Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Po vazhdon me muaj të tërë që para zgjedhjeve ashtu dhe pas zgjedhjeve një zhurmë e jashtzakonshme për nxirjen e vëndit, për dhënien e një pamjeve gri të zymtë jo vetëm të ekonomisë shqiptare por edhe të shoqërisë shqiptare (madje edhe të politikës shqiptare e cila me thënë të drejtën atë përshtypje të jep).

    Njihet mirë se Kapitalizmi në formën që erdhi në Shqipëri i dëshiruar nga e gjithë shoqëria shqiptare (ndoshta e papërgatitur) në formën e ``E duam Shqipërinë si gjith` Europa``, gjatë ndryshimit të Sistemeve, pati dhe vazhdon të ketë pasoja negative të mëdha krahas aty pozitive . Problemet negative të ndryshimit të menjëherëshm të sistemit u shoqëruan me papunësi massive për të cilën mban përgjegjësi sistemi i kaluar por dhe drejtuesit ish-partiakë të sistemit të ri të cilët nën moton e `ardhjes së çekut të bardhë` prishën gjithcka të ndërtuar me aq mundim për shumë vite.


    Papunësia massive e viteve `90 shkaktoi largimin e 1/3 së popullatës shqiptare gjë që e cila u reflektua si në rënien ekonomike ashtu dhe në atë sociale. Problemet e tjera negative të sistemit kapitalist si Prostitucioni, Droga, krimet, divorcet, gradualisht filluan të shtohen dhe janë po aq problematike ashtu si dhe në çdo vënd të BE, SHBA dhe mbarë botës kapitaliste.

    Dy `injeksionet` për të rindërtuar dhe nxitur ekonominë e rrënuar shqiptare dhe për të shmangur papunësinë, dhanë rezultate të pjesshme pozitive por edhe dramatike negative:

    Së pari, injeksioni i pare, Firmat Piramidale të nxitura në mënyrë jo formale nga FMN, shkaktuan probleme në popullatë dhe shkaktuan shëmbjen e shtetit, por një pjesë e drejtuesve të shtetit u bënë të pasur së bashku me rrethet e tyre Familjare dhe Klienteliste,
    Së dyti, injeksioni i dytë pas shëmbjes së Firmave Piramidale dhe pas vitit 2000 ( ndoshta jo i formalizuar nga FMN, por sigurisht nga qarqe të interesuara perëndimore), ishte futja gradualisht e Drogave kryesisht e Kanabis-it, në fillim në Lazarat e pastaj fshehurazi në të gjithë vendin, dhe vetëm sot nga fundi i vitit 2017, mendohet se problemi i drogës do të jetë nën kontrollin e plotë të shtetit dhe jashtë sferës së kontrabandistëve dhe kriminelëve të pasuruar nga ky fenomen.

    Të dy këto probleme të mëdha , njëra që u shoqërua me shkatërrimin e shtetit dhe tjetra që po shoqërohet me një luftë të madhe politiko-mediatike , madje të jep përshtypjen se kjo luftë po bëhet për të shkatërruar edhe njëherë shtetin në shenjë hakmarrjeje nga ana e Opozitës e cila e ndjen vehten fjatore së bashku me ish liderin e saj për `97, kanë dhënë pasojat e tyre kryesisht negative por edhe pozitive në Ekonomi-politikë dhe në shoqëri.

    Lufta midis Dy grupeve të mëdha politike, nëse deri në vitin 2005 është shoqëruar edhe me vrasje dhunë dhe shkatërrime kryesisht nga Opozita e sotme, gjatë periudhës së qeverisjes së Maxhorancës së sotme kjo luftë është e sofistikuar duke lënë pas tashmë dhunën e Demonstratave dhe të thirrjeve për dhunë, por duke përdorur Median dhe Opinionistët dhe analistët (tashmë të pasuruar mjaft gjatë këtyre viteve), që i kanë shërbyer gjatë këtyre 27 viteve politikës shqiptare.

    Çfarë po ndodh aktualisht me mediat dhe me Opozitën e cila nuk ka pushuar që nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot kur Kryeministri i Shqipërisë ka marrë më në fund Timonin dhe frenat e Shqipërisë?

    Media politike dhe Analistët kanë shpërthgyer në një front të gjërë lufën kundër qeverisjes duke përhapur një mori lajmesh të cilat në shumicën dërrmuese të tyre nuk janë lajme por Opinione të përgatitura si lajme, apo më saktë siç thotë dhe Presidenti i SHBA për këta lloj analistësh të paguar për-Fake Neës, nëpërmjet disinformimit.

    Po përse këta analistë të njohur, disa nga ata anëtarë të rinj të Partisë së Punës në vitet 1990, Fahri Balliu një redaktor i dikurshëm i Zëri të Popullit dhe autori i Dramës komuniste `Kyçi i Artë` dramë tre akte e vëne në skenë nga Kombinati i Autotraktorëve për të vlerësuar unitetin Parti-Popull, disa analistë nga familjet e ish-bllokut komunist që në atë kohë jo vetëm që nuk i flisnin me gjë njerëzve të thjeshtë të asaj kohe por dilnin nëpër rrugët e qëndrës së Tiranës me xhinse e pandofle për të përhapur `modën e huaj`, disa analistë që u pasuruan nga Firmat Piramidale dhe ngritën pallate,… e sot të gjithë janë bërë një për të sulmuar Maxhorancën (përfshi e mllefet e vjetra e të reja midis tyre), e cila sipas Rekomandimeve të BE dhe SHBA po realizojnë dy pjesë të skenarit të stabilizimit të vëndit:

    Vendosjen dhe zbatimin e ligjit nëpërmjet Vettingut duke nxjerrë para ligjit të pandëshkueshmit dhe shkelësit e tjerë të ligjeve
    Stabilizimin e ekomonisë dhe financave të vëndit për hapur fronte të reja pune dhe për të vendosur profesionistët dhe meritokratët në drejtimin e vëndit

    Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe kryesisht tek shumë ish drejtues politiko-administrativë të viteve 2009-2013 por edhe tek ish drejtuesit e vetë Maxhorancës të viteve 1997-2005, pakënaqësi, e shprehur kryesisht nga dy grupe të mëdha politike të pasuruara jashtzakonisht gjatë këtyre periudhave PD dhe LSI.

    Pavarësisht problemeve të hasura gjatë qeverisjes 2013-dhe sot, pavarësisht amalgamës aspak normale midis LSI dhe disa grupimeve politike demokristiane të cilat kishin vepruar në të njëjtën mënyrë me PD në të kaluarën duke i a faturua edhe asaj dështimet politike, Maxhoranca e sotme mori mandatin e drejtimit të vëndit me votën e lirë të popullit dhe po përpiqet që të realizojë objektivat e saj të cilat janë miratuar edhe nga BE dhe SHBA.

    Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh i cili shprehet në frikën ndaj vettingut dhe në frikën ndaj përballjen me ligjin.

    Në këtë pikë Politika e Opozitës pjesë e të cilës është plotësisht e inkriminuar në afera, ka realizuar disa plane taktike madje dhe strategjike për të shmangur dy Skenarët e mësipërm të miratuar nga BE dhe SHBA. Për këtë arësye, pjesë e planit taktik ishte cadra- një mission politik për të zvarritur zgjedhjet dhe Vettingun, dhe tani me daljen me pjesën e kalbur të së majtës e cila ka drejtuar që nga 2002, hartoi edhe një plan strategjik duke nxitur indirekt edhe drejtues të minoritetit madje dhe shtetin fqinjë për të thënë që qeveria 60 ditëshe shqiptare po rrënon vëndin dhe po e nxin në sytë e fqinjëve dhe të BE e të SHBA,- jetën, ekonominë, shoqërinë shqiptare. Sidoqoftë BE dhe SHBA më në fund e ka kuptuar se kjo taktikë e ashpërsimit të tonëve (që në fakt i ngjan luftës së klasave të Enver Hoxhës), nuk ka të vërteta dhe është Fake neës.

    Por, cilët ka angazhuar në këtë luftë kundër stabilitetit të Shqipërisë dhe disinformimit publik?

    A mos vallë ka vepruar njëlloj si Berisha i viteve 1997-1998- 2007-2011? Jo sigurisht.

    Sot Opozita ( në fakt disa drejtues opozitarë sepse shumica dërrmuese e opozitës politike madje edhe e popullit opozitar nuk e përkrah dhe e kupton se për çfarë bëhet fjalë), ka angazhuar pikërisht pinjollët e saj të cilat janë pasuruar në kulmin e pa-ligjëshmërisë dhe mungesës së kontrollit shtetëror, pinjollët e familjeve të ish-diktaturës komuniste të cilët sot i janë futur gazetarisë dhe analizës dhe opinioneve politike, ka kapur një pjesë të mirë të mediave dhe çdo natë vazhdon në kor – ndotja, përbaltja jo vetëm e Maxhorancës por edhe e vetë Shqipërisë. Sepse helbete, Qëllimi justifikon mjetin: për të marrë karriken e humbur duhet të luftosh poshtërsisht, madje duke shitur dhe interesat kombëtare.

    Këta analistë&opinionistë që dalin cdo ditë dhe për këtë arësye paguhen jashtë çdo llogjike financiare ( sepse pagesa rrjedh nga paratë e pista) po ndotin Shqipërinë, Kombin, ekonominë, Shoqërinë, sepse politika dihet që është pjesa më e kalbur e shoqërisë shqiptare që kur ajo u përdor nga ish-drejtuesit e PPSH dhe miqve të tyre për të realizuar `paqësisht kthimin në kapitalizëm.

    Dihet se informacioni Fals sipas Vokabolarit Merriam-Ëebster- është një informacion i cili u jepet njerzve me qëllim që ata të besojnë në diçka ose për të fshehur të vërtetën.

    Qëllimi i fushatave dis-informuese është e njëjta: të frikësojnë ata që kanë rënë në një linjë mjeshtrat e parasë që drejtojnë Partitë.

    Në vitin 1939 një shkrimtar që përshkruante aktivitetet e spiunazhit Nazist vërente: ``Gjëndja shpirtërore e kombit ishte dyshimi gjatë asaj dekade… dhe kjo është ilustruar nga Gjeneral Krivitski i cili ishte pjestar i `Shërbimit të Dis-informimit Gjerman`- i angazhuar me manipulimin e planeve ushtarake për ti shprehur qëllimin se ..ato ishin vjedhur nga qeveritë e huaja``.

    Ky lloj Disinformimi u përdor më vonë edhe nga KGB sovjetike më vonë. (https://ëëë.merriam-ëebster.com/dict...disinformation).

    Për këtë arësye lindën Portalet që shprehin gjithsesi një të vërtetë më të mirë se sa gazetat dhe mediat e Analistë&Opinionistëve të pasur. Po ta kini vënë re sot po lulëzojnë Portalet që thonë në shumicën e rasteve të vërtetën. Kurse gazetat e njohura që lexohen çdo mëngjes, mbeten pronë e këtyre analistëve të pasur të cilët përhapin helm dhe vrer për çdo gjë madje shumica e dëgjuesve ndjen neveri për disa nga këta të cilët nuk e kanë për gjë të shajnë Heroin Kombëtar, të shajnë Heronjtë e Popullit, të shajnë atdhetarët e vërtetë, dhe rilindasit që formuan shtetin shqiptar, të ngrenë në qiell lloj lloj kriminelësh dhe tradhëtarësh e kolaboracionistësh.

    Sidoqoftë, po ky grup Fake-news-ësh ka hapur si kundërpërgjigje , portalet e veta, dhe për këtë arësye ashtu siç thotë Kryeministri një pjesë e mirë e gazetarisë së paguar mire, është bërë `kazan mediatik`, në të cilën vjell vrer dhe sulmon vetë i akuzuari, i paprekshmi, ai që duhet të mbante përgjegjësi.

    Kjo arrihet ashtu sikundër thotë populli: Hajduti bërtet ..kapeni Hajdutin.. apo latini : `mbrojtja më e mirë është sulmi`.

    Dhe kjo po ndodh nën hundën e popullit, dhe qeverisja e ka të pamundur të verë rregull në këtë abyss mediatik plot rrena ku ëngjëjt, ose janë baltosur, ose i kanë lënë pa mjete jetese e për pasojë nuk flasin dot- kurse djajtë kanë veshur lëkurën e ëngjëllit; dhe populli dëgjon dhe habitet se si një `qëngj` i opozitës, bërtet me ulërimin e ujkut. Ndoshta është fundi i botës…

    Sidoqoftë, argument tjetër është se në asnjë nga gazetat e shkruara, përveç gazetës Sot, nuk kritikohet Presidenti i tanishëm dhe ish Kryeminisri, megjithë problematikën kontradiktore të tyre në të kaluarën.

    Kjo realizohet me atë element që tha gazetari italian tha në një emission te Top Channel: `….disa gazetarë e bëjnë opinionin-lajm, gjë e cila është e gabuar, Lajmi duhet të jetë lajm i konfirmuar dhe jo opinion…`; pra kjo, shpesh në makinën diabolike të analistëve të pasur shqiptarë, është në fakt shpifje apo Fake News i cili përdoret si kundërpërgjigje ndaj punës së Maxhorancës.

    Fake News dhe Dis-informimi përdoren edhe si zhrumues për të çvendosur vëmëndjen e publikut nga e vërteta. Pikërisht kjo gjë ka nxitur sulmin e këtyre gazetave-analistë të pasur sigurisht jo vetëm me urdhër të dikuj të Opozitës, por edhe për të mbrojtur vehten e tyre.

    Droga-Kanabisi tema e preferuar e Opozitës e cila për shkak të rrezikut që ndjen se mos përballen disa drejtues të tyre me Drejtësinë pas Vettingut,- kanë lënë mënjanë Programet dhe Projektet me anë të të cilave mund të marrin pushtetin në të ardhmen, dhe po sulmojnë fort duke u përpjekur ti a faturojnë drogën Maxhorancës, duke e ditur fare mirë që droga lulëzoi në kohën e tyre , nuk u bë asnjë demarsh për crrënjosjen e saj, morën fitimet e asaj droge të mbjellë në Lazarat dhe kudo, duke dis-informuar vëndin dhe ndërkombëtarët me anë të heshtjes mediatike.

    Sot Analistëve të pasur të Medias u është dhënë urdhëri që të sulmojnë dhe të shtrembërojnë çdo gjë, për të përbaltur dhe faturuar PS-në me këtë problem. Fatmirësisht Maxhorana e ka bashkëpunimin zyrtar me ndërkombëtarët dhe në fund të vitit Kanabisi nuk do të jetë më problem.

    Këta analistë&opinionistë të pasur nëpërmjet emisionëve të tyre diabolike si `Të paekspozuarit ??` ( në fakt nuk ka më të ekspozuar se sa ata, dhe ata që thirren aty…), apo në emisionet e Fevziut, në gazetën e ish-komunistit Fahri, etj, përpiqen me çdo kusht të shkatërrojnë çdo gjë pozitive që po ndodh në Shqipëri dhe përpjekjet e Qeverise për të kthyer në normalitet vëndin.

    Le të shpresojmë që kjo klasë jashtë norme e analistëve të pasur që u ngjan varfanjakëve të pasuruar me shpejtësi, të mbajnë përgjegjësi për ato ç`ka thonë.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Pirro je ne kotradikte te thelle me kete analizen tende. Sepse thua qe ne fund te vitit problemi i droges do marri fund, qe nenkupton se paskemi patur problem me drogen!
    Dhe ky kryeministri yne e ka mohuar ne menyre kategorike faktin e droges. Kur binin avione i quante mushkonja, kur oficerat e policise denonconin lidhjet e trafikanteve me shtetin Rama i quante Zagare, etj etj etj. Pra sipas kesaj llogjike Rama i zgjedhur ne 2017-en, do luftoj lidhjet e krimit e droges te Rames se zgjedhur ne 2013-en?!

    Dhe ne fund te dites ndonje gazetare me integritet qe evidenton problemet e droges (sepse media televizive kontrollohet e tera nga Rama), akuzohet se po nxin imazhin e vendit!
    Ne nje kohe kur gra dhe burra te moshuar arrestohen nga policia bashkiake ne Tirane sepse shesin presh dhe lakra sa per te mbajtur shpirtin gjalle, nderkohe qe kriminelet behen deputete e kryetare bashkie, t’i denoncosh keto lloj makabritetesh absurde etiketohesh si ndotes i imazhit te vendit.
    Kurse Pirroja bashke me Ramen qe i mbrojne na qenkerkan patriote!
    Çfare paradoksi : ))
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 14-11-2017 më 07:32
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Pirro e ke kapur analizen nga nje kendveshtrim i gabuar per te mos thene se edhe ky shkrim "ngjan" si shkrimi i "nje analisti te pasur ne sherbim te shkelesve te pasur te ligjit".
    Droga,krimi nuk eshte tema e preferuar e opozites,droga-krimi eshte tema e preferuar e pozites. Me keto tema Rama fitoi zgjedhjet dhe si e tille mbetet edhe kete kater vjeçar pazari me i mire i tije.
    Droga largoj vemendjen nga problemi kryesor (edhe per vet perhapjen e droges ) qe eshte varferia,ku kjo qeveri pati nje deshtim spektakolar ne luftimin e kesaj plage. Krimi po ashtu e ndihmoj qe te ruante sistemin ekonomik qe pothuajse eshte teresisht i paliqshem.
    Po te ishte ndryshe nuk kishte se pse ta mohonte me aq kemngulje. E mohoj pikerisht qe te kthehej ne nje problem mediatik-politik. Ishte vet Rama qe drogen e ktheu ne denoncim. Keshtu qe disiformimi eshte komplet i Rames,pjesen vetem te mashtrimit i la opozites. Dhe per kete njera pal fitoi zgjedhjet dhe pala tjeter i humbi.
    Te vetmin faj qe kane analistet eshte se jane pjese e kesaj loje dhe e kane te pamundur te dalin jashte ketij realiteti,qe eshte sistem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 14-11-2017 më 13:06

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Nuk jam i nje mendimi me ju i nderuar Serafim; sidoqofte kur mendoj se edhe ju nuk po kuptoni efektin e krijimit te nje zhurme te dyte per te shmangur goditjen- nje nga taktikat qe po perdor sot Opozita (por edhe Maxhranca e sotme e ka perdorur), atehere me mbetet te them qe Droga perben rrezik serioz, ne nje kohe kur ne realitet Droga si kanabisi nuk perben asnje rrezik per boten perendimore- ne aspektin e luftes per pushtet si ketu ne Shqiperi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    edhe nje fakt kuptim plote qe mediat nuk ajne te Edi Raames: kete shkrim nuk e boton asnje gazet shqiptare qe del ne shtije. Ma kane botuar shkrimin vetem gazetat kosovare: BOTA SOT, dhe portalet tona. Cfare do te thote kjo? Mendoj se jane te kapura pikerisht nga Shkelesit e pasut te Ligjit

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Nje pyetje kam une mqse qeveria qenka e inkriminuar etj..

    Si ka mundesi qe kete vit qe kaloi nuk u mboll me as 1/10 e droges e asaj qe shoqeroi ne 2016 ?

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Shtypin nuk e ka vrarë Rama, thjesht ka vdekur vetë!

    Do të mjaftonte një shikim i thjeshtë në tavolinat e shitjes së gazetave dhe revistave që zënë shpesh jo më shumë se një metër katror nëpër cepat e Tiranës apo të qyteteve të tjera, për të kuptuar se ai është i vdekur. Nuk ka nevojë ta vrasë njeri, është vetëvrarë!

    Shqipëria, me gati tridhjetë e pesë gazeta ditore, ka një tirazh ditor që nuk i kalon i gjithi të 30 000 kopjet. Shpërndahet ashtu si dikur në vitet ’90, kur filloi të qarkullonte i lirë vetëm në një pjesë të vogël të sipërfaqes. Vetëm kjo sasi gazetash do të mjaftonte të thuash se jeton brenda një shoqërie të paorganizuar, që vrapon andej-këndej, pa kuptuar gjë apo që i shërben thjesht tridhjetetë e pesë pronarëve që veprojnë individualisht…
    Ndonjëherë mund të thuash se shtypi ynë ekziston, sepse në mëngjes e lexon Bashkim Hoxha. Qytetarët mjaftohen me të dëgjuar pak titujt e gazetave dhe pastaj gjithçka mbaron.

    Kush i ka fajet në këtë histori gati 30-vjeçare pas pluralizmit, që shtypi nuk përparon sipas të gjitha rregullave të botës së qytetëruar?

    Në ditët e fundit, një pjesë e shtypit i është vërsulur Ramës, që nuk lë rast pa e shprehur mërinë apo qesëndisjen e tij. E ka vrarë ai këtë shtyp apo thjesht e kupton se nuk e dëmton apo e ndihmon më edhe atë vetë? Nga i buron ky lloj guximi qeveritari?

    Në historinë e shtypit të shekullit të kaluar, vetëm Rusvelti guxoi të godasë shtypin e vendit të tij. Reaksioni ndaj kësaj goditjeje nga shtypi ishte i madh. I organizuar gjithsesi më mirë se i yni dhe në sindikatë e të tjera forma, shtypi iu kundërpërgjigj egër Rusveltit, duke e quajtur komunist, etj. Përfaqësuesi më i madh dhe njëkohësisht pronari më i madh i asaj kohe iu hakërrua vetë Rusveltit dhe urdhëroi t’i priteshin reklamat për të dhe fushatën e tij zgjedhore.

    Rusvelti nuk u shqetësua, megjithëse fushatën e zhvilloi me një të katërtën e parave që duhej t’i jepnin normalisht atij dhe partisë së tij. Megjithatë, vuri bast që më parë se, pavarësisht kësaj, në zgjedhjet e ardhshme ai do të shënonte një fitore që nuk do të ishte parë në historinë e Amerikës. Zhvillimi i ngjarjeve i dha të drejtë Rusveltit. Kurrë që atëherë nuk ka pasur fitore të këtyre përmasave në zgjedhjet amerikane sesa kjo kohë e përshkruar më lart.

    Rama nuk është Rusvelt dhe krahasimi në përmasa nuk ka vlerë. Por vështrimi i karakteristikave të periudhës lejon të bëjmë një farë analize me kohën që jetojmë. Shtypi i asaj kohe komandohej nga ata që sot zakonisht i emërojmë oligarkë. Ata impononin edhe ligjet dhe vendosnin shumicën e deputetëve. Rusvelti e preu këtë lidhje në formë të drejtpërdrejtë. Por ndërkohë e shoqëroi me punë publike pafund, që ndihmuan Amerikën të kalonte krizën e atëhershme që kishte pllakosur jo vetëm atë, por edhe botën mbarë.

    A është në të njëjtin pozicion Rama?

    Nëse i gjykojmë gjërat në rrafshin ekonomik, mund të thuash se po. Shqipëria është në krizë ekonomike prej kohësh dhe shtypi në shumicën e rasteve komandohet nga pasanikë që kanë jo pak lidhje me shtypin.

    Po a janë në gjendje ata të imponojnë një luftë të rreptë dhe parimore kundër shefit të ekzekutivit?

    Mund të ketë shumë mendime rreth çështjes, por unë preferoj gjykimin e përgjithshëm. Fakti që Shqipëria ka mbi 30 gazeta të përditshme dhe pastaj dhjetëra televizone dhe portale, e megjithatë ka tirazh të vajtueshëm, tregon diçka tjetër nga koha e Rusveltit.
    Një vështrim i thjeshtë edhe pa ditur gjuhën shqipe nga një vëzhgues me nivel minimal gjykimi, të tregon një të vërtetë të dhimbshme.

    Reklamat brenda gazetave apo shumicës së televizioneve janë të natyrës thjesht tregtare. Mund të thuash të dy se tri kompanive celulare dhe disa bankave që edhe mund të mos i japin fare këto reklama. I japin se duan të jenë në rregull me shtypin që mund t’u nxjerrë gjëra të pakëndshme apo thjesht t’i bezdisin. Nuk ka fare reklama të tipit që tregojnë se në këtë vend prodhohet.

    Pikërisht këtu buron edhe një nga fatkeqësitë e shtypit. Që të mbijetojë për shëmbull një gazetë, duhet që të paktën 80 për qind e shpenzimeve të saj të mbulohen nga reklamat. Kjo nuk ndodh dhe është thjesht e kuptueshme se shtypi, para se të jetë në duart e qeverisë, është në duart e pronarëve të tij.

    Po vetë pronarët si të mbijetojnë, kur shumica e tyre nuk janë të lidhur me prodhimin, por vetëm me tregtinë apo me tenderat që hedh në lojë qeveria, që është thuajse investitori kryesor në një vend që pretendon se po zhvillohet sipas rregullave të kapitalizmit?
    Është pra e qartë se shtypi, para se të jetë në mëshirën e qeverisë, është në duart e pronarëve, interesi i të cilëve, në shumicën e rasteve, nuk është i lidhur me prodhimin kombëtar apo zhvillimin real të vendit.

    Pra shtypi shqiptar është sa në mëshirën e pronarëve të tij, të cilët janë me shumicë tregtarë të mëdhenj, që operojnë në sektorë gati monopol dhe në atë të qeverisë, që duhet t’i mbajë me reklama shtetërore.

    Çfarë bën ai që të shpëtojë prej këtyre “dy armiqve” të tij nëse flasim në mënyrë të drejtpërdrejtë?

    Në vitin 1998, duke drejtuar një grevë të këtij shtypi kundër qeverisë, i qëndrova mendimit se duheshin krijuar mekanizma logjikë që siguronin ekzistencën e tij. Por që të bëhej kjo, duhej të kishe edhe sindikatën e gazetarëve si në çdo vend të zhvilluar.

    Ky do të ishte mekanizmi i parë që do të kishte punë drejtpërdrejt me qeverinë. A u krijuan të tilla? Po, u krijuan. Po pyetini thjesht se sa herë janë mbledhur këto organe përfaqëuese të shtypit për të mbrojtur lirinë e tij dhe të vetvetes. Thuajse asnjëherë!

    Kishte edhe një element tjetër. Mund t’i kërkoje qeverisë fonde që në fillim të vitit, siç bëjnë vende të zhvilluara të tipit Francë, etj., që ndanin fonde qysh në fillim të vitit për mbarëvajtjen e shtypit. Por që të ndodhte kjo, duhej që në radhë të parë vetë shtypi të ishte korrekt dhe transparent. Pra, të tregonte rregullisht para publikut të ardhurat e tij dhe tirazhet reale që kishte. A u bë kjo ndonjëherë? Shikojeni edhe sot gjendjen në këtë drejtim. Ka një pjesë të gazetave dhe shtypit tjetër, që thonë se janë të parët në Shqipëri, po një zot e di cilat shifra janë ato që e tregojnë këtë epërsi.

    Shtypi shqiptar zgjodhi rrugën më të lehtë të zhvillimit të tij pas viteve 1990. Ai u vu në mëshirën e pronarëve, të cilët krijuan marrëdhënie të tipit direkt me qeverinë.

    Kjo natyrisht, edhe në një pikëpamje të tipit praktik, është një nga shkeljet më të rënda që mund të bëhen ndaj një rregulle të thjeshtë. Asnjë qeveri në botë nuk të jep aq para që ti të shpëtosh dhe të dalësh në sipërfaqe duke ruajtur njëkohësisht, pasurinë, nderin apo autoritetin, përpara publikut. Qeveria të jep aq para sa të të rrëzojë moralin tënd para publikut dhe pastaj të fut shqelma prapanice, derisa të të zhysë përfundimisht në baltë.
    Shtypi shqiptar e zgjidhi vetë këtë rrugë, duke u vendosur nën mëshirën e qeverisë dhe të pronarëve të tij.

    Shumë mund të ankohen dhe të thonë që është e padrejtë kjo analizë dhe të më tregojnë se shtypi ka marrë pjesë në aksione të së drejtës, po a është e vërtetë kjo?

    Historia e “piramidave” është një nga shembujt më turpërues për të gjithë, po veçanërisht për shtypin. Ai nuk foli asnjë fjalë në këtë batërdi kombëtare, duke u bërë bashkëfajtor i plotë me qeverinë e atëhershme.

    Po nuk është vetëm kjo histori. Një televizon kombëtar para disa ditësh theksoi se kishte treguar tragjedinë e Gërdecit. Po, është e vërtetë, por pasi ajo ndodhi. Asnjë shkrim investigativ nuk u bë që të tregonte se çfarë bëhej në një largësi 10 kilometër larg Tiranës në Gërdec, ku fëmijë 12 a 13 vjeç merreshin me demontimin e municioneve të tipit luftarak. Një histori kjo që mund të ishte normale për një vend të botës së tretë, por kurrë për një evropian.

    Po çfarë mund të thuash për sot? Çfarë bën realisht shtypi shqiptar për të ruajtur dinjitetin e tij, qoftë edhe kundër një armiku që e ka emrin Rama?

    A keni parë ndonjë artikull të tipit ekonomik në faqet e tij të japë alarmin? Rasti i kanabisit e vuri atë në lojë dhe duket si një faqe e mirë e luftës që bën ai për përparimin e vendit. Po a e bëri dhe këtë radhë detyrën realisht mirë?

    Kanabisi, ky fenomen kriminal, nuk luftohet vetëm nga qeveria, apo polici i saj, që i duhet të vrapojë andej-këndej me një rrogë që ende është tmerrësisht e vogël në krahasim me policin evropian. Por mbjelljen e kanabisit, apo luftën me të, e zhvillojnë edhe elemente të tjera. Këto janë që nga kryeplaku i fshatit, kryetari i komunës, shërbimi informativ e shumë faktorë të tjerë. Qeveria mban pjesën e luanit në faj, por përsëri ajo është një pjesë e mekanizmit që nuk e lejon këtë veprimtari.

    A është Rama një vrasës i shtypit? Mendoj thjesht se jo! Shtypi shqiptar e ka vrarë veten prej kohësh, duke u shndërruar ashtu si dhe faktorë të tjerë negativë të shoqërisë në një faktor frenues në zhvillimin e vendit. I vendosur nën një varësi të dyfishtë ndaj pronarëve dhe qeverisë, ai ka kohë që, në emër të luftës për mbijetesë, ka prodhuar oligarkët e tij, të cilët lajnë gojën me kritika që shpesh nuk kanë asnjë theks ekonomik në përmbajtjen e tyre.

    Që shtypi shqiptar të mbjetojë, duhet t’i drejtohet formave të njohura në vendet e tjera. Të organizohet në shoqata që mblidhen rregullisht dhe të pasqyrojë zhvillimin e vendit në çdo sektor. Të bëjë transparencën e plotë të aktivitetit të tij dhe të rifitojë pavarësinë që ka kohë që e ka humbur. Dhe nuk është qeverisja e Ramës që ia ka marrë. Ai ka kohë që, duke thyer rregullat e mbijetesës apo të zhvillimit normal, si çdo pjesë e shtypit evropian, po rri ashtu i shtirë në shtratin e vdekjes, pa pasur fuqinë as të mallkojë fatkeqësinë që e ka zënë./konica.al

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Nuk jam i nje mendimi me ju i nderuar Serafim; sidoqofte kur mendoj se edhe ju nuk po kuptoni efektin e krijimit te nje zhurme te dyte per te shmangur goditjen- nje nga taktikat qe po perdor sot Opozita (por edhe Maxhranca e sotme e ka perdorur), atehere me mbetet te them qe Droga perben rrezik serioz, ne nje kohe kur ne realitet Droga si kanabisi nuk perben asnje rrezik per boten perendimore- ne aspektin e luftes per pushtet si ketu ne Shqiperi.
    Per te bere nje analize logjike (per aq sa vlen ne ate vend) pyetjet jane dy ; Kush perfitoj me shume nga kjo zhurme Rama apo Berisha ? Rama me gjithe denoncimet e kater vjeçarit te shkuar doli me i forte nga zgjedhjet apo doli me i dobet ,sot eshte me i forte apo me i dobet ?

    Pse,keto pyetje ? Sepse Rama ishte ai qe e mohoj kete fenomen,dhe Rama eshte piksynimi i pare a pergjegjsi i pare simbas opozites (qe eshte Berisha).


    Qe opozita e perdor kete argument per tu vetmbrojtur,nuk ka asnje dyshim,se perndryshe nuk do kishte asnje llogjike politike qe edhe mbas humbjes te mos ndryshonte regjister. Berisha e di mire qe keto argumente nuk sjellin asnje vote te vetme.gjithashtu dhe Rama e di qe denoncime te tilla vetem e forcojne.


    Problem per Ramen do ishte sikur fenomeni droge te lidhej me varferine ekstreme (qe eshte shkaku kryesor) dhe me sistemin e kalbur ekonomik. Aty ku vertet Rama ka deshtuar,aty asnje force politike dhe mediatike akoma nuk e ka sfiduar.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Nje pyetje kam une mqse qeveria qenka e inkriminuar etj..

    Si ka mundesi qe kete vit qe kaloi nuk u mboll me as 1/10 e droges e asaj qe shoqeroi ne 2016 ?
    Viti mbaron ne 31 dhjetor dhe statistikat per 2017-en publikohen ne trimestrin e pare te 2018-es.
    Por meqe shtron nje pyetje ne parakohe, pergjigjen e gjen tek hambaret e shumta ushtarake ku jane depozituar tonelata te tera droge per tu eksportuar jashte vendit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Kryeministër, nuk ta ka fajin media!

    Nga Flamur Vezaj

    KM, nuk te ka faj media pse i fitove zgjedhjet ne 2013 me kriminel!

    KM, nuk te ka faj media pse fute ne Parlament rreth 20 te denuar per vepra te renda kriminale!

    KM, nuk te ka faj media pse kandidove per kryetar Bashkie nje perdhunues minorenesh!

    KM, nuk ta ka fajin media pse kandidove per kryetar Bashkie te denuar per trafik droge!

    KM, nuk ta ka fajin media qe Ministri i Brendshëm kishte lidhje me trafikantë droge!

    KM, nuk ta ka fajin media pse ish-Ministri yt emeroi ne krye te policise persona te denuar apo me precendentë penal!

    KM, nuk ta ka fajin media qe ish-Ministri i Shendetesise abuzoi me koncesionet!

    KM, nuk ta ka fajin media pse u kanabizua i gjithe vendi!

    KM, nuk ta ka fajin media qe shume zyrtarë te policise kane ruajtur parcelat me hashash apo paketuar drogen!

    KM, nuk ta ka fajin media qe shume kriminelë po investojne parat e tyre te paligjshme ne ndertim ne Shqiperi!

    KM, nuk ta ka fajin media qe Drejtoria e Pastrimit te Parave nuk ka bere punen e saj per 4 vjet!

    KM, nuk ta ka fajin media pse jane alarmuar sherbimet policore te vendeve te BE-se per dyndjen e droges ne vendet e tyre!

    KM, nuk ta ka fajin media per 4 vjet nuk luftove grupet kriminale por i mbeshtete ato!

    KM, nuk te ka faj media pse per 4 vjet nuk hetove vrasjen e 21 janarit, Gerdecin, etj etj!

    KM, nuk ta ka fajin media qe thuajse te gjithe shqiptaret duan te ikin nga Shqiperia!

    KM, nuk ta ka fajin media pse e ndave tepsinë me aleatet per 4 vjet!

    KM, nuk ta ka fajin media qe perseri fitove zgjedhjet duke i blere me votat e hashashit!

    KM, nuk te ka faj media pse ke fut perseri ne Parlament te denuar e hetuar per vepra te renda!

    KM, nuk te ka fajin media pse mbylle Universitetet private dhe ne vend te tyre lejove hapjen e klinikave e spitaleve ne çdo cep te vendit!

    KM, nuk te ka fajin media pse nuk bere reformen e shume premtuar ne drejtesi!

    KM, nuk te ka fajin media pse eshte mosbesuese ndaj premtimeve me task-forca kunder krimit te organizuar!

    KM, nuk te ka fajin media pse nuk solle investime te huaja ne Shqiperi!

    KM, nuk te ka fajin media pse nuk i permbushe premtimet e tua!

    KM, meqe media te ka nxire jeten pse i mban nga miqtë me te mire te tu pronaret e ketyre mediave!

    Etj…etj…etj…..etj….

    KM, nuk ta ka fajin media pse TI deshtove!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    ...hmmm..fajin e ka Tahiri!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Halucinations.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Halucinations in bad times.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2017
    Vendndodhja
    Tirane 0673864554
    Postime
    18

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    I nderuar Piro 10, Megjithese analiza jote eshte e lodhshme , prapagandistike, e dobet, e varfer etj, e lexova germe per germe cdo fjale qe ke shkruar ne kete teme.
    Cfare mendoj une pas leximit te saj?
    Mendoj se kryesisht perpiqesh te besh fajtore opoziten apo aleatet e dikurshem per tere te zezat qe e kane pllakosur sot kete vend.
    Kjo behet ne nje kohe kur qeveria ka me shume se 4 vite ne pushtet. dhe pas nje periudhe te tille eshte absurde te fajesosh qeverine e shkuar, por ti si zedhenes i saj e ben kete me vetedije dhe me te njejten demagogji qe e ben edhe Rama cdo dite ne daljet e tij apo ne portale.
    Kuptoje i nderuar se s'mund te jesh i besueshem ne ato qe thua per rritje ekonomike, apo per luften ndaj krimit, pasi ke ende deputete me te shkuar kriminale, apo edhe kryetare komunash e bashkish qe i perkasin PS te cilet ja kane nxire faqen cdo dite PS. Nuk jane raste sporadike por nje mendesi, nje fryme qe i pershkon pothuaj te gjithe te zgjedhurit e PS.
    Dhe tmeri me i madh sikurse brenga me e madhe, ajo qe i largon cdo dite shqiptaret nga atdheu i tyre i lashte sa bota, eshte se krimi ketu nuk ndeshkohet, ketu ndeshkohen ata qe shesin spinaq ne rruge, por jo ata qe mbjellin e shesin tonelata kanabis, Ketu futen ne burg ata qe nuk paguajne faturen minimale te energjise , por asnje nga boset e firmave te medha nuk eshte arestuar per evazion fiskal, pavaresisht se edhe kryeministri e di shume mire qe firmat punojne me dy bilance. Quhet evazion fiskal mosleshimi i nje fature tatimore nga shitesi i patateve, por jo nga ai qe punon me dy bilance duke fshehur miljona.
    E keqja shqiptareve nuk u erdhi vetem nga kjo qeveri sigurisht, Te gjithe kane kontribuar ne rradhen e tyre dhe kontributi me i madh eshte shkaterimi i modelit arsimor.
    Por ajo qe e dallon qeverine aktuale eshte se te keqiave te ketij vendi u vurri kapakun e pusetes se ujrave te zeza dhe e nxiu ne nje menyre katastrofike shpresen e njerezve se mund te jetohet e te prosperohet ketu.
    Nese kerkon deshtimet e qeverise ne sjelljen e opozites je dogmatik, i papjekur, servil, hipokrit dhe nje kriminel i popullirt tend.
    E keqja e ketij vendi e ka emrin RILINDJE. Kjo rilindi komunistat me gjithe agresivitetin e tyre kriminal genetik por vrau shpresat e nje popolli te tere, edhe te socialisteve te thjeshte , te cilet sot i gjen edhe ushtarake te dezertuar. Dezertimi i tyre nuk turperron ata, por shtetin qe i katandisi ne ate derexhe sa te shohin aratine si te vetmen menyre mbijetese.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2053 për postimin:

    Duke_Of_Arberia (19-11-2017)

  16. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    Citim Postuar më parë nga 2053 Lexo Postimin
    E keqja shqiptareve nuk u erdhi vetem nga kjo qeveri sigurisht, Te gjithe kane kontribuar ne rradhen e tyre dhe kontributi me i madh eshte shkaterimi i modelit arsimor.
    Por ajo qe e dallon qeverine aktuale eshte se te keqiave te ketij vendi u vurri kapakun e pusetes se ujrave te zeza dhe e nxiu ne nje menyre katastrofike shpresen e njerezve se mund te jetohet e te prosperohet ketu.
    Nese kerkon deshtimet e qeverise ne sjelljen e opozites je dogmatik, i papjekur, servil, hipokrit dhe nje kriminel i popullirt tend.
    E keqja e ketij vendi e ka emrin RILINDJE.
    Eshte konstatim shume i sakte dhe i goditur. Por per fatkeqesine tone eshte nje e vertete qe vret, nje e vertete qe e ka kthyer vendin tone gjithnje e me te pabanueshem.
    Dhe ajo qe te irriton pa mase ne kete histori jane disa servile, hajna apo te brumosur me keto dreq propagandash te lodhura partiake shqiptare, te cilet nuk rrjeshtin kurre me llafollogji te dala boje, me qellim shitjen e sapunit per djathe.
    Mjer ne ku po jetojme!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    2053 (05-12-2017)

  18. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

    ..u tallen ne kohen e ilireve, u vrane prinderit ne kohen e iskanderit, i vrane bastardet tashme ne luftra partizane nen drejtimin e kushedi se kujt dhe tani duan te bejne edhe nje here drejtesi apo masaker ne te mbijetuarit e gjakut shqiptar!

    'populli iso do dhe nuk ka rrace apo ndasi!'

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •