Një automjet në lëvizje ka shpërthyer në Vlorë mëngjesin e së hënës. Mjeti, një fuoristradë e blinduar ka lëvizur për inerci edhe 70 metra të tjerë pas shpërthimit në lagjen “Isa Boletini” dhe është ndalur pasi u përplas me një tjetër makinë të parkuar.

Mjeti drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili u plagos rëndë. Ai është dërguar në spital pasi si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët.

Policia po heton për autorët dhe motivet e ngjarjes. Shënjestra e atentatit Ines Hajrulla njihet si person me precedente penale.

Shpesh herë emri i 25-vjeçarit është përmendur në komunikatat e policisë së Vlorës si i arrestuar për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje, plagosje,dhe tentative për vrasje.

Para 5-vjetësh ka qenë protagonist i një grindjeje me armë zjarri në qendër të Vlorës, incident pas të cilit u arrestua. 25-vjeçari Hajrulla ishte i papunë, ndërsa i ati ka një lokal në qendër të Vlorës. Nga spitali rajonal i Vlorës bëhet me dije se gjendja shëndetësore e 25-vjeçarit mbetet e rëndë

Top Channel