DIN MEHMETI DHE MEHMET KRAJA FITOJNE CMIMIN "AZEM SHKRELI"
Prishtine - Organizuar nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, ne Bibiloteken Kombetare dhe Universitare ne Prishtine u zhvillua ceremonia e dhenies se Cmimit Letrar Azem Shkreli per veper jetesore dhe per vepren me te mire letrare brenda vitit.
Cmimi Kombetar Azem Shkreli per veper jetesore ne vlere prej 5.OOO eurosh iu dha poetit tone te mirenjohur Din Mehmeti, nderkaq Cmimi per vepren me te mire letrare ne vlere prej 3.OOO eurosh, te botuar brenda vitit 2OO4, iu dha Mehmet Krajes per romanin "Edhe te cmendurit fluturojne".
Keshtu ka vendosur keshilli peseanetaresh, me shumice votash, pasi kishte vleresuar disa propozime per keto dy cmime.
Cmimi "Azem Shkreli" eshte themeluar vitin e kaluar nga Ministria e Kultures me qellim nxitjen e krijimtarise letrare ne Kosove. Nderkaq Cmimi per vepren jetesore u jepet krijuesve qe kane permbyllur krijimtarine e tyre letrare.
Ky Cmim tash e tutje do te jete tradicional dhe do te jepet me 1O shkurt ne diten e lindjen se shkrimtarit Azem Shkreli.
Krijoni Kontakt