Nė 7 Nėntor 1917, 100 vjet mė parė u krye Revolucioni Socialist i Tetorit (nė Nėntor sipas kalendarit Grigorian), i cili krijoi shtetin e sovjetėve tė drejtuar nga Lenini. U krijua njė sistem i ri jo-kapitalist, pėr tė cilin shumė besuan se do tė pėrmirėsonte jetėn e tė varfėrve dhe do tė arrinte barazinė sociale. Vitet qė kaluan treguan se kjo ishte vetėm njė Utopi e bukur sepse zhgėnjimi nė fund ishte shumė i madh. Sigurisht sipas idesė sė Leninit e cila ishte ndryshe nga ajo e Marksit pėr Socializmin dhe Komunizmin, ky sistem mund tė fitonte aty ku `zinxhiri i kapitalizmit ishte mė i dobėt` dhe jo vetėm tek ato vende qė kanė `sistem industrializimi mė tė madh` sipas Marxit, ideatorit tė sistemit tė ri.

Lideri revolucionar i asaj kohe Lenin, ndėrtoi teoritė e tij tė komunizmit mbi ato tė Marxit pėr tė ofruar njė alternativė ndaj demokracisė liberale tė pėrkrahur nga klasa e mesme ruse, por nė njė pasazh tė kėsaj teorie Lenini e pranon se Sistemi i ri qė do tė fitojė, do tė jetė ai sistem qė do tė ketė rentabilitet mė tė mirė. Dhe kėshtu ndodhi.

Fitoi Kapitalizmi i iniciativės sė lirė dhe i ekonomisė sė tregut. Oruelli e parashikoi saktė pėrfundimin e njė sistemi tė pėrqendruar pa tė ardhme siē ishte sistemi komunist.

Sidoqoftė, Rusia u bė vendi pėr tė cilėn Fatima me shokėt e saj pėrmendi nė njė nga 6 dukjet e `Zonjė sė Veshur mė tė bardha` nė 1917 (mė saktė 13/07/1917), ku takuan, sipas tyre) Shėn Marinė nė Bashkinė Ourem, Portugali; sepse sipas dorėshkrimit tė ruajtur tė sekretit tė tretė thuhet: ``N.q.f.se, jo (Russia)- do tė pėrhapė gabimet e saj nė tėrė botėn duke shkaktuar luftra dhe persekutime tė Kishės. Tė mirėt do tė martirizohen; Ati i Shenjtė do tė vuajė shumė; kombe tė ndryshėm do tė asgjėsohen``.

Ky revolucion do tė prekte dhe do tė bėhej modė e model pėr shumė shtete tė Europės pėr gjatė shumė viteve tė shek tė 20. Dhe shumė gjėra shkuan jo mirė madje shumė keq edhe nė Rusi. Kjo Rusi pėsoi tre kataklizma tė mėdha me shkatėrrime dhe humbje tė jashtėzakonshme njerėzish dhe popujt e saj pėsuan njė represion tė jashtėzakonshėm nga drejtuesit e partisė komuniste nė pushtet. Kėshtu qė nga njė ėndėrr e bukur ku njerėzit do tė hanin me lugė floriri, ky sistem u kthye nė njė makth tė vėrtetė pėr popujt qė pėrqafuan kėtė sistem.

Kataklizmėn e parė e pėsoi Rusia nga Revolucioni i Tetorit, sepse Revolucioni Socialist i Tetorit, shkaktoi humbje tė mėdha njerėzish, vrasjen e Carit, dhe humbjen e luftės sė parė botėrore.

Kataklizma e dytė ishte lufta e dytė botėrore nė tė cilėn humbėn jetėn 27 milionė njerėz tė popujve tė BRSS. Pavarėsisht se lufta u fitua, ajo u fitua si ato fitoret e Pirros sė Epirit, i cili tha pėr luftėn e fundit tė Epirit: `edhe njė fitore si kjo dhe ne nuk do tė egzistojmė mė`.

Kataklizma e tretė ishte shpėrbėrja e Unionit sovjetik nė 1992 dhe lėnia e lirė e shteteve qė merrnin pjesė nė tė, e cila pasoi njė periudhė tronditjes sociale, zhgėnjimesh tė mėdha.

Rėnia e sistemit komunist pas 86 vitesh nė Rusi shkaktoi rėnien e klikave komuniste nė tė gjithė Europėn lindore dhe atė qendrore me pėrjashtim tė Kinės e cila modifikoi Sistemin e kalbur rus tė komunizmit, duke hedhur idenė e ruajtjes sė njė superstrukture komuniste por me liberalizimin e ekonomisė dhe futjen e saj nė ekonominė e tregut, njė artificė tė pa-parashikuar as nga Marksi dhe as nga Lenini. Kėtė artificė e futi Ten Hsia Ping-u dhe Kina, e nė sajė tė kėtij modifikimi po ecėn pėrpara.

Pa pėrjashtuar rolin e ekonomisė botėrore dhe tė shteteve mė tė industrializuara tė botės qė u bashkuan pėr tė mposhtur ``tė ashtuquajturėn `Mbretėri tė sė keqes` ashtu si shprehej ish Presidenti Regan, dihet fare mirė qė sistemi kapitalist nuk ėshtė sistem nga mė tė mirėt por ėshtė njė sistem qė tani pėr tani nuk ka mė tė mirė se ai.

Rėnia e perandorisė sė tė keqes nė BRSS, pati edhe disa tė mira qė u pėrvetėsuan nga sistemi kapitalist, dhe sot egziston njė sistem kapitalist mė i butė pėrsa i pėrket shpėrndarjes sė tė ardhurave dhe ky aspekt ėshtė marrė nga sistemi tashmė i dėshtuar i komunizmit. Ky aspekt ka tė bėjė, me fuqizimin dhe shtrirjen e arsimimit, me tė drejtat e njeriut, me emancipimin e gruas, me dhėnien fuqi tė sindikatave dhe kalimin nė aksionerė punėtorėve, elementė tė cilat nga pėrparėsi tė sistemit socialist u kthyen nė fund tė kėtij sistemi nė ato vende nė njė gėnjeshtėr pėr shkak tė represionit nga lufta e klasave, vrasjet, futja nė kampet e internimit.

Rusia sot 100 vjet pas Revolucionit qė tronditi botėn, mbetet njė sistem gjysmė demokratik, nė tė cilin liria e shprehjes dhe e mediave ėshtė e kufizuar, dhe ku drejtuesit e kėtij shteti kanė akoma idenė e ri-bėrjes sė Rusisė si superfuqi ushtarake, duke ri-instaluar gjeopolitikat e vjetra ruse karshi shteteve pėrreth dhe atyre tradicionalisht tė afėrta me Rusinė.

Presidenti i sotėm Putin mbetet njė President pragmatist, i cili nė fakt e ka stabilizuar ekonominė pavarėsisht sanksioneve ekonomike tė BE dhe tė SHBA, dhe nė aparencė duket se kėrkon paqen dhe bashkėpunimin me shtetet e tjera, por nė fakt politikat nė Ballkan mendoj se mbeten tė njėjta me ata tė njė shekulli mė parė: pėrkrahjen e shteteve orthodokse sllave, pėrēarjen e BE, afrimin me Turqinė, dhe luftėn kundėr terrorizmit islamik , luftė nga e cila vetė Rusia bėri dy luftra nė Ēeēeni.

Shpresojmė qė Rusia 100 vite mė pas tė largohet pėrfundimisht nga ideologjia marksiste- leniniste dhe nga kripto-marksistėt qė gėlojnė nė administratėn e shtetit rus, dhe tė bashkėpunojė seriozisht me Perėndimin dhe SHBA, pėr tė siguruar paqen nė botė, e cila nuk duhet tė arrihet sipas shprehjes sė Engelsit - `Paqja nė botė arrihet nėpėrmjet armatimit tė tė gjithėve``- por tė arrihet nėpėrmjet marrėveshjeve dhe globalizmit, duke afruar kulturat tradicionalisht, duke asgjėsuar radikalizmin e ēdo lloji sidomos atė fetar, duke arsimuar popullatat, duke krijuar vende, punė, duke shmangur drogėn, prostitucionin, dhe kriminalitetin nė rritje; kėto tre tė fundit janė njė problem i mprehtė negative pėr sistemin kapitalist- i cili kėrkon vėmendje dhe impenjim maksimal tė qeverive perėndimore por edhe tė tė gjithė shteteve nė botė.