Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 134
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56

    Gara e sivjetme sapo ka nisur me prezantimin e 22 kengeve.




    Poezia: FLORIAN ZYKA - Kompozimi: GRIDI KRAJA


    PIEDESTAL

    I hap sytë
    Por në çdo hap
    Ne jemi dhe më larg

    Ësht’ e ftohte çdo fjalë
    Ky qytet i madh,
    Ësht’e ftohtë buzëqeshja që më jep,
    S’ka jetë

    Dorën zgjas,
    Që ta heq këtë maskë,
    Para se të jetë tepër vonë,
    Dhe vehten ta humbas.

    Nëse ti guxon,
    Dhe si un beson,
    Ndoshta nesër,
    Një botë tjetër do jetojmë

    --Refreni--
    Muret e vetmisë do të bien,
    Tempuj dashurie le të ngrihen,
    Si për engjëj e për djaj,
    Që brenga mbajnë…
    Ësht’ koha porsi dielli të zgjohesh,
    Ësht’ koha zëri yt të dëgjohet,
    Mbi një piedestal, zemrën mbaj..

    Heshtur flas
    Me ditët që lash pas,
    Dhe kuptoj, nuk duhet të ndalojmë,
    Shpresa mos të humbas….

    Nëse ti beson,
    Dhe si un guxon,
    Të gjithë nesër
    Një bot’ tjetër do jetojm..

    --Refreni--
    Muret e vetmisë do të bien,
    Tempuj dashurie le të ngrihen,
    Si për engjëj e për djaj,
    Që brenga mbajnë…
    Ësht’ koha porsi dielli të zgjohesh,
    Ësht’ koha zëri yt të dëgjohet,
    Mbi një piedestal, zemrën mbaj..

    --Bridge--

    Botën e mbaj
    Përmbi duar tani
    Dua ngjyra ti jap
    Mos ta shoh bardh e zi..

    Dua dhe njëherë
    Të shkojm’ në përjetësi,
    Jo më gjunj që dridhen drejt humnerës,
    Ka dhe drit për ty..

    Koha ndaloi,
    Hey s’ka më errësirë,
    Syt e tu më than
    Jo asgjë s’na ndal.

    --Refreni--
    Muret e vetmisë do të bien,
    Tempuj dashurie le të ngrihen,
    Si për engjëj e për djaj,
    Që brenga mbajnë…
    Ësht’ koha porsi dielli të zgjohesh,
    Ësht’ koha zëri yt të dëgjohet,
    Mbi një piedestal, zemrën mbaj..
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-12-2017 më 10:32

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: AGIM DOÇI - Kompozimi: FLAMUR SHEHU


    E DUA BOTËN

    E dija botën shumë të sinqertë
    Dhe vehten time një pjesë të saj
    Po humbi shpresa, nuk është e lehtë
    Jo nuk kam faj, të qesh, apo të qaj.

    U fola njerëzve gjithmonë unë sy më sy
    Nuk e besonin, çudi si te vërtetë
    Më thuaj ZOT të pyes vetëm TY
    Mos vall' kjo botë, është e padrejtë.

    Refreni:
    Se jetën NE do t'a jetojmë
    Ashtu si zemrat e kerkojnë
    Jo, nuk dyshoj, se nuk ka tjetër Botë
    Kemi një DIELL në fatin tonë!

    Sot Botës tonë, me Re trazuar
    T'i japim bashk' sa më shumë Dritë
    Nga njerzit vetëm unë kam kërkuar
    T'i falim Jetës, të gjith' DASHURIT.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-12-2017 më 10:30

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia & Kompozimi: EUGENT BUSHPEPA


    MALL

    STROFA 1
    Nje pritje e gjate
    E embel e zjarrte
    Ca hapa trokasin si zemer kete nate
    Une ndjek ritmin e saj
    Dy duar qe zgjaten perpijne ne ngrohtesi
    Ky mall qe te djeg nuk njeh kufi as largesi

    PARA REF 1
    Asgje ne kete bote nuk mund ta shprehe dot ndjesine
    Kur zemrat bashkohen dhe prape rrahin si nje

    STROFA 2
    Dua te hesht ne kete nate i shtrire ne kete shtrat
    Ku endrrat hyjnore sherojne cdo plage
    Te shoh portretin e saj
    Momentet kalojne
    Sekondat nuk falin
    Oret pasojne por ndjenjen se ndalin, jo

    PRE REF 2
    Si me magji hena shikimet perpin
    Me sjell vegimin tend

    REFREN
    Lot i pathare ndricoje kete nate
    Sonte kumbo prej shpirtit pa fjale
    Vetem nje cast dhimbja te me ndale
    Ky lot i pathare nje dite do shteroje
    Nga puthjet e zjarrta qe enderroi
    Ne ate cast dhimbja do ndaloje

    STROFA 3
    E embel kjo jete por nuk njeh kufi
    Here na perkedhel here na krijon largesi
    Ty te kam larg
    Me ben te luftoj kur fuqite kane shteruar
    Te enderroj edhe kur zgjuar jam

    PRE REF 3
    Si me magji hena shikimet perpin
    Syte tane puqen serish edhe pse eshte fantazi
    Jeten do ta fal ty

    REFREN
    Lot i pathare...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: Grupi NA - Kompozimi: Grupi NA & FESTINA MEJZINI


    TJETËR JETË

    Ma thuaj ti, si je tani me një fjalë
    E lumtur je? Dua ta di, kam kohë pa të parë.
    Nuk vuaj më! Ashtu si ti, sot tjetër je.
    Dua të dëgjoj ato, dikur me sy i the.
    Zemër malli më ka marrë, nuk mundem dhe hesht.
    Nuk besoja, nuk e doja kurrë por po më vret!
    Është e vështirë pa zërin tënd, pa të ndjerë kur kam nevojë
    Të kam përballë 0 Zot! S'arrij ta pranoj!

    Si kristal në sy të mbaj
    Thyhesh lehtë ndaj unë nuk qaj
    Me lejo të t'prek njëherë
    Të të flas si atëherë
    Premtimet që ne shkruam u grisën erë
    Dashurinë e lamë mënjanë
    Ndjenjës sonë kufije i dhanë
    e lejo të fundit herë
    e të ndjej në të vërtetë
    Jetuam bashkë të dy një tjetër jetë

    E ka një fund, një perëndim, çdo histori
    Pranoje ti, e ndrydhëm vet, ne k'të dashuri
    Por koha rrjedh, e pas i le, qindra-mijëra fjalë
    Kujtimet do të mbeten përjetësisht, ndërsa sot ky lot kristal
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-12-2017 më 12:24

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56

    Citim Postuar më parë nga sirena_adria Lexo Postimin


    Poezia & Kompozimi: EUGENT BUSHPEPA
    " MALL " - Kenga me e degjuar e Paraqitjes se Pare - 6000 shikime.

    Ndjekur nga "Piedestal" ( 3900 shikime ) dhe "E dua boten" (3000 shikime) .


    Edhe sondazhet nuk vonojne ..... ku serisht "Mall" e ka nisur goxha mbare ! Gjithsesi mbetet rruge e gjate deri ne 23 Dhjetor .....

    http://esctoday.com/153879/albania-l...ik-56-entries/


    SUKSESE !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-12-2017 më 20:15

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56

    ...... Dhe preferencat nuk vonojne ..... Nder TOP 10 e pare !


  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: TIRI GJOCI - Kompozimi: ENIS MULLAJ


    ORË E NDALUR

    Në dhomën time dielli zbret
    Sot jo nuk e ndjej dorën që troket
    Në mur varur rri shalli yt
    E gjithçka e jotja është aty si një pikturë në syrin tim
    Koha ndal , k'të çast ma fal

    Orë e ndalur, e përmallur, vetëm pa ty ka mbet'
    Jam zemërthyer, kam frikë ta prek,
    Ajo ... ajo ka jetë

    Jo nuk e dëgjoj zërin tënd
    Qetësinë se prish asgjë veç hapi yt i rënd
    Në mur varur rri shalli yt
    E gjithçka e jotja është aty si një pikturë n'syrin tim
    Koha ndal, k'të çast ma fal

    Orë e ndalur, e përmallur, vetëm pa ty ka mbet'
    Jam zemërthyer, kam frikë ta prek,
    Ajo ... ajo ka jetë

    Ne sy te shoh
    Dhe pse s'të shoh ti je kudo
    Në trup, në shpirt, lart atje
    Orë e ndalur, e përmballur, vetëm pa ty ka mbet'

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: AGIM DOÇI - Kompozimi: EDMOND ZHULALI


    RA NJË YLL

    Ra një yll
    Më tha zemra një dëshirë!
    Po ku ra?
    Në mesnatë në errësirë…

    Pse kjo dritë
    E vetmuar qiellin la?...
    Erdh’tek unë,
    Nëpër udhë ku dritë nuk ka

    Kërkoj të vi tek ti
    Atje
    Lart në pafundësi

    REFRENI:
    Sa dritë në qiellin blu
    Sa larg të vijë tek unë
    Ëndërroj errësirën ta verboj
    Me dashuri
    Gjithmonë do jetoj
    Që natën ta largoj
    Dua dritë të shohin sytë e mi
    Pa kufi

    Pse kjo dritë
    E vetmuar qiellin la?...

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: AUREL THELLIMI - Kompozimi: MARJAN DEDA


    ZEMËR KU JE

    Flas me natën dhe i them ç'farë fsheh ti?
    Ajo hesht ajo nuk flet, është si ai..
    Ulur vetëm rri e pres kujtimet gris.
    Nata ikën një ditë vjen me veten them, ku je?

    Ref ..
    Dhe un si ç'do femër e di ç'kërkoj
    Dhe un si ç'do femër do dashuroj
    Më the të dua sa fjalë më the
    Zemër ku je ti, zemër ku je?

    Dhe me veten bisedoj ajo më qorton.
    E ç'do fjalë që ti më thoje dje, sot iluzion.
    Fjalët s'kanë më vlerë, si dimër me erë, vrapojn.
    Por prap do vazhdoj, veten besoj, un di të jetoj.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: YLLI LIMANI - Kompozimi: FLORENT BOSHNJAKU


    PRITËM EDHE PAK

    Pritëm edhe pak
    Një milion arsye,
    I kam për t'u larguar,
    Por ka diçka në sytë e tu,
    Që ndjenjat m'i kanë zgjuar...

    Kur më shikon dhe më flet,
    Ti nuk e di sa më pëlqen,
    Më duhet kohë të të besoj,
    Më pëlqen, por tani nuk ta them...

    Pritëm edhe pak,
    Pritëm se nuk do vonoj shumë gjatë,
    Do ta jap zemrën pak nga pak,
    Do jem me ty, se të kam fat... 2x

    Nje milion arsye,
    Mi dhe per te besuar
    Por une vazhdoj te njejten loje
    Bej sikur nuk jam dashuar

    Kur më shikon dhe më flet,
    Ti nuk e di sa më pëlqen,
    Më duhet kohë të të besoj,
    Më pëlqen, por tani nuk ta them...

    Kur ti më ke afër,duket larg por ti më ke pranë
    kur më shikon dhe më flet, më pëlqen

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: ENDRIT MUMAJESI - Kompozimi: MARKO POLO


    PËRJETË

    Ti
    Shko më ngadal
    Të t'shoh dhe pak
    Veç pak
    Unë
    Premtoj s'do qaj
    Veten do mbaj
    Do mbaj
    Je ti ai që ndjej
    Ai që ndjej
    Je ti
    E di do kem veç natë
    Unë pa ty pranë
    Zëre se s'jam
    (Ref)
    Jo s'të kam por ti më ke
    Do të dua ty përjetë
    Ti prekëm ngadal
    Të ndjej dhe pak
    Veç pak
    Je lot që s'ndalon
    Në trup kërkon
    Prekjen që ke lënë

    Je ti ai që ndjej
    Ai që ndjej
    Je ti
    E di do kem veç natë
    Unë pa ty pranë
    Zëre se s'jam
    (Ref)
    Jo s'të kam por ti më ke
    Do të dua ty përjetë
    Pse më thuaj pse
    Do të dua ty përjetë
    Përjetë

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: OLTI CURRI - Kompozimi: BRIZ MUSARAJ


    NGRIJE ZËRIN

    Veç një hap
    ti je larg,
    Nuk kam frikë
    të gaboj.
    Kam dëshirë,
    jam njeri.

    Ti më ndjell si një dritë
    si muzikë,
    a je ndjerë
    i lirë?

    Jam sot uragan lirie,
    mesazh dashurie.
    Unë

    kam sot forcën
    e gjithë botës,
    dritën blu të qiellit, unë
    për ju

    Refren

    A ke qenë i lirë
    veç një herë,
    një jetë ke,
    një herë vjen
    në këtë botë.

    A ke qenë i lirë
    veç një herë,
    një jetë ke,
    një herë vjen
    në këtë botë.

    Ti ngrije zërin!
    Ooooo
    Ooooo
    Ti ngrije zërin!
    Ooooo
    Ti ngrije zërin
    çdo ditë!

    Thonë të gjithë
    je e re,
    rri dhe prit.
    Shpirtin zjarr
    nuk e ndal,
    s’kam limit.

    Jeta vjen
    si një dallgë,
    por lundroj,
    nuk ndaloj,
    kurrë jo.

    Kam sot
    forcën e gjithë botës,
    dritën blu të qiellit,
    unë
    për ju.

    Refren

    A ke qenë i lirë
    veç një herë,
    një jetë ke,
    një herë vjen
    në këtë botë.

    A ke qenë i lirë
    veç njëherë,
    një jetë ke,
    një herë vjen
    në këtë botë.

    Ti ngrije zërin!
    Ooooo
    Ooooo
    Ti ngrije zërin!
    Ooooo

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56



    Poezia: LYNX - Kompozimi: LYNX

    VONË

    Për ty çdo gjë lë pas
    a do të shkojme diku larg?
    Kudo që ty të pëlqen
    mjafton thjesht pranë të të kem
    Këto fjalë më shkruajte dje
    doje të ktheheshim pas atje, ku ti më le
    Nese akoma më do
    the "beso sot tek unë dhe ti"

    Unë për ty do bëja gjithshka
    ta kishim dhe një shans
    por kohën se kthejmë dot pas
    Unë për ty do bëja gjithçka
    por s'mundem të bëj asgjë
    më vjen keq tani është vonë

    Të vështirë e kemi
    kurrë më s'do të jemi
    S'do mundem të të harroj
    Do të dua përgjithmonë
    Fytyra jote më çmend
    nga kjo botë më largon
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 11-12-2017 më 10:28

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Festivali i Këngës në RTSH 2017 - Fest '56


Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •