Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon pikpamjet e Enver Hoxhės dhe Mithat Frashėrit lidhur me Kryengritjen Fshatare tė Shqipėrisė sė Mesme e njohur si rebelizmi i vitit 1914

Ja studimet e Enverit dhe Mithat Frashėrit pėr Haxhi Qamilin

--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

Kryengritja e Fshatarėsisė sė Shqipėrisė sė Mesme e vitit 1914, apo siē ėshtė njohur ndryshe "Rebelimi i Haxhi Qamilit", ka qenė njė nga ngjarjet historike e cila qė gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ka pas ngjallur debate tė shumtė nė mes historianėve qė u morėn me hartimin e pėrpilimin e historisė zyrtare tė Shqipėrisė, si dhe tė disa studjuesėve e historianėve tė tjerė qė e kishin atė ngjarje objekt tė punės sė tyre nė mėnyrė tė pavarur. Dy nga ata studiues e historianė qė nė studimet e tyre, mbronin pikėpamjen se Kryengritja e Haxhi Qamilit ishte njė rebelizėm dhe kryengritje antikombėtare, ishin Qamil Ēela (komunisti i parė shqiptar) dhe profesor Skėnder Luarasi. Nė fundin e viteve '50 kur ishte duke u diskutuar maketi i Historisė sė Shqipėrisė nė mes specialistėve dhe historianėve qė mbulonin atė periudhė kohore tė historisė sė popullit shqiptar, rreth asaj ngjarje historike shumė tė diskutuar, shfaqi pikpamjet e tij edhe vetė Enver Hoxha duke e analizuar atė hollėsisht deri nė detaje dhe se ēfarė kishin thėnė studjuesit e huaj e ata shqiptarė (Q. Ē dhe S.L.) pėr atė kryengritje. Ajo ngjarje historike, pra Kryengritja e Haxhi Qamilit, vazhdon edhe sot e kėsaj dite tė ngjalli debate tė shumta midis historianėve dhe specialistėve tė Institutit tė Historisė e Akademisė sė Shkencave qė e kanė paraqitur atė nė tekstet zyrtare si dhe tė atyre qė mbrojnė versionin e kundėrt tė tyre. Lidhur me kėtė, pa marrė pėrsipėr qė tė ndajmė opinionin tonė duke u bėrė palė me njėrin ose tjetėrin version tė mbrojtur prej tyre, kemi zgjedhur pėr tė botuar pikpamjet e Enver Hoxhės, si dhe njė studim tė shkurtėr tė Mithat Frashėrit tė botuar prej tij nė revistėn "Diturija" (nr.6 fq.201-210) tė vitit 1928 dhe tė ribotuar sė fundi nga historianėt e njohur Sherif Delvina e Luan Malltezi.


Enveri:

Kryengritja e Haxhi Qamilit, faqe e ndritur


Studimin e tij mbi atė ngjarje, Enver Hoxha e lexoi nė mbledhjen e Sekretariatit tė Komitetit Qėndror mė 31 janar tė vitit 1962, ku nė fillim tė fjalės sė tij u shpreh: "Ėshtė duke u diskutuar maketi i Historisė sė Shqipėrisė, i pėrpiluar nga historianėt tanė me talent, tė vjetėr dhe tė rinj, si Aleks Buda, Stefanaq Pollo etj. Diskutime janė kurdoherė shumė tė mira, shumė tė nevojshme, shumė tė frytėshme. Vetėm shokėt duhet tė kenė kujdes dhe tė mos influencohen ose "intimidohen" nga pseudohistorianėt demagogė qė pėrpiqen tė mbrojnė tė vjetrėn, duke veshur gėnjeshtrat me petka ultranacionaliste, dhe kėtė e bėjnė pėr tė ruajtur tabutė e vjetra dhe tė pabaza. Sipas mendimit tim, historianėt tanė qė kanė pėrpiluar maketin e Historisė sė Shqipėrisė, kanė bėrė njė punė shumė tė madhe, shumė tė mirė, shumė tė lavdėrueshme. Ju lumtė atyre. Ėshtė e vtemja dhe e para Histori serioze e Shqipėrisė. Kėta historianė premtojnė shumė dhe me veprat e tyre na nderojnė".. Pas kėtyre fjalėve, Enver Hoxha ndalet gjerė e gjatė duke shpjeguar pikpamjet e tija lidhur me atė kryengritje, ku midis tė tjerash shprehet: "Rebelizmi" i udhėhequr nga Haxhi Qamili, ishte njė luftė klase e fshatarėsisė sė varfėr dhe tė mesme, kundėr klasės sė feudalėve, pashallarėve, bejlerėve dhe agallarėve, pronarė tokash e privilegjesh nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė kryesorja dhe pikėrisht kryesorja fshihej nė atė kohė. Kryengritja fshatare pėr tė cilėn bėhet fjalė, u akuzua pro turke dhe antishqiptare, sepse nė tė morėn pjesė njė farė Musa Qazimi dhe Mustafa Ndroqi, turkomanė fanatikė dhe intrigantė, qė pėrdporėn ēėshtjen fetare dhe flamurin e Turqisė, jo pėr t'ia kthyer Shqipėrinė Perandorisė Turke, e cila kishte vdekur e s'ngjallej mė, por pėr tė frenuar qėllimet e kryengritjes fshatare dhe pėr tė minuar zhvillimin e saj. Kėto ishin tentative tė feudalėve dhe tė elementėve tė borgjezisė konservatore, tė "memurėve" qė fshatarėsinė ta mbanin nėn sundim dhe ta kishin rezervė tė tyre….Pra nuk ishte as ēėshtje e mbrojtjes sė qėllimeve tradhėtare tė Esad Pashė Toptanit, as ēėshtje e mbrojtjes sė njė farė Perandorie Turke, por ishte njė luftė klase, lufta e fshatarėve kundėr feudalėve dhe bejlerėve, natyrisht pėr tokėn dhe kur flitet pėr tokėn, flitet pėr atdheun, Kėtė nuk e tund asgjė…". "Pa bėrė analogjinė qė bėra mė sipėr, le tė qėndrojmė tash nė kohėn e sotme. Revizionizmi titist e tradhėtari Hrushov, ēfarė nuk po thonė pėr Partinė tonė, na quajn agjentė tė imperialistėve qė e shitėm vėndin tek tė huajt. Absurdidete tė kėtij lloji ska nevojė t'i zbulojmė se ėshtė lakuriq. Ne tash jemi tė rrethuar gjeografikisht si "rebelėt" dikur, nga armiq tė tėrbuar, po ata armiq, por Shqipėria s'ėshtė mė si nė kohėn e Haxhi Qamilit. Ajo ėshtė njė vėnd socialist qė udhėhiqet nga Partia e lavdishme e Punės, populli shqiptar tani ka miq tė mėdhenj, tė shumtė, sot rrojmė nė shekullin e leninizmit. Shqipėria e re e popullit, e Partisė heroike tė Punės, ecėn pėrpara kryelartė, nė rrugėn e lavdishme tė historisė sė saj. Pėr arritjen e kėsaj rruge kanė kontribuar edhe fshatėrėt revolucionarė tė Shqipėrisė sė Mesme me Haxhi Qamilin nė krye, nė kohėn e "rebelizmit". Prandaj neve nuk na falet qė pas kaq kohėsh, pas kaq luftrash dhe pėrpjekjesh, pas kaqė eksperience tė fituar nga populli dhe Partia, me gjak e me djersė, tė vazhdojė dhe tė njolloset njė nga faqet mė tė ndritura tė kryengritjeve fshatare tė vėndit tonė, tė vazhdohet tė errėsohet nga demagogėt dhe injorantėt "rebelizmi".


Mithat Frashėri:

Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin

Ata tė Konferencės, nė ėshtė se ranė lehtėzi nė godi pėr kontrollin ndėrkombėtar dhe oficerėt e huaj tė gjindarmėrisė, hoqėn mjaft vėshtirėsi pėr tė zgjedhur njė Sovran: kandidatura e princ Ėilhelm de Ėied u pranua me gėzim prej shqiptarėve dhe Fuqitė e Mėdha dukeshin nė aparencė tė bashkėta nė kėtė zgjedhje, tėrė duke pasur fshehtazi dhe nga njė kandidat tė dytė tė tyre. Njė brengė e madhe nga ana tjetėr, i kishte dalė Shqipėrisė si njė lungė e helmuar: nė qoftė se rėnia e Janinės kishte pasur pėr konseguencė pėrparimin e grekėve gjer nė Llogora, Gurin e Ylynecit dhe Guri i Prerė, ajo e Shkodrės u vazhdua prej lirimit tė njė pjese tė Shqipėrisė nga ushtritė serbe dhe malazeze. Mjerisht gėzimi i lirimit do tė shpėrblehesh fort lidhur me personin e Esadit. Ky njeri u bė foleja drejt sė cilės rrodhėn gjithė ē'mund tė kishte tė keqe nė Shqipėri: tradhti, konservatorizėm, ambicion, lakmim, neqezėri, shpagė, frikė prej dritės dhe sė mirės. Esadi, pėr tė cilin flitesh (se kishte bėrė - red) njė marrėveshje me shtetet fqinjė sa pa rėnė fare mirė Shkoda, u bė qendra e gjithė atyreve qė ndiqnin njė qėllim kundėr Shqipėrisė. Fuqia e tij i vinte aq prej shokėve tė brendshėm, sa edhe prej relacioneve tė jashtme: mbi intrigat qė kishte lidhur me Serbinė dhe Malin e Zi, pa vonuar shumė u shtuan edhe marrėdhėniet me Greqinė. Edhe kjo fuqi nefaste u instalua nė Tiranė, duke krijuar njė reaksion me emėr "Qeveria e Shqipėrisė sė Mesme". Nė kėto kondita dhe si kishte vėnė pak rregull nė punėt Komiteti i Kontrollit dhe oficerėt holandezė tė gjindarmėrisė arriti nė Durrės princ Ėeidi me titullin mbret Ėilhelm i parė. Ardhja e mbretit e normalizonte pak gjendjen e Shqipėrisė, sadoqė shtatė marsi nuk e fiku esadizmin, edhe nė ia pakėsoi fuqinė e kryetarit tė saj. Por ajo qė duhesh rregulluar, vėshtirėsia e madhe qė duhesh prapsur, ishte lirimi i kufirit tė Shqipėrisė: Konferenca e Londrės kishte vendosur qė kazaja e Korēės gjer te hunda e Stilos dhe nisia Sazan do t'i mbeten Shqipėrisė; sa pėr vendin ndėrmjet kėtyre pikave ekstreme, do tė caktohesh nė vend, gjė qė e bėri njė komision mikst duke vajtur nė ato krahina, duke konstatuar karakterin shqiptar tė popullsisė dhe duke ngrehur vijėn e kufisė nė atė akt tė emėruar Protokoll i Firences. Tė dy provincat e jugės gjendeshin nė dorė tė Greqisė. Serbia dhe Mali i Zi para atitudės energjike tė Austrisė ishin shtrėnguar tė lirojnė vendet e njohura Shqipėrisė. Pėr Greqinė s'dilte ndonjė pushtet tė merrte njė pozitė energjike. Situata politike inkurajoi Greqinė, pasi legalisht e kishte humbur tė drejtėn e okupimit tė krahinave jugore, tė pėrdorė njė dredhi duke krijuar organizatėn e fshehur qė mori titullin Autonomi e Epirit, me ushtarė, oficerė, burra shteti, armė dhe municione tė Greqisė zyrtare. Nė qoftė se qeveria zyrtare e Athinės nuk merrte dhe s'guxonte tė merrte njė pozitė ēiltazi nė kundėrshtim me vendimet e Konferencės sė Londrės, krijesa okulte (e fshehtė - red) e saj, Autonomia, pandehte se ishte e lirė tė marrė masa kriminale. Njė buēitje e fanatizmės greke nė verė tė motit 1914 u shoqėrua nga njė furi destruktive, e nderė mbi gjithė katundet e tė dy provincave prospere Korēė dhe Gjirokastėr, ku plaēkitja dhe djegia e afėr treqind katundeve tė lulėzuara shkaktoi eksodin e mė tepėr se njėqind e ca mijė frymėve, prej tė cilėve njė shumicė do tė gjente njė vdekje mizerabėl nė malarje tė Vlorės dhe njė pjesė, jo mė pak e amdhe, do tė shtrėngohesh tė kėrkojė njė strehė duke ikur nė dhe tė huaj. Nė kohėn qė kjo tablo e zezė po vizatohesh nė shekull tė njėzet, njė skenė jo mė pak ēuditėrisht dramatike po zhvillohesh nė Shqipėri tė Mesme: Esadizma mori trup dhe formė nėn njė trini apokaliptike: Esad Toptani, myftiu Musa Qazimi, Haxhi Qamili, tre krerė tė njė hidre qė pėrfytyronin ambicionin, tradhtinė dhe lakmimin, fanatizmėn e verbėr dhe injorante nėn maskėn e fesė, marrėzinė brutale jo nė figurė letrare po reale. Qamili, njė katundar nga Sharra meqėnėse kishte ndjenjur nė hekura si i prishur mendsh. Edhe kėshtu nė atė mot Shqipėria u bė dėshmonjėse e njė sendi tė paparė gjer atėhere: agjentėt e Greqisė dhe tė Patrikanės tė lidhur ngushtė me "fetarin" Musa Qazim; njerėzit qė pretendonin se luftonin pėr din dhe dovlet bashkėpunojnė me ēetat destruktore greke; Esadi dhe partizanėt e tij tė "Sadai Mil-letit" bėhen vegla tė shqehve dhe grekėve. Por njė pjesė e esadizmės, fytyrat mė shtazore tė saj, ato qė inauguruan bolshevizmėn nė Shqipėri me djegie, plaēkitje dhe rrėnime, tre vjet mė parė se sa tė buēasė bolshevizma nė Rusi, partia e Haxhi Qamilit dhe e Musa Qazimit, ktheu armėt edhe kundėr kryetarit dhe inspironjėsit tė tyre dhe Esadi u bė aq i urrejtur sa edhe shteti, qeveria, rregulla, patriotizma; kaq ėshtė e vėrtetė se, ay qė lot me zjarrin shpesh digjet dhe vetė. Nė kėtė katastrofė, pėrpara sulmeve tė jashtme dhe tė brendshme, mbetur pa njė mbėshtetje morale, pėrkundrazi e marrė nėdrmjet dy zjarreve tė dy grupeve rivale tė dy pushteteve tė mėdha qė buēitja e luftės europiane i kishte ngrehur ēiltazi kundėr njėra-tjetrės, Shqipėria, shteti dhe qeveria, u ndodhėn pėrpara njė shkatėrrimi fatal: duke kuptuar se sulmet nga ēdo anė qė vinin kishin pėr burim kryesor rivalitetet dhe intrigat e Fuqive tė Mėdha, qeveria shqiptare u shtrėngua, duke mos gjetur udhė tjatėr, tė dorėzojė fuqinė te Komisioni Ndėrkombiar i Kontrollit-emėruar prej pushteteve tė mėdha- dhe mbreti tė largohet nga Shqipėria. Eshtė e vėrtetė se autoriteti efektiv i qeverisė kishte katėr muaj qė ishte pakėsuar dhe kufizuar fort tepėr; por mėrgimi i saj solli njė kaos tė vėrtetė, njė anarki materiale dhe morale: prestigji dhe posibiliteti i punimit tė Komisionit tė Kontrollit gjendeshin tė reduktuar nė minimum, nė njė mėnyrė qė rebelėt "ehli kijami" gjetėn fare shesh tė lirė nė Tiranė, u ndenė nė Elbasan dhe Berat; prefekturat e Gjinokastrės dhe Korēės i okupuan zyrtarisht grekėt duke i dhanė fund komedisė epirote dhe Italia zbarkoi nė Vlorė, duke mos vonuar edhe malazezėt me serbėt qė tė zbresin nga veriu. Barka e Shqipėrisė kishte mbetur pa komandant, pa timon, pa rema, e lėkundur nė njė det tė shfryrė, e rrahur prej tallazeve tė pasionit. Nė kėto kondita ēdo organizim, ēdo politikė ishte e pamundur. Populli, rėnė nė mizerje dhe anarki, po priste ngjarjet nė njė mėnyrė passive, pa zhvilluar dot asnjė vullnet"..

Gazeta Shqiptare
22 Prill 2003