Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    "Dhunohen me sende të forta tre persona në Durrës”

    Emri:  f38cfeb852b61b734ee6cff0c2077af653772f06.jpg

Shikime: 298

Madhësia:  36.5 KB

    “Dhunohen me sende të forta tre persona në Durrës” ishte titulli i një lajmi në TV. Tre burra të moshuar në tavolinën përbri zgurdulluan sytë dhe llahatari u lexohej dukshëm në fytyra: "Kuku, çka të bajnë në Shqipni…"
    Është argëtuese të ndeshësh në këto dallime dhe keqkuptime gjuhësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku e njëjta fjalë nënkupton gjëra krejt të ndryshme.
    Fjala “dhunim”, e cila në Shqipëri nënkupton ushtrim dhune fizike (dajak etj.), në Kosovë, do të thotë përdhunim (seksual). Ndaj imagjinojeni vetë të dashur kolegë gazetarë nga Shqipëria sesi lexohen në Kosovë titujt: “Grabitësit me maska dhunojnë çiftin e pleqve 80-vjeçarë”, “Gent Zeneli përlotet, edhe mua më kanë dhunuar djalin 17 muajsh”, “Dhunohet komisionerja brenda qendrës së votimit”, “UNICEF: Fëmijët dhunohen në të gjitha fazat e fëmijërisë”, “Djali dhunon nënën dhe babain në Kamëz”, “Edukatorja dhunoi 20 fëmijë të kopshtit”, “Çifti në Berat dhunohet nga skifterët”, “Dhunohet barbarisht biznesmeni”.
    Rrjedhimisht, pak moderim, përshtatje apo vigjilencë mund të ishte e nevojshme të paktën për të shmangur disa keqkuptime dramatike.

    Ervin Qafmolla

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: "Dhunohen me sende të forta tre persona në Durrës”

    ..mire qe s'i kane fut edhe nje te q...e me ate rast!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •