Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 134
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: ROZANA RADI - Kompozimi: ELGIT DODA


    I NJËJTI QIELL

    Neser perseri do dale i njejti diell
    neser perseri do ndajm te njejtin qell
    Rreth botes , kerkova
    Vetem dashuri

    Fale dashurine edhe ne dite me shi
    Fale dashurine si dikur femi
    Dhe nise ti diten
    Me pak miresi.

    Degjoje zemren tende o njeri
    hapet ti shpirtin vetem sonte se te dua
    Kaq e thjeshte te japesh dashuri
    Vetem, vetem s'je ti

    Ref
    Nese me do me ler te jetoj
    e ne gaboj jam njeri
    Si nje uragan do vi te shtrengoj
    Pa ty s'e dua lirine

    Nese me do , Nese me do
    Nese me do jam i njeti gabim

    Nese me do Nese me do
    Nese me do jam i bukuri fillim
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 11-12-2017 më 10:48

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  4. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: TIMO FLLOKO - Kompozimi: REDON MAKASHI


    EKZISTON

    Ekzistoje ti tek unë çdo moment
    Ekzistoje brenda meje mijëra vjet

    Një rreze dielli ty të zgjon
    Ësht' syri im që depërton
    Se askush tjetër s'mund ta shohë
    Çfarë unë në sytë e tu dalloj.
    Më mungon enigma ime
    Ti, si qielli pamjen ndërron...
    Dëshpërohesh si fëmi dhe më largohesh
    Dhe kur kthehesh e penduar më dorëzohesh...

    Ekzistoje ti tek unë në çdo moment
    Ekzistoje brenda meje mijëra vjet...

    Në krahët e mi unë të pushtoj
    Nga frik' e vdekjes të të mbroj...
    Ti je ajo nuk e kupton
    Se ekziston, unë ekzistoj...?!
    Pse ke frikë ti zemra ime,
    Çfarë te tremb unë s'e kuptoj...
    Mos kujto se do t'iki, do t'largohem
    Se një jetë me ty është pak që të jetohet

    Se pa ty në jetë
    S'mund të ekzistoj...

    Se ekziston...unë ekzistoj

    (Ti je ajo, vetëm ajo...ajo...ajo
    E kuptooooooon?!)

    Ekziston ti tek unë në çdo moment
    Ekziston ti brenda meje mijëra vjet...

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  6. #44
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56

    Shume e bukur kjo kenga. Si te gjithe kenget e Redonit!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [Elita] për postimin:

    sirena_adria (12-12-2017)

  8. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia & Kompozimi: BOJKEN LAKO


    SYTË E SHPIRTIT

    Provoj të shoh në qiell
    Në tokë të kuptoj,
    Shikoj me sytë e shpirtit
    Një tjetër dimension
    A ka një rikthim ...

    Po jetoj ëndrrën time
    Një ditë si një jetë,
    E shkuara dhe e ardhmja
    Një dimension qiellor.
    A ka një vend nga ku vjen
    A ka një rikthim
    Mrekulli dhe mister

    REF:
    Mrekullia është tek ne
    Eshtë tek yjet lart në qiell
    Eshtë çdo ditë nga një jetë
    Mrekullinë e kemi ne brenda vetes
    Dashuri është Zoti, që ne kërkojmë në Univers
    Krijo një dimension
    Ku Universi është në sytë e Atij që ti do
    per endrren tende jeto e beso

    Një ditë do shikoj nga qielli
    Në tokë ti kujton
    Do shikoj me sytë e shpirtit
    Ka tjeter dimension
    Besoj në rikthim
    Në mrekulli dhe mister

    REF:
    Mrekullia është tek ne
    Eshtë tek yjet lart në qiell
    Eshtë çdo ditë nga një jetë.
    Mrekullinë e kemi ne brenda vetes
    Dashuri është Zoti, që ne kërkojme në Univers
    Krijo një dimension
    Ku Universi është në sytë e Atij që ti do
    Unë ëndrrën tënde jetoj dhe besoj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 12-12-2017 më 11:34

  9. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  10. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: ERGI BREGU - Kompozimi: KLODIAN REXHEPAJ


    BUM BUM

    Një mëngjes të jetës sime sapo dita kishte çel
    Se kuptova si më hyre , e lash zemrën të të pres
    Asnjëher se kisha ndjer zemrën time të rrah fort
    S’po kuptoja ku jetoja as në qiell as në tokë.

    Ref.

    Bum bum zemra bëri, ishte ndjenja
    Bum Bum ndjenja foli, ishte zemra
    Bum bum zemra bëri, ishte ndjenja
    Bum Bum ndjenja foli, ishte zemra


    Çdo mëngjes më duket ndryshe sepse ty të kam motiv
    Ke pushtuar zemrën time çdo sekond jetojm të dy
    Asnjëher se kisha ndjer zemrën time të rrah fort
    S’po kuptoja ku jetoja as në qiell as në tokë.

  11. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: ORGES TOÇE - Kompozimi: ELTON DEDA


    FJALËT

    Brez i ri,
    k’rrusur ecën
    diellin vetëm la!
    Fjalët,
    kan’ harruar,
    s’flitet si më parë!

    Një mëndje falur rrjetesh
    dritës blu që vret!
    Dhe pagjum’si,
    që shpirt’n e lirë e merr!

    Ref:
    Një ditë,
    një shpresë,
    që s’duhet lënë të vdes!
    Fjalët,
    janë ato, që duhet t’japin jetë!

    Ecim,
    ecim rrugësh,
    diellin kemi pranë!
    Dhe atëher’ do t’ them,
    se do t’shohim qartë! o o o
    shumë qart

    !!! Shumë qart’ !!! o o o , e e !


    Str.2

    Botë e re,
    në ndryshim, që ndjenjat ka bër’ „fli“!
    Duart,
    nuk ndjejnë më,
    se diku tjetër rrijnë!

    Me kohën rri dhe flas qart’,
    dhe ajo do kohën e saj!
    Dhe fjalë, shumë fjalë,
    që na mbajnë kaq pranë!

    Ref:
    Një ditë,
    një shpresë,
    që s’duhet lënë të vdes!
    Fjalët,
    janë ato, që duhet t’japin jetë!

    Ecim,
    ecim rrugësh,
    diellin kemi pranë!
    Dhe atëher’ do t’ them,
    se do t’shohim qartë! o o o , e e !
    shumë qart’

    !!! Shumë qart’ !!!

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  13. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: MIGENA LAKO - Kompozimi: GENTI LAKO


    GJURMËT

    Ja tek jam me gotë ndër gishta ...
    me njerëz të panjohur,
    do jepja çdo gjë të isha,
    dhe një herë si më doje ti.

    Sot ti e shikon nuk jam më,
    ai djall mashkull që besoje ti,
    por ti e di që koha kalon,
    e nuk të sjell më ty.

    Bridge
    Dhe sot askush nuk flet dot më,
    përhumbet mbi tymin e mijëra fjalëve.

    Refreni
    Gjurmët e tua sot e dje ...
    qëndron e buzëqesh,
    flokët e zi i gjej të verdhë
    ale hi ale hi hey ...

    Një udhëtim sërish e gjej,
    I shurdhër buzëqesh,
    ulur nga larg të përkedhel
    ale hi ale hi hey ...


    Gjurma jote ..
    më largoi nga vetja ime,
    fjalët e shumta ...
    më bën të humbja pafund kujtime.

  14. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi: VOLTAN PRODANI


    E PAMUNDUR

    Sot miku im u bë trishtimi
    dhe botën ndarë e shoh ne sy...
    Zemren time… se kuptove
    Ishe ti....vete rritmi i saj.
    Ti ngrite thjesht... një fole
    sot iken dhe......... bosh e le.
    A mos Ndoshta,
    të kam humbur,
    te kam humbur….

    Në zemrën e thyer fryn er’ e ftoht?
    Pa ty sot më duket gjithçka e kot’
    S’ më mban as qyteti, më duket bosh
    Të lutem mësomë qe të t'harroj!
    Ku shkuan puthjet
    Që m’ke dhuruar?
    Ditëtnetët tona
    Që bashk’ jetuam?
    Që bashk’ jetuam!

    Të kisha ëndrrën më t’ bukur
    Ndaj dhe kjo ikje... ësht’mister
    Çdo premtim i tradhëtuar
    Si një plag’ në zemër therr....
    ngrite thjesht një fole
    Sot ike dhe bosh e le.

    Se besoj ,, te kam humbur....
    Ndoshta valle.. i pergjumur....
    Se besoj .....te kam humbur....
    E pamundur!


    Në zemrën e thyer... fryn er’ e ftohte?
    Pa ty sot më duket gjithçka e kot’
    S’ më mban as qyteti, më duket bosh
    Të lutem mësomë... qe të t,harroj!

    Ku shkuan puthjet
    Që m’ke dhuruar?
    Ditëtnetët tona
    Që bashk’ jetuam?


    CODA
    Po pse te desha
    e prap të dua
    Dhe s'eshte e lehtë
    për të t’harruar.

    Ku shkuan puthjet
    Që m’ke dhuruar?
    Ditëtnetët tona
    Që bashk’ jetuam?
    Që bashk’ jetuam?
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-12-2017 më 10:34

  15. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  16. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  17. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56

    Festivali pergjate 3 neteve .....

    http://www.panorama.com.al/festivali...at-e-garuesve/

  18. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  19. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia & Kompozimi: MARIZA IKONOMI


    UNË

    Unë marr frymë, por akull kam në shpirt
    Unë kaloj, mbi humnera pabesish
    Dhe ka gjithmonë një qetësi para stuhisë
    Por këtë herë veten se braktis

    Do qëndroj, do besoj, nuk bie më në gjunjë
    Ngrihem vet, sonte idhujt janë në gjumë
    Në errësirë, shikoj edhe më qartë
    Qiellin prek, ëndërrat marrin flakë

    Jetës dua ti marr më shumë
    Jetës dua ti fal më shumë
    Jetës dua ti marr më shumë
    Jetës dua ti fal më shumë

    Ref.
    Se nuk kam frikë të rrëzohem
    Nuk kam frikë të guxoj
    Prap do provoj, prap do provoj
    S'do ndaloj....

    Un vrapoj, në çdo hap gjej premtime që zhgënjejn
    Un shikoj silueta që s'njohin ndjenjë
    Por prap qëndroj mes urrejtjes dhe zilisë
    E asnjëherë unë veten se braktis

    Jetës dua ti marr më shumë
    Jetës dua ti fal më shumë
    Jetës dua ti marr më shumë
    Jetës dua ti fal më shumë

    Ref.
    Nuk kam frikë të rrëzohem
    Nuk kam frikë të guxoj
    Prap do provoj, prap do provoj
    S'do ndaloj....

  20. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: AGIM XHEKA - Kompozimi: GENC TUKIÇI


    TË PANDARË

    Ne të dy një ditë u ndamë
    Ti dhe unë larg në mërgim
    Ikëm larg edhe më s’u pamë
    Zogj pa krahë në shtegëtim

    Por zemrat tona asnjëherë nuk u ndanë
    Ku isha unë, ishe edhe ti
    Se zëri yt më sillte kaq pranë
    Një mal me mall e plot dashuri

    Ti eja vëllai im
    Ta këndojmë këtë këngë të dashurisë
    Bashkë ne, të pandarë
    Eja vëllai im!

    Ne të dy një det na ndau
    Por dashuria, jo nuk u shterr
    Për vendin tonë zemra ne na rrahu
    Tok do të mbetemi përherë

    Se zemrat tona asnjëherë nuk u ndanë
    Ku isha unë ishe edhe ti
    Se zëri yt më sillte kaq pranë
    Një mal me mall e plot dashuri

    Ti eja vëllai im
    Ta këndojmë këtë këngë të dashurisë
    Bashkë ne, të pandarë
    Eja vëllai im!

    Ti eja vëllai im
    Ta këndojmë këtë këngë të dashurisë
    Bashkë ne, të pandarë
    Eja vëllai im
    Eja vëlla, vëlla!

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    bili99 (18-12-2017)

  22. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: BLEDI SHISHMANI, ARMAND DUBALI & LAURETA PRELAJ - Kompozimi: BLEDI SHISHMANI


    DIVORC

    Si një qielli ngrysur, duken sytë e tu
    Flet përçart e egër çdreqin do nga unë
    Bëj të të përgjigjem ti më ulërin
    Ç'të kam bërë o zot?
    ky është fati im?????!!!!!

    S'ka më gjumë si të flesh me t'panjohur
    Ka qenë të flesh në një shtrat me ty të dy
    Nuk ka më ndjenjë fiket edhe dielli gjigant
    E epshi zhduket sikur të mos ketë qenë kurrë aty
    Nuk ka më sy nuk me duar nuk ka më shtrat
    Ka vetëm mëri dhe veç përbuzje me inat
    Sikur vitet e gjata që kaluam ne bashkë
    Të ishin vetëm një orë vetëm një ditë e veç një natë
    Tashmë, kjo lidhje është dënim
    është gjendje, krejt e pa kuptimt
    S'je më ti ndjenjë e shpirtit tim
    Por veç ankth që rënkon mëri

    Refreni 1
    Të shoh asgjë në ty unë s'njoh
    Ku shkoi e zjarrta lidhja jonë
    Ik larg të lutem mu largo
    Mos u kthe e më mos më lëndo

    Refreni 2
    Tashmë, kjo lidhje është dënim
    është gjendje, krejt e pa kuptimt
    S'je më ti ndjenjë e shpirtit tim
    Por veç ankth që rënkon mëri

    Rep
    Erë tufan shi uragan
    Kur ka perballë një heshtje të mërzitëshme
    Përballja bëhet edhe më e frikshme
    Se kur heshtja ngjizet me asgjënë krijon asgjë
    Me hiçin pajtohemi dhe mekemi me të

    Refreni 3
    Më mirë të ngelim thjesht kujtim
    Lamtumirë o ndjenjë në perëndim.
    Rrokjen ndajmë, bashkë s'kanë më kuptim
    Si dikur kur puthja ish ushqim

  23. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia & Kompozimi: ENDRI PRIFTI


    MESAZH

    Te rrita , te mesova , te studiova
    Te bera te arrije gjithçka ne jete
    Po pse valle, ku je ti tani ?
    Qoft ' erresire apo drit, Qoft ' diell apo shi
    Jo s'je mire.

    E di ku ndodhesh , ta tregojne syt
    Ne c'fare gjendje je ti tani
    Buzeqeshja jote e ngrire
    Jo, nuk flet per dashuri
    Po vret veten me beso
    Por nje fjale mendo
    Qe mban emrin JETE

    E si mund te fle
    E si mund te jetoj
    Ku diku tjeter , diku tjeter
    Ti pi droge
    E si mund te fle
    E si mund te jetoj
    Ku diku tjeter , diku tjeter
    Xhiron porn

    Ref.
    O ju mama , o ju baba
    Kujdesuni , kujdesuni
    Per femijet tane

    Ooo ju mama, o ju baba
    Kujdesuni, kujdesuni
    Per femijet tane

    Lalalalala lalalala lalalalala lalala lalalala
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 15-12-2017 më 09:54

  24. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  25. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •