Dinjitet në përballjen mes kulturës së gastronomisë dhe të tregut ballkanik të restoranteve rajonale. Me këtë pretendim vjen Ismail Lile duke prezantuar disa nga kolegët e tij mjeshtra të kuzhinës si emetues të vlerave më të mira identitare të kuzhinës shqiptare.

Në 20 Tetor u përurua në Tiranë në mjediset e “ALBAVIN“, në kompleksin “Royal Lavena“, Instituti i Gastronomisë ”Le Monde“, një kualitet i ri ndërkombëtar në Shkollat e Kuzhinës me disa degëzime në Gjermani, Qipro e Greqi.

Organizuesi i Ditës Ndërkombtare të Shefave, Ismail Lile, njohës i historikut të kuzhinës shqiptare dhe i standardeve të Shqipërisë në sferat e Hoteleri Turizmit dhe Restoranteve e sheh me optimizëm këtë event në rrafshin e Kulturës së të Ushqyerit.

“Duke vlerësuar kulturën e ushqimit me standardet e reja ne bëjmë një hap përpara, sepse së bashku me tregun fitojnë edhe eksperiencat e bashkohësisë në botën e kuzhinave.”

Disa nga shefat më përfaqësues të vlerave kombëtare të Gastronomisë na prezantohen për veriun nga Puka zoti Gjelosh Rrogtina, për Shqipërinë e Mesme Ilir Hysaj dhe për Jugun nga Korça është Dashamiri. Tre shefat e kuzhinës tregojnë pasuritë që kanë pjatat shqiptare.

E ruan të shenjtë lidhjen e malësorëve me qumshtin e nënës dhe kalanë e Rozafës. Kuzhinieri Gjelosh Rrogtina edhe pedagog i kulinarisë, vlerëson dhe thotë me bindje se Shqipëria e Veriut ka fatin që na ka dhënë Absoluti si shqiptarë të realizojmë një thirrje drejt vetvlerësimit. Të mos largohemi nga Shqipëria, sepse ne kemi produktet tona më të mira se të askujt, traditat tona të rralla si mikpritja dhe mënyrën origjinale të realizimit të pjatave si flia, jufkat apo fërliku. Për shef Gjeloshin e rëndësishme është përmbajtja, pra shija e thelluar e një produkti pastaj pamja, e cila mbetet për të sipërfaqësore.

Kurse për kolegun e tij korçar Dashin është më e rëndësishme pamja estetike e një pjate shqiptare të gatuar me dashuri.

Petkat e Korçës, një gatim tradicional shqiptar ishte në kryefjalën e përvojës së mjeshtrit të kuzhinës me kulturë austriake. Më shumë punon me turistët një restorant i drejtuar nga polakët e sipas tij kemi arritur të krijojmë një shije që vlerësohet për së tepërmi nga të huajt që jetojnë nëpër ambasadat në Tiranë.

Ilir Hysaj kuzhinier përfaqësues i vlerave tradicionale të Shqipërisë së Mesme vlerëson disa receta të trashëguara nga të parët e tij në rajonin e luginës së Erzenit. Shumë pjata zbuluar e përpunuar nga shefat si tava e Elbasanit, fërgesa e Tiranës, tava e kosit, byreku me hithra, spinaq ose djathë. Duke u shprehur me respekt mbi kolegët e tij më të vjetër si shef Gjeloshi dhe Dashamiri ai e sheh si një hap zhvillues gërshetimin e përvojës së tyre me shefat e rinj të kthyer nga emigrimi në vendet e Perëndimit.

Nëse ne do ta marrim njeriun shqiptar në natyrë, sepse njeriu është një produkt i Natyrës, sipas Ismail Liles, nëse shkodranët kanë humor vijnë me buzëqeshjen sepse fosfori i peshkut Krap krijon karaktere komikë. Diversiteti i njerëzve lidhet me vendin e gjenezës së tyre. Në përmet njerëzit janë më diellorë e më të urtë, madje tolerantë dhe plot ngjyra, sepse vijnë nga qyteti i luleve. Kështu mendon eksperti e studiuesi Ismail Lile se edhe të rinjtë të cilët po ecin në botërat brenda botës së kuzhinës, kanë mundësi të kultivojnë thesaret e kulturës kombëtare të të ushqyerit.

nga Andi Bica, Beti Kumi

Revista Business Magazine Albania :Emri:  foto Shkolla e Gastronomise.jpg

Shikime: 243

Madhësia:  52.3 KB

https://businessmag.al/nje-ure-e-re-bashkimi-mes-shqiperise-dhe-europes-eksperienca-e-institutit-te-gastronomise-le-monde/