Emri:  22195738_120961161935014_5781685243174352018_n.jpg

Shikime: 1797

Madhėsia:  16.1 KB

Ndrysho monotonine, jo partnerin!

Ne jeten e perditshme ne perserisim shume prej veprimeve, ngjarjeve,fenomeneve, fjaleve, dhe ideve.Kjo na ben qe disa gjera dashur pa dashur tek ne te perjetohen dhe si nje rutine e perditshme.

Problemi me i madh i disa cifteve sot eshte bere divorci.Nga shkaqet e divorcit eshte tradhetia, sepse tek disa ka nje mungese ngrohtesie te lidhje duke pasur nje boshlluk pasioni dhe romance e duke perjetuar nje krize ne marredhenien e tyre.Te dy partneret akoma skane kuptuar nje gje te rendesishme tne lidhjen e tyre.Dashuria eshte relative dhe nje marredhenie lodhet shume nga monotonia..Lidhja e dashurise nuk eshte vetem pasion dhe romance.Ajo eshte dhe prehje dhe paqe.Ajo eshte dhe shlodhje, perkedhelje, komunikim, pergjegjesi etj.Ne fillim dashuria cel si nje gonxhe romantike pastaj shenderrohet ne nje petale me pasion te zjarrte pas ketij pasioni ajo kerkon qe partnerin ta kete prane ne cdo cast.Pikerisht ketu i vjen ne ndihme martesa.Martesa e shuan pasionin e zjarrte duke e paqtuar ciftin emocionalisht ne kohen me te shpejte reale duke mos e lene qe adrenalina e ngarkuar nga emocioni te japi efekte “anesore”.Martesa i jep marredhenies atij mundesine te vazhdoje procesin "next" e perjetimit te dashurise bashkeshortore duke kaluar ne disa faza.Ky “next” nuk eshte nje partner i ri por nje faze e re brenda te njejtes lidhje. "Next-i" mund te jete kalimi nga faza pasionante ne fazen prinderore, me pas nga faza prinderore kalohet ne fazen shoqerore dhe perkujdesjes.Te dy bashkeshortet kane shkrire petalet e dashurise se tyre duke sjelle ne jete frytet e dashurise, femijet.Romanca dhe pasioni zvogelohen shume ne kete faze pasi femijet kerkojne perkujdesjen e tyre.Tamam si ajo formula ujit H2O kur hidrogjeni dhe oksigjeni e zhduken “egon” e vetes per te sjelle nje qenie te perbashket ujin si rigjallerim te jetes ne toke.Ka rigjallerim me te bukur kur dy bashkeshorte sjellin ne jete nje femije.Ndoshta shume prej njerve mendojne se romanca eshte periudha me e bukur, disa te tjere mendojne se me e bukura eshte periudha apasionante e marteses, mirepo me vone e kuptojme se te sjellesh nje femije ne jete qenka fryti me i bukur i dashurise.Sa me shume femije te kete nje familje aq me e gjalleruar ndjehet ajo.Familja qe ka gjalleri, ka dhe lumturi.Njerzit qe nuk dine te kalojne fazat e bashkeshortesise ngecin ne gjykate me divorc.

Fazat e nje lidhjeje dashurie.
1)Lidhja-Martesa
2)Romanca
3)Pasioni
4)Te qenurit prinder
5)Perkujdesja
6)Shoqeria
7)Perjetesia

Lidhjet e dashurise serioze mundohen qe romancen dhe pasionin ta perjetojne ne menyre legale duke e shfaqur lidhjen e tyre si nje akt dhe lidhjeje dhe midis dy familjeve .Njerez qe kane qejf eksperimentet dhe aventurat e perjetojne romancen dhe pasionin ne ilegalitet.Kjo i demton ato fizikisht gje te cilen e kemi sqaruar dhe tek shkrimi "Bashkejetesa apo Martesa...".

Kaluan disa vite dhe ciftit po i mungon pasioni dhe romanca.Gruaja dhe burri nuk e shikojne me njerin-tjetrin me aq passion sikur ishin ne fillimet e tyre te dashurise.Ketu fillon sprova dhe sfida.Disa mendojne per nje lidhje tjeter per te rigjalleruar pasionin e munguar gje e cila i dergon ne divorc, disa ke dashnoret apo prostitutat e shemtuara.Harrojne femijet, partneren/rin e tyre qe u beri te perjetojne per here te pare ndjenjen madheshtore e te qenurit prind.Harrojne se dashuria eshte relative.Ato jane ne kerkim te pasionit apo romances me nje te huaj Disa gabimisht e faktojne kete disa te tjere provojne nje zgjidhje tjeter.
Kush eshte kjo zgjidhja tjeter?
Ke kaluar 7 ose 10 apo 15 vjet me bashkeshorten apo bashkeshortin tend? Ai/Ajo nuk eshte me ai i pari ose e para.Gjurmet arkelogjike te celolitit te femijve jane shfaqur tek ajo!Tek ai ndoshta kane filluar te dalin thinjat e pjekurise!.Ju mungon dicka ne lidhjen tuaj?Ju mungon pasioni dhe romanca? Por a nuk e shikoni se keto jane zevendesuar me dicka tjeter si dashuria ndaj femijve apo gjalleria e nje jete familjare?A nuk e shikoni se fryti dashurise suaj ndodhet dhe ne buzeqeshjen e femijes tuaj?A e keni ndjere ndonjehere puthje me te embel engjellore sesa puthja e femijes tuaj? Ju ndoshta keni humbur romancen dhe pasionin me bashkeshortin tuaj por keni gjetur nje dashuri tjeter familjare.Dashurine femijes qe ju vjen dhe ju thote baba ose mama.Puthjen e tij ose te saj.Buzeqeshjen e saj.Lajkat dhe mimikat artistike te birit apo vajzes tuaj. Megjithate ju kerkoni dicka ndryshe per ta prishur monotonine tuaj bashkeshkeshortore?Juve ju mungon pasioni i zjarrte i dashurise se fillimit bashkeshortor ?Juve ju mungon romanca e fillimit te lidhjes suaj me bashkeshorten tuaj? Njeriu eshte qenie novatore gjithmone shkon drejt se resė dhe se bukures. Ju duhet ta sistemoni dhe pogramoni kete deshire njerzore.Mos e humbisni rastin qe ju te krijoni nje ndjesi te re ne lidhjen tuaj.Nese dashuria familjare dhe jeta e zbukuruar me femije nuk ju kenaq dhe nuk ju mbush ju duhet te gjeni nje zgjedhje tjeter brenda ciftit.Partnerja juaj nuk ka faj nese ajo rri gjithe naten pa gjume dhe perkujdeset per femine tuaj duke i dhene gji.Ju duhet te arsyetoni ate se ajo nuk eshte si me pare.Perkundrazi ju duhet ti beheni krahe asaj ne vend qe ti kerkoni ne marredhenie apasionante, apo te kerkoni dike tjeter ne vend te saj per nje lidhje romantike apo apasionante.

Ju jeni nje cift tashme me pervoje.Ju e njihni njeri-tjetrin.Ju i njihni shijet dhe preferencat te patnerit tuaj. Fatkeqesia qendron qe shume cifte shqiptare nuk e provojne te ndryshojne vete dhe ambientin e tyre te monotonise bashkeshortore.Duke pasur nje kulture te varfer seksuale shume prej cifteve shqiptare vazhdojne te rrine me te vjetren, ate monotonen.Ju nuk duhet te ndryshoni ose te zevendesoni partneren/in tuaj, ju duhet te ndryshoni monotonine. Keni menduar ndonjehere qe dhoma juaj e gjumit duhet te ndryshoje ngjyren? E keni pasur lejla apo roze, ndryshojeni ngjyren e saj.Mund te vendosni disa letra muresh me tredafila apo lule te tjera sipas preferences.Mund te vendosni nje panorame murale, det apo pyll.Nuk keni para?Ok Nderroni ndricimin e dhomes.Beni aq sa keni mundesi.Ndryshoni abazhurin ose driten.Pra sillni dicka te re per te prishur monotonine e ambientin tuaj.Nderroni perdet e dhomes tuaj.Nderroni vendosjen e mobiljeve.
Por jo vetem ambientin por ndryshoni dhe stilin e marredhenies tuaj ose vendin e saj.Ndryshoni lukun tuaj.Beni nje ndryshim tuajin ne nje sallon bukurie.Blini nje veshje nate ekzotike.Vendosni nje ere te kendshme ne dhomen tuaj.Vendosni disa lule ne dhomen tuaj te gjumit.Uluni shikoni njerit tjetrin ne sy dhe bisedoni per castet e bukura te fillimit.Pra juve ndoshta tani po ju bie ndermend shume gjera qe mund ti beni por ju i keni nenvlehtesuar ato ose jeni treguar neglizhente ndaj ketij ndryshimi.Pse?Ju ndjeheni te sigurte ne lidhjen tuaj por kujdes ju duhet te siguroni edhe vazhdimesine e saj.Kjo siguri nuk ua fut ne pune shume fantazine tuaj qe ajo te sjelli novacione ne marredhenien tuaj si cift. Vazhdimesia ne cift gjithmone eshte ne rrezik pasi ajo rrezikohet te prishet nga faktore te jashtem qe cdo dite godasin te dashurin apo te dashuren tuaj me pamje apo vizualitete te ndryshme me sfida apo sprova te ndryshme.Ju mund ta eleminoni monotonine tuaj.Behuni novatore te marredhenies tuaj. Ndryshoni monotonine e saj.Fantazia juaj nuk ju mungon.Jeni ju qe nuk po e perdorni ate dhe e keni lene tju ndryshket. Ushqehuni mire dhe me gjera hallall, mos pini duhan, alkol, droge, rrini paster dhe vishuni bukur per partnerin tuaj, perdorni parfum dhe dhuroni dhurata ndermjet jush.

Profeti Muhamed a.s thote: "Dhuroni dhurata ndermjet jush se do ju shtohet dashuria".

Kur eshte hera e fundit qe i dhuruat partnerit ose partneres tuaj nje dhurate?Dikush paguan cdo dite nje pakete cigare dhe mund te kete vite qe nuk ben nje dhurate partneres se tij.Kurseji ato leke , mos pi duhan, mund ti blesh nje varese floriri, mund ti blesh nje tufe me trendafila.Bleji nje veshje te re.Ju duhet ta ndryshoni lidhjen tuaj duke filluar nga xhentilesa juaj.Burrave shqiptare ju mungon xhentilesa.Keni menduar ndonjehere qe kur bashkeshortja juaj del prej maaternitetit dhe ju dhuron Zoti me ane te saj nje femije dhe ju ti beni nje suprize te bukur.Ti bleni nje torte, disa tollumbace me emrin e femijes qe ju ndoshta e keni parazgjedhur te dy bashke, nje tufe me lule etj etj ? Nese kerkoni edhe duhet te jepni. Ne fakt shqiptaret kane nje fantazi te lodhur sepse ato gjate gjithe kohes mendojne si te sigurojne ekzistencen ekonomike dhe jane te lodhur duke u perpjekur per kete. Megjithate ju sduhet te mendoni per zgjidhje te jashteme te probleme tuaja bashkeshortore duke pare si zgjidhje dashnoren apo prostituten per prishjen monotonise.Nje prostitute nuk eshte kurre me e mire se gruaja juaj apo nena e femijve tuaj, as dhe nje dashnore ilegale nuk eshte zgjidhje jetegjate.Eshte nje zgjidhje epshore qe ndizet nga instikti “kafsheror” brenda teje dhe jo instikti dashurise.Ju duhet te kuptoni se ajo qe keni ndertuar per shume vite nuk duhet te prishet brenda disa minutash.Frenoje deshiren per zgjidhjen e huaj e cila shkatarron lidhjen tende dhe te ardhmen e femijve te tu qe do rriten me prinder te divorcuar per shkak te nje aventure apo nje deshire epshore momentale qe shuhet ne menyre te gabuar.Ju mund ta shuani ate me partnerin tuaj duke qene te qete, te paqte dhe ne menyre te bekuar.Imoraliteti eshte stresues nga vete natyra e tij ilegal. Pra ju keni nje mundesi brenda lidhjes tuaj.Te eksperimentoni novacionin brenda jush ne cift dhe jo jashte tij.Eksperimentoni brenda jush dhe ruajeni lidhjen tuaj.Mos harroni ndryshoni veten dhe ambientin tuaj qe ju rrethon.Ndryshoni sjelljen tuaj me xhentilese dhe fisnikeri.Ju keni ne dore ta vrisni monotonine qe si nje bime kacavjerrese kerkon tju prishe lidhjen tuaj.Bejeni dhe do te rigjeni lumturine tuaj.

Zoti thote ne Kuranin Famelarte

Grate tuaja jane vendmbjellja juaj, afrohuni atyre si te deshironi, por pergatituni per veten tuaj dhe kini frike Allahun, ta dini se fundi juaj eshte tek Ai dhe pergezoji besimtaret.(Bekare 223.)

“Grate tuaja jane vendmbjellja juaj” Do te thote qe lidhja eshte burre-grua dhe jo sic po proklamojne disa injorante moderne duke na sjelle dhe martesa brenda llojit te popullit te sadomes dhe gamorres.

“afrohuni atyre si te deshironi” Stili i marredhenies eshte lene i hapur pa e kufizuar ne forme dhe menyre.

“por pergatituni per veten tuaj” Beni lutjen e marredhenies seksuale(shiko ke libri “Mburoja muslimanit”) dhe te kete nje kohe parapergatitore me fjale, me ledhatime para se te kalohet ne aktin seksual. Fjala “Pergatituni-Kadimu” ka shume kuptime te bukura gjuhesore te perkthyera ne gjuhen arabe do ishin: Kerkoni , Ftoni, Dhuroni , Ofrohuni, Propozoni, Rekomandoni, Zhvilloni etj etj.Pra me pak fjale cifti duhet ta kuroje monotonine.

“kini frike Allahun” dhe mos beni marredhenie kur grate jane me menstruacione , lehoni dhe ne anusin e tyre.Keto Islami i ndalon.

“dhe pergezoji besimtaret” sepse kjo eshte lidhja natyrale dhe e bekuar e cila eshte jete gjate dhe e bukur ne dynja dhe e perjetshme ne xhenet.

Dhe prej Argumentave te Zotit eshte se krijoi per ju partneren tuaj qe te gjeni prehje tek ato dhe midis jush krijoi Dashurine dhe Meshiren.Me te vertete ketu ka argumenta per njerzit qe mendojne!((Rum)Romaket 21)

Netet e agjerimit ju eshte lejuar afrimi te grate tuaja.Ato jane prehje-qetesi per ju dhe ju jeni prehje-qetesi per ato.(Bekare 187)