Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Prokuroria, urdhër-arresti për 3 ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës



    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës.

    Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” ata dyshojnë se, me mosveprimet e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa.
    Për një prej këtyre drejtuesve, Sokol Boden, ish-shef i Krimeve dhe ish-shef i kufirit në drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë se arrestit me burg.
    Ndërsa për Jael Çela, ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë, janë nxjerrë urdhra ndalimi.
    Akuza që qëndron mbi ta është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark. Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar aty gjatë viteve 2014 – 2016. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për arrestimin e tyre nga policia.
    Aktualisht të tre ish-shefat e policisë janë në dispozicion dhe nuk kryejnë funksione. Ata u shkarkuan nga detyra me urdhër të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.
    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Prokuroria, urdhër-arresti për 3 ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës

    Ne ate vend po nuk u akuzove si pensionist qe vjedh rrymen elektrike asnje nuk arrestohet. Ta kishte akuzuar Tahirin prokuroria si pensionist qe vidhte energjin do ta kishim ne arrest. Nuk do kishim nje prokurori qe kerkon arrest dhe e lejon edhe te dali jashte shtetit.

    Simbas meje,ne fillim duhet bere Vetingu per pensionistet e varfer. Mbasi te hetohen gjithe pensionistet,dhe te varferit te arrestohen,atehere mundet te shtrihet dhe vetingu ne fushat e tjera. Edhe per "policine qe duam" ose policin qe nuk kapet ose qe nuk dihet si duhet kapur.


    U be lemsh edhe ky muabet. Po bejme shtet. Shteti,dergon policin per te kapur police,dhe nuk kapen. Nuk kapen,jo vetem policet qe jane akuzuar,por nuk kapen as policet qe jane derguar per te kapur policet e akuzuar. Te gjithe qe ikin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 24-11-2017 më 03:39

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Prokuroria, urdhër-arresti për 3 ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës

    Si 1,2,3 apo 30 nuk mendoj se mund te hedhim posht me kete polici qe eshte sot krahasuar me vite me pare.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Prokuroria, urdhër-arresti për 3 ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Si 1,2,3 apo 30 nuk mendoj se mund te hedhim posht me kete polici qe eshte sot krahasuar me vite me pare.
    Krahasuar vite me pare ka nje permirsim ose me sakt nje "evolvim",qe,policet nuk sakrifikohen me per partine. Ikin dhe partia nuk e di se ku jane,si te thuash kan filluar t'ia fusin partise.

    Persa i perket Shtetit gjendja duket si tragjike por nuk eshte e vertete,do ishte e vertete sikur te egzistonte Shteti. Gjendja eshte komike ; kemi nje minister te brendshem qe nuk di se ku jane policet. Problemi dukej sikur duhet te kapeshin trafikantet ndersa ne te vertete problemi eshte se nuk dihet se si duhen kapur policet.

    Ne kete pike ku kemi arritur nje mendim e kam,simbas meje, mbase duhet te vendosim trafikantet qe te kapin policet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •