Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    Bashkia e Tiranës planifikon që të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit. Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017.

    “Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, – thuhet në relacion. Për këtë arsye propozohet që në vend të palmave të mbillen lloje dekorativësh të pishës së butë, që përshtaten me klimën dhe mjedisin.

    Kosto e plotë e projektit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333.8 milionë lekë, ose gati 2.5 milionë euro, e shpërndarë në 66.7 milionë lekë në 2017-n, 117 milionë lekë në 2018-n dhe 150 milionë lekë në 2019-n.

    Palmat që u thanë në autostradë u mbollën rreth tre vjet më pare ndërsa kostoja e tyre u raportuar në atë kohë më shumë se 600 mijë euro.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    Meqenese e shendoshem ekonomin, sheruam varferine, eliminuam papunesin, tani ka ardhur koha te shpenzojme per anen estetike!

    PS: Po mban era shtet!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    ..keta sjane ne vehte! ne vend qe te ndertojne nje shtet dmth nje banke perendimore njerezish po e kthejne ne xhungel me keto pemet egzotike. mire qe nuk mbjellin jevgj pergjate autostrades!

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    Te mbjellesh palma ne Tirane eshte komplet idiotesi
    Klima e Tiranes ne dimer eshte shume e hidhur me bore,ngrica, akull
    erera shume te ftohta,temperatura shume te uleta qe i than palmat.
    Nuk do as shkence as kalem te kuptohet.
    Mund te vendosesh palma plastike artificiale qe s'duan as mirembajtje
    dhe ruajne formen dhe bukurine,nuk prishen.
    Pishat jane te bukura dhe me ndikim shume pozitiv per ambjentin dhe shendetin.Perse shpenzohen 2,5 million euro.
    Kjo mund te behej nga shkollat universitetet per nje dite pune hap gropa te vogla 50cm dhe fut e mbulo fidanin e
    pishes.Behet shume lehte nga nje ushtri studentesh shkollash per 4-5 ore pune.
    Dikur kam degjuar liqeni artificial ne Tirane pylli I pemeve rrotull liqenit eshte krijuar nga student shkollash te Tiranes qe mbollen fidana rrotull
    liqenit per nje dite.
    2 miljon e gjys euro eshte pare e madhe.......
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    Te mbjellesh pemet falas,ta besh si nje tradite qe diçka mundet te behet pa shpenzuar para...ndodh hataja ne ate vend. Jo qe te presin pemet por te fusin dinamitin dhe te prishin dhe rrugen.

    Ne ate vend po nuk u fitua "diçka" nuk behet asgje. "Mos hap parrulla te tilla" se po te besh nje ligj te tille qe prsh pemet te mbillen me aksione vullnetare...ka rrezik qe te organizojne protesta. Protesta qe i vejn flak vendit. E di se sa veta fitojn me 2 milion e gjysem euro,bashke me pjesen e Lali Erit,sa ka per PD e LSI bashke dhe mbetet diçka edhe per partite e vogla.

    Me 2 milion 500 mije euro,sikur te perdoreshin vetem per peme,mbase nuk mbjell gjithe Shqiperine...por nje pjese te mire e mbjell.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    Ne ketu s’po diskutojme per mbjelljen e pemeve si domosdoshmeri, por per mbjelljen e tyre ne sherbim te zbukurimit te autostrades. Dhe çdo gje estetike kushton! Me gjithe keto miliona e miliarda vjedhje qe degjojme edhe mund te bihem dakort persa i perket nje investimi te tille. Do themi ne fund te fundit u be diçka me ato para.
    Mirepo te investosh miliona euro per palma afrikane qe kerkojne vetem stine vere dhe pranvere ne nje vend ku thuajse gjysmen e vitit dominon dimri eshte qesharake. Kryeministrit i eshte mbush mendja top qe ne kemi klime tropikale! Dhe mbas palmave s’do jete e larget dita kur t’i kerkoj ministrit te bujqesise si prioritet mbjelljen e bananave dhe arave te kokosit neper fushat e Myzeqese. Kane per t’u mbushur edhe edicionet e lajmeve me kronika ku do jete Rama me benevreke duke inspektuar punen e fshatareve ne mbjelljen e frutave tropikale. ‘Ne 27 vjet pluralizem si askush me pare, Rilindja arriti qe qepen dhe prasin ta zevendesoj me bananet dhe arrat e kokosit’- do thoshte Naltgjatesia. ‘Prandaj i bejme thirrje BE-se, te vleresoje reformat tona ne bujqesi duke na anetaresuar sa me shpejte ne bashkimin Europian. Ne tashmë e meritojme me shume se çdo vend tjeter Europen’!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 14-12-2017 më 21:15
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    Problemi nuk qendron tek klima e Shqiperise sepse une kam pare palma dhe ne Gjermani e Angli. Klima e Shqiperise eshte klime mesdhetare dhe nuk perben problem per mbjelljen e palmes.

    Kur fitohet nje tender per x produkt , ka shume klauzola te cilat porositesi ( ne rastin konkret shteti) duhet te jete i mbrojtur. Tenderi nuk perfundon vetem me mbjelljen e pemeve por kerkon inspektim dhe perkujdesje per nje periudhe 1 ose 2 vjet derisa pema te jete ne kushtet optimale. Keta jane ato gjera per te cilat shtetit i duhet kerkuar llogari. Nese kompania qe ka fituar kete tender ka dhene garancine per mbjelljen e ketyre pemeve atehere ajo kompani duhet te penalizohet dhe mbjellja e pishave do te thote qe te kryhet me kosto te ulet. Por si gjithmone , ne Shqiperi cdo tender fitohet me korrupsion dhe si duket lali Eri ka marre pjesen e tij te komisionit ne kete projekt ndaj dhe kompania fituese e tenderit nuk del ne skene.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 14-12-2017 më 23:49
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    Palmat jane peme te egra.
    I vetmi problem per mbijetesen e tyre
    eshte temperaturat e uleta dhe ngricat,ftohtesia.
    Kushdo kompani qe ka fituar tenderin dikur dhe bere mbjelljet
    duhet te kete paraqitur studim ekologjik dhe project preventiv per volumet e punes
    dhe shpenzimet financiare qe kerkohen per te perfunduar projektin komplet.
    Duhet bere hetim se kush e ka bere dhe si eshte bere studimi.
    Si mbeshtete ideja qe eshte okej te mbillen palma ne nje zone te caktuar,anes rrugeve etj.
    Kjo kerkon te pakten nje studim ekologjik per te gjetur zonat me mikroklime te sigurte per palmat.
    Palmat jane me origjine nga zonat ekuatoriale dhe jetojne mire ne ato zona dhe kane tolerance shume te ulet ndaj te ftohtit dhe ngricave.

    Mund te mbjellesh ndonje palme ne zonat gjeografike si Shqiperia e mesme por kjo kerkon te gjenden ku jane zonat me mikroklime
    ku palma mund te mbijetoje,te mos thahet nga I ftohti I dimrit dhe I ftohti I nates.
    E njejta gje edhe me peme portokallesh qe mund te mbillen vetem ne zonat jugore bregdetare me dimer te bute.
    Ne Gjermani mund te kete ndonje palme aty ketu por mjellja e tyre eshte bere ne zona shume te mbrojtura nga I ftohti(zona mikroklimatike
    te percaktuara me studim si zona te sigurta).Zakonisht zonat prane deteve (bregdet) prane oqeaneve jane zona ku keto peme mund te mbijetojne dhe mos thahen.
    Ne zona kontinentale me shume male kodra rrotull duhen gjetur zona te vogla ku ka mikroklime te pershtatshme,kjo kerkon studim ekologjik.Kompania qe ka bere mbjelljet s'ka bere studim ekologjik fare,ose ka genjyer ne studimin qe ka bere dhe ka bere mbjelljet per te marre parate nga shteti.
    Teknikisht peme me origjine tropikale si palma,fiku,portokallet bananja nuk duhet te mbillen asnjeher ne zona te ftohta
    sepse edhe po I duruan te ftohtit dhe nuk u thane,rritja e tyre do jete shume e paket po ashtu edhe produktiviteti I tyre do jete shume I ulet.
    Arsyeja temperaturat e uleta,mungesa e ngrohtesise,dielli ne paralelet e larta gjeografike nuk ka ate intensitet dhe ngrohtesi sic e ka ne zonat afer tropikut/ekuatorit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

    Vdesin palmat, hop Bashkia hap kuleten e fap 2.5 milion dollare.
    Vdesin shqiptaret e varfer nga i ftohti, urria e depresioni i jetes pa shprese, Bashkia nuk ka para per ta.

    Vetem ne Shqiperi jeta e nje palme vlen me shume se jeta e nje njeriu.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •