreth 80 stenda. Pjesa mė e madhe e botuesve nė kėtė Panair, ku hyrja ėshtė pa para, janė nga Shqipėria, rreth 100 shtėpi dhe ente botuese, ndėrsa 20 shtėpi dhe ente botuese janė nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia. I konsideruar si “njė ngjarje pėr komunitetin kulturor shqiptar” panairi i vendosur nė njė hapėsirė prej 2600 metra katror ėshtė vizituar gjatė tė gjithė orėve tė ditės, duke arritur sidomos pikun kėtė fundjavė.



    Takime
    Shkrimtarėt mė tė njohur shqiptarė, studiues, kritikė, akademikė etj., si Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, kanė qėnė gjatė kėtyre ditėve nė takime me lexuesit nė stendat e botuesve qė kanė botuar librat e tyre. Nė ditėt e tij nė panair kanė qėnė tė pranishėm shkrimtarja norvegjeze Hanne Orstavik, shkrimtarja holandeze Magrit Moor, ndėrkohė qė kanė qėnė deri mė sot mbi 100 veprimtari tė organizuara pa llogaritur veprimtaritė qė ēdo botues ka zhvilluar nė stendėn e tij.

    Njė nga organizatorėt kryesorė tė kėtij aktiviteti, Fatmir Toēi, cilėsoi pėr ATSH-nė rritjen e interesimit pėr librin nga tė gjithė grupmoshat, por edhe tė studentėve, duke nėnvizuar pozitiv faktin e preferencės pėr librat filozofikė, historikė, pa lėnė mėnjanė edhe letėrsinė artistike kryesisht atė tė huaj.



    Shitja
    Panairi ka ofruar gjatė kėtyre ditėve njė ulje 20-30 pėr qind tė librave, gjė e cila ka tėrhequr shitjen nė masė tė librave. Panairi ka promovuar gjatė kėtyre ditėve vlera tė qenėsishme tė letėrsisė kombėtare,duke treguar se pavarėsisht alushilacioneve, shqiptarėt e duan librin.

    Por Panair "Tirana 2006", rikujtoi edhe njėherė se organizimi i kėtyre aktiviteteve ėshtė njė shtysė pėr t’iu rikujtuar shqiptarėve se nė jetė duhet edhe libri. Botues nė kėtė panair janė shprehur se e kanė mirėpritur organizimin e kėtij panairi qė mbahet pas heqjes sė TVSH-sė pėr Librin, njė masė lehtėsuese pėr kėtė vlerė, e cila duhet tė shkojė sa mė lehtė tek lexuesi.


    Koha Jonė

  15. #75
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kanuni i Labėrisė, tani dhe libėr

    Shtėpia Botuese "Toena", nė kuadrin e programit tė saj promovues tė librave dhe autorėve mė tė suksesshėm, nė bashkėpunim edhe me Shoqatėn Kulturore Atdhetare "Labėria", organizon paraqitjen e disa prej autorėve tė saj dhe librave mė tė rinj qė kanė dalė sė fundi nė qarkullim. Nėn moton "Me librat tanė kudo qė ka shqiptarė", "Toena" organizon paraqitje tė librave nė Gjirokastėr, Tepelenė dhe Himarė. Bashkėpunimi i saj me shoqatėn "Labėria" me kėtė rast ėshtė i natyrshėm, pėr vetė natyrėn e librave qė do tė paraqiten, si dhe kontributin organizativ tė kėsaj shoqate kombėtare, nga mė tė njohurat e mė aktivet, e cila mė 12 dhjetor feston edhe 15-vjetorin e themelimit tė saj.

    Objekti kryesor i kėtyre takimeve promovuese me librin nė tė tre qytetet e njohura do tė jetė vepra "Kanuni i Labėrisė" i kodifikuar dhe pėrgatitur pėr botim nga Ismet Elezi, njė prej figurave mė tė njohura kombėtare nė fushėn e jurisprudencės, nė mėnyrė tė veēantė nė studimet e tė drejtės zakonore tė tė gjitha trevave shqiptare. Nė kėto takime do tė jetė i pranishėm edhe vetė autori i librit, i cili do tė kumtojė pėr punėn e gjatė tė njė jete qė ka kryer pėr daljen nė dritė tė kėsaj vepre. Pas promovimeve nė Gjirokastėr dhe Tepelenė, "Kanuni i Labėrisė" do tė paraqitet nė qytetin e Himarės, por kėtė radhė bashkė mė librat e shkruara dhe tė botuara nga "Toena" nga autorėt Lefter Ēipa, njė prej poetėve mė tė spikatur jo vetėm tė Labėrisė, por me vlera nė letėrsinė kombėtare dhe Foto Bixhili.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #76
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Konkursi Kombėtar i Letėrsisė

    A ėshtė Penda njė sistem i hapur

    Qysh prej krijimit, as njė dekadė, Konkursi Kombėtar i Letėrsisė Penda e Artė dhe Penda e Argjendtė, mbetet mė i rėndėsishmi dhe mė i qėndrueshmi ndėr ēmimet e krijuara, ato qė vazhdojnė dhe tė tjerave qė kanė dėshtuar. Pak ditė na ndajnė nga shpallja e veprave mė tė mira pėr vitin 2005. Debatet pėr ēmimet e mėdha zyrtare nė letėrsi, qė deri mė sot kanė pasur trajtėn e sulmeve pas festės, ka ardhur koha tė hapen para syve tė lexuesit dhe jurive vetė. Dhe debat ka atėherė kur nuk ekziston bindja se ėshtė bėrė e mira, se nuk ka asgjė pėr tė ndryshuar. Ēfarė mund tė pėrmirėsohet nė kriteret e vlerėsimit tė jurive pėr autorė tė gjallė e tė vdekur? Si mund tė funksiononin mė mirė juritė? Nė fund tė fundit a do ishte i gatshėm ky institucion i Pendės tė hapej ndaj ndryshimeve, meqenėse ėshtė brenda njė mekanizmi tjetėr tė rėndė, shtetėror, Ministrisė sė Kulturės, mekanizėm shumė mė i ri se letėrsia, por qė ecėn mė ngadalė se ajo, pra pėr paradoks mė i vjetėr nė frymė.

    Njė ndėr diskutimet mė tė nxehta javėve tė fundit nė median franceze, nė veēanti nė faqet e Le Figaro-sė ka qenė pikėrisht ēėshtja e ēmimeve letrare, marrė nė tėrėsinė e konkursve franceze qė organizohen gjatė vitit dhe kundėrshtimeve tė pashmangshme tė vlerėsimeve tė jurisė. Ky rimerrej si njė debat i vjetėr nė faqet e kėsaj gazete qysh nė vitin 1934 kur Louis Ferdinand Celine pėrēmonte ēmimin prestigjioz Goncourt, e ironizonte dhe deklaronte se ēmimet duheshin shumėfishuar sa tė mundej: “Ashtu si pijetoret.”

    Diskutimi ėshtė pėr ēėshtjen se si mund tė reformohen ēmimet letrare, si mund tė bėhen pjesė e aktualitetit tė gjerė, qoftė dhe njė herė nė vit, si mund t’iu jepet pėrgjigje kritikave, akuzave tė gjithllojshme qoftė dhe pėr subjektivitet tė panevojshėm. A duhen vrarė ēmimet letrare? Me kėtė pyetjet Le Figaro mbajti gjallė njė debat tė hapur ku ekspertėt propozonin ide pėr ndryshim dhe qė gabimet e bėra tė evitoheshin. E lehtė tė thuash se kėtu jemi nė Shqipėri e jo nė Francė, dhe as ia vlen tė hiqen paralele. Po konkurset nuk ngrihen mbi urdhėresat e Moisiut, tė dhėna njėherė e gjithmonė. Le tė marrim njė shembull. Njė nga propozimet pėr ndryshim nė vlerėsimet e jurisė ishte: A mundet njė ēmim i madh tė shpėrblejė njė autor tė vdekur?

    Kėtė vit pėr herė tė parė dėgjuam nga anėtarė tė jurisė sė Pendės deklaratėn se nuk ėshtė e udhės qė ēmimi i karrierės t’i jepet njė shkrimtari tė vdekur, me pėrjashtimin kur figura e tij i thėrret pėr ndihmė rehabilitimi ndėrgjegjes intelektuale. Prandaj vitin e shkuar u quajt me vend vlerėsimi i Ernest Koliqit, ndoshta nesėr do tė ketė njė Pendė tė Artė edhe pėr Arshi Pipėn, ashtu sikur ka pasur debat pėr dhėnien e kėtij ēmimi Dhimitėr Shuteriqit (pas vdekjes) apo pak mė larg, e kanė quajtur pa kuptim vlerėsimin e Lasgush Poradecit vepra e tė cilit ėshtė e botuar tashmė dhe ėshtė shijuar gjerėsisht. Pėr herė tė parė ky ēmim ka edhe njė vlerė nė tė holla, 300 mijė lekė. Diēka ka filluar tė lėvizė nė vizionin e jurisė sė Pendės qė me votėn e saj nė dukje tė papėrfillshme, kur dhe si duhet, mund t’i japė ndershmėrisht peshėn e duhur dhe tė nevojshme letėrsisė dhe autorėve tė saj nė opinionin e gjerė.

    Por njė problem ama, ėshtė juria vetė. Nė vite Penda ka pasur juri tė ndryshmueshme.

    Kėtu, modelet 100-vjeēare “made in France” qė janė eksportuar edhe jashtė saj, janė tė hapura pėr diskutim nė kėto pika:

    Tė evitohet dhėnia e shumė ēmimeve njė autori; Juritė letrare tė jenė tė hapura pėr personalitete jo tė letėrsisė; Tė bėhet sa mė transparente zgjedhja e njė anėtari jurie. Zgjedhja e njė anėtari tė ri tė bėhet objekt i kandidaturave publike, duke dhėnė kėshtu mė shumė garanci; Pėrtėritja e jurisė tė jetė njė herė nė tre vjet ku njė e treta e saj ta lėrė vendin, duke lejuar prurjen e njė gjaku tė ri dhe ruajtjen e frymės sė grupit; Zgjedhja e shkrimtarėve mė tė mirė tė njė viti tė motivohet publikisht. Njė zėdhėnės tė japė argumentet qė ēuan nė kurorėzimin e fituesit pėr cilėsitė letrare; Vota tė bėhet publike. Lexuesit dhe mediat tė njihen me votėn e ēdo anėtari jurie.

    Njė moment tjetėr me rėndėsi ėshtė prurja e veprave nė konkurrim dhe seleksionimi i tyre. Botime tė panumėrta janė derdhur nė tryezat e specialistėve tė librit nė Ministrinė e Kulturės. Turrė u kanė ardhur, turrė ia dorėzojnė jurisė. Gjithēka kjo juri e nis nga zero, edhe atėherė kur i bie nė dorė njė libėr me titullin “Ushtria e gjeneralit tė vdekur”! Kufizimi i numrit tė librave tė seleksionuar, do ishte njė problem pėr t’u zgjidhur. Ndoshta shtėpitė botuese do ishin njė filtėr i mirė.

    Nėse deri tek shpallja e fituesit tė vitit nė letėrsi do tė mbėrrihej nė njė formė mė tė qartė dhe jo kaotike, mė tė ndėrgjegjshme dhe jo sipas tarafeve, mė bindėse dhe jo

    si njė detyrė ku pėr njė vit punohet vetėm 2 muaj, pa dyshim qė librat mė tė mirė tė vitit do ishin njė festė pėr tė gjithė ata qė akoma lexojnė, edhe pėr ata qė letėrsinė shqipe e shohin inferiore. Mbase shkrimtari mė i mirė pėr vitin 2005 nuk do tė shesė pas kėtij ēmimi, jo tre libra mė shumė, po tridhjetė dhe do tė kishte ambicjen tė shkruante librin tjetėr, mė tė mirin e mundshėm, kur e di qė shqiptarėt e tij e blejnė dhe e lexojnė. Edhe shteti nė kėtė mėnyrė e pėrmbush detyrėn e tij si mecenat dhe si moralist me tė drejtė.


    Kandidatėt e Pendės sė Argjendtė pėr vitin 2005

    Juria e Konkursit Kombėtar tė Letėrsisė “Penda e Artė dhe Penda e Argjendė 2005”, arriti tė pėrzgjedhė kėta pretendetė pėr letėrsinė artistike, studimin, pėrkthimin (nga gjuha e huaj nė shqip dhe anasjelltas) dhe letėrsisė pėr fėmijė:



    Proza
    1. Zija Ēela, 'Las varrezas' - roman
    2. Besim Fusha, 'Pėshpėrimat e kryeqytetit tė shurdhėruar' - rrėfenja
    3. Mehmet Kraja, 'Im atė donte Adolfin'- roman
    4. Bashkim Shehu, 'Angelous Nova' - roman
    5. Lazėr Stani, 'Dėnesje nė dru' - tregime

    Poezia
    1. Visar Zhiti, 'Thesaret e frikės' - poezi
    2. Ali Podrimja, 'Pikė e zezė nė blu' - poezi
    3. Agron Tufa, 'Avangardė engjėjsh' - poezi
    4. Mujo Buēpapaj, 'Fitorja e padukshme' - poezi
    5. Gazmend Krasniqi, 'Poema' -poema

    Studimi
    1. Nasho Jorgaqi, 'Jeta e Fan S. Nolit' - studim
    2. Milazim Krasniqi, 'Soneti nė poezinė shqipe' - studim
    3. Basri Ēapriqi, 'Simboli dhe rivalėt e tij' - studim
    4. Sabri Hamiti, 'Tematologjia' - studim
    5. Luan Topēiu, 'Vetmia nostalgjike nė poezi' - studim

    Pėrkthimi nga gjuha e huaj nė shqip
    1. Pėrktheu Ēelo Hoxha, 'George Orwell - "1984"' - roman
    2. Pėrktheu Zimo Krutaj, 'Salvadore Quazimodo - "Njė hark i hapur"' - poezi
    3. Pėrktheu Aristidh Ristani, 'Elias Canetti - "Gjuha e shpėtuar"; "Pishtari nė veshin"; "Loja e syve"' - trilogji
    4. Pėrktheu Mira Meksi, 'Gabriel Garsia Markes - “Kujtim kurvash tė trishta” ', -roman
    5. Pėrktheu Edvin Shvarc, 'Isak Bashevic Singer - “I Penduari” ' , - roman

    Nga shqipja nė gjuhė tė huaj
    1. Joachim Roehm (gjermanisht)
    2. Tedi Papavrami (nė frėngjisht)
    3. Marius Dobresku (rumanisht)

    Letėrsia pėr fėmijė
    1. Xhevat Beqaraj, “Rruazat e vesės” - vjersha dhe poema
    2. Flamur Topi, "Gara e jetės" - tregime
    3. Dionis Bubani, "Aventurat e Ēapaēulit nga Australia nė Polin e Jugut" - tregime




    Pėrgatiti Elsa Demo, pėr 'Shekullin'

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shpallen ēmimet e letėrsisė pėr vitin 2006


    Ēmimi i posaēėm i Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve "Penda e Artė", i jepet fratit tė kujtimeve, "Nderit tė Kombit" AT Zef Pllumi, pėr veprėn e tij monumentale "Rrno vetėm pėr me tregue"


    Trofetė:

    Proza
    Zija Ēela "Las varrezas" roman

    Poezia
    Ali Podrimja "Pikė e zezė nė blu" poezi

    Studimi
    Sabri Hamiti "Tematologjia" studim

    Pėrkthimi nga gjuha e huaj nė shqip
    Gabriel Garsia Markes "Kujtim kurvash tė trishta" roman pėrktheu Mira Meksi

    Pėrkthimi nga gjuha shqipe nė gjuhė tė huaj
    Marin Dobresku pėr veprėn e Kadaresė

    Letėrsia pėr fėmijė
    Xhevat Beqaraj "Rruazat e vesės" vjersha dhe poema




    Veprat konkuruese

    Tė paktėn 150 vepra janė paraqitur pėr tė konkuruar nė Konkusin kombėtar tė Letėrsisė "Penda e Artė" dhe "Penda e Argjendė" njė konkurs- traditė nė njohjen dhe pėrballjen e vlerave nė botimet bashkėkohore shqiptare, nė harkun kohor tė njė viti.

    Juria, e pėrbėrė nga emra tė njohur tė letrave shqipe, pėrzgjodhi fillimisht 136 vepra nga tė cilat 39 vepra nė prozė, 30 nė poezi, 24 nė fushėn e studimit, 27 vepra tė pėrkthyera, 15 vepra pėr letėrsinė pėr fėmijė. Gjatė njė konference pėr shtyp mė 22 dhjetor u bėnė tė ditura 5 veprat e pėrzgjedhura pėr secilėn gjini pėr ēmimin "Penda e Argjendė", pėrkatėsisht nė poezi, prozė, pėrkthim, studim dhe letėrsi pėr fėmijė, sipas specialistit.


    Proza
    Zija Ēela "Las varrezas" roman
    Besim Fusha "Pėshpėrimat e kryeqytetit tė shurdhėruar" rrėfenja
    Mehmet Kraja "Im atė donte Adolfin" roman
    Bashkim Shehu "Angelous Nova" roman
    Lazėr Stani "Dėnesje nė dru" tregime


    Poezia
    Visar Zhiti "Thesaret e frikės" poezi
    Ali Podrimja "Pikė e zezė nė blu" poezi
    Agron Tufa "Avangardė engjėjsh" poezi
    Mujo Buēpapaj "Fitorja e padukshme" poezi
    Gazmend Krasniqi "Poema" poema


    Studimi
    Nasho Jorgaqi "Jeta e Fan S. Nolit" studim
    Milazim Krasniqi "Soneti nė poezinė shqipe" studim
    Basri Ēapriqi "Simboli dhe rivalėt e tij" studim
    Sabri Hamiti "Tematologjia" studim
    Luan Topēiu "Vetmia nostalgjike nė poezi" studim


    Pėrkthimi nga gjuha e huaj nė shqip
    George Orwell 1984 roman pėrktheu Ēelo Hoxha
    Salvadore Quazimodo "Njė hark i hapur" poezi pėrktheu Zimo Krutaj
    Elias Canetti "Gjuha e shpėtuar"
    "Pishtari nė veshin"
    "Loja e syve" trilogji pėrktheu Aristidh Ristani
    Gabriel Garsia Markes "Kujtim kurvash tė trishta" roman pėrktheu Mira Meksi
    Isak Bashevic Singer "I penduari" roman pėrktheu Edvin Shvarc


    Letėrsia pėr fėmijė
    Xhevat Beqaraj "Rruazat e vesės" vjersha dhe poema
    Flamur Topi "Gara e jetės" tregime
    Dionis Bubani "Aventurat e Ēapaēulit nga Australia
    "nė Polin e Jugut" tregime


    Ēmimi i posaēėm i Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve "Penda e Artė", njė ēmim i lartė dhėnė njė personaliteti tė letrave shqipe, i njehsuar edhe si Ēmimi i karrierės dhe "Penda e Argjendė" u jepet personave tė gjallė apo jo, dhe i dedikohet veēanėrisht pėrkrahjes sė prirjeve moderne dhe emancipuese, estetike tė autorėve tė mėdhenj shqiptarė, tė cilėt kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e shoqėrisė shqiptare. Nė kėtė konkurs ishin tė ftuar pėr tė marrė pjesė autorėt shqiptarė, qė kanė botuar gjatė vitit 2005 nė gjininė e prozės, poezisė, studimit, pėrkthimit dhe letėrsisė pėr fėmijė nė gjuhėn shqipe.

    Juria e kėtij konkursi pėrbėhet nga:
    • Mark Marku, Kryetar jurie-studiues
    • Bardhyl Londo, shkrimtar
    • Persida Asllani, studiuese
    • Ibrahim Berisha, shkrimtar
    • Virgjil Muēi, shkrimtar


    Juria e Konkursit kombėtar tė Letėrsisė "Penda e Artė dhe Penda e Argjendė 2006", shpalli dje mė 27 dhjetor fituesit pėr ēmimin kombėtar "Penda e Argjendė" nė gjininė e prozės, poezisė, pėrkthimit, studimit dhe letėrsisė pėr fėmijė:

    2006-a, vit i botimeve tė rėndėsishme
    Bujar LESKAJ*


    Ėshtė mė tė vėrtetė gjė e veēantė dhe shumė e shėnuar qė sot, kur po i afrohemi mbylljes sė njė viti dhe po hyjmė nė vitin tjetėr, mblidhemi pėr festen e madhe tė librit, mund tė themi se kjo festė tashmė ėshtė bėrė tradicionale duke hyrė nė kalendarin artistik tė shqiptarėve.

    Finalizimi i konkursit "Penda e Artė dhe e Argjendė" kėtė herė ka njė simbolikė tė veēantė, sepse ėshtė kurorėzim i njė viti gjatė tė cilit libri ishte kryefjalė e politikave tona kulturore, me njė gjeografi aktivitetesh dhe masash mbėshtetėse qė rregullojnė marrėdhėniet e lexuesit me librin, aq sa me tė drejtė viti 2006 u quajt viti i librit.

    Ky ishte vit i botimeve tė rėndėsishme, viti i Kadaresė, gjatė tė cilit organizuam njė sėrė veprimtarish pėr nder tė 70-vjetorit tė shkrimtarit tonė tė madh, qė nga Gjirokastra nė Tiranė, Prishtinė dhe Paris. Pra, tubime kombėtare e ndėrkombėtare nė tė cilat u rikonfirmua raporti i privilegjuar qė lexuesi ka me tė, nga provincat e Shqipėrisė gjer nė metropolet botėrore. Gjithashtu, ky ishte viti i panaireve alternative dhe i njė ligji bashkėkohor pėr librin.

    Kėtė vit, frymėmarrja e konkursit ishte mbarėkombėtare, ēka dėshmoi se kufijtė kulturorė nė hapėsirėn shqiptare kanė rėnė, duke i njohur kulturės rrolin parėsor nė komunikim dhe nė integrim tė ndėrsjelltė Kosovė -Shqipėri.

    Prurjet librare nė kėtė aktivitet janė dėshmi e njė pulsimi shumė tė fortė nė tė gjithė lamijtė e shkrimit, fakt ky qė na bėn optimistė pėr cilėsinė dhe aftėsinė imponuese dhe prezantuese qė letrat shqipe i bėjnė shpirtit shqiptar nė sistemin europian e mė gjerė tė vlerave tė shkruara.

    MTKRS, duke gjykuar se letėrsia shqiptare ka nevojė pėr mbėshtetje dhe stimuj vitin tjetėr, ashtu siē vepruam edhe njė vit mė parė me ēmimin pėr revistėn mė tė mirė tė vitit, ne do tė pasurojmė skemėn e ēmimeve me pendė tė argjendė pėr gjininė e dramės dhe dy penda tė tilla pėr prozėn dhe poezinė pėr fėmijė, si vazhdim i kėtij konkursi.

    Gjithashtu, po marrim nė konsideratė vendosjen e katėr ēmimeve tė tjera qė mbajnė emrat e personaliteteve tė kulturės sonė kombėtare, konkretisht ēmimin "Gjergj Fishta", "Ali Asllani", "Musine Kokalari" dhe "Ismail Kadare" pėr zhanre letrare dhe kategori tė ndryshme shkrimtarėsh, me kritere tė pėrcaktuara qartė. Kėto ēmime do tė jepen nė fund tė janarit.

    Sot kam nderin dhe kėnaqėsinė e madhe tė shpall para jush fituesin e "Pendės sė Artė" shkrimtarin qė me veprėn e tij edukoi estetikisht dhe moralisht letėrsinė shqipe tė kėtyre viteve, "njeriun qė rrnoi" vetėm pėr tė treguar dhe pėr tė na ofruar historinė tjetėr tė shqiptarėve, me njė qasje letrare unike e nė konture filozofike qė e ēojnė meditimin shoqėror nė shkallė sipėrore. Besoj e keni kuptuar, "Penda e Artė" i jepet fratit tė kujtimeve, "Nderit tė Kombit" AT Zef Pllumi.

    Vepra e tij monumentale "Rrno vetėm pėr me tregue" e tė tjera si "Histori kurrė e shkrueme" janė njė sinor i pėrjetshėm. "Ato dėshmojnė para botės se asnjė njeri nuk ėshtė i detyruar prej rrethanave tė bėhet i keq, i ulėt, tė humbasė humanizmin e tij. AT Zef Pllumi tregon me jetėn e tij se edhe ne shqiptarėt mund ta kalojmė provėn e zjarrit, atė qė rafinon arin e kulluar dhe ndan mėnjanė skorjet e kombit".

    At Zefi, nxėnėsi i Fishtės, Harapit, Shllakut, mėsuesve tė pėrjetshėm tė kėtij vendi, sot mė shumė se kurrė mė ngjan me Diogjenin, filozofin grek, "atij s'mund t'i marrėsh asgjė, pse nuk ka asgjė tė vetėn, dhe s'mund t'i japėsh asgjė qė i mungon, pse ai e ka zemrėn plot e pėrplot me dashuri".

    -----------
    *Fjala me rastin e ndarjes sė ēmimeve tė letėrsisė


    (Shkėputur nga RD)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 28-12-2006 mė 11:55

  18. #78
    peadix
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    29

    Mbrėmbje poetike me krijuesit shqiptarė nė ANGLI

    Mbrėmbje poetike me krijuesit shqiptarė nė ANGLI

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazeta "The ALBANIAN" njofton tė gjithė krijuesit shqiptarė qė jetojnė nė Angli, si dhe tė gjithė dashamirėsit e Letėrsisė se tė dielėn me datėn
    18 Shkurt ora:15.00
    do te organizohet nje mbrembje poetike.


    Jeni te mireseardhur ne:

    LONDON STONE

    109 CANNON STREET

    EC4N 5AD

    LONDON

    Nearest tube cannon st or bank exit nr 8.


    Pėr informacione tė tjera kontaktoni me redaksinė e Gazetės "The Albanian"

    The Albanian Newspaper

    164 Fonthill Road

    Finsbury Park

    London N4 3HP


    albania7@googlemail.com

    Tel/fax:0207 2633661
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 14-02-2007 mė 01:32

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Disa nga librat mė tė rinj nė libraritė e Tiranės

    Disa nga titujt mė tė rinj tė librave tė letėrsisė shqipe dhe tė huaj nė libraritė e Tiranės janė:
    Romani "Todo modo&Konteksti" i autorit Leonardo Sciascia, shqipėruar nga Nasi Lera dhe botuar nga "Dituria".
    Libri me tregime e novela i autorit Luigi Pirandelo, i pėrkthyer nga Amik Kasoruho, botuar nga "Dituria".

    Romani "Tre metra mbi qiell", me autor Frederico Moēia, pėrkthyer nga Lura Baēi dhe botuar nga "Dituria".

    Romani "Mbylli sytė", i autorit Raul Montanari, pėrkthyer nga Durim Taēe dhe botuar nga "Dituria".


    Libri i gjinisė monografike "Pjetėr Zarishi dhe krijimi i rruzullmit", me autor Tonin Ēobani dhe botuar nga "Toena".

    "Njė grua", romani i autores Sibilla Alermo, pėrkthyer nga Sonila Kapo dhe botuar nga "Dora d'Istria".

    Romani "Krikat e Narnias- Luani, Magjistarja dhe Dollapi i Rrobave", me autor C. S. Lewis, pėrkthyer nga Leonard Doka, botuar nga "Dudaj".

    "Klienti", romani i John Grishman, shqipėruar nga Agim Danga dhe botuar nga "Dudaj"

    Botimi shkencor "Tė fshehtat e librit Engjėj dhe Djaj", me autor Dan Durstein e Arne de

    Kejzier, shqipėruar nga Robert Anastasi dhe botuar nga "Dudaj".

    Romani 'Dashuritė e njė jete", me autor Zveva Casati dhe pėrkthyer nga Dorina Doganaj.

    Studimi bestseller "Historia mė e bukur e botės", e pėrkthyer nga Nuri Domi dhe botuar nga "Infbotues".

    Libri sociologjik "Si tė sillemi bukur", me autor Florence Le Bras, shqipėruar nga D. Estrefi dhe R Shiroka, botuar nga "Edfa".

    "Gra qė dashurojnė me shpirt", me autor Robin Norwood, pėrkthyer nga Aljona Papa dhe botuar nga "Edfa". ATSH
    #VamosArgentina

  20. #80
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Shumė ide e mirė kjo tema. Shpresoj qė ju qė jetoni nė Shqipėri e diasporė tė na sillni mė shumė e mė shpesh informacione mbi 'Jetėn e librit' atje. Sidomos nė lidhje me botimet e reja tė autorėve shqiptarė.

    Unė i kam humbur fare lidhjet me Shqipėrinė pas kaq vitesh dhe ėshtė e vėshtirė tė gjej informacione tė tilla. Kur them unė, jam e sigurt qė ka dhe shqiptarė tė tjerė nė Amerikė (apo mė larg : )), qė do ju falenderonin pėr informacionin...

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Letersia dhe pavaresia nga regjimi politik
    Nga Albo nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 21:18
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •